Tag: kuadër

  • Rama takon mbretin e Jordanisë, vizita zhvillohet në kuadër të dialogut ndërfetar

    Rama takon mbretin e Jordanisë, vizita zhvillohet në kuadër të dialogut ndërfetar

    Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me mbretin e Jordanisë  Abdullah II Bin al-Hussein.
    Kjo vizitë vjen në kuadër të dialogut ndërfetar i cili zhvillohet në kryeqytetin Amman në 8 dhe 9 dhjetor.
    Me anë të një postimi në Facebook, Rama pasqyroi disa foto të pritjes nga mbreti Al-Hussein ndërsa e cilësoi një monark të respektuar por edhe një mik të çmuar të kryeministrit.

    Në maj të këtij viti, mbreti i Jordanisë zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare në Tiranë ku u prit nga kreu i qeverisë./vizionplus.tv

  • Kombëtarja U21 nis grumbullimin në Moldavi, Rashica e Dodaj: Atmosferë pozitive

    Kombëtarja U21 nis grumbullimin në Moldavi, Rashica e Dodaj: Atmosferë pozitive

    Kombëtarja U-21 ka nisur grumbullimin në Moldavi, në kuadër të ndeshjes së parë miqësore ndaj Moldavisë, që do të luhet të enjten më 13 nëntor, në qendrën stërvitore të Kombëtares moldave, në Vadul lui Vodă, në orën 12:00.

    Pasditen e sotme kuqezinjtë do të zhvillojnë seancën e parë stërvitore, ndërsa po sot pritet që grupi i lojtarëve të plotësohet.

    Nga grumbullimi në Moldavi, folën për fshf.org dy sulmuesit e Kombëtares U-21, Ermir Rashica dhe Kevin Dodaj.

    Ermir Rashica tha se atmosfera në skuadër është shumë pozitive dhe se brenda grupit ka harmoni. Ai theksoi se këto dy sfida janë një test shumë i rëndësishëm për të vlerësuar nivelin e ekipit në kuadër të përgatitjeve për Euro 2027.

    “Sot fillojmë stërvitjen e parë në këtë grumbullim. Tek djemtë, aq sa kam parë, është një harmoni shumë e mirë dhe besoj që këto dy ndeshje janë mjaft të mira për të na testuar ne, dhe shpresoj që do të dalim me rezultat pozitiv.

    Moldavia? – Është një kundërshtar modest për ne. Shpresoj që do të dalim me një rezultat të mirë. Besojmë te vetja jonë dhe fokusi është te ndeshja e parë ndaj Moldavisë, pastaj vjen Ukraina.

    Sa të rëndësishme janë këto miqësore, në kuadër të Euro U-21 2027? – Janë shumë të rëndësishme. Çdo ndeshje është e rëndësishme, sepse këtu e shohim veten se ku jemi dhe besoj që çdo grumbullim dhe çdo ndeshje na nevojitet”, – tha Ermir Rashica.

    Kevin Dodaj theksoi se përfaqësimi i ngjyrave kuqezi është një ndjenjë e veçantë dhe vlerësoi dy kundërshtarët e radhës, Moldavinë dhe Ukrainën, por theksoi se objektivi mbetet i njëjtë në të dyja ndeshjet, fitorja.

    “Ndihem shumë mirë. Normalisht, si çdo lojtar në ekip, të përfaqësosh ngjyrat kuqezi është një ndjenjë e veçantë. Grupi po bashkohet dhe ndjehem shumë i lumtur. Kemi një harmoni shumë të mirë brenda ekipit, kjo është më e rëndësishmja.

    Moldavia? – Kemi luajtur edhe para disa ndeshjesh me Moldavinë. Është një ekip shumë i mirë. Besoj që do të arrijmë fitoren. Ukraina, besoj, është ekip më i fortë, por edhe aty synojmë vetëm fitoren”, – tha Kevin Dodaj.

    Vazhdo leximin

  • SKANDALI/ Inspektorët e IMT Tiranë ‘betonuan’ Saukun, 5 të arrestuar dhe 3 në kërkim (EMRAT)

    SKANDALI/ Inspektorët e IMT Tiranë ‘betonuan’ Saukun, 5 të arrestuar dhe 3 në kërkim (EMRAT)

    Inspektorët e IMT-së, të ngarkuar për të ndaluar ndërtimet pa leje, u kthyen në garanci për to. Arrestimet në Tiranë zbulojnë skandalin në zinxhirin e kontrollit urbanistik.

    Pesë inspektorë të IMT-së në Tiranë kanë përfunduar në pranga, pasi akuzohen se u bënë bashkëpunëtorë të ndërtuesve. Në vend që të ndalonin betonin e paligjshëm inspektorët e IMT-së së Tiranës, e bekuan atë.

    Tre  të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se duke shpërdoruar detyrën, lejuan ndërtimin pa leje të tri objekteve në një zonë rezidenciale në Sauk. Një tjetër person do të hetohet në gjëndje të lirë.

    Më tej, vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë (administratorë të subjektit ndërtues dhe zbatues të projektit për ndërtimin e tri objekteve).

    Në kuadër të operacionit policor “Wrong Project” u ndaluan shtetasit Gjergji Male, Krenar Rexhepi, Aldo Dubi, Odise Cenaj dhe Endri Dervishi, Bianka Xhumari dhe Ritvan Gjikolaj, mëson Syri.Tv.

    Vijon puna për kapjen e 6 shtetasve të shpallur në kërkim si dhe vijojnë hetimet për të dokumentuar përgjegjësinë penale individuale të 14 shtetasve të implikuar në këtë rast.

    Ndërkaq, kontrollet dhe verifikimet në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Hapësira publike”, vijojnë.

    Njoftimi per shtyp

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Wrong Project”, si rezultat i aksionit policor me objektiv konstatimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme.

    Duke shpërdoruar detyrën, lejuan ndërtimin pa leje të tri objekteve në një zonë rezidenciale në Sauk, vihen në pranga 5 inspektorë të IMT Tiranë dhe në hetim 1 tjetër. Shpallen në kërkim 3 shtetas me të njëjtën detyrë.

    Më tej, vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë (administratorë të subjektit ndërtues dhe zbatues të projektit për ndërtimin e tri objekteve).

    Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve intensive në terren, të kryera së fundi, në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Hapësira publike”, me objektiv konstatimin dhe ndëshkimin e rasteve të pushtimit të hapësirave publike, me ndërtime të paligjshme dhe/ose me aktivitete fitimprurëse, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Ërong Project”, në kuadër të të cilit evidentuan 3 raste në fushën e ndërtimeve të paligjshme, në një zonë rezidenciale në Sauk.

    Për këto raste:

    -u ndaluan me iniciativë shtetasit Gj. M., 38 vjeç, K. R., 48 vjeç, A. D., 35 vjeç, O. C., 41 vjeç dhe E. D., 32 vjeç; u procedua në gjendje të lirë shtetasja E. D., 35 vjeçe, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Xh. M., 32 vjeç, K. D., 37 vjeç dhe A. N., 46 vjeç, të gjithë me detyrën Inspektor i IMT Tiranë, pasi dyshohet se me mosveprimet/veprimet e kryera duke shpërdoruar detyrën, kanë lejuar ndërtimin pa leje, të 3 banesave, në zonën rezidenciale. Veprimet operacionale për këta shtetas u kryen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

    -u ndaluan shtetasit B. Xh., 35 vjeçe dhe R. Gj., 36 vjeç, me detyra përkatëse drejtuese teknike dhe inxhinier i subjektit për llogari të të cilit janë ndërtuar tri objektet, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E. K., 55 vjeçe dhe S. S., 67 vjeç, bashkadministratorë të subjektit ndërtues, dhe shtetasja E. Sh.(Ç.), 45 vjeçe, arkitekte në këtë subjekt. Veprimet operacionale për këta shtetas u kryen për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

     

    Vijon puna për kapjen e 6 shtetasve të shpallur në kërkim. Gjithashtu, vijojnë hetimet për të dokumentuar përgjegjësinë penale individuale të 14 shtetasve të implikuar në këtë rast.

    Ndërkaq, kontrollet dhe verifikimet në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Hapësira publike”, vijojnë.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

     

  • Ndërtimi i vilave pa leje në Sauk, në pranga 5 inspektorë të IMT, drejtuesja teknike dhe inxhinieri i subjektit

    Ndërtimi i vilave pa leje në Sauk, në pranga 5 inspektorë të IMT, drejtuesja teknike dhe inxhinieri i subjektit

    NDERTIMET PA LEJE NE SAUK

    TIRANË- 5 inspektorë të IMT janë vënë në pranga, dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim, për ndërtimin e 3 vilave pa leje në zonën e Saukut në Tiranë. Inspektorët e arrestuar janë: Gjergji Male, Krenar Rexhepi, Aldo Dubi, Odise Cenaj e Endri Dervishi. Ndërkohë që policia ka arrestuar po ashtu dhe drejtuesen teknike Bianka Xhumari dhe inxhinierin, Ritvan Gjikolaj. Po ashtu janë shpallur në këkim dy bashkëadministratorët e subjektit, si dhe arkitektja e projektit.
    “Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve intensive në terren, të kryera së fundi, në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Hapësira publike”, me objektiv konstatimin dhe ndëshkimin e rasteve të pushtimit të hapësirave publike, me ndërtime të paligjshme dhe/ose me aktivitete fitimprurëse, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Wrong Project”, në kuadër të të cilit evidentuan 3 raste në fushën e ndërtimeve të paligjshme, në një zonë rezidenciale në Sauk”, thuhet mes të tjerave në njoftimin e policisë së Tiranës. 

    NJOFTIMI I POLICISË:
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Wrong Project”, si rezultat i aksionit policor me objektiv konstatimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme.
    Duke shpërdoruar detyrën, lejuan ndërtimin pa leje të tri objekteve në një zonë rezidenciale në Sauk, vihen në pranga 5 inspektorë të IMT Tiranë dhe në hetim 1 tjetër. Shpallen në kërkim 3 shtetas me të njëjtën detyrë.
    Më tej, vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë (administratorë të subjektit ndërtues dhe zbatues të projektit për ndërtimin e tri objekteve).
    Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve intensive në terren, të kryera së fundi, në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Hapësira publike”, me objektiv konstatimin dhe ndëshkimin e rasteve të pushtimit të hapësirave publike, me ndërtime të paligjshme dhe/ose me aktivitete fitimprurëse, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Wrong Project”, në kuadër të të cilit evidentuan 3 raste në fushën e ndërtimeve të paligjshme, në një zonë rezidenciale në Sauk.
    Për këto raste:
    -u ndaluan me iniciativë shtetasit Gj. M., 38 vjeç, K. R., 48 vjeç, A. D., 35 vjeç, O. C., 41 vjeç dhe E. D., 32 vjeç; u procedua në gjendje të lirë shtetasja E. D., 35 vjeçe, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Xh. M., 32 vjeç, K. D., 37 vjeç dhe A. N., 46 vjeç, të gjithë me detyrën Inspektor i IMT Tiranë, pasi dyshohet se me mosveprimet/veprimet e kryera duke shpërdoruar detyrën, kanë lejuar ndërtimin pa leje, të 3 banesave, në zonën rezidenciale. Veprimet operacionale për këta shtetas u kryen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
    -u ndaluan shtetasit B. Xh., 35 vjeçe dhe R. Gj., 36 vjeç, me detyra përkatëse drejtuese teknike dhe inxhinier i subjektit për llogari të të cilit janë ndërtuar tri objektet, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E. K., 55 vjeçe dhe S. S., 67 vjeç, bashkadministratorë të subjektit ndërtues, dhe shtetasja E. Sh.(Ç.), 45 vjeçe, arkitekte në këtë subjekt. Veprimet operacionale për këta shtetas u kryen për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
    Vijon puna për kapjen e 6 shtetasve të shpallur në kërkim. Gjithashtu, vijojnë hetimet për të dokumentuar përgjegjësinë penale individuale të 14 shtetasve të implikuar në këtë rast.
    Ndërkaq, kontrollet dhe verifikimet në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Hapësira publike”, vijojnë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

  • A ka hetime për ‘Thumanë-Kashar’?/ Dumani: Në verifikim, nga një hetim tjetër

    A ka hetime për ‘Thumanë-Kashar’?/ Dumani: Në verifikim, nga një hetim tjetër

    I pyetur nga deputeti Agron Shehaj se a po heton SPAK mbi rregullsinë e procedurave të ndjekura për koncesionin e ndërtimit të aksit Thumanë-Kashar, kreu i SPAK Altin Dumani, tha se po bëhen verifikime në kuadër të hetimit të një tjetër çështje penale.
    “S’mund të jap informaciome se është në kuadër të verifkimit dhe hetimit të një tjetër çështje penale”,- tha Dumani.

  • ‘Instrument i ri për transparencë’, Qeveria propozon projekt-ligjin “Për Lobimin”

    ‘Instrument i ri për transparencë’, Qeveria propozon projekt-ligjin “Për Lobimin”

    Qeveria shqiptare harton për herë të parë një kuadër ligjor për rregullimin e veprimtarisë së lobimit, ku synon të vendosë rregulla të qarta për ndërveprimin ndërmjet zyrtarëve publikë dhe subjekteve private.
    Në njoftimin e Kryeministrisë sqarohet se iniciativa për miratimin e këtij projektligji është pjesë e detyrimeve që Shqipëria ka ndërmarrë në kuadër të avancimit të negociatave me Bashkimin Evropian dhe përkatësisht në Pozicionin e Përbashkët Negociues të BE-së për Shqipërinë për Grupkapitullin “Themeloret”.
    Gjithashtu theksohet se projektligji “Për lobimin” ka në fokus ndërveprimin midis palëve të interesuara si bizneset, organizatat e shoqërisë civile apo grupet e ekspertëve nga njëra anë dhe vendimmarrësve publikë nga ana tjetër, duke garantuar që proceset e politikëbërjes të jenë transparente dhe të gjurmueshme.
    Njoftimi:
    Përcaktohet qartë një kuadër i qartë rregullash për ushtrimin e veprimtarisë së ndikimit në proceset publike të vendimmarrjes, duke parashikuar detyrimin për regjistrim të çdo individi apo subjekti juridik që angazhohet në lobim, si dhe deklarimin periodik të burimeve financiare dhe shpenzimeve çdo gjashtë muaj.
    Nëpërmjet këtij projektligji do të vendoset detyrimi për raportim të saktë dhe të rregullt mbi aktivitetet e lobimit, respektimi i Kodit të Sjelljes dhe të parimeve etike profesionale, si dhe deklarimi i konfliktit të interesit duke e kthyer lobimin në një proces të ligjshëm, të hapur dhe në shërbim të interesit publik.
    Lobimi si instrument ligjor kundër korrupsionit Në thelb të kësaj nisme qëndron parimi i transparencës dhe parandalimit të korrupsionit.
    Përmes regjistrit publik të lobimit, çdo kontakt, kontratë apo shpenzim lobimi do të jetë i deklaruar dhe i verifikueshëm, duke e bërë të mundur gjurmimin e burimeve të ndikimit dhe të interesave të përfaqësuara.
    Projekt-ligji vendos mekanizma të detyrueshëm për deklarimin e kontakteve të lobimit, përfshirë raportimin nga vetë zyrtarët publikë që zhvillojnë takime apo komunikime me lobistë, si dhe kufizime për ish-zyrtarët e lartë publikë në lidhje me ushtrimin e veprimtarisë së lobimit pas përfundimit të funksionit të tyre.
    Ky proces reformues do të ndihmojë jo vetëm në krijimin e një mjedisi më transparent për funksionet publike, por edhe në forcimin e standardeve të besueshmërisë institucionale, që përbëjnë një shtyllë thelbësore të procesit të integrimit evropian, duke mundësuar kështu një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt forcimit të integritetit publik dhe konsolidimit të mirëqeverisjes.

  • Investimi i FSHF-së në kuadër të përgjegjësisë sociale, nisin punimet për fushën e re në muzeun “Martin Cani”

    Investimi i FSHF-së në kuadër të përgjegjësisë sociale, nisin punimet për fushën e re në muzeun “Martin Cani”

    Në kuadër të investimeve të rëndësishme infrastrukturore që Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërmarrë në të gjithë vendin, një vëmendje e veçantë po i kushtohet edhe projekteve që lidhen me përgjegjësinë sociale.
    Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka miratuar ndërtimin e një mini-fushe futbolli pranë muzeut “Martin Cani”, projekt i cili ka nisur tashmë të realizohet.
    Ky investim mbart një domethënie të veçantë, pasi lidhet me kujtimin e Martin Canit, i cili humbi jetën tragjikisht pranë shkollës “Fan Noli” në nëntor të vitit 2024, ngjarje që preku mbarë opinionin publik shqiptar.
    Përmes këtij projekti, FSHF synon jo vetëm të ruajë kujtimin e Martin Canit, por edhe të promovojë vlerat e sportit, edukimit dhe solidaritetit, si mjete të rëndësishme për ndërgjegjësimin e brezave të rinj.
    Në ambientet e muzeut “Martin Cani”, në përurimin e nisjes së punimeve ishin të pranishëm specialistja e Departamenti të Projekteve, Pamela Ndocaj dhe prindërit e Martinit, Angel dhe Florina Cani.
    Pamela Ndocaj, specialistja e Departamentit të Projekteve, theksoi se fusha në muzeun “Martin Cani” është një hap konkret për të ndërthurur kujtimin, sportin dhe edukimin, duke bashkuar gjenerata të reja dhe nxitur përkushtim e respekt.
     
    “Në kuadër të përgjegjësisë sonë sociale, FSHF është e përkushtuar të sjellë jo vetëm zhvillim sportiv, por edhe vlera edukative dhe komunitare. Ndërtimi i mini-fushës në muzeun “Martin Cani” është një përpjekje për të ndërthurur kujtimin, sportin dhe edukimin në një ambient të vetëm. Ne jemi të bindur se futbolli ka fuqi të bashkojë gjenerata të reja, të nxisë përkushtim dhe respekt, dhe kjo fushë do të jetë një hap konkret drejt këtij qëllimi”.
    Florina Cani, nëna e Martinit, falënderoi FSHF-në duke thënë se fusha e re do të kujtojë gjithmonë djalin e saj dhe ëndrrat e tij.
    “Ju falënderoj nga zemra që ju na e ktheni këtë dhimbje në forcë. Martini kishte shumë ëndrra dhe ai donte që të bëheshe si Cristiano Ronaldo. Luante gjithmonë te fusha që ju po e bëni, e keni marrë përsipër. Ju falënderoj pafund. Çdo fëmijë që do të vijë te kjo fushë dhe çdo top që do të rrotullohet të kujtojë Martinin. Ai ishte një fëmijë i veçantë me zemër të madhe dhe dua që të mbetet midis nesh”.

  • Nderim për Mësuesen Nila në kuadër të Tetorit Rozë – VIDEO

    Nderim për Mësuesen Nila në kuadër të Tetorit Rozë – VIDEO

    Nderim për Mësuesen Nila në kuadër të Tetorit Rozë
     
    Në kujtim të mësueses së ndjerë Nila, e cila humbi jetën pas një beteje të gjatë me kancerin e gjirit, u zhvillua sot një aktivitet sensibilizues në kuadër të Tetorit Rozë – muajit të ndërgjegjësimit për luftën kundër kësaj sëmundjeje.
     

     
    Aktiviteti u organizua nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Delvinë, në bashkëpunim me shkollën 9-vjeçare “Xhelal Berberi”, ndërsa pjesëmarrëse ishte edhe Bashkia Delvinë. Ngjarja u shndërrua në një moment reflektimi, kujtese dhe solidariteti, duke bashkuar mësues, nxënës dhe përfaqësues të institucioneve vendore në një kauzë që prek mijëra gra çdo vit.
     
    Mësues dhe nxënës të shkollës përgatitën mesazhe prekëse për mësuesen e tyre të dashur, duke kujtuar përkushtimin dhe mirësinë që e karakterizonte. Në emër të stafit pedagogjik, mësuesja Florentina Bilbili lexoi një shkrim të veçantë kushtuar Niles, duke sjellë në vëmendje forcën dhe frymën e saj pozitive.
     

     
    Gjatë aktivitetit, përfaqësueset e NJVKSH Delvinë, Suela Zoto dhe Alma Mulla, përcollën mesazhe ndërgjegjësuese mbi rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit dhe kontrollit të hershëm, duke theksuar se “shëndeti është dhurata më e çmuar që kemi”.
     
    Në përfundim, në oborrin e shkollës u mboll një pemë manjolë në kujtim të mësueses Nila – simbol i jetës, kujtesës dhe vazhdimësisë. Kjo pemë do të qëndrojë si shenjë respekti e dashurie për një mësuese që la gjurmë të pashlyeshme në zemrat e nxënësve dhe kolegëve të saj.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • “SPAK hedh sytë nga Dulaku”, Lala zbulon prapaskenat e dosjes që po trondit kupolën e shtetit:Fijet çojnë në Presidencë

    “SPAK hedh sytë nga Dulaku”, Lala zbulon prapaskenat e dosjes që po trondit kupolën e shtetit:Fijet çojnë në Presidencë

    Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë disa detaje nga aksioni i SPAK dhe BKH në ambientet e biznesmenit të njohur, Artan Dulaku. Ditën e sotme, BKH ka kryer kontrolle në kuadër të hetimeve që po zhvillon SPAK për atë që njihet si Porti i Limionit në Sarandë. E ftuar në një emision televiziv, Lala theksoi se SPAK po heton përfshirjen e zyrtarëve të lartë.
    “Është një hetim i nisur para dy vitesh. Në kuadër të kësaj çështje penale, është kontroll në banesë dhe kqyrje celulari të biznesmenit. Me sa duket prokurorët përgjatë hetimit kanë siguraur të dhëna që kanë orientuar në drejtim të provës në banesën e biznesmenit. Janë zhvilluar kontrolle paraditë deri në drekë. Kanë qenë vetëm hetues të BKH. Pasi ka përfunduar kontrolli i banesës dhe zyrës te Artan Dulakut, është kryer edhe te Genard Kastrati, është shtetas i Kosovës. Është pyetur zonja Olta Xhaçka. Dyshohet se ka patur rol edhe Presidenti aktual në cilësinë e Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura.
    Porti është kaluar me koncesion. Njëra nga kompanitë, është e zotit Dulaku prandaj SPAK ka bërë kontroll në ambientet e zotit Dulaku, ka bërë edhe kontroll personal. Ka kontrolluar edhe Genard Kastratin. Momenti kryesor është përfshirja e zyrtarëve të lartë. Përveç faktit që nuk është nxjerrë nga plani i përhapjes. Fakt është që gjykata ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për kontroll personal, banese dhe zyrës në kuadër të këtij hetimi. Ka konstatuar, se janë mbledhur të dhëna që implikojnë zyrtarë të lartë. Do të shihet edhe roli i biznesmenëve. Pala mund të ketë pretendimet e veta, është çështja e tyre. Përveçse dyshimeve për zyrtarët, ka dyshime që shkojnë në drejtim të biznesmenëve. Është zoti Begaj, që ka edhe kallëzim tjetër. Është histori që përfshin numër të lartë të zyrtarëve. Pavarësisht pretendimit të zotit Rama, prokuroria ka dyshime se ka aferë”, deklaroi Lala.

  • U arrestua nga RENEA, lihet në burg Aldo Avdylaj

    U arrestua nga RENEA, lihet në burg Aldo Avdylaj

    Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurimit arrest në burg për Elidon alias Aldo Avdylaj i arrestuar një ditë më parë në Tiranë.

    Ai ishte në kërkim në kuadër të operacionit revanshi të zhvilluar një vit më parë dhe për operacionin e 2 tetorit, që dyshohet si financuar dhe organizatori i vrasjes së Edmir Bregut.
    Aldo Avdylajt, u arrestua një ditë më parë nga RENEA, teksa gjatë ndërhyrjes në banesën ku fshihej 37-vjeçari, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
    Ai akuzohet nga GjKKO-ja, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
     

    Top Channel