Eksperti ligjor Rezart Kthupi i pyetur nga moderatori në një studio televizive, se përse kryeministri Edi Rama nuk e shkarkon zv/kryeministren Belinda Balluku, pasi është marrë e pandehur ligjërisht nga SPAK, u shpreh se është vendimarrje politike që i takon Ramës të vendosë nëse do të vazhdojë të ruajë fabulën e ngrënies së kumbullave e dardhave pas kurrizit.
Kthupi tha se kjo vendimarrje duhej marrë që më 27 tetor kur SPAK ia komunikoi akuzat.
“Fatura që ka zoti Rama në këto momente është a do të mbajë në detyrë një person në hetim apo do ta shkarkojë.
Dhe kjo është cështje politike nuk ka lidhje me ligjin. Do të thotë që në momentin konkret, që në datë 27 tetor kur u mor e pandehur ligjërisht Balluku, duhet të kishte dy veprime politike nëse kemi një subject politikisht përgjegjëse”, tha eksperti ligjor Rezart Kthupi.
Sipas tij, ka ardhur koha që kryeministri të vendosë, ose do të bashkëjetojë me faktin se ka një person në hetim ose duhet të ndahet dhe të ruajë këtë fabulën.
“Nuk mund të bashkëjetojnë dy fabula bashkë, edhe të hanë kumbulla e dardha pas kurrizit dhe ti ta mbash në detyrë”, tha Kthupi.
Rezart Kthupi: të gjithë janë të pafajshëm sa kohë nuk janë dënuar nga gjykata. Përtej nocionit ligjor është ai politik. Kryeminstri në detyrë është person i vetëm përgjegjës për shkarkimin e ministrave.
Dhe fatura që ka zoti Rama në këto momente është a do të mbajë në detyrë një person në hetim apo do ta shkarkojë. Dhe kjo është cështje politike nuk ka lidhje me ligjin. Do të thotë që në momentin konkret, që në datë 27 tetor kur u mor e pandehur ligjërisht Balluku, duhet të kishte dy veprime politike nëse kemi një subject politikisht përgjegjëse. Ose personi që është në hetim zhvishet nga funksionet e tij publike dhe shkon përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm, ose eprori në mungesë të këtij gjesti, vendos ta shkarkojë.
Sepse në këtë pikë i ka rënë dhe gardhi i fundit mbrojtës kryeministrit. Ka pas gjithmonë një gardh me këto kumbullat dardhat që këto bashkëpunëtorët i hanin pas kurrizit të tij. Rasti konkret është shumë konkret se është person në detyrë, kryeministri ose do të bashkëjetojë me faktin se ka një person në hetim ose duhet të ndahet dhe të ruajë këtë fabulën. Nuk mund të bashkëjetojnë dy fabula bashkë, edhe të hanë kumbulla e dardha pas kurrizit dhe ti ta mbash në detyrë.
Tag: kthupi
-

“Gardhi i fundit i kryeministrit ra”, Kthupi ‘trondit’ Ramën:Mbajtja e Ballukut në qeveri është bashkëjetesë me hetimin
-

Tirana, Manastirliu përballë kujt? Kthupi: Veliaj mund të ankimojë vendimin e Këshillit të Ministrave
Për analistin Rezart Kthupi, situata në Partinë Demokratike mbetet problematike dhe se sipas tij nuk pritet të ketë asnjë ndryshim të kursit.
“PD nuk ka asnjë vizion të ri apo frymë të re, por është sërish me një sjellje që është e njëjta, pra enjë partie që do të jetë pjesë e parlamentit, por nuk do të pranojë parlamentin. Pra nuk ka ndryshuar asgjë. PD ka hyrë në një situatë problematike pa kthim dhe është e vështirë të dalë”, tha ai.
Gjatë intervistës në “Edicioni i Fundit”, në ABC News, Kthupi, komentoi parlamentin e ri duke thënë se duhet të jenë funksionale edhe institucione të tjera që janë bashkërenduese me parlamentin.
Sipas tij deputeti duhet të jetë plotësisht përfaqësues i qytetarëve dhe të miratojë ligje që janë në interes dhe në funksion të qytetarit.
Gjithashtu komentoi edhe shkarkimin e Erion Veliajt, për të cilën u shpreh: “Instrumentet politik që ka kryeministri janë të detyrojë Këshillin bashkiak për fillimin e procedurës, për shkarkimin e zotit Veliaj. Duhet parë nëse Veliaj do ta ankimojë apo jo. Pasi ai mund të ankimojë vendimin e këshillit të Ministrave”, tha Kthupi. -

Kthupi: Nëse Veliaj ankimon, Presidenti nuk dekreton dot datë për zgjedhje
Juristi Rezart Kthupi, në një lidhje direkte me studion e “Ditarit” të mesditës nga Bruna Çifligu, në A2 CNN, komentoi çështjen e Bashkisë Tiranë pas propozimit të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste.
“Procedura është e tillë: Këshilli Bashkiak do të mblidhet për të marrë një vendim në lidhje me propozimin për shkarkimin e kryebashkiakut Veliaj. Këshilli i Ministrave do të mblidhet nga ana e tij për të marrë një vendim për shkarkimin e kryebashkiakut, që duhet të publikohet në Fletoren Zyrtare. Pasi publikohet nis afati për ankimimin e tij në Gjykatë Kushtetuese. Është afat 30-ditor. Nëse nuk ka ankimim, Presidenti i Republikës ka tagrin që të dekretojë datën e zgjedhjeve për Bashkinë Tiranë. Por, nëse ka një ankimim në Gjykatën Kushtetuese, Presidenti nuk mund ta shpallë datën e zgjedhjeve sepse vendimi i Këshillit të Ministrave akoma nuk ka marrë formë të prerë përsa kohë është në procedurë gjyqësore”, shpjegoi Kthupi.
“Të shikojmë pastaj se çfarë do të bëjë zoti Veliaj sepse është i vetmi faktor që nuk njohim. A do ta ankimojë vendimin e Këshillit të Ministrave apo jo”, shtoi Kthupi. -

Lapaj humb çdo shpresë për t’u bërë deputet, Kthupi: Edhe Kolegji pritet të mbajë të njëjtin qëndrim
Adriatik Lapaj humb shpresat për t’u bërë deputet. Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzon ankimin e kreut të “Shqipëria Bëhet”.
Por KAS rrezon pjesërisht edhe Celibashin, i heq mandatin Kleana Xhuvelit dhe ja kalon Ana Dajkos, e para në listën e mbyllur.
Analisti Rezart Kthupi, i ftuar në “Tirana Live” u shpreh se vendimi i KAS nuk ishte vendim i duhur, por shtoi se duhen parë argumentet që ka përdorur për të arritur në një konkluzion të tillë. Ai theksoi se dorëheqja e kandidatëve të koaliconit “Shqipëria Bëhet” nga listat e mbyllura ka ndodhur dy ditë nga zgjedhjet e 11 majit dhe në këtë kuadër, aktin e tyre KAS e ka cilësuar nul dhe pa asnjë efekt.
“Jo vendim i duhur. Nëse dorëheqjen do ishin dhënë më 1 prill, KQZ në bazë të ligjit duhet të kërkonte që subjekti të riplotësonte listën. Teknikisht është problem i KQZ jo i subjektit zgjedhor. Kjo dorëheqje është depozituar dy ditë para zgjedhjeve. Pasi ke dalë në fushatë, nuk mund të dalësh dhe të thuash pastaj nuk duan dhe ky është veprimi që KAS e ka cilësuar veprim nul. Kolegji zgjedhor do të mbajë të njëjtin qëndrim. Duhen të tërhiqen të gjithë të tjerët në listën e mbyllur, që mandati të kalojë te Lapaj”, tha ai.
Komisioni i Ankesave rrëzon edhe ankesën e Andia Ullirit, duke i lënë mandatin ish prokurorit Arjan Ndoja. Ulliri kërkoi zbatimin e Kodit Zgjedhor, me pretendimin se mandati i takon asaj për shkak te kuotës gjinore.
Për këtë pjesë, Kthupi theksoi se mandati i gjashtë i Partisë Demokratike në Durrës i takonte Andia Ullirit, duke marrë në konsideratë kuotën gjinore të listës, siç e parashikon Kodi Zgjedhor.
“Mandati i gjashtë në Durrës duhet ti takonte gjinisë femërore. Mendoj se përfundim që ka arritur KAS është i gabuar dhe në kundërshtim me atë qëndrim ka Gjykata Kushtetuese sa i takon Kodit Zgjedhor”, tha ai. -

Veliaj, “seancë” në qeli/ Kthupi: Ramës do i vijë momenti që duhet ta shkarkojë Veliajn
Avokati Rezart Kthupi thotë se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka betejë të gjatë ligjore, teksa është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Në një intervistë, Kthupi u shpreh se kryeministrit Edi Rama, do i vijë momenti që do duhet ta shkarkojë Veliajn.
“Janë akuza për shpërdorim detyre, janë akuza që kërkojnë fakte. Do jetë betejë interesante ligjore. Unë mendoj që liria e zotit Veliaj, varet nga ekzistenca e funksionit të kryetarit të bashkisë. I ushtrimit të funksionit të kryetarit të bashkisë. Nuk mendoj se zoti Veliaj do e japë dorëheqjen. Për shkak të nevojës që ka Bashkia Tiranë, unë mendoj se kryeministri do vendosë ta shkarkojë zotin Veliaj. Ky është i vetmi moment që zoti Veliaj të ketë shanse. Zoti Veliaj ka përpara tij një betejë shumë të gjatë ligjore. Ka edhe betejë politike dhe publike e mediatike. Unë mendoj që Tirana është e nevojshme të futet në proces zgjedhor për kryetarin e bashkisë.”, theksoi ai./ -

Shkarkimet masive në bashkitë e vendit/ Rezart Kthupi: Është një teatër, të them unë cfarë do të ndodhë…
Dorëheqjet masive që dhanë drejtorat në disa drejtori të njësive vendore dhe bashkive në vend, për përfaqësuesin e partisë “Djathtas 12” Rezart Kthupi, është një situatë e pakuptimtë.
Kthupi tha se nuk është Rama, por shkolla e administratës publike, ajo që emëron sipas kodit të shërbimit civil. Sipas tij, kjo që po ndodh është një lojë e kryeministrit.
“Dorëheqja është akt i njëanshëm i vullnetit. Ajo jep efektin që në momentin që e dërgon.
Është një teatër. Të them unë cfarë do të ndodhë në Durrës. Kryetari i bashkisë dhe deputetët e PS do të ngrenë një komision për të vlerësuar punën e drejtuesve në bashki”, tha Kthupi.
Rezart Kthupi: Kemi entitet, është shkolla e administratës publike, ato që emërohen sipas kodit të shërbimit civil. Si jurist mendoj se dorëheqja nuk pranohet. Dorëheqja është akt i njëanshëm i vullnetit. Ajo jep efektin që në momentin që e dërgon.
Është një teatër. Të them unë cfarë do të ndodhë në Durrës. Kryetari i bashkisë dhe deputetët e PS do të ngrenë një komision për të vlerësuar punën e drejtuesve në bashki.
Shqetësimi që kam nuk është kryeministri që kërkon dorëheqjen, por me ata që japin dorëheqjen. PS në 12 vite nuk gjen as njerëz të aftë dhe të pastër. -

“Përralla për të larë duart”, Kthupi shpërthen: Qeveria po bën propagandë, jo pastrim real të hapësirave publike
Në një interviste për një emision televiziv, juristi Rezart Kthupi tha se aksioni i Ramës për lirimin e hapësirave publike është një propagandë, pasi ato nuk janë zënë sot.
Kthupi: Sot po përpiqet që të jepet përshtypja se ka ardhur një qeveri e re dhe do të futemi në një shtet të ri dhe do të bëhen reforma. Kjo është çështje propagande, jo qëllimi në vetvete. Në dy javët e fundit Rama ka sulmuar AKU-në që është krijuar me ligj dhe varet nga pushteti qendror dhe garanton sigurinë ushqimore.
Rama ka të drejtë ka administrojë AKU-në dhe kështu nuk thotë që janë shkaqet pse nuk ka funksionuar. Në fakt këto janë të dështuar. Hapësirat publike nuk u zunë dje dhe pa lejen e qeverisë. Të gjithë këto hapësira publike kontrollohen nga disa institucione, qendrore dhe vendore.
-

Rinumërimi dështim për Berishën/ Kthupi: Kreu i PD kërkon të fitojë kohë për të mos dhënë dorëheqjen
Juristi Rezart Kthupi thotë se rinumërimi i votave duhej bërë, për të pasur transparencë.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, se Sali Berisha, kërkon të fitojë kohë, për të mos dhënë dorëheqjen nga kreu i PD.
“Rinumërimi duhej bërë, transparenca është një e mirë e përbashkët. Procesi i numërimit nuk pati pasoja. Partitë politike nuk kanë besim te numëruesit dhe kanë besim te nnumërimi i KQZ. Berisha kërkon të fitojë kohë, që neni “Basha” të zbatohet sa më largt në kohë. Me rinumërimin, certifikuesi i rezultatit është KQZ. Zgjedhjet ishin ato që ishin, me të mirat dhe të këqijat që kanë. Ajo që i duhet Berishës është kauza, jo përfundimi. Për sa kohë ka një kauzë, e mban në betejë. Zoti Berisha e ka krijuar kauzën e tij. Ky është thelbi i diskutimit. Kauza është që vjedhjet u vodhën, në Shqipëri nuk ka demokraci.”, theksoi ai. -

“Kryetari ikën nëse humb”/ Kthupi: Certifikimi i zgjedhjeve, Berisha duhet të japë dorëheqjen
Në një interviste televizive ishte i ftuar juristi Rezart Kthupi. Ai komentoi procesin e rinumërimit të votave, që deri më tani nuk ka pasur asnjë ndryshim.
“Vetë PD zyrtarisht nuk ka ndërmarrë asnjë veprim ligjor për të kërkuar rinumërim. Dy përfaqësues të PD në KAS kanë kërkuar rinumërim të Fierit, Tiranës e pjesërisht të Durrësit. Logjika do të ishte që hapja e kutive sidomos për Tiranën, do të bëjë që procesi i rinumërimit të votave të shtyhet përtej muajit qershor dhe procesi i certifikimi i zgjedhjeve nuk mund të përfundojë sa kohë vijon rinumërimi i votave. Kjo për Berishën do të shtynte në kohë edhe zbatimin e nenit Basha që ka PD”, tha ai.
Gjithashtu gjatë intervistës, Kthupi tha se neni Basha nuk varet nga vullneti i kryetarit të partisë, por zbatohet në mënyrë automatike sa kohë që ka një certifikim të zgjedhjeve.
“Nuk është çështje e vullnetit të brendshëm, është vullneti i një pale të tretë që në këtë rast është pala certifikuese që provon atë që zgjedhjet janë këto. Por duhet të themi se arkitektura se si është ndërtuar KQZ, tregon se është një organ me përfaqësues të të dy partive. Kur KQZ konfirmon zgjedhjet, janë një trup njerëzish më përbërje të të dy kaheve, që pranojnë që zgjedhjet janë të rregullta, pra kur ke përfaqësuesit e tu në KQZ nuk ka më vend për qëndrime të njëanshme politike”, nënvizoi Kthupi.
