Tag: kthjellët

  • Mot i kthjellët në të gjithë territorin, ja parashikimi për këtë të hënë

    Mot i kthjellët në të gjithë territorin, ja parashikimi për këtë të hënë

    Këtë të hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin.

    Parashikohet që orët e paradites dhe pasdites të jenë me diell, ndërsa në zonat malore mund të ketë kalime të lehta vranësirash gjatë mesditës.
    Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me një shpejtësi mesatare prej 8 m/s. Në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare, era do të jetë më e theksuar, duke arritur hera-herës deri në 14 m/s.
    Deti do të paraqitet me dallgëzim të ulët deri mesatar, 1 deri në 3 ballë.
    Kushtet e motit pritet të jenë të favorshme për aktivitete në natyrë dhe udhëtime, veçanërisht përgjatë bregdetit.

    Top Channel

  • Moti sot i kthjellët, temperaturat në rritje

    Moti sot i kthjellët, temperaturat në rritje

    Ditën e sotme, moti parashikohet të jetë i qëndrueshëm, ku orët me diell do të jenë dominuese në pjesën më të madhe të territorit cilat do të shoqërohen me temperatura të larta.

    Megjithatë, nuk përjashtohen vranësira të pakta dhe kalimtare që pritet të shfaqen gjatë orëve të mesditës, kryesisht në zonat malore lindore dhe juglindore.

    Era do të fryjë në drejtimin juglindje–veriperëndim me një shpejtësi mesatare deri në 6m/s., ndërsa valëzimi në det do të paraqitet do të jetë nga 1 deri në 2 ballë.

  • Moti sot i kthjellët dhe me temperatura në rritje

    Moti sot i kthjellët dhe me temperatura në rritje

    Edhe për ditën e sotme (6 qershor) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

    Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 4 m/s ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 7 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    në zonat malore 16 deri 33°C                                                                                                                           në zonat e ulët 14 deri 36°C                                                                                                                         dhe në bregdet 17 deri 34°C

  • Mot i kthjellët dhe me vranësira të pakta, parashikimi për këtë të premte

    Mot i kthjellët dhe me vranësira të pakta, parashikimi për këtë të premte

    Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot të kthjellët pothuajse në të gjithë territorin.

    Parashikimet tregojnë për vranësira fare të pakta dhe kalimtare, kryesisht në zonat malore në lindje të vendit.
    Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim dhe intensitet të ulët, me shpejtësi mesatare që varion nga 1 deri në 7 metra për sekondë.
    Përsa i përket kushteve detare, pritet një valëzim i lehtë, në nivelin 1 deri në 2 ballë, çka e bën të favorshme lundrimin dhe aktivitetet detare.

    Top Channel

  • E diel me mot të kthjellët dhe të qëndrueshëm në të gjithë vendin, parashikimi për ditën e sotme

    E diel me mot të kthjellët dhe të qëndrueshëm në të gjithë vendin, parashikimi për ditën e sotme

    E diela pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme në të gjithë vendin.

    Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të jetë kryesisht i kthjellët gjatë gjithë ditës, me vranësira të pakta deri mesatare që mund të shfaqen herë pas here në zonat kodrinore-malore në lindje të territorit, kryesisht në mesditë dhe pasdite.
    Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare deri në 3 m/s. Në zonat e ulëta dhe përgjatë bregdetit era do të jetë disi më e fortë, duke arritur deri në 4-6 m/s.
    Deti do të paraqitet i qetë, me valëzim të ulët që varion nga 1 deri në 2 ballë, çka krijon kushte të favorshme për lundrim dhe aktivitetet detare.
    Moti i qëndrueshëm dhe temperaturat e këndshme e bëjnë këtë të diel një ditë të përshtatshme për aktivitete në natyrë dhe udhëtime. Autoritetet këshillojnë qytetarët të jenë të kujdesshëm ndaj ndryshimeve të lehta lokale të motit në zonat malore.

    Top Channel

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 1 qershor 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 1 qershor 2025…

    Si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të lartë atmosferik e vendosur përkatësisht mbi rajonin e Ballkanit, territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët do të jetë dominant.
    Më të theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e vendit.
    Temperaturat e ajrit do të sjellin një tjetër rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët e shënuar në zonat malore deri në 31°C vlera më e lartë e cila pritet në zonat Qëndrore dhe Jugore.
    Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim i papërfillshëm.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Mot i kthjellët dhe rënie e temperaturave, parashikimi i motit për sot

    Mot i kthjellët dhe rënie e temperaturave, parashikimi i motit për sot

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët, por nuk do të mungojnë as kalimet e vranësirave. Orët e pasdites do të sjellin vranësira të shpeshta në të gjithë territorin, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat Verilindore – Juglindore. Megjithatë nuk priten reshje.
    Temperaturat e ajrit do të shënojnë një rënie të lehtë, teksa këtë mëngjes termometri shënoi 9 gradë Celsius, teksa maksimalja pritet të arrijë deri në 27 gradë Celsius.
    Era do të fryjë me shpejtës 55 km/h, duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë./ZËRI

  • Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, termometri shënon 31 gradë C

    Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, termometri shënon 31 gradë C

    Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të vijojnë të jenë prezente edhe këtë të premte në vendin tonë.

    Kthjellimet do të jenë prezente deri pasdite kur priten grumbullim i vranësirave në skajin Verlindor – Juglindor duke rrezikuar rrebeshe shiu si edhe breshër në zona të izoluara.
    Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të përmirësojnë sërish dukshëm kushtet atmosferike në të gjithë territorin.
    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstreme ditore duke u luhatur nga 7°C vlera më e ulët në qytetin e Pukës deri në 31°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet Elbasan dhe Berat.
    Era do të fryjë e lehtë në toke dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor dhe për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.

    Top Channel

  • Sot mot i kthjellët me temperatura deri në 27 gradë

    Sot mot i kthjellët me temperatura deri në 27 gradë

    Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Do të ketë mot kryesisht të kthjellët si dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet e larta malore.

    Era do të fryj e lehtë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 12m/s, e shoqëruar me valëzim në det të forcës 1-2ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    Në zonat malore 5 deri 18°C

    Në zonat e ulëta 4 deri 27°C

    Në bregdet 9 deri 28°C

    Stylish GIF
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 29 prill 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 29 prill 2025…

    Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
    Moti parashikohet i kthjellët e orë të plota me idiell në pjesën më të madhe të territorit por nuk përjashtohen dhe vranësira deri mesatare kryesisht në jug kryesisht nga orët e mesditës, më pas mot i kthjellët në të gjithë territorin.
    Era me drejtim verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-12m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
    Temperaturat parashikohen:

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!