Tag: kthjellët

  • A jeni gati për një fundjavë si kjo? Moti bënë kthesën e papritur, ja cfarë na pret këto 2 ditë

    A jeni gati për një fundjavë si kjo? Moti bënë kthesën e papritur, ja cfarë na pret këto 2 ditë

    Shqipëria pritet të përjetojë një fundjavë tipike vjeshtore me mot të kthjellët dhe temperatura të larta për këtë periudhë. Sipas parashikimeve meteorologjike, dita e shtunë do të jetë me diell në të gjithë vendin, me temperatura që në zonat e ulëta dhe bregdetare do të arrijnë deri në 31-32°C, ndërsa në orët e mbrëmjes dhe natës do të zbresin në rreth 15-16°C.
    E diela do të vijojë me të njëjtat kushte, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të ngjashme, me vlera maksimale deri në 31-32°C dhe minimale rreth 15-16°C. Në zonat malore, netët do të jenë pak më të freskëta, ndërsa përgjatë bregdetit moti do të mbetet i ngrohtë dhe ideal për aktivitetet në natyrë.
    Meteorologët theksojnë se nuk parashikohen reshje gjatë fundjavës, çka e bën këtë periudhë të favorshme për pushime, udhëtime apo aktivitete në ambiente të hapura. Kujdesi ndaj diellit dhe hidratimi mbeten të rekomanduara, sidomos në orët e mesditës kur rrezatimi diellor mbetet ende i lartë.

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 18 shtator 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 18 shtator 2025…

    Masat ajrore me origjinë veriperëndimore do të sjellin në vendin tonë kushte të qëndrueshme atmosferike.
    Parashikohet që orët e paradites të mbizotërohen nga moti i kthjellët, por i freskët, ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë zonën malore duke lënë vijën bregdetare dhe zonat e ulëta nën ndikimin e motit të kthjellët. Kjo situate e qëndrueshme e motit do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 30°C vlera më e lartë në rang vendi.
    Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Dita e sotme me mot të kthjellët, ulen lehtë temperaturat

    Dita e sotme me mot të kthjellët, ulen lehtë temperaturat

    Ditën e sotme (18 shtator) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

    Sipas SHMU-së, era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 17 m/s.

    Deti do të jetë me valëzim të forcës 3-4 ballë. Temperaturat maksimale do të jenë 33 gradë celcius, ndërsa ato minimalet në zonat veriore 26 gradë celcius.

  • Mot i kthjellët dhe kohë e qëndrueshme në të gjithë territorin, parashikimi për këtë të martë

    Mot i kthjellët dhe kohë e qëndrueshme në të gjithë territorin, parashikimi për këtë të martë

    Ditën e martë, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

    Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, duke sjellë një ditë të favorshme për aktivitete në natyrë.
    Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Veriperëndim dhe me një shpejtësi mesatare prej 5 m/s. Ndërkohë, përgjatë vijës bregdetare era pritet të fitojë shpejtësi deri në 9 m/s.
    Sa i përket kushteve në det, valëzimi do të jetë i ulët, me forcë 1 ballë, duke krijuar një situatë të qetë në lundrim.

    Top Channel

  • Mot kryesisht i kthjellët me reshje lokale në zonat malore, ja parashikimi për ditën e sotme

    Mot kryesisht i kthjellët me reshje lokale në zonat malore, ja parashikimi për ditën e sotme

    Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

    Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta deri mesatare klalimtare në relievet malore në lindje. Vranësirat në relievet malore do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
    Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri 17 m/s.
    Deti – Valëzimi forcës 2-3 ballë.

    Top Channel

  • “Stuhi të izoluara…”/ Parashikimi javor i motit, ja çfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim

    “Stuhi të izoluara…”/ Parashikimi javor i motit, ja çfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim

    Javën që vjen, moti në Shqipëri pritet të jetë kryesisht i ngrohtë dhe i kthjellët, me disa mundësi për reshje të izoluara, veçanërisht gjatë pasdites në fundjavë.
    Temperaturat ditore do të luhaten mesatarisht rreth 27 gradë celsius, duke arritur deri në 30 gradë në disa qytete të ulëta si Tirana dhe Durrësi. Netët do të jenë me temperatura që do të luhaten rreth 16–18 gradë celsius, duke ofruar kushte ideale për aktivitete në natyrë.
    E hëna, 8 shtator, do të jetë një ditë e kthjellët me vranësira të lehta, ndërsa të martën, 9 shtator, parashikohet të ketë diell, por edhe reshje të izoluara pasdite.
    E mërkura dhe e enjtja do të sjellin mot kryesisht të kthjellët, megjithëse pasditet e enjte mund të shoqërohen me stuhi të izoluara.
    Ditët e fundit të javës, e premte, e shtunë dhe e diel, pritet të jenë kryesisht të ngrohta dhe me diell, me mundësi të vogla reshjesh të izoluara pasdite.
    Për adhuruesit e detit, temperaturat e ujit do të jenë rreth 23 gradë celsius, duke e bërë këtë periudhë ideale për not dhe aktivitete bregdetare.
    Megjithatë, ekspertët e motit këshillojnë të mbani me vete një çadër të vogël ose xhaketë të lehtë për t’u përgatitur për reshje të papritura, sidomos gjatë fundjavës.

  • “Priten rrebeshe”/ Parashikimi i motit për javën, paralajmëron sinoptikanët: Ja kur rikthehe reshjet e shiut

    “Priten rrebeshe”/ Parashikimi i motit për javën, paralajmëron sinoptikanët: Ja kur rikthehe reshjet e shiut

    Javën që vjen, moti në Shqipëri pritet të jetë kryesisht i ngrohtë dhe i kthjellët, me disa mundësi për reshje të izoluara, veçanërisht gjatë pasdites në fundjavë. Temperaturat ditore do të luhaten mesatarisht rreth 27 gradë celsius, duke arritur deri në 30 gradë në disa qytete të ulëta si Tirana dhe Durrësi. Netët do të jenë me temperatura që do të luhaten rreth 16–18 gradë celsius, duke ofruar kushte ideale për aktivitete në natyrë.
    E hëna, 8 shtator, do të jetë një ditë e kthjellët me vranësira të lehta, ndërsa të martën, 9 shtator, parashikohet të ketë diell, por edhe reshje të izoluara pasdite. E mërkura dhe e enjtja do të sjellin mot kryesisht të kthjellët, megjithëse pasditet e enjte mund të shoqërohen me stuhi të izoluara. Ditët e fundit të javës, e premte, e shtunë dhe e diel, pritet të jenë kryesisht të ngrohta dhe me diell, me mundësi të vogla reshjesh të izoluara pasdite.
    Për adhuruesit e detit, temperaturat e ujit do të jenë rreth 23 gradë celsius, duke e bërë këtë periudhë ideale për not dhe aktivitete bregdetare. Megjithatë, ekspertët e motit këshillojnë të mbani me vete një çadër të vogël ose xhaketë të lehtë për t’u përgatitur për reshje të papritura, sidomos gjatë fundjavës

  • Temperatura deri në 35°C, mot i kthjellët me vranësira kalimtare

    Temperatura deri në 35°C, mot i kthjellët me vranësira kalimtare

    Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, ku temperaturat në disa qytete pritet të ngjiten deri në 35°C.

    Moti do të jetë kryesisht i kthjellët, ndërsa gjatë mesditës do të shfaqen vranësira të pakta dhe kalimtare në zonat malore.

    Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, sidomos në jugperëndim dhe në zonat luginore, pritet të arrijë deri në 12 m/s.

  • Moti i kthjellët në të gjithë territorin, ja sa do jenë temperaturat sot

    Moti i kthjellët në të gjithë territorin, ja sa do jenë temperaturat sot

    Ditën e sotme (2 shtator) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

    Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.

    Deti do të jetë me valëzim të forcës 1-2 ballë.

  • Moti i kthjellët në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë deri në…

    Moti i kthjellët në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë deri në…

    Pritet rritje e mëtejshme e vlerave Barike në vendin tone, duke sjellë kushte të qëndrueshme atmosfekrike.
    Parashikohet që orët e paradites të mbizotërohen nga intervale të gjata me diell.
    Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes; do të sjellin vranësiraa të lehta nëpër të gjithë zonën malore Lindore duke lënë vijën bregdetare dhe zonat e ulëta nën ndikimin e motit të kthjellët, kjo situate e motit do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 35°C vlera më e lartë në rang vendi.
    Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verior.
    Kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.