Tag: kthimit

  • Emery paralajmëron PSG: Presim një rezultat pozitiv, kam një plan se si do të luajmë

    Emery paralajmëron PSG: Presim një rezultat pozitiv, kam një plan se si do të luajmë

    15 Prill 2025

    9:10

    Telesport

    Aston Villa do të kërkojë të bëjë përmbysjen e madhe sot në mbrëmje në çerekfinalen e kthimit të Champions League ndaj PSG. Francezët fituan 3-1 në fushën   e tyre, por anglezët kanë ende shpresa te përmbysja.
    Trajneri Unai Emery, tha: “Presim një rezultat të mirë në ndeshjen e kthimit. Sigurisht, fakti që ata fituan 3-1 ka shumë rëndësi, por ne duhet të fitojmë. Tani duhet të fitojmë me një gol më shumë”.
    Në këtë ndeshje rikthehet Ollie Watkins. “Ai tregoi se është shumë mirë me paraqitjen kundër Southampton. Është stërvitur mirë dhe është e rëndësishme të shohim se si janë të gjithë lojtarët”, tha më tej Emery.
    “Nuk e kam në mendje ende 11-shen fillestare, por kam një plan të përgjithshëm se si duhet të luajmë. Ne po përgatitemi me çdo lojtar. Ata duhet të kuptojnë se si duhet ta menaxhojmë veten jo vetëm fizikisht por edhe mendërisht”, deklaroi Emery.

  • Calhanoglu largon euforinë: Çerekfinalja e kthimit ndaj Bayernit nuk do të jetë “shëtitje”…

    Calhanoglu largon euforinë: Çerekfinalja e kthimit ndaj Bayernit nuk do të jetë “shëtitje”…

    Interi ka marrë një fitore të artë në “Allianz Arena”, duke mposhtur 2-1 Bayernin në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League. Një sukses që iu jep avantazh të rëndësishëm zikaltërve përpara ndeshjes së kthimit, e cila do të luhet më 16 prill në “San Siro”.
    Gjermanët goditën edhe një shtyllë me Harry Kane, por në minutën e 38-të ishte Lautaro Martínez që realizoi me një goditje të jashtme të mrekullueshme, pas asistit me thembër nga Thuram. Në fundin e pjesës së dytë, Müller barazoi përkohësisht rezultatin në minutën e 85-të, por vetëm tri minuta më vonë, Frattesi riktheu epërsinë për Interin.
    Pas ndeshjes, Hakan Calhanoglu foli për “Inter TV”, duke vlerësuar paraqitjen dhe mentalitetin e skuadrës së tij: “E dinim që Bayerni është një skuadër shumë e fortë, me shumë cilësi, por erdhëm këtu me kokën lart, pa u dorëzuar. Në pjesën e parë kemi luajtur shumë mirë, krijuam shumë raste. Në pjesën e dytë ritmi ra disi, por në fund e rëndësishme ishte fitorja, të cilën e arritëm.
    Minutat e fundit ishin të mrekullueshme, nuk është kurrë e lehtë të fitosh këtu. I përgëzoj djemtë për reagimin pas ndeshjes zhgënjyese me Parmën. Tani mendojmë për ndeshjen e kthimit, e cila nuk do të jetë kurrsesi ‘shëtitje”. Jemi të karikuar, edhe pse e dimë që nuk do të jetë i thjeshtë kualifikimi në gjysmëfinale. Sidoqoftë, me këtë shpirt mund t’ia dalim”.
    Për “San Siron” dhe atmosferën që i pret në çerekfinalen e kthimit: “Do të jetë një atmosferë shumë e nxehtë, me tifozët tanë që do të na mbështesin fuqishëm. Mezi po presim për ta luajtur ndeshjen e dytë, sepse duam të ecim përpara në këtë kompeticion”.
    Për ngarkesën fizike dhe motivimin: “Luajmë shumë, është e vërtetë, por kjo na mban në ritëm. Për mua është edhe më mirë kështu. Ka shumë sakrifica, sidomos në aspektin mendor, por gjithçka e përballojmë bashkë. Jemi mirë si grup, fakti që kalojmë shumë kohë së bashku na ndihmon jashtëzakonisht”.

  • Berisha pas kthimit nga Strasburgu: I njoftova që Ilir Metën e kanë torturuar! Neve po na helmojnë me…

    Berisha pas kthimit nga Strasburgu: I njoftova që Ilir Metën e kanë torturuar! Neve po na helmojnë me…

    Pas kthimit nga Strasburgu kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur se informoi Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, për shkeljet e të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe lidhjet e shtetit me krimin e organizuar në vend. Sipas tij me arrestimin dhe përndjekjen e liderëve opozitarë nga qeveria e kryeministrit Rama, Shqipëria tejkaloi edhe regjimin autoritar të Bjellorusisë së Lukashenkos.
    “Unë informova audiencën e nderuar të parlamentarëve nga e gjithë Europa se Edi Rama arrestoi në vit elektoral, apo vuri në proces penal, tre liderët e partive kryesore opozitare dhe tre të tjerëve u mori mandatet, i mban në arrest shtëpie apo i mban në burg. Një vend të dytë si Shqipëria nuk ka në këto shkelje. Shqipëria tejkalonte Bjellorusinë e Lukashenkos dhe ngjiste diku me një vend si Tunizia apo më keq. Në këto takime bëra historikun e shkurtër të kanabizimit të Shqipërisë, me të cilat u hodhën themelet e narkoshtetit. Hapjen e Shqipërisë ndaj kokainës. Shkrirjen në një sipërmarrje të përbashkët të shtetit me drogën dhe krimin. Vendimmarrjen në të gjitha nivelet të krimit të organizuar në Shqipëri. Këto ishin tezat kryesore që unë paraqita aty të faktuara me dokumente dhe që mund të them se ishin tronditëse për audiencën e nderuar”, u shpreh Berisha.
    Berisha theksoi gjithashtu se informoi komitetin antitorturë për trajtimin në burg të kreut të PL-së Ilir Meta. Ai tha se denoncoi kushtet e tmerrshme në burgje dhe torturat që ushtrohen ndaj të burgosurve, duke përfshirë një numër të madh të të rinjve që humbin jetën si pasojë e helmeve nga droga.
    “Pata një takim të veçantë në komitetin antitorturë. Ai është një komitet i vetëm i kësaj natyre, me lidhje të fuqishme me institucionet e tjera. E informova për gjendjen dramatike të burgjeve dhe jo vetëm të burgjeve, për torturën që ushtrohet në komisariate, në qeli. Për serialin e vdekjeve të të rinjve shqiptarë si kurrë ndonjëherë me potencialin më të madh të helmuar nga droga. Për gjobën e tmerrshme që paguajnë të burgosurit gjer në 2 mijë euro për të pasur kushtet më minimale. Një vëmendje të veçante kishte këtu tortura publike që ata i bënë ish-presidentit, ish-kryeministrit, ish-kryetarit të parlamentit, Ilir Meta”.
    Berisha u shpreh se Shqipëria ka humbur parimin e prezumimit të pafajësisë, “me 67% të të burgosurve që janë të paraburgosur, një shifër alarmante që nuk ekziston në asnjë vend tjetër”.

  • Nuk ka festë në “San Siro”, derbi i Milanos e përcakton finalistin në ndeshjen e kthimit

    Nuk ka festë në “San Siro”, derbi i Milanos e përcakton finalistin në ndeshjen e kthimit

    Nuk ka festë për asnjërën nga tifozeritë në “San Siro”. Derbi i Milanos ka përfunduar në barazim 1-1. Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa e e dyta nisi me golin e Milanit. Tami Abrahami tundi rrjetën në minutën e 47, duke kaluar kuqezinjtë në epërsi.
    Por në minutën e 67 Hakan Çalhanoglu ktheu sërish baraspeshën me një goditje nga jashtë zonës. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e trefishtë të arbitrit, pavarësisht përpjekeve për të shënuar nga të dyja skuadrat. Kështu, finalisti i Kupës së Italisë do të përcaktohet në ndeshjen e kthimit./Sport Ekspres/

  • Kupa e Mbretit ciklon finalen Real-Barça, Milan- Inter shtyjnë kualifikimin

    Kupa e Mbretit ciklon finalen Real-Barça, Milan- Inter shtyjnë kualifikimin

    Tami Abraham për Milan dhe Çalhanoglu për Inter shënojnë për 1-1 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë. Kështu takimi i kthimit pret të njohë finalistin mes dy skuadrave që duan fort këtë trofe.

    Fiton një gjysmëfinale Kupe të Gjermanisë edhe Shtutgad në takimin që pari me Lajpcig. Vendasit triumfuan 3-1.

    Në Spanjë, Atletiko u mund në gjysmëfinalen e kthimit nga Barcelona 0-1(4-4 e vajtjes) me katalanasit që shkojnë në finalen e 26 prillit me Real Madrid.

    Vazhdo leximin

  • Milan-Inter ndahen në “paqe”! Kualifikimi vendoset në ndeshjen e kthimit (video)

    Milan-Inter ndahen në “paqe”! Kualifikimi vendoset në ndeshjen e kthimit (video)

    2 Prill 2025

    23:04

    Telesport

    Milan-Inter, ndeshja e parë për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, ka përfunduar në barazim 1-1. Pjesa e parë është mbyllur me porta të paprekura.
    Milan e nisi humë mirë pjesën e dytë, duke gjetur golin që në minutën e 47-të. Një aksion i shpejtë i kuqezinjve, Hernandez pason për Fofana, ky i fundit jep një asist perfekt për Tammy Abraham dhe anglezi dërgon topin në rrjetë.
    Barazimi erdhi në minutën e 66-të. Correa asiston për Hakan Calhanoglu, turku barazon shifrat me një goditje shumë të bukur nga jashtë zone. Festë e madhe nga zikaltrit, sidomos nga Calhangolu, i cili dikur ka veshur fanellën e Milanit dhe sot është një nga lojtarët më të “urryer” për kuqezinjtë.
    Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Ndeshja e kthimit do të luhet më 23 prill, aty ku do përcaktohet finalisti i dytë, pasi në çiftin tjetër nuk ka shumë surpriza, Bologna fioi në ndeshjen e parë ndaj Empolit në transfertë 0-3.
    SHIKOGOLAT