Tag: kthimin

  • Hamasi refuzon afatin 72-orësh për kthimin e pengjeve. Kërkon negociata për planin e Trump

    Hamasi refuzon afatin 72-orësh për kthimin e pengjeve. Kërkon negociata për planin e Trump

    Hamasi nuk është në gjendje të sigurojë kthimin e të gjithë pengjeve izraelite brenda 72 orëve, siç parashikohet në planin e Trump. Kështu deklaroi Musa Abu Marzouq, një anëtar i lartë i lëvizjes, në një intervistë me Al Jazeera. “Ne nuk do të jemi në gjendje t’i lirojmë të gjithë brenda 72 orësh. Ne do të hyjmë në negociata për të gjitha çështjet që lidhen me lëvizjen dhe armët: është e pamundur të zbatohet plani pa negociata”, theksoi ai.
    Më tej shtoi se disa klauzola të planit të Trumpit kërkojnë sqarim.”Zbatimi i pikave të planit kërkon detaje dhe mirëkuptim, përfshirë forcën paqeruajtëse”, tha zyrtari.

  • Mesi eviton kthimin te Barça, gati kontrata e re me Inter

    Mesi eviton kthimin te Barça, gati kontrata e re me Inter

    Lionel Mesi është gati të rinovojë kontratën e tij me Inter Majemi, duke e bërë praktikisht qëndrimin e tij në Florida të fundit të karrierës së tij të jashtëzakonshme.

    Negociatat janë në një fazë të avancuar, me të dyja palët e vendosura për ta përfunduar marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur. Është e mundur që marrëveshja e re të përfshijë edhe një rol në klub pasi kampioni i botës me Argjentinën të varë këpucët në ‘gozhdë’.

    Në fund sipas asaj që raporton ESPN, pasi marrëveshja të ratifikohet, ajo do t’i dërgohet Major League Soccer për miratim përfundimtar.

    Vazhdo leximin

  • Rama denoncon vendimin gjykatësit për kthimin në punë të drejtorit të pushuar: Një birbo pa din e pa iman

    Rama denoncon vendimin gjykatësit për kthimin në punë të drejtorit të pushuar: Një birbo pa din e pa iman

    Kryeministri Edi Rama ka denoncuar publikisht një tjetër gjyqtar, Marko Boshku, i cili sipas tij, ka dhënë vendim për kthimin në detyrë një drejtues rajonal i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, i cili ishte pushuar nga detyra pasi ishte kapur duke ndërtuar pa leje në Ksamil dhe për mashtrim me dokumentacionet e legalizimit.

    “Një tjetër sport tradicional i gjykatësve pa flamur e pa atdhe të Drejtësisë së Vjetër, fatkeqësisht vazhdon të ushtrohet edhe nga gjykatës më të rinj, të cilët duhet të mbajnë lart flamurin e Drejtësisë së Re me pavarësinë, profesionalizmin e integritetin e tyre.

    Pa asnjë gajle fare, gjykatësi Boshku, ka vendosur të kthejë fishek në detyrë një shkelës brutal të ligjit dhe mashtrues të kapur me presh në duar, e për pasojë edhe të larguar nga detyra e të çuar në prokurori!

    Rasti është i ububushëm!

    Si drejtues rajonal i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore – pra i trupës që ligji ngarkon për të kontrolluar veprimet dhe garantuar integritetin e Policisë së Shtetit – një birbo pa din e pa iman, jo vetëm kishte marrë pjesë në një ndërtim pa leje në Ksamil (i denoncuar nga njerëzit e zonës), po edhe kishte mashtruar me shkrim, duke pretenduar legalizimin e ndërtimit, me gënjeshtrën se ndërtimi ishte bërë në 2018-ën”, shkruan Rama.

    Rama vijon më tej me rastin, duke thënë se “fotot satelitore nxorrën bishtin e gjatë të gënjeshtrës, duke provuar se ndërtimi është bërë shumë kohë pas vitit 2020; vit që sipas ligjit është edhe viti i fundit për marrjen në shqyrtim të kërkesave për legalizim. Pra birboja kishte ndërtuar pa leje duke qenë edhe drejtor i një institucioni ligjzbatues, gjë që çoi në largimin e tij nga AMP-ja dhe dorëzimin e rastit të tij në Prokurorinë e Sarandës”.

    “Mirëpo, ka ligj ka edhe Maliq i thonë kësaj, sepse ndërkohë që shteti, përmes Policisë kërkon nga drejtësia në Sarandë ndëshkimin ligjor të birbos, drejtësia në Tiranë, përmes gjykatësit Boshku, kërkon nga shteti të rimarrë birbon në krahët e vet. Madje ta përqafojë dhe ta ulë përsëri në karrigen e drejtorit!

    Ministria e Drejtësisë, do t’ia përcjellë keqbërjen e gjykatësit Boshku organeve të vetëqeverisjes së gjyqësorit (KLGJ – ILD), ndërsa me birbon uroj të merret seriozisht drejtësia”, shkruan Rama.

    Kreu i qeverisë e mbyll reagimin me një mesazh.

    “Por me këtë rast, dua t’u përcjell një mesazh të qartë edhe gjykatësve si ky Boshku, që pa parë fare dosjet, pa thirrur fare, hiç, shtetin si palë e dëmtuar, urdhërojnë kthimin në punë të të larguarve nga detyra për paudhësira, si puna ulëritëse e këtij ujkut me mëlçi në qafë të AMP-së së Vlorës; madje vendosin pa pikë turp si detyrime të shtetit, kaq e aq paga dëmshpërblim për tipa të tillë.

    Kush tallet me interesat e shtetit dhe përqesh ligjin, duke e përdorur pavarësinë e drejtësisë si pavarësi nga vetë drejtësia, e duke dhënë vendime haptazi të paligjshme në dëm të interesit publik, do të përballet me keqbërjen e vet jo vetëm në organet e lartpërmendura të vetëqeverisjes së gjyqësorit, po edhe në sytë e opinionit publik”, shkruan ai.

  • Në Izrael, Netanyahu shihet si pengesë kryesore për kthimin e pengjeve

    Në Izrael, Netanyahu shihet si pengesë kryesore për kthimin e pengjeve

    Familjet e pengjeve izraelitë që po mbahen ende nga Hamasi kanë deklaruar se kryeministri Benjamin Netanyahu është “pengesa e vetme” që po parandalon kthimin e tyre dhe arritjen e një marrëveshjeje paqeje.
    Në një postim në rrjetet sociale, Forumi i Familjeve të Pengjeve dhe Të Zhdukurve: Ktheni Ata Tani ka theksuar se sulmi i fundit i Izraelit në Katar, ku u goditën udhëheqës të lartë të Hamasit, tregon se “çdo herë që një marrëveshje është afër, Netanyahu e saboton atë”.

    Sulmi i Izraelit në Doha, ka shkaktuar vdekjen e pesë anëtarëve të Hamasit dhe një zyrtari të sigurisë të Katarit. Pas këtij sulmi, Netanyahu ka deklaruar se eliminimi i liderëve të Hamasit në Katar “do të largojë pengesën kryesore” për lirimin e pengjeve dhe përfundimin e luftës.
    Ai gjithashtu ka akuzuar Hamasin se po pengon të gjitha përpjekjet për armëpushim, duke shtyrë kështu luftën në Gaza.
    Sekretari i Shtetit i SHBA, Marco Rubio, udhëtoi për në Izrael dhe pritet të takohet me Netanyahun, ndërkohë që Izraeli po përballet me kritika globale për sulmin në Katar.
    Megjithatë, familjet e pengjeve kanë thënë se reagimi i Netanyahut është “justifikimi më i fundit” për mosmbajtjen e premtimit për kthimin e të dashurve të tyre. Sipas tyre, operacioni i fundit në Katar ka treguar se “ka një pengesë të vetme për kthimin e 48 pengjeve dhe përfundimin e luftës: Kryeministri Netanyahu”.
    Ata theksuan se vonesat e Netanyahut kanë shkaktuar “vdekjen e 42 pengjeve dhe po kërcënojnë jetën e atyre që po mbijetojnë me vështirësi”.
    Koha.net

  • Iu pre koka nga trupat franceze në 1897, Franca i kthen Madaskarit kafkën e Mbretit Toera

    Iu pre koka nga trupat franceze në 1897, Franca i kthen Madaskarit kafkën e Mbretit Toera

    Franca ka kthyer tre kocka njeriu në Madagaskar, më shumë se një shekull pas sekuestrove gjatë periudhës koloniale.

    Njëra prej tyre besohet të jetë e mbretit Toera të popullit Sakalava, i cili u pre koka nga trupat franceze në vitin 1897.
    Kthimi i këtyre mbetjeve është i pari në kuadër të ligjit francez të vitit 2023, i cili mundëson kthimin e mbetjeve njerëzore në vendin e origjinës për qëllime varrimi. Kockat ishin ruajtur në koleksionet e Muzeut të Historisë Natyrale të Francës dhe u dorëzuan formalisht në një ceremoni në Ministrinë e Kulturës të Francës.
    Kocka e mbretit Toera ka rëndësi të veçantë historike, pasi ai u ekzekutua nga trupat franceze gjatë pushtimit të Madagaskarit në vitet 1890. Dy kockat e tjera përkasin për dy gjeneralë që luftuan pranë tij.
    Fetra Rakotondrasoava, Sekretari i Përhershëm i Ministrisë së Kulturës së Madagaskarit, theksoi se ky nuk është vetëm një akt i kthimit të mbetjeve, por edhe i rikthimit të një pjese të rëndësishme të historisë dhe kujtesës së Madagaskarit. “Tani do të mund t’i nderojmë këto mbetje siç duhet,” tha ai, duke e vlerësuar këtë ngjarje si shumë të rëndësishme për popullin malagasy dhe për vendet që janë angazhuar në procesin e rikthimit të trashëgimisë kulturore.
    Kockat do të rivarrosen në Menabe, një rajon në perëndim të Madagaskarit, ku komuniteti Sakalava ka vuajtur për më shumë se një shekull nga mungesa e mbetjeve të mbretit të tyre. Ceremonia për këtë kthim u konsiderua një moment historik për të dyja vendet, duke shënuar një hap drejt shërimit dhe pajtimit.
    Ky akt është pjesë e një iniciative më të gjerë për kthimin e trashëgimisë kulturore afrikane. Në vitin 2017, Presidenti francez Emmanuel Macron premtoi se do të mundësonte kthimin e artefakteve afrikane që ishin plaçkitur gjatë periudhës koloniale. Po ashtu, në Britaninë e Madhe po zhvillohet një lëvizje e ngjashme për kthimin e mbetjeve njerëzore dhe artefakteve kulturo

    Top Channel

  • E djeshmja për t’u zbuluar, si betejë kulturore e Erdoganit

    E djeshmja për t’u zbuluar, si betejë kulturore e Erdoganit

    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, duke folur të mërkurën në një Simpozium Ndërkombëtar të Arkeologjisë në Ankara, tha se ekspertët turq “së pari do të eksplorojnë vendin tonë dhe pastaj çdo vend ku turqit kanë shkelur këmbën, duke regjistruar me kujdes trashëgiminë tonë kulturore”.
    “Ndërsa mbrojmë dhe restaurojmë trashëgiminë tonë kulturore si në zemrën tonë ashtu edhe në rajone të tjera të botës, ne gjithashtu po luftojmë intensivisht për kthimin në Turqi të veprave historike që janë marrë nga vendi ynë”, tha presidenti turk, ndër të tjera.
    “Nëse nuk e kuptojmë siç duhet historinë dhe kulturën që kemi trashëguar, si dhe zonën gjeografike në të cilën jetojmë, nuk do të jemi në gjendje të hartojmë siç duhet të ardhmen tonë. Unë gjithmonë them se si komb kemi qenë këtu për një mijë vjet dhe, me vullnetin e Zotit, do të vazhdojmë të jemi këtu deri në Ditën e Gjykimit”, theksoi ai gjithashtu.
    Ai argumentoi se “Turqia mban vendin e parë në arkeologjinë botërore”, si në gërmime ashtu edhe në zbulime arkeologjike nënujore, dhe tha se shkencëtarët turq “po shkruajnë historinë në Arkeologji”.
    Që nga viti 2002, vuri në dukje ai, “vendi ynë ka siguruar kthimin e 13,291 objekteve historike në atdheun e tyre” dhe bëri një referencë të veçantë për kthimin në Turqi të statujës prej bronzi të perandorit romak Mark Aureli 65 vjet pas vjedhjes së saj.
    Në Simpoziumin Ndërkombëtar të Arkeologjisë, i cili po mbahet në kompleksin presidencial në kryeqytetin turk, marrin pjesë më shumë se 250 akademikë, përfshirë 29 ekspertë ndërkombëtarë. Si pjesë e simpoziumit, u përurua një ekspozitë e titulluar “Epoka e Artë e Arkeologjisë”, e cila paraqet për herë të parë 485 objekte të lashta nga qytete të ndryshme të lashta. /tesheshi.com/

  • Turhan Pasha në Konferencën e Paqes në Paris: Kërkojmë kthimin e territoreve shqiptare dhënë Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë pas…!

    Turhan Pasha në Konferencën e Paqes në Paris: Kërkojmë kthimin e territoreve shqiptare dhënë Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë pas…!

    NGA AURENC BEBJA

    “L’Express de Mulhouse” ka botuar, të hënën e 10 marsit 1919, në ballinë, kërkesën e Turhan Pashës në Konferencën e Paqes në Paris në lidhje me kthimin e territoreve shqiptare dhënë Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë pas vendimeve të Kongresit të Berlinit dhe Konferencës së Londrës, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

    Shqipëria dhe kërkesat e saj

    “Shqipëria, gjatë shekujve, ka qenë gjithmonë pre e fqinjëve të saj, më të fuqishëm se ajo, të cilët e lakmuan atë për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike shumë tërheqëse.Dikush do të mendonte se diplomatët modernë, duke kuptuar domosdoshmërinë e vendosjes së rendit në Gadishullin Ballkanik, do t’i kishin kthyer Shqipërisë atë që i takon dhe do ta kishin mbrojtur nga orekset e popujve të tjerë.

    Kongresi i Berlinit i vitit 1878, i quajtur “varrimi i Shqipërisë”, ishte i pari që shpërfilli të drejtat e kombit shqiptar, pasi i privoi këtij vendi territoret e Tivarit, Hotit, Grudës, Triepshit (Trieshit), Kuçit, Podgoricës, Plavës dhe Gucisë në dobi të Malit të Zi, dhe një pjesë të Shqipërisë së Jugut, midis Gjirit të Prevezës dhe lumit Kalamas (Kalamait) në dobi të Greqisë. Shqiptarët, natyrisht u revoltuan nga ideja e copëtimit të atdheut të tyre dhe formuan Lidhjen e Prizrenit, e cila bëri një rezistencë energjike ndaj pretendimeve sllave dhe greke.

    Në vend që të korrigjonte këto padrejtësi, Konferenca e Londrës e vitit 1913 i përkeqësoi ato. Nuk u mjaftua të vendoste si kufi vijën e Kalamas-it (Kalamait), të refuzuar nga shqiptarët, por i dha Greqisë të gjithë rajonin nga Arta deri në Kepin Satos; ky vend quhet Çamëri; në veri i dha Malit të Zi dhe Serbisë territoret e Krajës, Anës së Malit, fiset e Hotit dhe Grudës, rrethet e Plavës dhe Gucisë, Pejën, pjesën lindore të rrethit të Mitrovicës, rrethet e Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt, Kaçanikut, një pjesë të rrethit të Shkupit, rrethet e Prizrenit, Kalkandelenit (Tetovës), Gostivarit, Kurçovës, Dibrës, Strugës dhe Ohrit.

    Sot, delegacioni shqiptar ka dalë para Konferencës së Dhjetëve për të zhvilluar kërkesa të bazuara vetëm mbi barazinë, pasi ato konsistojnë në kthimin e territoreve në mëmëdhe, të cilat vitet e fundit i janë shkëputur padrejtësisht.

    Kërkesat e tij përfshijnë kthimin e territoreve shqiptare të përfshira në Mal të Zi, Serbi dhe Greqi pas vendimeve të Kongresit të Berlinit dhe Konferencës së Londrës. — Kundërshtim ndaj pretendimeve të reja sllave dhe greke.

    Të gjitha arsyet historike, gjuhësore dhe etnike militojnë në favor të Shqipërisë. Larg nga dëshira për t’u zgjeruar në kurriz të të tjerëve, Shqipëria kërkon vetëm të riintegrohet në kufijtë e saj të vërtetë, për të parë t’i kthehen grupimet (territoret) që i janë shkëputur nga dhuna në të kaluarën.

    Më në fund Shqipëria, e rraskapitur nga grabitjet e njëpasnjëshme të të cilave ka qenë viktimë, shpreson të marrë dëmshpërblime ekonomike nga Konferenca e Paqes për shkatërrimet e bëra si nga grekët në Epirin e Veriut, ashtu edhe nga ushtritë e Perandorive qendrore në të gjithë vendin.”

    Turhan Pasha

    Delegat i parë i Shqipërisë

  • Hyn sot në fuqi marrëveshja për kthimin e emigrantëve midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës

    Hyn sot në fuqi marrëveshja për kthimin e emigrantëve midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës

    Një marrëveshje e re ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Francës, e njohur si “një brenda, një jashtë”, ka hyrë zyrtarisht në fuqi këtë të martë.

    Kjo skemë synon të frenojë emigracionin e parregullt përmes Kanalit Anglez, duke lejuar kthimin e disa migrantëve në Francë.

    Sipas marrëveshjes, migrantët që mbërrijnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla do të mund të ndalohen dhe të kthehen menjëherë në Francë, nëse nuk plotësojnë kriteret për të kërkuar azil.

    “Sot dërgojmë një mesazh të qartë – nëse vini këtu ilegalisht me një varkë të vogël, do të përballeni me kthimin në Francë,” deklaroi kryeministri Keir Starmer, pas arritjes së marrëveshjes me presidentin francez Emmanuel Macron muajin e kaluar.

     

     

    Kthimi i migrantëve: Emigrantët e parregullt që konsiderohen të papërshtatshëm për azil në Mbretërinë e Bashkuar do të kthehen në Francë.

    Shkëmbimi i barabartë: Në këmbim, Britania do të pranojë një numër të barabartë migrantësh nga Franca, të cilët do të aplikojnë për azil në mënyrë të rregullt përmes një platforme online.

    Përparësi të cenueshmëve: Prioritet do t’u jepet shtetasve nga vendet më të prekshme nga kontrabanda dhe atyre me lidhje familjare në Britani.

    Marrëveshja do të zbatohet fillimisht si një skemë pilot deri në qershor 2026, me mundësi zgjatjeje apo zgjerimi më tej, në varësi të rezultateve.

    Qeveria britanike njoftoi se autoritetet janë tashmë “të gatshme operativisht” dhe priten ndalimet e para brenda pak ditësh.

  • Armëpushim 2-3-ditor, Zelensky hedh poshtë propozimin e Moskës: Taktikë për të fituar kohë

    Armëpushim 2-3-ditor, Zelensky hedh poshtë propozimin e Moskës: Taktikë për të fituar kohë

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e konsideron si një taktikë për të fituar kohë propozimin e Rusisë për një armëpushim të përkohshëm dhe të kufizuar.

    Sipas tij, ideja për një pauzë dy apo tre ditore për të mbledhur trupat e ushtarëve të rënë në fushën e betejës, synon të vonohet vendosja e sanksioneve amerikane ndaj Rusisë.
    “Mendoj se janë budallenj. Sepse, në radhë të parë, një armëpushim ka për qëllim të ndalojë humbjet, jo të shërbejë si manovër politike,” deklaroi Zelensky për gazetarët.

    Ai i bëri thirrje SHBA-ve që të ndërmarrin hapa të fortë, duke i dërguar paketën e re të sanksioneve Senatit amerikan, për të rritur presionin ndaj Rusisë që të ndalë agresionin.
    “Kjo është arsyeja pse dua vërtet që partnerët tanë amerikanë të marrin masa të forta dhe të dërgojnë një paketë sanksionesh në Senat, për të ushtruar presion mbi rusët që të ndalojnë armiqësitë me sanksione të forta. Ata nuk kuptojnë asnjë mënyrë tjetër. Dhe ne besojmë se kjo është e drejtë”, tha presidenti ukrainas, duke shtuar se “në fund të fundit, kanë kaluar tre muaj që kur SHBA-të dhanë sinjalin për një armëpushim të plotë dhe ne i mbështetëm ata”, u shpreh ai.
    Ai gjithashtu theksoi se Ukraina nuk i ka ndryshuar kërkesat e saj. Ajo që kërkon është një armëpushim pa kushte, një shkëmbim të të burgosurve, kthimin e fëmijëve të rrëmbyer, kthimin e civilëve dhe më pas një takim të udhëheqësve.
     “Negociatorët ukrainas dhe rusë ranë dakord për një shkëmbim prej 1,000 të burgosurish nga secila palë , me mundësinë e shtimit të 200 të tjerëve të burgosur lufte”, shtoi ai.
    Ai tha gjithashtu se ishte arritur një marrëveshje për kthimin e eshtrave të ushtarëve që u vranë gjatë asaj lufte, por theksoi se kjo kërkon përgatitje të kujdesshme.
    /vizionplus.tv

  • Qeveria siriane dhe kurdët bien dakord të evakuojnë familjet nga kampi al-Hol

    Qeveria siriane dhe kurdët bien dakord të evakuojnë familjet nga kampi al-Hol

    Një marrëveshje e re mes qeverisë siriane dhe autoriteteve kurde në verilindje të vendit parashikon kthimin e shtetasve sirianë nga kampi famëkeq al-Hol, ku qëndrojnë mijëra persona të lidhur me grupin ekstremist ISIS.

    Kampi në shkretëtirë, që strehon rreth 37,000 njerëz – kryesisht gra dhe fëmijë të ish-luftëtarëve të ISIS-it – është bërë simbol i krizës humanitare dhe sfidave të sigurisë në rajon.

    Zyrtari kurd Sheikhmous Ahmed deklaroi të hënën se marrëveshja u arrit pas bisedimeve mes autoriteteve lokale, përfaqësuesve nga Damasku dhe një delegacioni nga koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA-të. Edhe pse ende nuk është konfirmuar nëse qeveria siriane do të marrë kontrollin e kampit në të ardhmen, ky zhvillim përbën një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit më të ngushtë mes palëve pas viteve të konfliktit.

    Më herët, një mekanizëm i kufizuar lejonte vetëm kthimin e sirianëve në zonat e kontrolluara nga kurdët, ku ishin ngritur qendra për riintegrimin e tyre. Marrëveshja e re, megjithatë, përfshin të gjithë territorin sirian, duke reflektuar ndryshimet politike pas rrëzimit të Bashar al-Assad në dhjetor të vitit të kaluar.

    Shtetet e Bashkuara kanë bërë presion të vazhdueshëm ndaj vendeve të ndryshme për të riatdhesuar qytetarët e tyre nga kampet al-Hol dhe Roj, të cilat janë konsideruar si burim i mundshëm për ringjalljen e ekstremizmit. Ndërsa Iraku ka ndërmarrë hapa për kthimin e qytetarëve të tij, shumë vende të tjera kanë qenë më hezituese.

    Ky zhvillim ndodh në kontekstin e një marrëveshjeje më të gjerë për integrimin e forcave kurde SDF në ushtrinë e re kombëtare siriane, të mbështetur nga SHBA-të. Sipas marrëveshjes së marsit, Damasku pritet të marrë kontrollin mbi pikat kufitare me Irakun dhe Turqinë, si dhe mbi aeroportet dhe fushat e naftës në verilindje.

    Gjithashtu, SHBA-të kanë kërkuar nga autoritetet qendrore siriane të marrin përgjegjësinë për burgjet që mbajnë rreth 9,000 ish-luftëtarë të dyshuar të ISIS-it – një tjetër hap i rëndësishëm në përpjekjet për stabilizimin e rajonit pas më shumë se një dekade lufte.