Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
Tag: kthim
-

Xabi Alonso, kthim emocionues në “Anfield”: Këtu më kanë dashur kaq shumë
4 Nëntor 2025
8:05
Alfred Lleshi
Në rikthimin e tij në “Anfield”, ku luajti për 5 vite si mesfushor i Liverpool-it, Xabi Alonso u shpreh: “Është bukur të rikthehesh në një vend ku të kanë dashur kaq shumë. Përpiqem të përqendrohem, por në këto ndeshje është e vështirë”.
Sa iu përket penalltive, trajneri spanjoll tha: “Ne përcaktojmë se kush është gjuajtësi dhe më pas ata vendosin. Për sot, i pari në listë është Kylian”.
Për Trent Alexander-Arnold: “Është mirë dhe në dispozicion. Mund të luajë sot. Pas dëmtimit, kemi nevojë për cilësitë e tij; është në një fazë të re dhe duhet ta ndihmojmë të japë maksimumin”.
Duke kujtuar periudhën e tij në Liverpool: “Me Rafa Benítezin mësova shumë. Ishin vite shumë të mira, më ndihmojnë ende sot”.
Për atmosferën në “Anfield”: “Lojtarët e dinë tashmë si të përballen me presionin kur stadiumi ulëret”. Ai kujtoi gjithashtu: “Në finalen e Stambollit, gjuajtja e penalltisë prej meje ndryshoi historinë time”. -

Shёn Nënë Tereza në përkujtim të atyre që na thanë lamtumirë: Vdekja ёshtё kthim në shtëpinë e Atit Qiellor
Jeta na është dhuruar për të kërkuar Zotin, Vdekja për ta gjetur, Amshimi për ta shijuar për gjithmonë. Nënë Tereza: Vdekja nuk është tjetër, veçse vazhdimi i jetës, plotësim i jetës. Është trupi i njeriut, që dorëzohet. Por zemra dhe shpirti i tij jetojnë në amshim. Nuk vdesin..
Mё 2 nёntor përkujtojmë të gjithë besimtarët e vdekur, Kisha, shtegtare mbi tokë jeton dhe shpreh, përmes Liturgjisë Shenjte, hallkën shpirtërore që e bashkon me Kishën qiellore. Kremtimet fetare të këtyre ditëve na ndihmojnë të thellojmë dy nga të vërtetat themelore të fesë së krishterë që besojmë: “Shoqërinë e Shenjtërve dhe të ngjallurit e korpit”.Jeta na është dhuruar për të kërkuar Zotin,Vdekja për ta gjetur,Amshimi për ta shijuar për gjithmonë.
Nё kёtё ditё veçantё qё pёrkujtojmё tё vdekurit dhe i lutemi Zotit tё Jetёs sё Amshuar pёr ta, duam t’i kujtojmë fjalёn e Shenjtës shqiptare, Ganxhe Bojaxhiut – Nёnё Terezёs, e cila ndërroi jetë më 5 gusht 1997, mbi “Vdekjen”, qё sipas mёsimit tё krishterë ёshtё kthim në shtëpinë e Atit Qiellor, siç e priste edhe shenjtja shqiptare që kur ishte gjallë:
“Vdekja – thoshte Nënë Tereza – është kthim në shtëpi; e megjithatë, njerëzit kanë frikë nga ç’mund t’u ndodhë e, atëherë, nuk duan të vdesin. Nëse nuk e shohim vdekjen si mister, atëherë kemi frikë të vdesim. Ekziston edhe brerja e ndërgjegjes: ‘Ndoshta mund të bëja diçka më të mirë’.
“Gati gjithmonë, njeriu vdes ashtu siç ka jetuar.
Vdekja nuk është tjetër, veçse vazhdimi i jetës, plotësim i jetës. Është trupi i njeriut, që dorëzohet. Por zemra dhe shpirti i tij jetojnë në amshim. Nuk vdesin.
Çdo fe beson në amshimin, në një jetë tjetër. Kjo jetë nuk ka ndonjë fund të përcaktuar: ata, që besojnë se jeta mbaron përgjithmonë, e kanë frikë vdekjen. Nëse këtyre njerëzve do t’u shpjegohej mirë se vdekja s’është tjetër, veçse kthim në shtëpinë e Zotit, nuk do të kishin më frikë”.
(nga “Madre Teresa – meditazioni per ogni giorno dell’anno liturgico”, botuar me kujdesimin e Dorothy S. Hunt nga RCS Libri, 2003 (edicioni Tascabili Bompiani))R.SH. / Vatikan -

Raporti i ODIHR për zgjedhjet, Bylykbashi: I vuri vulën, kthim 35 vite pas
Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashki e ka cilësuar raportin e OSBE për zgjedhjet si kthim 35 vite pas për Shqipërinë.
Në postimin e tij në Facebook, Bylykbashi thekson se në raportin e OSBE-ODIHR theksohet qartë se në 11 maj nuk ka patur zgjedhje as të lira dhe as të ndershme.
Sipas tij është e qartë se zgjedhjet ishin plotësisht nënkontrollin e partisë-shtet.Postimi i Bylykbashit:
ODIHR vë vulën: Kthim pas 35 vite
1990, sapo ra Komunizmi, OSBE caktoi standartin bazë për zgjedhje të lira dhe të drejta:
– Shteti duhet te ndahet nga partia në pushtet.
– Zgjedhjet duhet të jenë të lira.
– Garuesit duhet të kenë barazi në garë.
2025, OSBE/ODIHR damkos zgjedhjet në Shqipëri:
– U zhduk kufiri ndarës mes shtetit dhe partisë në pushtet.
– Fusha e lojës ishte e pabarabartë.
– Partia Socialiste përfitoi nga qenia në pushtet për të fituar avantazh në zgjedhje.
– U ushtrua presion mbi zgjedhësit.
Pra më 11 maj, sipas ODIHR zgjedhjet nuk ishin as të lira dhe as të drejta. Sepse nuk mund të ketë garë të drejtë e të barabartë kur në zgjedhje kundërshtar është shteti. Aq më pak kur partia shtet është në koalicion zgjedhor me kartelet e kokainës dhe heroinës.
35 vite pas Dokumentit të Kopenhagenit që vuri standartet për zgjedhje demokratike, Edi Rama dhe trashëgimtarët e Partisë së Punës rikthyen partinë shtet. -

Kurti emëron Vukmiroviç si ushtrues të detyrës së ministrit për Komunitete dhe Kthim
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar të shtunën Nenad Vukmiroviçin si ushtrues të detyrës së ministrit për Komunitete dhe Kthim.
Emërimi i tij vjen pasi ministri i deritanishëm në detyrë, Nenad Rashiç u zgjodh të premten nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.
Vukmiroviç ka qenë zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim.
I lindur në Mitrovicën e Veriut, Vukmiroviç më parë ka qenë edhe drejtor i Arsimit në Komunën e Mitrovicës së Veriut.
Emërimi i tij vjen pak orë pasi Kurti u mandatua nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, për të provuar ta formojë Qeverinë e re.
Sipas Kushtetutës së vendit, Kurti tani i ka 15 ditë kohë t’ia paraqesë Kuvendit të Kosovës përbërjen dhe programin e Qeverisë për miratim./ REL -

Kurti emëron Vukmiroviçin si ministër për Komunitetet dhe Kthim
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar të shtunën Nenad Vukmiroviçin si ministër për Komunitetet dhe Kthim.
Emërimi i tij vjen pasi ministri i deritanishëm në detyrë, Nenad Rashiç u zgjodh të premten nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.
Vukmiroviç ka qenë zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim, informon Radio Evropa e Lirë.I lindur në Mitrovicën e Veriut, Vukmiroviç më parë ka qenë edhe drejtor i Arsimit në Komunën e Mitrovicës së Veriut.
Emërimi i tij vjen pak orë pasi Kurti u mandatua nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, për të provuar ta formojë Qeverinë e re.
Sipas Kushtetutës së vendit, Kurti tani i ka 15 ditë kohë t’ia paraqesë Kuvendit të Kosovës përbërjen dhe programin e Qeverisë për miratim. -

Biletë pa kthim
Një vend që për dekada ka “eksportuar” qytetarë, tani fillon të “importojë” të huaj, jo me programe të kushtueshme emigracioni, por falë një mekanizmi shumë më të vjetër dhe më të thjeshtë: dashurisë… Nga Deada HykaHistoria e Manjolës dhe Gaburit nuk është e panjohur për ata që i njohin prej vitesh. Kanë 15 vite që jetojnë të martuar në Shqipëri, kanë rritur bashkë tre fëmijë dhe tashmë janë …
-

“Duhet revolucion pa kthim, të shpëtojmë vendin!”/ Lefter Maliqi: Diella, shpikje e Ramës për të tërhequr vëmendje
Demokrati Lefter Maliqi ka sulmuar ashpër qeverinë ‘Rama’, ndërsa thekson se vendi ndodhet në rrezik dhe se demokracia nuk funksionon.
Përmes një reagimi, Maliqi thekson se Shqipëria po shpopullohet, ndërsa ndalet te ministrja më e re e kabinetit qeveritar, Diella.
REAGIMI
Te dashur miq! Vendi ndodhet ne Rrezik, demokracia nuk funksionon, vota blihet dhe manipulohet, drejtesia eshte nen kontroll, policia e politizuar, kudo sundon krimi,bandat e Oligarket. Shqiperia eshte shpopulluaar fshatra e qytetete te braktisura vetem me pensionist, shkolla, qendra shendetesore te braktisura, me shume burgje se qendra kulture. Diella e Robot jane shpikje te Rama duros per te terhequr vemendjen me mediat e kapura, eshte thjeshte propagande, tallje fyerje qe po i bene shqiptareve per te mbuluar skandalet. Rama Duro eshte kthyer ne sulltan me sarajet ne Qeveri me pyll orbital miliona euro dhe saraje ne Surrel qe tregon qe ai nuk iken po se rrezuam. Miliardat e lekeve me trafiqe, tendera, kulla, droge, inceneratoret etj i ka per te blere ambasador, Mekgonigalin, e korruptuar nderkombetar kundra interesave te shqiptareve. Nje djale 16 vjecar ne Nepali ngriti popullin dhe i hodhen deputetet e ministrat ne lum,dogjen parlamentin e Presidencen, muaren fatet e vendit ne dore.Duhet revolucion pa kthim te shpetojme vendin o sot o kurre
-

Gara pa kthim e laboratorëve të IA-së nuk lë kohë për t’u shqetësuar për sigurinë
“Pakujdesi artificiale”. Ata kanë disa ide se si të frenojnë modelet që devijojnë, por shqetësohen se kjo do t’i vendosë në disavantazh, shkruan The Economist Është e zakonshme që një teknologji e re të shkaktojë panik moral: mendoni për njerëzit në epokën Viktoriane, që besonin se telegrafi do të çonte në izolim shoqëror, ose për Sokratin, që shqetësohej se shkrimi do të dobësonte fuqinë e…
-

McGonigal s’i zgjidh problemet e Berishës/ Evi Kokalari: “Ikja jote është pa kthim!”
Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar ndaj Partisë Demokratike dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, pas publikimit të një investigimi të ri lidhur me ish-agjentin e FBI-së, McGonigal.
Në një postim në rrjetet sociale, Kokalari shkruan se PD po përdor raportin për të mbrojtur Berishën, por sipas saj, kjo nuk ndryshon asgjë për të ardhmen politike të ish-liderit demokrat.
“E dija që këta të PD-së do bënin sparkatën mbi këtë investigim, a thua se do t’i zgjidhë problemet Sali Berisha. Ikja jote është pa kthim, Z. Berisha!”, shprehet ajo.Kokalari shton se edhe lidhjet me konsulencat pranë ish-presidentit amerikan Donald Trump nuk kanë më vlerë për Berishën, ndërsa e cilëson atë si të zhytur në “deluzion politik”.
“Pak rëndësi ka çfarë ndodh me Ramën, rruga juaj është e mbyllur”, shkruan ajo.“E dija që këta të PDsë do bënin sparkatën mbi këtë investigimin që doli dje për McGonigal, a thua se do ti zgjidhë problemet Sali Berisha.
Nuk e di pse Berisha refuzon të kuptojë që pak rëndësi kanë këto për atë, sepse as një konsulencë pranë Trumpit, nuk i bën më punë.
Në këtë pikë mendohem, kush është më në deluzion të thellë, Berisha apo ai i partisë së psiqikëve!!
IKJA JOTE ESHTE PA KTHIM, Z. BERISHA. PA KTHIM!!!! – Pak rëndësi ka çfarë ndodh me Ramën.” – përfundon Kokalari.
