Adriatik BALLA
Në Europë luajnë shumica dërrmuese e lojtarëve të përfaqësueses tonë, por më së shumti janë në Itali, në Serie A. Padyshim që ka dhe elementë të tjerë që luajnë në liga të ndryshme europiane si në perëndim dhe në lindje. Në kampionatin skocez angazhohet një futbollist cilësor shqiptar si Nedim Bajrami. Ai ishte “prenotuar” javët e fundit me stolin dhe mediat kishin folur për një marrëdhënie jo aq të mirë të tij me klubin. Por situata po përmirësohet dhe duket se shqiptari tani me trajnerin e ri të Gllasgou Rejnxhërsit, po merr minuta e madje ka bërë edhe një kthim të bujshëm me gol. Lojtarë të tjerë të Kombëtares vijojnë të bëjnë gjëra të mira me skuadrat e tyre europiane, ndërkohë që sulmuesit duhet të jenë më në formë, pasi prej tyre varet shumë rezultati në mars me Poloninë.
Bajrami, nga “lojtar stoli” direkt tek goli
Shqiptarit Nedim Bajramit i kthehet buzëqeshja te Glasgou Rejnxhërs. Mesfushori me tipare sulmuese i Kombëtares kuqezi përjetoi një periudhë ‘të errët’ me Rasell Martin në stol që e la jashtë skuadrës për Europa League ndërkohë që në të shumtën e kohës në kampionat ndeshjet i ka nisur nga stoli. Por me ardhjen e Rohl në pankinë në vend të Martin, gjërat kanë ndryshuar për futbollistin 26 vjeçar shqiptar. Bajrami të shtunën u aktivizua në sfidën me Falkirk e mbyllur 0-0, ndërsa të mërkurën ishte në fushën e lojës ndaj skuadrës së Dundi Junajtid, ku me anë të një penalltie shënoi golin që barazoi shifrat 2-2 për Rejnxhërs në çastet e fundit. ‘E kaluara është e kaluar-tha Bajrami pas ndeshjes-u ktheva dhe jam i lumtur që ndihmoj skuadrën me paraqitjen time. Kam folur me Rohl në fillim kur ai erdhi, biseduam. Unë isha me kombëtaren, mendoj se luajta mirë ndaj Anglisë, u ktheva dhe pata shansin tim. I lumtur që u ktheva, ky është futbolli. Përpara 3 muajsh isha larg, tani u ktheva”, tha mesfushori kuqezi. Bajrami shtoi se gjithnjë ka qenë i fokusuar te Rejnxhërs dhe se është e nevojshme për një lojtar të jetë i fortë në aspektin psikologjik. “Gjithnjë kam qenë i fokusuar te Rejnxhërs dhe futbolli është i tillë ndonjëherë, duhet të jesh i fortë psikologjikisht dhe mendoj se unë isha mjaft i fortë për të menaxhuar këtë situatë. Sigurisht nuk ishte diçka e mirë për mua të shihja se pasi stërvitesha për një javë të tërë dhe nuk isha në skuadër, por gjithnjë jam stërvitur mirë. Jap maksimumin për klubin dhe tani jam i lumtur që u ktheva dhe ndihmoj skuadrën”, nënvizoi Bajrami.
Kombëtarja
Edhe pse nuk mori mjaftueshëm minuta gjatë muajve të fundit, Nedim Bajrami nuk mungoi në radhët e përfaqësueses në të gjitha grumbullimet e Silvinjos. Madje, në shumë ndeshje ai luajti si zëvendësues në pjesën e dytë, duke dhënë kontributin e tij. Në fakt, vendin e tij në mesfushë e mori Julian Shehu, i cili punoi fort dhe gëzon formë të mirë në kampionatin polak ku luan. Por me rikthimin e Bajramit në fushë për Gllasgou Rejnxhërs, tani do të vijnë edhe më shumë minuta në Kombëtare. Ai është një prej lojtarëve që preferohet nga Silvinjo, për shkak të teknikës së përdorimit të topit dhe leximit taktik të lojës.
Tag: ktheva
-

Bajrami “rilind” te Gllasgou Reinxhërs: I lumtur që po ndihmoj ekipin
-

La ëndrrën për futbollin që të ndërtojë të ardhmen në Theth, 23-vjeçari i zhgënjyer: Do emigroj sërish
Klodian Harusha braktisi ëndrrën për futbollin, për të investuar kursimet minimale në Theth. Por aksioni i IKMT për shembjen e objekteve, i preu krahët të riut.
“Kam investuar këtu. Kam qenë emigrant. Kam luajtur si futbollist në Itali për 6 vite. U ktheva me idenë se ka të ardhme dhe këtu, por fatkeqësisht më duket nuk ka. Kam ardhur me rreth 7 mijë euro të kursyera. U ktheva me fjalën e kryeministrit sepse tha kthehuni të rinjtë e investoni në tokat e të parëve tuaj. Unë u ktheva. Jam munduar me krijuar një jetesë në vete. Kjo këtu ka 1 vit që pikon është me nipt e çdo gjë”, tha Klodian Harusha.
Si një i ri i rritur jashtë vendit, Klodiani ishte i përgjegjshëm se për të ndërtuar duhet të merrte leje. Por ai shpjegon ping-pongun e përjetuar nga institucionet vendore në Shkodër.
“Jam sorollat në bashki, asnjë informacion për Paketën e Maleve. Më ka nxjerrë edhe jashtë në bashki duke më thënë shko kërko kund tjetër informacion. Kryeministri tha vjet e kemi miratuar paketën e maleve. Unë bëra diçka druri e cila mund të çmontohet për 2 orë. Kanë ardhur më kanë vendosur 58 mijë euro gjobë e më thanë do shembet bashkë me lokalin që ka 2 vite me nipt e çdo gjë”, shtoi banori i Thethit, Klodiani.
Investimi i tij tashmë është pjesë e procesit të shembjes, por humbjet e pësuara dhe borxhi mbi supe i kalon 90 mijë euro.
“Është ndërtesë 1 kat e gjysëm dhe është vënë gjobë e tillë. Jam i zhgënjyer kam ardhur me kriju një jetë këtu, sot jam 95 mijë euro borxh e nuk di nga të ia nis. Jam munduar me investu në tokën time, kisha dasht një rrugë zgjidhje”, theksoi Harusha.
Klodiani tregon se vendimi i kryeministrit për të prishur objektet në Theth do ta detyrojë 23-vjeçarin të emigrojë sërish. -

“Do emigroj sërish…”, 23-vjeçari i zhgenjyer, la ëndrrën në mes që të ndërtojë në Theth…
Pak kohë më parë, kryeministri Rama i bënte thirrje të rinjve që të kthehen nga emigrimi për të investuar në atdhe, pasi sipas tij, e ardhmja ishte e sigurtë në Shqipëri, pasi turistët e huaj po gëlonin maleve fushave dhe deteve. Në fakt ardhja e turistëve ishte diçka e dukshme, dhe kjo gjë ndikoi edhe tek disa persona që vërtet lanë emigracionin për të investuar në tokën e prindërve.
I tillë ishte edhe Klodian Harusha, i cili braktisi endrrën për futbollin, për të investuar kursimet minimale në Theth. Por aksioni i IKMT për shembjen e objekteve, i preu krahët të riut.
“Kam investuar këtu. Kam qënë emigrant. Kam luajtur si futbollist në Itali për 6 vite. U ktheva me idenë se ka të ardhme dhe këtu por fatkeqësisht më duket nuk ka. Kam ardhur me rreth 7 mijë euro të kursyera. U ktheva me fjalën e kryeministrit sepse tha kthehuni të rinjtë e investoni në tokat e të parëve tuaj. Unë u ktheva. Jam munduar me krijuar një jetesë në vete. Kjo këtu ka 1 vit që pikon është me nipt e çdo gjë”, tha Klodian Harusha.
Si një i ri i rritur jashtë vendit, Klodiani ishte i përgjegjshëm se për të ndërtuar duhet të merrte leje. Por ai shpejgon ping-pongun e përjetuar nga institucionet vendore në Shkodër.
“Jam sorollat në bashki, asnjë informacion për paketën e maleve. Më ka nxjerrë edhe jashtë në bashki duke më thënë shko kërko kund tjetër informacion. Kryeministri tha vjet e kemi miratuar paketën e maleve. Unë bëra diçka druri e cila mund të çmontohet për 2 orë. Kanë ardhur më kanë vendosur 58 mijë euro gjobë e më thanë do shembet bashkë me lokalin që ka 2 vite me nipt e çdo gjë”, shtoi banori i Thethit, Klodiani.
Investimi i tij tashmë është pjesë e procesit të shembjes, por humbjet e pësuara dhe borxhi mbi supe i kalon 90 mijë euro.
“Është ndërtesë 1 kat e gjysëm dhe është vënë gjobë e tillë. Jam i zhgënjyer kam ardhur me kriju një jetë këtu, sot jam 95 mijë euro borxh e nuk di nga të ia nisi. Jam munduar me investu në tokën time, kisha dasht një rrugë zgjidhje”, theksoi Harusha.
Klodiani tregon se vendimi i kryeministrit për të prishur objektet në Theth do ta detyrojë 23-vjeçarin të emigrojë sërish.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

U rikthye nga emigracioni për Thethin/ Harusha i drejtohet Ramës: Mbaj premtimin
Klodian Harusha, një 23-vjeçar nga Thethi i cili u kthye nga emigracioni për të investuar në fshat kursimet e tij minimale nga puna në Itali por fadromat e IKMT kanë vënë në listë shembjen e ndërtesës ende pa e përfunduar. 23-vjeçari sakrifikoi duke fjetur në këtë rulotë të vjetër ndërsa mori një kredi prej 30 mijë euro.Tashmë bashkë me gjobën e IKMT borxhi i të riut shkon në afërsisht 90 mijë euro.
“Unë jam Klodian Harusha, 23 vjeç. Jam banor i Thethit. Kam investuar këtu. Kam qënë emigrant. Kam luajtur si futbollist në Itali për 6 vite. U ktheva me idenë se ka të ardhme dhe këtu por fatkeqësisht më duket nuk ka. Kam ardhur me rreth 7 mijë euro të kursyera. U ktheva me fjalën e kryeministrit sepse tha kthehuni të rinjtë e investoni në tokat e të parëve tuaj. Unë u ktheva. Jam munduar me krijuar një jetesë në vete. Kjo këtu ka 1 vit që pikon është me nipt e çdo gjë. Jam sorollat në bashki, asnjë info për paketën e maleve.Më ka nxjerrë edhe jashtë në bashki tu më than shko kërko kund tjeter informacion. Kryeministri tha vjet e kemi miratuar paketën e maleve. Unë bëra dicka druri e cila mund të çmontohët për 2 orë. Kanë ardhur më kanë vendosur 58 mijë euro gjobë e më thanë do shembet bashkë me lokalin që ka 2 vite me nipt e çdo gjë.Është ndërtesë 1 kat e gjysëm dhe është vënë gjobë e tillë.Jam i zhgënjyer kam ardhur me kriju një jetë këtu, sot jam 95 mijë euro borxh e nuk di nga të ia nisi. Jam munduar me investu në tokën time, kisha dasht një rrugë zgjidhje.”
Në fund i riu ka edhe një mesazh për kryeministrin Rama i cili e thirri për tu kthyer nga emigracioni e sot po e dëbon sërish.
“Kryeministrit do i kisha thënë të vejë në zbatim fjalët që ka thënë për të rinjtë.Rruga e vetme duket se është me ik si të gjithë të tjerët. Nese e shembin do iki nuk kam cfarë të bëj më këtu.Thethjanë me toka të xanuna nuk ka, jemi prej 5 shekujsh këtu. Është turp me qujt tokat e Thethjanëve toka të xanuna, këtu po bahet një katastrofë”.
Aksioni i IKMT vijon në ditën e pestë me prishjen e ndërtimeve pa leje në fshatin turistik të Thethit. -

Zyrtare! Neymar dhe Santos marrin vendimin për të ardhmen e sulmuesit brazilian
25 Qershor 2025
9:08
Telesport
Neymar ka nënshkruar një kontratë të re me Santos deri në dhjetor 2025, me mundësi zgjatjeje pas skadimit të këtij afati. Klubi brazilian e njoftoi këtë në kanalet e tyre në mediat sociale.
“Mora një vendim dhe dëgjova zemrën time. Santos nuk është vetëm ekipi im, është shtëpia ime, rrënjët e mia, historia ime dhe jeta ime“, tha sulmuesi brazilian, i cituar në një deklaratë të klubit.
“Këtu isha djalë dhe u ktheva në burrë“, shtoi Neymar, që komentoi më tej: “Për këtë jam vërtet mirënjohës. Këtu mund të jem vetvetja, mund të jem vërtet i lumtur. Këtu dua të arrij qëllimet dhe ëndrrat e jetës sime dhe asgjë nuk do të më ndalojë”.
“Shkova. U ktheva. Do të qëndroj. Atje ku filloi gjithçka. Atje ku nuk do të mbarojë kurrë“, tha Neymar, që u kthye në Brazil në fund të janarit, duke ndihmuar skuadrën ku nisi karrierën. -

Dalma Maradona zbulon dhuratën më të çuditshme nga Diego: Ia ktheva babait dhe u zemërua…
Diego Armando Maradona ka tërhequr gjithmonë vëmendjen për personalitetin dhe karakterin e tij të pazakontë. Mes shumë historive që kanë mbetur në imagjinatën kolektive, vajza e tij shtoi edhe një tjetër. E ftuar në programin radiofonik “Perros de la calle” të “Urbana Play”, Dalma Maradona kujtoi ditën kur babai i saj u përpoq ta surprizonte me një dhuratë të veçantë dhe krejt të papritur.
“Isha 11 vjeçe, po ecja në rrugë dhe thashë: Sa e bukur kjo makinë. Si të thoja: Sa qen i bukur. Mungonin edhe dy muaj nga ditëlindja ime e 12-të. Erdhi ajo ditë, 2 prilli. Babai më telefonoi dhe më tha: Eja në servis, kam një surprizë për ditëlindjen tënde. Mund të ishte çdo gjë. Shkova dhe gjeta një ‘New Beetle. Sigurisht që ia ktheva. E pyeta pse duhej ta mbaja kur nuk mund ta përdorja, isha vetëm 12 vjeçe”.
Dalma vazhdoi tregimin e saj: “Babai tha se, meqë një herë i kisha thënë se ishte një makinë e bukur, kishte menduar të ma dhuronte. Kur i thashë që nuk mund ta ngisja, ai m’u përgjigj: Epo mirë, le ta ngasin shokët e tu. I thashë që ishin të gjithë në moshën time. Kur ia ktheva makinën, reagimi i parë i tij ishte: Je e keqe. Dhe akoma, më quajti mosmirënjohëse. Ia dorëzova çelësat. Dy muaj e gjysmë më vonë e kuptoi çfarë po bëja. Më kërkoi falje dhe tha se e kuptonte që më duhej diçka tjetër”.
Ndërkohë, pas anulimit të procesit të parë për shkak të skandalit me gjykatësen që po realizonte fshehurazi një dokumentar mbi çështjen, procesi për vdekjen e Diego Armando Maradonës pritet të rinisë në Argjentinë. Gjykata e Apelit në San Isidro, në provincën e Buenos Airesit, hodhi shortin të enjten, më 19 qershor, për të caktuar trupën e re gjykuese. Çështjen do ta trajtojë Gjykata Penale nr.3, e përbërë nga gjyqtarët Alberto Gaig, Alejandro Lago dhe Alberto Ortolani.
Palët tani kanë 15 ditë kohë për të paraqitur ndonjë kërkesë për përjashtime apo kundërshtime. Nëse nuk do të ketë pengesa, do të caktohet data e parë e seancës për paraqitjen e provave dhe listës së dëshmitarëve. -

Dëshmia e Alibejt: Kur u ktheva në Shqipëri më ndiqnin, isha në kërkim kur u vra vëllai, ja kush më siguroi radio policie!
Endrit Alibej ka rrëfyer sot edhe për kohën kur u kthye nga Anglia në Shqipëri, ndjekjen me makina që i bëhej, plagosjen e personit që e ndiqte nga pas dhe për të cilën u shpall në kërkim dhe deri te personi që i siguroi një radio për të gjurmuar valët e policisë.
“Në Angli qëndrova deri në fillim të vitit 2018, u ktheva përfundimisht në Shqipëri, kisha një “Audi” gri që ja lija dhe të afërmëve qq më thonin se me këtë makinë na ndjekin. Një herë kur po dilja me familjen, vura re që më ndiqte Xhoni Rusta, ne e kishim mbyll këtë histori, një ditë shkova tek lagja “5 Maji”, më ndiqte një “Audi” i bardhë, kisha edhe armë për vetëmbrojte, ishin 4 vetë, më parakalon dhe më provokon duke ardhur afër. Unë e qellova nga pas, e plagosa, s’i kisha më faj, u shpalla në kërkim, isha në kërkim dhe kur ndodhi ngjarja 29 dhjetorit 2018”, rrëfeu bashkëpunëtori i drejtësisë.
Alibej ka treguar edhe episode se si arriti të mos kapej gjatë kohës që ishte në arrati. Ai tregoi se organizonte festa me miqtë në Peqin çdo fundviti, bënte dhurata për ta me pula e gjela deti. Kurse Genc Tafili, nga Shkodra, i kishte siguruar edhe një radio policie, që të përgjonte valët nëse shpallej targa e tij, pasi ishte në kërkim.
“Endriti erdhi më 17 dhjetor 2018, pasi kishim sebep, shkonim shpesh në Peqin për festa dhe lokalet në zonë, çdo fundviti unë mblidhja miqtë e afërt, ose i çoja pula apo gjela deti, edhe pse isha në kërkim lëvizja i lirshëm. Një djalë nga Shkodra më dha një radio që ishte në kanalin e policisë, radion e sigurova nga Genc Tafili, lëvizja lirshëm pasi do e dëgjoja nëse targa ime do jepej në radio”. -

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon videomesazhin: U ktheva jo si politikan, por si misionar, për sa kohë të më japë Zoti forcë, do të luftoj
Këtë të mërkurë, përmes një videomesazhi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, ish-kryeministri dhe njëkohësisht kryatar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vetëm katër ditë para zgjedhjeve parlamentare për zgjedhjen e Kryeministrit të vendit, shprehet se nuk është kthyer si politikan, por si misionar, duke theksuar se përsa kohë që Zoti t’i japë forcë dhe frymë, do të luftojë për kombin e tij.
Gjithashtu, kryedemokrati u ka bërë thirrje shqiptarëve që më 11 Maj “të ndalim të keqen”, duke i ftuar që të bashkohen të dielën për të votuar, sipas tij, ndryshimin që Shqipëria të bëhet madhështore.
“Kurrë nuk heshta! U ktheva jo si politikan, por si misionar! Për sa kohë të më japë Zoti forcë dhe frymë do luftoj për vendin dhe kombin tim!
Ftoj shqiptarët të ndalim të keqen. Ditën e diel të bashkohemi, të votojmë ndryshimin për të bërë “Shqipërinë Madhështore””, shkruan Sali Berisha. -

“U ktheva jo si politikan, si misionar”/ Berisha:Do luftoj sa kohë më jep Zoti forcë
4 ditë para zgjedhjeve parlamentare për zgjedhjen kryeministrit të vendit, kreu i PD-së Sali Berisha ka publikuar një videomesazh në rrjetet sociale.
Berisha shkruan se nuk është kthyer si politikan, por si misionar, duke theksuar se për sa kohë që Zoti t’i japë forcë dhe frymë do të luftojë për kombin e tij.
Kreu i PD ftoi shqiptarët që më 11 Maj “të ndalim të keqen”, duke i ftuar që të bashkohen të dielën për të votuar, sipas tij, ndryshimin që Shqipëria të bëhet madhështore.
“Kurrë nuk heshta! U ktheva jo si politikan, por si misionar! Për sa kohë të më japë Zoti forcë dhe frymë do luftoj për vendin dhe kombin tim! Ftoj shqiptarët të ndalim të keqen. Ditën e diel të bashkohemi, të votojmë ndryshimin për të bërë “Shqipërinë Madhështore”, shkruan Sali Berisha. -

Takimet në Strasburg, Berisha: U ktheva optimist, por pata dhe një ndjenjë turpërimi
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me qytetarët e Lezhës ku dhe prezantoi kandidatët e kësaj force politike, ndau pak nga përvoja e tij në Strasburg, nga ku ai u kthye paraditen e sotme.
Berisha u shpreh se u kthye nga “shtëpia e drejtësisë” mirënjohës dhe optimist se Partia Demokratike ka mbështetjen më të madhe se kurrë.
Një “kunjë” pati për kryeministrin Edi Rama, për të cilin Berisha u shpreh se ndihet i turpëruar që kreut të qeverisë “iu mbyll dera aty ku ishte i ftuar”.
Sakaq, kryedemokrati tha se arriti të përfaqësonte aty çdo shqiptar, që “di të sillet si një shqiptar”, ndërsa sulmoi kryeministrin më pas duke thënë “Edi Rama nuk është shqiptar.
Nuk la pa përmendur dhe pjesë nga programi i Partisë Demokratike, si rritja e pensioneve me 30%, jo më pak se 200 euro për çdo pensionist, person në ndihmë ekonomike, student me burs apo të papunë, si dhe kartën e konsumatorit që kthen mbrapsht çdo TVSH të paguar.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Unë sot në mëngjes u nisa nga kryeqyteti i Europës, Strasburgu, drejt Lezhës dhe nuk mund të mos ju përcjell ju, përshëndetjet për të përzemërta të grupit të PPE në KE, Asamblenë Parlamentare, të grupit të Demokratëve dhe Konservatorëve të cilët sytë dhe mendjen i kanë të drejtuar tek fitorja e opozitës në Shqipëri, tek mbizotërimi i saj ndaj narkoshtetit dhe shpëtimi i Shqipërisë.
Miq, u ktheva shumë mirënjohës, u ktheva realisht optimist dhe i sigurtë se mbështetja e miqve tanë është më e madhe se kurrë.
Por dua të ju them këtu se pata dhe një ndjenjë turpërimi të vërtetë, pasi në tempullin më të vjetër të demokracisë evropiane, tempullin e vlerave, lirive dhe të drejtave të njeriut dhe zgjedhjeve të lira, Edi Ramës ia kishin pezulluar darkën. Po, duke u bërë kështu, i pari mysafir i ftuar që i anulohej darka. Megjithatë ju garantoj se respekti për Shqipërinë dhe shqiptarët, mbështetja e parlamentarëve të grupeve të qendrës së djathtë dhe konservator është e jashtëzakonshme dhe unë aty përfaqësova secilin prej jush, përfaqësova vullnetin tuaj. Përfaqësova çdo shqiptar që di të sillet si shqiptar dhe nuk detyron mikëpritësin të ja plasin derën në fytyrë.
Unë vij sot tek ju për të paraqitur programin e Shqipërisë Madhështore, programin e Lezhës Madhështore. Vij këtu me bindjen më të thellë se, në rast se madhështia shqiptar ka një zenit, se në rast se madhështia shqiptar ka një Everest, ky zenit ky Everest është Lezha.
Shekuj më parë besëlidhja ka frymëzuar dhe frymëzon lezhjanët dhe shqiptarët për fitore ndër më të pamundurat, për besim të pakufishëm tek vetja dhe Shqipëria. Ishte kjo besëlidhje që shumëfishoi si kurrë ndonjëherë forcat e shqiptarëve në qëndresën e tyre. Ndaj dhe secili që mund të thotë se, kjo madhështore duket si pak e lartë, i them jo; kjo madhështore ka ekzistuar në këto troje dhe do të ekzistojë në këto troje për sa kohë ato të jenë. Kjo Lezhë madhështore dhe Shqipëri Madhështore nuk është fantazi, por është një ëndërr për tu bërë realitet, është një ëndërr dite, e të rinjve tanë, e të rejave tona, e fëmijëve tanë, e çdo shqiptari. Për realizimin e kësaj ëndrre dite ne kemi një projekt me të cilin ne nisim punën me paketën e dhembshurisë, me zemër në dorë. E nisim punën me zemër në dorë.
E nisim punën aty ku ne kemi virtytin më të arrirë shpirtërore të shqiptarëve dhe virtyti më i arrirë shpirtëror i shqiptarëve është bamirësia e tyre, është mirësia e tyre. Ndaj dhe ne kemi përcaktuar si emergjencë, paketën e dhembshurisë. Çdo pensioniste dhe pensionist, çdo burrë e grua, çdo i ri, çdo i papunë, çdo njeri në ndihmë ekonomike, çdo student me bursë, pa përjashtim që të gjithë do të marrin minimumi 200 euro në muaj. Nuk janë shumë, por prap 6.3 euro në ditë për individ, asnjë nuk është më, asnjë shqiptar nuk është më në varfëri ekstreme dhe ne, me një shpejtësi, goditje drakoniane, e largojmë varfërinë ekstreme nga trojet shqiptare që janë trojet më të begata.
Jo vetëm kaq, por të gjithë pensionistët, të gjithë rrogëultit do të kenë dhe kartën e konsumatorit me të cilën do të marrin mbrapsht TVSH, 20% që paguajnë për gjërat bazë, për ushqimet dhe ilaçet. Në këtë mënyrë çdo pensionist merr rreth 450 euro në vit, pra merr sa 2-3 pensione të sotme.Rroga minimale nuk do të ketë më në Shqipëri nën 500 euro. Siguroj sipërmarrësit se shteti me uljen e taksave, jo vetëm do të bëjë që ata të mos humbasin, por përkundrazi paratë e tyre në kontot bankare të rriten dhe ata të bëjnë investime.
Lista e ilaçeve të cilat i merrni në farmaci, ilaçet Doshi-Nushi, Nushi-Doshi të skaduara tërësisht do të jetë identike me listën e Republikës Italiane, dhe në territorin e Shqipërisë nuk do të tregohet kurrë një ilaç që nuk është tregtuar në dy vende të BE-së. Ne nuk mund të jetojmë si italianët se nuk i kemi ato kushte, por ilaçet do ti marrim si ata, sepse i kemi ato kushte, i kemi ato kushte për të ndihmuar çdo qytetar shqiptar me ilaçe që japin efekt.