Familja e Martin Canit ka reaguar pas dënimit me 16 vite burg të Mario Përlleshaj, vrasësit të djalit të tyre.
Ata shprehen se “kemi parë për herë të parë një rreze të fortë drejtësie”.
“Ky vendim nuk na e kthen dot Martinin, por na jep një ndjenjë të thellë se dhimbja jonë nuk u shpërfill dhe se jeta e tij u trajtua me peshën dhe dinjitetin që meriton”, theksohet në deklaratë.
Duke shtuar se: “Sot, Martini është më i gjallë se kurrë në ndërgjegjen e shoqërisë.”
Deklarata e familjes:
Sot, pas një viti dhimbjeje që nuk përshkruhet me fjalë, ne — familja e Martin Canit — kemi parë për herë të parë një rreze të fortë drejtësie.
Gjykata vendosi të mos ndjekë rekomandimin e Prokurorisë, e cila e trajtoi ngjarjen si një vepër të vetme penale por e njohu qartë atë që ne e kemi thënë që në ditën e parë: janë DY vepra penale — vrasja e Martinit dhe tentativë vrasje ndaj Luisit.
Ky vendim është një akt kurajoz, profesional dhe i drejtë.
Është një vlerësim real i asaj që ndodhi: dy fëmijë të goditur me thikë, dy akte të veçanta dhune, dy qëllime kriminale të ndara.
I falenderojmë gjyqtarët për integritetin dhe ndershmërinë e tyre, që zgjodhën të shohin të vërtetën dhe jo rrugën më të lehtë procedurale.
Ky vendim nuk na e kthen dot Martinin, por na jep një ndjenjë të thellë se dhimbja jonë nuk u shpërfill dhe se jeta e tij u trajtua me peshën dhe dinjitetin që meriton.
Sot, Martini është më i gjallë se kurrë në ndërgjegjen e shoqërisë.
Ne do të vazhdojmë misionin tone me:
Muzeun “Martin Cani”, një vend i kujtesës dhe edukimit.
Filmin mbi jetën e tij, që do të mbajë gjallë ëndrrën e tij të futbollit dhe të ardhmes që nuk arriti ta jetojë.
Fondacionin Martin Cani, që do të luftojë për sigurinë e fëmijëve në shkolla, që askush të mos përjetojë atë që kaluam ne.
Falënderojmë të gjithë qytetarët që kanë qëndruar pranë nesh.
Sot, drejtësia foli me zë të qartë për Martin Canin.
Tag: kthen
-

Vrasja e Martin Canit, deklarata e familjes: Ky vendim s’na e kthen dot, por… Sot, djali jonë është më i gjallë se kurrë
-

‘E kthen Shqipërinë në nyje me rëndësi’, lajmi I mirë nga selia e NATO-s/ Spiropali: Vitin e ardhshëm presim…
Në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, Shqipëria do të presë në Tiranë Forumin e Korridorit VIII.
Lajmin e ka dhënë sot ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, teksa ndodhej për një vizitë pune në selinë e NATO-s, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.
Ajo shpjegoi se së bashku me Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, dakordësuan me ministrat e Jashtëm të Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, për mbajtjen në Tiranë të Forumit gjatë muajit shkurt 2026.
“Për Shqipërinë, Korridori VIII mbetet një korridor historik dhe strategjik, me rëndësi politike, ekonomike, infrastrukturore, të sigurisë Euro-Atlantike që lidh Adriatikun me Detin e Zi, dhe e kthen Shqipërinë në një nyje me rëndësi në rajon dhe më gjerë”, shkruan Spiropali mes të tjerash.
Ajo thekson se Korridori VIII është “historik dhe strategjik, me rëndësi politike, ekonomike, infrastrukturore dhe të sigurisë Euro-Atlantike”.
Postimi i plotë i ministres së Jashtme, Elisa Spiropali:
“NATO, Bruksel- Shqipëria gati të mirëpresë Forumin e Korridorit VIII.
Së bashku me Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, dakordësuam me Ministrat e Jashtëm të Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë për mbajtjen në Tiranë të Forumit gjatë muajit shkurt 2026.
Për Shqipërinë, Korridori VIII mbetet një korridor historik dhe strategjik, me rëndësi politike, ekonomike, infrastrukturore, të sigurisë Euro-Atlantike që lidh Adriatikun me Detin e Zi, dhe e kthen Shqipërinë në një nyje me rëndësi në rajon dhe më gjerë”. -

Paratë ndaheshin me sms nga Balluku/ ‘Dua që mustaqen turk, ta vej para përgjegjësisë’. Burimi në SPAK: Historia e Belës, si puna e thasit të miellit
Nga Elton Qyno – Syri.net
Dosja penale e prokurorisë së posaçme SPAK, tregoi atë që pak gazetarë kritikë dhe disa zëra të opozitës shqiptare, kanë denoncuar gjatë këtyre 3 viteve formatin e gabuar të drejtimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, nga Belinda Balluku.
Ministria e preferuar e Ramës, tashmë është “ulur në stol” nga gjykata e Posaçme, duke u pezulluar nga detyra, për shkak të ngritjes së një ingranazhi të paprecedentë korrupsioni në paracaktimin e tenderave Publikë tek klientët e saj dhe qeverisë.
Biznesmenë të huaj dhe vendas janë orientuar nga Balluku, të shkojnë të takojnë vartësin e saj, Evis Berberi, me qëllim kryerjen nga ky i fundit të procedurave formale në paracaktimin apo trukikmin në tavolinë ndarjen e parave publike të shqiptarëve.
Një rast tipik nuk mund ti shpëtonte as tenderi për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, supervizimi i punimeve të tenderit të Llogarasë, Unaza e Madhe, konçesioni i autostradës Thumanë-Kashar, kontrata energjitike e dy gjeneratorëve “Tigri 1” dhe “Tigri 2”, e shumë tendera të tjerë që Balluku përsëriste të njëjtën skemë.
Nga ana tjetër, Belinda përmes avokatëve të saj dhe vetë kryeministrit Rama, po mundohet të kanalizojë çështjen në aspektin procedurial, duke kërkuar si antikushtetues të vendimit Nr.118 të datës 14 Nëntor, të marë nga gjyqtari i shkallës së parë, Erion Çela.
Po një burim i besueshëm pranë SPAK, që ka trajtuar një nga dosjet penale të Belinda Ballukut dhe zyrtarëve vartës të saj, i tha gazetarit Elton Qyno, se rasti i ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, është si puna e atij thasit të miellit.
“…sa herë ta shkundësh thasin e miellit, po aq herë nxjer miell…”-u shpreh burimi, duke nënkuptuar se Belinda Balluku ka një seri shkeljes të së njëjtës natyrë të paracaktimit të tenderave publikë. Ndërkohë hetime të tjera janë duke u kryer për vepra të tjera penale.
Ish-ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës tashmë është vënë nën akuzë për “Shkelje të pabarazisë në tendera” të kryera në dy raste kryer kjo në formën e bashkëpunimit.
Tek rasti i parë, ai i ndërtimit tunelit të Llogarasë është kryer një ping-pong procedurash vetëm me qëllimin e fitimit të tenderit 190 milion euro nga kompania turke, “ASL Insaat Taahhut Ve Sanayi Ticaret Limited Sirketi me pronar, Abdulkadir Kart, ky i fundit lidhje e ngushtë e Presidentit Turk, Erdogan.
Sipas mesazheve të shkëmbyera mes Belinda Ballukut dhe Evis Berberit, ish-ministria e Infrastrukturës, kërkon që të takojë mustaqen turk Abdulkadir Kart, në mënyrë që ta verë para përgjegjësisë atë.
Sipas dosjes hetimore në datën 5 nëntor 2021, në orën 14:18, Evis Berberi i dërgon ministres Belinda Balluku mesazhin: “…Turqit vinë të hënën dhe ikin të martën dhe janë dakort me draft kontraten…”.
Në orën 14:29, Belinda Balluku: “…Suuuuper. Kur do ta bëjnë kompaninë…?”. Ndërkohë Berberi ia kthen:
“…Po pret letrat e ASL dhe do e Rregjistroj Po tha vendoseni si kusht në kontratë që do paguhen në kompaninë që do hapet dhe rregjistrohet në shqipëi që ta firmosë të hënën…”.
Belinda Balluku më pas i shkruan: “…Sigurisht…”.
Në lidhje me këtë komunikim, nga këqyrja e bërë në faqen ëeb të Qendrës Kombëtare të Biznesit, rezulton se në 8 nëntor 2021, është themeluar Operatori ekonomik “Shoqëri e Thjeshtë INTEKAR – ASL”, me nr NIPT, M17323202S.
Por dy ditë para se të themelohej kompania në 6 nëntor 2021, në orën 14:18 Evis Berberi, i dërgon Belinda Balluku mesazhin: “…Turqit vine të hënën në 8 të mëngjesit dhe ikin në 18.00 po të hënën. Kontratën të firmosim në ARRSH? Në çfarë ore do që të vi Plaku i ASL-së të takoj…?”.
Gjithashtu dy ditë më pas, në datën 8 nëntor 2021, në orën 08:44. Evis Berberi i dërgon Belinda Balluku mesazhin: “…Turqit e lashë në 10 për kontraten pastaj shkoj atje Ok.
Në orën 08:45, Belinda Balluku ia kthen: “…Po po, mbaro kontratën se është super e rëndësishme, më lajmëroni kur të mbyllet procesi. Bëni 5 foto, por mos i publikoni…”.
Në orën 08:45, Evis Berberi ia kthen ministres: “Ok”.
Në orën 08:46. Belinda Balluku: “Kemi”.
Në orën 08:46, Evis Berberi ia kthen : “?”.
Në orën 13:35. Evis Berberi i thotë Ballukut: “…unë duhet të vi bashkë me ASL ne 14”30…? (Bëhet fjalë për takimin Abdulkadir Kart-Balluku).
Në orën 13:42, Belinda Balluku ia kthen Berberit se nuk ishte e nevojshme prezenca e tij, pasi takimi me mustaqen turk do realizohej kokë më kokë, pasi ajo do e ngarkonte me përgjegjësi:
“Jo jo, e kam vetëm që ta ve para përgjegjësisë mustaqen”.
Në orën 13:42. Evis Berberi i thotë: “Ok”.
Në lidhje me këto komunikime, nga këqyrja e sistemit TIMS rezulton se shtetasit turk Serkan Çam (pronar i shoqërisë fituese turke “Intekar Yapi Turizm Elektrik Insaat Sanayi Ve Ticaret Limited Sirketi”) dhe Abdulkadir Kart (pronar i shoqërisë fituese turke “ASL. Insaat Taahhut Ve Sanayi Ticaret Limited Sirketi”) kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 8 nëntor 2021, respektivisht në orën 09:19 dhe 09:17, dhe kanë dalë nga Shqipëria po në 8 nëntor 2021, respektivisht në orën 15:26 dhe 15:25.
Të dy turqit kanë firmosur kontratën ndërsa si përfaësues i shtetit shqiptar në këtë kontratë është ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi
-

“Gjithëpushtetshmëria e deleguar, e kthen engjëllin…”/ ‘Balluku’ ironizon Koçi: Korrupsioni të ka tjetërsuar
Ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi ka reaguar pas vendimit të GJKKO për zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila u pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta. Mes ironisë, Koçi, që vjen nga radhët e socialistëve, ndërsa shton; “djalli maskohet si engjell që në krye të herës”.
Reagimi i deputetit:
1. Gjithepushtetshmeria e deleguar, sidomos nga lart, edhe se shijojn si magjike, e kthen edhe vete engjellin ne djall.Imagjino cfare ndodh kur djalli maskohet si engjell qysh ne krye te heres apo kur shpirti, pertej luksit ne dukje, sundohet nga provincializmi.Arrihet deri aty sa pinjolle te familjeve qe na kane derrmuar dhe shqyer votat e PS ne vitet fashiste te qeverisjes Berisha te zgjidhen si deputete socialiste.
2. Dita kur mendon se ligji eshte pengese per shpalosjen e suksesshme te personalitetit tend eshte dita e verifikimit se korrupsioni te ka mberthyer dhe te ka tjetersuar.Nese nuk ja ke nisur punes me hile qysh ne fillim.
-

“Gjithëpushtetshmëria e deleguar, e kthen engjëllin…”/ ‘Balluku’ Ironizon deputeti: Korrupsioni të ka tjetërsuar
Ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi ka reaguar pas vendimit të GJKKO për zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila u pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta. Mes ironisë, Koçi, që vjen nga radhët e socialistëve, ndërsa shton; “djalli maskohet si engjell që në krye të herës”.
Reagimi i deputetit:
1. Gjithepushtetshmeria e deleguar, sidomos nga lart, edhe se shijojn si magjike, e kthen edhe vete engjellin ne djall.Imagjino cfare ndodh kur djalli maskohet si engjell qysh ne krye te heres apo kur shpirti, pertej luksit ne dukje, sundohet nga provincializmi.Arrihet deri aty sa pinjolle te familjeve qe na kane derrmuar dhe shqyer votat e PS ne vitet fashiste te qeverisjes Berisha te zgjidhen si deputete socialiste.
2. Dita kur mendon se ligji eshte pengese per shpalosjen e suksesshme te personalitetit tend eshte dita e verifikimit se korrupsioni te ka mberthyer dhe te ka tjetersuar.Nese nuk ja ke nisur punes me hile qysh ne fillim.
-

Opozita i kthen shpinën Ramës teksa merr fjalën, kryeministri: Nuk shkon mor burrë, më mirë kurrizin sesa fytyrën
Edi Rama: Dhe të ankoheni dhe të kthehni kurrizin nuk shkon mor burrë. Më mirë shpina dhe fytyra juaj. Jam thellësisht i prekur nga konstatimi i z.Noka i cili akuzoi kryetarin e Kuvendit për besnikëri të tepruar ndaj kryetarit të partisë, por Nokën do ta quaja. Besnik Flamur Noka.
Top Channel
-

Të pa kënaqur me shumën që përfitohet, eksperti i pensioneve sqaron procedurën: Ja hapat që duhet të ndjekin qytetarët
Në një emision televiziv ishte i ftuar eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha, I cili foli në lidhje me problematikat me shifrat për daljen në pension, qoftë me njohjen e viteve të punës ashtu edhe shifrën përfundimtare që përfitohet. Ai ka sqaruar procedurën të cilën qytetarët mund të ndjekin në rastet kur nuk janë të kënaqur dhe kanë pretendime mbi shumën të cilën duhet të përfitojnë.
“Qytetari sipas legjislacionit shqiptar ka të drejtën e një ankimimi administrative, fillimisht në degën e përfitimeve, që shqyton kërkesën e qytetarit për shqetësimit në lidhje me masën e përfitimit të pensionit.Nëse Dega i kthen përgjigje negative, qytetari ka të drejtë të ankimojë në Komisionin Rajonal të Ankimimit.
Në rastin që edhe ky hap nuk zgjidh problematikën, duhet të ankimojë në Komisionin Qendror të Ankimimit, ku analizohet përgjigja e marrë deri tan nga qytetari dhe se si janë ndjekur procedurat. Brenda 35 ditësh kthen përgjigje qytetarit, nëse qytetari ka të drejtë, ankimimi i kthehet shkallës më të ulët.Nëse edhe komisioni Qendror kthen përgjigje negative, qytetari ka të drejtë me kërkesë padi t’i drejtohet gjykatës për të zgjidhur këtë problem në rrugë gjyqësore”, tha ai. -
Women’s/ Vllaznia merr 7 gola, Inter e kthen në stërvitje të vajtjes
Inter turpëron Vllazninë për femra në ndeshjen e parë të turit të dytë të Women’s UEFA Europa Cup zhvilluar sot në Milano.
Fillimisht një gol i anulluar për zikaltret dhe më pas autogoli i Bajraktarit në të 14′. Inter vijon të ushtrojë presion të madh për të gjetur dhe tre gola të tjerë në këtë fraksion. Dopieta e Ulaert dhe goli i Detrujer vulosën rezultatin 4-0 në 45′ e parë.
Në të dytën erdhën golat e Bugejas dhe dopieta e Polit. Sfida e kthimit mes tyre duket formalitet pasi ekipi shkodran i trajnerit Leka praktikisht e ka mbyllur me kualifikimin. E dyta do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” më 15 tetor(18:00).
Vazhdo leximin
-

Kosova kthen dy yje, shqetësojnë mungesat e tjera
Dardanët do të zhvillojnë dy ndeshjet e radhës në Grupin B për kualifikimet e Kupës së Botës 2026 kundër Sllovenisë në “Fadil Vokrri” dhe tri ditë më vonë me Suedisë në transfertë.
Ekipit në këtë grumbullim i janë rikthyer lojtarë cilësorë si Edon Zhegrova e Milot Rashica, të cilët munguan në shtator, por me grupin figuron edhe prurja më e re, Albian Hajdari.
Ndërkaq, trajneri Franko Foda do të përballet me shtatë mungesa, prej tyre pesë të lënduar: Amir Rrahmani, Florent Hadërgjonaj, Leart Paqarada, Vesel Demaku dhe Baton Zabërxha, dhe dy të tjerë me probleme: Lumbardh Dellova dhe Florian Haxha.
Këto dy takime shihen si vendimtare për rritur shanset e Dardanëve pasi vendi i dytë aktual me dy rivalë që janë aktualisht praparrit mundësitë e ekipit kosovar. Aq më tepër që sfida me suedezët e fituar së fundi 2-0 shton presionin te rivalët.
Vazhdo leximin