Tag: kthehu

  • “Kur dikush të bën të vuash, kthehu te vetja dhe kujdesu për veten tënde”

    “Kur dikush të bën të vuash, kthehu te vetja dhe kujdesu për veten tënde”

    Nga: Thich Nhat Hanh

    Kur acarohesh, kthehu tek vetja dhe kujdesu për inatin tënd. Dhe kur dikush të bën të vuash, kthehu tek vetja dhe kujdesu për vuajtjen tënde. Mos thuaj dhe mos bëj gjë, sepse çdo gjë që do të thuash apo do të bësh në një moment inati, mundet ta shkatërrojë ecurinë në vazhdim të marrëdhënies tënde. Pjesa më e madhe e jona nuk e bën këtë gjë, nuk duam të kthehemi tek vetja jonë, por ta ndjekim personin tjetër për ta ndëshkuar.

    Mirëpo nëse shtëpia jote do të përfshihej nga flakët, gjëja e parë që do të bëje me siguri, do të ishte të ktheheshe në shtëpi dhe të kërkoje ta fikje zjarrin, jo të vrapoje drejt atij që mendoje se e kishte ndezur zjarrin. Nëse do të bëje këtë të fundit, shtëpia do të vazhdonte të digjej ndërkohë që ti do të ndiqje fajtorin.

    Thich Nhat Hanh

    Lexo edhe:

    CHAPLIN: MË PËLQEN TË ECI NË SHI, KËSHTU ASKUSH NUK DO TË MË SHOH DUKE QARË…

    Edhe ata që nuk janë rritur me Charlie Chaplin dhe filmat e tij, e njohin atë. 

    Charlie Chaplin ka lindur në 16 prill 1889 në një zonë të varfër të Londrës. Babai i tij ishte i dhënë pas muzikës dhe pas alkoolit, ndërsa nënën e kishte këngëtare.

    Prindërit u ndanë një vit pas lindjes së Charlie. Babai kërkoi që të merrte me vete vogëlushin Charlie dhe vëllain e tij Sidney, katërvjeçar.

    Kjo tentativë dështoi dhe fëmijët qëndruar me nënën, por problemet ekonomike i detyruan vogëlushët, që fëmijërinë e tyre ta kalonin sa në një jetimore në tjetrën. I ati vdiq kur Charlie ishte 12 vjeç. Ndërsa nëna pësoi një tronditje psikike dhe u shtrua në një spital psikiatrik ku dhe vdiq në vitin 1928.

    Ndonëse i bënte të tjertë të qeshin, fëmijëria e vështirë me të cilën u përballë ndikoi te ai. Dhe kjo mund të vërehet edhe në thëniet e mëposhtme që ObserverKult i përzgjodhi për ju…

    TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

  • Elita 5: Kthehu të lutem, e dashur… (teksti dhe kënga)

    Elita 5: Kthehu të lutem, e dashur… (teksti dhe kënga)

    Në fund të viteve të ’80-ta, në Tetovë, u formua një nga rok grupet më njohura shqiptare- Elita 5.

    Një grup artistësh, i përbërë prej 5 anëtarësh, kanë arritur të publikojnë disa albume dhe të krijojnë disa nga hitet më të mëdha në skenën muzikore shqiptare.

    Ndër gjenerata janë të njohura këngët, si: “Vjeshtë në zemër”; “Alkapone”; “Harroje vetminë”; “Këngët m’i vrave me dashuri”; “Shiu vetëm ty të lagë”; “Dua të vdes”…

    Në vazhdim ObserverKult ua sjellë tekstin e këngës “Kthehu e dashur”:

    Kthehu të lutem e dashurse nuk mundem pa tykthehu të lutem e dashurse m’shkoj jeta n’vetmi.

    Fjalët që m’i thojeshpejt i harrove timë thoje se më dojeshpejt më tradhtove ti.

    Gjithmonë unë mendoj për tydhe i ëndërroj ata sygjithmonë unë mendoj për tydhe qaj në vetmi.

    E përgatiti: K. B.- ObserverKult

    Lexo edhe:

    ELITA 5: FALEMINDERIT QË MË LE… (TEKSTI DHE KËNGA)

    Pikoj loti në mesnatë,se ti ike për të mos u kthyer,për të mos u kthyer…Pamjen tënde të vërtet’,E tregon veç pasqyra e thyer,po, pasqyrë e thyer…

    Nuk të thash’ largohu,as kthehu, as harromë.Se për çdo fjalë në jetën tonë,Ishte von’…

    Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU

  • Pirro Çako: Kthehu, por s’të premtoj më dashuri (teksti dhe kënga)

    Pirro Çako: Kthehu, por s’të premtoj më dashuri (teksti dhe kënga)

    Pirro Çako është një këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo pop.

    Pirro Çako lindi në një familje artistësh. Të dy prindërit e tij ishin këngëtarë, Gaqo dhe Luiza Çako, njëri tenor dhe tjetra soprano.

    Ambienti artistik familjar krijoi traditën që ndoqi më pas dhe Pirro… Por ai kish vendosur ndryshe, ëndrra e tij ishte të bëhej kompozitor e të shkruante tekste dhe këtë e arriti me shumë sukses.

    Në vazhdim mund ta lexoni tekstin e “E diela ishe ti” dhe ta dëgjoni interpretimin e shkëlqyer të Pirro Çakos të kësaj kënge:

    Është gjithmonë një yll që flenë dritaren time gdhihet,dhe një zog që ikën nga kafazi i qiellit,është hija jote ngjyrë gri, që shkëlqen prej diellit.Është gjithmonë një trëndafil,ndoshta, edhe prej reje,ose i bërë nga zëri im,ka shume kohë, që jam larg teje.Kthehu! Por s’të premtoj më dashuri,veç thjesht kam mall për ty,besom, shumë kohë s’kam patur asnjë të diel,se e diela e vetme për mua, ishe ti.Ështe një mesditë që zhvendos horizontet,dhe unë duke ngjyrosur ylbere,që shirat nuk i kanë njohur kurrë,është një mbrëmje që thyen muzgun dhe bëhet dite.Po erdhe, mos më kërko me asgjë,gjërat e mëdha tani kanë mbaruarme dashuri, kemi tërbuar botën,por ti prapë më je hënëzuar.Kthehu! Por s’të premtoj më dashuri,veç thjesht kam mall për ty,besom, shumë kohë s’kam patur asnjë të diel,se e diela e vetme për mua, ishe ti.Kthehu! Por s’të premtoj me dashuri,ajri, që tringëllon, këputi telat,mbeta duke kurdisur violina të reja,se me vite ka qenë ditë e diel, kur vije ti.Mbeta duke kurdisur violina të rejase me vite ka qenë ditë e diel, kur vije ti.Besom shumë kohë s’kam patur asnjë të dielse e diela e vetme për mua ishe ti.

    Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

    E përgatiti: A. S.- ObserverKult

    Lexo edhe:

    PIRRO ÇAKO: NË VEND TË LAMTUMIRËS (TEKSTI DHE KËNGA)

  • ‘Ki besim dhe kthehu tek unë, të premtoj aty më ke’

    ‘Ki besim dhe kthehu tek unë, të premtoj aty më ke’

    Nga Leonard Cohen

    Kur heshtja duket aq e zhurmshmedhe ti ndjen se vetëm jeki besim dhe kthehu tek unëtë premtoj aty më ke.

    Kur maja të duket e lartëdhe zbritja është i vetmi kthimzgjati duart dhe thirrmëpër ty jam gjer në amëshim.

    Kur dyert janë mbyllurdhe ti ndjen trishtimunë do të të kthej buzëqeshjendo të bëj të ndjesh gëzim.

    Kur të kesh humbur çdo fuqidhe të jesh duke rënëunë do të të ngre dhe jap shpresëTë ndihmoj të qëndrosh në këmbë.

    Dhe kur më në fund të vijë ditaqë i lumtur buzë detit të ecëshkur unë të ndjehem vetëmshpresoj që ti të më presësh.

    Por deri sa ajo ditë të vijëdhe deri sa ti dritën të gjeshdëgjoje zemrën, beso në muapërjetë këtu do më kesh! / KultPlus.com

  • Pse ia ke kthyer shpinën? Kthehu dhe përqafoje!

    Pse ia ke kthyer shpinën? Kthehu dhe përqafoje!

    AQ PRANË DHE AQ VETËM?!…

    Pse ia ke kthyer shpinën?Kthehu dhe përqafoje! Përqafoje aq fort sa t’i heqësh frikën, t’ia ndjekësh fantazmat.A e di se sa e tmerrshme është të flesh duke u ndjerë e pambrojtur? Të ndihesh se nuk je askush për atë?!Nuk ka vetmi më të trishtë se ajo që ndjen kur je me dikë.Kthehu dhe lëre ta mbështesë kokën në gjoksin tënd!“Ding-dangu” i zemrës tënde i duket se thotë: Qetësohu, jam këtu me ty. Përqafoje, se ndihet që nuk është vetëm dhe fle rehat. Mos e hiq mendjen prej saj.Se nesër kur të ngrihet do të të dhurojë buzëqeshjen më të bukur që ke parë ndonjëherë në jetën tënde dhe një “mirëmëngjes i dashur” që do të të ndryshojë humorin për gjithë ditën.Kthehu dhe përqafoje, sepse nuk ka gjë më të bukur sesa të biesh për të fjetur duke u ndjerë e rëndësishme dhe e dashur për dikë.Çdo shpirt do të jepte gjithçka për të qenë përsëri i përqafuar nga i dashuri i tij… Dhe ta dish se, kur e ke në krahun tënd çdo natë, nuk ka fat më të mirë.Bëje dhe ta dish se, po e përqafove, qoftë edhe disa orë, ajo do të ndjehet e shpëtuar, edhe sikur bota jashtë mund të përmbyset.Përqafoje, sepse nuk ka mëngjes më të bukur sesa të zgjohet dhe të ndjehet e sigurt që zgjodhe atë dhe vetëm atë.

    Nga Bajram Karabolli

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    TIMO FLLOKO: ASGJË S’ËSHTË MË SIÇ QE DIKUR…