Tag: kthehet

  • Festa kthehet në tragjedi/ U mblodh me shokët për të festuar beqarinë 30-vjeçari mbytet në det, një javë para dasmës

    Festa kthehet në tragjedi/ U mblodh me shokët për të festuar beqarinë 30-vjeçari mbytet në det, një javë para dasmës

    Mesditën e sotme në plazhin Kathisma të Lefkadës në Greqi, një 30-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi u mbyt nga dallgët e forta për shkak të motit të keq, teksa notonte.
    I riu me origjinë nga Trikalla kishte shkuar në Lefkadë me miqtë për të festuar së bashku festën e beqarisë, të cilën e kishin planifikuar prej kohësh, pasi javën e ardhshme pritej të martohej.
    Sipas miqve të tij, të cilët ishin të pranishëm në momentin tragjik, ata të tmerruar e panë 30-vjeçarin të nxirrej në breg nga dallgët, pa ndjenja.
    Roja bregdetare dhe ekipi i urgjencës mjekësore (EKAV) arritën ta nxjerrin nga uji dhe ta transportojnë me ambulancë në spitalin e Lefkadës, por i riu kishte ndërrur jetë.

  • “Më ço foto lakuriq ose të bëra…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar

    “Më ço foto lakuriq ose të bëra…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar

    Një qytetare nga Tirana është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se prej disa ditësh fliste me një djalë në Instagram, edhe pse ishte e martuar. Djali i ka thënë se është 21 vjeç, ndërsa ajo vetë 26 vjeçe.
    Zonja tregon se i kishte dërguar një foto të sajën dhe më pas ai i bënte presion se do e nxirrte në TikTok, nëse ajo nuk i bindej për t’i nisur foto dhe video intime.
    “Stop” siguron komunikimin mes dy të rinjve që është shumë shqetësues dhe kërcënues.

  • “Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar

    “Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar

    Një qytetare nga Tirana është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se prej disa ditësh fliste me një djalë në Instagram, edhe pse ishte e martuar.
    Djali i ka thënë se është 21 vjeç, ndërsa ajo vetë 26 vjeçe.
    Zonja tregon se i kishte dërguar një foto të sajën dhe më pas ai i bënte presion se do e nxirrte në TikTok, nëse ajo nuk i bindej për t’i nisur foto dhe video intime.
    “Stop” siguron komunikimin mes dy të rinjve që është shumë shqetësues dhe kërcënues./tvklan

  • PSG në finale, festa e madhe për pak kthehet në tragjedi (Video)

    PSG në finale, festa e madhe për pak kthehet në tragjedi (Video)

    Paris Saint-Germain kthehet në finalen e Champions League pas 5 vitesh dhe do të jetë sërish në gjendje të përpiqet të fitojë trofeun më të rëndësishëm kontinental për herë të parë në historinë e saj.
    Tifozët festuan në Champs Elysées, por këto momente gëzimi të madh kolektiv u njollosën nga një episod i shëmtuar: siç raportohet nga shtypi francez, një makinë u përplas me turmën, duke plagosur disa persona, megjithëse rrethanat nuk janë sqaruar ende.
    Disa video që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë një makinë të përfshirë nga flakët pas përplasjes: ka të paktën tre persona të plagosur, sipas asaj që u raportua nga policia, njëri prej të cilëve në gjendje kritike.

    ❗️🇫🇷 – A car drove into a crowd of supporters celebrating PSG’s victory on the Champs-Élysées last night, striking multiple individuals.
    The vehicle was later set on fire. Two PSG fans are in critical condition after being hit by the driver.
    Construction equipment was used to… pic.twitter.com/gj25tnXTzL
    — 🔥🗞The Informant (@theinformant_x) May 8, 2025

    Mjeti u ndoq dhe u kap nga persona të tjerë, dhe më vonë u gjet i djegur jo shumë larg vendit të përplasjes.
    Sapo Zwayer fishkëllen e fundit, mijëra tifozë parisienë dolën në rrugët e kryeqytetit për të festuar fitoren, rreth Parc des Princes dhe në Champs Elysées.
    Rreth 2,000 oficerë policie u vendosën në kryeqytet për të parandaluar çdo trazirë, të cilat fatkeqësisht ndodhën: thuhet se u kryen 43 arrestime.

    ❗️🇫🇷 – A car drove into a crowd of supporters celebrating PSG’s victory on the Champs-Élysées last night, striking multiple individuals.
    The vehicle was later set on fire. Two PSG fans are in critical condition after being hit by the driver.
    Construction equipment was used to… pic.twitter.com/gj25tnXTzL
    — 🔥🗞The Informant (@theinformant_x) May 8, 2025

  • Për pak kthehet në tragjedi, rrëzohet parashutisti që bënte fushatë për deputetin e PS (VIDEO)

    Për pak kthehet në tragjedi, rrëzohet parashutisti që bënte fushatë për deputetin e PS (VIDEO)

    Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj organizoi dy ditë më parë një takim elektoral me qytetarët e Himarës. Takimi dhe “shfaqja” e organizuar duke se nuk shkoi siç ishte planifikuar pasi parashuta e përgatitut për “spektaklin” përsoi një incident të rëndë.
    Parashutisti ishte Xhonatan Ismali, një nga më të njohur në vendin tonë, por edhe pse me eksperiencë, i riu nuk u ul siç duhej në tokë dhe rrëzimi i tij shkaktoi një moment tensioni.
    Mësohet se ndihma e shpejtë e ekipit të emergjencës bëri që parashutisti të shpëtonte pa dëmtime serioze teksa këtë e ka konfirmuar vetë e dashura e tij, moderatorja Roza Lati.
    “Është çdo gjë ok. Shëndoshë e mirë. Pa panik. Nuk vritet shqiponja kollaj. Shqiponja është mbreti i qiellit. S’ka më të fortë”, shkruan ajo në rrjetet sociale.
    Nga ana tjetër, policia ka reaguar duke proceduar penalisht parashutistin për uljen e rrezikshme dhe të papërgjegjshme në një zonë publike.
    Njoftimi:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur ‘Potam’, Himarë, është dëmtuar aksidentalisht gjatë hedhjes me parashutë shtetasi Xh. I., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

  • Dinamo City kthehet te trofeu pas 15 vitesh, Ilir Daja koleksionon sërish medalje të artë!

    Dinamo City kthehet te trofeu pas 15 vitesh, Ilir Daja koleksionon sërish medalje të artë!

    1 Maj 2025

    21:27

    Telesport

    Pas 120 minutash betejë dhe penalltive, Dinamo ka fituar Kupën e Shqipërisë për herë të 14 në historinë e saj, 22 vite pas herës së fundit kur kishte ngritur këtë trofe në sezonin 2002-2003.
    Skuadra e Ilir Dajës mposhti vetëm falë penalltive Egnatian, e cila u ndal pas dy edicioneve në të cilat kishte bërë të sajin trofeun.
    Ndeshja mes dy skuadrave ishte shumë interesante dhe dramatike, me Dinamon cinike që shfrytëzoi maksimalisht rastet që krijoi duke e parë veten në secilën pjesë loje në avantazh, e arritur më pas nga rrogozhinasit në minutat shtesë të secilës pjesë.
    Kjo bëri që finalja të shkonte në shtesa, ku nuk kishte ndryshim rezultati, e më pas te penalltitë.
    Aty rezultuan vendimtare dy pritje të Teqjes kundrejt një të Dajsinanit, duke i dhuruar trofeun Dinamos, që merr kështu edhe një shtysë të rëndësishme morali për “Final Four”.

  • “Bufi i kënetës do shkrijë SPAK”, Rama nga Dimali: Të kthehet në kohën kur vriteshin njerëz poshtë dritares së kryeministrit

    “Bufi i kënetës do shkrijë SPAK”, Rama nga Dimali: Të kthehet në kohën kur vriteshin njerëz poshtë dritares së kryeministrit

    Nga Dimali kryesocialisti Edi Rama shpjegoi kontrastin mes punëve të bëra gjatë tre mandateve qeverisës të PS-s, me lobimin 6 milionë dollarë të PD në SHBA.

    “Ata që përpiqen dhe këmbëngulin të na përqeshin se medemek në këto tre mandate s’kemi bërë asgjë dhe një nga gjërat që thonë është se ku keni 300 mijë vendet e punës. 1 023 000 të punësuar ishin në 2013 ndërsa në 1 327 000 është e regjistrit sot. Kanë një problem të madh me aritmetikën. E filluan me 7×7= 42, tani e çuan në 6 milionë. Besoj se aritmetika që na kanë mësuar në shkollë tregon se janë më shumë se 300 mijë të punësuar të rinj”, tha Rama.
    Ato që ka bërë PS në këto vite tha Edi Rama  s’do të mund ta bëjë asnjë parti tjetër politike.
    “Njëri bufi i kënetës del thotë se do të shkrijë SPAK dhe e-Albania. Dmth drejtësia do të kthehet aty ku ishte, në kënetën e bufit, që kur vriteshin njerëz poshtë dritares së kryeministrit…Të tjerët që medemek janë të rinj, thonë se po qe se na vjen ne në dorë kjo punë, do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Ndërkohë që ne na duhet të mbyllim negociatat në 2027 dhe të futemi në BE”, shprehet më tej kryeministri.
    Ofertën e partive të reja Rama i vuri shenjën e barazimit me ish LSI-n e Ilir Metës.
    “E kishim një ndjesë pastë LSI që na u ngatërrua nëpër këmbë dhe u kthye në nyjë në fyt për shqiptarët dhe në vend që ta kujtojmë për 1 maj meqenëse është dita e punëtorëve, dhe të themi shyqyr shpëtuam nga pengmarrësdit e vegjël, dalin të tjerët dhe thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, theksoi kreu i qeverisë.

    Top Channel

  • Rama ndan historinë e Jurgen Gjeloshajt: Student në Oxford, por ka vendosur të kthehet në Shqipëri

    Rama ndan historinë e Jurgen Gjeloshajt: Student në Oxford, por ka vendosur të kthehet në Shqipëri

    Jurgen Gjeloshaj është në vitin e fundit të studimeve në Oxford për inxhinieri elektromekanike dhe ka vendosur të kthehet në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale rrëfimin e Gjeloshajt, i cili tregoi se ka vendosur të kthehet në Shqipëri, pasi mendon se vendi ofron mundësi të mëdha. Gjeloshaj tregon se bashkëpunon me kompaninë e njohur BMW, por Shqipërinë e sheh si një mundësi të mirë për të vijuar karrierën e tij në këtë fushë.
    Postimi i plotë

    Jurgen Gjeloshaj është në vitin e fundit të studimeve në Oxford për inxhinieri elektromekanike dhe ka vendosur të kthehet në Shqipëri.
    Ai bashkëpunon me kompaninë e njohur BMW, por Shqipërinë e sheh si një mundësi të mirë për të vijuar karrierën e tij në këtë fushë.
    Kjo falë një sistemi favorizues taksash, tregu të mirë pune, iniciativa të vazhdueshme për mbështetjen financiare të start up-eve për të rinjtë, numri në rritje i kompanive ndërkombëtare që kanë hyrë në vendin tonë.
    Por duke mos harruar pa përmendur ruajtjen e lidhjes me familjen dhe të afërmit, të gjitha arsye se pse Jurgeni ka zgjedhur vendlindjen duke nisur një kapitull të ri për veten dhe kontributin që dëshiron të jap për Shqipërinë.

  • VIDEO – “Lumit Buna i kthehet rrjedha e tij natyrore”, Benet Beci: Ndërhyrje në zonën e Dajlanit…

    VIDEO – “Lumit Buna i kthehet rrjedha e tij natyrore”, Benet Beci: Ndërhyrje në zonën e Dajlanit…

    Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: IKMT, në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombetar te Peshkimit dhe Policinë e Shtetit, ndërhyri sot në shtratin e lumit Buna, në zonën e Dajlanit.
    Kjo ndërhyrje i jep fund zënies së kësaj hapësire, që dëmtonte biodiversitetin duke cënuar një pasuri natyrore të çmuar për Shkodrën. Me këtë veprim lumit Buna i kthehet rrjedha e tij natyrore.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!