Tag: kthehet

  • ‘Shqipëria nuk eksporton më’, Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Metalurgu po kthehet në kamerier dhe bujku në sanitar

    ‘Shqipëria nuk eksporton më’, Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Metalurgu po kthehet në kamerier dhe bujku në sanitar

    Nga Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, tha se rënia në sektorin e bujqësisë dhe industrisë është një shqetësim për vendin.

    Sipas tij, ‘nuk është e drejtë që një bujk të detyrohet të punojë sanitar’.
    “Ekzistojnë sepse themi se Bankës së Shqipërisë i kanë ngelur edhe dy tre muaj. Shqetësimet që kam lidhen drejtpërdrejt me disa problematika që u mundova ti përmend edhe në deklaratën e tij. Së pari mbi të gjitha lidhet me ekonominë dhe prodhimin neto.
    Është një problem që vjen nga viti 2024, por është materializuar edhe në 2025. Rënia e prodhimit industrial dhe bujqësor dy nga degët më të rëndësishme të vendit. Kanë pasur një impakt në rënien e eksportit. Veçanërisht në këto dy fusha që kanë edhe një pjesë shumë të gjerë të punësimit.
    Ky është një shqetësim i përsëritu. Por në qoftë se se një vit më herët kishim efektet të tërmeteve pandemi dhe luftë. Tani që jemi konsoliduar rënia në këto dy sektorë është shqetësuar. Rënia e prodhimit industrial e kombinuar në rritjen e fortë të turizmit. Kemi ndryshimi strukturore të ekonomisë kombëtare.
    Pyetja që kam dhe që materializon këtë ndryshim : A ju duket e drejtë që metalurg të kthehet në kamarier?, Ju duket e drejtë që një bujk të kthehet në sanitar? Unë mendoj që jo.”, u shpreh deputeti i PS, Braçe.
     

  • Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

    Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

    Shkruan: Silvana Begaj Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë!As trupi, as shpirti, as mënyra si sheh botën.Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë i njëjtë.As kur flokët bien. As kur fillojnë të rriten sërish.Depresioni të ndjek si hija jote, trupi nuk është më i yti,mendimet bëhen rrugë të errëta që s’të çojnë askund.Nuk më ndodh mua!- mendon derisa Tetori roze nuk eshte vetem muaji i fjongove dhe sloganeve qe duken aq bukur. Tetori kthehet ne ulerimen qe cdo grua ka per detyre te kontrolloj gjendjen e saj, perfshire ketu dhe TY.Mendojmë: “Nuk më ndodh mua.”Deri ditën kur fjalët e mjekut : “Diagnostifikoheni me kancer” te drejtohen Ty.Dhe ti, Ti qe ke kaluar cdo dite duke u shqetesuar per te ardhmen, per shkollen, qerane, punen.. Cdo gje, por kurr per shendetin! Ke munduar se ke kohe per gjithcka.Por diagnostifikimi vjen vrullshem me operacione, trajtime, ilace…Pas nje trajtimi vjen trajtimi tjeter!Kur mbaron pyet veten :- A ia vlen? A ia vlen të njohësh ferrin për disa vite më shumë?Po ia vlen! Ia vlen se ti je e forte! Nëse jeta do të donte të të rrëzonte, duhej të kishte zgjedhur një kundërshtar tjetër!Une, nuk e fitova këtë luftë për t’u kthyer në të njëjtën grua! Dua të rilind, të jem më e bukur e më e fortë.Sepse kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë i njëjtë.Dhe nga ferri del vetëm ai që ka mësuar ta dojë dritën me gjithë shpirt.P.S: Ajo që shihni në foto nuk është paruke! Është kurora ime e mbijetesës!Silvana BegajShkruan: Silvana Begaj
     

  • Nard Ndoka revoltohet me Begajn: Presidenca të kthehet në azil për të moshuarit me Alzaimer

    Nard Ndoka revoltohet me Begajn: Presidenca të kthehet në azil për të moshuarit me Alzaimer

    Ish-ministri i Shëndetësisë Nard Ndoka, i njohur vitet e fundit për viralitetin në rrjete sociale, ku ka marrë edhe nofkën “doktor”, ka bërë një koment pasi është shprehur i revoltuar ndaj Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Ndoka shkon deri aty, sa jep edhe një recetë nga të tijat për zgjidhen e preblmit, pasi kërkon që Presidenca të kthehet në azil për të moshuarit e sëmurë me Alzaimer.
    Postimi i Ndokës
    Ky dekret nuk është akt kushtetues, por një vulë gome e zyrës noteriale që Rama ka hapur brenda Presidencës.
    Institucioni që dikur quhej “balancë e shtetit”, sot është kthyer në zyrë shërbimesh publike, ku certifikohen dëshirat dhe urdherat e Kryeministrit siç vuloset një kontratë shitje kafshësh në pazarin e Milotit.
    Godina e Presidences, duhet të kthehet si qender azili per moshat e thyera të prekur nga Alzheimeri.
    Noterija presidenciale të zhvendoset tek kioskat e mbetura përballë Piramidës së Enverit, aty ku turpi historik takohet me talljen e ditës.
    Kjo nuk është më Republikë, por një komedi notariale, ku firmoset jo ligji, por mjerimi kushtetues e politik

  • Dekreti i Begajt për Tiranën/ Revoltohet Nard Ndoka: Presidenca të kthehet në azil për të moshuarit me Alzaimer

    Dekreti i Begajt për Tiranën/ Revoltohet Nard Ndoka: Presidenca të kthehet në azil për të moshuarit me Alzaimer

    Ish-ministri i Shëndetësisë Nard Ndoka, i njohur vitet e fundit për viralitetin në rrjete sociale, ku ka marrë edhe nofkën “doktor”, ka bërë një koment pasi është shprehur i revoltuar ndaj Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Ndoka shkon deri aty, sa jep edhe një recetë nga të tijat për zgjidhen e problemit, pasi kërkon që Presidenca të kthehet në azil për të moshuarit e sëmurë me Alzaimer. 
    Postimi i Ndokës 
    Ky dekret nuk është akt kushtetues, por një vulë gome e zyrës noteriale që Rama ka hapur brenda Presidencës. 
    Institucioni që dikur quhej “balancë e shtetit”, sot është kthyer në zyrë shërbimesh publike, ku certifikohen dëshirat dhe urdherat e Kryeministrit siç vuloset një kontratë shitje kafshësh në pazarin e Milotit. 
    Godina e Presidences, duhet të kthehet si qender azili per moshat e thyera të prekur nga Alzheimeri. 
    Noterija presidenciale të zhvendoset tek kioskat e mbetura përballë Piramidës së Enverit, aty ku turpi historik takohet me talljen e ditës. 
    Kjo nuk është më Republikë, por një komedi notariale, ku firmoset jo ligji, por mjerimi kushtetues e politik. 
     

  • Analiza e gazetarit: Veliaj do të kthehet. Nuk do t’i lërë pa përgjigje “Nestrat” dhe “Angonrat”

    Analiza e gazetarit: Veliaj do të kthehet. Nuk do t’i lërë pa përgjigje “Nestrat” dhe “Angonrat”

    Gazetari Flogert Muça, në emisionin “3D” në RTSH 1 HD, ka komentuar vendimin e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të ankimuar shkarkimin e tij në Gjykatën Kushtetuese, duke e cilësuar si “nisjen e një beteje personale me drejtësinë”.
    Në këtë kontekst, Muça tha se nëse Veliaj do fitojë dhe do dalë krejtësisht i pafajshëm nga kjo betejë, ai do kthehet dhe nuk do t’i lërë pa përgjigje ‘Nestrat”.
    Muça theksoi se ka përballje, por është juridike sepse fati politik i Veliajt është i varur kryekëput nga fati i tij juridik.
    “Në qoftë se në një moment tjetër, fati juridik i Veliajt shkon keq, atëherë do shohim hapin tjetër të Erion Veliaj. Por nëse fati i tij juridik shkon mirë, pra ai del krejtësisht i pafajshëm, unë mendoj se Veliaj do kthehet dhe ‘Nestrat’ dhe ‘Angonrat’ nuk do i lërë pa përgjigje.”
    Sipas Muçës, “kjo është një rrugë që duhet të presim dhe të shohim.”
    Ndërsa ankimimin në Kushtetuese nuk e shikon si përplase me kreun e qeverisë Edi Rama, që sipas tij, “përplasja fatale dhe finale do të ishte nëqoftëse Erion Veliaj do të bënte përplasje publike me Edi Ramën”.
    “Pra nëse Veliaj do të bëjë atë përplasje publike me Edi Ramën dhe PS, sikurse ka bërë me prokurorin Olsi Dado dhe SPAK, mund të thonin sot se jemi para faktit të kryer që mes Ramës dhe Veliaj nuk ka paqe dhe ky do ishte divorci final.”

  • Slot: Leoni kthehet sezonin tjetër, Kieza do listohet…

    Slot: Leoni kthehet sezonin tjetër, Kieza do listohet…

    Pas dëmtimit të rëndë në gju të Xhovani Leoni-t, Liverpuli po shikon përpara. “Gjëja e parë është se Leoni padyshim nuk është në formë të mirë sepse ka këputur ligamentin e kryqëzuar anterior, që do të thotë se do të jetë jashtë për një vit”, tha trajneri.

    Slot foli në prag të ndeshjes kundër Kristal Palase, duke njoftuar kohën e parashikuar të rikuperimit të klubit. Për ish-lojtarin e Parmës, sezoni ka mbaruar dhe ai është planifikuar të kthehet në aksion në sezonin 2026/27.

    Megjithatë, kjo situatë i hap njëkohësisht derën një tjetër lojtari italian te Liverpooli: Federiko Kieza. Pas dëmtimit të Leonit, Reds kanë vendosur ta përfshijnë anësorin, i cili fillimisht u la jashtë listës së skuadrës e tyre të Ligës së Kampionëve.

    “Po, është e vërtetë”, konfirmoi Slot, duke folur për të ardhmen e Kiezës te grupi i daljes në Europë.

    Vazhdo leximin

  • “Rrini të qetë për Armando Brojën”! Trajneri i Burnley optimist: Do kthehet dhe do jetë i rëndësishëm për ne

    “Rrini të qetë për Armando Brojën”! Trajneri i Burnley optimist: Do kthehet dhe do jetë i rëndësishëm për ne

    Çfarë po ndodh me Armando Brojën? Të shumtë janë njerëzit që mendojnë se sulmuesi shqiptar nuk mund të kthehet si dikur te Southampton, por trajneri i Burnley, Parker, ndan një tjetër mendim. Ai shprehet se Broja ka nevojë vetëm për pak minuta në këmbë dhe më pas do të kthehet në nivelet më t? larta.
    “Dëgjo, mendoj se Amando ka nevojë për pak punë për momentin. Ai nuk ka luajtur shumë futboll gjatë dy viteve të fundit. Mendoj se të gjithë duhet të jemi shumë të qetë aty ku është Amando në këtë moment.
    Ai ka nevojë për punë, pajtohem. Mendoj se pamë patjetër një version më të mirë sonte me të [krahasuar me raundin e fundit]. Por gjithashtu mund të shihni se ai ndoshta ka nevojë vetëm për minuta në këmbë. Ai ka nevojë për më shumë stërvitje. Ai duhet të vazhdojë të punojë. Ai do të jetë jetik për ne këtë vit, me siguri. Ne vetëm duhet të kujdesemi për të dhe duhet të bëjmë edhe disa punë serioze me të”, tha Parker. /Sport Ekspres/

  • Kthehet qetësia në Nepal, gjykatësja betohet si kryeministre

    Kthehet qetësia në Nepal, gjykatësja betohet si kryeministre

    Bota E Premte, 12 Shtator 2025 21:30
    Sushila Karki, një ish-kryetare e Gjykatës Supreme dhe figurë e njohur për luftën kundër korrupsionit, është emëruar kryeministre e përkohshme e Nepalit. Vendi është në trazira të forta, ku protestat e studentëve kundër korrupsionit dhe ndalimit të mediave sociale shkaktuan dorëheqjen e kryeministrit dhe shpërthimin e dhunës në shumë qytete.
    Të paktën 51 persona humbën jetën dhe mbi 1,300 u plagosën, pasi forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj protestuesve, ndërtesa e Parlamentit dhe shumë zyra shtetërore u dëmtuan rëndë.

    Presidenti i vendit, Ramchandra Podel, miratoi emërimin e Karkit pas rekomandimeve nga partitë kryesore politike. Ajo u zgjodh edhe si një figurinë e besuar nga të rinjtë protestues, të cilët e kërkuan me ngulm që të marrë drejtimin e vendit.

  • U ‘nda’ nga Ronaldo, Laporte bashkohet me Bilbaon

    U ‘nda’ nga Ronaldo, Laporte bashkohet me Bilbaon

    Ajmerik Laporte kthehet te Atletik Bilbao. Mbrojtësi i kombëtares iberike, i sapoardhur nga një periudhë te Al-Nasr në Arabinë Saudite, kthehet në klubin ku është stërvitur në hapat e parë të karrierës si futbollist.

    Lojtari, i cili do të veshë fanellën me numër 14. Ai fitoi Kampionatin Europian në vitin 2024 së bashku me shokët e skuadrës së re si; Unai Simón, Dani Vivian dhe Niko Uilliams, dhe Ligën e Kombeve UEFA në vitin 2023. Laporte i tha lamtumirë klubit në vitin 2018 dhe tani po i jep përparësi projektit të tij te Bilbao.

    Ish lojtari i Mançester Sitit tani 31 vjeç ka nënshkruar për Bolbaon deri në 30 qershor 2028./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • A ia vlen të kthehet një turist që paguan deri në 700 euro nata kur s’ka as ujë e qelbet nga aroma e plehrave?

    A ia vlen të kthehet një turist që paguan deri në 700 euro nata kur s’ka as ujë e qelbet nga aroma e plehrave?

    Nga Ola Xama 

    Shqipëria ka patur sezonin turistik më të dobët të regjistruar që nga viti i pandemisë, sipas shifrave të periudhës janar-korrik.Në vitin 2022 për periudhën janar- korrik në Shqipëri hynë 1.1 milion më shumë vizitorë të huaj me një normë rritje 40%, në vitin 2023 1.2 milion më shumë (30% rritje vjetore) dhe në vitin 2024 u regjistruan 1.19 milion më shumë vizitorë nga janari deri në muajin korrik me rritje 23%.Për periudhën janar – korrik 2025 shtesa e numrit të vizitorëve të huaj ishte 225 mijë, me një normë rritjeje 3.5%. Nuk ka rënie të numrit të vizitorëve të huaj, por rënie të ritmit të shtimit të tyre dhe jo pak por me gati 7 herë krahasuar me një vit më parë.Ndaj në vend të konferencave ku flitet se sa sezon të sukseshëm patëm, është mirë që të identifikohen arsyet se përse Shqipëria nuk është një destinacion i qëndrueshëm ku turistët dëshirojnë të kthehen dhe çfarë po u ofrohet vizitorëve.Përpara se të gjejmë arsyet te çmimet e larta dhe operatorët privatë, agjencitë publike do të bënin mirë të analizonin shërbimet minimale komunitare që ka në këto zona.Përgjatë plazhit të Dhërmiut psh, që mbahet si një nga zonat më elitare, kam numëruar gjithsej 4 kosha për mbeturinat, të tejmbushur dhe askush nga bashkia që shkonte të merrte mbetjet. Energjia elektrike ndërpritej sa herë që kishte erë për të mbrojtur linjat nga defektet, ndërsa uji kryesisht ofrohej nga vetë subjektet private që kishin vendosur puse.Kur pyeta disa biznese lokale në këtë zonë, më treguan se paguanin 35 mijë euro tarifë për shfrytëzimin e vijës bregdetare dhe rreth 25 mijë euro taksa lokale bashkisë, për të mos marrë asnjë shërbim. As ujë, as pastrim, as gjelbërim (pemët dhe asfalti përgjatë plazhit ishte bërë me kontribut privat). Po të matësh llogaritë që bizneset pagujanë dy herë, edhe në bashki dhe privatisht për të marrë shërbimet, çmimi për natë do të rezultojë i lartë.Ndaj përpara se qeveria të drejtojë gishtin dhe të fajësojë biznesin se përse nuk kthehet turisti, është mirë të pyesë veten dhe bashkitë e këtyre zonave: A ia vlen që të kthehet një turist që paguan deri në 700 euro nata kur nuk ka as ujë, ndonjëherë as drita dhe qelbet nga aroma e plehrave?