Tag: kthehet

  • Coelho: Mbylleni ciklin… ajo që ka kaluar nuk kthehet më kurrë…

    Coelho: Mbylleni ciklin… ajo që ka kaluar nuk kthehet më kurrë…

    Nga Paulo Coelho Mbylleni ciklin. Ajo që ka kaluar nuk kthehet më kurrë. Gjithmonë duhet të dimë kur një fazë merr fund. Nëse insistojmë të qëndrojmë atje më gjatë seç duhet, do të humbasim gëzimin dhe kuptimin e fazave të tjera që duhet të jetojmë. Të mbyllim cikle, dyer, të kthejmë faqe, të përfundojmë kapituj, pavarësisht si e themi, çfarë është e rëndësishme është të lëmë pas momentet e jetës sonë të kaluar. Keni humbur punën tuaj? Mbaroi një marrëdhënie? U larguat nga shtëpia e prindërve tuaj? Keni shkuar jashtë vendit? Miqësia që keni kultivuar për kaq kohë u zhduk pa shpjegime? Mund të kaloni shumë kohë duke menduar se pse ndodhi kjo. Mund t’i thoni vetes se nuk do të bëni as një hap para se të kuptoni shkaqet që papritmas i bënë pluhur disa prej gjërave që ishin aq të rëndësishme dhe konstante në jetën tuaj. Ky qëndrim, megjithatë, do të dëshmohet shumë psikotik për të gjithë: Prindërit, burri ose gruaja juaj, miqtë tuaj, fëmijët tuaj, motra juaj, të gjithë do të përfundojnë kapituj, do kthejnë faqe, do lëvizin, dhe të gjithë do të trishtohen sepse ndodheni në gjendje të keqe. Askush nuk mund të jetë njëkohësisht në të tashmen dhe në të kaluarën, as kur përpiqemi të kuptojmë çfarë po ndodh me ne. Ajo që kaluan nuk do të kthehen: Nuk mund të qëndrojmë përgjithmonë fëmijë, adoleshentë të vonë, djem që ndihen fajtorë ose të zemëruar me prindërit e tyre, të dashuruar që jetojnë ditë e natë një lidhje me dikë që është zhdukur dhe nuk ka ndërmend të kthehet.

    Gjërat kalojnë dhe më e mira që ne mund të bëjmë është në fakt t’i lëmë të shkojnë. Prandaj është kaq e rëndësishme (sado e dhimbshme që të jetë) të shkatërrojmë kujtime, të shpërngulemi, të japim gjëra në jetimore, të shesim apo të dhurojmë librat që kemi. Çdo gjë në botën e dukshme është një shfaqje e të padukshmes, e atyre që ndodhin në zemrat tona, dhe duke shkatërruar disa kujtime, do të thotë që krijojmë hapësirë që kujtime të tjera të marrin vendin e tyre. Ç

    lirohuni nga gjërat. Lërini të shkojnë. Askush nuk luan me letra në shënjuara në jetë, kështu që njëherë fitojmë dhe njëherë humbasin. Mos prisni që t’ju kthejnë diçka pas, të njohin përpjekjet tuaja, të zbulojnë gjenialitetin tuaj, të kuptojnë dashurinë tuaj. Ndaloni të ndizni televiziorin e emocioneve tuaja dhe të shikoni të njëjtin emision që ju tregon se sa shumë keni vuajtur nga një humbje: Vetëm ju helmon, asgjë tjetër.

    Nuk ka asgjë më të rrezikshme sesa të mos pranojmë ndarje dashurie, premtime për punë që nuk kanë një datë specifike fillimi, vendime që shtyhen vazhdimisht në emër të “momentit ideal”. Para se të filloni një kapitull të ri, duhet të përfundojë i vjetri: Thuajini vetes se ajo që ka kaluar nuk do të kthehet më.

    Mos harroni se dikur do të mund të jetonit pa këtë gjë ose këtë njeri, asgjë nuk është e pazëvendësueshme, zakoni nuk është domosdoshmëri. Mund të duket e qartë, mund të jetë akoma dhe e vështirë, por shumë e rëndësishme. Të mbyllni cikle. Jo nga mendjemadhësia, dobësia apo arroganca, thjesht sepse diçka nuk është më pjesë e jetës tuaj. Mbyllni derën, ndryshoni disk, pastroni shtëpinë tuaj, shkundni pluhurin. Ndaloni të qenit ata që ishit dhe shndërrohuni në atë që jeni.

    *Marrë nga profili në Facebook i Shpendi Shakajt

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    PAULO COELHO: NA ISHTE NJËHERË NJË MBRETËRI, KU JETONIN VETËM NJERËZ TË LUMTUR…

  • E bujshme/ Uzuni kërkohet nga skuadra e Serie A

    E bujshme/ Uzuni kërkohet nga skuadra e Serie A

    Futbollisti beratas i Kombëtares kuqezi Myrto Uzuni, mund të kthehet së shpejti në Evropë. Sulmuesi shqiptar i Austin FC në MLS, thuhet se po shqyrton mundësinë e largimit nga skuadra në fund të vitit 2025, duke synuar të kthehet në Europë, siç theksohet nga TuttoCagliari.net.

    Burime pranë lojtarit flasin për një dëshirë të qartë: të kthehet në një ligë më konkurruese pas përvojës së tij jashtë shtetit. Kjo dëshirë nuk ka kaluar pa u vënë re, veçanërisht që nga ajo kohë.

    Klubi sard, në kërkim të përforcimeve në sulm për gjysmën e dytë të sezonit, thuhet se po vlerëson mundësinë e një huazimi fillestar në janar, një zgjidhje që do t’u lejonte atyre të testonin ndikimin e lojtarit.

    Nuk ka negociata të avancuara në këtë kohë, por kontaktet midis palëve mund të intensifikohen në javët në vijim. Prandaj, emri i Uzunit mbetet një nga më interesantët në kontekstin e një fushate përforcuese. /Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • “Dosja të kthehet për hetim…”, Kryemadhi: Nuk ka prova të reja nga SHBA! SPAK shkeli procedurat…

    “Dosja të kthehet për hetim…”, Kryemadhi: Nuk ka prova të reja nga SHBA! SPAK shkeli procedurat…

    Monika Kryemadhi tha për gazetarët pas daljes nga GJKKO, ku u shty seanca paraprake për dosjen në ngarkim të saj, Ilir Metës dhe tre të tjerëve, tha se do të kërkojë që dosja të kthehet për hetime në SPAK. Të njëjtën kërkesë parashtroi edhe avokati i Metës më herët për gazetarët. Sipas saj, përmes avokatit të saj, kërkoi në seancë që të saktësohet se nuk bëhet fjalë për prova të reja të ardhura nga Amerika por për kthim përgjigje për një letër porosi të drejtuar nga SPAK në vitin 2024.
    “ Avokati im kundërshtoi dorëzimin e letërporosisë për të pasur një qartësi se pati informacion të gabaur për opinionin publik. Nuk ka asnjë provë të reja, por është kthimi i përgjigjes së letërporosisë të bërë nga SPAK, prokuroria ka shkelur procedurën duke çuar dosjen për gjykim pa mbyllur hetimet. Nuk dha asnjë argument, materialet e reja do të nxjerrë në pah se kush janë keqdashësit ose sabotuesit nuk po quaj falcifikator. Llogaritë bankare të GSIS tregojnë se janë paguar aq para sa ka deklaruar LSI. Por, sigurisht kjo dosje do të kthehet përsëri mbrapsht, që do të vendosë përpara drejtëisë GSIS, SPAK apo kushdo që ka bërë analizimin e  kësaj dosje. Do të kërkojmë rikthimin se vetë letërporosia nga SHBA ka sjellë informacionin e saktë dhe zbardh përfundimisht se çfarë ka ndodhur me GISIS. Duke e lexuar me ekspertë financiarë, është e faktuar që LSI ka paguar aq fatura saç ka deklaruar dhe aq janë derdhur në llogarinë bankare të GSIS. Ose me paaftësinë e lexusit financiar të SPAK ose me keqdashësi.”, tha Kryemadhi.

  • Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

    Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

    Elton Ilirjani ka ngritur shqetësimin për gjendjen e këngëtares Parashqevi Simaku, duke deklaruar se ajo rrezikon të mbetet sërish e pastrehë, nëse nuk ndërhyhet urgjentisht. Në një intervistë me Blendi Fevziun, Ilirjani u shpreh se situata e artistes nuk ka pësuar asnjë përmirësim gjatë 11 muajve të fundit dhe se, sipas tij, Parashqevia nuk po merr trajtimin dhe mbështetjen e nevojshme.
     
    Ai bëri thirrje për ndërhyrje institucionale, duke theksuar se çështja nuk mund të zgjidhet vetëm me donacione të rastësishme, por kërkon angazhim konkret nga shteti shqiptar.
    ”Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!
    Parashqevia është në situatën më të vështirë, sepse kanë kaluar 11 muaj dhe nuk ka asnjë përmirësim.
    Ajo nuk merr as mjekim, doli nga spitali, nuk është mirë. Një njeri që rri gjithë ditën në shtëpi, nuk ka motivim, që thotë “inteligjenca artificiale më ndau”. Ajo është e ndarë por nuk pranon që është e ndarë. Përveç “GoFund” përpara 11 muajsh, ajo nuk ka marrë asnjë ndihmë tjetër.
    Ka qenë z.Kadri Morina që ka paguar deri në fund të janarit dhe që nga 1 shkurti do të kthehet atje ku ishte sepse ajo nuk ka as ID që mund të aplikojë. Unë mendoj që ndihma ime ka qenë maksimale, duke folur dhe me persona që kanë ofruar shtëpi këtu në Kavajë, ajo që i duhet asaj është ndihma e shtetit shqiptar, për të bërë të mundur që të shkojë dhe të marrë mjekimin dhe të bëjë letrat, të bëjë ID-në amerikane, të bëjë ID-në shqiptare, dikush të vijë dhe të merret me këtë zonjë.”

  • Mancini më në fund thotë “Po”, pranon ofertën e Al Sadd në Katar…

    Mancini më në fund thotë “Po”, pranon ofertën e Al Sadd në Katar…

    Roberto Mancini është gati të kthehet në Gjirin Persik. Ish-trajneri i Italisë dhe Arabisë Saudite thuhet se ka vendosur të pranojë ofertën e Al Sadd, klubit më të suksesshëm të Katarit, kampionëve në fuqi me 18 tituj kampioni dhe dy tituj të Ligës së Kampionëve Aziatikë.
    Megjithatë, trofeu i tyre i fundit daton që nga viti 2011 dhe klubi dëshiron të kthehet te fitoret me një trajner ndërkombëtar me shumë përvojë. Mancini mund të jetë në Doha që në mesjavë.
    Al Sadd merr pjesë në Ligën e Kampionëve, por, pas katër javësh kampionat, është jashtë tetë ekipeve më të mira të Grupit Perëndimor dhe për këtë arsye nuk mund të kualifikohet për në fazën finale.
    Kontrata e ofruar Mancinit është e vlefshme deri në maj 2026. Mancini kishte kërkuar kohë për të shqyrtuar marrëveshjen, me shumë mundësi duke pritur një ofertë nga Italia, gjë që në fund nuk e bindi.
    Oferta nga Al Sadd i Emir Al Thanit mbeti në axhendë dhe në fund, ish-trajneri i Italisë thuhet se vendosi të thoshte “Po”. Nëse kjo ndodh, debutimi në Ligën e Kampionëve Aziatike do të jetë më 24 nëntor kundër Al-Wahda (Emiratet e Bashkuara Arabe).

  • “Veliaj do të kthehet në zyrë”/ Këshilltari socialist i Tiranës: Do t’ia shpjegojmë pse e ‘tradhtuam’

    “Veliaj do të kthehet në zyrë”/ Këshilltari socialist i Tiranës: Do t’ia shpjegojmë pse e ‘tradhtuam’

    Këshilltari i majtë në bashkinë e Tiranës, Alfred Muharremi u shpreh besimplotë se Erion Veliaj do të kthehet në drejtimin e kryeqytetit, pas vendimit të Kushtetueses. Muharremi tha se Veliajt do t’i shpjegohet dhe “tradhtia” e votës së këshilltarëve për shkarkimin e tij.
    “Ne shpresojmë që të kthehet në detyrë fizikisht, se ai në detyrë është. Unë e shpresoj të kthehet dhe t’i japim dhe përgjigje dhe duke komunikuar ndoshta edhe ajo normalisht hatërmbetja ndaj anëtarëve të këshillit që citoi Veliaj, t’ia shpjegojmë arsyet se përse ka ndodh.
    Ky ka qenë një ndër vendimet më të vështira, ka pasur dhe debat. Për ne nuk prevalon interesi personal, por ai i qytetarëve. Sapo u tha që ne kemi frikë nga zgjedhjet. Ne në 11 maj dolëm forcë e parë. Dhe Veliaj është prangosur në mënyrë të padrejtë. Veliaj u prangos në shkurt. Dhe në 11 maj, Tirana votoi PS”, tha Muharremi.

  • Veliaj kthehet në zyrë? Këshillari i PS: Do i shpjegojmë pse e “tradhtuam”

    Veliaj kthehet në zyrë? Këshillari i PS: Do i shpjegojmë pse e “tradhtuam”

    Këshilltari i majtë në bashkinë e Tiranës, Alfred Muharremi thotë se Veliaj do kthehet në drejtimin e kryeqytetit, pas vendimit të Kushtetueses. Ai tha se Veliajt do t’i shpjegohet dhe “tradhtia” e votës së këshilltarëve për shkarkimin e tij.
    “Ne shpresojmë që të kthehet në detyrë fizikisht, se ai në detyrë është. Unë e shpresoj të kthehet dhe t’i japim dhe përgjigje për hatërmbetja ndaj anëtarëve të këshillit që citoi Veliaj, t’ia shpjegojmë arsyet se përse ka ndodh.
    Ky ka qenë një ndër vendimet më të vështira, ka pasur dhe debat. Për ne nuk prevalon interesi personal, por ai i qytetarëve. Veliaj është prangosur në mënyrë të padrejtë-, tha Muharremi.

  • “Veliaj do të kthehet në zyrë”, këshilltari socialis i Tiranës: Do t’ia shpjegojmë pse e “tradhtuam”

    “Veliaj do të kthehet në zyrë”, këshilltari socialis i Tiranës: Do t’ia shpjegojmë pse e “tradhtuam”

    Këshilltari i majtë në bashkinë e Tiranës, Alfred Muharremi u shpreh besimplotë se Erion Veliaj do të kthehet në drejtimin e kryeqytetit, pas vendimit të Kushtetueses.
    Në Terminal në A2 CNN, Muharremi tha se Veliajt do t’i shpjegohet dhe “tradhtia” e votës së këshilltarëve për shkarkimin e tij.
    “Ne shpresojmë që të kthehet në detyrë fizikisht, se ai në detyrë është. Unë e shpresoj të kthehet dhe t’i japim dhe përgjigje dhe duke komunikuar ndoshta edhe ajo normalisht hatërmbetja ndaj anëtarëve të këshillit që citoi Veliaj, t’ia shpjegojmë arsyet se përse ka ndodh. Ky ka qenë një ndër vendimet më të vështira, ka pasur dhe debat. Për ne nuk prevalon interesi personal, por ai i qytetarëve. Sapo u tha që ne kemi frikë nga zgjedhjet. Ne në 11 maj dolëm forcë e parë. Dhe Veliaj është prangosur në mënyrë të padrejtë. Veliaj u prangos në shkurt. Dhe në 11 maj, Tirana votoi PS”, tha Muharremi për gazetaren Aurora Sulçe.

  • “Veliaj do të kthehet në zyrë”, këshilltari socialist i Tiranës: Do t’ia shpjegojmë pse e “tradhtuam”

    “Veliaj do të kthehet në zyrë”, këshilltari socialist i Tiranës: Do t’ia shpjegojmë pse e “tradhtuam”

    Këshilltari i majtë në bashkinë e Tiranës, Alfred Muharremi u shpreh besimplotë se Erion Veliaj do të kthehet në drejtimin e kryeqytetit, pas vendimit të Kushtetueses.
    Në Terminal në A2 CNN, Muharremi tha se Veliajt do t’i shpjegohet dhe “tradhtia” e votës së këshilltarëve për shkarkimin e tij.
    “Ne shpresojmë që të kthehet në detyrë fizikisht, se ai në detyrë është. Unë e shpresoj të kthehet dhe t’i japim dhe përgjigje dhe duke komunikuar ndoshta edhe ajo normalisht hatërmbetja ndaj anëtarëve të këshillit që citoi Veliaj, t’ia shpjegojmë arsyet se përse ka ndodh. Ky ka qenë një ndër vendimet më të vështira, ka pasur dhe debat. Për ne nuk prevalon interesi personal, por ai i qytetarëve. Sapo u tha që ne kemi frikë nga zgjedhjet. Ne në 11 maj dolëm forcë e parë. Dhe Veliaj është prangosur në mënyrë të padrejtë. Veliaj u prangos në shkurt. Dhe në 11 maj, Tirana votoi PS”, tha Muharremi për gazetaren Aurora Sulçe.

  • Nuhiu: Tirana të kthehet te identiteti i saj fitues, me Vorën kërkohet përqëndrim

    Nuhiu: Tirana të kthehet te identiteti i saj fitues, me Vorën kërkohet përqëndrim

    Ardian Nuhiu do të drejtojë për herë të dytë Tiranën e tij në këtë edicion. Nesër në “Selman Stërmasi” ora 14:00, bardheblutë përballen me Vorën me të cilët pikët janë detyrë shtëpie. Paraditen e sotme tekniku shkupian foli për rëndësinë e takimit. “Pikët janë më të rëndësishme, dua të shoh luftë, grintë dhe dëshirë për të fituar nesër”,nënvizon trajneri.

    Nuhiu:

    “Jemi të vetëdijshëm për mënyrën që skuadra nuk ka filluar mirë, por vështirësitë të rrisin në jetë, çdo futbollist rrit veten e vet, kam besim te grupi se do të dalin te kualiteti i tyre, po mundohemi në këto pak ditë sa kemi me skuadrën që të ringrihemi në aspektin psikologjik, të besojmë te grupi se thjesht na duhet të bashkojmë forcat për të përballuar ndeshjen e nesërme.

    Duhet që ndeshjen e nesërme ta zhvillojmë me përqëndrim të madh pasi nesër është “kockë e fortë”, vendoset mirë dhe lufton shumë, i kemi analizuar futbollistët besoj jemi të përgatitur, shpresoj të shoh një grup të bashkuar, duhet ta nxjerrim skuadrën nga kjo situatë, kam besim.

    Besoj fuqishëm, mbështetem te potenciali I grupit, të kthehet skuadra te identiteti i saj. Janë të gjjithë të gatshëm, për mua të gjithë janë startues, ata që do jenë në stol të jenë të gatshëm. Duhet ende kohë që të futet filozofia e një trajneri te një grup nuk po e them për justifikim, por e dimë sa e vështirë është të heqësh gjërat e vjetra dhe të vendosësh idetë e reja, pasi nuk kemi kohë për të humbur.

    Në këtë moment pikët janë më të rëndësishme, dua të shoh, luftë, grintë dhe dëshirë për të fituar nesër. Pashë një skuadër kompakte që lufton si grup, do marrim masat për të goditur pikat e tyre, nuk do të jetë e lehtë. Presioni është privilegj, na ngre më lart, kemi gjithçka në dorë, shpresoj të rikthejmë buzëqeshjen sa më shpejt te tifozët tanë, duhet të menaxhojmë grupin dhe presionin, nëse fitojmë do të jemi të lumtur dhe bashkuar për të vazhduar. I futem kësaj situate me besim të plotë te puna të angazhimi, te kualiteti i grupit”

    Vazhdo leximin