Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e tij elektoral në Greqi dhe këtë të dielë zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Athinë. Rama e hapi fjalën e tij duke uruar besimtarët myslimanë për ditën e Fiter Bajramit.
Kryeministri Edi Rama tha se dikush që do të kthehet sot në Shqipëri, nesër do të jetë më mirë se duke qëndruar në emigracion.
“Kush do të ketë kurajon të kthehet sot në Shqipëri, do të ketë më shumë nesër se duke qëndruar këtu. Paga mesatare sot është 830 euro dhe në mandatin e katërt do ta çojmë në 1 mijë euro,” tha Rama.
Ai premtoi se pas zgjedhjeve të 11 majit, do të rikthehet përsëri në Greqi për të falenderuar këtë komunitet për votat që do të japin për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ai shtoi se pas 11 majit, shqiptarët do të jenë të gjithë të barabartë, si qytetarë të Bashkimit Evropian. “Jemi këtu bashkë, por pas 11 majit do të jemi të gjithë të barabartë mes të barabartëve,” tha ai.
Rama po ashtu theksoi se Shqipëria ka arritur një stad ku të huajt e respektojnë për atë që është. “Shqipëria sot është një vend që e ka në dorë fatin e saj dhe nuk është në mëshirën e askujt. E morëm vendin të zhytur në borxhe dhe ku gjithçka ishte ndaluar për shkak të borxheve të panumërta. Nuk paguheshin më furnizuesit dhe kompanitë pasi ishin ndaluar pagesat për to,” tha Rama.
Rama i ftoi emigrantët të votojnë për Partinë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2025, për të mundësuar që fëmijët e tyre të kenë pasaportën evropiane.
“Keni detyrë si prindër që t’u jepni fëmijëve tuaj pasaportën evropiane dhe t’u thoni: Mësoni gjuhën greke dhe kulturën greke, mësoni gjuhën italiane dhe kulturën italiane, mësoni të gjitha gjuhët e Evropës dhe kulturën e saj. Por, nuk keni nevojë të ndryshoni atë që jeni dhe atë që shkruani në pasaportën tuaj, shqiptar. Sepse me këtë pasaportë që do ta keni, duke u bashkuar me Edi Ramën dhe socialistsët në vitin 2025, do të keni mundësinë të qëndroni këtu dhe të udhëtoni kudo në Evropë dhe të respektoheni si qytetarë të barabartë mes evropianëve”, tha Rama.
Tag: kthehet
-

Rikthehet ora verore, të dielën akrepat do të lëvizin një orë përpara
Me ardhjen e pranverës ndodh edhe ndryshimi i orës, ku akrepat lëvizin 60 minuta përpara. Në natën mes të shtunës dhe të dielës, më 30 mars do të kthehet ora e verës. Ndryshimi do të bëhet në orën 02:00, kur akrepat do të kapërcejnë direkt në 03:00. Në këmbim të një ore gjumë më pak do të kemi një orë dritë më shumë.
Në këtë mënyrë kthehet ora verore, e cila do të na “dhurojë” me shumë dritë në mbrëmje dhe më shumë orë me diell gjatë ditës. Në pranverë, e gjithë Europa kalon në orën e verës për të optimizuar përdorimin e rrezeve të diellit dhe rrjedhimisht konsumon më pak energji elektrike.
Orari veror do të vazhdojë deri nw fund tw tetorit, kur do të kthehet ora diellore. Ndryshimi i akrepave është një proces i unifikuar në gjithë Evropën, ora e shteteve evropiane ndryshon në të njëjtën kohë. Ndryshimi i saj u vendos si ligj evropian në vitin 1981. -

Rama: Më 11 Maj nuk duhet të kthehemi pas në drejtësinë e pazarxhinjve
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sy m’sy”, tha se “drejtësia e re” është bëma më e madhe dhe historike e Partisë Socialiste. Kreu i qeverisë shtoi se më 11 maj duhet të votohet për PS-në, në mënyrë që vendi të mos kthehet pas në atë që e quajti “drejtësinë e pazarxhinjve”.
“Shpata e ndëshkimit që në një vend normal, me barazi para ligjit është në dorën e “Zonjës drejtësi”, ishte në këtë zyrë. E kishin trashëguar të gjithë të parët e kësaj pune, në mbretëri, diktaturë e demokraturë. Dhe ajo shpatë edhe në kohën e lirisë, pas komunizmit, goditi me urdhër nga këtu nga maja e Piramidës kryetarin e opozitës Fatos Nanon, i cili është edhe i burgosur politik. Kështu që lufta për drejtësi dhe shtet të së drejtës nuk është e thjeshtë, por e vështirë. Por, ama kthesa është e dukshme, e prekshme dhe është e vlerësuar lart edhe nga BE, edhe nga familja e madhe të cilës ne duam t’i bashkohemi dhe nuk bashkohemi dot nëse nuk tregojmë se kemi barazi para ligjit”, deklaroi Rama.
Sipas kryeministrit, “kjo është bëma më e madhe dhe më historike e PS, e forcës që qeveris vendin pikërisht prej 2013 dhe që udhëhiqet nga unë me vendosshmërinë më të madhe që drejtësia të bëjë drejtësi dhe që ky proces ka filluar të mos kthehet mbrapa”.
“Prandaj këmbëngul të votosh për mua dhe PS. Duhet të votosh me patjetër për arsyen të vetme që barazia para ligjit të mos vihet më në diskutim dhe që çfarë është nisur të mos përmbyset dhe të mos kthehet aty ku ishim në llumin e një drejtësie pazarxhinjsh dhe vetëm drejtësi nuk ishte dhe nuk bënte”, theksoi Rama.

