Tag: kthehet

  • Fëmijët probleme me shikimin, 10 % e nxënësve në arsimin 9-vjeçar kanë humbje të të parit

    Fëmijët probleme me shikimin, 10 % e nxënësve në arsimin 9-vjeçar kanë humbje të të parit

    10% e fëmijëve në arsimin 9-vjeçar kanë probleme me shikimin. Ky konstatim vjen nga depistimi i kryer në shkolla, pjesë e programit kombëtar të nisur që prej majit të vitit 2022.

    Për vitin 2021–2022 janë depistuar rreth 82.799 nxënës, nga të cilët 8400 rezultojnë të jenë drejtuar për vizitë te specialisti. Ndërsa për vitin akademik 2022–2023, rreth 2422 nxënës kanë dalë me probleme me shikimin nga 20.172 depistime të kryera në total.

    Megjithatë, sipas mjekëve, kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë.

    “Ky raport mund të jetë më i madh se 10%, sepse neve na rezulton se nga 10 fëmijë, 3 fëmijë rezultojnë me probleme me shikimin. Edhe po ta marrim të mirëqenë që mesatarja është 10%, kjo shifër është shqetësuese. Ka faktorë ambientalë, të ndryshimit të stilit të jetesës, të qëndrimit të gjatë në ambiente të mbyllura, në pajisje digjitale, përpara TV-së, që ka ndikuar të rriten këto shifra dhe të arrijnë në këto nivele”, u shpreh Rubin Topi, mjek okulist.

    Sipas mjekut okulist Rubin Topi, miopia po kthehet në një pandemi globale.

    “Kjo po kthehet në një pandemi, pra pandemia e miopisë, një rritje progresive në numrin e fëmijëve po kthehet në një problem global. Më shumë se gjysma e popullatës, deri në vitin 2050, do të vuajë nga probleme të miopisë”, tha Topi.

    Topi këshillon ekspozimin sa më pak në pajisje digjitale, qëndrimin më tepër në ambiente të hapura, si dhe kontrolle të vazhdueshme për kapjen në kohë të problematikave me shikimin.

  • Programi për pronat, Lulzim Basha: Ku është e lirë i kthehet pronarit ose kompensim me vlerë tregu

    Programi për pronat, Lulzim Basha: Ku është e lirë i kthehet pronarit ose kompensim me vlerë tregu

    Lulzim Basha i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Nevila Nika, Fatos Brahaj dhe Andi Prifti, kanë vijuar takimet me banorë në zonën e ”Pazarit të Ri” në Tiranë. Basha gjatë takimeve shpalosi programin për pronat, ku tha se pronarët do kompensohen nëse ka prona të lira ose në të kundërt do u jepen para me vlerë tregu.
    ”Parimi i programit tonë është ky. Prona ku është e lirë kthehet menjëherë tek pronari, shteti automatikisht heq dorë nga çdo procedurë administrative, nga çdo proces gjyqësor kundër pronarit që e ka pronën të lirë.

    Pjesërisht apo totalisht. Aty ku toka nuk është e lirë, aty kompensohet me vlerë tregu. Dhe ky është ndryshimi kryesor me qasjen që ka pasur kjo qeveri.
    Kjo zgjidhet me vullnet politik, rikthehet prapë te parimi kryesor që është: ‘Prona e lirë i kthehet pronarit, prona jo e lirë, kompensohet me vlerë tregu’. Këtu vijmë tek çështja e vlerës. Ekspertët tanë financiarë kanë vlerësuar një vlerë prej afro 8 miliardë euro”,-tha Basha.

  • VIDEO/ Vota e diasporës kthehet ‘trend’ në TikTok, shqiptari i tregon gishtin e mesit PS-së

    VIDEO/ Vota e diasporës kthehet ‘trend’ në TikTok, shqiptari i tregon gishtin e mesit PS-së

    Për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të vendit tonë, diaspora do të ketë mundësi që të votojë për zgjedhjet e 11 Majit.
    Më shumë se 245 mijë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit janë regjistruar për të votuar, teksa fleta e votimit iu është nisur me postë nga KQZ.
    Teksa një pjesë e tyre fletëve të votimit ka përfunduar tek shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve, duket se fotografimi i votës  po kthehet trend në rrjetet sociale.
    Një video e publikuar dje në rrjetin social TikTok (të cilin qeveria shqiptare e ka ‘mbyllur’), një shqiptar ka publikuar momentin kur ai voton, ku i tregon edhe gishtin e mesit numrit PS-së dhe në fund voton për Partinë Demokratike.

  • Lukaku kthehet te goli në Serie A, McTominay i pandalshëm (VIDEO)

    Lukaku kthehet te goli në Serie A, McTominay i pandalshëm (VIDEO)

    14 Prill 2025

    22:14

    Telesport

    Napoli e ka vendosur në shinat e duhura një ndeshje që pjesën e parë kishte ngecur me një gol. Pas rrjetës së avantazhit nga skocezi McTominay, në pjesën e dytë, djemtë e Contes gjetën qetësinë duke shënuar me Romelu Lukakun që kthehet te goli, ashtu sikurse mesfushori i ardhur nga Manchester United bëri dopietën personale ndaj një Empoli tashmë të dorëzuar.
    GOLI I LUKAKUT – VIDEO
    GOLI I MCTOMINAY – VIDEO

  • BKH kthehet në derën e Veliajt, sinjal për zhvillime të reja

    BKH kthehet në derën e Veliajt, sinjal për zhvillime të reja

    Oficerë të BKH kanë zbarkuar në shtëpinë e kryebashkiakut Veliaj në rezidencën “Kodra e Diellit”.
    Veliaj ndodhet në burgun e Durrësit, ndërsa në banesë ndodhet bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, dhe ajo person nën hetim, me masë sigurie “Detyrim paraqitje” në GJKKO.
     

  • Martin kthehet në pistë, MotoGP e kampionit nis në Katar

    Martin kthehet në pistë, MotoGP e kampionit nis në Katar

    Aprilia Racing përgatitet të përballet me garën e katërt të sezonit në pistën ndërkombëtare Lusail, me formacionin e saj më në fund të plotë dhe gati për të sfiduar armatën e Ducati-t.

    I pranishëm në fund të marsit në Austin vetëm si vëzhgues, Horge Martin kthehet në pistë pasi mungoi në GP të Tajlandës, GP të Argjentinës dhe GP të Amerikës për shkak të një dëmtimi të dyfishtë (në testet para sezonit në janar në Sepang, pastaj në stërvitje në Spanjë)

    “Dua vërtet të kthehem në pistë dhe jam i lumtur që të paktën mund të përpiqem të garoj në Katar. Qëllimi do të jetë të filloj të ndërtoj pak vetëbesim me RS-GP25 dhe të filloj të garoj. Nuk e di si do të jetë gjendja ime fizike, definitivisht nuk jam 100 përqind. Do të përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë dhe të rritemi pak nga pak. Fizikisht, nuk jam as i sigurt nëse do të jem në gjendje të përfundoj një garë, por nëse ia dalim, do të jetë një fitore sepse do të thotë se po filloj të rikuperohem. Duhet të bëjmë hapa një nga një për t’u përpjekur të kthehemi në nivelin tonë sa më shpejt të jetë e mundur.”

    Vazhdo leximin

  • Djokovic kthehet në “diletant”, edhe në Montecarlo humbet që në debutim ndaj nr.32 në botë

    Djokovic kthehet në “diletant”, edhe në Montecarlo humbet që në debutim ndaj nr.32 në botë

    10 Prill 2025

    12:37

    Telesport

    Finalja në turneun Masters të Miami dy javë më parë duket vite dritë larg për tenistin serb Novak Djokovic. Ish-numri 1 në botë, u eliminua që në raundin e dytë të turneut tjetër Masters, atij të Montekarlo.
    Djokovic u mund 2-0 (6-3, 6-4) nga kiliani Alejandro Tabilo, numri 32 në botë. Kjo është hera e dytë që kiliani e eliminon serbin në harkun kohor të një viti, pas suksesit vjet në Romë (sërish në fushat me dhè).
    Por, ajo që bie më shumë në se është se këtë vit po bëhen të shumta humbjet e Djokovic që në ndeshjet e para të turneve Masters ku ai merr pjesë. “Një ndeshje e keqe, ndoshta më e keqja që kam bërë”, tha Djokovic.
    “Ishte e tmerrshme të ndjeja veten duke luajtur në këtë mënyrë. I kërkoj ndjesë atyre që panë këtë lojë. Megjithatë, objektivi im mbetet Roland Garros. Tani duhet të kuptoj motivin e kësaj loje”, tha serbi.

  • Kthehet Ter Stegen dhe Szczesny në stol? Ish-portieri i Juves: Do të ishte diçka normale dhe e kuptueshme…

    Kthehet Ter Stegen dhe Szczesny në stol? Ish-portieri i Juves: Do të ishte diçka normale dhe e kuptueshme…

    8 Prill 2025

    14:19

    Alfred Lleshi

    Wojciech Szczesny është kthyer në një “hajmali” të vërtetë për Barcelonën. Kanë kaluar tashmë gati tre muaj e gjysmë me polakun në portë dhe ai nuk di çfarë është humbja. Në total, 20 ndeshje pa disfatë: 17 fitore dhe 3 barazime.
    Mbas një fillimi të vështirë për të rifituar formën e tij më të mirë, duke qenë se ishte rikthyer në fushë pas një periudhe pushimi (“pensionimi” nga futbolli), polaku po tregon vlerën dhe përvojën e tij. Hansi Flick ka vendosur t’i besojë atij, duke lënë në stol Iñaki Peña.
    Madje, ish-portieri i Juventusit po i afrohet edhe një rinovimi kontrate me Barcelonën, duke qenë se marrëveshja aktuale përfundon më 30 qershor. Por tani mund të përballet me një situatë të re, pasi Ter Stegen është gjithnjë e më afër rikthimit pas dëmtimit, dëmtim që në fakt e kishte detyruar klubin katalanas të firmoste në kushtet e urgjencës me Szczesny.
    Vetë “Tek” ka sqaruar situatën në lidhje me një rikthim të mundshëm të portierit gjerman si titullar, në vend të tij. “Dua ta ndihmoj skuadrën dhe të jap më të mirën në fushë, por nëse trajneri vendos që kapiteni të kthehet dhe të marrë sërish portën, – ka thënë polaku për “SPORT”, – për mua do të ishte një situatë krejtësisht normale dhe e kuptueshme. Kam ardhur këtu për të zëvendësuar Marc dhe nuk do të kisha asnjë problem nëse ai kthehet dhe merr vendin e tij përsëri”.

  • Riformatimi i prodhimit

    Riformatimi i prodhimit

    Sektori i prodhimit në vend po shpreson t’i kthehet rritjes nga pika e ulët në të cilën ka rënë. Lufta tregtare me tarifat pritet të shtojë kërkesën brenda Europës. Prodhuesit e këpucës pohuan se tendenca ka nisur, teksa eksporti i zarzavateve në vlerë ishte 61% më i lartë në dy muajt e parë 2025. Sinjalet pozitive nuk janë të mjaftueshme për të nxjerrë prodhimin nga gropa, por shpresat janë shtua…

  • Do të jetë gati për sfidën me Serbinë dhe për përballjen me Ronaldon, në Arabi zbulojnë kur do të kthehet Mitaj në fushë

    Do të jetë gati për sfidën me Serbinë dhe për përballjen me Ronaldon, në Arabi zbulojnë kur do të kthehet Mitaj në fushë

    Mario Mitaj ishte një nga mugesat e rëndësishme të Shqipërisë në dy sfidat e para për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Mbrojtësi shqiptar vuan nga dëmtim dhe po qendron prej disa kohësh jashtë fushave të blerta.
    Në Arabi kanë zbuluar kohën se kur Mitaj do të jetë sërish i gatshëm për të luajtur në fushën e lojës. Sipas planit të rekuperimit të Al Itihadit, mbrojtësi i majtë pritet të jetë në dispozicion të trajnerit në muajin maj. Kështu ai do të kthehet për përballjen kundër Al Nasërit të Ronaldos dhe do të ketë mundësinë të luajë vetëm 5 ndeshjet e fundit në kampionat me verdhezinjtë.
    Një lajm që qetëson edhe stafin e Kombëtares shqiptare, pasi në këtë mënyrë Mitaj do të jetë në dispozicion edhe për ndeshjen kundër Serbisë dhe Letonisë, të cilat do të luhen përkatësisht më 7 dhe 10 qershor./Sport Ekspres/