Tag: ksamil

  • Sherr i dhunshëm mes vëllezërve në Ksamil, dy persona në pranga, një përfundon në spital

    Sherr i dhunshëm mes vëllezërve në Ksamil, dy persona në pranga, një përfundon në spital

    Dy persona janë arrestuar në Ksamil pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një të afërmi të tyre.
    Sipas Policisë, të ndaluarit janë babë e bir, të cilët gjatë një konflikti familjar më 28 korrik 2025, kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta një 57-vjeçar, i cili rezulton të jetë vëllai i njërit prej tyre.
    I dhunuari ka pësuar dëmtime në kokë si pasojë e dhunës.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. H., 62 vjeç dhe E. H., 35 vjeç (babë e bir), banues në Ksamil, pasi më datë 28.07.2025, gjatë një konflikti, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. H., 57 vjeç (vëllai i shtetasit Sh. H.), banues në Ksamil, duke i shkaktuar dëmtime në pjesën e kokës”, njofton Policia.

  • Zbulohet rast zaptimi i truallit në Ksamil, Policia Bashkiake mbledh rrjetën

    Zbulohet rast zaptimi i truallit në Ksamil, Policia Bashkiake mbledh rrjetën

    Zbulohet rast zaptimi i truallit në Ksamil, Policia Bashkiake mbledh rrjetën
     
    Shërbimet e Policisë Bashkiake Sarandë, gjatë kontrolleve rutinë në territorin e Njësisë Administrative Ksamil, kanë konstatuar një rast zaptimi të hapësirës publike.
     

     
    Sipas njoftimit zyrtar, është evidentuar një sipërfaqe toke e rrethuar në mënyrë të paligjshme me rrjetë metalike dhe struktura hekuri, në një zonë me interes publik.
     
    Menjëherë janë marrë masat për prishjen e rrethimit dhe rikthimin e truallit në gjendjen e mëparshme, duke garantuar funksionimin e ligjshmërisë dhe mbrojtjen e hapësirave publike.
     
    Autoritetet bëjnë me dije se kontrollet në terren do të vijojnë dhe do të ketë zero tolerancë ndaj çdo shkeljeje të kësaj natyre. 
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Rama: Saranda dhe Ksamili, destinacione joshëse për turistët nga e gjithë bota

    Rama: Saranda dhe Ksamili, destinacione joshëse për turistët nga e gjithë bota

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale ku thekson rritjen e vizitave turistike në jug të Shqipërisë, veçanërisht në Sarandë dhe Ksamil. Ai ka vlerësuar detin, plazhet publike dhe mikpritjen shqiptare si faktorët kryesorë që i bëjnë këto destinacione të pëlqyera nga turistët ndërkombëtarë.
    “Turistë nga gjithë bota po shijojnë këto ditë detin e mrekullueshëm, mikpritjen dhe plazhet publike të Sarandës dhe Ksamilit, shumë prej tyre vizitorë besnikë, të tjerët të sigurt që do të rikthehen sepse brigjet e Jonit janë joshje me shikim të parë dhe e përjetshme,” shkruan Rama.

    Saranda dhe Ksamil janë ndër destinacionet më të kërkuara në bregdetin shqiptar, duke tërhequr çdo vit mijëra vizitorë për bukuritë natyrore dhe ujërat kristal të Jonit.

  • “Na ngacmoi i pari…”, turistet austriake dhunojnë shqiptarin në Ksamil (Emrat)

    “Na ngacmoi i pari…”, turistet austriake dhunojnë shqiptarin në Ksamil (Emrat)

    Një incident është regjistruar paraditen e sotme në plazhin “Tre Ishujt” në Ksamil, ku janë përfshirë në një konflikt fizik një shtetas shqiptar dhe dy turiste austriake.
    Sipas burimeve paraprake, 36-vjeçari Ledio Halka është konfliktuar me dy turistet, Yagmur Ucal, 30 vjeç, dhe Mercan Ucal, 23 vjeç. Sipas policisë, turistet kanë goditur Halkën, pasi pretendojnë se janë ngacmuar fillimisht nga ai.
    Menjëherë pas njoftimit, shërbimet policore të zonës kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar të tre personat e përfshirë për veprime të mëtejshme procedurale. Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të palëve të përfshira.

  • Mbledhje urgjente në Komisariat: RENEA, FNSH dhe “Shqiponjat” në operacione në Sarandë e Ksamil

    Mbledhje urgjente në Komisariat: RENEA, FNSH dhe “Shqiponjat” në operacione në Sarandë e Ksamil

    Sarandë – Mbërrijnë përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe drejtues të Policisë së Vlorës në një mbledhje urgjente: RENEA, FNSH dhe “Shqiponjat” në operacion të zgjeruar në Sarandë e Ksamil
     
    Situata e rendit dhe sigurisë në Sarandë dhe Ksamil ka sjellë reagim të menjëhershëm nga instancat më të larta të rendit. Përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe drejtues të lartë të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kanë mbërritur këtë të hënë në Komisariatin e Sarandës, ku janë zhvilluar takime urgjente me drejtuesit vendorë të policisë.
     

     
    Në fokus të mbledhjes ka qenë analiza e ngjarjeve të fundit që kanë shqetësuar qytetarët, bizneset dhe pushuesit, duke i vënë në pikëpyetje garantimin e rendit, sigurisë publike dhe imazhit turistik të zonës në kulmin e sezonit veror.
     
    Ndërkohë, gjatë orëve të para të mëngjesit, forcat RENEA në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe repartin “Shqiponja” kanë zhvilluar një operacion të gjerë kontrolli, si në tokë ashtu edhe nga deti. Burime bëjnë me dije se janë kontrolluar zona të thella malore, tunele dhe bunkerë të braktisur në përpjekje për të kapur elementë të dyshuar, por deri tani pa rezultat konkret.
     

    Operacioni vijon ende në këto momente me intensitet të lartë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare mbi objektivin e këtyre kontrolleve.
     
    Nga ana tjetër, qytetarë, përfaqësues të bizneseve dhe pushues i bëjnë thirrje institucioneve ligjzbatuese që të vendosin përpara drejtësisë çdo person përgjegjës për ngjarjet që kanë cenuar sigurinë dhe klimën turistike në zonë, duke kërkuar shmangien e çdo incidenti që mund të dëmtojë imazhin e Sarandës si një destinacion i sigurt dhe i qetë për vizitorët vendas dhe të huaj.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Sherri në Ksamil/ Familja Taraj: Ja si na e shkatërroi lokalin Albert Pashai

    Sherri në Ksamil/ Familja Taraj: Ja si na e shkatërroi lokalin Albert Pashai

    Një konfliktit i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Ksamil, ku pronari i një hoteli në zonë, i identifikuar si Albert Pashaj, u dhunua barbarisht dhe pamjet e rënda bënë xhiron e rrjetit.

    Sot në redaksinë e Vox News ka mbërritur një video nga personat që dhunuan Pashajn. Në pamje shihen dëmet e shkaktuara në “Sunset Beach bar” që familjarët e Agim Tarajt thonë se janë shkaktuar nga pronari i “Euro Hotel”, Albert Pashai.
    Sipas tyre, Pashai ka hedhur pijet përtokë dhe ka fyer kamarierin, ndërsa ky i fundit është kundërpërgjigjur duke e gjuajtur me grusht.

    Në pamje shihen karrige përtokë dhe xhama të thyer.
    Familjarët thonë se Agim Tafaj nuk ka qenë pjesë e konfliktit, ndryshe nga si është raportuar, por është shoqëruar në polici vetëm si person në dijeni.

  • Sherri mes dy biznesmenëve për plazhin në Ksamil, reagon PD: Shteti të marrë përgjegjësitë e veta! Duhet zgjidhje politike dhe administrative

    Sherri mes dy biznesmenëve për plazhin në Ksamil, reagon PD: Shteti të marrë përgjegjësitë e veta! Duhet zgjidhje politike dhe administrative

    Këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike dhe njëkohësisht Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorian Teliti, ka reaguar pas konfliktit të ndodhur në Ksamil mes dy biznesmenëve, për hapësirën në plazh.

    Teliti ka dënuar dhunën në sy të pushuesve në jug të vendit dhe ka ngritur shqetësimin për politikat qeveritare, që sipas tij janë shkak i situatës së krijuar një ditë më parë.
    Sipas tij, një ndryshim ligjor që u bë vitin e kaluar, i dha hotelerive të drejtën për të administruar çadrat në plazh, pa marrë në konsideratë bizneset ekzistuese që prej vitesh ushtronin aktivitet në të njëjtat hapësira me leje të ligjshme.
    “Për 13 vite rresht, një lokal funksiononte, i cili ishte pajisur me leje në atë pjesë të plazhit për të vendosur cadrat, duke pasur një aktivitet të konsoliduar shumëvjecar me çadrat e tij. Kur pronari i hotelit kërkoi lirimin e hapësirës (në zbatim të ligjit), u përball me “rezistencën legjitime” të pronarit të lokalit, i cili kishte një histori 13-vjeçare të përdorimit të lejuar nga shteti të asaj zone,” shkruan Teliti.
    “Si mundet që ligje të reja të hyjnë në fuqi dhe të zbatohen pa marrë parasysh investimet dhe aktivitetet ekzistuese”, shkruan ai, ndërsa u ka bërë thirrje që shteti të marrë përgjegjësi për situatën.
    “Është koha që shteti të marrë përgjegjësitë e veta dhe të shmangë krijimin e situatave”,përfundon ai.

    DHUNA DUHET NDËSHKUAR, POR KUSH E NDEZI SHKËNDIJËN E KONFLIKTIT NË KSAMIL?
    ????Së pari, dënoj me forcë dhunën e përdorur, pasi çdo mosmarrëveshje, pavarësisht natyrës, nuk zgjidhet kurrë me sherr e dhunë. Kjo është një pikënisje e qartë dhe e pandryshueshme.
    ????Por, le të thellohemi pak më shumë: kush e shkaktoi këtë konflikt në radhë të parë? Përgjigja na çon direkt te shteti dhe ligjet e tij. Që prej vitit të kaluar, hotelerive u është dhënë e drejta që të zotërojnë edhe çadrat e tyre në plazh. Kjo masë, ndonëse mund të ketë pasur synime të mira, la pas dore realitetin ekzistues.
    ????Për 13 vite rresht, një lokal funksiononte, i cili ishte pajisur me leje në atë pjesë të plazhit për të vendosur cadrat, duke pasur një aktivitet të konsoliduar shumëvjecar me çadrat e tij.
    ????Kur pronari i hotelit kërkoi lirimin e hapësirës (në zbatim të ligjit), u përball me “rezistencën legjitime” të pronarit të lokalit, i cili kishte një histori 13-vjeçare të përdorimit të lejuar nga shteti të asaj zone.
    ????Kjo situatë nxjerr në pah një problem serioz: “mungesën e planifikimit afatgjatë dhe koordinimit nga ana e autoriteteve”.
    ❓Si mundet që ligje të reja të hyjnë në fuqi dhe të zbatohen pa marrë parasysh investimet dhe aktivitetet ekzistuese, të cilat janë zhvilluar pikërisht me bekimin dhe lejen e vetë shtetit? Kjo paqartësi dhe ndryshim i papritur i rregullave është një burim i vazhdueshëm konfliktesh dhe pasigurie për biznesin.
    ????????Është koha që shteti të marrë përgjegjësitë e veta dhe të shmangë krijimin e situatave të tilla ku qytetarët dhe bizneset detyrohen të bien ndesh me njëri-tjetrin për shkak të vendimeve të nxituara dhe të pakoordinuara. Dhuna në këtë rast ishte pasojë, por shkaku është shpeshherë më i thellë dhe kërkon zgjidhje politike dhe administrative.

  • Sherri në Ksamil/ Teliti: Shteti të marrë përgjegjësitë e veta! Kërkohet zgjidhje…

    Sherri në Ksamil/ Teliti: Shteti të marrë përgjegjësitë e veta! Kërkohet zgjidhje…

    Dorian Teliti, këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike dhe njëkohësisht Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë ka reaguar pas konfliktit të ndodhur dje në Ksamil.
    Në një postim në rrjetin social Facebook, ai ka dënuar dhunën e përdorur, pasi sipas tij çdo mosmarrëveshje pavarësisht natyrës, nuk zgjidhet kurrë me sherr e dhunë.
    Megjithatë Teliti ka ngritur edhe një pyetje në postimin e tij, ‘kush e ndezi shkëndijën e konfliktit në Ksamil?’  Sipas tij, një ndryshim ligjor që u bë vitin e kaluar, i dha hotelerive të drejtën për të administruar çadrat në plazh, pa marrë në konsideratë bizneset ekzistuese që prej vitesh ushtronin aktivitet në të njëjtat hapësira me leje të ligjshme.
    Kjo situatë, vijon më tej Teliti, nxjerr në pah një problem serioz: “mungesën e planifikimit afatgjatë dhe koordinimit nga ana e autoriteteve”.
    ‘Së pari, dënoj me forcë dhunën e përdorur, pasi çdo mosmarrëveshje, pavarësisht natyrës, nuk zgjidhet kurrë me sherr e dhunë. Kjo është një pikënisje e qartë dhe e pandryshueshme.
    Por, le të thellohemi pak më shumë: kush e shkaktoi këtë konflikt në radhë të parë? Përgjigja na çon direkt te shteti dhe ligjet e tij. Që prej vitit të kaluar, hotelerive u është dhënë e drejta që të zotërojnë edhe çadrat e tyre në plazh. Kjo masë, ndonëse mund të ketë pasur synime të mira, la pas dore realitetin ekzistues. Për 13 vite rresht, një lokal funksiononte, i cili ishte pajisur me leje në atë pjesë të plazhit për të vendosur cadrat, duke pasur një aktivitet të konsoliduar shumëvjecar me çadrat e tij. Kur pronari i hotelit kërkoi lirimin e hapësirës (në zbatim të ligjit), u përball me “rezistencën legjitime” të pronarit të lokalit, i cili kishte një histori 13-vjeçare të përdorimit të lejuar nga shteti të asaj zone.
    Kjo situatë nxjerr në pah një problem serioz: “mungesën e planifikimit afatgjatë dhe koordinimit nga ana e autoriteteve”. Si mundet që ligje të reja të hyjnë në fuqi dhe të zbatohen pa marrë parasysh investimet dhe aktivitetet ekzistuese, të cilat janë zhvilluar pikërisht me bekimin dhe lejen e vetë shtetit? Kjo paqartësi dhe ndryshim i papritur i rregullave është një burim i vazhdueshëm konfliktesh dhe pasigurie për biznesin’, shkruan Teliti.
    Sipas tij është koha që shteti të marrë përgjegjësitë e veta dhe të shmangë krijimin e situatave të tilla ku qytetarët dhe bizneset detyrohen të bien ndesh me njëri-tjetrin për shkak të vendimeve të nxituara dhe të pakoordinuara
    ‘Është koha që shteti të marrë përgjegjësitë e veta dhe të shmangë krijimin e situatave të tilla ku qytetarët dhe bizneset detyrohen të bien ndesh me njëri-tjetrin për shkak të vendimeve të nxituara dhe të pakoordinuara. Dhuna në këtë rast ishte pasojë, por shkaku është shpeshherë më i thellë dhe kërkon zgjidhje politike dhe administrative’, shkruan ai në postimin e tij në Facebook. /opinion.al

     

  • Dhuna në Ksamil/ Teliti: E papranueshme, por është shteti ai që ndezi shkëndijën e konfliktit

    Dhuna në Ksamil/ Teliti: E papranueshme, por është shteti ai që ndezi shkëndijën e konfliktit

    Pas ngjarjes së dhunshme të ndodhur në plazhin e Ksamilit, nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës,Dorian Teliti ka dënuar ashpër përdorimin e dhunës, por njëkohësisht ka ngritur shqetësimin për shkaqet më të thella që qëndrojnë pas këtij konflikti, duke vënë në qendër rolin e shtetit dhe mungesën e koordinimit institucional.

    Në një status në FB, Teliti shkruan se përplasja mes biznesmenëve nuk është thjesht një incident i izoluar, por pasojë direkte e mungesës së qartësisë ligjore dhe ndryshimeve të papritura të rregullave, të cilat, sipas tij, kanë vënë përballë njëri-tjetrit dy subjekte që operonin me leje të dhëna nga vetë shteti në vite të ndryshme. Ai bën thirrje për përgjegjshmëri institucionale dhe një zgjidhje të qëndrueshme për konfliktet mbi hapësirat publike, për të shmangur që situata të tilla të përshkallëzohen në dhunë fizike.

    Postimi i plotë në FB:

    DHUNA DUHET NDËSHKUAR, POR KUSH E NDEZI SHKËNDIJËN E KONFLIKTIT NË KSAMIL?
    [🔷] Së pari, dënoj me forcë dhunën e përdorur, pasi çdo mosmarrëveshje, pavarësisht natyrës, nuk zgjidhet kurrë me sherr e dhunë. Kjo është një pikënisje e qartë dhe e pandryshueshme.
    [🚨] Por, le të thellohemi pak më shumë: kush e shkaktoi këtë konflikt në radhë të parë? Përgjigja na çon direkt te shteti dhe ligjet e tij. Që prej vitit të kaluar, hotelerive u është dhënë e drejta që të zotërojnë edhe çadrat e tyre në plazh. Kjo masë, ndonëse mund të ketë pasur synime të mira, la pas dore realitetin ekzistues.
    [👉] Për 13 vite rresht, një lokal funksiononte, i cili ishte pajisur me leje në atë pjesë të plazhit për të vendosur cadrat, duke pasur një aktivitet të konsoliduar shumëvjecar me çadrat e tij.
    [👉] Kur pronari i hotelit kërkoi lirimin e hapësirës (në zbatim të ligjit), u përball me “rezistencën legjitime” të pronarit të lokalit, i cili kishte një histori 13-vjeçare të përdorimit të lejuar nga shteti të asaj zone.
    [🆘] Kjo situatë nxjerr në pah një problem serioz: “mungesën e planifikimit afatgjatë dhe koordinimit nga ana e autoriteteve”.
    [❓] Si mundet që ligje të reja të hyjnë në fuqi dhe të zbatohen pa marrë parasysh investimet dhe aktivitetet ekzistuese, të cilat janë zhvilluar pikërisht me bekimin dhe lejen e vetë shtetit? Kjo paqartësi dhe ndryshim i papritur i rregullave është një burim i vazhdueshëm konfliktesh dhe pasigurie për biznesin.
    [🇦🇱] Është koha që shteti të marrë përgjegjësitë e veta dhe të shmangë krijimin e situatave të tilla ku qytetarët dhe bizneset detyrohen të bien ndesh me njëri-tjetrin për shkak të vendimeve të nxituara dhe të pakoordinuara. Dhuna në këtë rast ishte pasojë, por shkaku është shpeshherë më i thellë dhe kërkon zgjidhje politike dhe administrative.

  • Sherri mes dy biznesmenëve për hapësirën e plazhit në Ksamil, PD: Shteti ndezi shkëndijën e konfliktit…

    Sherri mes dy biznesmenëve për hapësirën e plazhit në Ksamil, PD: Shteti ndezi shkëndijën e konfliktit…

    Këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike dhe njëkohësisht Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorian Teliti, ka reaguar pas konfliktit të ndodhur në Ksamil mes dy biznesmenëve, për hapësirën në plazh.
    Teliti ka dënuar dhunën në sy të pushuesve në jug të vendit dhe ka ngritur shqetësimin për politikat qeveritare, që sipas tij janë shkak i situatës së krijuar një ditë më parë.
    Sipas tij, një ndryshim ligjor që u bë vitin e kaluar, i dha hotelerive të drejtën për të administruar çadrat në plazh, pa marrë në konsideratë bizneset ekzistuese që prej vitesh ushtronin aktivitet në të njëjtat hapësira me leje të ligjshme.
    “Për 13 vite rresht, një lokal funksiononte, i cili ishte pajisur me leje në atë pjesë të plazhit për të vendosur cadrat, duke pasur një aktivitet të konsoliduar shumëvjecar me çadrat e tij. Kur pronari i hotelit kërkoi lirimin e hapësirës (në zbatim të ligjit), u përball me “rezistencën legjitime” të pronarit të lokalit, i cili kishte një histori 13-vjeçare të përdorimit të lejuar nga shteti të asaj zone,” shkruan Teliti.
    “Si mundet që ligje të reja të hyjnë në fuqi dhe të zbatohen pa marrë parasysh investimet dhe aktivitetet ekzistuese”, shkruan ai, ndërsa u ka bërë thirrje që shteti të marrë përgjegjësi për situatën.
    Është koha që shteti të marrë përgjegjësitë e veta dhe të shmangë krijimin e situatave”, përfundon ai.
    Reagimi i Telitit
    DHUNA DUHET NDËSHKUAR, POR KUSH E NDEZI SHKËNDIJËN E KONFLIKTIT NË KSAMIL?
    Së pari, dënoj me forcë dhunën e përdorur, pasi çdo mosmarrëveshje, pavarësisht natyrës, nuk zgjidhet kurrë me sherr e dhunë. Kjo është një pikënisje e qartë dhe e pandryshueshme.
    Por, le të thellohemi pak më shumë: kush e shkaktoi këtë konflikt në radhë të parë? Përgjigja na çon direkt te shteti dhe ligjet e tij. Që prej vitit të kaluar, hotelerive u është dhënë e drejta që të zotërojnë edhe çadrat e tyre në plazh. Kjo masë, ndonëse mund të ketë pasur synime të mira, la pas dore realitetin ekzistues.
    Për 13 vite rresht, një lokal funksiononte, i cili ishte pajisur me leje në atë pjesë të plazhit për të vendosur cadrat, duke pasur një aktivitet të konsoliduar shumëvjecar me çadrat e tij.
    Kur pronari i hotelit kërkoi lirimin e hapësirës (në zbatim të ligjit), u përball me “rezistencën legjitime” të pronarit të lokalit, i cili kishte një histori 13-vjeçare të përdorimit të lejuar nga shteti të asaj zone.
    Kjo situatë nxjerr në pah një problem serioz: “mungesën e planifikimit afatgjatë dhe koordinimit nga ana e autoriteteve”.
    Si mundet që ligje të reja të hyjnë në fuqi dhe të zbatohen pa marrë parasysh investimet dhe aktivitetet ekzistuese, të cilat janë zhvilluar pikërisht me bekimin dhe lejen e vetë shtetit? Kjo paqartësi dhe ndryshim i papritur i rregullave është një burim i vazhdueshëm konfliktesh dhe pasigurie për biznesin.
    Është koha që shteti të marrë përgjegjësitë e veta dhe të shmangë krijimin e situatave të tilla ku qytetarët dhe bizneset detyrohen të bien ndesh me njëri-tjetrin për shkak të vendimeve të nxituara dhe të pakoordinuara. Dhuna në këtë rast ishte pasojë, por shkaku është shpeshherë më i thellë dhe kërkon zgjidhje politike dhe administrative.