Tag: ksamil

  • Pas ”Sunny Hill Festival”, Dua Lipa nis pushimet në Ksamil: Arrita në kohë për këtë perëndim të mrekullueshëm

    Pas ”Sunny Hill Festival”, Dua Lipa nis pushimet në Ksamil: Arrita në kohë për këtë perëndim të mrekullueshëm

    ”Sunny Hill Festival” në Prishtinë për 3 ditë, u bë kryefjalë në mbarë Europën dhe jo vetëm. Pas këtij suksesi, Dua Lipa ka treguar ka udhëtuar drejt vendit tonë, ku nisur edhe pushimet në jugun magjik, në Ksamil.
    Pas një performance të fuqishme në natën e parë të festivalit, që këtë vit mblodhi yje dhe adhurues të muzikës nga mbarë bota, artistja shqiptare ka zgjedhur qetësinë dhe bukurinë natyrore të rivierës.

    ”Arrita në shtëpi në kohë për këtë perëndim të mrekullueshëm të diellit”, shkroi ajo. Herë pas here artistja promovon bukuritë dhe vlerat e Kosovës dhe Shqipërisë në botë, trashëgiminë, gjuhën dhe identitetin e saj.

    Dua ka folur shqip në emisione ndërkombëtare, ka sjellë motive shqiptare në performancat e saj dhe ka përdorur ndikimin e saj për të treguar historinë dhe bukurinë e vendeve të saj të origjinës.

  • Ishin nisur për të prishur një ndërtim, Policia Bashkiake zbulon edhe një tjetër

    Ishin nisur për të prishur një ndërtim, Policia Bashkiake zbulon edhe një tjetër

    Ishin nisur për të prishur një ndërtim, Policia Bashkiake zbulon edhe një tjetër
    Policia Bashkiake e Sarandës njofton se një ndërtim pa leje është zbuluar mëngjesin e sotëm në Ksamil, si rezultat i monitorimit të pandërprerë të territorit nga strukturat përgjegjëse.

    Sipas deklaratës zyrtare, kontrolli është realizuar në bashkëpunim me Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Komisariatin e Policisë Sarandë. Objekti i konstatuar është ndërtuar në mënyrë të paligjshme gjatë natës, duke shkelur hapur rregullat urbanistike në fuqi.
    Pas kryerjes së procedurave administrative për dokumentimin e shkeljes, rasti është dërguar për ndjekje të mëtejshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.
    Autoritetet theksojnë se do të vijojnë me monitorimin rigoroz të territorit për të parandaluar çdo veprim ndërtimor të paligjshëm dhe për të garantuar respektimin e ligjit në zonat me potencial të lartë zhvillimi turistik si Ksamil.
    Aksion në Ksamil, IKMT dhe Policia Bashkiake shembin një shtëpi – VIDEO

    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Në kulmin e sezonit, shembet një banesë pa leje në Ksamil

    Në kulmin e sezonit, shembet një banesë pa leje në Ksamil

    Një aksion i përbashkët mes IKMT-së dhe Policisë Bashkiake të Sarandës është zhvilluar sot në zonën e Ksamilit, ku është prishur një banesë që konsiderohej ndërtim pa leje.
    Ndërhyrja u krye pa përplasje apo rezistencë nga ana e banorëve, ndërsa mësohet se objekti ishte ngritur në mënyrë të paligjshme dhe jashtë kritereve të lejuara nga ligji.
    Aksioni vjen në kuadër të operacioneve të vazhdueshme për verifikimin dhe shembjen e ndërtimeve informale, veçanërisht në zonat turistike, ku autoritetet synojnë lirimin e hapësirave publike.

  • Siguria në det! Kontrolle nga Komani në Ksamil, bllokohen 20 mjete lundruese

    Siguria në det! Kontrolle nga Komani në Ksamil, bllokohen 20 mjete lundruese

    Për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë, policia ka ushtruar kontroll zonat bregdetare.

    Si pasojë janë bllokuar 20 mjete lundruese nga Komani në Ksamil.
    Njoftimi:
    Monitorime intensive nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare.
    Si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të kryera nga Komani në Ksamil, janë bllokuar 20 mjete lundruese, 8 prej tyre për shkelje të perimetrit të sigurisë.
    Gjithashtu, janë shpëtuar në det 11 shtetas (shqiptarë dhe të huaj), falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare.
    Policia Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, po vijon kontrollet dhe monitorimet intensive në gjithë hapësirën detare, nga Velipoja në Ksamil, si dhe në zonat liqenore e lumore, për të evidentuar shkeljet që lidhen me:
    përdorimin e mjeteve lundruese pa dokumentacion përkatës,
    shkeljen e perimetrit të sigurisë,
    zhvillimin e aktiviteteve jashtë zonave të lejuara.
    Gjatë javës janë kontrolluar 316 mjete lundruese, nga të cilat 20 janë bllokuar për shkelje të ndryshme.
    Konkretisht 12 jet ski, 4 skafe, 2 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji të instaluar.
    8 prej mjeteve lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative prej 100.000 lekësh secili.
    Ndërkohë, nga Ksamil në Velipojë, Policia Kufitare ka ndërhyrë në 8 raste emergjente, për t’u ardhur në ndihmë 11 shtetasve, që kishin mbetur në rrezik për shkak të dallgëve të forta apo defekteve në mjetet e tyre lundruese.
    Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese:
    Mos shkelni perimetrin e sigurisë;
    Lundroni vetëm në zonat e lejuara;
    Pajisuni me mjetet e nevojshme të shpëtimit.
    Policia e Shtetit fton qytetarët dhe pushuesit të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të lundrimit apo të perimetrit të sigurisë në numrin pa pagesë 112, duke i garantuar reagim të menjëhershëm dhe masa konkrete ndaj çdo shkelësi.

    Top Channel

  • “Nuk mbahen” vajzat në Ksamil, “tërbohen” pushuesit në plazh (Video)

    “Nuk mbahen” vajzat në Ksamil, “tërbohen” pushuesit në plazh (Video)

    Duket se pushuesit po “dhurojnë” skena gjithnjë e më të pahijshme në plazhet shqiptare.
    Një qytetar ka dërguar për JOQ një video, ku shfaqen disa disa vajza të reja teksa sillen në mënyrë provokuese me njëra-tjetrën pranë pushuesve, mes tyre edhe fëmijë të mitur.
    Sipas denoncuesit, pamjet janë filmuar në një plazh të Ksamilit më 21 korrik, rreth orës 19:00.

    Denoncuesi thotë se nuk kuptohej nëse vajzat ishin shqiptare apo të huaja, por sjellja e tyre është konsideruar nga ai si jashtë çdo norme shoqërore dhe një “spektakël” i panevojshëm në një ambient publik familjar.
    Ai e quan këtë emancipim të rremë dhe e përshkruan me ironi situatën, duke përfunduar me një mesazh të qartë për realitetin që po krijohet në plazhet shqiptare.
    Kjo ngjarje vjen në një periudhë kur Ksamil, një prej destinacioneve më të frekuentuara të verës, po përballet shpesh me debate për sjelljet e pushuesve, zaptimin e hapësirave publike, si dhe mungesën e etikës në ambiente të përbashkëta.
    “Kaq shumë janë emancipuar plazhet e Ksamilit që kemi arritur deri në këtë pikë? Tek një plazh në Ksamil edhe pse ka minoren këto zonjushat japin spektakël. Hajde Shqipëri hajde… Lum si ne e lum si ti Shqipëri moj Shqipëri….. Video është bërë në dt 21 Korrik ora 19:00. Nuk kuptohej a ishin shqiptare apo të huaja pasi vetëm qeshnin dhe lepiheshin me njëra-tjetrën. Nejse kaq kisha unë.” – shkruan denoncuesi.

  • Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë/ Ksamil – Kapet në kufi shtetasi hungarez i shpallur në kërkim për vjedhje

    Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë/ Ksamil – Kapet në kufi shtetasi hungarez i shpallur në kërkim për vjedhje

    Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me një vjedhje të ndodhur më datë 28.07.2025, në Ksamil, ku një shtetas hungarez dyshohet se ka vjedhur një portofol që përmbante një shumë parash dhe karta bankare të një shtetasi tjetër, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën Kufitare Qafë Botë, kanë bërë të mundur ndalimin e autorit të dyshuar.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Shtetasi A. S., 36 vjeç, banues në Hungari, i shpallur në kërkim për këtë ngjarje, u ndalua gjatë tentativës për të dalë nga territori i Shqipërisë. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Gjatë kontrollit në automjetin e tij tip Volkswagen, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një përforcues grushti metalik.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Materialet për të dy rastet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”

  • I vodhi portofolin dhe kartat bankare pushuesit në Ksamil, arrestohet në kufi turisti hungarez

    I vodhi portofolin dhe kartat bankare pushuesit në Ksamil, arrestohet në kufi turisti hungarez

    Një shtetas hungarez, i shpallur në kërkim për një rast vjedhjeje të ndodhur më 28 korrik në Ksamil, është ndaluar nga Policia Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë, gjatë tentativës për të lënë territorin shqiptar.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet kufitare, arrestuan shtetasin hungarez A. S., 36 vjeç, banues në Hungari.

    Njoftimi i policisë:

    Ksamil/Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me shpalljen në kërkim të një shtetasi hungarez, i cili më datë 28.07.2025, në Ksamil, dyshohet se ka vjedhur një portofol me një shumë parash dhe karta bankare të një shtetasi tjetër, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë Botë, gjatë tentativës për të dalë nga territori i Shqipërisë, ndaluan shtetasin:
    S., 36 vjeç, banues në Hungari, i shpallur në kërkim për këtë ngjarje.
    Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Volksëagen, në pronësi të këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua një përforcues grushti metalik.
    Materialet për të dy rastet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
     

  • Vodhi para dhe karta bankare në Ksamil, arrestohet 36-vjeçari hungarez

    Vodhi para dhe karta bankare në Ksamil, arrestohet 36-vjeçari hungarez

    Një shtetas hungarez, i shpallur në kërkim për një rast vjedhjeje të ndodhur më 28 korrik në Ksamil, është ndaluar nga Policia Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë, gjatë tentativës për të lënë territorin shqiptar.
    Sipas uniformave blu mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Volkswagen, në pronësi të këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua një përforcues grushti metalik.
    “Ksamil/Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me shpalljen në kërkim të një shtetasi hungarez, i cili më datë 28.07.2025, në Ksamil, dyshohet se ka vjedhur një portofol me një shumë parash dhe karta bankare të një shtetasi tjetër, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë Botë, gjatë tentativës për të dalë nga territori i Shqipërisë, ndaluan shtetasin:
    A. S., 36 vjeç, banues në Hungari, i shpallur në kërkim për këtë ngjarje.
    Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Volkswagen, në pronësi të këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua një përforcues grushti metalik”, njofton policia.
    Materialet për të dy rastet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

  • Vodhi para dhe karta bankare në Ksamil, arrestohet në tentativë për t’u larguar 36-vjeçari hungarez

    Vodhi para dhe karta bankare në Ksamil, arrestohet në tentativë për t’u larguar 36-vjeçari hungarez

    Një shtetas hungarez, i shpallur në kërkim për një rast vjedhjeje të ndodhur më 28 korrik në Ksamil, është ndaluar nga Policia Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë, gjatë tentativës për të lënë territorin shqiptar.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet kufitare, arrestuan shtetasin hungarez A. S., 36 vjeç, banues në Hungari.

    Ai dyshohet se ka vjedhur një portofol që përmbante një shumë parash dhe karta bankare të një shtetasi tjetër.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Volksëagen, në pronësi të shtetasit të ndaluar, u gjet dhe u sekuestrua edhe një pajisje përforcuese metalike grushti (boks), e ndaluar me ligj.

    Njoftimi: 

    Ksamil/Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me shpalljen në kërkim të një shtetasi hungarez, i cili më datë 28.07.2025, në Ksamil, dyshohet se ka vjedhur një portofol me një shumë parash dhe karta bankare të një shtetasi tjetër, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë Botë, gjatë tentativës për të dalë nga territori i Shqipërisë, ndaluan shtetasin:

    A. S., 36 vjeç, banues në Hungari, i shpallur në kërkim për këtë ngjarje.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Volkswagen, në pronësi të këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua një përforcues grushti metalik.

    Materialet për të dy rastet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

  • Turisti hungarez vjedh në Ksamil portofolin me lekë dhe kartat bankare të pushuesit, policia e shpall në kërkim

    Turisti hungarez vjedh në Ksamil portofolin me lekë dhe kartat bankare të pushuesit, policia e shpall në kërkim

    Një 36-vjeçar hungarez që kishte ardhur si turist për pushime në Shqipëri, është shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës, pasi akuzohet se ka kryer vjedhjen e portofolit me para dhe kartave bankare të një pushuesi tjetër.
    Ngjarja ka ndodhur në bregdetin dhe plazhin e Ksamilit më 28 korrik, kurse pas denoncimit të të dëmtuarit K.P., kanë nisur hetimet dhe është bërë dokumentimi i rastit.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim A. S., 36 vjeç, banues në Hungari, pasi dyshohet se në Ksamil, ka vjedhur portofolin me një shumë parash dhe karta bankare të shtetasit K. P.”, sqaroi policia vendore
    Për ngjarjen e ndodhur po heton edhe Prokuroria vendore, të cilës iu referua dosja pas veprimeve paraprake nga uniformat blu.