Një sherr mes tre personave ka ndodhur mbasditen e sotme në Ksamil.
Mësohet se konflikti ka nisur për marrjen me qira të një Jet-ski dhe më pas ka përfunduar në përplasje fizike.
Konkretisht ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 pranë plazhit “Bora Bora”, ku shtetasi S.D. dhe shtetasi Sh.K. janë konfliktuar me Julian Hoxhën, pas mosmarrëveshjes për orarin e përdorimit të mjetit ujor.
Gjithashtu bëhet me dije se disa kohë më parë, shtetasi S.D. ishte gjobitur nga Policia Kufitare me 100 mijë lekë të reja për shkelje të perimetrit të sigurisë së mjeteve lundruese. Lidhur me ngjarjen policia ka shoqëruar në komisariat tre personat e përfshirë, bashkë me disa të pranishëm.
Tag: ksamil
-

Sherr brutal për një Jet-ski me qira në Ksamil, policia shoqëron disa persona
-

Sherr në Ksamil për marrjen me qira të jet-ski-së, 3 të shoqëruar në Komisariat
Një sherr për marrjen me qira të një Jet-ski në Ksamil, ka degjeneruar në konflikt fizik mes tre personave.
Ngjarja ka ndodhur rreth orëd 16:30 pranë plazhit “Bora Bora”, në Ksamil. Për motive të dobëta, shtetasit Sajmir Dajka dhe Shpëtim Kreçi janë konfliktuar me shtetasin Julian Hoxha, lindur në Elbasan dhe mbajtës i pasaportes angleze. Konflikti ka nisur pas mosdakortësimit të orarit për marrjen me qira të një mjeti ujor Jet- ski.
Palët dhe personat që kanë qënë prezent janë shoqëruar në Komisariat dhe po punohet nga policia në lidhje me rastin.
Para pak ditësh Sajmir Dajka u gjobit nga Policia Kufitare me 100.000 lekë të reja gjobë për shkelje të perimetrit të sigurisë për mjetet lundruese.
-

Nga Komani në Ksamil, bllokohen 35 mjete lundruese, mes tyre një ‘Lamborghini’ i kthyer në Jet Ski
Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë vijuar operacionin në kuadër të sezonit turistik për siguronë e pushuesve nga veriu në jug të vendit, duke bllokuar përgjatë javës që po mbyllet 35 mjete lundruese.
Mes mjeteve të bllokuara është edhe një “Lamborghini” me ngjyrë të kuqe, i kthyer në Jet Ski, i dyti ky pas atij të bllokuar më shumë se një javë më parë.
Gjithashtu u gjet një gomone në Ksamil e braktisur, që rezultoi e vjedhur në Lefkadha të Greqisë dhe autorët mbeten të paidentifikuar. Pjesa më e madhe e mjeteve kishin shkelur perimetrin e sigurisë dhe rrezikonin pushuesit. Gjatë operacioneve u shpëtuan edhe 19 pushues të huaj dhe shqiptarë.
“Si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të kryera nga Komani në Ksamil, gjatë javës janë kontrolluar 525 mjete lundruese, nga të cilat 35 janë bllokuar për shkelje të ndryshme. Konkretisht 22 jet ski, 5 skafe, 6 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji të instaluar”, njoftoi Policia e Shtetit ditën e sotme (17 gusht).14 prej mjeteve lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative prej 100.000 lekësh secili.
Gjithashtu, janë shpëtuar në det 19 shtetas (shqiptarë dhe të huaj), dhe 6 mjete lundruese falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare nga Ksamili në Koman.Por gjatë kontrolleve u gjet edhe një gomone e vjedhur në Lefkadha të Greqisë, teksa vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
“Nga Policia Kufitare e Sarandës, në bashkëpunim me homologët grekë, është lokalizuar dhe bllokuar jashtë zonës së perimetrit të sigurisë në plazhin e Pemës së Thatë Ksamil-Sarandë, një gomone e vjedhur në zonën e quajtur Lefkadha, Greqi. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, sqaroi policia.
Policia Kufitare apeloi për respektimin me rigorozitet të rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese: Mos shkelni perimetrin e sigurisë; lundroni vetëm në zonat e lejuara dhe pajisuni me mjetet e nevojshme të shpëtimit.
“Policia e Shtetit fton qytetarët dhe pushuesit të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të lundrimit apo të perimetrit të sigurisë në numrin pa pagesë 112, duke i garantuar reagim të menjëhershëm dhe masa konkrete ndaj çdo shkelësi”, përfundon ky apel. -

Aksident i rëndë/ Përplasen dy automjete në aksin Sarandë–Ksamil, ja detajet e para rreth ngjarjes
Në ngjarje janë përfshirë një automjet tip Volvo, i drejtuar nga Aldrin Llodos, dhe një Range Rover, me drejtues Artan Rexhepin. Përplasja mes dy mjeteve ka shkaktuar vetëm dëme materiale, pa lëndime në njerëz.
Një aksident rrugor me pasojë vetëm dëme materiale është regjistruar mesditën e së dielës në rrugën nacionale Sarandë–Ksamil, në vendin e quajtur “Gjiri i Hartës”.
Kontrolli i kryer me testin e alkoolit ndaj të dy drejtuesve rezultoi negativ, me vlerë 0.00 mg/l. Policia, e pranishme në vendngjarje, po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. -

Tjetër rast nga Ksamili! FI Bank “zhvat” edhe turistin holandez, tërhoqi 500€ i mbajti 94€ komision
fatura
KSAMIL-Rasti i turistit gjerman në Ksamil, i cili u përball me tarifë të majme komisioni gjatë një transaksioni të thjeshtë në një ATM të FI Bank, duket se nuk është i vetmi. Turisti ka kryer një tërheqje prej 400 eurosh në një ATM të FI Bank, por me një komision prej 75.80 eurosh, ose rreth 19% të shumës së tërhequr.
Situata duket se është kthyer në një përditshmëri shqetësuese për bizneset vendase, të cilat po përballen me pakënaqësi të vazhdueshme nga turistët. Një hotelier në Ksamil ka reaguar pas rastit të bujshëm të qytetarit gjerman, i cili denoncoi komisionet e larta të ATM-ve në zonë. Hoteli ka ndarë një faturë të datës 20 korrik 2025, e lëshuar nga FI Bank, që tregon një tërheqje prej 500 mijë lekësh të vjetra nga një turist holandez, për të cilën janë mbajtur 94 euro për konvertim dhe 800 lekë të tjera si komision shtesë.
“Pashë rastin e atij gjermanit në Ksamil. Unë kam një hotel në Ksamil dhe çdo ditë përballem me raste të tilla. Dhe po na dëmtojnë shumë turizmin këto ATM, për shkak të komisioneve të frikshme që mbajnë. Kjo është një faturë e FI Bank, e një prej klientëve të mi, datë 20 korrik sivjet. Për një tërheqje prej 500 mijë lekësh të vjetra, i kanë mbajtur 94 € konvertim + 800 lekë komision. Ky klient ka ikur nga hoteli tashmë ka dy javë, por nga ankesa që bëri për bankomatet, i bëra një foto faturës që ta kisha, sepse i kemi raste të përditshme. Klienti ishte holandez. Duke parë postimin, mora shkas që t’ju shkruaja.” – shkruan denoncuesi për JOQ.Marrë shkas nga denoncimet ZËRI ka kontaktuar me Fi Bank në lidhje me rastin e turistit gjerman, me çfarë komisioni aplikon banka, si dhe në lidhje me mënyrën se si mund të informohen klientët për këto tarifa paraprakisht. Por ende nuk ka një përgjigje nga FiBank. ZËRI do iu përditësojë në vijim.
-

“Shokohet” turisti gjerman në Ksamil, Fibank i mbajti 75 euro komision për tërheqjen 400 euro
Një incident që ngre shqetësime serioze për abuzimet me tarifat bankare në zonat turistike ka ndodhur së fundmi në Ksamil, ku një turist gjerman është përballur me tarifë të majme komisioni gjatë një transaksioni të thjeshtë. Turisti ka kryer një tërheqje prej 400 eurosh në një ATM të FI Bank, por nga llogaria e tij u zbritën gjithsej 475.80 euro – çka përkon me një komision prej 75.80 eurosh, ose rreth 19% të shumës së tërhequr.
Vetë turisti ka denoncuar rastin dhe ka publikuar shifrat në rrjetet sociale, teksa e cilëson “një përvojë shokuese”, ndërsa deklaron se nuk ishte paralajmëruar për një komision kaq të lartë përpara përfundimit të transaksionit. Madje, ai shtoi se me një tarifë të tillë komisioni nuk ishte përballur as në destinacionet më të shtrenjta europiane. “As në destinacione shumë më të shtrenjta në Evropë nuk kam paguar ndonjëherë komisione të kësaj natyre,” është shprehur ai.
Ky rast ka nxitur reagime dhe dikustime, ku në rrjetet sociale kanë komentuesin kanë shprehur shqetësimin mbi mungesën e transparencës dhe kontrollit mbi tarifat që aplikojnë bankat veçanërisht në zonat turistike. Megjthatë, lidhur me këtë rast, nga ana FI Bank nuk ka ende një reagim. -

“Shokohet” turisti gjerman në Ksamil, Fibank i mbajti 75 euro komision për tërheqjen 400 euro
Turisti gjerman
KSAMIL- Një incident që ngre shqetësime serioze për abuzimet me tarifat bankare në zonat turistike ka ndodhur së fundmi në Ksamil, ku një turist gjerman është përballur me tarifë të majme komisioni gjatë një transaksioni të thjeshtë. Turisti ka kryer një tërheqje prej 400 eurosh në një ATM të FI Bank, por nga llogaria e tij u zbritën gjithsej 475.80 euro – çka përkon me një komision prej 75.80 eurosh, ose rreth 19% të shumës së tërhequr.
Vetë turisti ka denoncuar rastin dhe ka publikuar shifrat në rrjetet sociale, teksa e cilëson “një përvojë shokuese”, ndërsa deklaron se nuk ishte paralajmëruar për një komision kaq të lartë përpara përfundimit të transaksionit. Madje, ai shtoi se me një tarifë të tillë komisioni nuk ishte përballur as në destinacionet më të shtrenjta europiane. “As në destinacione shumë më të shtrenjta në Evropë nuk kam paguar ndonjëherë komisione të kësaj natyre,” është shprehur ai.
Ky rast ka nxitur reagime dhe dikustime, ku në rrjetet sociale kanë komentuesin kanë shprehur shqetësimin mbi mungesën e transparencës dhe kontrollit mbi tarifat që aplikojnë bankat veçanërisht në zonat turistike. Megjthatë, lidhur me këtë rast, nga ana FI Bank nuk ka ende një reagim./ZËRI -

Sezoni turistik, Rama ndan pamje nga plazhi publik në Ksamil
Ksamili mbetet një destinacion i preferuar për shqiptarët por edhe për turistët e huaj. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Ksamili, ndërsa shprehet se tashmë pushuesit kanë hapësirën e tyre publike për të shijuar këtë bukuri që ofron Ksamili.
“MIRËMËNGJES dhe nga plazhi publik në Ksamil, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama bashkangjitur videos. -

“Arrita në shtëpi”, Dua Lipa nis pushimet në Ksamil
Showbiz E Mërkurë, 6 Gusht 2025 09:41
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, nuk i ndahet Shqipërisë.
Pas mbylljes së edicionit të radhës të Festivalit Sunny Hill, artistja ka udhëtuar drejt vendit tonë, ku nisur edhe pushimet në jugun magjik, në Ksamil.Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në profilin e saj në Instagram, ku ndau me miliona ndjekës një fotografi mahnitëse të bregdetit shqiptar.
Në imazh shfaqej një peizazh me ujëra të kristalta dhe perëndimi i diellit.
“Arrita në shtëpi në kohë për këtë perëndim të mrekullueshëm të diellit”, shkroi ajo.
