Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka komentuar lajmin e shpërndarë në mediat për një hotel të Mero Bazes, të ndërtuar në Ksamil.
Noka shkruan se, SPAK që kontrollon edhe numrin e këpucës së opozitës, nuk shikon pastrimin e parave që bëhet ditën për diell.
‘Por ky Dumani që opozitës i kontrollon dhe numrin e këpucës a e shikon se këtu kemi të bëjmë me pastrim parash. Eh Lali Eri, lali Eri! Mirë veten por i zhyte dhe mercenarët… Gëlbaza pastron para korrupsioni, gjobash dhe droge…’, shkruan Flamur Noka në shënimin e tij.
Reagimi i sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka:
A ndërtohet me 300 mijë Euro ky hotel? Aq bënë një apartament në Ksamil. Drejtoria e Pastrimit të Parave nuk ekziston, apo jo? Tatim taksat askund.
Por ky Dumani që opozitës i kontrollon dhe numrin e këpucës a e shikon se këtu kemi të bëjmë me pastrim parash. Eh Lali Eri, lali Eri! Mirë veten por i zhyte dhe mercenarët…
Gëlbaza pastron para korrupsioni, gjobash dhe droge…
Lexo edhe: Mero Baze reklamon hotelin e tij 10 milionë dollarësh
Më posht artikulli i botuar në media
Mero Baze reklamon hotelin e tij 10 milionë dollarësh
Një gazetar që qelb erë si Mero Baze ka reklamuar hotelin e tij 10 milionë dollarësh, i cili është në emër të djalit të tij, Regon Baze, në një nga perlat e turizmit në Shqipëri, në Ksamil.
Një hotel që është ndërtuar me 200-300 mijë euro kredi, ndërsa investimi ka qenë me miliona euro.
Sipas të dhënave, ky objekt është regjistruar në datën 30 korrik të vitit 2021. Hoteli në Ksamil ka pishinë në tarracë, ka plazh privat, ka dhjetëra dhoma, është një hotel luksoz, i cili deklarohet se ka kushtuar sa një apartament.
Ekzistojnë dyshime të arsyeshme që Mero Baze të ketë pastruar para. Një hotel me 300 mijë euro nuk mund të ndërtohet, sidomos në atë zonë, në Ksamil.
Në faqen e tij në ‘Facebook’ ku reklamon vetëm përçartjet e tij që tashmë s’i lexon askush ka reklamuar ‘beach bar’-in e hotelit Porta në Ksamil.
Më poshtë mund të shihni postimin e Mero Bazes, gazetarit që qelb erë, ku reklamon disa nga ambientet e hotelit dhe ‘beach bar’-it.
Kështu, Mero Baze më në fund e ka pranuar hotelin, pasi e ka reklamuar edhe në rrjetet sociale.
(*Pamjet e publikuara nga Mero Baze nga hoteli në Ksamil)
CNA paraljamëron se ka përfunduar një tjetër investigim në lidhje me Mero Bazen, pasuritë e tij, familjarët, punësimet në shtet, të cilat do t’i sjellim në vijim.