Tag: ksamil

  • Ndërtonin pa leje dy objekte në tokë publike në Ksamil, arrestohen punëtorët, në kërkim ai që i punësoi

    Ndërtonin pa leje dy objekte në tokë publike në Ksamil, arrestohen punëtorët, në kërkim ai që i punësoi

    Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi po ndërtonin pa leje në tokë publike në Ksamil, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër i dyshuar si personi që i punësoi.
    Sipas njoftimit të policisë ata u kapën teksa po ndërtonin me blloqe betoni dy objekte në tokë publike, pa leje nga organet kompetente.
    “Në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë ushtruar kontrolle në Ksamil, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe si rezultat, më datë 04.09.2025, në rrugën “Riviera”, Ksamil, u konstatua ndërtimi i 2 objekteve me konstruksion blloqe betoni, të papërfunduara, në tokë publike, pa leje nga organet kompetente.
    Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
    E. P., 36 vjeç, R. M., 34 vjeç, M. M., 47 vjeç, dhe  A. A., 19 vjeç, banues në Sarandë.
    Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. P., 42 vjeç, banues në Ksamil, i dyshuar si personi që kishte punësuar shtetasit e lartpërmendur për të ndërtuar pa leje në tokë publike”, njofton Policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”.

  • EMRAT/ Ndërtuan pa leje në një tokë publike në Ksamil, arrestohen 4 persona, shpallet në kërkim një tjetër

    EMRAT/ Ndërtuan pa leje në një tokë publike në Ksamil, arrestohen 4 persona, shpallet në kërkim një tjetër

    4 shtetas të identifikuar si Ervis Pashaj, Robert Musej , Myqerem Muhametaj, Albano Avda janë arrestuar nga Policia e Sarandës pasi ndërtuan  pa leje në një  tokë publike në Ksamil.

    Gjithashtu shpallet në kërkim  edhe shtetasi Arbert Pole i dyshuar si personi që i punësoi.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Njoftim i Policisë:

    Në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë ushtruar kontrolle në Ksamil, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe si rezultat, më datë 04.09.2025, në rrugën “Riviera”, Ksamil, u konstatua ndërtimi i 2 objekteve me konstruksion blloqe betoni, të papërfunduara, në tokë publike, pa leje nga organet kompetente.

    Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

    • E. P., 36 vjeç, R. M., 34 vjeç, M. M., 47 vjeç, dhe A. A., 19 vjeç, banues në Sarandë.

    Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. P., 42 vjeç, banues në Ksamil, i dyshuar si personi që kishte punësuar shtetasit e lartpërmendur për të ndërtuar pa leje në tokë publike.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”.

  • Ndërtonin pa leje në tokë publike, arrestohen punëtorët. Shpallet në kërkim dhe ai që i punësoi

    Ndërtonin pa leje në tokë publike, arrestohen punëtorët. Shpallet në kërkim dhe ai që i punësoi

    Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi po ndërtonin pa leje në tokë publike në Ksamil, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër i dyshuar si personi që i punësoi. Sipas njoftimit të policisë ata u kapën teksa po ndërtonin me blloqe betoni dy objekte në tokë publike, pa leje nga organet kompetente.
    “Në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë ushtruar kontrolle në Ksamil, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe si rezultat, më datë 04.09.2025, në rrugën “Riviera”, Ksamil, u konstatua ndërtimi i 2 objekteve me konstruksion blloqe betoni, të papërfunduara, në tokë publike, pa leje nga organet kompetente.

    Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. P., 36 vjeç, R. M., 34 vjeç, M. M., 47 vjeç, dhe A. A., 19 vjeç, banues në Sarandë. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. P., 42 vjeç, banues në Ksamil, i dyshuar si personi që kishte punësuar shtetasit e lartpërmendur për të ndërtuar pa leje në tokë publike”, njofton Policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”.

  • Ksamil – Në pranga 4 punëtorë, shpallet në kërkim personi që i punësoi

    Ksamil – Në pranga 4 punëtorë, shpallet në kërkim personi që i punësoi

    Ksamil – Në pranga 4 punëtorë, shpallet në kërkim personi që i punësoi
     
    Policia njofton se në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë ushtruar kontrolle në Ksamil, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe si rezultat, më datë 04.09.2025, në rrugën “Riviera”, Ksamil, u konstatua ndërtimi i 2 objekteve me konstruksion blloqe betoni, të papërfunduara, në tokë publike, pa leje nga organet kompetente.
     

     
    Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
    • E. P., 36 vjeç, R. M., 34 vjeç, M. M., 47 vjeç, dhe A. A., 19 vjeç, banues në Sarandë.
     
    Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. P., 42 vjeç, banues në Ksamil, i dyshuar si personi që kishte punësuar shtetasit e lartpërmendur për të ndërtuar pa leje në tokë publike.
     
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Kapen 4 francezë nga policia e Sarandës/ Akuzohen për vjedhje dhe dëmtim të mjetit lundrues

    Kapen 4 francezë nga policia e Sarandës/ Akuzohen për vjedhje dhe dëmtim të mjetit lundrues

    Në Ksamil policia ka arrestuar në flagrancë 3 shtetasit P. K., 21 vjeç, H. K., 21 vjeç dhe Y. N., 22 vjeç, banues në Paris, Francë, pasi më datë 04.09.2025, në një lokal në lagjen nr. 3, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se kanë vjedhur disa sende elektrike, shishe me pije alkoolike, si dhe kanë dëmtuar me mjet prerës një mjet lundrues të llojit “gomone”.

    Po nga policia në Sarandë u arrestua në flagrancë edhe shtetasi  B. S., 27 vjeç, banues në Paris, Francë, pasi më datë 04.09.2025, në ambientet e një lokali në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular një shtetasi tjetër.

    Emrat e 4 të arrestuarve në flagrancë jane: Perez Kais, Hatim Kaddouri, Yassine Neggah për vjedhje në Ksamil dhe Bakany Samassa per vjedhje në Sarandë.

    Njoftimi:

    Sarandë/Vijojnë goditjet ndaj krimeve kundër pronës, arrestohen në flagrancë 4 shtetas francezë për vjedhje në Ksamil dhe Sarandë.

    Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pronës dhe pasurisë, dokumentuan dy raste vjedhjesh, si rezultat i të cilave u vunë në pranga 4 shtetas francezë, konkretisht:

    Në Ksamil, u arrestuan në flagrancë 3 shtetasit P. K., 21 vjeç, H. K., 21 vjeç dhe Y. N., 22 vjeç, banues në Paris, Francë, pasi më datë 04.09.2025, në një lokal në lagjen nr. 3, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se kanë vjedhur disa sende elektrike, shishe me pije alkoolike, si dhe kanë dëmtuar me mjet prerës një mjet lundrues të llojit “gomone”.

    Në Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi  B. S., 27 vjeç, banues në Paris, Francë, pasi më datë 04.09.2025, në ambientet e një lokali në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular një shtetasi tjetër.

    Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pjesë e sendeve të vjedhura.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për të dyja rastet, për veprën penale “Vjedhja”.

  • Nga Velipoja në Ksamil, plazhet më të pista në vend/ Raporti i AKM: Vendet me ujin më të pastër

    Nga Velipoja në Ksamil, plazhet më të pista në vend/ Raporti i AKM: Vendet me ujin më të pastër

    Vetëm 14% e plazheve në vend kanë cilësi të shkëlqyer, ndërsa më shumë se një e katërta janë në gjendje të keqe. Ndotësit më të mëdhenj janë bizneset që shkarkojnë ujërat në lumenj e dete. Një raport i Agjencisë kombëtare të Mjedisit tregon se situata ka ardhur duke u përkeqësuar ndjeshëm.

    Plazhet me cilësi më të mirë për vitin 2024 janë vlerësuar ato në Lukovë, Palasë, Drimadhe, Dhërmi, Jalë, Livadh dhe Borsh duke vijuar me plazhet Shëngjin, Tale, Gjiri i Lalzit, Seman e Derëzezë, Divjakë, Zvërnec, Orikum.

    Ndërsa me cilësi jo të mirë ku duhet të merren masa të menjëhershme janë Velipojë, Durrësi, Kavajë, Qerret, Spille, Vlorë, Himarë, Qeparo, Sarandë, Ksamil dhe Lin-Pogradec.

    Aktualisht në vend janë vetëm 14.6% e plazheve me cilësi të shkëlqyer (stacioni Spille Djathtas, stacioni Plazhi Lame Borshi, Plazhi i Palasës, Drimadhes etj.), në rënie krahasuar me 2023-shin kur kjo shifër ishte 27.8%. Kurse plazhe me cilësi të mirë janë 43.6% në rritje në raport me 2023. Sipas raportit ka rënë sipërfaqja e plazheve të shkëlqyera dhe janë rritur ato me cilësi të mirë.

     

  • Shtim i numrit të banorëve në spitale/ Sezoni veror rrit kërkesën për shërbim mjekësor, 40 vizita në ditë

    Shtim i numrit të banorëve në spitale/ Sezoni veror rrit kërkesën për shërbim mjekësor, 40 vizita në ditë

    Sezoni veror me një numër të shtuar banorësh në Ksamil rrit edhe nevojën për më shumë shërbim mjekësor. Rreth 30 deri 40 vizita në ditë realizohen në të dyja qendrat shëndetësore.
    Gjatë sezonit përveç Qendrës Shëndetësore që qëndron e hapur gjithë vitin, një tjetër qendër shëndetësore, që është sezonale, është në funksion 24 orësh për të përballuar fluksin e sezonit veror.
    Tajar Lako mjek pediatër pranë Qendrës Shëndetësore gjithëvjetore në Ksamil pohon se deri tani situata është e përballueshme për kapacitetin mjekësor atje. Në përgjithësi është e njejta situatë madje më e stabilizuar.
    Zakonisht janë virozat e stinës, që prekin rrugët e sipërme të frymëmarrjes, laringun, faringun, gjithashtu edhe gastrointeritet por që në këtë periudhë nuk kane qenë problematike. Gjithashtu kemi edhe raste të moderuara, nga djegiet, pickime nga peshq deti, iriq deti.
    Nga aksidentet nuk kemi pasur raste por edhe në raste të tilla i çojmë në spitalin e Sarandës.Rreth 30 deri 40 vizita në ditë realizohen në të dyja qendrat shëndetësore. Të huajit janë ata që kryesisht kërkojnë sherbim mjekësor pranë këtyre dy qendrave, ndërsa Fëmjët dhe të moshuarit për shkak të ekspozimit të gjatë në diell mbeten grupmoshat që kërkojnë më së shumti ndihmën mjekësore.
    Njëherazi mjeku Tajar Lako këshillon prindërit që vizitojnë qytezën turistike të jenë të kujdesshëm me oraret e ekspozimit në diell të të vegjëlve të tyre.
    Dy qendrat shëndetësore në Ksamil ofrojnë ndihmën e parë për vendasit dhe turistët, ndërsa për mjekim më të specializuar pacientët dërgohen në spitalin e Sarandës.

  • Aksidentoi rëndë një 29-vjeçar në Ksamil, gjykata e Sarandës vendos ‘detyrim paraqitje’ për shtetasin turk

    Aksidentoi rëndë një 29-vjeçar në Ksamil, gjykata e Sarandës vendos ‘detyrim paraqitje’ për shtetasin turk

    Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes së kaluar në Ksamil, ku një automjet tip Nissan me targa italiane AB590NA përplasi një këmbësor në afërsi të zonës turistike.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, kur 30-vjeçari turk, Demir Tunahan, duke drejtuar mjetin e tij në një nga rrugicat e bregdetit, përplasi rëndë 29-vjeçarin Mario Selishta, me origjinë nga Dibra dhe banues prej vitesh në Itali.

    Si pasojë e përplasjes, Selishta mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua menjëherë drejt spitalit të Sarandës, për t’u dërguar më pas në një qendër spitalore me specializim më të lartë. Autori i aksidentit, shtetasi turk, u arrestua në flagrancë nga Policia e Sarandës.

    LEXO EDHE: EMRI/ Makina i pret rrugën motorrit në Ksamil, plagoset rëndë 29-vjeçari, niset drejt Spitalit të Traumës

    Pas arrestimit, çështja shkoi për shqyrtim në Gjykatën e Sarandës. Sot, kjo e fundit vendosi për Demir Tunahan masën e sigurisë “detyrim paraqitje” në polici. Masa u kërkua fillimisht nga prokurorja e çështjes dhe më pas u miratua edhe nga gjyqtari i seancës.

    Njoftimi i plotë:

    “Detyrim paraqitje” vendosi sot si masë gjykata e Sarandës për 30 vjeçarin, shtetasin turk, Demir Tunahan, i arrestuar mbrëmjen e së premtes. 30 vjeçari Demir Tunahan është autori i aksidentit të ndodhur mbrëmjen e së premtes së kaluar ku 30 vjeçari aksidentoi me mjetin e tij Nissan me targë AB590NA, dhe plagosi rëndë 29 vjeçarin Mario Selishta me origjinë nga Dibra por banues në Itali. 

    “Detyrim per t’u paraqitur në policinë gjyqësore ka kërkuar  prokurorja në seancë, këtë masë ka kërkuar mandej edhe gjyqtari në seancë. 

    Në këto kushte 30 vjeçarit Demir Tunahan, shtetas turk, që ndodhej me pushime në Ksamil do t’i duhet të paraqitet në policinë gjyqësore sipas periodicitetit të caktuar nga gjykata.

  • Investigimi/ Mbi 10 mijë m2 tokë në Ksamil në emër të Regon Bazes, djalit të Mero Bazes

    Investigimi/ Mbi 10 mijë m2 tokë në Ksamil në emër të Regon Bazes, djalit të Mero Bazes

    Thellohet më tej investigimin për Mero Bazen dhe familjarët e tij, duke treguar se si kanë përfituar pasuri dhe punësime në institucione publike.

    Përgjatë javës, CNA tregoi me dokumente se si djali i Mero Bazes, kastraveci i Erion Veliajt, ishte bekuar nga ky i fundit dhe qeveria.

    Publikuam një dokument që tregonte se si Lindita Nikolla, në kohën kur ishte në detyrë si ministre e Arsimit, e kishte bekuar Aldion Bazen me rreth 50 mijë paund nga Fondi i Ekselencës që të kryente një master në një nga universitetet e Londrës.

    Sigurisht shpagimin për këto “bekime” do ta paguante babai i tij, Mero Baze, i cili njihet si lëpirës i pushtetit dhe vegël e shërbëtor i Erion Veliajt.

    Po ashtu zbuluam se Aldion Baze, përveç dhjetëra mijëra paundëve që kishte marrë nga qeveria, ishte i punësuar dhe në Bashkinë e Tiranës si drejtor.

    Sot do të sjellim të tjera fakte, por këtë herë për djalin tjetër të Mero Bazes, Regon Bazen.

    Sipas të dhënave të siguruara nga CNA, rezulton se në emër të Regon Bazes dhe kompanive të tij është regjistruar një truall me sipërfaqe 10.600 metër katrorë në Ksamil.

    Të dhënat tregojnë se ky truall është blerë me një vlerë qesharake 2.8 milionë lekë të rinj, me 271 lekë metrin katror.

    Pra, për vetëm 28 milionë lekë të vjetër është blerë trualli mbi 10 mijë metra katrorë i regjistruar në emër të djalit të Mero Baze, Regon Baze, ku më pas do të ndërtohej dhe hoteli në Ksamil, në një nga zonat më të shtrenjta.

    Ky është një çmim qesharak pasi aq nuk është as referenca e zonës e jo më çmimi i tregut për zonën e Ksamilit.

    Me një çmim qesharak blihet një truall mbi 10 mijë metra katrorë, në një nga perlat e turizmit shqiptar, regjistrohet në emrin e Regon Bazes, djalit të Mero Bazes, dhe më pas ndërtohet një hotel.

    Kjo ngre dyshime se përmes strategjisë së Mero Bazes, sulmo dhe shantazho, apo lëpirjet dhe shërbimet e tij ndaj pushtetit, gazetari që qelb erë ka arritur të pasurojë jo vetëm veten, por edhe familjarët e tij.

    Mero Baze është një gazetar që qelb erë, sipas dhe thënies së famshme të Indro Montanellit, sepse ai është një njeri me pasuri marramendëse të vendosur gjatë pushtetit të PS-së, së cilës i ka shërbyer 20 vjet ashtu siç i shërbeu dhe Sali Berishës, por që më pas u prish se nuk i dha llokmat e pushtetit të tij.

    Kjo ngre dyshime se përmes strategjisë së Mero Bazes, sulmo dhe shantazho, apo lëpirjet dhe shërbimet e tij ndaj pushtetit, gazetari që qelb erë ka arritur të pasurojë jo vetëm veten, por edhe familjarët e tij. /CNA

     

  • Plagosi rëndë 29-vjeçarin, arrestohet shtetasi turk, shkaktar i aksidentit në Ksamil

    Plagosi rëndë 29-vjeçarin, arrestohet shtetasi turk, shkaktar i aksidentit në Ksamil

    Eshtë arrestuar shtetasi turk Demun Tunahan 30 vjeç banues në Stamboll pasi mbrëmjen e së premtes aksidentoi rëndë 29 vjeçarin Mario Selishta, nga Dibra, banues në Itali.
    Ngjarja ndodhi pranë një pike karburanti në rrugën “Butrinti”, ku automjeti tip Nissan me targa AB590NA, i drejtuar nga shtetasi turk, i preu rrugën një motori që drejtohej nga Mario Selishta, 29 vjeç, me origjinë nga Dibra dhe banues në Itali.
    29-vjeçari, i cili ndodhej me pushime në Ksamil, u transportua menjëherë në spitalin rajonal të Sarandës, ku mori ndihmën e parë mjekësore. Sipas burimeve nga spitali, i riu ka pësuar politrauma dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Për shkak të gjendjes shëndetësore, ai është nisur me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.