Tag: ksamil

  • Zbardhet misteri: Ndërtesa e shembur në Ksamil e kreut të AMP Gjirokastër-Vlorë – VIDEO

    Zbardhet misteri: Ndërtesa e shembur në Ksamil e kreut të AMP Gjirokastër-Vlorë – VIDEO

     
    Më 4 gusht, në zonën turistike të Ksamilit, u zhvillua një aksion i përbashkët mes Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe Policisë Bashkiake të Sarandës. Gjatë këtij operacioni u shemb një banesë e konsideruar ndërtim pa leje, e cila ishte ngritur në një territor me rëndësi të veçantë mjedisore dhe turistike. Pamjet e prishjes tregojnë ndërhyrjen pa asnjë përplasje apo rezistencë nga banorët, ndërsa autoritetet e justifikuan veprimin duke theksuar se objekti ishte i paligjshëm dhe i ndërtuar jashtë çdo kriteri të lejuar nga ligji.
     

     
    Vetëm ditën e sotme është bërë e ditur se objekti i shembur i përkiste Glodian Ahmetajt, kreut të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) për qarkun Vlorë – Gjirokastër. Kjo e dhënë ndezi edhe më shumë debatin publik, pasi një zyrtar i ngarkuar me mbikëqyrjen e ligjshmërisë në polici rezultonte vetë i përfshirë në një shkelje të hapur të ligjit për ndërtimet.
     

     
    Emri i Ahmetajt doli në qendër të vëmendjes pas denoncimit publik të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarit të Gjykatës Administrative në Tiranë, Marko Boshku. Rama e akuzoi gjyqtarin se kishte marrë vendim për rikthimin në detyrë të kreut të AMP-së, ndonëse ky i fundit ishte pezulluar pikërisht për shkak të këtij ndërtimi pa leje.

    Prishja e ndërtimit në Ksamil u përcoll në publik si pjesë e një fushate të gjerë të autoriteteve për të luftuar ndërtimet informale në zonat turistike. 
     
    Aksion në Ksamil, IKMT dhe Policia Bashkiake shembin një shtëpi – VIDEO

     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Kishte ndërtuar pa leje, pamjet e aksionit të shembjes së ndërtesës së kreut të AMP në Ksamil! Rasti u bë publik një ditë më parë nga Rama

    Kishte ndërtuar pa leje, pamjet e aksionit të shembjes së ndërtesës së kreut të AMP në Ksamil! Rasti u bë publik një ditë më parë nga Rama

    Këto janë pamjet e aksionit për prishjen e ndërtesës së ndërtuar pa leje në Ksamil nga kreu i AMP-së Vlorë-Gjirokastër, Glodian Ahmetaj. Aksioni për shembjen e ndërtesës është zhvilluar në gusht.
    Emri i Ahmetajt doli në skenë pas denoncimit të kryeministrit Edi Rama të bërë një ditë më parë ndaj gjyqtarit të Gjykatës Administrative në Tiranë, Marko Boshku, të cilin e akuzonte se kishte marrë vendimin për rikthimin në detyrë të zyrtarit të AMP-së pasi ai ishte pezulluar për këtë ndërtim pa leje.
    Sipas kryeministrit, Ahmetaj jo vetëm që kishte marrë pjesë në këtë ndërtim pa leje, por edhe kishte mashtruar me shkrim, duke pretenduar legalizimin e ndërtimit, duke gënjyer se ishte bërë në vitin 2018.

  • Rama: Shkolla “5 Dëshmorët” në Ksamil, me standarde bashkëkohore

    Rama: Shkolla “5 Dëshmorët” në Ksamil, me standarde bashkëkohore

    Nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare “5 Dëshmorët” në Ksamil e nisën këtë vit të ri shkollor në ambiente të reja, të rikonstruktuara dhe fusha sportive moderne.
    Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kjo shkollë 9-vjeçare, që tashmë ofron kushte dhe standarde bashkëkohore.
    Rama u shpreh se shkolla “5 Dëshmorët” në Ksamil në këtë vit të ri shkollor ka rilindur me kushte dhe standarde bashkëkohore për të gjithë nxënësit dhe mësuesit e saj, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe bashkisë Sarandë.
    Investimet në infrastrukturën arsimore mbeten prioritet i qeverisë për të garantuar kushte më të mira për nxënësit dhe mësuesit.
    Në të gjithë vendin, janë hapur këtë vit 30 shkolla të reja ose të rehabilituara, ndërsa 40 të tjera janë aktualisht në proces ndërtimi apo rikonstruksioni.

  • Kryeministri Rama publikon pamjet e shkollës së re në Ksamil: E rilindur dhe me standarde bashkëkohore

    Kryeministri Rama publikon pamjet e shkollës së re në Ksamil: E rilindur dhe me standarde bashkëkohore

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetin social Facebook pamje nga shkolla 9-vjeçare “5 Dëshmorët” në Ksamil, e cila ka përfunduar rikonstruksionin e plotë dhe ka hapur dyert e vitit të ri shkollor me kushte dhe standarde bashkëkohore.

    Në postimin e tij, Kryeministri thekson se shkolla ka rilindur falë bashkëpunimit mes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Sarandë, duke e cilësuar transformimin si një tjetër hap përpara në përmirësimin e infrastrukturës arsimore në vend.

    Ky investim është pjesë e një nisme kombëtare për transformimin e shkollave publike në të gjithë Shqipërinë.

    Top Channel

  • Digjet një makinë në Ksamil

    Digjet një makinë në Ksamil

    Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ksamil, teksa një makinë me targa të huaja është djegur në mes të qytetit.
    Mjeti ishte i parkuar në një lagje të Ksamilit. Sipas burimeve paraprake, mjeti ishte me targa rumune. Zjarrfikësja erdhi për shuarjen e mjetit, duke qetësuar banorët që lajmëruan. Ende nuk dihet shkaku dhe pronari i mjetit.
    Po verifikohet arsyeja pse mjeti mori flakë dhe një grup pune po punon për këtë qëllim. Duke qenë se ishte me targa rumune, dyshimet e para janë që mjeti është i turistëve.

  • Panik në Ksamil, digjet një makinë me targa rumune në mes të qytetit

    Panik në Ksamil, digjet një makinë me targa rumune në mes të qytetit

    Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ksamil, teksa një makinë me targa të huaja është djegur në mes të qytetit.
    Mjeti ishte i parkuar në një lagje të Ksamilit. Sipas burimeve paraprake, mjeti ishte me targa rumune. Zjarrfikësja erdhi për shuarjen e mjetit, duke qetësuar banorët që lajmëruan. Ende nuk dihet shkaku dhe pronari i mjetit.
    Po verifikohet arsyeja pse mjeti mori flakë dhe një grup pune po punon për këtë qëllim. Duke qenë se ishte me targa rumune, dyshimet e para janë që mjeti është i turistëve.

  • Udhëtime/Rangetravel:Plazhi i Pasqyrave në Ksamil, një nga më të bukurit në botë

    Udhëtime/Rangetravel:Plazhi i Pasqyrave në Ksamil, një nga më të bukurit në botë

    Nëse ëndërroni të notoni në ujëra kristal të pastër apo të shijoni qiej të kaltër të pafund, disa plazhe në botë duket se janë destinacionet që çdo udhëtar dëshiron t’i vizitojë të paktën një herë në jetë, sipas faqes së njohur të udhëtimeve rangetravel.com.Mes tyre, faqa përfshin edhe Plazhin e Pasqyrave në Ksamil, duke e vlerësuar për “reflektimet vezulluese që dielli hedh mbi detin Jon”.Lista përfshin si destinacione të njohura, ashtu edhe plazhe të rralla e magjike, që ruajnë bukurinë e tyre të paprekur dhe ofrojnë përvoja të paharrueshme për vizitorët.Plazhi i Pasqyrave – KsamilDestinacioni më i popullarizuar i plazhit?Sipas të dhënave të kërkimit, të analizuara nga kompania ”Planet Cruise”, është Ksamili, në Shqipëri, ku i ashtuquajturi ”Mirror Beach” ose ”Plazhi i Pasqyrave” renditet ndër më të mirët për reflektimet vezulluese që dielli hedh mbi detin Jon.Plazhi Whitehaven – AustraliNjë zgjedhje kryesore për udhëtarët si dhe zgjedhje e ”Lonely Planet” si nga më të mirët në botë.Plazhi Elafonissi – GreqiRëra rozë, ujërat bruz dhe shtigjet e ecjes janë ndër arsyet pse ky plazh quhet “Karaibet e Mesdheut” dhe u emërua plazhi më i mirë në botë nga udhëtarët e ”TripAdvisor” këtë vit.Plazhi Coopers Beach – SHBANdërtesa historike dhe plazhi në Long Island, renditet si plazhi më i mirë në Shtetet e Bashkuara. Shtatori është muaji ideal për ta vizituar, me më pak turma njerëzish dhe ujëra më të ngrohta.Plazhi Cala Goloritze – ItaliFalë përpjekjeve të jashtëzakonshme për ruajtjen e natyrës gjatë 30 viteve të fundit, Cala Goloritze ka mbetur mahnitëse dhe ishull i virgjër, duke fituar vendin e parë në listën e 50 plazheve më të bukura në botë.

  • Siguria detare/ Aksion nga Komani në Ksamil, 15 mjete lundruese të bllokuara gjatë një jave, drejtuesit gjobë nga…

    Siguria detare/ Aksion nga Komani në Ksamil, 15 mjete lundruese të bllokuara gjatë një jave, drejtuesit gjobë nga…

    Në një javë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare nga Komani e deri në Ksamil kanë monitoruar dhe kontrolluar 215 mjete lundruese. Sipas bilancit të Policisë së Shtetit, janë bllokuar 15 mjete lundruese për shkelje të ndryshme, konkretisht: 8 jet ski, 3 skafe, 3 gomone dhe 1 varkë metalike me motor uji të instaluar.
    Ndërkohë drejtuesit janë gjobitur me nga 100 000 lekë secili. Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kësaj kohe kanë shpëtuar nga mbytja në det 39 persona (shqiptar e të huaj).
    Njoftimi i policisë:
    Nga Komani në Ksamil, si rezultat i monitorimeve dhe i kontrolleve të kryera gjatë javës së kaluar, nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, janë kontrolluar 215 mjete lundruese, nga të cilat 15 janë bllokuar për shkelje të ndryshme.
    Konkretisht: 8 jet ski, 3 skafe, 3 gomone dhe 1 varkë metalike me motor uji të instaluar.
    6 prej mjeteve lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative 100 000 lekë secili.
    Gjithashtu, janë shpëtuar në det 39 shtetas (shqiptarë dhe të huaj), si dhe 18 mjete lundruese, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare, nga Ksamili në Koman, për shkak edhe të kushteve jo të favorshme atmosferike.

  • Dy ndërtime pa leje në Ksamil, arrestohen 4 persona, një tjetër shpallet në kërkim

    Dy ndërtime pa leje në Ksamil, arrestohen 4 persona, një tjetër shpallet në kërkim

    Katër shtetas janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës, pas konstatimit të ndërtimit të paligjshëm të dy objekteve në tokë publike në zonën e Ksamilit.
    Operacioni u zhvillua në rrugën “Riviera” në Ksamil, si pjesë e kontrolleve të intensifikuara për parandalimin dhe goditjen e ndërtimeve pa leje. Gjatë kontrolleve të bazuara në informacione operative, u konstatua ndërtimi i dy objekteve të papërfunduara me konstruksion blloqe betoni, të ngritura në mënyrë të paligjshme në tokë publike dhe pa leje nga autoritetet përkatëse.
    Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan:
    P., 36 vjeçM., 34 vjeçM., 47 vjeçA., 19 vjeçNdërkohë, është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale A. P., 42 vjeç, banues në Ksamil, i dyshuar si organizatori dhe punëdhënësi i personave të ndaluar, i cili dyshohet se ka urdhëruar ndërtimin pa leje në truallin shtetëror.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”.

  • Vodhën pije alkoolike e celularë…/ Katër parizienët ‘harrojnë’ pushimet, kapen duke vjedhur në Ksamil e Sarandë,

    Vodhën pije alkoolike e celularë…/ Katër parizienët ‘harrojnë’ pushimet, kapen duke vjedhur në Ksamil e Sarandë,

    Pamje nga vjedhjet

    SARANDË- Katër turistë francezë janë arrestuar nga Policia e Sarandës, si të dyshuar për një seri vjedhjesh në bregdetin jugor, kryesisht në Ksamil. Tre prej tyre P. K., 21-vjeç, H. K., 21-vjeç dhe Y. N., 22-vjeç, u arrestuan në Ksamil, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur sende elektrike, shishe me pije alkoolike, si dhe kanë dëmtuar me mjet prerës një mjet lundrues të llojit “gomone. Ndërsa një tjetër me inciale B. S, 27-vjeç, i cili dyshohet se ka i ka vjedhur celularin një shtetasi, u arrestua në Sarandë. 

    Njoftimi: 
    Sarandë/Vijojnë goditjet ndaj krimeve kundër pronës, arrestohen në flagrancë 4 shtetas francezë për vjedhje në Ksamil dhe Sarandë.
    Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pronës dhe pasurisë, dokumentuan dy raste vjedhjesh, si rezultat i të cilave u vunë në pranga 4 shtetas francezë, konkretisht:
    Në Ksamil, u arrestuan në flagrancë 3 shtetasit P. K., 21 vjeç, H. K., 21 vjeç dhe Y. N., 22 vjeç, banues në Paris, Francë, pasi më datë 04.09.2025, në një lokal në lagjen nr. 3, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se kanë vjedhur disa sende elektrike, shishe me pije alkoolike, si dhe kanë dëmtuar me mjet prerës një mjet lundrues të llojit “gomone”.
    Në Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi B. S., 27 vjeç, banues në Paris, Francë, pasi më datë 04.09.2025, në ambientet e një lokali në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular një shtetasi tjetër.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pjesë e sendeve të vjedhura.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për të dyja rastet, për veprën penale “Vjedhja”.