Për çështjen e shtëpisë në Ksamil, “Stop” takoi ish-pronarin Agron Lile, i cili pranon që e ka zaptuar me vetëgjyqësi pronën e zonjës B.L, duke përmendur sërish shtesat që ka bërë.
Agron Lile: Ajo e ka marrë pjesën e saj.
Gazetari: Po jo, nuk e ka marrë…!
Agron Lile: Aty është një shtesë, shtesën unë i kam thënë merre ta gëzosh, me jep mua, çfarë investimi kam bërë dhe merre.
Gazetari: Po shtesën ajo nuk e do, mund ta prishë.
Agron Lile: Le ta prishi ajo, është me vetëdeklarim, që ta prishi ajo, duhet të dalë skualifikimi dhe le ta marri…!
Agron Lile: Ajo ka pronën, ka metrat e saj, t’i marrë, t’i gëzojë! Nuk i futem fare, po unë një metër e kam me vetdeklarim. Që ta marri ajo, duhet të skualifikohet, flasim siç është tani, ajo do marrë pjesën e saj, atë, që e kam timen nuk e le, edhe një metër, që kam timen, nuk e le, deri në momentin e skualifikimit. Po mirë mo, le të m’i japë mua lekët mua dhe le ta marrë siç është…
Gazetari: Po si të t’i japi lekët ty, kur nuk e ke me dokumente…?!
Agron Lile: Po e kam me vetëdeklarim.
Gazetari: Po nuk e ke me letra.
Agron Lile: Po vetëdeklarimi për çfarë është…? Mua s’ma ndjen fare për atë pronën atje, se kam prona plot.
Meqë policia nuk pranoi të mbante një proces-verbal për sendet, që ishin në objekt vetë zonja hap shtëpinë e saj, duke mbledhur sendet e qiramarrësit të Agron Liles, të cilat i dorëzon në polici.
Gazetari: Do mbani procesverbal kur ta hapë portën zonja, se kështu i thonë këta zotërinjtë? Na e shpjego pak.
Punonjësi i policisë Ksamil: Jo portën e hap privatisht, nuk e hapim ne.
Gazetari: Po, po, po!
Punonjësi i IMT: Duhet ta hapi në prezencën tuaj.
Punonjësi i policisë Ksamil: Jo, duhet ta hapësh ti.
Punonjësi i IMT: Jo unë, jo! Duhet ta hapi zonja.
Punonjësi i policisë Ksamil: Pse s’ja hap ti, po duhet ta hap unë?
Punonjësi i IMT: Po unë s’jam polic.
Kur u duk se gjithçka u zgjidh, të nesërmen Agron Lile shkon dhe shkallmon bravën dhe vë kamera në objekt, duke e kthyer situatën në pikën zero.
Tag: ksamil
-

“As ma ndjen!” Blen shtëpi në bankë, ish-pronari ndërron bravën dhe e jep me qira
-

FOTOT/ Dua Lipa nis plazhin në Ksamil, e shoqëron i fejuari
Dua Lipa është rikthyer sërish në Shqipëri dhe ka nisur menjëherë plazhin edhe pse jemi ende në prill. Pushimet e Pashkës ajo i ka kaluar në jugun e vendit me të fejuarin e saj Callum Turner, duke i treguar edhe njëherë tjetër botës pamjen e magjishme të brigjeve shqiptare.
Këngëtarja 29-vjeçare e hitit “Dance The Night Away” u shfaq në formë perfekte me bikini të kuqe, syze dielli, një varëse të hollë. Në galerinë e fotove që postoi me përshkrimin “Pashkët në shtëpi” shoqëruar me emoji të një lepurushi dhe flamurit shqiptar, ajo u shfaq e qeshur dhe e çliruar pranë detit.
Dua dhe aktori 34-vjeçar dukeshin tejet të dashuruar, ndërsa në një video shfaqen teksa zhyten së bashku ne det.
Dua dhe Callum konfirmuan lidhjen e tyre në janar 2024. -

Damian Gjiknuri takim me sipërmarrës në Ksamil: Ju duhet një zë i fortë politik që ju zgjidh problemet
Damian Gjiknuri takim me sipërmarrës në Ksamil: Ju duhet një zë i fortë politik që ju zgjidh problemet
Kandidati i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me sipërmarrës në zonën e Ksamilit.
Duke i falenderuar për pjesëmarrjen në këtë takim, Gjiknuri u shpreh se, “me lobimin tim kam sjellë shumë investime që kanë përmirësuar cilësinë e jetës në Ksamil, por mbi të gjitha kam bërë më të mirën e mundur për bizneset tuaja. Ksamilin e keni ndërtuar ju të gjithë, që keni ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, dhe kjo është bukuria e Ksamilit dhe e keni bërë Ksamilin strehën tuaj dhe motorin më të rëndësishëm të turizmit.
Kam shumë krenari që ju drejtohem juve. Kërkoj mbështetjen tuaj edhe për çështje që e shqetësojnë interesin tuaj por të jem në themel të zhvillimit të kësaj zone, me qëllim që nesër t’i adresojmë edhe më mirë interesat ekonomike të Ksamilit. Kjo zonë, progresin e ka bërë gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste. Personalisht, kam dhe unë një shenjë gishti aty, gjithmonë për të mirën e zhvillimit. Patjetër që programi ynë ekonomik i fokusuar kryesisht drejt zhvillimit turistik do të japë më shumë të mira materiale për ju.
Rrugët po përmirësohen. Më vjen mirë që dhe rruga Sarandë – Ksamil do zgjerohet, duke lehtësuar problemin e trafikut në verë. Rrjeti i ujësjellësit është bërë, energjia është përmirësuar, pavarësisht se, ka ende nevojë për shtesë me rritjen e kërkesës. Problemi i ujit për mua do të jetë problemi kryesor dhe për këtë do të më keni mbështetës dhe jam shumë i bindur që ne me qeverinë e Edi Ramës këtë do ta realizojmë. Vota për Partinë Socialiste ka një dritë në fund të tunelit edhe në këtë drejtim, që po bëhet gjithnjë e më sfidues”, u shpreh Damian Gjiknuri.
Referuar kandidaturës së tij, ai theksoi se, “Jam kthyer me shumë dëshirë, tanimë me një sistem të ri zgjedhor ku kandidoj me emrin tim. Është hera e parë që kërkoj tek ju votë në emrin tim. Më vijnë fjalë që ju thonë është deputet i dalë Damiani. Jo, Damiani ka nevojë për të gjithë votat e qytetarëve të Ksamilit, për t’ju përfaqësuar dhe për të qenë deputeti juaj. Këtë ua kërkoj në mënyrë të drejtpërdrejt. Ju doni një përfaqësues të provuar, me eksperiencë dhe që e ka treguar veten që ju ka ndenjur në krah për kërkesat dhe nevojat tuaja. Diferencën mes forcave politike ne e kemi shumë të qartë. Përballë kemi një forcë politike si opozita, që nuk iu ofron asgjë qytetarëve dhe këtu jeni dëshmimtarë vet që nuk ka as një shpresë as për të ardhur në pushtet, por nuk ofron asgjë konkrete zhvillimore për këtë zonë, dhe për problemet zhvillimore që ka Saranda. Juve ju duhet një zë i fortë politik”.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb
-

Kalvari i tokës në Ksamil, të kesh pronë në Shqipëri një nga hallet më të mëdha
Disa herë emisioni “Stop” ka transmetuar denoncime për Suzana Isufajn, me pretendimin se ajo përmes dokumenteve të parregullta ka përfituar prona, që nuk i takojnë. Silvi Golja një i afërm i Suzanës, dëshmoi nga Kanadaja se Isufaj e ka dhënë pronën e babait të tij me qira në vitin 2021 mbi bazën e një prokure, që i ati Agron Golja i kishte dhënë Suzanës për përfaqësim në gjyqe, por që kishte skaduar në vitin 2017.Të ardhurat e qirasë së pronës me 25 bashkëpronarë i merr vetëm Suzana Isufaj. Gjithçka nisi me një kërkesë-padi të Janarit 2012, me të cilën Suzana Isufaj kërkon të godasë një vendim të vitit 2007 të Agjencisë së Kthimit të Pronave.
Përmes këtij procesi gjyqësor Suzana synonte të bëhej pronare e 100 hektarëve pronë, anës detit në Ksamil. Prona kap vlerën e tregut rreth 300 milionë euro. Palë në procesin e mbyllur në kohë rekord, për 3 muaj, kanë qenë Agjencia e Kthimit të Pronave dhe Avokatura e Shtetit, 2 institucione Kushtetuese, që mbrojnë interesat e shtetit shqiptar.Ka dyshime se firma e përfaqësuesit të Avokaturës së Shtetit Kristaq Kutra ishte e falsifikuar, nëse krahasohet me të tjera nënshkrime të tij. Trupi gjykues me kryesues Alltun Cela dhe anëtarë Nevrie Duka dhe Petrit Aliaj, vendosën pranimin e kërkesës së Suzana Isufaj Cini, duke e bërë pronare të 100 hektarëve prona në Ksamil.
Ish-kryetari i Gjykatës Sarandë Alltun Çela, iu shmang shpjegimit duke thënë, se nuk i kujtohej rasti. Menjëherë pas transmetimit tonë, Avokatura e Shtetit falenderoi emisionin “Stop”, duke rivendosur afatet për këtë vendim, që tani do të apelohet nga ky institucion shtetëror. -

Rama: Ksamili si një krevat i madh. Ka ngelur pa parë vetëm shezlongë nën ujë dhe çmime 1 mijë euro, aty ngelesh shtatzënë se s’bën dot tjetër gjë
Kryeministri Edi Rama kritikoi bizneset për çmimet e shezlongëve dhe numrin e shumtë të tyre gjatë sezonit të verës në Ksamil.
“Po pres të shikoj shezllong në ujë, tip varkash që njerëzit të shtrihen. T’jua vënë edhe çmimin 1 mijë euro dhe më pas noti të zhvillohet nën ujë me bombula oksigjeni.
Ky ka një problem (flet për kryebashkiakun e Sarandës), është si shqiponjë me dy koka, njërën në administratën e Sarandës dhe njërën në hotelin e mamasë në Qerret. Sheh edhe këtej, edhe andej.
Ky i kupton më mirë se kushdo ne nga ata që janë në industri, iu di hallet edhe hilet, edhe nga ana tjetër iu qan edhe hallin.
Ka edhe një të vërtetë tjetër që gjithsesi duhet bërë një kompromos pozitiv atje për të pasur edhe pak hapësirë për ata që nuk duan të futen në regjimin e kazermës me shezllonget.
Ma ha mendja që aty po të futesh me familjen në fund të 15 ditëshit mund të dalësh me familje tjetër, se janë aq afër (qesh), aq ngjitur sa duhet bërë një gjykatë për divorcet në kohë reale, u ndava me këtë dhe u bashkova me atë, tani të bëj bashkimin e atij tjetrit me atë tjetrën në mënyrë që të gjithë të dalin të lumtur nga Ksamili.
Aty nuk e di unë se si, plus edhe jam i bindur që me atë plazh që ka Ksamili, nuk e kemi ndjekur këtë, por duhet ta ndjekim sa lindje ka në proces në 9 mujorin pasi vijnë në Ksamil.
Jam i bindur që do të ketë shumë shtatzëni, sepse aty ku të fusin nuk e di se çfarë mund të bësh tjetër në atë tmerr të krevateve që janë ngjitur me njëri-tjetrin. Gjithë Ksamili është si krevat i madh”, tha ai.
