Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. L., 54 vjeç, banues në Ksamil, nën akuzën e dhunimit të pronës private.
Sipas policisë, A. L. është konstatuar se në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë ndaj pronës së shtetases B. L., 38 vjeçe, banuese gjithashtu në Ksamil. Kjo e fundit është e pajisur me certifikatë pronësie për banesën që ishte objekt i ndërhyrjes së paligjshme.
Hetimet paraprake tregojnë se 54-vjeçari ka hapur me forcë derën e banesës, ka ndërruar bravën e hyrjes, dhe ka vendosur një portë të re pa pëlqimin e pronares. Për më tepër, ai ka instaluar edhe kamera sigurie në ambientet e banesës, në mënyrë të paautorizuar.
Policia bën me dije se vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe se ndaj shtetasit A. L. rëndojnë akuzat për veprime të paligjshme që cenojnë pronën dhe sigurinë e shtetases B. L
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 54 vjeç, banues në Ksamil, pasi më datë 31.05.2025, është konstatuar se në mënyrë të përsëritur ka dhunuar banesën e shtetases B. L., 38 vjeçe, banuese në Ksamil, e cila është e pajisur me certifikatë pronësie për këtë banesë.
Ky shtetas dyshohet se ka hapur me forcë dhe ndërruar bravën e portës, si dhe ka instaluar e vendosur kamera sigurie dhe një portë të re, në banesën e 38-vjeçares.
gijotina.com/
Tag: ksamil
-

Hyn në shtëpinë e një gruaje në Ksamil dhe instalon kamera, burri kapet në flagrancë
-

Arrestohet 54-vjeçari në Ksamil, dhunoi banesën e një gruaje dhe instaloi kamera
Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës pasi ka tentuar të zaptojë me forcë banesën e një 38-vjeçareje.
Policia thotë se këtë ai e ka tentuar edhe më herët, ndërsa dje kishte thyer derën e banesës dhe pasi kishte ndërruar bravën, kishte montuar edhe kamera sigurie. Sipas policisë, 38-vjeçarja disponon certifikatë pronësie për banesën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 54 vjeç, banues në Ksamil, pasi më datë 31.05.2025, është konstatuar se në mënyrë të përsëritur ka dhunuar banesën e shtetases B. L., 38 vjeçe, banuese në Ksamil, e cila është e pajisur me certifikatë pronësie për këtë banesë.
Ky shtetas dyshohet se ka hapur me forcë dhe ndërruar bravën e portës, si dhe ka instaluar e vendosur kamera sigurie dhe një portë të re, në banesën e 38-vjeçares”, njofton policia. -

Terrorizonte 38-vjeçaren duke tentuar t’i zaptonte banesën në Ksamil, arrestohet 54-vjeçari
Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës pasi ka tentuar të zaptojë me forcë banesën e një 38-vjeçareje.
Policia thotë se këtë ai e ka tentuar edhe më herët, ndërsa dje kishte thyer derën e banesës dhe pasi kishte ndërruar bravën, kishte montuar edhe kamera sigurie. Sipas policisë, 38-vjeçarja disponon certifikatë pronësie për banesën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 54 vjeç, banues në Ksamil, pasi më datë 31.05.2025, është konstatuar se në mënyrë të përsëritur ka dhunuar banesën e shtetases B. L., 38 vjeçe, banuese në Ksamil, e cila është e pajisur me certifikatë pronësie për këtë banesë.
Ky shtetas dyshohet se ka hapur me forcë dhe ndërruar bravën e portës, si dhe ka instaluar e vendosur kamera sigurie dhe një portë të re, në banesën e 38-vjeçares”, njofton policia. -

Festa e Midhjes rikthehet në Ksamil më 30–31 Maj 2025
Festa e Midhjes rikthehet këtë verë në Ksamil, më 30 dhe 31 maj 2025, duke sjellë një përvojë autentike mesdhetare që ndërthur gastronominë me kulturën dhe argëtimin në bregdetin e mrekullueshëm të jugut.
Ky event i shumëpritur është një nga aktivitetet më të veçanta të sezonit turistik në jug të Shqipërisë dhe synon të promovojë produktin unik të zonës – midhjen e Liqenit të Butrintit, e njohur për cilësinë e saj të lartë dhe shijen karakteristike.
Festa e Midhjes ka nisur si një iniciativë për të promovuar kulturën kulinarike të zonës dhe për të nxitur zhvillimin e turizmit gastronomik. Ajo u organizua për herë të parë rreth vitit 2012 dhe më pas, në vitin 2016, u zhvendos në Ksamil – më pranë burimit natyror të midhjeve në liqenin e Butrintit.
Pas disa viteve ndërprerjeje, festa është rikthyer me një format të pasuruar dhe me një frymë të re bashkëpunimi mes institucioneve dhe komunitetit lokal, duke shënuar një tjetër hap drejt promovimit të pasurive natyrore dhe traditës së zonës.Festa e Midhjes 2025 në Ksamil – Çfarë na pret?
Edicioni i këtij viti do të zhvillohet në datat 30 dhe 31 maj dhe përfshin një sërë aktivitetesh për të gjitha moshat:
🍽️ Stenda gastronomike me gatime tradicionale me midhje dhe ushqime deti
🎶 Muzikë live, DJ dhe performanca artistike
🍷 Degustime vere dhe koktejle verore
🌅 Pamje spektakolare të bregdetit dhe perëndimeve të diellit
🎨 Aktivitete kulturore dhe artistike për fëmijë e të rritur
Festa është një mundësi për të eksploruar shijet vendase, për të shijuar tingujt dhe aromat e verës, dhe për të kaluar dy ditë në një atmosferë magjike buzë detit.
Parashikimi i motit gjatë Festës së Midhjes në Ksamil
30 Maj: Vranësira të ndryshueshme me reshje të mundshme në mëngjes dhe pasdite. Temperatura: 23°C ditën / 12°C natën
31 Maj: Moti përmirësohet me kthjellime gjatë ditës. Temperatura: 24°C ditën / 14°C natën
Festa e Midhjes është më shumë se një event – është një ftesë për të festuar natyrën, detin, dhe shijen në një nga vendet më të bukura të Mesdheut. Mos e humbisni!
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

Zhupa në Ksamil: “Maldivet e Europës” u kthyen në një kosh plehrash, pamje turpi…
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

Mbi 350 qytetarë marrin pjesë në takimin elektoral të Ardit Bidos në Ksamil
Mbi 350 qytetarë morën pjesë në një takim elektoral të zhvilluar në Ksamil me kandidatin për deputet të Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës, Ardit Bido.
Në statusin e tij në rrjetet sociale, Bido shkruan se pjesëmarrja e lartë ishte një tregues i interesit të qytetarëve për një përfaqësim të qëndrueshëm në Kuvend. Ai e konsideroi këtë një moment të rëndësishëm për zonën, duke e cilësuar si “një mundësi historike” për të zgjedhur një përfaqësues që, sipas tij, do të jetë i pranishëm dhe aktiv për katër vite, jo vetëm gjatë fushatës.
Bido prezantoi programin e tij, të cilin e cilësoi të hapur dhe të aksesueshëm për qytetarët, dhe kërkoi mbështetjen për Partinë Socialiste me numrin 5 në fletën e votimit, si dhe për kandidaturën e tij personale.
https://www.facebook.com/share/v/16RQAuVmjS/?mibextid=wwXIfr -

Damian Gjiknuri në Sarandë: Rruga Sarandë – Ksamil do zgjerohet, ujësjellësi me zgjidhje përfundimtare
Damian Gjiknuri në Sarandë: Rruga Sarandë – Ksamil do zgjerohet, ujësjellësi me zgjidhje përfundimtare
SARANDË – Deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me qytetarë të Sarandës, ku diskutoi problematikat më të mprehta të zonës dhe projektet transformuese që priten të ndryshojnë fytyrën e qytetit turistik.
Gjiknuri u shpreh se kishte pranuar me kënaqësi ftesën e një grupi qytetarësh për një bashkëbisedim të hapur mbi ecurinë e punëve dhe sfidat e qytetit. “Përmirësimi i infrastrukturës rrugore është kyç për zhvillimin e Sarandës,” – u shpreh ai, duke theksuar rëndësinë e zgjerimit të rrugës Sarandë–Ksamil, një ndër segmentet më të ngarkuara gjatë sezonit turistik.
Ai shtoi se ky projekt, së bashku me ndërhyrje të tjera infrastrukturore, do të sjellë një hov të ri ekonomik dhe do ta bëjë Sarandën më të aksesueshme për vizitorët.
Një tjetër çështje që u ngrit gjatë takimit ishte infrastruktura e rrjetit të ujësjellësit, për të cilën Gjiknuri garantoi angazhim personal për një zgjidhje përfundimtare.
Në fund të takimit, ai theksoi se Partia Socialiste është e vetmja alternativë qeverisëse për zhvillimin dhe progresin e Sarandës dhe gjithë Shqipërisë.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

Aksident në rrugën Sarandë-Ksamil, plagosen dy të rinj që udhëtonin me motor
Një aksident me motor ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin rrugor Sarandë- Ksamil në vendin e quajtur Manastir. Dy të rinj që ndodhen në Sarandë për turizëm ishin duke udhëtuar me motor me drejtim nga Saranda drejt Ksamilit.
21-vjeçari Giussepe Dani, shtetas italian, që ishte gjithashtu edhe drejtuesi i motomjetit me targë BV183 ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë është rrëzuar. Në motomjet sëbashku me 21-vjeçarin italian ndodhej edhe 21-vjeçarja shqiptare Artena Llani.
Si pasojë e rënies janë plagosur që të dy. Menjëherë janë transportuar në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor pas njoftimit të marrë u ndodhën në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit. -

Vasil Llajo takim me banorët në Ksamil: Më shumë investime në infrastrukturë
Vasil Llajo takim me banorët në Ksamil: Më shumë investime në infrastrukturë
Kandidati për deputet doktor Vasil Llajo, zhvilloi takim me banorët në Ksamil, një prej zonave turistike më të frekuentuara nga turistë vendas e të huaj.
Edhe pse zhvillimi dhe ndryshimi që ka pësuar Ksamili i ka dhënë hov rritjes të turizmit dhe mirëqenies, i siguroj banorët se do të kërkoj më shumë investime në infrastrukturë, promovim dhe mbështetje për bizneset lokale për t’i ofruar familjeve tuaja ekonomi më të mirë.
Duke ju falenderuar për pjesëmarrjen dhe mbështetjen, ju siguroj që do të jem zëri juaj përfaqësues në Kuvend, u shpreh doktor Vasili në takim me banorët në Ksamil.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

Operacioni “Top Secret” në Ksamil, policia dhe FNSH aksion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë
Në operacion i koduar “Top-Secret” po zhvillohet në Ksamil, nga forcat operacionale, ato të FNSH në bashkëpunim me policinë e Sarandës.
Mësohet se me anë të këtij operacioni, të nisur mbrëmjen e vënë të së hënës e në vijim, policia është në ndjekje të disa personave me rrezikshmëri të lartë, vendqëndrimi i të cilëve ende nuk është përcaktuar.
Për këtë qëllim dy furgonë me efektivë të FNSH po bëjnë krehjen e territorit nga Ksamili deri në Butrint dhe disa pika kontrolli funksionojnë në hyrje-daljet e Ksamilit.Pjesë e detyrave operacionale ka qenë leximi që u është bërë gjatë paradites së sotme kamerave të sigurisë në disa biznese, në funksion të qëllimit për lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarve.
Hyrje-daljet po kontrollohen nga efektivë të forcave “Shqiponja” dhe pritet që operacioni të shtrihet deri në kufirin shqiptaro-grek në pikëkalimin kufitar të Qafëbotës.