Tag: kryetarit

  • Mediat në Kosovë protestojnë ndaj heshtjes së vazhdueshme të Kurtit/ Mikrofonat hidhen në tokë

    Mediat në Kosovë protestojnë ndaj heshtjes së vazhdueshme të Kurtit/ Mikrofonat hidhen në tokë

    Refuzimi i vazhdueshëm i kryetarit të Vetëvendosje, Albin Kurti për t’u prononcuar para gazetarëve, mediat në shenjë revolte sot kanë vendosur mikrofonat në tokë derisa ai shkon në qeveri. Ka disa ditë që Kurti nuk ndalet për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kjo veçmas pas caktimit të seancës konstitutive më 15 prill nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
    Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Vetëvendosje në koalicion me Guxo dhe Alternativën kanë fituar 48 mandate, për çka si parti e parë, nuk ka vota të mjaftueshme zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Seanca konstituive ka dështtuar sot për të pestën herë me radhë. E propozuara e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu nuk ka marrë sërish votat për kryetare të Kuvendit, raporton KosovaPress.
    Në tentimin e pestë për t’u zgjedhur kryeparlamentare, Haxhiu mori vetëm 57 vota për nga LVV-ja dhe komunitetet, 46 kundër nga PDK, LDK dhe AAK dhe ndërkaq, tre deputetët e Nisma-s abstenuan. Vazhdimi i seancë konstituive pritet të mbahet të premten në orën 10:00.

  • Mblidhet kuvendi i Kosovës, prova e radhës për zgjedhjen e kryetarit të ri të parlamentit

    Mblidhet kuvendi i Kosovës, prova e radhës për zgjedhjen e kryetarit të ri të parlamentit

    Deputetët e Kosovës janë mbledhur sërish këtë të hënë në përpjekjen e katërt për konstituimin e Kuvendit, në mënyrë që t’i hapin rrugë edhe formimit të Qeverisë së re, më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
    Seanca e sotme është vazhdim i asaj të ndërprerë ditën e shtunë, kur kandidatja e partisë fituese, Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk arriti të fitojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetare.
    Vetëvendosja pritet ta propozojë sërish Haxhiun edhe në seancën e sotme, por nuk është e qartë nëse i ka votat e nevojshme.

    Seanca konstituive, sipas Rregullores së Kuvendit, do të quhet e kryer vetëm pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve.
    Dhe nëse një gjë e tillë do të arrihet sot, atëherë i hapet rruga krijimit të Qeverisë së re, e cila kërkon të paktën 61 mandate.
    Asnjëra nga partitë nuk i ka fituar numrat e nevojshëm, prandaj do të mbetet për t’u parë se si do të veprojnë secila nga forcat politike.
    Aleatët ndërkombëtarë të Kosovës kanë kërkuar formimin sa më shpejt të jetë e mundur të institucioneve të reja.

  • SHBA, Administrata Trump po shqyrton shkarkimin e kryetarit të Fed

    SHBA, Administrata Trump po shqyrton shkarkimin e kryetarit të Fed

    Donald Trump dhe administrata e tij po shqyrtojnë shkarkimin e kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell nga posti i tij, tha sot këshilltari kryesor ekonomik i Shtëpisë së Bardhë.

    “Presidenti dhe ekipi i tij do të vazhdojnë të shqyrtojnë çështjen” e shkarkimit të Jerome Powell, u tha gazetarëve drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar Kevin Hassett, ndërsa Donald Trump të mërkurën dhe të enjten përsëriti sulmet e tij ndaj shefit të Fed për politikën e tij të normave të interesit.

    Top Channel

  • KQZ miraton ngritjen e qendrave të votimit në 11 burgje, vendos dhe për ankesat ndaj kryebashkiakëve

    KQZ miraton ngritjen e qendrave të votimit në 11 burgje, vendos dhe për ankesat ndaj kryebashkiakëve

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi sot një seancë publike, gjatë së cilës shpalli vendimet mbi një sërë shqyrtimesh administrative të denoncimeve të depozituara nga forca politike dhe organizata të ndryshme.
    KQZ vendosi pushimin e shqyrtimit administrativ për denoncimet ndaj Kryetarëve të Bashkive Klos dhe Durrës, Kryetarit dhe Sekretarit të Këshillit Bashkiak Klos, si dhe Kryetarit të deleguar për Bashkinë Tiranë.
    Ndërkohë, u vendos vijimi i hetimit administrativ për denoncimin nr. 53 ID ndaj Kryetarit të deleguar për Bashkinë Tiranë; denoncimin nr. 57 ID, datë 06.03.2025, ndaj Kryetarit të Bashkisë Roskovec; Denoncimin nr. 58 ID ndaj Kryetarit të Bashkisë Elbasan, Erjon Murataj.

    Për denoncimet: nr. 60 ID të Organizatës “Drejtësia Sociale”, ndaj Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, dhe nr. 67 ID të Partisë Demokratike, ndaj Kryeministrit, Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Kryetarit të Bashkisë Divjakë, u vendos përfundimi i hetimit administrativ, ndërsa vendimi do të shpallet në seancën e radhës.
    Gjithashtu, u shty shqyrtimi për: Denoncimin nr. 59 ID të Organizatës “Qëndresa Qytetare”, ndaj një sërë funksionarësh të lartë dhe vendorë;
    po ashtu në mbledhjen e sotme u vendos t’i lihet kohë subjekteve zgjedhore 24 orë kohë për vendosjen e shënimit “Prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të …. (vijon me emrin e subjektit zgjedhor)”, materialeve propagandistike dhe në rast të mos zbatimit të këtij detyrimi ligjor, do të urdhërohet Policia Bashkiake për heqjen e materialeve të subjekteve zgjedhore: “Partia Socialiste e Shqipërisë”, në Durrës, Tiranë, Dibër, Gjirokastër, Elbasan;“Partia Socialdemokrate e Shqipërisë”, në Dibër, Tiranë; Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në Korçë, Tiranë, Delvinë, Dibër;“Koalicioni Euroatlantik”, në Elbasan; Partia Djathtas 1912” në Delvinë.
    Sot, i’u dha autorizimi 11 KZAZ-ve për krijimin e Komisioneve të Qendrave të Votimit të Posaçmes dhe emërimin e anëtarëve të tij si më poshtë vijon:
    1. KZAZ-së nr. 20 për KQV nr. 1292/01, pranë IEVP Fushë Krujë, Qarku Durrës
    2. KZAZ-së nr. 1 për KQV nr. 0064/01, pranë IEVP Reç, Qarku Shkodër
    3. KZAZ-së nr. 16 për KQV nr. 0938/02, pranë IEVP Burrel, Qarku Dibër
    4. KZAZ-së nr. 80 për KQV nr. 4383/01, pranë IEVP Bënçë, Tepelenë, Qarku Gjirokastër
    5. KZAZ-së nr. 86 për KQV nr. 4451/00, pranë IEVP Vlorë
    6. KZAZ-së nr. 61 për KQV nr. 3079/03, pranë I.E.V.P Fier
    7. KZAZ-së nr. 48 për KQV nr. 2391/00, pranë IEVP Elbasan
    8. KZAZ-së nr. 45 për KQV nr. 2273/02, pranë I.E.V.P Elbasan
    9. KZAZ-së nr. 67 për KQV nr. 3433/00, pranë I.E.V.P Berat
    10. KZAZ-së nr. 46 për KQV nr. 2565/01, pranë I.E.V.P Elbasan
    11. KZAZ-sw nr. 11 për KQV nr. 0636/00, pranë IEVP Kukës, Qarku Kukës.

  • Gjykata rrëzon akuzat kundër Kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams

    Gjykata rrëzon akuzat kundër Kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams

    Një gjykatës federal ka hedhur poshtë akuzat për korrupsion kundër kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, duke vendosur që çështja nuk mund të ngrihet sërish. Gjyqtari Dale Ho, deklaroi se nuk mund të vijonte ndjekjen penale. Vendimi për të mbyllur çështjen pa mundësi rihapjeje çoi në dorëheqjen masive të disa zyrtarëve të DOJ, përfshirë prokuroren e përkohshme të Distriktit Jugor të Nju Jorkut dhe disa prokurorë kryesorë të çështjeve të korrupsionit publik.
    Adams, i cili përballet me rizgjedhjen këtë vit, ishte akuzuar për ryshfet, mashtrim dhe konspiracion. Prokurorët pretendonin se ai kishte marrë përfitime luksoze nga një zyrtar turk në këmbim të ndikimit të tij për të lejuar hapjen e një ndërtese konsullore turke në Nju Jork. Kryebashkiaku e kishte mohuar çdo akuzë.
    Vendimi i gjykatës u mirëprit nga avokati i Adams, Alex Spiro, i cili deklaroi se çështja nuk duhej të ishte ngritur fare. Ndërkohë, përfaqësues të DOJ mbrojtën tërheqjen e akuzave, duke e quajtur çështjen një humbje kohe dhe një shembull të përdorimit politik të drejtësisë.
    Me këtë vendim, Adams është i lirë nga akuzat.

  • Hapet zyra e Kryetarit të Kuvendit, Kryeparlamentarja Spiropali pret studenten e xhubletës në zyrën e saj

    Hapet zyra e Kryetarit të Kuvendit, Kryeparlamentarja Spiropali pret studenten e xhubletës në zyrën e saj

    Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka pritur në një takim në zyrën e saj Mary Camajn, vajzën 22-vjeçare shqiptaro-amerikane, me origjinë nga Malësia e Madhe, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera më 12 maj 2024, me një diplomë Master në Shkenca Politike në Columbia University.
    Mary veshi ditën e diplomimit në Universitet xhubletën ikonike shqiptare, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve me zgjedhjen e saj.
    Krahas videos me momente nga takimi, Spiropali shkruan për 22-vjeçaren se një pjesë të bekimit e solli edhe në zyrën e hapur të Kryetarit të Kuvendit.
    “Mary Camaj është 22 vjeçe, ka lindur dhe është rritur në New York. Prindërit e saj janë nga Malësia e Madhe. Babai nga Hoti dhe nëna nga Kastrati.
    Që në moshë të njomë, prindërit e kanë rritur me ndjesinë e thellë për trashëgiminë shqiptare. Më 12 maj 2024, u diplomua me një diplomë Master në Shkenca Politike në Columbia University”.
    “Në shenjë nderimi për të parët e saj, veshi xhubletën ikonike në ceremoninë e diplomimit. Ka mbajtur kumtesa dhe ka bërë prezantime për historinë shqiptare, Kosovën, shqiptarët në Mal të Zi, shqiptarë të Greqisë etj. në universitetin prestigjioz ku studionte.

    Në qershor të vitit 2023, Mary përmbushi një ëndërr të sajën duke interpretuar si valltare kryesore në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, pasi që 14 vjeç ajo bashkë me motrat janë pjesë e një grupi tradicional vallëzimi shqiptar në New York me emrin “Grupi Rozafati i Kishës Zoja e Shkodrës”.
    Mary frymon, jeton, vallëzon, ëndërron, studion dhe punon shqip”, shkruan Spiropali.
    Mary punon për ish-këshilltarin e qytetit të Nju-Jorkut dhe kryetarin e Këshillit Koordinues të Diasporës, Mark Gjonaj dhe ka bashkëpunuar me organizata të shumta shqiptaro-amerikane, ku koordinon projekte që shkojnë në të mirë të komunitetit tonë në SHBA.
    Ajo kërkon më shumë shpërndarje dhe digjitalizim të studimeve nga shqiptarët dhe për shqiptarët, në mënyrë që të rinjtë tanë në Diasporë të mund të ushqehen intelektualisht dhe shpirtërisht me trashëgiminë tonë.
    “Zoti më bekoi që në momentin që vendosi të më krijonte si një grua shqiptare.
    Shpresoj që gjithçka që bëj në jetë të sjellë krenari për njerëzit nga vij”, tha Mary, e cila një pjesë të bekimit e solli edhe në zyrën e hapur të Kryetarit të Kuvendit”, përfundon postimin e saj Spiropali.