Tag: kryetarit

  • I akuzuar për fshehje pasurie, pushohen hetimet ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë: Nuk ka kryer vepër penale

    I akuzuar për fshehje pasurie, pushohen hetimet ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë: Nuk ka kryer vepër penale

    Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për të pushuar hetimet ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.
    Burimet i thanë Anila Hoxhës se çështja nën hetim deri në 2024 ishte regjistruar për fshehje pasurie.
    Por SPAK pas shumë kërkimesh dhe veprimesh doli në konkluzionin se fakti nuk ekziston ndaj dhe i pushoi hetimet.
    Kjo çështje ju dërgua gjyqtarit paraprak që konstatoi të njëjtën gjë dhe i dha të drejtë SPAK duke vulosur përfundimisht rezultatin se ish kryegjyqtari nuk ka kryer vepër penale, pra nuk ka refuzuar dhe nuk ka fshehur pasuri.

  • Ilir Alimehmeti: Lëvizja e re nuk synon postin e kryetarit, PD duhet të pranojë ndryshimet

    Ilir Alimehmeti: Lëvizja e re nuk synon postin e kryetarit, PD duhet të pranojë ndryshimet

    Ilir Alimeheti ka sqaruar për RTSH thelbin e lëvizjes së nisur prej tij dhe ish-deputetit Ervin Salianji. Ai nënvizon se takimet me bazën nuk janë agjendë personale apo të sponsorizuara nga pushteti por ka një synim të vetën, atë të hapjes së Partisë Demokratike dhe shndërrimit të saj në alternativë fituese. 
    “Partia Demokratike ka nevojë të fuqizohet, ka nevojë të rritet, ka nevojë të bashkohet që çdo rrymë brenda saj ta thërrasë brenda, në mënyrë që si lidere e opozitës që është, të kthehet në alternativë qeverisëse një orë e më parë. Kjo është ajo çka ne po mundohemi të bëjmë”, deklaroi Alimehmeti. 
    Për Ilir Alimehmetin, Partia Demokratike duhet të shfrytëzojë për një qasje të re të saj, zgjedhjet e brendshme që pritet të mbahen pranverën e vitit të ardhshëm. Për të, nuk duhet të konsiderohet tabu zëvendësimi i emrave të caktuar në poste të larta drejtuese të PD-së. 
    Duket se, mesazhin e ka për ata që konsiderohen besnikë të kryetarit, teksa thotë se rëndësi ka dhe pranimi i tyre nga baza. 
    “Me të drejtë, disa njerëz kërkojnë të përfaqësohen. Por në fund të ditës do ketë procese të vetat, një anëtar një votë. Kushdo në politikë ka ambiciet e veta dhe nëse ka mbështetjen e duhur në një parim vlerash të përbashkëta të marrë mbështetjen e duhur nëse votohet dhe të japë atë mendimin, platformën, vizionin dhe po mori mbështetjen edhe  të udhëheqë patjetër sipas nivelit ku përzgjidhet”, shtoi ai. 
    Alimehmeti bën me dije se takimet e shpeshta nuk i kanë munguar me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndërsa votëbesimi për të edhe në 2026-ën në pozicionin e kryetarit është vullnet i dukshëm i tij. 
     

  • Omonia: Kryetari i komanduar i Himarës po hap rrugën për futjen e një entiteti turk në rajon

    Omonia: Kryetari i komanduar i Himarës po hap rrugën për futjen e një entiteti turk në rajon

    Omonia: Kryetari i komanduar i Himarës po hap rrugën për futjen e një entiteti turk në rajon
    Omonia denoncon nismën për instalimin e një entiteti edukativ turk në Himarë
     
    Sarandë, 4 dhjetor 2025 – Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek (BDMEG) “Omonia” ka publikuar një komunikatë për shtyp, ku shpreh shqetësimin lidhur me një nismë institucionale në rajonin e Himarës, të cilën e cilëson si të rrezikshme për klimën e bashkëjetesës ndërkomunitare.
     

     
    Në komunikatë, Omonia kundërshton instalimin e Fondacionit Turk “Maarif”, një entitet shtetëror i Republikës së Turqisë që operon në shumë vende të botës në fushën e arsimit. Fondacioni njihet për hapjen e shkollave, qendrave edukative dhe programeve të ndryshme mësimore.
     
    Megjithatë, në këtë rast nuk është bërë e ditur zyrtarisht se çfarë institucioni konkret synohet të hapet në Himarë — një shkollë, qendër edukimi apo një strukturë tjetër arsimore. Komunikata e Omonias nënvizon vetëm faktin se janë dhënë lehtësime për instalimin e këtij entiteti, pa u bërë publike detaje të mëtejshme.
     
    Organizata e lidh këtë zhvillim me situatën politike në Bashkinë Himarë, duke argumentuar se vendimi pason moslejimin e kryetarit të zgjedhur, Fredi Beleri, të ushtrojë detyrën. Sipas Omonias, roli i kryetarit të komanduar, Vangjel Tavo, përfshin vendimmarrje që tejkalojnë administrimin e përditshëm dhe ndikojnë në çështje të ndjeshme të komunitetit lokal.
     
    Në komunikatë thuhet se komuniteti është befasuar nga kjo nismë, ndërsa organizata ngre shqetësimin se hapja e një strukture edukative të huaj mund të ndikojë në orientimin kulturor dhe identitetin e zonës, të cilën e konsideron historikisht të lidhur me traditat perëndimore.
     
    Omonia i bën thirrje autoriteteve vendore dhe qendrore të rishikojnë procesin dhe të ndërhyjnë për pezullimin e çdo procedure derisa situata të sqarohet plotësisht. Sipas saj, prioritet duhet të mbetet ruajtja e kohezionit social dhe bashkëjetesës paqësore në Himarë.
     
    KOMUNIKATA E PLOTË
     
    Denoncim i nismës së rrezikshme të shërbimeve shtetërore Turke në rajonin e Himarës me objektiv prishjen  e bashkëjetesës së ndjeshme ndërkomunitare.
    Denoncojmë në mënyrën më kategorike inisiativën e papërgjegjshme të “Kryetarit të Bashkisë” Himarës – të emëruar dhe vegël qorre e qeverisjes qendrore – duke krijuar gjithë lehtësitë respektive instalimit dhe aktivizimit në zonën e Himarës të një  entiteti shtetëror Turk me objekt arsimin dhe edukimin më në përgjithësi.
     
    Bëhet tanimë e qartë se operacioni i ndërmarrë për shkeljen abuzive të vullnetit të popullit të asaj treve – pa dallime origjine etnike, fetare apo gjuhe – dhe privimin e Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë nga e drejta dhe ofiqi që kutitë e votimit imponuan në personin e z. Fredi Beleri, ishte organizuar nga profesionistë të fushës. Emërimi i të ashtuquajturit ofiqar vendor, z. Vangjel Tavo, duket se ka mision shumë më të thekur dhe të rrezikshëm njëherazi, se grabitja e pasurisë së paluajtshme dhe krijimin e lehtësive për oborrtarët e Kryeministrit z. Edi Rama për shfrytëzim eskluziv të resurseve turistike të rajonit.
     
    Tanimë makineria shtetërore është plotësisht arrogante dhe abuzive ndërsa “Kryetari i Bashkisë” i përzgjedhur prej saj duke u shërbyer me apo pa koshiencë tentativave po përfshihet tanimë në terrenin sensibël të bashkëekzistencës paqësore në rajon. Nëse në pamje të parë duket se provokohen ndjenjat e qytetarëve autoktonë me origjinë Helenike, më në thelb fshihet synimi real. Ai i kontrollit dhe represionit të gjithë komunitetit lokal. Një rajon i cili historikisht dhe gjithë kohëve ka manifestuar si orientimin Oksidental, shquhet për interesin dhe nivelin e lartë në dije, shkenca dhe arte, tentojnë ta ekspozojnë në një variant edukativ që nuk ka absolutisht asnjë lidhje me historinë dhe realitetin e komunitetit.
     
    Dhe kjo pa rëndim ekonomik. Duke qenë se vepra infrastrukturore të rëndësishme janë dorëzuar dhe kontraktuar me skema biznesi të improvizuara që shpien në oborrin e Presidentit Turk, Fondacioni për “Arsim” nën juridiksionin e tij, “Maarif”, në fakt është i financuar nga populli Shqiptar dhe për pasojë “rentabël”.
    Komuniteti lokal u befasua nga ato sa i rezervon shteti përmes “Kryetarit të Bashkisë” të emëruar dhe madje ka marrë qëndrim.
    Ftojmë autoritetin bashkiak të rishikojë pa ekuivok lehtësimet e tentuara për të instaluar në Himarë shërbime të huaja – në dukje mike. Shteti që posaçërisht ka përgjegjësinë për ruajtjen  konsistente të kohezionit në jetën e brendshme dhe bashkëekzistencën paqësore, të ndëryjë dhe pezullojë në çdo mënyrë dhe me çdo mjet ligjor sa publikisht janë bërë të njohura.
    Klima politike është fluide dhe ndërsa ujku i veshur me lëkurë deleje në mjegullnajë gëzohet, rojtarët e Himarës së parobëruar, vigjilojnë!
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri pas mbarimit të mandatit të Holta Zaçajt

    Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri pas mbarimit të mandatit të Holta Zaçajt

    Pas përfundimit të mandatit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, trupa gjyqësore u mblodh me thirrjen e kryetares në detyrë, Marsida Xhaferllari, për të përcaktuar procedurat për zgjedhjen e drejtuesit të ri të institucionit. Në mbledhje u vendos hapja e procesit për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

    Sipas njoftimit, gjyqtarët që synojnë të kandidojnë duhet të paraqesin kërkesën me shkrim brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit. Afatet e përcaktuara kërkojnë që zgjedhja e kryetarit të përmbyllet brenda muajit dhjetor.

    Gjykata bën të ditur se pas mbylljes së afatit të aplikimeve, procedurat do të vijojnë me shqyrtimin e kandidaturave dhe me votimin për emërimin e kryetarit të ri.

     

  • SPAK rrëzon kërkesën e Veliajt/ Nuk merr pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin

    SPAK rrëzon kërkesën e Veliajt/ Nuk merr pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin

    Burime pranë SPAK, bëjnë me dije se ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, nuk i është dhënë leje për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që pritet të zhvillohet nesër.
    Veliaj ndodhet në paraburgim prej 10 shkurtit, dhe që atëherë nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak të Tiranës.
    Nga ana tjetër Këshilli Bashkiak i ka kërkuar SPAK dhe Burgjeve, që në pamundësi të pjesëmarrjes fizike të Veliajt në mbledhje, të paktën ta lejojë të jetë pjesë online e mbledhjes.
    Kjo letër vjen ngjarjeve të fundit në Këshill, kujtojmë shkarkimin e Veliajt me votën e socialistëve dhe demokratëve në këshill, shpalljen e zgjedhjeve të reja për Tiranën më 9 nëntor dhe anulimin dhe kthimin mbrapsht të kësaj iniciative me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që mban sërish Veliajn në detyrë.
    Letra e Këshillt Bashkiak të Tiranës drejtuar SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve:
    Të nderuar përfaqësues të institucioneve,
    Këshilli Bashkiak i Tiranës, në zbatim të detyrimeve të tij ligjore dhe me qëllim garantimin e funksionimit të rregullt institucional, ju drejtohet për të kërkuar mundësimin e pjesëmarrjes së Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak, e cila do të zhvillohet ditën e premte më datë 21/11/2025, ora 10:00 në ambientet e Bashkisë Tiranë.
    Sipas Ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, konkretisht:
    Neni 58, pika 4, përcakton se Kryetari i Bashkisë ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak dhe të raportojë.
    Neni 60, përcakton bashkëpunimin e detyrueshëm ndërmjet Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak për çështje të interesit publik.
    Duke qenë se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, ju kërkojmë që, nëse ndaj tij janë duke u zbatuar masa kufizuese, të vlerësohet:
    – lejimi i përkohshëm për pjesëmarrje fizike,
    ose, nëse kjo nuk është e mundur,
    – mundësimi i pjesëmarrjes së tij nëpërmjet një modaliteti të përshtatshëm komunikimi (online, videokonferencë apo formë tjetër të aprovuar).
    Këshilli Bashkiak është i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht për çdo kërkesë sigurie, protokolli apo logjistike të institucioneve tuaja, me qëllim garantimin e një procesi ligjor, transparent dhe funksional.
    Ju lutemi të na informoni me shkrim mbi vendimmarrjen tuaj, duke pasur parasysh rëndësinë e respektimit të funksioneve institucionale dhe të të drejtës së Kryetarit të Bashkisë për të raportuar para Këshillit Bashkiak.

  • Rama-Berisha sërish dorë për dore, një herë për ta rrëzuar, sot për ta rikthyer Veliajn në zyrë, si PD dhe PS…

    Rama-Berisha sërish dorë për dore, një herë për ta rrëzuar, sot për ta rikthyer Veliajn në zyrë, si PD dhe PS…

    Në Këshillin Bashkiak të Tiranës po ndodh skenari më i pabesueshëm i politikës së fundit: socialistët dhe demokratët po bashkohen sërish, këtë herë për t’i hapur rrugën rikthimit të Erion Veliajt në sallë. Vetëm një ditë pasi këshilltarët e Partisë Socialiste kërkuan nga SPAK leje që Veliaj të marrë pjesë fizikisht në mbledhje, të njëjtën gjë po kërkon edhe Partia Demokratike. Këshilltari i PD, Dorian Teliti, tha dje gjatë një prononcimi për mediat se opozita dëshiron të ketë Veliajn në sallë për t’ia thënë në sy çdo akuzë. “Të majtët vetë e larguan dhe vetë po e sjellin për disa orë liri. Opozita nuk është kundër, përkundrazi, e duam në sallë t’ia themi në sy. Ata e nxorën nga dera, ndërsa po e fusin nga dritarja”, deklaroi ai.  Por ironia më e madhe është se, pavarësisht retorikës, PS dhe PD po ecin krah për krah, njësoj siç votuan për largimin e tij, tani po votojnë për “çlirimin” disaorësh të Veliajt. Në Këshill po ndahet një “turp me bukë” i përbashkët, duke treguar se kur vjen momenti i interesave, vijat partiake treten. Kjo kthesë 180 gradëshe ka trazuar skenën politike të kryeqytetit dhe ka hapur debate të reja brenda vetë palëve. Tani topi ndodhet në fushën e SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve, të cilat do vendosin nëse Veliaj do të paraqitet personalisht përballë këshilltarëve. Nëse leja jepet, mbledhja e radhës mund të kthehet në një arenë politike spektakolare.
    Çfarë ka ndodhur?
    Ndërkohë kujtojmë se dy ditë më parë Këshilli Bashkiak i Tiranës i kërkon SPAK-ut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që të lejojë kryebashkiakun Erion Veliajn, i cili ndodhet i paraburgosur në burgun e Durrësit, të marrë pjesë fizikisht ose online në mbledhjen e ardhshme që do të zhvillohet të premten e kësaj jave, më 21 nëntor 2025. Në kërkesën e firmosur nga 22 anëtarë socialistë, drejtuar këtyre 2 institucioneve, thuhet se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore. Paralelisht me kërkesën drejtuar SPAK-ut dhe Drejtorisë së Burgjeve, Këshilli Bashkiak i Tiranës i kërkon kryetarit Veliaj objektivat e tij të zhvillimit për Tiranën për vitin 2026 dhe prioritetet e investimeve kapitale, duke specifikuar projektet e reja të Bashkisë Tiranë, për t’i pasqyruar ato në projektbuxhetin e bashkisë për vitin 2026.
    Kërkesa e Këshillit Bashkiak drejtuar SPAK dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve:
    “Të nderuar përfaqësues të institucioneve, Këshilli Bashkiak i Tiranës, në zbatim të detyrimeve të tij ligjore dhe me qëllim garantimin e funksionimit të rregullt institucional, ju drejtohet për të kërkuar mundësimin e pjesëmarrjes së Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak, e  cila do të zhvillohet ditën e premte më datë 21/11/2025, ora 10:00 në ambientet e Bashkisë Tiranë. Sipas Ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, konkretisht: Neni 58, pika 4, përcakton se Kryetari i Bashkisë ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak dhe të raportojë. Neni 60, përcakton bashkëpunimin e detyrueshëm ndërmjet Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak për çështje të interesit publik. Duke qenë se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, ju kërkojmë që, nëse ndaj tij janë duke u zbatuar masa kufizuese, të vlerësohet:
    – lejimi i përkohshëm për pjesëmarrje fizike, ose, nëse kjo nuk është e mundur,
    – mundësimi i pjesëmarrjes së tij nëpërmjet një modaliteti të përshtatshëm komunikimi (online, videokonferencë apo formë tjetër të aprovuar).
    Këshilli Bashkiak është i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht për çdo kërkesë sigurie, protokolli apo logjistike të institucioneve tuaja, me qëllim garantimin e një procesi ligjor, transparent dhe funksional. Ju lutemi të na informoni me shkrim mbi vendimmarrjen tuaj, duke pasur parasysh rëndësinë e respektimit të funksioneve institucionale dhe të të drejtës së Kryetarit të Bashkisë për të raportuar para Këshillit Bashkiak. Kërkesa për kryebashkiakun Erion Veliaj e firmosur nga 22 anëtarë të Këshillit Bashkiak: I nderuar zoti Kryetar, Në kuadër të përgatitjes së Projektbuxhetit të Bashkisë Tiranë për vitin 2026 dhe respekt të parashikimeve të Ligjit nr. 68/2017 “Për Financat e Qeverisjes Vendore”, ju kërkojmë të na vendosni në dispozicion objektivat dhe prioritetet tuaja buxhetore për vitin e ardhshëm. Neni 41 i Ligjit nr. 68/2017 parashikon se “Kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore përgatit projektbuxhetin vjetor dhe ia paraqet për miratim Këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore”. Pra përgatitja e projektbuxhetit është një proces që realizohet dhe propozohet në mënyrë të drejtpërdrejtë vetëm nga kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore. Duke marrë parasysh edhe kushtet e pazakonta të ushtrimit të detyrës suaj, për shkak të ndodhurit në paraburgimin e Durrësit, si dhe nevojën për një komunikim institucional të rregullt, ju lutemi që përmes administratës së bashkisë të na përcillni: Objektivat tuaj strategjikë të zhvillimit për vitin 2026 dhe prioritetet e investimeve kapitale, duke specifikuar projektet e reja të Bashkisë Tiranë, si dhe ato në vijim. Informacioni është i domosdoshëm për të garantuar respektimin e parashikimeve ligjore dhe për të mundësuar shqyrtimin dhe miratimin në kohë të projektbuxhetit nga Këshilli Bashkiak. Me respekt, Këshilltarët e Këshillit Bashkiak Tiranë”, thuhet në kërkesë.

  • Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK: Kërkojmë të vijë Veliaj në mbledhje të premten

    Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK: Kërkojmë të vijë Veliaj në mbledhje të premten

    Këshilli Bashkiak i Tiranës, i ka bërë një kërkesë Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku kërkon praninë fizike të kryebashkiakut Veliaj në mbledhjen e së premtes. Kërkesa, e cila i drejtohet Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, argumenton se pjesëmarrja e kryebashkiakut është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, në bazë të Ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”. Në dokumentin e publikuar nga “Euronews Albania” theksohet: Neni 58, pika 4 i jep Kryetarit të Bashkisë të drejtën të marrë pjesë dhe të raportojë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak. Neni 60 përcakton bashkëpunimin e detyrueshëm midis Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak për çështjet e interesit publik.
    Duke iu referuar këtyre detyrimeve ligjore, Këshilli Bashkiak i Tiranës kërkon: lejimin e përkohshëm të pranisë fizike së Erion Veliajt në mbledhje, ose, nëse kjo nuk është e mundur; mundësimin e pjesëmarrjes përmes një forme të komunikimit në distancë, si online apo videokonferencë. Në shkresë nënvizohet se pjesëmarrja e kryebashkiakut është e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit lokal. Këshilli Bashkiak deklaron gatishmëri të plotë për bashkëpunim lidhur me çdo kërkesë sigurie, protokolli apo logjistike nga institucionet përkatëse, me qëllim zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor dhe transparent. Institucionet janë ftuar të japin me shkrim vendimmarrjen e tyre, duke marrë parasysh funksionet institucionale dhe të drejtën e kryetarit të Bashkisë për t’u paraqitur para Këshillit Bashkiak.

  • Zbulohet shkresa/ Këshilltarët socialistë kërkesë SPAK: Erion Veliaj të jetë prezent në mbledhjen e të premtes

    Zbulohet shkresa/ Këshilltarët socialistë kërkesë SPAK: Erion Veliaj të jetë prezent në mbledhjen e të premtes

    Këshilli Bashkiak i Tiranës i kërkon SPAK-ut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që të lejojë kryebashkiakun Erion Veliajn, i cili ndodhet i paraburgosur në burgun e Durrësit, të marrë pjesë fizikisht ose online në mbledhjen e ardhshme që do të zhvillohet të premten e kësaj jave, më 21 nëntor 2025.
    Në kërkesën e firmosur nga 22 anëtarë socialistë, drejtuar këtyre 2 institucioneve, thuhet se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.
    Paralelisht me kërkesën drejtuar SPAK-ut dhe Drejtorisë së Burgjeve, Këshilli Bashkiak i Tiranës i kërkon kryetarit Veliaj objektivat e tij të zhvillimit për Tiranën për vitin 2026 dhe prioritetet e investimeve kapitale, duke specifikuar projektet e reja të Bashkisë Tiranë, për t’i pasqyruar ato në projektbuxhetin e bashkisë për vitin 2026.
    Kërkesa e Këshillit Bashkiak drejtuar SPAK dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve:
    Të nderuar përfaqësues të institucioneve,Këshilli Bashkiak i Tiranës, në zbatim të detyrimeve të tij ligjore dhe me qëllim garantimin e funksionimit të rregullt institucional, ju drejtohet për të kërkuar mundësimin e pjesëmarrjes së Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak, e cila do të zhvillohet ditën e premte më datë 21/11/2025, ora 10:00 në ambientet e Bashkisë Tiranë.Sipas Ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, konkretisht:
    Neni 58, pika 4, përcakton se Kryetari i Bashkisë ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak dhe të raportojë.Neni 60, përcakton bashkëpunimin e detyrueshëm ndërmjet Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak për çështje të interesit publik.Duke qenë se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, ju kërkojmë që, nëse ndaj tij janë duke u zbatuar masa kufizuese, të vlerësohet:– lejimi i përkohshëm për pjesëmarrje fizike,ose, nëse kjo nuk është e mundur,– mundësimi i pjesëmarrjes së tij nëpërmjet një modaliteti të përshtatshëm komunikimi (online, videokonferencë apo formë tjetër të aprovuar).Këshilli Bashkiak është i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht për çdo kërkesë sigurie, protokolli apo logjistike të institucioneve tuaja, me qëllim garantimin e një procesi ligjor, transparent dhe funksional.
    Ju lutemi të na informoni me shkrim mbi vendimmarrjen tuaj, duke pasur parasysh rëndësinë e respektimit të funksioneve institucionale dhe të të drejtës së Kryetarit të Bashkisë për të raportuar para Këshillit Bashkiak.
    Kërkesa për kryebashkiakun Erion Veliaj e firmosur nga 22 anëtarë të Këshillit Bashkiak:
    I nderuar zoti Kryetar,
    Në kuadër të përgatitjes së Projektbuxhetit të Bashkisë Tiranë për vitin 2026 dhe respekt të parashikimeve të Ligjit nr. 68/2017 “Për Financat e Qeverisjes Vendore”, ju kërkojmë të na vendosni në dispozicion objektivat dhe prioritetet tuaja buxhetore për vitin e ardhshëm.
    Neni 41 i Ligjit nr. 68/2017 parashikon se “Kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore përgatit projektbuxhetin vjetor dhe ia paraqet për miratim Këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore”. Pra përgatitja e projektbuxhetit është një proces që realizohet dhe propozohet në mënyrë të drejtpërdrejtë vetëm nga kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore.
    Duke marrë parasysh edhe kushtet e pazakonta të ushtrimit të detyrës suaj, për shkak të ndodhurit në paraburgimin e Durrësit, si dhe nevojën për një komunikim institucional të rregullt, ju lutemi që përmes administratës së bashkisë të na përcillni:
    Objektivat tuaj strategjikë të zhvillimit për vitin 2026 dhe prioritetet e investimeve kapitale, duke specifikuar projektet e reja të Bashkisë Tiranë, si dhe ato në vijim.
    Informacioni është i domosdoshëm për të garantuar respektimin e parashikimeve ligjore dhe për të mundësuar shqyrtimin dhe miratimin në kohë të projektbuxhetit nga Këshilli Bashkiak.
    Me respekt,Këshilltarët e Këshillit Bashkiak Tiranë

  • Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK dhe Burgjeve: Erion Veliaj duhet të marrë pjesë në mbledhje

    Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK dhe Burgjeve: Erion Veliaj duhet të marrë pjesë në mbledhje

    Këshilli Bashkiak i Tiranës që votoi shkarkimin e Erion Veliajt, sot kërkon nga SPAK dhe Drejtoria e Burgjeve që të lejojë kryebashkiakun të marrë pjesë në mbledhjen e ardhshme që do të zhvillohet të premten e kësaj jave, 21 nëntor 2025. Në kërkesën e firmosur nga anëtarët socialistë, thuhet se pjesëmarrja e Veliajt është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore. Veliaj ndodhet i paraburgosur në burgun e Durrësit.
    Kërkesa e Këshillit Bashkiak drejtuar SPAK dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve:

    Të nderuar përfaqësues të institucioneve, Këshilli Bashkiak i Tiranës, në zbatim të detyrimeve të tij ligjore dhe me qëllim garantimin e funksionimit të rregullt institucional, ju drejtohet për të kërkuar mundësimin e pjesëmarrjes së Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak, e cila do të zhvillohet ditën e premte më datë 21/11/2025, ora 10:00 në ambientet e Bashkisë Tiranë.

    Sipas Ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, konkretisht:

    Neni 58, pika 4, përcakton se Kryetari i Bashkisë ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak dhe të raportojë.
    Neni 60, përcakton bashkëpunimin e detyrueshëm ndërmjet Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak për çështje të interesit publik.
    Duke qenë se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, ju kërkojmë që, nëse ndaj tij janë duke u zbatuar masa kufizuese, të vlerësohet:
    -lejimi i përkohshëm për pjesëmarrje fizike,
    ose, nëse kjo nuk është e mundur,
    -mundësimi i pjesëmarrjes së tij nëpërmjet një modaliteti të përshtatshëm komunikimi (online, videokonferencë apo formë tjetër të aprovuar).
    Këshilli Bashkiak është i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht për çdo kërkesë sigurie, protokolli apo logjistike të institucioneve tuaja, me qëllim garantimin e një procesi ligjor, transparent dhe funksional.
    Ju lutemi të na informoni me shkrim mbi vendimmarrjen tuaj, duke pasur parasysh rëndësinë e respektimit të funksioneve institucionale dhe të të drejtës së Kryetarit të Bashkisë për të raportuar para Këshillit Bashkiak.