Tag: kryetari

  • Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në Konferencën e Presidentëve të Gjykatave të Larta të Bashkimit Evropian, në Hagë

    Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në Konferencën e Presidentëve të Gjykatave të Larta të Bashkimit Evropian, në Hagë

    Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka marrë pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Bashkimit Evropian, ku Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë është anëtare me statusin e vëzhguesit.
    Në fjalën e saj, Kryetarja e Gjykatës së Lartë të Holandës Dineke de Groot, si dhe Kryetari i Parë i Gjykatës së Lartë të Kasacionit të Francës Christophe Soulard, midis të tjerave, shprehën edhe një herë ngushëllimet për vrasjen tragjike të gjyqtarit Astrit Kalaja, duke vlerësuar dhe mbështetur deklaratën e Kryetarit Sadushi, se drejtësia nuk do të përkulet përballë dhunës.

    Kryetari Sadushi, në qëndrimin e tij të paraqitur përpara rrjetit të Kryetarëve të Gjykatave të Larta të BE-së, falenderoi të gjithë anëtarët e tij për mesazhet e solidaritetit të mbërritura gjatë kësaj periudhe, duke nënvizuar se: “Mbështetja e gjyqësorit evropian është një kujtesë e fuqishme se integriteti i gjyqësorit është një vlerë e përbashkët. Qëndresa dhe integriteti ynë janë përgjigjja më e denjë ndaj një akti dhune në sallën e gjyqit, si sulm ndaj shtetit të së drejtës.”

    Gjithashtu, Kryetari Sadushi, në Sesionin II që iu kushtua rolit të mediave sociale në pavarësinë gjyqësore, në diskutimin e tij përmendi sfidat për të garantuar pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit në epokën dixhitale, ndikimin e dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes në procesin vendimmarrës, si dhe domosdoshmërinë që drejtësia të ndërtojë një zë dixhital të besueshëm, të qetë dhe kurajoz në mbrojtje të integritetit institucional dhe rritjes së besimit të publikut te drejtësia.

  • Kryebashkiaku Llatja: Turizmi kurativ, një motor i fuqishëm për ekonominë lokale të Treganit

    Kryebashkiaku Llatja: Turizmi kurativ, një motor i fuqishëm për ekonominë lokale të Treganit

    Në Tregan, ku sezoni i turizmit kurativ po i afrohet fundit, ritmi mbetet i pandryshuar: kapacitete të tejmbushura, kërkesë e lartë dhe një fluks i qëndrueshëm vizitorësh. Ky është treguesi më i qartë i potencialit të kësaj zone dhe i rëndësisë që ajo ka fituar për zhvillimin rajonal.Gjatë vizitës së sotme në Hotel “Miza”, kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, diskutoi me përfaqësues të bizneseve lokale mbi ecurinë e sezonit, sugjerimet dhe sfidat që ata hasin.
    Vizitorë nga e gjithë Shqipëria, por edhe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, zgjedhin Treganin për cilësinë e ujërave termale, mikpritjen tradicionale, çmimet e favorshme dhe natyrën e paprekur që e rrethon.“Tregani është pjesë e ‘Paketës së Maleve’, një paketë strategjike që synon të forcojë investimet në turizmin malor, atë kurativ dhe në format e tjera të turizmit gjithëvjetor. Kjo zonë është një shembull i qartë se si ndërthuren natyrshëm produktet vendase, agroturizmi dhe turizmi shëndetësor, duke sjellë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm,” u shpreh Llatja.

    Ai theksoi se investimet në infrastrukturë, në bizneset familjare dhe në promovimin e potencialit natyror e shëndetësor të Treganit do të mbeten ndër prioritetet kryesore të bashkisë. “Çdo investim në këtë zonë përkthehet në më shumë vizitorë dhe më shumë mundësi për komunitetin,” shtoi ai.Gjatë qëndrimit në llixhat e Treganit, kryetari Llatja bisedoi edhe me pacientët që po marrin trajtime në fund të sezonit kurativ. Ata ndiheshin të kënaqur me kushtet e përmirësuara dhe me shërbimet që ofron kjo zonë, duke theksuar se klima e Treganit është unike dhe se efektet e ujërave termale ndihen që pas ditëve të para të trajtimit.

    “Këtu gjejmë qetësi, shërbim shumë të mirë dhe trajtime që vërtet ndihmojnë shëndetin tonë”, u shpreh një vizitor nga Kosova, ndërsa një tjetër nga Divjaka shtoi se “kthimi në Tregan është bërë traditë çdo vit.”

    Në vijim, kryetari Llatja solli në vëmendje edhe politikat mbështetëse të qeverisë për shtresat në nevojë, veçanërisht për pensionistët dhe bujqit, duke nënvizuar se rritja e pensioneve do të vijojë çdo vit, sipas prioritetit të përcaktuar nga Kryeministri Edi Rama.Në fund të sezonit kurativ, Tregani konfirmon edhe një herë se turizmi shëndetësor nuk është vetëm një pasuri natyrore, por një motor i fuqishëm ekonomik për të gjithë zonën, që po tërheq gjithnjë e më shumë investime dhe vizitorë nga i gjithë rajoni.

  • Dy kandidatët marrin vota të barabarta, shorti vendos kush do drejtojë bashkinë

    Dy kandidatët marrin vota të barabarta, shorti vendos kush do drejtojë bashkinë

    Në Japoni, fati ka vendosur rezultatin e zgjedhjeve bashkiake, në qytetin e  Kamisu-së.
    Kryetari i ri i bashkisë u zgjodh me short, pasi dy pretendentët morën saktësisht të njëjtin numër votash. Kjo ngjarje jashtëzakonisht e rrallë në historinë zgjedhore të vendit përfshinte kandidatin e pavarur Toshiyuki Kiuchi , i cili doli fitues, dhe kryetarin aktual të bashkisë Susumu Ishida .
    Të dy morën nga 16,724 vota , një barazim i përsosur që sipas ligjit zgjedhor japonez duhet të zgjidhet me short të rastësishëm për të përcaktuar fituesin.
    “Prisja një garë të ngushtë, por nuk e imagjinoja se do të përfundonim në një garë të barabartë “, tha Kiuchi pas shortit.
    Megjithatë, kryetari i bashkisë në largim nuk ka ndërmend të dorëzohet. Ishida ka njoftuar se do të paraqesë një apel zyrtar pranë komisionit zgjedhor për të kërkuar rinumërimin e fletëvotimeve.
    Sistemi zgjedhor japonez parashikon, në rast të një barazimi të plotë, një metodë përzgjedhjeje të rastësishme për të përcaktuar fituesin. Ligji përcakton që, nëse pas numërimit dhe verifikimit zyrtar, nuk dalin dallime midis kandidatëve, rezultati vendoset nëpërmjet një shorti të administruar nga autoritetet lokale.
    Kjo procedurë e zhvilluar publikisht konsiderohet transparente dhe e paanshme, por rrallë zbatohet. Rasti i fundit i njohur daton më shumë se dhjetë vjet më parë, në zgjedhjet komunale në një prefekturë rurale.

  • Pjesëmarrja e ulët në Vlorë, kryetari i PS- qytetarëve: Votoni, ju takon juve për të ardhmen e qytetit

    Pjesëmarrja e ulët në Vlorë, kryetari i PS- qytetarëve: Votoni, ju takon juve për të ardhmen e qytetit

    Kryetari i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës Klevis Kaso u ka bërë apel qytetarëve që të dalin dhe të votojnë.
    Kur kanë mbetur edhe pak çaste nga mbyllja e procesit të votimit, Vlora mbetet qarku me pjesëmarrjen më të ulët. Për këtë, Kaso shprehet se qytetarët kanë në dorë të drejtën e tyre për të ardhmen e Vlorës.Lexo edhe :Related Posts
    “Qytetarë të Vlorës. Kanë ngelur edhe pak çaste nga mbyllja e procxesit zgjedhor. Do ju lutesha ti drejtoheshit kutive të votiumit për të shprehur vullnetin me votë. Vota është e drejtë legjitime dhe kjo u takon juve për të ardhmen e Vlorës”, u shpreh Kaso./vizionplus.tv

  • Endri Shabani jep dorëheqjen nga Nisma Thurje, zgjidhet kryetari i ri

    Endri Shabani jep dorëheqjen nga Nisma Thurje, zgjidhet kryetari i ri

    endri shabani

    TIRANË- Endri Shabani ka dorëzuar dorëheqjen si drejtues i partisë Nisma Thurrje. Dorëheqja e tij vjen pas shpalljes së kandidaturës për pozicionin Avokat i Popullit. Në shkresën drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), bëhet me dije se kryetari i ri është Elton Çanaj, i cili është zgjedhur pas zgjedhjeve të reja të zhvilluara brenda partisë. 
    Shkresa e Endrit Shabanit drejtuar KQZ
    I nderuar komisioner,
    Përmes kësaj letre duam t’ju informojme se me daté 15 Tetor 2025, Z. Endrit Shabani ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i kryetarit të subjektit Partia Nisma Thurje. Pas krijimit të vakances, janë organizuar zgjedhjet për kryetar, dhe strukturat drejtuese të partisë kanë zgjedhur në krye të partisë Z. Elton Çanaj.
    Që me datë 24 Tetor 2025 këto vendime janë depozituar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe qëndrojmë në pritje të regjistrimit të tyre në regjistrin e partive politike.
    Jua japim këtë informacion, pasi me datë 03 Nëntor 2025 është afati për dorëzimin e raportit të shpenzimeve të kryera nga subjekti Partia Nisma Thurje për zgjedhjet e përgjithshme të datës 11 Maj 2025. Sipas legjislacionit ky raport duhet të autorizohet edhe nga kryetari i partisë, por duke qënë se kryetari i mëparshëm ka dhënë dorëheqjen, ndërsa vendimi për zgjedhjen e kryetarit të ri ende nuk është regjistruar në regjistrin e partive politike, jemi përpara një situate të veçantë. Sipas statutit të partisë Nisma Thurje, drejtimin e punëve të përditshme të partisë, si dhe përfaqësimi me të tretët ushtrohet nga Sekretari i Përgjithshëm. Gjithashtu, për të mos lënë asnjë ekuivok, përpara dorëzimit të dorëheqjes, kryetari i mëparshëm ka lënë edhe një autorizim të posaçshëm duke ia deleguar të drejtën e përfaqësimit në KQZ sekretarit të përgjithshëm të partisë.
    Për sa më sipër, për të respektuar afatet e vendosura nga KQZ dhe me synimin për të shmangur çdo penalitet që buron nga dorëzimi përtej afateve i raportit, po e depozitojmë raportin për shpenzimet e fushatës zgjedhore të 11 Majit 2025, me firmën e sekretarit të përgjithshëm dhe të financierit të partisë.
    Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj,

    Endri Shabani është në mesin e listës së 23 kandidatëve për kreun e Avokatit të Popullit, të cilët janë në garë për drejtimine këtij institucioni. Ndërkohë që pjesë e garës janë edhe figura të tjera të politikës si Adriana Kalaja.  Avokati i Popullit kërkon 84 vota. Tradicionalisht ky post i është besuar opozitës, por mosmarrëveshjet politike kanë bërë që zgjedhja e Avokatit të ri të Popullit, të zvarritet mbi 3 vjet./ZËRI

  • Kush është Zohran Mamdani, emigranti që u ngjit deri në postin e kryetarit të bashkisë së New Yorkut

    Kush është Zohran Mamdani, emigranti që u ngjit deri në postin e kryetarit të bashkisë së New Yorkut

    Vetëm një vit më parë ai ishte pothuajse i panjohur për publikun e gjerë, por sot Zohran Kwame Mamdani është kryetari i 111-të i bashkisë së New Yorkut. Në zgjedhjet e 4 nëntorit 2025, 34-vjeçari me rrënjë migrante arriti një fitore bindëse ndaj republikanit Curtis Sliwa dhe kandidatit të pavarur Andrew Cuomo, i mbështetur nga Donald Trump dhe Elon Musk, duke siguruar 56.4 për qind të votave.
    Kush është Zohran Mamdani?
    Mamdani lindi më 8 tetor 1991 në Kampala, Uganda, në një familje me origjinë indiane dhe besim mysliman. Nëna e tij është regjisorja e njohur Mira Nair, ndërsa babai, Mahmood Mamdani, është akademik i shquar. Fëmijërinë e kaloi mes Afrikës së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara, ku u vendos përfundimisht në New York në moshën shtatëvjeçare.

    Para se të hynte në politikë, Mamdani u mor me aktivizëm social, duke ndihmuar familjet e varfra të shmangnin dëbimet nga banesat. Në vitin 2020, ai u zgjodh në Asamblenë e Shtetit të New Yorkut, duke u bërë një nga zërat e rinj progresistë të Partisë Demokratike. Përveç politikës, ai është adhurues i hip-hopit, ish-muzikant, dhe tifoz i ekipeve New York Mets, New York Giants dhe Arsenal.
    Qëndrimet politike
    Si anëtar i grupit socialisto-demokrat amerikan, Mamdani mbështet politika të majta që synojnë uljen e pabarazive. Shtylla e programit të tij është strehimi i përballueshëm, me propozime për ngrirjen e qirave, ndërtimin e banesave publike dhe kontroll më të rreptë ndaj pronarëve privatë.
    Në planin ekonomik, ai kërkon një taksë të unifikuar 2% mbi të ardhurat mbi një milion dollarë, rritje të pagës minimale në 30 dollarë në orë, transport publik falas me autobusë dhe zgjerim të kujdesit publik për fëmijët. “Demokracia nuk ka kuptim nëse njerëzit nuk mund të përballojnë të jetojnë në qytetin e tyre,” ka deklaruar ai.
    Rëndësia e postit dhe marrëdhënia me Trumpin
    Me një buxhet prej rreth 116 miliardë dollarësh dhe kompetenca të gjera, kryetari i bashkisë së New Yorkut është një nga figurat më të fuqishme në politikën amerikane lokale. Qyteti, me mbi 8.5 milionë banorë dhe dhjetëra milionë vizitorë në vit, është një qendër botërore financiare e kulturore që përballet me sfida të mëdha në fushat e strehimit dhe transportit.
    Pas fitores së tij, përplasjet me presidentin Donald Trump janë pothuajse të pashmangshme. Trump e ka quajtur Mamdanin “komunist të çmendur” dhe “katastrofë të pashmangshme”, ndërsa kryetari i ri është shprehur se do të përpiqet të bashkëpunojë me administratën federale “pa u frikësuar apo ndikuar politikisht”.
    Marrëdhënia e tyre pritet të shndërrohet në një nga përplasjet më të bujshme mes Shtëpisë së Bardhë dhe bashkisë së New Yorkut në vitet e ardhshme.
    /vizionplus.tv

  • Kryetari më i ri në më shumë se një shekull, mysliman dhe socialist/ Kush është Zohran Mamdani, kandidati demokrat që fitoi zgjedhjet në Nju Jork

    Kryetari më i ri në më shumë se një shekull, mysliman dhe socialist/ Kush është Zohran Mamdani, kandidati demokrat që fitoi zgjedhjet në Nju Jork

    Amerika ka mahnitur botën edhe një herë, duke zgjedhur Zohran Mamdani, një mysliman dhe socialist 34-vjeçar, si kryetarin e parë të këtij profili në historinë e Nju Jorkut – metropolin më të madh të SHBA-së dhe simbolin e kapitalizmit botëror.

    Mamdani është gjithashtu kryetari më i ri i qytetit në më shumë se një shekull, duke shënuar një kthesë të madhe për politikën amerikane. Ai ka origjinë nga Azia Jugore: nëna e tij është indiane, ndërsa babai nga Uganda, vend ku ai edhe ka lindur.
    Karriera e tij politike nisi thjeshtë, si një përfaqësues shtetëror i panjohur, por shumë shpejt ai fitoi vëmendje falë krahu progresiv i Partisë Demokratike, i mbështetur nga figura si Bernie Sanders dhe Alexandria Ocasio-Cortez.
    Edhe pse Barack Obama nuk e mbështeti zyrtarisht, Mamdani përfitoi nga fryma e re që kërkon ndryshim në radhët e demokratëve, duke fituar zgjedhjet përballë establishmentit tradicional.
    Fitorja e tij konsiderohet një moment historik për diversitetin dhe përfaqësimin politik në SHBA, ndërsa shumë analistë e cilësojnë si “fytyrën e re të Amerikës urbane dhe progresive.”

    Top Channel

  • VIDEO/ E rëndë në Meksikë, vritet kryetari i bashkisë gjatë një aktiviteti publik

    VIDEO/ E rëndë në Meksikë, vritet kryetari i bashkisë gjatë një aktiviteti publik

    Kryetari i bashkisë së një qyteti të madh meksikan u vra të shtunën gjatë një aktiviteti publik në shtetin perëndimor të Michoacán, një zonë e njohur për dhunën e bandave kriminale, njoftuan autoritetet lokale.
    Viktima ishte Carlos Manso, kryetar i bashkisë së Uruapan-it, një qytet me rreth 350 mijë banorë në një rajon bujqësor të njohur për prodhimin e avokados – pjesa më e madhe e të cilit eksportohet në SHBA – si dhe të frutave të tjera, përfshirë agrumet.

    BREAKING – Carlos Manzo, mayor of Uruapan, Mexico, has been assassinated by cartels after pleading with President Claudia Sheinbaum to intervene in the city’s cartel violence and heavily criticizing her inaction.
    (Same lady who saw 37 of her opponents “pass away,” btw.) pic.twitter.com/di0a566iMe

    — Right Angle News Network (@Rightanglenews) November 2, 2025

    “Sipas hetimeve paraprake, pas sulmit të ndodhur të shtunën pasdite në qendër të Uruapan-it, ku fatkeqësisht humbi jetën kryetari i bashkisë Carlos Manso, dy persona të përfshirë në ngjarje janë arrestuar dhe një prej autorëve është vrarë”, njoftoi Ministria e Sigurisë dhe Mbrojtjes së Qytetarëve përmes platformës X.
    Shteti i Michoacán prej dekadash përballet me dhunën e karteleve të drogës, të cilat shpesh shantazhojnë fermerët për para. Në këtë zonë veprojnë kryesisht dy kartele të fuqishme – “Breznia e Re e Jalisco” (CJNG) dhe “Familja e Re e Michoacán” (CNFM) – që këtë vit u përfshinë në listën e zezë të “organizatave të huaja terroriste” nga qeveria amerikane.

    #México | Los últimos momentos de vida del alcalde Carlos Manzo fueron junto a su pequeño hijo, quien lo abrazó con ternura en una imagen que hoy conmueve a todo el país. La advertencia es clara para todos los opositores del régimen, para aquellos que levantan la voz. pic.twitter.com/4FvX87LNZY
    — Antena 5 Radio (@a5radio) November 2, 2025

    Vrasja e kryetarit Manso ndodhi vetëm pak ditë pas ekzekutimit të një tjetër figure të njohur në rajon, prodhuesit të madh të agrumeve Bernardo Bravo, i cili gjithashtu u qëllua për vdekje nga persona të armatosur.
    /vizionplus.tv

  • “Pse për Tropojën pati standard tjetër?” Veliaj: Po sikur të lëshojnë masë për Ogertën? Florin?

    “Pse për Tropojën pati standard tjetër?” Veliaj: Po sikur të lëshojnë masë për Ogertën? Florin?

    Ish-kryetari i bashkisë së Tiranë Erion Veliaj po u përgjigjet pyetjeve nga gjyqtarët e Kushtetueses, teksa shqyrtohet ankimimi i tij për shkarkimin nga detyra.

    Erion Veliaj: Kryetari i bashkisë Tropojës ka qenë 11 muaj arrest në shtëpi… pse është ndryshe një kryetar i Tropojës dhe ai i Tiranës. Kemi disbalancë. Dy gabime nuk prodhojnë më shumë drejtësisë. Po sikur nesër t’ia bëjnë Ogertës, Florit, Arlindit një masë? Kjo është betejë që po e bëj dhe për ata që do vijojnë pas meje
     
     
     
     

    Top Channel

  • “Kryebashkiaku i Tropojës qëndroi 11 muaj në arrest shtëpie”, Veliaj: Këtë betejë e bëj dhe për Ogertën, Florin, Arlindin…

    “Kryebashkiaku i Tropojës qëndroi 11 muaj në arrest shtëpie”, Veliaj: Këtë betejë e bëj dhe për Ogertën, Florin, Arlindin…

    erion veliaj dhe ogerta manastirliu

    TIRANË- Kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës, Erion Veliaj, vazhdon mbrojtjen e tij në Gjykatën Kushtetuese, ku tha se është fyerje e rëndë shkarkimi i tij, me pretendimin se nuk mund të shkonte në zyrë, kur është fakt i njohur arrestimi i tij. Veliaj mori si shembull Bashkinë e Tropojës, ku Kryetari qëndroi për 11 muaj në masën e arrestit të shtëpisë. Veliaj tha se këtë betejë po e bën dhe për kandidatët e tjerë që synojnë të zgjidhen në krye të Bashkisë së Tiranës.
    “Kryetari i Bashkisë së Tropojës ka qendruar 11 muaj në masën e arrestit të shtëpisë, dhe nuk është shkarkuar nga detyra, çfarë ndryshon mes qytetarëve të Tiranës dhe Tropojës? Unë sa herë që më është kërkuar kam qenë i pranishëm. Po sikur tia bëjnë këtë Ogertës, Florit apo Arlindit, kjo është një betejë që po e bëj dhe për ta, do të krijonte një precedent të rrezikshëm”, u shpreh mes të tjerave Veliaj në fjalën e tij.
    Veliaj gjatë përgjigjeve për pyetjet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, sulmoi Këshillin Bashkiak, në lidhje me procedurën e shkarkimit të tij.
    “Në kushtet e izolimit nuk lejohet as laptop. Kam një usb, por unë se hap dot se skam mjetet me të cilat punoj. E iniciova unë këtë procedurë. Koha ishte e pamjaftueshme. Duhej të ishte këshilli që të merrte këtë hap. Kryetari i Këshillit duhet të merrte nisëm dhe ti shkruante drejtorisë së Burgjeve që të shoqëronte.
    Ti thuash me letër dhe laps, pa ditur krimin apo dhe kërkesën se çfarë bëhet fjalë. Kërkesa e parë u bë 15 ditësh. Këshilli Bashkiak ishte mësuar se unë, s’merrja as 10 ditë pushime. Njeriu merr pushime 15 ditë ose 1 muaj. Ishte çudi që unë s’kisha marrë kurrë pushime, saqë për 15 ditë zelli në Këshill kapërceu”, tha ai. /ZËRI