Ish-deputeti i PD-së, Fatbardh Kadilli nuk i kurseu kritikat për të djathtën, teksa tha se ajo është kthyer në ‘Salia Demokratike’.
Gjatë një intervistë, Kadilli tha se merr vota kur do kryetari.
“Politika ka nevojë për qëndrime. Në 2021 dola që ditën e parë. Ajo nuk quhet partia Demokratike, por Salia Demokratike. Ata e quajnë partinë e Berishës, atje te foltorja, nuk e quajnë Parti Demokratike.
Ajo lëvizja e Salianjit duhet të jetë e mirë, nuk i paragjykoj, por po flas për çfarë është bërë sot. Ti sot merr vota kur lëshon pe balonash kryetari, apo merr drejtim kur do kryetari.”, tha ai.
Tag: kryetari
-

‘Merr vota kur lëshon pe kryetari’, ish-deputeti demokrat: Nuk është PD, por Salia Demokratike
-

Berisha: Rama presion gjyqtarëve, Altin Dumani me rrogë shumë të lartë për të goditur opozitën
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha sulmoi sërish kryeministrin Edi Rama për qëndrimet e tij ndaj Gjykatës Kushtetuese por edhe ndaj shoqatës së gjyqtarëve. Në një konferencë me gazetarët Berisha mbrojti sërish gjyqtarët duke e cilësuar të drejtë kërkesën e tyre drejtuar Kushtetueses për rritjen e pagave.
“Dje, për herë të dytë, në një ndërhyrje tjetër, iu përmend gjykatësve rrogat, sikur i ka nga pronat e Surrelit, sikur i jep nga fondet e vjedhura dhe jo nga buxheti i shtetit. Një akt pacipësie, në një kohë kur ata gjykojnë, ai përpiqet t’i kërcënojë. Të përdorë buxhetin e qytetarëve që e ka vjedhur vetë për të këcënuar gjykatësit që kërkojnë të mbrojnë buxhetin nga hajdutët”, tha Berisha.
Berisha vuri ne dukje se pagat e larta të gjyqtarëve e prokurorëve, veçanërisht të prokurorëve të SPAK janë vendosur nga vetë kryeministri Edi Rama. Dhe kryetari i PD para gazetarëve përsëri akuzoi drejtuesin e SPAK , Altin Dumani se është përdorur politikisht nga PS.“Për qëllime për të patur një prokurori politike, Edi Rama shpalli më të paguarit, jo të Shqipërisë, më të paguarin zyrtar të drejtësisë në të gjithë vendet e Ballkanit, Altin Troplonin apo Pojën e Skapit, me 7200 euro rrogën. Sepse i duhej që të arrestonte opozitën, i duhej që të siguronte karrigen. Po, nuk mund të konceptoj kurrë që një prokuror cilido qoftë ai të marrë rrogë më shumë se kryetari i Gjykatës së Lartë apo Gjykatës Kushtetuese, apo gjykatësi Kushtetues”, tha kreu i PD.
Ndërkaq Berisha komentoi edhe procesin për zgjedhjen e Avoaktit të Popullit, duke pranuar se PD gaboi duke i dhënë firmat Endri Shabanit. Por lideri i opozitës sqaroi se firmat janë tërhequr dhe opozita nuk e mbështet zotin Shabani për postin e Avokatit të Popullit.
“Po të mos gabim, nuk tërhiqej mbështetja. Po të mos ishte gabim firmosja nuk tërhiqej mbështetja. Unë duhet ta pranoj një proces, por kjo erdhi krejtësisht nga një qëndrim i PS-së e cila kishte qëllim që të dilte tek opozita që donte. Me opozitën që do ne nuk do jemi kurrë, ne do jemi opozitë e sovranit”, tha Berisha.
Pak dite më parë opozita tërhoqi firmat për 6 kandidatët që kishte mbështetur, përfshi edhe Endri Shabanin, por pavarësisht kësaj mazhoranca i ka futur të enjten për votim të 6 emrat e mbetet për tu parë se cfarë do të ndodhë në parlament. -

Salianji takim me strukturat e PD-së/ Bashkohen edhe drejtuesit e degës së Durrësit
Pas takimit që mbajti disa ditë më parë me Ilir Alimehmetin dhe kandidatët më të votuar demokratë, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji zhvillon sot një tjetër takim me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës, një degë që aktualisht funksionon pa kryetar të zgjedhur.
Nga burimet brenda PD, mësohet se takimit të Salianjit, i janë bashkuar strukturat drejtuese të Degës së PD Durrës.
Mes tyre kryetari i grupit te këshilltareve te PD ne bashkinë Durrës dhe ish kryetari i foltores, Tan Burgia, nënkryetarët e Degës Vis Shuaipi, ish deputeti Pellumb Berisha, sekretari i Degës Arlinind Boshku, Sekretari Organizativ Nikolin Radovani, kryetari i fundit i zgjedhur me votë Luan Hoti, drejtues strukturash etj.
Gjithashtu takimi i janë bashkuar deputetet më të votuar te Qarkut Durres Aulon Kalaja, Ndrec Pjetri si edhe ish deputetë dhe drejtues ndër vite, gjithashtu pjesa dërmuese e drejtuesve te grup seksioneve. -

Kongresmeni amerikan: 200 mijë çështje të pazgjidhura, drejtësia shqiptare në krizë
Kryetari i Nënkomitetit të Punëve të Jashtme për Evropën në Dhomën e Përfaqësuesve, Keith Self mbajti dje në mbrëmje një fjalim hapës gjatë një seance dëgjimore të nënkomitetit të titulluar “Pika Kritike: Rruga Drejt Stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.
“Qëllimi i kësaj seance dëgjimore është promovimi i stabilitetit në Ballkan. Shpresoj që ndoshta anëtarët nga të dyja anët e rreshtit të mund të bien dakord për qëllimin e përbashkët të shërbimit ndaj interesave të SHBA-së, ndërsa kërkojmë të promovojmë ekuilibrin në këtë rajon, prosperitetin për qytetarët e tij dhe parandalimin e konflikteve të ardhshme. Duke përjashtuar agresionin rus kundër Ukrainës, Ballkani Perëndimor mbetet rajoni më i paqëndrueshëm në Evropë”, tha sot kryetari i Nënkomitetit të Punëve të Jashtme për Evropën në Dhomën e Përfaqësuesve, Keith Self.
“Edhe pse konflikti i hapur është qetësuar që nga shpërbërja e Jugosllavisë në vitet 1990, pas shumë shekujsh ndarjesh etnike, ndryshimesh kufijsh dhe mosbesimi politik vazhdojnë ta ndjekin këtë fqinjë – ndërsa kriza të ndryshme politike kërcënojnë rendin post-jugosllav”, tha ai.
“Si shembull, marrëdhënia e pazgjidhur e Serbisë me Kosovën është një nga nxitësit kryesorë të paqëndrueshmërisë rajonale që ka krijuar një vijë strategjike përçarjeje që i mundëson Rusisë të minojë aftësinë e BE-së dhe NATO-s për të fuqizuar vendet e Ballkanit”, shtoi Self.
“Marrëveshja e OHRIT e vitit 2023 midis Serbisë dhe Kosovës, që synonte të ulte tensionet e menjëhershme dhe të rifillonte marrëveshjet e kaluara, ka ngecur. Kriza zgjedhore në Kosovë e ka përkeqësuar këtë situatë si rezultat i dështimit të republikës për të formuar një qeveri pas zgjedhjeve të 25 shkurtit, duke shkaktuar përgatitjen aktuale të Kosovës për zgjedhje të tjera të parakohshme më 28 dhjetor. Pas zgjedhjeve, nëse Kosova formon një qeveri, shpresoj sinqerisht që Serbia më në fund ta njohë sovranitetin e Kosovës”, theksoi ai.
“Situata që po përkeqësohet me shpejtësi në Bosnjë-Hercegovinë ka çuar në një rritje eksponenciale të përdorimit të fuqive të obligacioneve ligjërisht të dyshimta nga përfaqësuesi i lartë”, tha ai.
“Ky autoritet i pakontrolluar, i cili i mundëson përfaqësuesit të lartë të miratojë ose të imponojë legjislacion dhe të shkarkojë zyrtarët nga detyra, ishte “i pezulluar” nga viti 2014 deri në vitin 2021, por vitet e fundit përdorimi i tyre është rritur ndjeshëm”, tha Self.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbështetur prej kohësh përpjekjet për të ndërtuar një gjyqësor të pavarur dhe të jashtëzakonshëm në Shqipëri”, theksoi ai.
“Megjithatë, pas 10 vitesh zbatimi, është e përshtatshme të rishqyrtohet nëse reforma në drejtësi po funksionon siç është menduar dhe po ofron drejtësi të paanshme për popullin shqiptar”, shtoi Self.
“Duhet të jetë shqetësuese për të gjithë, fakti që numri i çështjeve të prapambetura në nivel kombëtar është zgjeruar nga afërsisht 16,000 çështje në fillim të reformës në rreth 200,000 sot, duke i lënë qytetarët të presin 8 deri në 15 vjet për të marrë një vendim përfundimtar. Vonesa të tilla dëmtojnë shtetin e së drejtës, besimin publik dhe procesin e rregullt ligjor. /ATSH -

21 Janari/ Berisha: Kryetari i qeverisë nuk ka lidhje me asnjë regjistër të asnjë institucioni
Berisha, deklaroi se kryeministri i vendit nuk ka asnjë lidhje me regjistrat e asnjë institucioni.
Lideri i opozitës theksoi se kryetari i qeverisë nuk mund të pyetet mbi çështje që lidhen me regjistrat, duke e paraqitur këtë si një kufizim të drejtpërdrejtë të autoritetit të tij mbi informacionet institucionale.
Pjesë nga deklarata:
Tani se ç’ngrin apo trillon Saimir Tahiri apo tjetër kush, unë nuk di.
Kryeministri nuk ka asnjë lidhje me asnjë regjistër.
Kryetari i qeverisë nuk ka lidhje me asnjë regjistër të asnjë institucioni.
Nuk mund të pyetem për këtë sepse kryetari i qeverisë nuk ka lidhje me asnjë regjistër të asnjë institucioni. -

‘Bashkëbisedim i hapur’/ Kreu i PD, Sali Berisha takohet nesër me demokratët e Degës nr. 9 në Tiranë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të takohet ditën e nesërme me demokratët e Degës nr. 9 Tiranë, në një bashkebisedim të hapur dhe të drejtpërdrejtë.
Njoftimin e ka dhënë në Facebook deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ku thekson se ftohen të gjithë demokratët të jenë pjesë e takimit.
‘Neser, date 2 dhjetor, ora 18:30, Kryetari i PDSH, Prof. Dr. Sali BERISHA, takohet me demokratet e Deges nr. 9 Tirane, ne nje bashkebisedim te hapur dhe te drejtperdrejte.Takimi do te zhvillohet tek lokali “Neë Bulevard”, tek ish-stacioni i Trenit’, shkruan Këlliçi.
Postimi i plotë:
Te nderuar miq,
Neser, date 2 dhjetor, ora 18:30, Kryetari i PDSH, Prof. Dr. Sali BERISHA, takohet me demokratet e Deges nr. 9 Tirane, ne nje bashkebisedim te hapur dhe te drejtperdrejte.
Takimi do te zhvillohet tek lokali “Neë Bulevard”, tek ish-stacioni i Trenit.
Ftohen te gjithe demokratet e zones te jene pjese e ketij takimi ✌🏻
Ju faleminderit.
Belindi
-

Dita e Pavarësisë, kryetari i Kuvendit ndan mesazhin për shqiptarët: Trashëgimia e themeluesve, udhërrëfyes për të ardhmen
Kryetari i Kuvendit, z. Niko Peleshi, ka uruar sot të gjithë shqiptarët në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Ai thekson se kjo ditë është një mundësi për të reflektuar mbi trashëgiminë e themeluesve dhe për të riafirmuar angazhimin tonë për një Shqipëri të përparuar dhe europiane.
“Nga faqet që shkruajnë historinë, te dita që na bashkon të gjithëve! Dokumentet themeluese të shtetit shqiptar mbeten busulla jonë historike, duke na kujtuar se liria dhe shtetësia jonë nisën pikërisht nga këto faqe që i dhanë formë Shqipërisë. Ato shënojnë momentet tona më të rëndësishme identitare dhe ambicien për një Shqipëri të lirë, sovrane dhe europiane. Nderim për themeluesit tanë dhe rrugën shtetformuese që ata shtruan me vizion e guxim”, shkruan Kryetari Peleshi.
Për të shënuar këtë ditë, Kryetari i Kuvendit ka publikuar edhe një video simbolike, ku shfaqet libri me Aktet Themeluese të Shtetit Shqiptar 1912-1922, duke rikujtuar momentet kyçe të shtetformimit dhe rëndësinë e dokumenteve historike si udhërrëfyes për brezat e rinj.Top Channel
-

Dita e Pavarësisë, Peleshi: Trashëgimia e themeluesve, udhërrëfyes për të ardhmen
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka uruar sot të gjithë shqiptarët në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Ai thekson se kjo ditë është një mundësi për të reflektuar mbi trashëgiminë e themeluesve dhe për të riafirmuar angazhimin tonë për një Shqipëri të përparuar dhe europiane.
“Nga faqet që shkruajnë historinë, te dita që na bashkon të gjithëve! Dokumentet themeluese të shtetit shqiptar mbeten busulla jonë historike, duke na kujtuar se liria dhe shtetësia jonë nisën pikërisht nga këto faqe që i dhanë formë Shqipërisë. Ato shënojnë momentet tona më të rëndësishme identitare dhe ambicien për një Shqipëri të lirë, sovrane dhe europiane. Nderim për themeluesit tanë dhe rrugën shtetformuese që ata shtruan me vizion e guxim”, shkruan Kryetari Peleshi.
Për të shënuar këtë ditë, Kryetari i Kuvendit ka publikuar edhe një video simbolike, ku shfaqet libri me Aktet Themeluese të Shtetit Shqiptar 1912-1922, duke rikujtuar momentet kyçe të shtetformimit dhe rëndësinë e dokumenteve historike si udhërrëfyes për brezat e rinj. -

Balla takim ‘kokë më kokë’ me diplomaten amerikane Nancy VanHorn, ja fokusi i diskutimeve
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla priti këtë mëngjes në Kuvend të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn. Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla deklaron se në qendër të bisedës ishte dialogu dhe agjenda legjislative e Kuvendit në kuadër të reformave shumëplanëshe, ku prioritete thelbësore spikasin përmbushja e detyrimeve të Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian brenda këtij mandati.
Balla nënvizoi gjithashtu edhe përgjegjësitë e vendit në fushën e sigurisë:
“Diskutuam edhe detyrimet në fushën e sigurisë si një vend anëtar i NATO-s, aleat strategjik me SHBA.”
Në takimin me Van Hirn, Balla vlerësoi rolin e SHBA dhe Presidentit amerikan në proceset globale të paqes.
“Vlerësojmë mbi gjithçka rolin udhëheqës të Presidentit Trump dhe përpjekjet e SHBA për paqe dhe siguri kudo në botë. Javën e kaluar nën drejtimin e Kryeministrit Rama, Shqipëria shënoi një moment vendimtar me çeljen e grupkapitullit të fundit të negociatave në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE në Bruksel.”
Dy zyrtarët diskutuan edhe intensifikimin e marrëdhënieve parlamentare mes Tiranës dhe Uashingtonit:
“Gjatë takimit diskutuam edhe për zgjerimin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresit amerikan, si dhe mbi idenë e një Memorandumi Bashkëpunimi mes dy institucioneve ligjvënëse.” shkruan Kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla. -

Kryetari i PD, Sali Berisha, zgjidhet zv/President i CDI, Unionit më të madh të partive të djathta në botë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zv.President i CDI, Unionit më të madh të partive tër qendrës së djathtë në botë. Në Asamblenë e CDI të zhvilluar në Sao Paolo tër Brazilit është zgjedhur Presidenca dhe drejtuesit e rinj të CDI, dhe ndër ta edhe lideri i opozitës shqiptare.
Në Presidencë nga Europa janë gjithashtu Kryeministri i Kroacisë Andrey Plenkovic, kryeministri i ardhshëm i Sllovenisë Janezs Jansa dhe Kryeministri i Hungarisër, Victor Orban. Sekretar i Përgjithshëm i CDI është zgjedhur Antonio Lopez-Isturiz White, ndërsa President i CDI u rizgjodh Andres Pastrana
CDI është e përbërë nga 115 parti të qendrës së djathtë nga Europa, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut dhe Azia. Anëtarë të saj drejtojnë disa prej vendeve kryesore të botës përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.