Tag: kryetar

  • Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Rama: Lamtumirë kryetar!

    Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Rama: Lamtumirë kryetar!

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen ngajeta të ish liderit socialist Fatos Nano.
    Në një postim në Facebook, Rama shkruan: “Lamtumirë kryetar”, teksa e shoqëron dhe me një zemër të ndarë në dysh.Lexo edhe :Related Posts
    Fatos Nano ndërroi jetë në moshën 73 vjeçare, ndërsa prej kohësh vuante nga probleme me shëndetin, të cilat duket se këtë herë s’i kapërceu dot, ndërsa prej rreth një muaji ishte në reanimacion në një spital privat në Tiranë./vizionplus.tv

  • Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama: Lamtumirë kryetar

    Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama: Lamtumirë kryetar

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të liderit historik të PS, Fatos Nano.

    Në një postim në Facebook, Rama shkruan: Lamtumirë kryetar

    Prej disa kohësh Nano ndodhej në reanimacion në një prej spitale private të vendit ku po mbahej nën kujdesin e mjekëve, teksa gjendja shëndetësore u rëndua gjatë ditëve të fundit. Ai ka pësuar një arrest kardiak, ndërkohë që më herët është kuruar edhe për probleme me frymëmarrjen.

    Top Channel

  • “Lamtumirë kryetar”/ Rama reagon zemërthyer pas ndarja nga jeta ish-kryeministri Fatos Nano

    “Lamtumirë kryetar”/ Rama reagon zemërthyer pas ndarja nga jeta ish-kryeministri Fatos Nano

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nanos. Nano ishte shtruar në një spital privat prej 8 tetorit, ndërsa kishte pësuar arrest kardiocirkulator.
    Fatos Nano, 73 vjeç, u tërhoq nga politika në vitin 2005, pas një karriere të gjatë dhe të shquar si kryeministër i Shqipërisë. Ai ishte themelues i PS-së.
     

  • “E djathta s’ka më busull”, Sula sulmon opozitën: Kandidatët aktualë ecin me ‘frena dore’, thjesht imiton garën

    “E djathta s’ka më busull”, Sula sulmon opozitën: Kandidatët aktualë ecin me ‘frena dore’, thjesht imiton garën

    Opozita kërkon që të shkarkojë nga posti i kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshin, kërkesë kjo që bie në kundërshtim të plotë me mazhorancën. Për një emision televiziv, ishte i ftuar ish-deputeti demokrat Dashnor Sula, ku komentoi këtë çështje, por dhe zhvillime të tjera politike.
    Sula tha se opozita nuk po tregon seriozitet me kërkesën për shkarkim nga detyra të Peleshit, të cilin e cilësoi si një person me integritet dhe një shembull për demokratët. Ish-demokrati tha se kjo kërkesë nga opozita, duhet të vijë në një kohë që ka fuqinë për të vendosur dhe jo sot që nuk plotëson as votat.
    “Në thelb nuk bën sens se nuk ka mbushur dy muaj si kryetar Kuvendi dhe unë për sa kohë që jam në politikë por edhe gjatë periudhës që kam qenë aty, bëhet fjalë për një njeri serioz dhe të qetë, një njeri që është model për politikanët.Mendoj se në gjithçka është njeri korrekt. Nuk besoj që ka indicie kryesore që do të duhej që të kishte nismë për shkarkimin e tij. Por eksitojnë manovrat politike mes mazhorancës dhe opozitës.
    Duhen parë dhe procedurat sesi ka ndodhur problematika që opozita ngre me kaq forcë. Nuk mund të ndodhi se nuk mund të sillet opozita si mazhorancë. Opozita duhet të jetë serioze, këto i bën kur e di që ka numra, e di që e rrezikon postin e kryetarit të parlamentit”, tha Sula.
    Ish-deputeti foli dhe për vendimin që pritet të japë Gjykata Kushtetuese lidhur me shkarkimin apo jo të Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës, vendim ky që do të sjellë debat për secilën palë, tha Dashnor Sula.
    “Unë po them sido që të ndodhi, ky do të jetë një vendim shumë i diskutueshëm për të dy krahët. Në rastin që pranohet kërkesa e Veliajt, por është në dëm të interesit publik. Dhe po të shkarkohet do të kemi përsëri interpretim nga një pjesë se është dikush që është zgjedhur nga qytetarët.
    Është problem i madh dhe për shkak të politikës. Po shkak të ngarkesës politike që ka pasur Veliaj, nuk është diçka që do të kalojë lehtë. Veliajt për mendimin tim duhet të shohë problemin e fajësisë dhe të pafajësisë së tij, kjo është thelbi.
    Edhe po ta fitojë betejën e tij me Gjykatën Kushtetuese, ai përsëri nuk përmbush detyrën. Do të jetë një kryetar bashkie i arrestuar. Por do i bëhet një dëm i madh interesit të qytetarëve që u duhet një kryetar bashkie që duhet ë përmbushi të gjitha funksionet”.
    Sula komentoi gjithashtu dhe kandidatët në garë për bashkinë e Tiranës, duke thënë se për kryeqytetin e mira do të ishte një garë e përbërë nga kandidatë me backgroud politik.
    “Ajo bukë që na serviret tani, nuk është më e mirë e mundshme. Por as më e keqja. E shikoj midis një normaliteti sesa një të mirë të madhe, për të gjithë kandidatët. Secili kandidat ka anën e tij pozitive dhe problematike që i shoqëron. Do doja të kishim një garë më politike. Mospasja e një petku të fortë politik, e dëmton. Manastirliu ka anën politike të fortë. Nëse do të kemi zgjedhje, kuptohet që do të jetë më e qartë, dhe nga platforma, se deri tani me frena dore po ecin. Duhet transparencë 100%”.
    Dashnor Sula e mbyll fjalën e tij duke thënë se Partia Socialiste është një makineri elektorale, duke lënë të nënkuptohet se zgjedhjet e pjesshme i takojnë të majtës, ndërsa sot opozita për Sulën, është një pilot pa makinë.

  • Forumi global i inovacionit dhe investimeve të qëndrueshme, Rama nga Riadi: Kur isha kryetar bashkie, njerëzit më akuzonin se..

    Forumi global i inovacionit dhe investimeve të qëndrueshme, Rama nga Riadi: Kur isha kryetar bashkie, njerëzit më akuzonin se..

    Kryeministri Edi Rama ndodhet në Riad të Arabisë Saudite, ku ishte i ftuar në editonin e nëntë të Future Investment Initiative, një prej forumeve më të rëndësishme globale për inovacionin, teknologjinë dhe investimet e qëndrueshme, që mbledh liderë botërorë e sipërmarrës për të diskutuar mbi të ardhmen e ekonomisë global.

    Rama: Synimi për ta transformuar këtë shkretëtirë në “Firence 2.0” është saktësisht vizioni. Çfarë po përjetojmë sot në këndin tonë të botës është inercia, jo imagjinata. Ajo që ndeshim në shumë vende të botës është imagjinata në vend të inercisë. Imagjinata ushqehet nga inovacioni, nga nevoja për të shkuar më lart, për të bërë kërcime të mëdha.
    Pas kthimit mbrëmë nga aeroporti, mund ta shihja që ka një energji ndryshe në këtë vend, një kuptim ndryshe të hapësirës, bashkëjetesës, duke parë skulpturat e gjelbra në të dyja anët e rrugës.
    Njerëzit më akuzonin kur isha kryetar bashkie, dhe fillova të lyej me bojë ndërtesat e qytetit, dhe më thoshin se ishte një fasadë
    Çdo gjë ndryshon e ndryshon për mirë. Ka ardhur koha që ne të jemi më të përulur dhe të mësojmë nga Gianni. Ai është europian dhe rrethohet nga forcat e vjetra tradicionale, por është tërë kohës me forcat e reja. Tregon që ajo që ndodh në Europë mund të ndodhë në Katar dhe në vendin më të prapambetur për futbollin, që është SHBA.

    Top Channel

  • Zgjedhjet e pjesshme lokale/ KQZ regjistron 4 kandidatë për Vlorën dhe Beratin, refuzohet Gjergj Nika, arsyeja…

    Zgjedhjet e pjesshme lokale/ KQZ regjistron 4 kandidatë për Vlorën dhe Beratin, refuzohet Gjergj Nika, arsyeja…

    Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka regjistruar sot katër kandidatë për bashkitë e Vlorës dhe Beratit për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.
    Ndërkohë është vendosur mos regjistrimi i Gjergji Nikës, si kandidat për kryetar bashkie i propozuar nga zgjedhësit për Bashkinë Vlorë, pasi sipas njoftimit të shpërndarë nga Celibashit, nga shqyrtimi i dokumetacionit të depozituar rezulton se mungon regjistrimi i Komitetit Nismëtar, që do të përgatiste punën për regjistrimin e kandidat për kryetar të bashkisë Vlorë.
    Mbi këtë vendim Nika ka paraqitur edhe një ankesë, e cila do të shqyrtohet në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve në orën 19:00.
    Njoftimi:
    Në seancën e sotme publike vendosëm regjistrimin si kandidatë për kryetar të bashkie, për zgjedhjet e datës 9 nëntor 2025:1. Bashkia Vlorë, zj. Brunilda Mersini, kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”2. Bashkia Vlorë, z. Dionis Sota, si kandidat për kryetar bashkie i propozuar nga zgjedhësit;3. Bashkia Berat, z. Ervin Ceca, kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”;4. Bashkia Berat, z. Pavlo Shkarpa, si kandidat për kryetar bashkie i propozuar nga zgjedhësit.
    Vendosëm mosregjistrimin e z. Gjergji Nikë Nika, si kandidat për kryetar bashkie i propozuar nga zgjedhësit për Bashkinë Vlorë, pasi nga shqyrtimi i dokumetacionit të depozituar rezulton se mungon regjistrimi i Komitetit Nismëtar, që do të përgatiste punën për regjistrimin e kandidat për kryetar të bashkisë Vlorë.
    U verifikuan kushtet e kandidimit për kandidatët për kryetar në:
    • Bashkinë Cërrik, z. Florenc Doka, kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”;• Bashkinë Cërrik, z. Eligert Hima, kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Lëvizja Shqipëria Bëhet”;• Bashkinë Cërrik, z. Amarildo Hoxha, kandidat i propozuar nga zgjedhësit• Bashkinë Mat, z. Altin Bojni, kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”;• Bashkinë Mat, z. Eduart Brahilika dhe zj. Suzana Tahir Pasha, kandidatë të propozuar nga zgjedhësit;• Bashkinë Tepelenë, z. Gramos Sako, kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”;• Bashkinë Tepelenë z. Gabriel Guma, kandidat i propozuar nga zgjedhësit.
    Në bazë të të dhënave të deklaruara në formularët e vetëdeklarimit dhe informacionit të ardhur nga DPB, nuk përbëjnë kusht për mosregjistrimin e kandidatëve ndaj KZAZ-të duhet të vazhdojnë procedurat për regjistrimin e kandidatëve.
    Gjithashtu, u hodh shorti dhe u miratuan rezultatet e tij për përcaktimin e renditjes së kandidatëve për kryetar bashkie në fletën e votimit, për zgjedhjet e pjesshme, të datës 9 nëntor 2025.U miratua përmbajtja e fletës së votimit. Renditja në fletën e votimit për subjektet zgjedhore do të jetë si më poshtë vijon:
    I. Bashkia Vlorë1. Brunilda Flamur Mersini2.Dionis Anesti SotaII. Bashkia Cërrik1. Eligert Qani Hima2.Amarildo Sherif Hoxha3.Florenc Spiro DokaIII. Bashkia Mat1.Altin Ramazan Bojni2.Eduart Shaqir Brahilika3.Suzana Tahir PashaIV. Bashkia Tepelenë1.Gabriel Altin Guma2.Gramos Sadik SakoV. Bashkia Berat1.Ervin Llazar Ceca2.Pavlo Koli Shkarpa
    U caktua koha e transmetimit në radiotelevizionin publik të fushatës zgjedhore të partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore për zgjedhjet e datës 9 nëntor 2025.
    Caktimin e një minutazhi kohor transmetimi prej:
    – 50 (pesëdhjetë) minuta në Televizionin Publik dhe 30 (tridhjetë) minuta në Radion Publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore të “Partia Socialiste e Shqipërisë”;– 25 (njëzet e pesë) minuta në Televizionin Publik dhe 15 (pesëmbëdhjetë) minuta në Radion Publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore të Lëvizja Shqipëria Bëhet;– 5 (pesë) minutash në televizionin publik dhe 5 (pesë) minutash në radion publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore për secilin prej kandidatëve për kryetar bashkie të propozuar nga zgjedhësit.
    U caktuan partitë politike që do të propozojnë anëtarin e tretë dhe të katërt të grupeve të numërimit të votave. Partia Socialiste e Shqipërisë ka të drejtën e propozimit për 2 anëtarë të GNV, Partia Demokratike ka të drejtën e propozimit për 1 anëtar të GNV dhe Partia e Lirisë ka të drejtën e propozimit për 1 anëtar të GNV.Ndër të tjera, u caktuan vendeve të numërimit të votive dhe u dha autorizimi për ndryshimin e vendndodhjes së dy qendrave të votimit, për zgjedhjet e pjesshme të datës 9 nëntor 2025.

  • KSHZ miraton emrat e kandidatëve dhe bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit 2025

    KSHZ miraton emrat e kandidatëve dhe bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit 2025

    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi sot në seancë publike regjistrimin e kandidatëve për kryetar të bashkie, për zgjedhjet e datës 9 nëntor për Beratin dhe Vlorën, nga 5 bashki që janë në garë.
    Kandidatët e regjistruar janë:Bashkia Vlorë, Brunilda Mersini, kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”Bashkia Vlorë, Dionis Sota, si kandidat për kryetar bashkie i propozuar nga zgjedhësit.Bashkia Berat, Ervin Ceca, kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”;Bashkia Berat, Pavlo Shkarpa, si kandidat për kryetar bashkie i propozuar nga zgjedhësit.Në seancë u vendos mosregjistrimi i Gjergji Nikë Nikës, si kandidat për kryetar bashkie i propozuar nga zgjedhësit për Bashkinë Vlorë, pasi nga shqyrtimi i dokumetacionit të depozituar rezulton se mungon regjistrimi i Komitetit Nismëtar, që do të përgatiste punën për regjistrimin e kandidat për kryetar të bashkisë Vlorë.Celibashi theksoi se ky proces është pjesë e një përgatitjeje gjithëpërfshirëse për të garantuar standardet më të larta të ndershmërisë dhe profesionalizmit në administrimin e zgjedhjeve.

    “Komisioni do të vazhdojë të zbatojë çdo procedurë ligjore me transparencë të plotë, në mënyrë që çdo subjekt zgjedhor të ketë mundësi të barabartë dhe që çdo qytetar të gëzojë të drejtën e tij për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur,” deklaroi Celibashi.

    Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me institucionet ligjzbatuese, me administratën zgjedhore në terren dhe me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar një proces të qetë, gjithëpërfshirës dhe në përputhje me frymën e ligjit.

    “Zgjedhjet janë një instrument i rëndësishëm i demokracisë dhe përmes tyre ne forcojmë besimin e qytetarëve te institucionet. KQZ është dhe do të mbetet garant i paanshmërisë dhe integritetit të këtij procesi,” shtoi ai.
    Në seancë po ashtu u verifikuan kushtet e kandidimit për kandidatët për kryetar në:Bashkinë Cërrik, Florenc Doka, kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”;Bashkinë Cërrik, Eligert Hima, kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Lëvizja Shqipëria Bëhet”;Bashkinë Cërrik, Amarildo Hoxha, kandidat i propozuar nga zgjedhësitBashkinë Mat, Altin Bojni, kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”;Bashkinë Mat, Eduart Brahilika dhe zj. Suzana Tahir Pasha, kandidatë të propozuar nga zgjedhësit;Bashkinë Tepelenë, Gramos Sako, kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”;Bashkinë Tepelenë Gabriel Guma, kandidat i propozuar nga zgjedhësit.Në bazë të të dhënave të deklaruara në formularët e vetëdeklarimit dhe informacionit të ardhur nga DPB, nuk përbëjnë kusht për mosregjistrimin e kandidatëve ndaj KZAZ-të duhet të vazhdojnë procedurat për regjistrimin e kandidatëve.Gjithashtu, u hodh shorti dhe u miratuan rezultatet e tij për përcaktimin e renditjes së kandidatëve për kryetar bashkie në fletën e votimit, për zgjedhjet e pjesshme, të datës 9 nëntor 2025.U miratua përmbajtja e fletës së votimit. Renditja në fletën e votimit për subjektet zgjedhore do të jetë si më poshtë vijon:I. Bashkia Vlorë1. Brunilda Flamur Mersini2.Dionis Anesti SotaII. Bashkia Cërrik1. Eligert Qani Hima2.Amarildo Sherif Hoxha3.Florenc Spiro DokaIII. Bashkia Mat1.Altin Ramazan Bojni2.Eduart Shaqir Brahilika3.Suzana Tahir PashaIV. Bashkia Tepelenë1.Gabriel Altin Guma2.Gramos Sadik SakoV. Bashkia Berat1.Ervin Llazar Ceca2.Pavlo Koli ShkarpaU caktua koha e transmetimit në radiotelevizionin publik të fushatës zgjedhore të partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore për zgjedhjet e datës 9 nëntor 2025.Caktimin e një minutazhi kohor transmetimi prej 50 minuta në Televizionin Publik dhe 30 minuta në Radion Publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore të “Partia Socialiste e Shqipërisë”;25 minuta në Televizionin Publik dhe 15 minuta në Radion Publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore të Lëvizja Shqipëria Bëhet;5 minuta në televizionin publik dhe 5 minuta në radion publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore për secilin prej kandidatëve për kryetar bashkie të propozuar nga zgjedhësit.U caktuan partitë politike që do të propozojnë anëtarin e tretë dhe të katërt të grupeve të numërimit të votave. Partia Socialiste e Shqipërisë ka të drejtën e propozimit për 2 anëtarë të GNV, Partia Demokratike ka të drejtën e propozimit për 1 anëtar të GNV dhe Partia e Lirisë ka të drejtën e propozimit për 1 anëtar të GNV.Ndër të tjera, u caktuan vendeve të numërimit të votive dhe u dha autorizimi për ndryshimin e vendndodhjes së dy qendrave të votimit, për zgjedhjet e pjesshme të datës 9 nëntor 2025.

  • Salianji e pranon hapur: Po! Kam ambicie për t’u bërë kryetar i Partisë Demokratike

    Salianji e pranon hapur: Po! Kam ambicie për t’u bërë kryetar i Partisë Demokratike

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji nuk e hedh poshtë mundësinë që një ditë të garojë për kryetar të forcës më të madhe opozitare, por me gjasë jo vitin tjetër.
    “Do isha jo i vërtetë po të thosha që nuk kam ambicie”, i tha Salianji moderatores Dafina Hysa në emisionin “Breaking” në Top News.
    “Jam i bindur që Partia Demokratike do të jetë një parti që bën të mundshëm rotacionin në Shqipëri. Nuk ka zgjedhje tani në PD, ka një diskutim për farsën ose se si mund të forcohet PD dhe në këtë moment unë jam duke bërë atë, betejën opozitare, diskutimet me njerëzit. Me njerëz që e duan opozitën si një instrument për të ndryshuar shoqërinë, jo vetëm për ambicie personale. Kushdo që është në politikë ka ambicie, nuk mund të them, por që ky nuk është momenti”, u shpreh Salianji.
    Ai tha se strategjia kryesore e opozitës duhet të jenë protestat masive në rrugë, si mënyrë për të paralizuar mekanizmat e qeverisë për të vjedhur zgjedhjet.
    “Duhet të ketë protesta masive, në rrugë. Duhen protesta masive për të paralizuar veprimtarinë e qeverisë për të shkuar në zgjidhje konkrete. Në këtë moment kur ka dalë raporti i OSBE-ODIHR, duhen përtypur të gjith këto”, tha ai.

  • “Turp i madh”, Evi Kokalari zbulon lojën e Këlliçit dhe Nokës: Ja si u shpall Xhaferri kryetar i FRPD-së

    “Turp i madh”, Evi Kokalari zbulon lojën e Këlliçit dhe Nokës: Ja si u shpall Xhaferri kryetar i FRPD-së

    Besart Xhaferri nxorri kokën dhe thotë Berishës i mbaron mandati në Prill?
    Ne fakt Berishës ka kohë që i ka mbaruar mandati, po gjithsesi, ky çfarë do? Kush është Besart Xhaferri dhe si u bë kryetar i FRPD-se, deputet dhe pretendues për kreun e PD-së?
    Besart Xhaferri, është një mik i ngushtë i Belind Këlliçit. Herën e parë (dhe të fundit) që e takova ishte në Mars të 2022, gati një muaj përpara Kuvendit të 2022 ku do zgjidhej Këshilli Kombëtar.
    Darka ishte shtruar për miqtë e mi që erdhën në Shqipëri nga Federata e Republikanëve të rinj. Xhaferri ulet pranë meje dhe Këlliçi përballe. Hera e parë që e takoja, dhe pa pikë turpi më thotë:
    “A nuk është i mirë për kryetar partie?” – dhe sinjalizon nga Këlliçi.
    Këlliçi, që jo më kot fryej si gjel, i dukej qartë ngazëllimi në fytyrë, por dhe një lloj krenarie që do të ishte kryetari i ardhshëm.
    Fryerja si gjel e egos së Këlliçit ishte ves që dhe Ilir Meta e kishte komentuar si problem, dhe diku në atë kohë kam kuptuar, që ishte Meta që shtynte Këlliçin dhe i thoshte se do bëhej kryetari i ri PDsë. Këlliçi bënte sparkatën për Metën dhe gjithë faktet që ka nxjerrë për inceneratorin, nga materialet që kishte Meta ishin. Metës i ishte prishur pazari nepermjet Arben Ahmetajn (me sa kam kuptuar), dhe luftonte anën tjetër nëpërmjet Këlliçit. Ndërkohë Këlliçi i dilte dhe i shitej popullit si hero që luftonte korrupsionin (lol) ndërkohë, qëllim kishte kryesinë e PDsë. Dhe Meta atë qëllim kishte, marrjen e PDsë nëpërmjet Këlliçit.(për arsye legale po shtoj se meqënëse jeni aq budallenjë sa s’keni këllqe të përgjigjeni publikisht dhe duke qënë politikanë, po hidhni në gjyq, ju lutem jepni fakte tuaja në kundërshtim të çfarë kam shkruar më lart)
    Por ti kthehemi Xhaferrit. Kush është dhe pse është në atë parti dhe parlament.
    Xhaferri nuk ka asnjë meritokraci në atë parti, por ajo që kishte ishte një kompani që mesa kuptova plotësonte formularët për të çuar rinjtë jashtë shtetit. Nuk di me saktësi por aplikacioni kushtonte diçka tek 2000 euro. Prandaj, vënia e këtij si kryetar FRPD ishte në konflikt të drejtëpërdrejtë, sepse ne na duhej rinia ne vend, jo ta inkurajonim të ikte jashtë.
    Xhaferri nuk mori as 150 vota në Këshillin Kombëtar, pra nuk kualifikonte, por e futi Belind Këlliçi me manipulimet e tij, për të cilën kam bërë luftë dhe e kam ekzspozuar dhe i kam kërkuar të na thotë çfarë ndodhi me ato vota. Sigurisht Këlliçi u kap mat dhe refuzoi të përgjigjet, por më hodhi në gjyq për shpifje (hapu dhe) – sipas tij shpifa se ekspozova votat e manipuluara ndërkohë që kisha të gjithë listat në dorë. Me këtë preteks tha unë nuk flas sepse jemi në gjyq.
    E pra, tashti ngjarjet flasin vetë. Besart Xhaferri u bë pjesë e Këshillit Kombëtar kur nuk e njihte asnjë njëri dhe s’morri votat e mjaftueshme për të qënë anëtar i saj.
    Fast Forward – GUSHT 2022 – Flamur (pesa) Noka deklaron hapjen e garës së FRPDsë. Di biseda private që kur Xhaferri ndihmonte Nokën dhe foltoren me para (për arsye legale them verifikoheni), Noka i thotë Xhaferrit ‘ Po ty të të bëjmë kryetar të FRPD-së”
    Dhe kështu nisi lufta, beteja dhe tallja me të rinjtë e FRPDse që hynë në garë. Noka merrte në telefon degët e PDsë së rretheve dhe ju dërgoi listën se kush do fitonte, dhe jo vetëm, por dhe renditjen e fituesve…
    1- Besart Xhaferri (fitues)2-Kacorri (s’me kujtohet emri)3- Merenglen D4-Barbara D
    Besart Xhaferri u bë kryetar i FRPD me dhunë (verbale) e dirigjuar nga Flamur (pesa) Noka dhe gjithë leshkot e tij.
    Sërisht bëra luftë ti ekspozoja sepse realisht m’u dhimbsën kandidatët e tjerë që kishin shumë më shumë kontribute në atë parti dhe po i vidhte vetë partia sy më sy.
    Sot, Besart Xhaferri, për të cilin personalisht s’kam asnjë simpati sepse meshkuj të këtij niveli, pa asnjë dinjitet, që hynë e dalin në parlament dhe në PD sikur i ka votuar njëri, dhe s’ju dridhet as qërpiku, më japin një alergji që të sëmur – sot ai kërkon heqjen e Berishës.
    Kjo mbetje e sistemit të kalbur që ka adoptuar PD-ja, që hyri gjith’kund ku nuk i takon, sot jep intervista se Berishës i mbaron mandati dhe duhet të ikë. Madje ka pafytyrësinë të thotë që Berisha të jap prova që zgjedhjet u vodhën, dhe të jap dorëheqjen.Po, po ky që epiqendra e fiaskos së garës së FRPDsë (nuk besoj ta keni harruar), dhe arsyeja pse personalisht j’u ktheva publikisht Berishes. Ju kujtohet ‘Turp te kesh Sali Berisha?’ -ishte koment pikërisht se takoi Xhaferrin në zyrë dhe i vuri vulën garës ndërkohë që kandidatët e tjerë kishin fakte të vjedhjes së votës së tyre në favor të Xhaferrit.
    Tashti, Sali Berishas, fenë ja luajnë këta kërmat e moçalit se vetë i mblodhi, dhe s’ka kënaqësi më të madhe kur i kthehen në këtë formë. Për më tepër, këta fituan (siç e kam shpjeguar më lart) pikërisht nga sistemi i kalbur që ka vënë në funksion Berisha, prandaj është absurditet dhe komedi kur sheh hajdutin e vogël qe i kthehet hajdutit të madh dhe e denoncon si fajtor.
    Personalisht, ndjehem si shqiponjë që e vëzhgoi këtë moçal nga lart, pa u ulur dhe pa u bërë pis, por duke i parë të gjithë qartë fare dhe jam gati për aktin përfundimtarë të kësaj lufte mes Berishës dhe atyre që realisht që nga fillimi i foltores, kishin vetëm një qëllim – marrjen e PDsë, jo se ju dhimset Shqipëria dhe duan të bëjnë ndryshime, por thjeshtë se u rritën duke pritur radhën që të ndërtojnë dhe ata Kullën e Malit apo thjeshtë kullat e radhës.

    Evi Kokalari zbulon: Si Besart Xhaferri u bë kryetar i FRPD-së dhe tani kërkon largimin e Berishës
    Skandal i brendshëm në PD: Xhaferri, kandidati i Dirigjuar që sfidon Berishën
    FRPD nën shashkë: Xhaferri fiton me manipulim, tani i del kundër Berishës
    Evi Kokalari ekspozon rrjetin e Këlliçit dhe Nokës: Xhaferri dhe marrëveshjet e fshehta në PD
    Nga FRPD te parlamenti: Si një i panjohur u bë Besart Xhaferri dhe sfidon liderin historik
    Xhaferri dhe sistemi i kalbur i PD-së: Kandidati që fitoi me dhunë dhe tani kërkon dorëheqjen e Berishës
    “Turp te kesh Sali Berisha?” – Historia e fshehtë e garës së FRPD dhe sfida ndaj Berishës

  • Braçe tregon prapaskenat e zgjedhjes së Ramës si kryetar i PS 20 vite më parë: Tërheqja me revoltë e Servetit dhe Ruçit bëri që…

    Braçe tregon prapaskenat e zgjedhjes së Ramës si kryetar i PS 20 vite më parë: Tërheqja me revoltë e Servetit dhe Ruçit bëri që…

    Në një postim në rrjetet sociale, deputeti i PS Erion Braçe është kthyer 20 vite pas, në kohën kur Edi Rama u zgjodh si kryetar i Partisë Socialiste.

    Braçe kujton prapaskenat e zgjedhjes së tij në drejtimin e PS, teksa shkruan se “tërheqja me revoltë e Servet Pëllumbit e më pas Gramoz Ruçit, ndaj një votimi kundër ndryshimit, shkundi një sallë që në mëngjesin e 9 TETORIT ishte e kthjellet e gati të zgjidhte për të ndryshuar PS”.
    Postimi i plotë i Erion Braçes:
    EDI RAMA U ZGJODH KRYETAR I PS NE TETOR 20 VITE ME PARE!
    (Nuk di se si Rrethi e ka harruar kete jubile, por e kam nje spjegim, ne fund ky).
    “KTHEHEMI TEK ANETARESIA SOCIALISTE,  PER T”U KTHYER NE QEVERISJE”; “PARTIA TE HAPET PER TU BALLAFAQUAR”;
    Pasi Musa Ulqini dhe Kismet Meta e pranuan ne Parti ne nje organizate ne Tirane, deshtimit ne nje gare per kryetar-i treti pas Fatos Nanos e Rexhep Meidanit, humbjes shokuese por te paralajmeruar ne zgjedhjet politike te 2005ses-vecanerisht rikthimit qe rezultoi tragjik te Salih Berishes;
    EDI RAMA ISHTE I KTHJELLET NE PLATFORMEN E TIJ PER PS: NDRYSHOJME PER TE FITUAR!
    Me 26 GUSHT 2005, ne ZERI I POPULLIT, mbaroi java me shume perpjekje e perballe tyre dilema, te cilat duket se mbaruan kur i thashe: PS FITOHET, NUK DHUROHET, VENDOS!
    50.000 kopje me 26 dhe 30.000 kopje te tjera ne 27 GUSHT-gazeta me e shitur qysh prej arrestimit te Fatos Nanos, deshmuan se socialistet nen shok donin ndryshim te forte e te thelle dhe perpine PLATFORMEN E NDRYSHIMIT!
    Nje pakice-RRETHI qe krijohet gjithnje rrotull cdo kryetari dhe frenon ndryshimin, nje Platforme qe socialistet e perpine se ishin ata ne thelb, e relativizuan si mendim, e konkuruan me “emerim” e “vazhdim”.
    NUK I SHKUAN NE FUND! Nga 27 GUSHTI ne 8-9 TETOR ishte nje perpjekje e gjate per te care rrethin e per te fituar PS, ME VOTE; terheqja me revolte e Servet Pellumbit e me pas Gramoz Rucit ndaj nje votimi kunder ndryshimit, shkundi nje salle qe ne mengjesin e 9 TETORIT ishte e kthjellet e gati te zgjidhte per te ndryshuar PS!
    Dhe ndodhi ne mbremje vone!
    Nuk do ta harroj Tiranen ate nate; na kish ndeshkuar me vote vec tre muaj me pare, nderkohe vota e fundit e socialiste ne Kongres, solli plot nder tiranas para salles se OPERAs. Ne fakt ZERI i Gushtit na e kish dhene nje shenje per kete.
    Kete TETOR jemi 20 VITE me pas;
    EDI RAMA DREJTON PS PER 20 VITE RRESHT!
    Eshte me FITUESI ne historine e PSdhe historine e Shqiperise🇦🇱; ka fituar aq shume sa Shqiperia eshte shtyre fort drejt ndryshimit, zhvillimit e integrimit, jemi fare prane majes-endres se mbi 100 viteve-EVROPES SI SHTEPI EDHE E JONA!
    Kaq shume FITORE kane bere qe shumekush te harroj GABIMET, madje te sulmoj TE VERTETEN e REFLEKTIMIN mbi to, gabimet; ky eshte rreziku qe lexova, lexuam para 20 VITESH, atekohe me keq, ne humbje; FITORJA, FITORET jane avantazh i madh, te japin mundesi te ndryshosh fort, te cash vete rrethin e rradhes e ndryshosh edhe nje here, per te fituar! E shkuara e 20 viteve edhe pse rrethi i sotem NUK DI ASGJE NGA TETORI I 2005ses por ka te njejtat vese, eshte aty si MESIM-pasqyre ku gjithkush duhet te shohe veten cdo dite te ketyre kater viteve qe vijne e qe jane jetike per PARTINE SOCIALISTE; OSE NDRYSHOJME NE E FITON PS, OSE FITOJME NE E NUK ESHTE ME PS

    Top Channel