Edhe pse i ri në politikë, Memli Krasniqi njoftoi të mërkurën dorëheqjen si kryetar i partisë së dytë më të madhe në Kosovë, Partisë Demokratike të Kosovës, duke thënë se ka ardhur koha për një mundësi të re për “familjen tonë demokratike”.
“Sot, pas shumë kohe reflektimi, ka ardhur momenti i duhur, prandaj sot kam vendosur të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë”, tha Krasniqi.
Dorëheqja e tij vjen pesë muaj pasi ai ishte rizgjedhur në krye të PDK-së për një mandat të dytë në qershor. Ai e morri drejtimin e partisë së Thaçit në vitin 2021.
“Ky vendim është reflektim i gjatë i imi mbi atë se çfarë i duhet më shumë partisë në fazën e ardhshme”, shtoi ai.
Ai shtoi se PDK-ja ka nevojë për të krijuar “një momentum, dhe një mundësi të re për familjen tonë demokratike”.
Gjatë udhëheqjes së tij, PDK-ja doli e dyta në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke i fituar 24 ulëse, me Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër.
Krasniqi tha se nuk e di se kush do të garojë për kryetar të partisë në konventën e së hënës, por shtoi se do ta mbështesë Hamzën nëse ai garon.
“Preferencën time për Bedri Hamzën nuk e fsheh, përkundrazi me kënaqësi e bëj publike”, theksoi ai.
Krasniqi ka qenë pjesë e PDK-së për rreth dy dekada, fillimisht si kryetar i të rinjve të partisë e më pas nënkryetar i partisë para se të zgjidhej kryetar më 2021.
Nën udhëheqjen e tij, PDK-ja përveç që doli e dyta në zgjedhje nacionale, ajo i fitoi gjashtë komuna në zgjedhje lokale të këtij viti, duke pësuar një rënie të vogël në nivel lokal.
Më herët, Memli Krasniqi ka qenë dhe ministër Kulture në qeverinë e Thaçit.
Për ironi, ai është biri i Milazim Krasinqit, një prej emrave më të spikatur të botës së letrave në Kosovë dhe mendimit intelektual e historik, një ish-mik i Rugovës dhe bashkëthemelues me të i Lidhjes Demokratike. /tesheshi.com/
Tag: kryetar
-

Dorëheqja e një të riu në politikën kosovare…për t’i hapur rrugë një më të riu
-

Memli Krasniqi jep dorëheqje si kryetar i PDK-së
Memli Krasniqi njoftoi të mërkurën dorëheqjen si kryetar i partisë së dytë më të madhe në Kosovë, Partisë Demokratike të Kosovës, duke thënë se ka ardhur koha për një mundësi të re për “familjen tonë demokratike”.
“Sot, pas shumë kohe reflektimi, ka ardhur momenti i duhur, prandaj sot kam vendosur të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë”, tha Krasniqi.
Dorëheqja e tij vjen pesë muaj pasi ai ishte rizgjedhur në krye të partisë për një mandat të dytë në qershor.Ai e kishte marrë drejtimin e partisë në vitin 2021.
Krasniqi njoftoi se do ta mbledhë konventën e partisë më 17 nëntor, ku do të zgjidhet kryetari i ri.
“Ky vendim nuk është as i momentit dhe nuk lidhet vetëm me zhvillimet e fundit. Është reflektim i gjatë i imi mbi atë se çfarë i duhet më shumë partisë në fazën e ardhshme”, shtoi ai.
Ai shtoi se PDK-ja ka nevojë për të krijuar “një momentum, dhe një mundësi të re për familjen tonë demokratike. Si dikush që nuk ka pasur asnjëherë ambicie për kryeministër, në zgjedhjet e ardhshme kandidati ynë duhet të jetë edhe kryetar i partisë”.
Gjatë udhëheqjes së tij, PDK-ja doli e dyta në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke i fituar 24 ulëse, me Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër.
Krasniqi tha se nuk e di se kush do të garojë për kryetar të partisë në konventën e së hënës, por shtoi se do ta mbështesë Hamzën nëse ai garon.
“Preferencën time për Bedri Hamzën nuk e fshehu, përkundrazi me kënaqësi e bëj publike”, theksoi ai.
Krasniqi ka qenë pjesë e PDK-së për rreth dy dekada, fillimisht si kryetar i të rinjve të partisë e më pas nënkryetar i partisë para se të zgjidhej kryetar më 2021.
Nën udhëheqjen e tij, PDK-ja përveç që doli e dyta në zgjedhje nacionale, ajo i fitoi gjashtë komuna në zgjedhje lokale të këtij viti, duke pësuar një rënie të vogël në nivel lokal./REL -

Dha dorëheqjen si kryetar, Krasniqi: Kandidati i ardhshëm për kryeministër duhet të jetë kreu i PDK-së
Kosova E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 16:02
Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqjen nga kreu i PDK-së. Ai theksoi se tani është koha për një momentum të ri.
”Një lidership që kërkon ndryshim për Kosovën duhet të ketë guxim për ndryshim brenda vetës. Prandaj sot kam vendosur për të dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së.Është momenti për të krijuar një momentum të ri. Mendoj se kandidati i ardhshëm për kryeministër duhet të jetë kryetari i PDK-së”,-tha Krasniqi.
Nga ana tjetër, Krasniqi tha se ka reflektuar mbi atë se çfarë i nevojitet PDK-së. Nëse do të kishim stabilitet institucional do të dorëhiqesha më herët. “Largohem me nder dhe krenari për punën që kam bërë unë dhe ekipi ynë”.
Krasniqi tha se nëse Bedri Hamza vendos të kandidojë do të ketë votë për të për kryetar të PDK. Ai tha se gara është e hapur dhe kushdo që i plotëson kriteret ka të drejtë të garojë. Ai tha se do të mbetet pjesë e PDK-së.
-

Jep dorëheqjen kreu i PDK-së në Kosovë, Memli Krasniqi
Këtë të mërkurë ka dhënë dorëheqjen kreu i PDK-së Memli Krasniqi.
Sipas mediave të Kosovës vjen për veprim si rezultat i mosarritjes së objektiveve të PDK-së në zgjedhjet e fundit lokale. Me këtë veprim do të hapen rruga për mbajtjen e një konvente të re zgjedhore të PDK-së.
Pas mbledhjes së Kryesisë, Krasniqi do të mbaj një konferencë për media.
Në zgjedhjet lokale PDK-ja ka fituar gjashtë komuna: Prizrenin, Ferizajn, Skenderajn, Vushtrrinë, Kaçanikun, Hanin e Elzeti. Në këto zgjedhje, PDK-ja ka humbur Drenasin dhe Mitrovicën.
Më 3 korrik të vitit 2021, Memli Krasniqi ishte zgjedhur kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës. Në këtë post, Krasniqi ishte zgjedhur me shumicë votash të delegatëve të PDK-së. Në konventën zgjedhore të partisë, ai kishte marrë 469 vota. Vetëm 7 vota ishin kundër.
Memli Krasniqi ishte kandidati i vetëm në këtë garë pasi asnjë anëtar tjetër i PDK-së nuk kishte paraqitur kandidaturën për kryetar të këtij subjekti politik.
Partia Demokratike e Kosovës kishte mbetur pa kryetar më 5 nëntor të vitit 2020 kur Kadri Veseli kishte dhënë dorëheqje nga drejtimi i partisë pasi Dhomat e Specializuara të Kosovës ia kishin konfirmuar aktakuzën. Para se të jepte dorëheqje, Kadri Veseli si ushtrues detyre të kryetarin të partisë e kishte vendosur Enver Hoxhajn. -

Dudushi: Veliaj mori fitore të rëndësishme politike nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese
Gazetari Alban Dudushi dhe njëherësh moderatori i emisionit “3D” ka deklaruar se Erion Veliaj mori një fitore të rëndësishme me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila e la atë në detyrë si kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Duke folur në emisionin “Tema e Ditës” të Arbër Hitajt në RTSH1, Dudushi vuri në dukje se “Gjykata Kushtetuese që është subjekti suprem, është rojtarja e Kushtetutës së vendit dhe në këtë lloj kuptimi vendosi balancën”.
Ai theksoi se nga ana tjetër, kjo tregoi se kryeministri “Rama nuk i kontrollon të gjitha pushtetet në këtë vend”.
“Pastaj përplasjet politike do të vazhdojnë. Z. Rama nuk është për të menduar si gjyqtar, është për të menduar si politikan, si drejtues i forcës politike më të madhe në vend dhe si kryeministër i këtij vendi dhe natyrisht qeverisja e kryeqytetit është një problem. Në momentin që ke një kryetar që është në burg, ky është një problem për qytetin. Ka prevaluar ajo çka thotë ligji, çfarë thotë germa, çfarë thotë neni 115, pika 1 e Kushtetutës”, theksoi Dudushi.
Gazetari shpjegoi më tej se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të ketë ndikimin e saj te vetë rasti i Erion Veliajt.
“Çështja penale e Veliajt është diçka që do të ndjekë rrugën e saj, te masa e sigurisë besoj se mund të ketë një impakt sepse është absurd po ta mendosh deri në 2027-n me një kryetar bashkie në burg me masë të sigurisë arrest me burg pra, jo i dënuar përfundimisht këtu ka një ngërç të madh që besoj se do të marrë zgjidhjen. Beteja e Erion Veliajt për ta pasur bashkinë e Tiranës”, u shpreh Dudushi.
Gjithashtu, Alban Dudushi specifikoi se fakti që Veliaj vijon të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës i jep atij një fuqi shtesë politike, ndërsa shtoi se ai nuk beson që Veliaj do të japë dorëheqjen edhe pse ndodhet në masën e sigurisë arrest me burg.
“Erion Veliaj do të ishte i marrë fund politikisht nëse ai do të ishte i shkarkuar fillimisht si kryetar i bashkisë së Tiranës. Fakti që ai është kryetar i Bashkisë së Tiranës i jep Erion Veliajt një fuqi politike e cila dukej sikur po i ikte. Këtu varet se di do të luajë politikisht Veliaj. Nuk e di sesi do t’i bëjë ai llogaritë e tij, nëse do t’i duket variant i pranueshëm dhënia e dorëheqjes apo nuk do t’i duket variant i pranueshëm dhënia e dorëheqjes. Në logjikën e deritanishme, lufta e madhe që ai ka bërë për të mos u shkarkuar si kryetar bashkie i Tiranës besoj se nuk do të jetë aq e kollajtë që ai të japë dorëheqjen si kryetar bashkie”, tha më tej Dudushi. -

Veliaj mbetet kryetar bashkie/ Reagon Nuri: Duken qartë krisjet brenda mazhorancës
Drejtuesi i Departamentit të Drejtësisë në Partinë Demokratike, Franci Nuri, komentoi sot vendimin e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Sipas Nurit, vendimi është gjithëpërfshirës dhe i detyrueshëm, duke krijuar një precedent të qartë: një kryetar bashkie nuk mund të shkarkohet për mungesë në detyrë, por vetëm për shkelje të rënda të ligjit, siç parashikon Neni 115 i Kushtetutës. Ai theksoi gjithashtu se Veliaj nuk iu garantua procesi i rregullt ligjor nga Këshilli Bashkiak dhe qeveria, çka e bëri të pavlefshme VKM-në për shkarkimin e tij.“Ky vendim pranon plotësisht kërkesën e ankuesit dhe shfuqizon VKM-në e qeverisë, si dhe dekretin e presidentit për zgjedhjet në Tiranë”, tha Nuri. Ai shtoi se, në situatën aktuale, Veliaj mbetet kryetar bashkie, derisa të ndodhë një fakt tjetër juridik, si një shkelje e rëndë ligjore ose një dënim penal.
Nuri:
Mendoj që po, sepse krijohet një distancë e tillë, sepse vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme dhe ato përbëjnë dhe precedent dhe për raste të ardhshme. Për të qenë më konkret, çfarë thotë Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj?
Thotë që një i zgjedhur vendor, një kryetar bashkie, cilido qoftë ai, e përsëris dhe njëherë, nuk mund të shkarkohet tashmë, u vendos ky precedent sot, u nda kjo, ky debat juridik. Nuk mund të shkarkohet për mungesë në detyrë, por duhet të shkarkohet për shkelje të rëndë të ligjit. Këtë thotë Kushtetuta.
Neni 115 i Kushtetutës këtë thotë, që qeveria mund ta shkarkojë një të zgjedhur vendor vetëm nëse ai kryen shkelje të rënda të ligjit. Dhe rrjedhimisht, me interpretim të kundërt, një mungesë tre mujore sipër nuk konsiderohet, se kështu i bie, nuk konsiderohet shkelje e rëndë e ligjit.
Po, pikërisht, duke u nisur nga nga këto rrethana. Pra, për më tepër, thotë Gjykata Kushtetuese, Këshilli Bashkiak dhe qeveria nuk garantuan një proces të rregullt ligjor, ndaj Erjon Veliaj, sepse nuk e, nuk e ftuan, nuk e lejuan që të paraqitej përpara Këshillit Bashkiak të paktën që inicioi procedurën, që edhe ai të jepte argumentat e tij, të mbrohej, të dëgjohej, sikundër u bë edhe në Gjykatën Kushtetuese, ku zoti Veliaj pati mundësinë që të dëgjohej…
Po, pikërisht janë pikat që kanë të bëjnë me faktin se VKM-ja nuk përmbushte një shkelje të rëndë të Kushtetutës. Pra, neni 115 i Kushtetutës kërkon që vendimi për shkarkim të ketë, të jetë i bazuar mbi një shkelje të rëndë. Dhe nga ana tjetër, kryetarit të Bashkisë, zotit Veliaj, nuk i është garantuar procesi i rregullt ligjor.
Po, unë mendoj që është një vendim gjithëpërfshirës edhe për faktin se është një vendim i plotë. Është një vendim ku pranohet plotësisht kërkesa e ankuesit, në rastin konkret të zotit Veliaj, dhe Gjykata Kushtetuese ka marër dy vendime brenda, do të, po po themi të këtij vendimi. Pika e parë shfuqizon VKM-në e Edi Ramës për shkarkimin e Veliaj dhe pika e dytë shfuqizon dekretin e presidentit Bajram Begaj për caktimin e zgjedhjeve në Tiranë në 9 nëntor. Pra ai vendimi i famshëm, ai dekreti i famshëm që ngjalli disa debate dhe që ishte i…
Unë mendoj se për momentin nuk ka zgjedhje në në Bashkinë e Tiranës. Në këtë situatë ku ne jemi, ku është shfuqizuar dekreti i presidentit, por është shfuqizuar po ashtu dhe VKM-ja e shkarkimit të kryetarit të Bashkisë, Erjon Veliaj do të ngeli ende për disa kohë kryetar bashkie. Ndoshta do të presim, ndoshta do të presim një ngjarje të re.
Teorisht, teorikisht është kjo që thoni ju. Pra ose do të duhet që zoti Veliaj të dorëhiqet në një moment të caktuar nga nesër e deri në 2027-ën, kur janë zgjedhjet, pse 2027-ta, që ta kuptojë publiku, se janë zgjedhjet normale në Bashkinë e Tiranës, pra mbarimi i mandatit katërvjeçar. Do të duhet ose të japë dorëheqjen, ose të ndodhë një fakt tjetër juridik, siç mund të jetë një shkelje e rëndë e ligjit, sepse gjithmonë këtu mund të ndërhyjë qeveria pastaj për shkarkimin.Ose një dënim penal, një formë e prerë, siç e thoni dhe ju, po. -

Ekskluzive/ Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës
Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Burimet bëjnë të ditur se vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve ka qenë 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës, pas propozimit që i kishte bërë Këshilli Bashkiak i Tiranës.
Me këtë vendim, anulohet gjithashtu edhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve në Tiranë.Top Channel

