Tag: kryetar

  • Kandidat për kryetar bashkie për Tiranën? Ja si përgjigjet Blendi Gonxhja

    Kandidat për kryetar bashkie për Tiranën? Ja si përgjigjet Blendi Gonxhja

    I pyetur nëse do të propozohej si kandidatë për kryetar për bashkinë Tiranë, do të ishte i gatshëm që të pranonte, Gonxhja tha se nuk është pjesë e natyrës së tij që të bëjë plane personale.
    ‘Unë dua të jem shumë i kujdesshëm për këtë sfidë që kemi para që është 11 maji, unë dua të jem i matur dhe përfaqësoj një person më një bagazh të vetën që lidhet me qytetin dhe me të shkuarën time dhe dua të tregojë një pjekuri të lartë në këtë mision.
    Unë se gjej me vend këtë temë tani, jemi këtu për zgjedhjet e 11 majit. Jam thirrur për të kontribuar në fusha të caktuara kam hapur edhe krahun kur ka qenë e rëndësishme për kauzën dhe koston që mund të kishte politikisht institucioni dhe grupimi që unë përfaqësoja, nuk ë është pjesë e natyrës sime që të kem plane personale në avancë për veten time’, tha ai.

  • FOTOLAJM – Bordi i Presidencës së KNSH vizitë urimi Kryepeshkopit të ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Joani

    FOTOLAJM – Bordi i Presidencës së KNSH vizitë urimi Kryepeshkopit të ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Joani

    Më datë 7 prill 2025, Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë zhvilloi një vizitë urimi Kryepeshkopit të ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturi Joani, i zgjedhur së fundmi në krye të KOASH-it.
    Vizita u zhvillua në ambientet e Kryepeshkopatës, ku morën pjesë anëtarët e Bordit të Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, njëkohësisht udhëheqës të të gjitha komuniteteve fetare në vend, Mons. Gjergj Meta, Kryetar i KNFSH-së (2025) dhe President i Konferencës Ipeshkvore Katolike të Shqipërisë; H. Bujar Spahiu, Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë; H. Dede Edmond Brahimaj, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve; Pastor Ergest Biti, Kryetar i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë; Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja, Sekretar i Përgjithshëm i KNFSH-së dhe President i Religions for Peace Europe, si dhe znj. Sheldiana Jano, juriste dhe financiare pranë Këshillit Ndërfetar.
    Të gjithë liderët fetarë shprehën urimet dhe përgëzimet e tyre më të përzemërta për Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin Joan, për zgjedhjen e merituar në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Ata shprehën bindjen e plotë se ai do të kontribuojë ndjeshëm në forcimin e dialogut ndërfetar, jo vetëm si një përgjegjësi kombëtare, por edhe si një mision për edukimin e brezave të rinj dhe përballimin e sfidave të përbashkëta të shoqërisë shqiptare.
    Në përputhje me statutin e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, çdo kryetar i një komuniteti fetar është anëtar i Bordit të Presidencës dhe me rotacion, secili prej tyre merr drejtimin e KNFSH për një periudhë njëvjeçare kalendarike. Në këtë kuadër, Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Joani, është edhe anëtari më i ri i këtij Bordi.
    Kjo vizitë përbën një dëshmi të traditës shqiptare të bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare, të trashëguar brez pas brezi dhe të kultivuar ndër shekuj nga udhëheqësit fetarë të vendit, si shprehje e frymës së dialogut, mirëkuptimit dhe unitetit në shoqërinë shqiptare.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Ozgür Ozel rizgjidhet kryetar i partisë kryesore opozitare turke CHP

    Ozgür Ozel rizgjidhet kryetar i partisë kryesore opozitare turke CHP

    Në një moment të ngarkuar politikisht për opozitën në Turqi, Partia Republikane Popullore (CHP) rizgjodhi Özgür Özel-in si kryetar të saj për herë të dytë gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Jashtëzakonshme të mbajtur këtë të diel në Ankara. Özel mori një mbështetje të gjerë nga delegatët, duke siguruar 1171 nga 1276 vota.

    Procesi zgjedhor u bë më i qartë pas tërheqjes së kandidatit Ümit Uysal, kryetar i bashkisë së Muratpaşës në Antalya, si dhe dështimit të kandidaturës së Berhan Shimşek, ish-kryetar i CHP-së në Stamboll, për të siguruar mbështetjen e nevojshme të delegatëve.

    Asambleja u zhvillua në sfondin e një vale goditjesh ndaj opozitës, përfshirë arrestimin e figurave të rëndësishme të CHP-së, si kryebashkiaku i Stambollit dhe kandidati presidencial i partisë, Ekrem İmamoğlu. Opozita ka denoncuar zhvillimet si një “grusht gjyqësor”, veçanërisht ditën e 19 marsit, kur İmamoğlu u burgos në Silivri, burg i njohur për çështje politike.

    Qeveria turke, ndërkohë, vazhdon të mbrojë proceset ligjore, duke theksuar se “gjykatat funksionojnë në mënyrë të pavarur dhe të paanshme”.

    Tensionet u thelluan më tej pas deklaratave të presidentit Recep Tayyip Erdoğan në kongresin e partisë së tij në Manisa, ku ai akuzoi CHP-në se kishte përjashtuar ish-kryetarin Kemal Kılıçdaroğlu përmes “një kongresi të errët”. Vetë Kılıçdaroğlu, i cili udhëhoqi partinë nga viti 2010 deri në 2023, ka bërë të ditur se nuk do të rikandidojë.

    Për më tepër, Zyra e Prokurorit Publik të Ankarasë ka nisur një hetim lidhur me kongresin e nëntorit të kaluar, duke shqyrtuar pretendime për blerje votash përmes ofertave me para, telefona apo shtëpi për delegatët. Autoritetet kanë paralajmëruar marrjen në pyetje të zyrtarëve të përfshirë në Kongresin e 38-të të zakonshëm.

    Deputeti i CHP-së, Oğuz Kaan Salıcı, ka njoftuar se do të propozojnë një “Listë Bilanci dhe Solidariteti” në përballje me listën e Özelit për Asamblenë e Partisë. Ai kërkoi mbështetje për një strukturë më të barabartë dhe përfshirëse brenda partisë.

    Vetë Özel, në deklaratën e tij, tha se asambleja u thirr për të “parandaluar përpjekjet për të emëruar një administrues të besuar në CHP”, duke ftuar delegatët të mbronin vlerat e partisë përmes votës së tyre.

  • Kandidojnë për deputet në zgjedhjet e 11 majit, ja kush janë 35 emrat e dorëhequr nga PS, zbardhet lista

    Kandidojnë për deputet në zgjedhjet e 11 majit, ja kush janë 35 emrat e dorëhequr nga PS, zbardhet lista

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike, duke i vendosur në dispozicion emrat e 35 kandidatëve socialistë të PS të cilët janë dorëhequr ose pezulluar nga detyrat për shkak të kandidimit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Përgjigja e KQZ për PD, vjen pas akuzave të kësaj force politike se kandidatët për deputetë të PS po përdorin postet publike për fushatë. Por, me këtë listë, PD del sërish blof, ndërsa në listë evidentohet edhe emri i Ardit Bidos, të cilin PS e akuzonte se ishte ende në detyrë ndërsa garon si deputet në listën e hapur të PS.
    Emrat e plotë të kandidatëve të PS të cilët janë dorëhequr ose pezulluar nga detyra
    1. Ardian Islami Drejtor Ministri e Infrastrukturës dhe Energjisë2. Ervin Demo Kryetar Bashkie, Berat3. Enriketa Jaho Mjeke4. Matea Rexhepi Specialist në AKΡΑ5. Danjel Gjura Drejtues ASHK, Dibër6. Valentina Haliti Drejtor shkolle, Dibër7. Agron Malaj, Kryetar Bashkie Mat8. Ani Dyrmishi, Drejtor Spitali Rajonal,9. Ermal Elezi, Drejtor AMVV, Elbasan10. Adi Qose, Drejtor DVASHK, Elbasan11. Aulona Bylykbashi, Zv Kryetare Bashki, Elbasan12. Otsi Komici, Pezullim nga detyra Drejtor i Përgjithshëm AKU, Elbasan13. Ervina Meta, Shefe Kabineti14. Аnа Nako, Drejtor Gjimnazi, Fier15. Përparim Arapi, Përgjegjës Sektori QTTB Lushnjë16. Zaira Gjika, Drejtor DRAP Fier17. Mariglen Hoxha, Likujdator Uzina Plehrave Azotike Fier18. Kievis Jahaj, Drejtor AKUK, Fier19. Elton Korreshi, Zv.kryetar bashkie, Fier20. Anila Dhimitri, Shef Gr.Op Përmet OSSH Këshill Bashkiak Përmet21. Termet Peçi, Kryetar Bashkie Tepelene22. Alfons Olldashi, Administrator Buçimas23. Eridjon Rustemi, Nën Kryetar Bashkie, Maliq24. Besa Spaho, Zv Kryetare Bashkia Korçë25. Andon Gjoni, Administrator Nj. A Shënkoll26. Erion Markaj, Shef grupi Operativ Laç-Rrëshen27. Onid Bejleri, Zv.Kryetar Bashkia Shkodër28. Besmir Lesha, Administrator SH.R.U.K.SH Shkodër29. Enertil Canaj, Kryetar Task Force Ndëristitucional Shkodër30. Antonela Dedej, Nën Kryetar Bashkia Rrogozhinë31. Edlira Dyrmishaj, Anëtar Këshilli Bashkiak Fier32. Julinda Dhame, Pezullim nga detyra33. Florian Pullazi, Administrator Njësia 2 Tiranë34. Evis Allushi, Këshill Bashkiak Vlorë35. Ardit Bido, Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave

  • “Prezantohet si kryetar i PDSH”, Berisha ankohet sërish në KQZ për Bashën: Përdor faqet e partisë në Facebook e Instagram, u ka ndryshuar dhe emrin

    “Prezantohet si kryetar i PDSH”, Berisha ankohet sërish në KQZ për Bashën: Përdor faqet e partisë në Facebook e Instagram, u ka ndryshuar dhe emrin

    PD denoncon Lulzim Bashën në KQZ se përdor simbolet e selisë blu. Në zgjedhjet e 11 majit, Basha po përfaqësohet përmes një partie dhe logoje tjetër të quajtur “Koalicioni Euroaltantik”. Përmes përfaqësuesit ligjor Florjan Nuri, PD u ankua në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke thënë se Basha vijon të përdorë simbole të ngjashme me ato të PD-së në faqen zyrtare të internetit dhe llogarinë e tij në META si dhe në Instagram, dhe kërkoi që KQZ të urdhërojë mbylljen e tyre.
    Gjithashtu, në kërkesën e PD theksohet se Lulzim Basha prezantohet në ëebsite si kryetar i PDSH, ndërsa sipas regjistrit të partive në Gjykatën e Tiranës, kryetar rezulton Sali Berisha që prej momentit kur Gjykata e Apelit rrëzoi Bashën.
    Ankesa e PD kundër Bashës në KQZ
    Kjo kërkesë ka të bëjë me aspekte të dezinformimit dhe të keqpërdorimit publik në internet, ëesite, rrjetin META (Facebook, Instagram) apo në platforma të tjera online nga disa individë dhe 1 subjekt zgjedhor i regjistruar në zgjedhjet e 11 majit, të simboleve, logove apo emblemave dalluese/identifikuese, apo të ngjashme me ato të Partisë Demokratike, simbole këto të cilat konfondojnë publikun dhe elektoratin, me simbolet të cilat i përdor aktualisht edhe subjekti zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” – PD-ASHM, koalicion zgjedhor i regjistruar për zgjedhjet për Kuvend në 11 maj, i cili udhëhiqet nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

    Konkretisht, shqetësimi ynë vjen për keqpërdorimet vijuese:
    Domanini www.demokratët.al ka qenë aset i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe është përdorur si domain kryesor gjatë fushatës elektorale të PD në zgjedhjet e vitit 2017. Tashmë shërben si domaini kryesor i subjektit zgjedhor Koalicioni Euroatlantik. Në faqen zyrtare të këtij domaini shihet qartë përdorimi i logos së subjektit Partia Demokratike e Shqipërisë. Gjithashtu, nën nënfaqen “Kryetari” shfaqet një përmbajtje me titull: “Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike”, ndërkohë personi Lulzim Basha nuk është kryetar i asnjë subjekti politik, aq më shumë i Partisë Demokratike.
    Faqja e Partisë Demokratike në Facebook
    Faqja në Facebook me adresë ëëë.facebook.com/demokratet.al ka qenë faqja zyrtare e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Historiku i kësaj faqeje daton qëprje vitit 2009. Pas Gjyqit të Apelit, kësaj faqeje i është ndryshuar emri nga “Partia Demokratike e Shqipërisë” në Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë”, e më pas sërish në “Demokratët Euroatlantikë”-Partia Demokratike.

  • Akuzat e PD/ KQZ publikon listën me emrat e kandidatëve të PS që u larguan nga detyra prej garës së 11 majit, mes tyre edhe Ardit Bido

    Akuzat e PD/ KQZ publikon listën me emrat e kandidatëve të PS që u larguan nga detyra prej garës së 11 majit, mes tyre edhe Ardit Bido

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike, duke i vendosur në dispozicion emrat e 35 kandidatëve socialistë të PS të cilët janë dorëhequr ose pezulluar nga detyrat për shkak të kandidimit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Përgjigja e KQZ për PD, vjen pas akuzave të kësaj force politike se kandidatët për deputetë të PS po përdorin postet publike për fushatë. Por, me këtë listë, PD del sërish blof, ndërsa në listë evidentohet edhe emri i Ardit Bidos, të cilin PS e akuzonte se ishte ende në detyrë ndërsa garon si deputet në listën e hapur të PS.
    Emrat e plotë të kandidatëve të PS të cilët janë dorëhequr ose pezulluar nga detyraArdian Islami Drejtor Ministri e Infrastrukturës dhe EnergjisëErvin Demo Kryetar Bashkie, BeratEnriketa Jaho MjekeMatea Rexhepi Specialist në AKΡΑDanjel Gjura Drejtues ASHK, DibërValentina Haliti Drejtor shkolle, DibërAgron Malaj, Kryetar Bashkie MatAni Dyrmishi, Drejtor Spitali Rajonal,Ermal Elezi, Drejtor AMVV, ElbasanAdi Qose, Drejtor DVASHK, ElbasanAulona Bylykbashi, Zv Kryetare Bashki, ElbasanOtsi Komici, Pezullim nga detyra Drejtor i Përgjithshëm AKU, ElbasanErvina Meta, Shefe KabinetiАnа Nako, Drejtor Gjimnazi, FierPërparim Arapi, Përgjegjës Sektori QTTB LushnjëZaira Gjika, Drejtor DRAP FierMariglen Hoxha, Likujdator Uzina Plehrave Azotike FierKievis Jahaj, Drejtor AKUK, FierElton Korreshi, Zv.kryetar bashkie, FierAnila Dhimitri, Shef Gr.Op Përmet OSSH Këshill Bashkiak PërmetTermet Peçi, Kryetar Bashkie TepeleneAlfons Olldashi, Administrator BuçimasEridjon Rustemi, Nën Kryetar Bashkie, MaliqBesa Spaho, Zv Kryetare Bashkia KorçëAndon Gjoni, Administrator Nj. A ShënkollErion Markaj, Shef grupi Operativ Laç-RrëshenOnid Bejleri, Zv.Kryetar Bashkia ShkodërBesmir Lesha, Administrator SH.R.U.K.SH ShkodërEnertil Canaj, Kryetar Task Force Ndëristitucional ShkodërAntonela Dedej, Nën Kryetar Bashkia RrogozhinëEdlira Dyrmishaj, Anëtar Këshilli Bashkiak FierJulinda Dhame, Pezullim nga detyraFlorian Pullazi, Administrator Njësia 2 TiranëEvis Allushi, Këshill Bashkiak VlorëArdit Bido, Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave

  • Pjesë e trafikut të kokainës në Belgjikë/ Del në bisedat e Sky Ecc politikani shqiptar, pasi arrestohet, lirohet me kusht

    Pjesë e trafikut të kokainës në Belgjikë/ Del në bisedat e Sky Ecc politikani shqiptar, pasi arrestohet, lirohet me kusht

    Shqiptari Amarildo Vllazeria, ish-kryetar i bashkisë së Mortsel-it në Belgjikë ra në prangat e policisë pasi doli në përgjimet e aplikacionit Sky Ecc.

    Ai u arrestua të martën në lidhje me një hetim droge dhe më pas është liruar me kusht, sipas mediave vendase.
    Detektivët nga FGP Antëerp bastisën pesë vende të martën, duke përfshirë bashkinë e përkohshme në Meerminne, zyrat e OCMW Mortsel në Deurnestraat dhe adresat në Wilrijk dhe Antwerp.
    Tre persona rreth të njëzetat janë arrestuar, mes tyre edhe Amarildo Vllazeria 27 vjeç.
    Ai do të bënte betimin si këshilltar bashkiak në qytetin e Mortsel të martën në mbrëmje dhe do të zëvendësonte Caro Abutoh për tre muaj.
    Të tre dyshohet se ishin anëtarë të një organizate kriminale që ishte përfshirë në trafikun e kokainës nëpërmjet portit të Antwerp në 2020 dhe 2021.
    Kjo duket nga mesazhet e deshifruara nga Sky ECC, ku diskutohet për importin e më shumë se 150 kilogramëve kokainë. Droga do të eksportohej edhe në vende të tjera, në automjete të pajisura me ndarje të fshehura.
    “Flitet për importe nëpërmjet portit të Antëerp-it, ku po rekrutohen edhe punëtorë të portit,” thotë zëdhënësi i zyrës së prokurorit publik, Kristof Aerts.
    “Kishte gjithashtu plane për një plantacion kanabisi në Mortsel.”
    Gjatë kontrolleve u gjetën mallra luksi, celularë dhe 9 mijë euro cash.
    Sipas prokurorisë publike, ka të dhëna konkrete se Vllazeria është përfshirë në eksportin dhe transportin e lëndëve narkotike.
    Edhe të tjerët që u arrestuan të martën, u liruan, ndërsa hetimi është ende në vazhdim, thekson prokuroria.
    Vllazeria ka qenë kryetar i komitetit të posaçëm të shërbimeve sociale, ish-këshillit të OCMW, nga tetori 2023 deri në përfundim të mandatit të mëparshëm.
    Ai ka shërbyer edhe në këshillin policor të zonës së policisë Minos.
    Gjatë zgjedhjeve për këshillin e bashkisë në tetor 2024, Vllazeria nuk u zgjodh për një vend në këshillin e bashkisë.Ai është ende anëtar i komitetit special të shërbimeve sociale.
    Hetimi do të mund të sqarojë nëse Vllazeria ka abuzuar me mandatet e tij në qytetin e Mortselit.
    Veprat e drogës dhe organizata kriminale në të cilën thuhet se ka qenë i përfshirë datojnë nga viti 2020 dhe 2021, kur ai ishte ende kryetar. Vllazeria është këshilltar në Mortsel që nga viti 2018.
    Kryebashkiaku Michiel Hubeau i Mortsel dhe kryetarja e komitetit special, Nadia Saouti, nuk deshën të komentojnë mbi operacionin.
    “Ne nuk jemi të përfshirë në hetim”, tha ai.

    Top Channel