Tag: kryetar

  • Konferenca e fundit si kryetar opozite? Berisha i jep përgjigjen e prerë gazetarit

    Konferenca e fundit si kryetar opozite? Berisha i jep përgjigjen e prerë gazetarit

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një konferencë për mediat këtë të premte. I pyetur nëse kjo do jetë konferenca e tij e fundit si kryetar opozite, Berisha e pohoi diçka të tillë, por duke theksuar se pas votimeve, PD-ja do të kthehet në mazhorancë.
    “Mendoj se e keni të drejtë. Kjo do jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite, pasi pas datës 12 Maj, kjo opozitë bëhet mazhorancë e Shqipërisë. E keni ndjerë dhe ju dhe çdo shqiptar. Kjo është ndjesia më reale, por në mënyrën më të frikshme e ka ndjerë Edi Rama. E patë si shkallmoi mbrëmë në televizion. U shkallmua. Fliste për gijotina, fliste për helme. Çfarë nuk fliste. Domethënë, ai mbrëmë kishte nevojë urgjente për mjekim me ato simptoma që pashë. Unë jam kardiolog, por më tërhiqte dhe psikiatria”, u shpreh Berisha.
    Sa i përket, drejtuesit të fushatës të tij, amerikanit Chris LaCivita, Berisha tha se nga ajo që ka parë, ai “është faktor madhor i kësaj fushate fantastike dhe i fitores së 11 Majit”.
    Berisha theksoi se fushata u karakterizua nga “një uragan që buroi nga zemrat dhe shpirti i popullit opozitar”.
    Një mesazh e pati dhe për diasporën shqiptare.
    “Ka qenë shpirti i kësaj fushate elektorale, thirrja ime është, cilido prej tyre që mund të vijë të votojë me datën 11 Maj, i bën një shërbim historik vendit dhe kombit të tij. 11 Maji është dita përcaktuese e të ardhmes së kombit shqiptar. Qindra mijëra emigrantë u regjistruan për të votuar, por një çrregullim i organizuar u konstatua në dy vende, me postën e cila ka një emër autoritar, të mirë, por që shfaqi parregullsitë më të mëdha. Uroj dhe shpresoj të mos dekurajojë, por të nxisë çdo qytetar shqiptar jashtë vendit që mund të vijë dhe të votojë ditën e diel në qendrat e votimit, do ishte shërbim i jashtëzakonshëm”, u shpreh Berisha.

  • Krasniqi pas takimit me Kurtin: S’jam i bindur se do ta ndërrojë Haxhiun

    Krasniqi pas takimit me Kurtin: S’jam i bindur se do ta ndërrojë Haxhiun

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se kryetarit të LVV-së, Albin Kurti i kërkoi “një figurë të pranueshme” për kryetar të Kuvendit, por tha se nuk ëshë i bindur se ai do ta bëjë një gjë të tillë.
    Ai tha se kanë shkëmbyer “idetë dhe diskutimet sa i përket konstituimit të Kuvendit”.
    “Nuk besoj që ka ndryshu si situatë, por që ta dinë edhe të tjerët, Partia Demokratike e Kosovës, asnjëherë në të kaluarën e as sot nuk i heziton dialogut edhe diskutimeve me këdo”, tha Krasniqi.
    Krasniqi tha se qëndrimi PDK-së s’ka ndryshuar.
    “Krejt çka ka ndodh sot është e qartë. I kam thënë: zotni, ndërroje kandidaten nëse e ke përnjëmend me e konstituu Kuvendin”, tha ai.
    Ai tha se s’i ka përmendur emra që PDK-ja do të mund t’i votonte për kryetar të Kuvendit, por përsëriti se “Albulena Haxhiu s’kalon”.
    Krasniqi tha se LVV-ja se ka mundësinë dhe duhet ta mundësojë konsituimin e Kuvendit sa më shpejt, por tha se kandidati “nuk mund të imponohet”.

  • Rama e projektoi kryetar të LSI”… Meta i përgjigjet Braimllarit: Ja dëmi i vetëm që na ka bërë

    Rama e projektoi kryetar të LSI”… Meta i përgjigjet Braimllarit: Ja dëmi i vetëm që na ka bërë

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • PD në Delvinë në duart e qesharakes: Erigers Hamiti, “kryetar” i statuseve boshe dhe ironisë që nuk bën askënd për të qeshur

    PD në Delvinë në duart e qesharakes: Erigers Hamiti, “kryetar” i statuseve boshe dhe ironisë që nuk bën askënd për të qeshur

    Partia Demokratike në Delvinë duket se po përfaqësohet nga figura gjithnjë e më qesharake. Rasti më i fundit është Erigers Hamiti, kryetar lokal i PD-së, i cili po bëhet më shumë i njohur për statuset qesharake në rrjete sociale sesa për ndonjë kontribut real politik.
    Në një përpjekje për ironi ndaj Damian Gjiknurit, Hamiti publikoi një status që shkruante: “Trojan, kujdes gurun e Damianit.” Një postim që, në vend të ngjallte të qeshura apo debat, kaloi thuajse pa asnjë reagim – përveç ndoshta nga vetë autori. Kjo tregon qartë se ironia e tij nuk prek askënd dhe audienca e tij është thuajse inekzistente.
    Ky është edhe tregues i qartë i nivelit ku ka rënë PD në Delvinë, një degë që dikur kishte zëra të fortë e përfaqësim dinjitoz, ndërsa sot është lënë në dorë të statuseve pa peshë dhe figurave që s’kanë as ndikim dhe as seriozitet.
    A ka PD një plan për ta rikthyer seriozitetin në bazë? Apo do të vijojë të mbahet peng nga figura periferike që s’dihet nëse përfaqësojnë qytetarët, apo thjesht vetveten?

  • Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, kreu i KMSH: Bota ka humbur një kryetar shteti e lider fetar që punoi shumë për paqe!

    Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, kreu i KMSH: Bota ka humbur një kryetar shteti e lider fetar që punoi shumë për paqe!

    Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu thotë se bota nuk ka humbur vetëm një Papë, por edhe një kryetar shteti e lider fetar që punoi shumë për paqe mes besimeve e për një botë më të qetë e të pa trazuar”
    “Sot u nda nga jeta një Papë që e deshi shumë dialogun ndër fetar, e deshi shumë vendin tonë dhe vlerësoi veçanërisht Komunitetin Mysliman të Shqipërisë për rolin që luan në shoqërinë shqiptare.Kam patur nderin e veçantë të jem kryetari i parë në historinë e KMSH që kam patur një audiencë të posaçme, me ftesë të tij, me Papa Françeskun. Takim që u zhvilluam më 6 maj 2022.
    Në takimin kokë më kokë me Papa Françeskun, takim i cili zgjati për më shumë se 30 minuta, patëm një diskutim të gjerë nga i cili, përveç të tjerash, kuptova rëndësinë që ai i kushtonte dialogut dhe vlerësimit të lartë që kishte për Shqipërinë e për rolin e Komuniteti Mysliman.
    Sot bota nuk ka humbur vetëm një Papë, por edhe një kryetar shteti e lider fetar që punoi shumë për paqe mes besimeve e për një botë më të qetë e të pa trazuar.
    Unë dhe Komuniteti Mysliman kemi humbur gjithashtu një mik.
    I shpreh ngushëllimet e mia bashkëpunëtorëve të tij të komunitetit katolik në Shqipëri dhe shtetit të Vatikanit!“, thuhet në reagim.

  • Rama në Spille: Edhe sikur bota të përmbyset ne nuk marrim më pak se 71 mandate!

    Rama në Spille: Edhe sikur bota të përmbyset ne nuk marrim më pak se 71 mandate!

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë në Spille, ku u shpreh i sigurt se Partia Socialiste do të marrë të paktën 71 mandate, duke theksuar se nuk është fjala për fitoren në numra, por për drejtimin që merr vendi.
    Rama rrëfeu një episod personal nga koha kur kandidoi për kryetar partie, duke përmendur edhe bashkëpunimin me Pandeli Majkon, i cili fillimisht e kundërshtoi, por më pas u bënë bashkë.

    “Bufi nuk lë krevat pa hyrë. Nuk lë vend pa e futur atë sqep, te familjet, vajzat, gratë. Kështu veproi dhe me mua, kur më publikoi foto nudo personale. Kur konkurrova për kryetar partie. Pandi ishte kundër. Pandi konkurroi për sekretar të partisë dhe fitoi. Ishim shokë dhe Pandi nuk donte që unë të bëhem kryetar partie. I thashë o Pandi, jemi të dënuar të punojmë bashkë. Më tha që të bashkëpunojmë duhet të mos veshësh çorape të kuqe dhe të martohesh. I plotësova kushtet. Më 11 maj, vota është për historinë. Kjo, sepse me atë votë, Shqipëria bën përpara drejt rrugës në Bashkimin Europian. Nuk është votë për të marrë 71 mandate, se ne, po e përsëris dhe njëherë, sikur edhe bota të përmbyset ne nuk marrim më pak se 71 mandate. Kjo është votë për integrimin e vendit. Edhe Luli të futet me matematikën e vet, PS nuk merr kurrë më pak se 71 mandate”, tha Rama.

  • Rama në Spille: 71 mandate nuk i diskutojmë!

    Rama në Spille: 71 mandate nuk i diskutojmë!

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë në Spille, ku u shpreh i sigurt se Partia Socialiste do të marrë të paktën 71 mandate, duke theksuar se nuk është fjala për fitoren në numra, por për drejtimin që merr vendi.
    Rama rrëfeu një episod personal nga koha kur kandidoi për kryetar partie, duke përmendur edhe bashkëpunimin me Pandeli Majkon, i cili fillimisht e kundërshtoi, por më pas u bënë bashkë.

    “Bufi nuk lë krevat pa hyrë. Nuk lë vend pa e futur atë sqep, te familjet, vajzat, gratë. Kështu veproi dhe me mua, kur më publikoi foto nudo personale. Kur konkurrova për kryetar partie. Pandi ishte kundër. Pandi konkurroi për sekretar të partisë dhe fitoi. Ishim shokë dhe Pandi nuk donte që unë të bëhem kryetar partie. I thashë o Pandi, jemi të dënuar të punojmë bashkë. Më tha që të bashkëpunojmë duhet të mos veshësh çorape të kuqe dhe të martohesh. I plotësova kushtet. Më 11 maj, vota është për historinë. Kjo, sepse me atë votë, Shqipëria bën përpara drejt rrugës në Bashkimin Europian. Nuk është votë për të marrë 71 mandate, se ne 71 nuk diskutohet që do i marrim, është votë për integrimin e vendit. Edhe Luli të futet me matematikën e vet, PS nuk merr kurrë më pak se 71 mandate”, tha Rama.

  • Rama nga Lezha: Sot gratë dhe vajzat nuk janë më pas dere, por janë pjesë e vendimmarrjes

    Rama nga Lezha: Sot gratë dhe vajzat nuk janë më pas dere, por janë pjesë e vendimmarrjes

    Kryeministri Edi Rama njëherësh kryetar i PS, ishte ditën e sotme në qytetin e Lezhës, ku zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat e këtij qarku.
    Ai tha se sot Shqipëria ka ndryshuar falë PS dhe kjo duket nga pjesëmarrja e gruas në vendimmarrje.
    Rama theksoi se ndryshe nga disa vite më parë sot gratë dhe vajzat nuk janë më pas dere, por janë pjesë e vendimmarrjes.

    “E vërtetë është që Shqipëria është grua Europa është grua, edhe në Lezhë më shumë gra ka, përveç Kurbinit që është burrë. Por edhe Kurbini që është burrë, hajër pa vetëm me nëj grua. Ju falenderoj shumë për këtë pamje të bukur, por këtu ka disa që kanë qenë në rrugëtimin tonë qysh kur unë erdha në krye të PS, dhe jam i bindur që e ndajnë me mua bindjen se jo shumë vite më parë, kjo pamje këtu ishte e paimagjinueshme. Ishte e pamigjinueshme që PS dhe kur nuk e bënte dot PS të tjerët as nuk llogariten fare të kishte një prani të tillë grash. Kur e kemi nisur këtë rrugëtim kur u zgjodha kryetar i PS dhe bëja vizitat e para nëpër organizata kishte zona të tëra ku më bënte përshtypje mungesa totale e grave. Kur i pyesja ku janë gratë më thoshin s’ka gra kënej. Dhe unë që nuk duroja u thosha po juve kush ju ka pjellë mor burra. Edhe kështu hap pas hapi ne arritëm të bëjmë diçka që në këndvështrimin tim është historike. Ka shumë arsye për të qenë krënar për këtë që kei bërë sëbashku për PS. Arsyeja më e madhe e krenarisë time është fakti që sot gratë dhe vajzat nuk jan më mbas dere, por janë pjesë e qendrës së vendimmarrjes dhe pjesë e jetës s ë përditshme të PS”, tha Rama.
     

  • A do ta rizgjidhni Berishën sërish kryetar partie nëse humb zgjedhjet? Xhaferri: Do të zbatojmë “nenin” Basha

    A do ta rizgjidhni Berishën sërish kryetar partie nëse humb zgjedhjet? Xhaferri: Do të zbatojmë “nenin” Basha

    Kandidati i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar zgjedhjet e 11 majit dhe fushatën elektorale.
    I pyetur nga moderatorja Borakaj se nëse do të humbasin zgjedhjet, a do ta zgjidhnin Berishës sërish kryetar partie, Xhaferri tha se në këtë rast do të zbatohet neni Basha.
    Pjesë nga biseda:

    Borakaj: A do ta rizgjidhni Berishën sërish kryetar partie nëse humb zgjedhjet?
    Xhaferri: Ajo quhet neni Basha në statut, që një kryetar partie humbet zgjedhjet e përgjithshme nuk rigaron më. Pra nëse humb zgjedhjet lokale rigaron nëse rizgjidhet ose jo, nëse humb zgjedhjet e përgjithshme nuk lejohet të garojë.

  • Balliu: Rama është bërë kryetar bashkie, po hedh asfalt elektoral në rrugën ‘Gjergj Elez Alia’

    Balliu: Rama është bërë kryetar bashkie, po hedh asfalt elektoral në rrugën ‘Gjergj Elez Alia’

    Kandidati për deputet i PD-së, Klevis Balliu ka postuar një video në Facebook ku shkruan se Rama i vetëshpallur kryetar bashkie në rrugën ‘Gjergj Elez Alia’ në njësia 14, ka sjellë mjetet e narkopushtetit për të shtruar asfaltin elektoral të radhës.

    Klevis Balliu: Ja ku është krimi elektoral, institucionet përkatëse të kryejnë detyrën. Narkokryeministri, i vetëshpallur kryetar bashkie në rrugën Gjergj Elez Alia në njësia 14, ka sjellë mjetet e narkopushtetit për të shtruar asfaltin elektoral të radhës. Është i disati denoncim që vjen nga opozita dhe ende nuk mbahet asnjë përgjegjësi. Ftoj institucionet ligjzbatuese të vënë përpara përgjegjësisë narkokryeministrin përpara se sa të thotë; ‘nuk e di kush bën krim elektoral pas kurrizit tim’.