Komisioni i ri Rregullator në KQZ zhvilloi sot mbledhjen e tij të parë pas rifreskimit. 3 anëtarë u rikonfirmuan (kryetarja Ilirjana Nano-PS, Helga Vukaj-PD dhe Dritan Çaka-PS) ndërsa dy anëtarë të rinj të kësaj trupe, nuk ishin aspak të rinj për institucionin.
PS riktheu Bledar Skënderin, i cili më herët ka qenë anëtar i KQZ-së, ndërsa PD risolli Arben Ristanin, i cili dikur ka qenë kryetar i KQZ-së, dhe vitet e fundit ushtroi edhe mandatin e deputetit.
Sot, Komisioni Rregullator në seancë publike certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie, të zhvilluara në datën 9 Nëntor 2025.
Pas përfundimit të afateve ankimore, Rregullatori shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar në bashkitë Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë.
Tag: kryetar
-

Rikthehen në KQZ Arben Ristani dhe Bledar Skënderi, certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 9 nëntorit
-

Noka “mbron” Berishën në Kuvend, përplaset me Peleshin: Je ushtar, vetëm kryetar nuk je!
flamur noka-niko peleshi
TIRANË- Deputeti i PD-së, Flamur Noka, ka reaguar ashpër gjatë seancës në Kuvend për përjashtimin e kryedemokratit Sali Berisha. Noka thekson se deklarata e Berishës për ambasadorin Silvio Gonzato është bërë jashtë sallës së Kuvendit dhe nuk kishte kontekst fyes. Ndërkohë, nuk mungoi as përplasja mes tij dhe kryeparlamentarit Peleshi. Këtij të fundit, Noka iu drejtua duke i thënë se nuk është kryetar, por një ushtar i Partisë.
Noka: Vetëm kryetar nuk jeni, por ushtar i partisë.
Peleshi: z.Noka tërheqje vëmendje
Noka: Seancën e kaluar, ju përjashtuar kreun e opozitës për një deklaratë që u mbajt kësaj salle dhe nuk kishte asnjë kontekst fyes apo ofendues për askënd. Deklaratë që citonte thënien e një ambasadori. E gjitha ajo që bëtë ndaj Berishës është urrejtje ndaj së vërtetës. Mashkullit paradite i thoni mashkull, pasdite femër. Transeksuali do të favorizohet dhe ai që do qëndrojë siç e ka bërë zoti, do diskriminohet sipas ligjit tuaj. Ju vendosët të shkatërronit familjen me atë ligj, që të shkatërroni këtë shoqëri. Do ikësh me turp si kolegët e tu
Peleshi: Faleminderit për këshillën -

Bedri Hamza zgjidhet kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës
Partia Demokratike e Kosovës ka ndryshuar udhëheqjen e saj këtë të hënë gjatë Konventës së 12-të duke zgjedhur si kryetar të ri, Bedri Hamzën.
Në fillim të Konventës, Memli Krasniqi njoftoi dorëheqjen e tij nga pozita e Kryetarit të PDK-së, një detyrë që e mbajti për 4 vjet e 4 muaj.
Para delegatëve, Krasniqi e cilësoi detyrën e kryetarit si “nderin më të madh” të jetës së tij politike, duke theksuar se po largohet “me mirënjohje, me krenari, me paqe.”
Duke argumentuar vendimin, ai theksoi se PDK-ja ka nevojë për një “energji dhe momentum të ri” dhe për një udhëheqës që njëkohësisht do të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme nacionale.
“Nuk po largohem prej lodhjes apo zhgënjimit. Po e bëj këtë nga përgjegjësia… sepse besoj që shtëpia jonë është mjaftueshëm e fortë për t’u ngritur në lartësi të reja,” tha Krasniqi, duke shtuar se e lë partinë “më të fortë se sa e kishte gjetur.”
Ai vlerësoi arritjet gjatë mandatit të tij, duke përmendur ringritjen e PDK-së me fitore në disa komuna kyçe dhe rikthimin në rolin e forcës kryesore opozitare.
Pas njoftimit të dorëheqjes, delegatët e partisë zgjodhën Bedri Hamzën, i cili tani pritet të udhëheqë PDK-në drejt sfidave të reja zgjedhore.
Në fjalimin para zgjedhjes së tij, Hamza tha se vota për kryetarin e ri nënkupton votë për qeverinë dhe kryeministrin e ardhshëm.
“Kosova meriton qeverisje të mirë, institucione të qëndrueshme, drejtësi të pavarur dhe investime në siguri. Këto janë detyrime për ne. Dhe sot, përveç një kandidature, ju votoni për një vizion qeverisës. Sot votoni më shumë sesa për një kryetar — votoni për një qeveri të punës. Sot votoni për një ekonomi që zhvillon prodhimin vendor, rrit pagat, pensionet dhe krijon partneritet të plotë me bizneset….Po lind kapitulli i ri i PDK-së, i bashkimit, i hapjes dhe i unitetit të brendshëm. PDK është gati, Kosova është gati dhe kemi besimin e njerëzve”, tha ai.
Ai kërkoi unifikim dhe bashkim të secilit anëtarë të PDK-së.
“Kemi pasur mendime të ndryshme dhe momente që na kanë larguar, dhe kjo është normale në një parti politike. Është e rëndësishme që sot jemi këtu me vullnet për të dëgjuar dhe për t’u bashkuar. Forca jonë është aftësia për t’i kthyer çdo dallim në përbashkësi. Bashkimi nuk kërkon të mendojmë njësoj, por të punojmë me njëri-tjetrin, me përgjegjësi, për të ecur përpara. Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për njëri-tjetrin që të mos humbim askund nga rruga jonë. Ata që kanë dhënë shumë për partinë Hashim Thaçi, Kadri Veseli presin prej nesh të jemi të bashkuar dhe të ecim përpara si ekip”, tha ai. -

Fituan në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, KQZ u jep mandatin 5 kryebashkiakëve socialistë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar në mbledhjen e së hënës, dhënien e mandateve për kryetarët e 5 bashkive, të cilët fituan në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.
KQZ vendosi dhënien e mandatit për Brunilda Mersini, kryetare e Bashkisë Vlorë, Florenc Doka kryetar i Bashkisë Cërrik, Ervin Ceca kryetar i Bashkisë Berat, Gramos Sako kryetar i Bashkisë Tepelenë, Altin Bojni kryetar i Bashkisë Mat.
Në total, në pesë bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme morën pjesë 18.45% e votuesve nga 334,539 qytetarë me të drejtë vote. -

‘Qyteti nuk drejtohet me telekomandë’, Rama: Ogerta do të kandidojë sërish…
Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe situatën e krijuar në Bashkinë e Tiranës, duke e cilësuar të padrejtë lënien e kryeqytetit pa një kryetar të zgjedhur me votë.
Rama theksoi se arrestimi i kryetarit të Bashkisë ishte “disproporcional” dhe nuk justifikonte boshllëkun institucional në krye të Tiranës.
Megjithatë, kryeministri nënvizoi pavarësinë e drejtësisë: “Drejtësia është e pavarur, falë një hapi të jashtëzakonshëm që kemi bërë për ta pavarësuar pas 100 e kusur vitesh”.
Rama komentoi edhe arsyet e mbajtjes së zgjedhjeve, duke theksuar se ato nuk ishin për të fajësuar kryetarin, por sepse ai ishte në pamundësi për të kryer detyrën.
Lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ai tha se nuk beson të ketë pasur ndikim politik, por sipas tij ky vendim tregon nevojën për hapin e radhës, pra Velija në krye të Bashkisë në mënyrë që të kryejë detyrën.
Edi Rama: Duhet të ishte kryetari i bashkisë, për të ardhur keq por duhet të shohim përpara. Jetojmë në një botë të helmatisur, ku nga 100 tituj që lexoni, 99 janë rrena.Kam thënë që arrestimi ishte disporpocional, që të lihet Tirana pa kryetar të zgjedhur.
Cilado qoftë arsyeja pse drejtësia heton kryetarin e Bashkisë janë të pamjaftueshme sa kohë kryetari i Bashkisë nuk ka vrarë njeri për ta lënë Tiranën pa kryetar bashkie të zgjedhur. Gjithsesi drejtësia është e pavarur, falë një hapi të jashtëzakonshëm që kemi bërë për ta pavarësuar pas 100 e kusur vitesh.
Zgjedhjet nuk ishin hap për të fajësuar kryetarin e bashkisë, por ishte në pamundësi për të bërë punën. Qyteti nuk drejtohet me telekomandë.
Nuk besoj që GJK ka bërë politikë, por vendimi i saj më bën të mendoj që hapi i radhës duhet të jetë që Veliaj të mund të ushtrojë detyrën, sepse ndaj u tha se nuk mund të kishte zgjedhje sepse ishte i zgjedhuri i qytetarëve.
Ogerta do të kandidojë sërish për Tiranën kurdo të ketë zgjedhje. -

REL: Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), aktualisht forca e dytë më e madhe parlamentare në vend, po shkon drejt zgjedhjes së udhëheqësit të ri, në përpjekje për ta sjellë në krye dikë që mund ta sfidojë kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, partia e së cilit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka qenë në pushtet nga viti 2021 dhe ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Kryetari i deritanishëm, Memli Krasniqi, dha dorëheqje papritmas të mërkurën dhe e thirri Konventën e partisë për të hënën e 17 nëntorit, duke thënë se ka ardhur koha për një momentum dhe mundësi të re për “familjen tonë demokratike”.Një ditë më vonë, Bedri Hamza, kandidati i saj për kryeministër në zgjedhjet e këtij viti, njoftoi se do të garojë për kryetar, duke premtuar reforma, për ta rikthyer PDK-në “ si partinë kryesore në vend”.
Derisa po dukej se gjithçka po shkonte sipas planit, deputeti dhe dikur ushtruesi i detyrës së kryetarit, Enver Hoxhaj, doli me kundërshtime.
Ai bëri thirrje që Konventa të shtyhet për 23 nëntor, duke thënë se nevojitet më shumë kohë për një garë më cilësore, dhe se një parti demokratike duhet të ketë në garë më shumë sesa thjesht një kandidat të vetëm.
“PDK-ja ka nevojë për drejtim të ri, jo për skema të vjetra, ka nevojë për vizion të ri, jo për ndërrim rolesh. Ky është momenti për t’ia hapur rrugën ndryshimit të vërtetë”, shkroi Hoxhaj në Facebook.
PDK-ja nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë (REL) nëse Hamza do të ketë kundërshtarë në garën për udhëheqës të partisë.
REL-i e ka kontaktuar edhe Hoxhajn, mirëpo ai nuk ka treguar nëse do të jetë pjesë e garës.
Por, të premten më vonë, Hoxhaj duke folur në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, la të kuptohej se ai do të luftojë për ta bindur partinë ta shtyjë mbajtjen e Konventës, për ta siguruar mbështetjen e delegatëve të partisë për të garuar.
Sipas statutit të PDK-së, një kandidat duhet t’i ketë nënshkrimet e 50 delegatëve dhe kandidaturën duhet ta paraqesë deri në pesë ditë para mbajtjes së Konventës.
Kjo nënkupton se, nëse Konventa mbahet të hënën, Hoxhaj nuk do të mundë të garojë.
“Është në natyrën njerëzore të luftojmë në situata të tilla. Unë do ta bëj betejën time deri në fund”, tha Hoxhaj.
Artan Muhaxhiri, sociolog dhe analist politik, thotë për REL-in se, ndonëse dorëheqja e Krasniqit ishte e befasishme, “ishte akt i duhur”.
Ai beson se zgjedhjet për kryetar mund të shndërrohen në një “përshpejtues të ndryshimeve në PDK, nëse edhe kushtet e tjera të domosdoshme plotësohen”.
Sipas tij, për PDK-në do të jetë e rëndësishme se si zhvillohet gara, pasi nëse procesi do të jetë vetëm formalitet, atëherë mund të ketë pasoja.
“PDK-ja ka nevojë të domosdoshme për një rigjallërim të udhëheqjes, të strukturave për kërkim të resurseve profesionale brenda partisë, si dhe për ndryshimin e imazhit dhe të ndikimit në publik, sepse me zgjedhjet që na presin nuk mund të vazhdojë me këtë inerci”, thekson Muhaxhiri.
Kandidatura eventuale e Hoxhajt
Enver Hoxhaj nuk kishte garuar as në Konventën e vitit 2021 kur u zgjodh Memli Krasniqi për herë të parë kryetar, pavarësisht se për më shumë se 200 ditë e kishte udhëhequr partinë si ushtrues i detyrës.
Këtë vit, ai ka qenë i zëshëm në qëndrimet e tij që dallonin me ato të vetë partisë, pasi në verë ai kishte thënë se do ta mbështeste një koalicion me LVV-në e Kurtit, dhe kishte nënvizuar se mund të kishte rol kur kishte folur për zgjedhjet e mundshme brenda partisë.
Nëse Hoxhajt i mundësohet të garojë, sipas Muhaxhirit, ai duhet ta ketë një ekip pas vetes dhe një platformë me “ide të freskëta dhe kreative”, me të cilat do të mund t’i bindte edhe anëtarët e PDK-së që mund ta sfidojë Kurtin.
Muhaxhiri beson se Hoxhaj është pjesë e rëndësishme e PDK-së, pavarësisht se ai nuk e ka më ndikimin që kishte në parti kur ajo udhëhiqej nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, që tani po gjykohen në Hagë për krime lufte, të cilat i mohojnë.
“Gjithsesi, ai është pjesë shumë e rëndësishme e PDK-së dhe nëse ka platformë dhe ekip, mund ta sfidojë Hamzën, por duket se kjo garë tashmë është e përfunduar dhe Hoxhaj është duke u përpjekur ta krijojë një imazh të një rebeli përbrenda PDK-së që nuk pajtohet me të gjitha vendimet”.
A mund të sjellë ndryshime Hamza?
Muhaxhiri vlerëson se PDK-ja u tregua e “sinqertë” duke i shpallur zgjedhjet për kryetar për t’u ballafaquar me gjendjen e tanishme, dhe për të kërkuar mundësi për t’u kthyer në pushtet.
“Sepse më nuk ka kuptim që PDK-ja të jetë në këtë gjendje ku është shumë larg Lëvizjes Vetëvendosje dhe pa ndonjë ide të qartë se si ta sfidojë pushtetin e madh të Kurtit”, shprehet Muhaxhiri.
Nën udhëheqjen e Krasniqit – nga viti 2021 – PDK-ja doli e dyta në zgjedhje parlamentare në shkurt, duke ngelur goxha mbrapa LVV-së.
Ajo i fitoi gjashtë komuna në zgjedhjet lokale, duke pësuar një rënie të vogël në nivel lokal.
Brenda PDK-së kishte përçarje në Drenas, të cilat u bënë të qarta kur partia nuk e nominoi për kryetar Ramiz Lladrovcin, njeriun i cili e kishte udhëhequr këtë komunë qysh nga viti 2016.
Lladrovci garoi si i pavarur dhe e mposhti të nominuarin e PDK-së, Petrit Hajdarin, duke e fituar garën bindshëm në rundin e parë më 12 tetor.
Muhaxhiri nënvizon se PDK-ja nuk ka pasur strategji, plan apo ide sesi ta sfidojë Kurtin dhe LVV-në në këto pjesë vjetët e fundit.
“Siç u pa në zgjedhjet lokale tani, Kurti vetëm sa e zgjeroi pushtetin me komuna të reja. Ky është rrezik i madh për PDK-në, sepse, nëse zoti Kurti i fiton sërish zgjedhjet parlamentare me rreth 40 për qind, kjo do të jetë shenjë se absolutisht nuk kanë mundur t’ia zvogëlojnë pushtetin as për një milimetër, dhe kjo është e pafalshme nëse zgjat gjashtë a shtatë vjet”, sipas Muhaxhirit.
Kosova mund të shkojë në zgjedhje parlamentare hiç më larg se në dhjetor, duke qenë se asnjëra parti nuk e ka shumicën e nevojshme, e as vullnetin për bashkëqeverisje, pas zgjedhjeve të shkurtit.
Dhe, nëse Hamza zgjidhet kryetar i PDK-së, gjë që duket e pashmangshme, duke e parë se ai e mori edhe mbështetjen publike të Krasniqit në ditën e dorëheqjes së tij, atëherë ai e ka vetëm një detyrë, sipas Muhaxhirit.
“Të kërkojë me zell brenda strukturave të PDK-së në gjithë Kosovën njerëz të ri, personalitete të reja, profesionistë të rinj dhe t’i sjellë në fokus si përfaqësues të një gjenerate të re të PDK-së, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të krijohet një lloj shpresë se PDK-ja mund të reformohet dhe ta rrisë pushtetin e saj”.
PDK-ja, e formuar në fund të vitit 1999, ka bashkëqeverisur në vitet 2001-2004, ndërsa në vitin 2007, ajo për herë të parë doli partia më e votuar në Kosovë.
Ajo qeverisi për shtatë vjet me Hashim Thaçi si kryeministër të Kosovës.
Për 17 vjet me radhë, PDK-në e drejtoi Thaçi, i cili shërbeu edhe si president edhe si kryeministër i vendit në disa faza.
Më 2016, kur Thaçi u bë president, partinë e udhëhoqi Kadri Veseli deri kur u nis në Hagë, më 2020./REL -

“Vendimi i GJK, s’do i biem murit me kokë”, Rama i qartë: Veliaj kryetar i bashkisë Tiranë deri më 2027
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Partia Socialiste nuk do të ndërmarrë më iniciativa për të shkarkuar Erion Veliaj, nga posti i Kryebashkiakut të Tiranës.
“Nuk do shkojmë t’i biem murit me kokë. Se të shkosh kundër një vendimi që ka marrë Gjykata Kushtetuese apo cila do gjykatë është të shkosh t’i biesh murit me kokë edhe praktikisht të hysh në konflikt me sistemin që ke zgjedhur që është sistemi demokratik dhe unë nuk mund të hy në konflikt me zgjedhjen strategjike dhe historike që kam bërë dhe kemi bërë si PS që I kemi dhënë pavarësinë e plotë drejtësisë”, tha kreu i PS.
Rama konfirmoi se Erion Veliaj do të jetë në krye të Bashkisë deri në vitin 2027. “Pra Erion Veliaj do të qëndrojë kryetar i Bashkisë deri në 2027? Po nëse nuk ka mundësi për t’u shkarkuar si do ndodhë.. Po nëse nuk ka mundësi për t’u shkarkuar si do ndodhë.. Ai nuk mund të shkarkohet. Kaq, është shumë e thjeshtë”, ka thënë kryeministri Rama.
Edhe pse nuk ishte dakord me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Rama tha se nuk do t’i bien murit me kokë edhe pse sipas tij, GJK e la Tiranën pa zgjedhje dhe pa kryetar.
“Gjykata Kushtetuese e la Tiranën pa zgjedhje dhe e la Tiranën pa kryetar bashkie. Ose më saktë konsideroi kryetar bashkie atë që është në pamundësi për të bërë detyrën kështu që, po Gjykata Kushtetuese duhet të bëjë hapin e dytë që t’i japi mundësinë të bëjë detyrën”, tha Rama në një intervistë për ABCNews.
I pyetur nëse do ta rimerrte vendimin për të shkarkuar Erion Veliajn, Rama tha se: do ta ribënte: ”Njëqind herë!”. Kreu i qeverisë tha se do të angazhohet për të vijuar takime me banorët e Tiranës, por i pyetur nëse do ta bashkëqeverisë Trianën me Erion Veliajn ai u shpreh: “Po unë patjetër do vijoj takimet me njësitë bashkiake në Tiranë!. Po takimet me njësitë bashkiake në Tiranë janë takime që bëhen në një komplet kontekst tjetër. Nuk kanë lidhje me fushatën zgjedhore janë takime që bëhen në kontekstin e komunikimit me njerëzit, dhe nuk bëhen vetëm në njësitë bashkiake në Tiranë, bëhen në të gjitha njësitë e Republikës.
Kemi deputetët tanë, drejtuesit tanë politikë kanë qenë në të gjitha njësitë dhe vazhdojnë bëjnë punën me njerëzit se 83 mandate janë detyrim shumë i madh. Plus që tani përkon kjo me kohën e buxhetit, është buxheti i përgjithshëm dhe buxheti i përgjithshëm i 2026 ka disa gjëra shumë të rëndësishme për t’u ndarë me publikun.
Kryefjalë, fillimi i ciklit të rritjes së pensioneve dhe pastaj është edhe buxheti bashkiak dhe nuk ka kryetar bashkie. Kështu që, drejtuesja politike e Tiranës, nënkryetarët, kryetarja në detyrë do bëjnë këtë punë dhe unë kur kam mundësi shkoj ose do shkoj qoftë aty, qoftë në vende të tjera”.
Por çfarë do të ndodhë tani me kandidaten e PS, Ogerta Manastirliu? Kryeministri Rama tha se: “Manastirliu është drejtuese politike e Tiranës, është deputete e PS! Është kandidatja jonë Ogerta, patjetër! Tani ne po flasim në kushtet që jemi sot. Lirohet s’lirohet Erioni, Erioni nuk mund të jetë kandidat në 2027 për 2031”, ka thënë kryeministri.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Kosovë/ Bedri Hamza shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së pas dorëheqjes së Memli Krasniqit
Bedri Hamza ka shpallur kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, pas dorëheqjes nga ky pozicion të Memli Krasniqit.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Hamza përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku ka shkruar se ai po angazhohet për një PDK që ruan vlerat dhe krijon rrugë për gjeneratat e reja.
Po ashtu, Hamza shkruan se PDK-ja ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës, duke nisur që nga lufta për liri, deri te shtetndërtimi, demokratizimi dhe integrimi.
Ai thotë gjithashtu se PDK është familje për të dhe nën drejtimin e tij, do të hapet një kapitull i ri i fitoreve.
Postimi i Bedri Hamza:
Të dashur qytetarë,
Të nderuar anëtarë dhe përkrahës të PDK-së,
Sot, me përgjegjësi dhe besim në të ardhmen e partisë sonë, e shpalli kandidaturën time për Kryetar të PDK-së.
Unë besoj se PDK-ja ka forcën për t’u unifikuar, reformuar dhe rikthyer si partia kryesore në vend.
Nga lufta për liri, deri te shtetndërtimi, demokratizimi dhe integrimi, PDK-ja ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës.
Me mirënjohje të thellë për themeluesit tanë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Jakup Krasniqin, të cilët uroj të jenë së shpejti mes nesh, unë angazhohem për një PDK që ruan vlerat dhe krijon rrugë për gjeneratat e reja.
Falënderim i veçantë edhe për dy miqtë e mi, Enver Hoxhajn dhe Memli Krasniqin, për udhëheqjen e tyre me dinjitet në kohë sfidash.
Tani është koha për një PDK të bashkuar, që lufton për drejtësi, zhvillim dhe një Kosovë evropiane.
PDK është familja jonë dhe së bashku do ta hapim kapitullin e ri të fitoreve.
Ju falënderoj të gjithëve për besimin, bashkëpunimin dhe mbështetjen!
-

Bedri Hamza njofton se do të garojë për kryetar të PDK-së
Bedri Hamza ka njoftuar të enjten se do të garojë për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Konventën e partisë më 17 nëntor.
Ai e shpalli kandidaturën një ditë pasi kryetari i deritanishëm, Memli Krasniqi, dha dorëheqje dhe tha se do ta mbështeste Hamzën, nëse ky i fundit do të garonte për ta pasuar.
“Sot, me përgjegjësi dhe besim në të ardhmen e partisë sonë, e shpalli kandidaturën time për Kryetar të PDK-së”, shkroi Hamza në Facebook.
Hamza – i cili garoi për kryeministër të vendit nga kjo parti në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke dalë i dyti – tha se beson se PDK-ja ka forcën për t’u unifikuar, reformuar dhe rikthyer “si partia kryesore në vend”.
“Tani është koha për një PDK të bashkuar, që lufton për drejtësi, zhvillim dhe një Kosovë evropiane. PDK është familja jonë dhe së bashku do ta hapim kapitullin e ri të fitoreve”, shtoi ai.
Hamza në të kaluarën ka qenë ministër i Financave dhe Ekonomisë, deputet në legjislaturat paraprake të Kuvendit të Kosovës si dhe guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës.
Nuk është e qartë nëse 62-vjeçari do të ketë ndonjë kundërshtar në garën për ta marrë drejtimin e partisë së dytë më të madhe në vend.
Ai është zyrtari i parë i partisë që e ka shpallur kandidaturën.
Krasniqi e njoftoi të mërkurën dorëheqjen si kryetar i partisë, duke thënë se ka ardhur koha për një mundësi të re për “familjen tonë demokratike”.
Dorëheqja e tij vjen pesë muaj pasi ai ishte rizgjedhur në krye të partisë për një mandat të dytë në qershor.
PDK-ja përveç që doli e dyta në zgjedhje parlamentare në shkurt, ajo i fitoi gjashtë komuna në zgjedhje lokale të këtij viti, duke pësuar një rënie të vogël në nivel lokal, në krahasim me zgjedhjet paraprake./REL -

Bedri Hamza shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së
Kosova E Enjte, 13 Nëntor 2025 18:19
Bedri Hamza shpall kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, pas dorëheqjes që dha Memli Krasniqi. Përmes një postimi në Facebook, Hamza shkruan se po angazhohet për një PDK që ruan vlerat dhe krijon rrugë për gjeneratat e reja. Po ashtu nënvizon edhe se se PDK-ja ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës, duke nisur që nga lufta për liri, deri te shtetndërtimi, demokratizimi dhe integrimi.
Postimi i plotëTë dashur qytetarë, të nderuar anëtarë dhe përkrahës të PDK-së, sot me përgjegjësi dhe besim në të ardhmen e partisë sonë, e shpalli kandidaturën time për Kryetar të PDK-së.
Unë besoj se PDK-ja ka forcën për t’u unifikuar, reformuar dhe rikthyer si partia kryesore në vend. Nga lufta për liri, deri te shtetndërtimi, demokratizimi dhe integrimi, PDK-ja ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës.
Me mirënjohje të thellë për themeluesit tanë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Jakup Krasniqin, të cilët uroj të jenë së shpejti mes nesh, unë angazhohem për një PDK që ruan vlerat dhe krijon rrugë për gjeneratat e reja.
Falënderim i veçantë edhe për dy miqtë e mi, Enver Hoxhajn dhe Memli Krasniqin, për udhëheqjen e tyre me dinjitet në kohë sfidash. Tani është koha për një PDK të bashkuar, që lufton për drejtësi, zhvillim dhe një Kosovë evropiane. PDK është familja jonë dhe së bashku do ta hapim kapitullin e ri të fitoreve. Ju falënderoj të gjithëve për besimin, bashkëpunimin dhe mbështetjen.