Kreu i Partisë Mundësi, Agron Shehaj shpjegoi pse një kandidat i përbashkët i opozitës për kryetar bashkie të Tiranës mund të ketë shanse të fitojë.
Shehaj gjithashtu pohoi se kandidati duhet të jetë jo partiak dhe jo politik, një figurë përfaqësuese e gjithë opozitës. Shehaj nuk ka një emër konkret, së pari, të bëhet bashkë e gjithë opozita për këtë çështje, pastaj diskutohet emri.
Agron Shehaj: “Kryetari i Bashkisë së Tiranës është nën arrest dhe do të kemi zgjedhje për kryetar. Nëse ne duam, si opozitë, të fitojmë kundër Edi Ramës, atëherë duhet të kemi një kandidat të përbashkët. Kjo është e vetmja mënyrë që ne kemi. E vështirë, por kemi mundësi të fitojmë. PD thuajse e ka të pamundur po doli me kandidat të tyre.
Ka dallime mes zgjedhjeve të 11 majit dhe tani për kryetar, sepse ne nuk po themi të shkrihemi në një parti. Tjetra është që kandidati i përbashkët të jetë jo partiak, mundësisht dhe jo politik. Në zgjedhjet e 11 majit kishim difereëncë me PD për t’u bërë bashkë. Ndërsa për zgjedhjet për Kryetar Bashkie në Tiranë është vetëm një kauzë, të zgjedhim një figurë, pasi nuk ka zgjedhje për këshill bashkia.
Nuk po them të bëhemi shok e miq, por të nxjerrim një kandidat që të përfaqësojë opozitën. Mendoj që jashtë politikës ka shumë njerëz që mund të jepnin kontributin e tyre. Emër nuk kam, por jam i bindur që ka plot jashtë politikës që mund të adminstrojë edhe qeverisë mirë Tiranën. Jemi të hapur për emra, pastaj, së pari, të vendosim në parim këtë propozim. Duhet dikush që nuk përfaqëson parti, por gjithë opozitën.
Po Ilir Alimehmeti?
Nuk dua të hyj në emra. E vlerësoj, por nuk do të hyj me emra të përveçëm.”
Tag: kryetar
-

“Opozita të ketë një kandidat për kryetar bashkie në Tiranë”, Shehaj: Të jetë jo partiak
-

“Më treguan për kryeministrin kur ishte kryetar në bashkinë e Tiranës”, arkitekti portugez: Ftesën për projektin në Shqipëri e pranova me entuziazëm
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në “Bread & Heart” Festival, një ngjarje e re europiane, që bashkon në Tiranë mbi 150 arkitektë të mirënjohur ndërkombëtarë nga Europa, Azia, Amerika Veriore e Jugore, të cilët punojnë në Shqipëri, së bashku me partnerët e tyre lokalë dhe të ftuarit e tyre.
Arkitekti portugez, Alvaro Siza, mori pjesë sot në Festivalin Ndërkombëtar të Arkitekturës “Bread and Heart” ku tregoi se si u njoh me kryeministrin, Edi Rama.
Ai rrëfeu se kryeministrin e njohu përmes një kolege e cila i tregonte për një kryetar bashkiak që po rinovonte Tiranën dhe që shpresonte për një jetë më të mirë për popullsinë.
“Kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama, për fat të keq nuk munda të vija. Dikur kam vizituar detin Adriatik dhe gjithashtu vija nga Kroacia. Camille Rebelo që po projektonte një kullë në Tiranë më kishte folur me entuziazëm për një vend ku arkitektura nuk konsiderohet një luks i nevojshëm. Ai më tregonte për një kryetar bashkie që po rinovonte Tiranen dhe që shpresonte për një jetë më të mirë për popullsinë. Më çoi në një ekspozitë ku shfaqeshin punimet e kryetari të bashkisë dhe kryeministrit të tanishëm. Më vonë u takuam në Porto dhe mora ftesën për një plan në Adriatik, e pranova me entuziazëm. Projekti u zhvillua me lehtësi e dialog”, u shpreh arkitekti portugezTop Channel
-

Vendimi/ Edi Rama edhe kryetar i Akademisë së Shkencave
Vendimi/ Edi Rama edhe kryetar i Akademisë së Shkencave
Me një vendim të datës 28 maj, të firmosur nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, qeveria ka ngritur Këshillin Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor (KKSHKSH), një organ i ri që do të drejtohet de facto nga Kryeministri Edi Rama, i cili është emëruar si kryetar i këtij këshilli.
Vendimi, që ka kaluar pa shumë bujë publike, parashikon që në përbërje të KKSHKSH-së të jenë 19 anëtarë, mes tyre 7 ministra, përfaqësues të agjencive shtetërore dhe vetëm 4 përfaqësues nga universitetet, si dhe kryetari i Akademisë së Shkencave. Në thelb, akademikët zëvendësohen nga politikanët, ndryshe nga struktura e mëparshme ku kërkimi shkencor drejtohej nga Këshilli i Akademikëve dhe vetë universitetet.
Këshilli i ri do të mbështetet nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), që do të veprojë si sekretariat teknik.
Sipas Qëndresës Qytetare, ky vendim cënon lirinë akademike dhe bie ndesh me ligjin për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor, duke i dhënë goditjen përfundimtare pavarësisë së universiteteve dhe zhvillimit të arsimit cilësor në vend.
Situata është edhe më alarmante në aspektin financiar:
Vetëm 0.056% e PBB-së është alokuar për kërkimin shkencor në vitin 2025, shumë larg minimumit 1% të kërkuar nga direktivat e BE-së;
Universitetet përdorin mesatarisht vetëm 0.15% të të ardhurave nga tarifat e studentëve për kërkimin shkencor, ku Universiteti i Tiranës bie në nivelin më të ulët me vetëm 0.09%;
Shqipëria renditet e fundit në Evropë përsa i përket intensitetit të kërkimit shkencor, me vetëm 6 artikuj shkencorë për 100,000 banorë.
“Ky vendim është simboli i kapjes përfundimtare të arsimit nga politika dhe një hap mbrapa në ringjalljen e universiteteve shqiptare”, thekson Qëndresa Qytetare në reagimin e saj.
-

OPINION – Sali Berisha përballë “provës së zjarrit”, karta morale dhe respektimi i statutit që mund të ndryshohet
Në rast se pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të përgjithëshme për Kuvendin, Partia nuk rezulton forcë fituese qeverisëse, mandati përfundon menjëherë dhe automatikisht për shkak të Statutit. Në këtë rast, kryetarit që i përfundon mandati, nuk i lejohet kandidimi në zgjedhjet pasardhëse për kryetar partie.
Sali Berisha, që në ditën e parë në politikën shqiptare, ka prezantuar si pikë të tij të fortë, aspektin moral. Çdo herë, në çdo artikulim dhe në çdo dalje publike, ajo është shfaqur si pika e tij më e fortë. Prova më e madhe dhe e drejtëpërdrejtë e tij, ishte dorëheqja nga drejtimi i PD- së në vitin 2013, edhe pse e mbajti këtë subjekt 8 vite në pushtet, kur humbi zgjedhjet politike përballë Edi Ramës dhe Ilir Metës, ish- aleat 4 vitet e dyta të qeverisjes.
Rikthimi i tij aktiv në shtator të vitit 2021, me synimin e qartë të largimit të Lulzim Bashës nga drejtimi i PD- së, përtej interesave qartësisht personale pas shpalljes “non grata” dhe përjashtimit nga grupi parlamentar demokrat, përsëri kishte një shpërfaqje publike të fortë morale. Pavarësisht se një humbës serial në çdo garë elektorale, Basha nuk tërhiqej dhe zgjidhej e rizgjidhej, votohej e votëbesohej si kryetar i PD- së, rrjedhimisht i opozitës. Për këtë arsye, një ndër pikat e forta të “foltoreve” të Berishës, gjithmonë në aspektin moral, ishte këmbëngulja për të vendosur në statutin e PD- së, “Nenin Basha”, pika 8 e të cilit (Neni 46 në Statutin e PD- së të miratuar në mënyrë plebishitare në stadiumin “Air Albania” me 11 dhjetor 2021) hapë edhe këto rreshta.
Sipas të gjitha gjasave, Berisha ka qenë më shumë se i sigurtë në fitoren e 11 majit 2025. Përtej kapriçove të motit që e përgenjeshtruan (ra borë në maj të këtij viti), Berisha nuk e pranonte në asnjë mënyrë se mund të humbiste përballë Ramës. Kjo në fakt, synonte edhe motivimin, karikimin ekstrem të antarësisë, simpatizantëve dhe mbështetësve.
Pas 11 majit 2025, Sali Berisha është përballë një prove “zjarri”. Rrezikon të rrënohet karta e tij më e fortë në politikë këto 35 vite: karta morale! Nuk ka dyshime se Berisha është më shumë se emblemë tek PD- ja. Madje, duke perifrazuar shprehje nga epoka e para 1990- ës, kur themi Berisha nënkuptojmë PD dhe kur themi PD, nënkuptojmë Berisha.
Përtej kësaj, Berisha ka vetëm dy rrugë, për të mbrojtur “sovranitetin moral” të qeverisjes së PD- por edhe të opozitës. Të zbatojë “alla lettera” pikën 8 të Nenit 46 të Statutit të PD- së, të cilën këmbënguli vetë për ta vendosur. Ose, të mbledhë strukturat, Kryesi, Këshill Kombëtar dhe Kuvendin Kombëtar për ta ndryshuar këtë pikë ose për ta hequr fare.
Mund të shtohet në të njëjtën pikë, pas pjesës së parë të pikës 8 të Nenit 46, shprehja “nëse PD i njeh ato zgjedhje” dhe moralisht është në rregull, edhe pse në fakt, është ndryshim postum dhe juridikisht, nuk ka efekte prapavepruese, përveç se nëse parashikohet kështu në vendimin e Kuvendit Kombëtar. Por edhe në këtë rast, duhet të mblidhen forumet e PD- së për vendimrarje, sepse deri tani, mosnjohja e zgjedhjeve është artikuluar vetëm nga një organ, monokratik, siç është Kryetari i PDSH- së.
Nëse Berisha do të vazhdojë të qendrojë në atë pozicion, duke u shprehur se “nuk e ka menduar ndonjëherë dorëheqjen”, i bën vetes një dëm të madh: shkel normat e tij morale dhe bashkë me to, edhe Statutin e PD- së që e konsideron si Kushtetutë të kësaj force politike. Aq më shumë, kur paragrafi “Në rast se pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të përgjithëshme për Kuvendin, Partia nuk rezulton forcë fituese qeverisëse, mandati përfundon menjëherë dhe automatikisht për shkak të Statutit. Në këtë rast, kryetarit që i përfundon mandati, nuk i lejohet kandidimi në zgjedhjet pasardhëse për kryetar partie.”, nuk lë shteg për asnjë interpretim as moral e aq më pak juridik.
Shpallja e rezultatit të zgjedhjeve, bëhet nga një organ i pavarur me Kushtetutë, i miratuar edhe me konsensusin e PD- së në bashkëformim me PS- në, siç është KQZ- ja. Përgjegjësitë për procesin, janë të këtij organi teksa akuzat e artikuluara, lehtësisht klasifikohen si politike, në kuadër të përballjen politike. Edhe i dorëhequr, Berisha ka të gjithë mekanizmat e nevojshëm brenda PD- së për të orientuar apo drejtuar betejën, siç e konsideron ai, për zbardhjen e denoncimin e manipulimeve të zgjedhjeve të 11 maj 2025 nga mazhoranca.
Përsa kohë ai mban në shkelje të statutit dhe normave morale postin e kryetarit të PD- së pas certifikimit të zgjedhjeve nga institucionet legjitime, Berisha po krijon thjesht dhe vetëm një alibi që e dëmton rëndë përballë realitetit të krijuar. Pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2023, Berisha u votëbesua nga antarësia dhe u rikonfirmua si kryetar legjitim. Gabimi i vetëm i “Nenit Basha”, duket se është fjalia e fundit “Në këtë rast, kryetarit që i përfundon mandati, nuk i lejohet kandidimi në zgjedhjet pasardhëse për kryetar partie.”. Por edhe këtë, Berisha ka të gjithë mekanizmat ta ndryshojë ose ta heqë fare. Mjafton një mbledhje e Kryesisë, Këshillit Kombëtar e në fund, e Kuvendit Kombëtar. Sepse në finale, çdo subjekt politik ka të drejtën e tij të mbajë në krye edhe një kryetar humbës, pa i dhënë llogari askujt.
Megjithatë, kjo duhet sanksionuar në Statutin e kësaj partie politike. Ashtu siç e ka edhe PS- ja për shembull. Hera e fundit që Rama është votuar si kryetar i PS- së, është viti 2009, përballë Maqo Lakrorit. Sepse e ka shënuar në Statut se kryetari që fiton zgjedhjet politike, nuk ka nevojë të votohet brenda PS- së. /Nga Sokol N. SOKOLI/ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar.
Ju mirëpresim! -

Samiti i BE/ Ndërkombëtarët në Tiranë, ‘surpriza’ e 17 majit, inagurohet nga Rama e Macron, djali i Trump i pranishëm (PROGRAMI)
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Tirana pret liderët europianë për Samitin e Komunitetit Politik Europian i cili mbahet për herë të parë në vendin tonë më 15-16 Maj. 47 liderë nga i gjithë kontinenti do të zbarkojnë në Tiranë, për takimin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian. Disa prej kryeministrave europianë pritet të mbërrijnë që sot për të zhvilluar takime me kryeministrin Edi Rama.
Sot më datë 15, kryeministri britanik Keir Starmer, do të nisë një vizitë zyrtare bilaterale. Ai pritet të ketë fillimisht një takim kokë më kokë me kryeministrin Rama për të vijuar më pas me bisedimet mes dy delegacioneve. Drejtuesit më të lartë të BE, presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von nder Leyen, presidenti i Këshillit Evropian Antonio Kosta dhe përfaqësues për politikën e jashtme të BE, Kaja Kallas do të marrin pjesë në një darkë informale me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë pasdites së nesërme, Rama parashikohet të presë në një takim presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa me të cilin po ashtu do dalin përpara mediave.
Të premten e 16 majit, Rama do të nis ditën me disa takime që do i paraprijnë samitit të Komunitetit politik. Parashikohet që ai të ketë bisedime me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, e më pas me homologun spanjoll Pedro Sanchez. Kryeministri Rama do të ketë edhe gjatë pasditesh një seri takimesh të tjera me homologë të ndryshëm evropian, përfshirë kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe presidentin turk Rexhep Erdogan.
Tema e takimit është “Evropa e re në një botë të re: Unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët”.
Udhëheqësit pritet të diskutojnë sigurinë e Evropës, duke përfshirë mbështetjen për Ukrainën, mbrojtjen evropiane si dhe aftësinë për reagim ndaj kërcënimeve të ndryshme. Presidenti ukrainas, pritet gjithashtu të jetë pjesë e samitit.
Programi i plotë:
Programi i samitit nis në orën 10:00 me mbërritjen e delegacioneve dhe deklaratat për media, pasuar nga ceremonia zyrtare e hapjes në orën 11:00 dhe fotografia familjare në orën 11:30.
Më pas, do të zhvillohen sesioni i parë plenar, një drekë zyrtare dhe tryeza tematike. Pasdite do të ketë takime dypalëshe mes krerëve të delegacioneve dhe një sesion përmbyllës plenar.
Ngjarja do të mbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 18:30 nga Kryeministri i Shqipërisë dhe Kryeministri i Danimarkës, vendi pritës i samitit të ardhshëm.
Por më 17 Maj do të zhvillohet në Tiranë edhe Samiti Ekonomik Ndërkombëtar Future Investment Initiative Europe. Samiti, që përkon dhe me takimin e Komunitetit Politik, do mbahet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, dhe do të inagurohet në pjesën e tij kryesore nga presidenti francez Emanuel Macron dhe kryeministri Rama.
Përveç presidentit francez, i pranishëm në këtë event do të jetë edhe dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner dhe themelues & CEO, Affinity Partners.
AXHENDA E PLOTË:
09:00 AM – FJALËT PËRSHËNDETËSE
09:05 AM
FOLËS: Richard Attias, Kryetar i Komitetit Ekzekutiv, Instituti FII; Themelues & Kryetar, RA&A
BISEDË HAPËSE ME YASIR AL-RUMAYYAN 09:05 AM – 09:20 AM
FOLËS: Sh.T. Yasir Al-Rumayyan, Guvernator, PIF; Kryetar i Saudi Aramco; Kryetar i Institutit FIIMODERATOR: Sir Noel Quinn, Kryetar i zgjedhur, Grupi Julius Baer; Ish-CEO, HSBC
BORDI I NDRYSHUESVE: A MUND TË LIDHË KAPITALI NJË BOTË TË PËRÇARË?
09:20 AM – 10:05 AM
Ekonomia globale po përballet me një përzierje të ndërlikuar të inflacionit të vazhdueshëm, niveleve të larta të borxhit dhe fragmentimit gjeoekonomik që kërcënojnë rritjen e qëndrueshme afatgjatë. Sipas Institutit Ndërkombëtar të Financave (IIF), borxhi global kaloi 320 trilionë dollarë në vitin 2024, me ekonomitë e zhvilluara që luftojnë për të balancuar stimulimin fiskal dhe kontrollin e inflacionit. Si do të bashkohen politikëbërësit dhe liderët financiarë për të përballuar këto sfida, dhe cilat mjete mbeten efektive për të siguruar stabilitet ekonomik?
FOLËSIT:
Sh.T. Matteo Renzi, Senator i Republikës Italiane, Ish-Kryeministër i ItalisëMohamed Alabbar, Themelues i Emaar Properties; Themelues i Noon.comSamir Mane, President, Grupi BALFINBernard Mensah, President për Operacionet Ndërkombëtare, Bank of AmericaFolës shtesë
MODERATOR:
Thorold Barker, Gazetar, Folës & Këshilltar Strategjik
10:05 AM – 10:20 AM
Ndërsa ndryshimet gjeopolitike po riformësojnë aleancat, po shfaqen mundësi të reja për investime që të shërbejnë si urë lidhëse mes tregjeve të konsoliduara dhe atyre në zhvillim të shpejtë. Ballkani ka regjistruar nivele rekord të investimeve të huaja direkte vitet e fundit, me Shqipërinë që tërhoqi 1.58 miliardë euro investime të huaja direkte në vitin 2024. Sektorë si turizmi, infrastruktura, energjia e rinovueshme dhe teknologjia po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendje globale. Ndërkohë, investitorët ndërkombëtarë po shikojnë përtej destinacioneve tradicionale për të zbuluar mundësi rritjeje dhe për të ndërtuar lidhje ekonomike afatgjata. Si mund t’i identifikojnë dhe shkallëzojnë investitorët vizionarë këto mundësi për të gjeneruar kthime dhe për të thelluar lidhjet ekonomike në Shqipëri, rajon dhe më gjerë në skenën globale?
FOLËS:Jared Kushner, Themelues & CEO, Affinity Partners
MODERATOR:
Richard Attias, Kryetar i Komitetit Ekzekutiv, Instituti FII; Themelues & Kryetar, RA&A
FINANCË & INVESTIME
(Program paraprak. Mund të ndryshojë.)
10:20 AM – 10:35 AM – FJALIM KRYEMINISTËROR
FOLËS:
Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së ShqipërisëSh.T. Emmanuel Macron, President i Republikës Franceze
ZINXHIRIT TË VLERËS SË AI?
11:25 AM – 11:40 AM
Inteligjenca artificiale po riformëson peizazhin gjeopolitik, duke u shfaqur si një aset strategjik por edhe si një pikë dobësie. Mbi 90% e çipave të avancuar për inteligjencë artificiale në botë prodhohen vetëm në një rajon, duke krijuar pika kritike bllokimi që ekspozojnë rreziqe për sigurinë kombëtare. Ndërsa kombet garojnë për të arritur sovranitetin në fushën e AI dhe për të integruar sisteme inteligjente në teknologjinë mbrojtëse, si mund të bashkëpunojnë aktorët shtetërorë me sektorin privat për të siguruar infrastrukturën dhe talentin e nevojshëm për të ruajtur kontrollin në një fushë gjithnjë e më të kontestuar?
FOLËS:
Jared Cohen, President i Çështjeve Globale & Bashkëdrejtues, Instituti Global i Goldman Sachs. -

“Statusi i ndryshuar nga vetë ai”,Gjikondi: Berisha s’mund të jetë më kryetar, ka humbur mandatin sipas ligjit të PD-së
Juristja Brizida Gjikondi në një emision televiziv u shpreh se kreu i PD Sali Berisha, ditën që shpallen zgjedhjet në Shqipëri nga KQZ, automatikisht nuk është kryetar partie
Gjikondi e shpjegoi këtë fakt lidhur me statutin e Partisë Demokratike, që siç nënvizoi ajo është ndryshuar nga vetë Berisha.
“Statusi i ndryshuar nga vetë Berisha, është shumë qartë dhe thotë “në rast se pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin. Nuk thotë që partia duhet t’i pranojë apo jo. Pra mjafton që shpallen nga KQZ, partia nuk rezulton forcë fituese qeverisëse, mandati i kryetari përfundon me njëherë për shkak të statutit, kryetarit nuk i lejohet kandidimi. Pra nuk është me fare në dorë të Berishës, e jep apo jo dorëheqjen. Ditën që shpallen zgjedhjet në Shqipëri nga KQZ, automatikisht nuk është kryetar partie”, tha ajo. -

Berisha: Kjo do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite, pas 12 majit…
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar sot konferencën e fundit nga selia e PD-së para mbylljes së fushatës elektorale.
Gjatë fjalës së tij para gazetarëve, Berisha u shpreh se kjo është konferenca e tij e fundit si kryetar opozite, sepse pas 12 Maj do të jetë në maxhorancë.
Ai theksoi se këtë e ka ndjerë çdo shqiptar, por më së shumti kryeministri Edi Rama.
“Do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite, pasi pas datës 12 Maj kjo opozitë do të bëhet maxhorancë e Shqipërisë.
E ka ndjerë çdo shqiptar, është ndjesia më reale, por në mënyrën më të frikshme e ka ndjerë Rama”, tha Berisha. -

“Konferenca e fundit si kryetar opozite”/ Berisha: Sonte fushatës do i vëmë kurorën në ballë
Sali Berisha mendon se dalja e sotme para gazetarëve, do të jetë e fundit për të si kryetar opozite.
Berisha tha se pas 11 majit, opozita do të kthehet në maxhorancë.
“Sonte kësaj fushate fantastike ta quaj që u zbvillua për 1 muaj, duhet t’i vendosim kurorën më të bukur në ballin e Shqipërisë.
Ndaj ftoj qytetarët e Tiranës të bashkohemi sot për fitoren e datës 11 maj. Kjo do jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite. Kjo opozitë është maxhorancë e Shqipërisë, është ndjesia më reale”-u shpreh Berisha.Top Channel
-

Sot mbyllet fushata elektorale/ Paralajmëron Berisha: Kjo do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur konferencën e fundit nga selia e PD-së para mbylljes së fushatës elektorale mbrëmjen e sotme, e cila i paraprin heshtjes zgjedhore. Berisha u shpreh se kjo është konferenca e tij e fundit si kryetar opozite, sepse pas 12 Maj do të jetë në maxhorancë.
Ai theksoi se këtë e ka ndjerë çdo shqiptar, por më së shumti kryeministri Edi Rama, theksoi Berisha.
“Do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite, pasi pas datës 12 Maj kjo opozitë do të bëhet maxhorancë e Shqipërisë.
E ka ndjerë çdo shqiptar, është ndjesia më reale, por në mënyrën më të frikshme e ka ndjerë Rama”, tha Berisha. -

Berisha nga selia e PD-së: Kjo do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur konferencën e fundit nga selia e PD-së para mbylljes së fushatës elektorale mbrëmjen e sotme, e cila i paraprin heshtjes zgjedhore.
Berisha u shpreh se kjo është konferenca e tij e fundit si kryetar opozite, sepse pas 12 Maj do të jetë në maxhorancë.Ai theksoi se këtë e ka ndjerë çdo shqiptar, por më së shumti kryeministri Edi Rama.
“Do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite, pasi pas datës 12 Maj kjo opozitë do të bëhet maxhorancë e Shqipërisë.
E ka ndjerë çdo shqiptar, është ndjesia më reale, por në mënyrën më të frikshme e ka ndjerë Rama”, tha Berisha.