Kreu i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza se mazhoranca ka kërcënuar vëzhguesit ndërkombëtarë që të ndryshojnë raportin lidhur me zgjedhjet e 11 Majit.
Në një konferencë pë media, Berisha ka publikuar letrën e dërguar nga Ministri Igli Hasani dejt koordinatores speciale të OSBE-së Farah Karimi më 12 Maj, sipas tij, pasi u lexua raportoi i vëzhguesve ndërkombëtare për zgjedhjet parlamentare.
Sali Berisha: Farsa elektorale e 11 majit 2025 është procesi elektoral më i shëmtuar në 32 vite pas rënies së Perdes së Hekurt. Është procesi më i diskredituar. Është procesi më i korruptuar.
Këtu në mënyrë të vazhdueshme kemi paraqitur qindra fakte dhe dokumente të pakundërshtueshme të përdorimit të mbi 1 miliard e 20 milionë euro para të buxhetit me qëllim blerjen dhe influencën e votës.
Të organizimit të mbi 4 mijë e 500 aktiviteteve më shumë se tre vite të tjera të marra së bashku, në 4 muajt e fundit para zgjedhjeve, të ndaluara me ligj. Të gjysëm miliardi prokurime të ndaluara me ligj para zgjedhjeve.
Të armatosjes së terroristëve elektoralë patronazhistë me të dhënat e qytetarëve për t’i mikluar dhe kërcënuar ata. Firmosjen e licencave për mbjelljen e kanabisit në përmasa 140 herë më të mëdha se sa ç’parashikon ligji. Kemi paraqitur para jush manipulimin ekstrem të votës së diasporës.
Por ju jeni dëshmitarë se këtu, nga kjo sallë, nga Parlamenti Europian dhe asambleja parlamentare e OSBE, kam denoncuar me forcën më të madhe këcënimet, presionet e Edi Ramës dhe ministrit Igli Hasani ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë me qëllim që ata të ndryshojnë raportin.
Siç unë u kam njoftuar, laptopi po bën transparencë të madhe.
Këtu para jush kam sjellë sot letrën kërcënuese që ministri i jashtëm i narkoshtetit, Igli Hasani, iu drejton me datën 12 maj, sapo lexohet raporti, zonjës Farah Karimi, koordinatore speciale dhe lider i misionit afatshkurtër të OSBE-së.
Ambasadorit Lamberto Zannier, kryetar i misionit të vëzhguesve të ODIHR-it.
Zotit Bjorn Soder, kryetar i delegacionit të asamblesë parlamentare të OSBE.
Zoti Simone Billi, kryetar i delegacionit të asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës.
Dhe zotit Michael Gahler, kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian.
Shikoni çfarë banditizmi, sapo kanë lëshuar komunikatën, atyre iu drejtohet kjo letër.
Pas kortezisë, në letër thuhet: ‘Lidhur me deklaratën e gjetjeve dhe konkluzioneve paraprake, dua t’ju përcjell pritshmërinë që këto raporte të pasqyrojnë me saktësi realitetet e observuara në terren gjatë procesit elektoral’.
Dhe vazhdon: ‘Në këtë drejtim, dua të shpreh shqetësimin serioz (imagjinoni ju çfarë mafiozësh janë këta, ata sa e kanë lexuar raportin, dhe ky sikur t’ua ketë marrë kopjen para) lidhur me paragrafin hyrës të deklaratës, në të cilin bëhet një paraqitje thellësisht negative në pikëpamjen tonë dhe e pabalancuar e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025’.
Tag: kryetar
-

Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet/Berisha: PS presion ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë
-

Juristi Indrit Sefa: Nga dje Berisha nuk është më kryetar i PD! Në detyrë mund të vihet një nga nënkryetarët
Sali Berisha nuk është më, nga dje, kryetar i Partisë Demokratike. Kështu tha në “Ditarin e fundjavës” në A2 CNN juristi Indrit Sefa, në një intervistë për gazetarin Erion Dushi. Sipas tij, është vetë statuti i kësaj force politike, për të cilin u bënë edhe beteja gjyqësore, që sanksionon largimin e kryetarit, pa i lënë në dorë atij të dorëhiqet apo jo.
“Partia Demokratike sot, bashkë me LSI-në, është 100 mijë vota mbrapa vetëm Partisë Demokratike të vitit 2021. Çka do të thotë, ka marrë 531 mijë vota. Vetëm PD në 2021 ka marrë 621 mijë, bashkë me LSI ka marrë 730 mijë vota. Pra si koalicion janë 200 mijë vota më pak”, tha Sefa.
Ai tha se: “Struktura e PD është totalisht inekzistente, ka pasur probleme të jashtëzakonshme në mbushjen e komisioneve të qendrave të votimit. U hapën kutitë ku deshi PD, nuk pati asnjë gjurmë të “Trenit Bullgar”. Kishte krim në 2021-shin? Shumë herë më shumë! Kishte përdorim të aseteve dhe burimeve shtetërore? Shumë herë më shumë! Këto janë justifikime.
Nuk po them që ishin zgjedhje perfekte, por nuk është justifikim ky. Për mua, PD duhet të shohë nga vetja dhe të gjithë këtë stuhi të ngritur në gotë, që nuk kishte Rithemelim, prandaj humbëm, kjo është më duket vetëm një lëvizje taktike e ish-kryetarit tanimë të PD, zotit Berisha, i cili në bazë të nenit 46 të statutit, nga certifikimi i rezultatit nga Kolegji Zgjedhor, nuk është më kryetar partie, është “de facto”, “de jure”, sipas statutit të regjistruar me tre vendime gjykatash. Zoti Berisha nuk është më kryer nga dita e djeshme (26.07.2025) kur mori vendim Kolegji Zgjedhor. Se nuk i mbetet në dorë zotit Berisha për të dhënë apo jo dorëheqjen. Thuhet “nuk është më kryetar dhe në zgjedhjet e ardhshme nuk kandidon më”. Tani, një nga nënkryetarët mund të jetë kryetari në detyrë i PD, që mund të jetë zoti Gjekmarkaj, zoti Bardhi, zoti Boçi, apo zoti Bylykbashi”. -

“E përcakton neni 46 i statutit”, Sefa deklaratë të fortë: Berisha nga dje nuk është më kryetar i Partisë Demokratike
Sali Berisha nuk është më, nga dje, kryetar i Partisë Demokratike. Kështu tha në një emision televiziv juristi Indrit Sefa, në një intervistë për gazetarin Erion Dushi. Sipas tij, është vetë statuti i kësaj force politike, për të cilin u bënë edhe beteja gjyqësore, që sanksionon largimin e kryetarit, pa i lënë në dorë atij të dorëhiqet apo jo.
“Partia Demokratike sot, bashkë me LSI-në, është 100 mijë vota mbrapa vetëm Partisë Demokratike të vitit 2021. Çka do të thotë, ka marrë 531 mijë vota. Vetëm PD në 2021 ka marrë 621 mijë, bashkë me LSI ka marrë 730 mijë vota. Pra si koalicion janë 200 mijë vota më pak”, tha Sefa.
“Struktura e PD është totalisht inekzistente, ka pasur probleme të jashtëzakonshme në mbushjen e komisioneve të qendrave të votimit. U hapën kutitë ku deshi PD, nuk pati asnjë gjurmë të “Trenit Bullgar”. Kishte krim në 2021-shin? Shumë herë më shumë! Kishte përdorim të aseteve dhe burimeve shtetërore? Shumë herë më shumë! Këto janë justifikime.
Nuk po them që ishin zgjedhje perfekte, por nuk është justifikim ky. Për mua, PD duhet të shohë nga vetja dhe të gjithë këtë stuhi të ngritur në gotë, që nuk kishte Rithemelim, prandaj humbëm, kjo është më duket vetëm një lëvizje taktike e ish-kryetarit tanimë të PD, zotit Berisha, i cili në bazë të nenit 46 të statutit, nga certifikimi i rezultatit nga Kolegji Zgjedhor, nuk është më kryetar partie, është “de facto”, “de jure”, sipas statutit të regjistruar me tre vendime gjykatash. Zoti Berisha nuk është më kryer nga dita e djeshme (26.07.2025) kur mori vendim Kolegji Zgjedhor. Se nuk i mbetet në dorë zotit Berisha për të dhënë apo jo dorëheqjen. Thuhet “nuk është më kryetar dhe në zgjedhjet e ardhshme nuk kandidon më”. Tani, një nga nënkryetarët mund të jetë kryetari në detyrë i PD, që mund të jetë zoti Gjekmarkaj, zoti Bardhi, zoti Boçi, apo zoti Bylykbashi”.
-

Ilir Alimehmeti: Berisha kryetar i PD? I takon forumeve të vendosim, por që nuk po mblidhen!
Ilir Alimehmeti: PD ka nevojë për reflektim dhe rotacion – Berisha është kryetar, por fjala i takon forumeve.
Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, shprehet se çdo diskutim për lidershipin e PD duhet të zhvillohet në mënyrë institucionale, brenda forumeve të partisë. Në një prononcim për “Top Channel”, ai theksoi se statusi i Sali Berishës si kryetar nuk është çështje që zgjidhet në media, por në organet statutore të partisë.“Berisha është kryetar i PD. Statutin e vendos partia dhe është e drejta jonë që ta bëjmë këtë diskutim brenda forumeve tona, kur të mblidhen. Unë jam anëtar i Këshillit Kombëtar, siç dihet, por ai nuk është mbledhur ende. Ne do kemi diskutimet tona kur të vijë momenti”, tha Alimehmeti.
Duke komentuar situatën pas zgjedhjeve, ai theksoi se mungesa e dorëheqjeve është një tregues i nevojës për një analizë të thellë të performancës zgjedhore dhe për një proces të qartë reflektimi që duhet të sjellë ndryshim në strukturat drejtuese.
“Po të kishte qenë puna për dorëheqje të menjëhershme, duhej të ishin dhënë. Ndryshimet, përndryshe, duhet të jenë pasojë e një reflektimi më të matur dhe më kolegjial. Kush ka performuar mirë, duhet të ecë përpara. Kush jo, të tërhiqet. Ne s’mund të predikojmë rotacion në nivel kombëtar pa e praktikuar atë në familjen tonë politike”, shtoi ai.
Alimehmeti i bëri thirrje partisë që të hapet realisht për brezin e ri, duke kujtuar se edhe ai vetë është produkt i një hapjeje të tillë, ndonëse të kufizuar. “Numrat kanë qenë të vegjël. PD ka nevojë për një oksigjenim të brendshëm përmes përfshirjes reale të të rinjve dhe energjive të reja”.
Ai u shpreh kritik edhe ndaj sistemit zgjedhor aktual, që sipas tij, penalizoi kandidatë të votuar masivisht nga qytetarët, përfshirë edhe vetë atë. “Demokratët nuk janë gati për një garë të parakohshme, por ka ardhur koha për të ndryshuar sistemin zgjedhor. Ky sistem la jashtë Parlamentit zërat që morën më shumë vota – dhe unë isha një prej tyre”, përfundoi Alimehmeti. -

Bulimia për pushtet e Ramës: Edhe kryeministër, kryetar bashkie, kryedrejtor, kryeshkencëtar dhe kryeinspektor
Bulimia e Edi Ramës për pushtet tashmë është qartazi edhe një problem i madh mjekësor, përveçse një dalldi politike.Gjithçka që po ndodh, po vërteton faktin se ai është një individ shumë i sëmurë, i vënë përfund nga një kompleks problemesh psikike, ndaj i është vërsulur institucioneve me një bulimi të çmendur për të marrë të gjitha pushtetet.
Gjithkush e di se asnjë individ në botë nuk mund të jetë njëherazi kryeministër, kryetar bashkie, kryedrejtor, kryeshkencëtar dhe kryeinspektor. Gjithkush në Europë qesh me dalldinë e këtij njeriu, të cilin babëzia për pushtet e ka kthyer në etalonin e marrëzisë politike dhe komicitetit megaloman të një lideri afrikan.
Por realisht, bulimia për pushtet dhe paranojat po e bëjnë Ramën qesharak përtej çdo imagjinate.Drejtorët që po i largon, inspektorët, ministrat, kryetarët e bashkive dhe këdo tjetër – i ka vendosur vetë ai.
I tmerruar se hordhia e kusarëve i ka dalë jashtë kontrollit, Rama është bërë paranojak dhe ha pushtet me një bulimi të çmendur, përtyp çdo zyrë dhe çdo kompetencë shtetërore.Bulimia ka si reaksion pasues vjelljen masive – ndaj edhe Rama do ta vjellë shumë shpejt gjithë këtë pushtet që po e përpin pa pushim. Edhe diktatorët e vërtetë – sepse Rama kuptohet që është një diktatoruc – i janë ruajtur fort kësaj bulimie vetëshkatërruese dhe diskredituese.
Ndaj, lëreni Ramën të hajë sa më shumë pushtete, zyra dhe kompetenca – sepse do t’i vjellë me qamet. Kjo është e sigurt.
Në fund të fundit, do t’i lërë edhe patronazhistët – të përdorur, të poshtëruar – dhe do t’i përzërë, duke i hedhur si limona të shtrydhur rrugëve. -

“Rama nuk do zgjedhje në Tiranë”, Manjani: Ja pse nuk i intereson tani
Juristi Ylli Manjani komentoi në Euronews Albania analizën që ai ngre lidhur me zgjedhjet për bashkinë e Tiranës, ndaj të cilave shprehet se kryeminstri Rama nuk dëshiron të hyjë në zgjedhje të tilla.
Sipas Manjanit, Rama ka një interes për të vepruar pa një kryetar bashkie siç po bën aktualisht.
“Nuk mendoj që kryeministri Edi Rama dëshiron që të hyjë në zgjedhje dhe të kërkojë zgjedhjet e bashkisë Tiranë tani. Kjo sepse këto zgjedhje do të jenë të vlefshme deri në 2027-ën dhe atij nuk i intereson kjo gjë. Rama do ta përdorë këtë periudhë për të gjetur një kryetar bashkie ashtu siç duhet me qëllim që të hyjë në 2027-ën për mandate të plota.
Së dyti, ai nuk ka interes të hyjë në një debat politik në këtë histori. Një debat i tillë nëse Rama e do apo nuk e do Erion Veliajn, nuk besoj që i intereso politikisht atij. Së treti, në këtë fazë, edhe për efekt të mënyrës së stilit të tij politik dhe menaxherial, do t’i interesonte të kishte një bashki kështu siç është me kolektiv, për të çuar deri në fund disa projekte që janë nisur dhe bëhen shumë më mirë pa kryetar bashkie sesa me një të tillë, siç po bëhen aktualisht”, tha Manjani. -

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, tha se nuk ka shprehur asnjë ambicie për pozicione të tjera në parti apo në grupin parlamentar.
Në një intervistë për Klan News me gazetarin Besard Jacaj, Boçi u shpreh se për momentin angazhimi i tij mbetet si nënkryetar i partisë, drejtues politik i qarkut Shkodër dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
“Unë s’kam ambicie, nuk i kam shprehur ambiciet e mia as për kryetar grupi, as për pozicione të tjera. Unë jam nënkryetar i partisë, drejtues politik i Shkodrës dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë në një parlament që do të ketë marrëdhënie të kryqëzuara. Akoma nuk është përcaktuar qëndrimi i Partisë Demokratike në atë lloj parlamenti,” tha Boçi.
Duke komentuar zhvillimet e brendshme në PD, ai u ndal edhe te figura e Gazment Bardhit nëse është pro tij për të mbajtur postin e kryetarit të grupit parlamentar.
“Vota është e fshehtë, por ne jemi mësuar në Shqipëri që ta themi gjashtë muaj më parë,” tha Boçi. -

U shkarkua nga kryetar i PS Vlorë, Admir Malaj emërohet drejtor porti i Sarandës
Admir Malaj është emëruar drejtor i ri i Portit të Sarandës, duke u transferuar nga posti i mëparshëm si drejtor i Portit të Vlorës. Ky ndryshim vjen vetëm pak ditë pasi vendin e ka lënë Alket Qëndro, i cili deri së fundmi mbante drejtimin e këtij porti.
Admir Malaj ka qenë më herët edhe një figurë e njohur politike si kryetar i Partisë Socialiste në këtë Blore.
Megjithatë, pas zgjedhjeve vendore të 11 majit, ai u largua nga drejtimi i PS-së në Vlorë, një vendim i marrë drejtpërdrejt nga kryeministri Edi Rama. -

‘Shabani tha 60 gënjeshtra në 50 minuta’/ Konomi: Ka marrë para nga Rama, do ta bëjë kryetar bashkie
Në një intervistë ekskluzive për Syri TV nga Kafe Shqeto, aktivisti i njohur Arjan Konomi foli hapur për sfidat dhe tensionet brenda koalicionit “Shqipëria Bëhet”. Ai kritikoi ashpër situatën politike aktuale, duke theksuar se përfitues i vetëm i zhvillimeve është kryeministri Rama dhe njerëzit e tij në pushtet.
Konomi rrëfeu përpjekjet e tij të vazhdueshme gjatë javës së fundit për të bashkëpunuar me Endri Shabanin, një figurë kyçe brenda koalicionit, për të arritur një zgjidhje dhe për të respektuar votën e afro70,000 shqiptarëve. Megjithatë, ai përshkroi një situatë të tensionuar, ku Shabani ka anuluar ose shtyrë takime, duke krijuar pasiguri dhe frustrim.
“Në tre raste kam udhëtuar 200 kilometra për të takuar Shabanin, por ai shpesh nuk ka qenë i pranishëm, ose ka shmangur bisedat”, tha Konomi, duke shtuar se ky qëndrim i Shabanit duket si tallje me të dhe me kolegun Adriatik.
Ai nuk kurseu kritikat për Shabanin, duke i adresuar akuza për mungesë transparence dhe për gënjeshtra gjatë intervistave televizive. “Si mund të jetë një profesor universiteti që thotë 60 gënjeshtra në 50 minuta?”, pyeti ai.
Nga ana tjetër, Konomi shprehu dyshime të forta për ndikimin e kryeministrit Rama në vendimet brenda koalicionit, duke sugjeruar se Shabani mund të ketë marrë favore për të mbajtur pozicione kyçe, duke theksuar se Rama do të vendosë për kryetarin e bashkisë, pavarësisht dëshirave të brendshme.
Konomi:
Gjithë kjo që po ndodhë leverdis vetëm Ramës dhe këtyre që janë në pushtet sot dhe është e tërbuar të mendosh në çfarë gjendje kemi arritur dhe në ç’pikë të gjithë bashkë por edhe unë personalisht kemi shkuar edhe duke dalë nga vetja edhe duke dalë nga natyra jonë, por ndonjëherë keqardhja dhe trishtimi të krijon një gjendje emocionale që është më e errët edhe shkaku kryesor për të pasur edhe reagime të forta.
Unë kisha një javë që merresha me Endri Shabanin, unë kam folur vetë me të, kam kontaktuar me të, jam përpjekur duke iu lutur, duke iu përgjëruar për hir të karrierës së tij, për hir të asaj përpjekje që kemi bërë, për hir të atyre afro 70,000 shqiptarëve që na kanë votuar, për hir të shpresës së Shqipërisë, të gjetjes së një zgjidhje dhe për të mos hedhur poshtë tërë këtë mund dhe sakrificë që ata kanë bërë.
Pasi jam marrë me Endri Shabani, kam ardhur 3 herë nga pushimet për ta takuar, kam folur me të duke iu lutur dhe duke i thënë shikojeni këtë mundësi, dhe më thoshte po hajd etë flasim, pastaj nuk më takonte, pastaj më thoshte jam jashtë, pastaj kjo prapë, pastaj vite më thoshte në çfarë ore do takohemi, nisesha me urgjencë dhe bëja 200 kilometra me makinë, më i qeshur se peshoja gjë nga nxitimi për të mos humbur dëshirën e Endrit për tu takuar, pastaj gënjente prapë.
Ishte një tallje që e bënte me Adriatikun e bënte dhe me mua, me një gajkofshmëri dhe me një cinizëm.
Të dëgjosh Endri Shabanin, thotë absurditete, ishte në një intervistë televizive, 50 minuta ka thënë 60 gënjeshtra.
Tani nuk e kuptoj, një profesor universiteti, që e mban veten për njeri të përgatitur e të shkolluar, si mund të gënjejë.Kemi 2 vjet që jemi në të gjitha kontinentet, në çdo qytet, kemi 2 vjet që na presin njerëzit, që harxhojmë energji, sakrifica, kemi harxhuar paratë tona, djersën tonë, mendjen tonë dhe tani të na dalë Zeqir Kordhoni deputet?
I kam thënë Endrit, a do të flas me Adriatikun dhe ta bind të shkosh ti deputet?
Të kam thënë Endri, se i am mesazhet këtu dhe mund ti tregoj edhe publikisht në tërë bisedat tona që të bëhesh ti kryetar i koalicionit.Kam dashur të bëj të pamundurën që ti të ishe i kënaqur, por Endri Shabani nuk do sepse unë dyshoj se ka marrë para nga Rama dhe ka atë euforinë tani që do bëhet kryetar bashkie një ditë se e ka pasur ëndërr djaloshare, si ato cupelinat që kanë endrat në sirtar edhe Endri e ka ëndërr të bëhet kryetar bashkie.
Rama do të bëjë kryetar bashkie aty patjetër se ndryshën nuk ke asnjë shans.
Të përshëndes. -

Edhe 2 tentativa të mbetura, dështon seanca e 50-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ja ç’pritet
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritur as për të 50-ën herë ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës, pavarësisht zërave se në fundjavë do të mund të arrihej një marrëveshje për zhbllokim të situatës. Të pranishëm në seancë kanë qenë 104 deputetë. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica i ka bërë thirrje kryesuesit të seancës, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje që të mos lejojë “të keqpërdoret”. Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka akuzuar Deharin për “abuzim” me pozitën. Para nisjes së seancës, avokati Arianit Koci e ka qethur kokën para Kuvendit, duke thënë se ky është akt simbolik, përmes së cilit po dëshmon se “ka ardhur fundi”. “Kjo nuk është më politikë prandaj unë kërkoj që menjëherë sot të formohet Kuvendi”, ka thënë avokati Koci, duke përsëritur se nga kjo zvarritje po rrezikohet “shtetësia e Kosovës”.
Kuvendi nuk është konstituuar as pas një takimi të zhvilluar të shtunën mes kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Hollësitë e takimit nuk janë bërë të ditura. Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku ka deklaruar paraprakisht se partia të cilës i takon ajo kërkon që Limaj të propozohet për kryetar Kuvendi. Deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë përsëritur se nuk kanë votë për Limajn si kryetar Kuvendi. Situata është bllokuar pasi PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, nuk pranojnë të propozojnë nga një kandidat për formim të një komisioni për votim të fshehtë, me arsyetimin se mënyra e ndryshimit të votimit është jokushtetuese.