Tag: kryetar

  • A do të kandidojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

    A do të kandidojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

    Ish- deputeti i PD Ervin Salianji, i ftuar mbrëmjen e sotme në një emision u pyet nëse do të kandidojë për kryetar të PD në zgjedhjet që do të bëhen në këtë parti. Salianji nuk e mohoi kandidimin për postin e drejtuesit të ri të PD, ndërsa theksoi se lëvizjen nuk e ka nisur për një qëllim të caktuar.
    ‘Nuk ka zgjedhje për kryetar tani, unë personalisht nuk e kam nisur këtë për një qëllim të caktuar, plus zgjedhje nuk ka tani. E kam nisur duke qenë i shqetësuar për fatin e PD-së. Nuk mund të thuhet se me Ramën s’ka zgjedhje dhe më pas të hyet në zgjedhje me Ramën’, tha ai.
    Salianji sqaroi se nuk ka asnjë interes personal me këtë lëvizje që ka nisur.
    ‘Në politikë dështim është nëse nuk takon njerëz jo kur takon, prandaj them se PD duhet që të ripozicionet në raport me njerzit. Unë s’kam asnjë shqetësim personal’, tha ai.
    Salianji u ndal edhe tek braktisja nga Sali Berisha kur doli nga burgu, ku u prit vetëm nga deputetja Ina Zhupa. Ai tha se kur dikush sakrifikon për një forcë politike meriton qëndrimin e drejtë të partisë.
    ‘Unë s’kam ftuar njeri, kanë qenë deputetet e Fierit që më kanë takuar por ska rëndësi, unë skam lajmëruar njeri, një njëri që sakrifikon për një forcë politike a duhet të ketë një qëndrim partia këtë e gjykojnë njerzit.
    Unë e bëjë këtë lëvizje sepse PD s’ka mundësi që të fitojë sepse po vegjeton dhe duhet rigjallësuar, ky është qëllimi im. Unë jkam pasur këtë kosto nga politika dhe duhet që të them të vërtetat. Unë kam qenë i vetmi që kam diskutuar ashpër kur u dorëzua mandatet dhe thash të mos dorëzohen. Unë kam qenë i vetmi që kam thënë duhet protestë dhe revoltë’, tha ai.

  • ‘PD 35 vjet me të njëjtin kryetar’, gazetari: Duam BE-në, por dorëheqjet nuk funksionojnë

    ‘PD 35 vjet me të njëjtin kryetar’, gazetari: Duam BE-në, por dorëheqjet nuk funksionojnë

    Gazetari Erl Murati i ftuar në një studio televizive u shpreh se 35 vjet nga rënia e komunizmit, në Shqipëri politika nuk e njeh dhe nuk e zbaton metodën e dorëheqjes së liderit të partisë, por vijojnë të kenë të njëjtin kryetar, sic është kreu i PD, Sali Berisha.
    Murati tha se nga 8 dhjetori 1990 deri më sot, ka ndryshuar forma por jo përmbajtja.
    “Ne kemi hapur negociatat me BE për integrimin dhe duhet të aplikojmë metodat evropiane”, u shpreh gazetari Erl Murati.
    Sipas tij, fakti që Berisha vijon të jetë në krye të PD, nuk është aspak pozitive në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
    “Unë personalisht e shoh si problem këtë”, tha Murati.
    Erl Murati: Ka ndryshuar forma dhe shumë gjëra në përmbajtje nuk ka ndryshuar. Unë besoj se nuk është pozitive që PD të ketë të njëjtin kryetar si 35 vjet më parë. Ne kemi hapur negociatat me BE për integrimin dhe duhet të aplikojmë metodat evropiane.

  • Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

    Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

    Ish-kandidati për deputet, Ilir Alimehmeti, është shprehur se lëvizja e organizuar nga Ervin Salianji, pjesë e të cilës është edhe vetë ai, nuk është një lëvizje anti-kryetar.
    Komentet Alimehmeti i bëri në studion e emisionit ‘ÇdoKënd’ me gazetaren Merita Haklaj në A2 CNN, ku tha se qëllimi i kësaj lëvizjeje është të kërkojë organizim të PD-së.
    Ai tha gjithashtu se në situatën aktuale dukej sikur PD ishte përgjumur dhe ka nevojë të riorganizohet dhe të përfaqësojë më së miri votuesit.
    “Duhet të kuptojmë diçka të rëndësishme. Këtu ne nuk jemi duke folur për një diskutim politik, për një lidership politik apo për mendime politike të ndryshme. Pra nuk është një lëvizje e këtij tipi. Është një lëvizje që kërkon organizim.
    Pra ne po çojmë nevojën, pra kemi nevojë të riorganizohemi, kemi nevojë të ripërfaqësohemi. Sepse kështu siç jemi nuk po bëjmë dot maksimumin tonë.
    Atëherë në këtë aspekt ne kemi nevojë për një organizim më të mirë. Sepse po dukej sikur ishte përgjumur situata dhe nuk shkon kjo. Është mandati i katërt që po qeveris Rama dhe nuk na lejohet kjo. Se nuk është as lëvizje anti-kryetar, sepse kanë dashur ta spostojnë vëmendjen këtu”, tha mes të tjerash Alimehmeti.

  • “Ju doni të rregulloni një parti që ka vdekur!”/ Alimehmeti mohon se Foltorja e re do “kokën” e Berishës

    “Ju doni të rregulloni një parti që ka vdekur!”/ Alimehmeti mohon se Foltorja e re do “kokën” e Berishës

    Ilir Alimehmeti, ka folur për Foltoren e re që ka nisur me Salianjin dhe mbështetësit e PD. Alimehmeti tha se kjo lëvizje nuk synon lidershipin e partisë dhe bëri kujdes disa herë të theksonte se kryetar i kësaj partie është Berisha, por shtoi se duhet energjizuar partia dhe votuesit duhet të përfaqësohen. Alimehmeti tha se nuk e do përçarjen e partisë dhe se nuk do jetë pjesë e kësaj lëvizje nëse përçahet partia.
    Biseda:
    Ylli Rakipi: Ju po përpiqeni ndoshta të rregulloni diçka që nuk rregullohet. Si të ngjallësh një njeri që po vdes… PD është ajo që ne shohim. Flamuri është aty, Vokshi, Paloka, e me rradhë. Pra doni të ndryshoni një gjë që doktori e ka krijuar me kujdes shumë të madh?
    Ilir Alimehmeti: Ju edhe kur e hapët, folët për Foltoren e kaluar dhe të tanishmen. Ndryshon Foltorja e Berishës kundër Bashës, nga diskutimi që po bëhet sot. Patjetër ia mori Lulzim Bashës. Partia është e doktor Berishës. Është kryetar, unë e kam votuar dy herë. Nuk është lëvizje anti-kryetar ose për kryesi, por një luftë dhe përpjekje për bashkim. Ka energji të ndryshme brenda PD-së, të cilat përfaqësohen nga njerëz të ndryshme. Vetëm një prej forcave të mëdha është e përfaqësuar gjerësisht. Këtu lind nevoja për të përfaqësuar më mirë rrymat që ndodhen në PD. Ne duam të bashkojmë forcën e PD-së bashkë, në një PD sa më të plotë, që të jetë lider i opozitës, në luftë për pushtet nesër. Nuk është foltore kundër kryetarit dhe për të marrë vendin e kryetarit.
    Ylli Rakipi: Ju kërkoni fraksion në PD, apo ndryshim lidershipi në PD?
    Ilir Alimehmeti: Ju e dini që pranverën që vjen, do të ketë mundësi për të votuar figurat drejtuese të PD. Shumë prej këtyre figurave, nevojitet një lloj rifreskimi, për të përfaqësuar elektoratin. Kanë votuar mbi gjysmë milioni njerëz. Duhet të forcohet PD, përmes figurave, hapjes, rithemelimit. Këto kanë qenë premtimet që janë bërë, kanë qenë premtime që kanë qëndruar. Nëse u rikthehemi këtyre shinave… Unë kam hyrë në prill të 2022 në PD, ishte ditë të vështira për Berishën. Unë e di shumë mirë ku qëndroj. Nëse shihet si përçarje, nuk mbështes përçarjen por vetëm bashkimin. Ka nevojë për ndryshim të disa figura. Këto fliten së pari në struktura drejtuese, por që ka një nevojë, ka një nevojë. Nuk është si Foltorja e doktor Berishës. Është një format rienergjizuese, njerëzit kërkojnë të përfaqësohen.
    Ylli Rakipi: Pra po thua që doktorin nuk e lëviz topi nga aty?
    Ilir Alimehmeti: Me fjalët tuaja po.
    Ylli Rakipi: Ju e votoni më Berishën?
    Ilir Alimehmeti: Ka njeri që e vë në dyshim këtë?
    Ylli Rakipi: Ne po.
    Ilir Alimehmeti: Hajde të diskutojmë.
    Ylli Rakipi: Se që është kryetar ai ne e dimë, edhe pas vdekjes ai do të jetë kryetar.
    Ilir Alimehmeti: Procesi i votimit duhet të jetë i hapur dhe transparent. Por nëse dikush votohet, atij i takon të drejtojë.
    Ylli Rakipi: Kjo është një pronë e doktorit. Ju kërkoni retushim të pronës. Të bjerë përshembyll Flamuri dhe të shkojë një nga ju. Gjallë në botë Alimehmet… Po të bjerë doktori mund të bien këta. Ai ka zgjedhur këta. Ju meritoni vende për shkak të votave, por nuk mendon doktori kështu.Berisha thotë që këta që erdhën në takimet e Durrësit nuk janë demokratë.
    Ilir Alimehmeti: Unë i ftuar isha, njoh disa prej tyre. Megjithatë, ajo që kemi nevojë sot si PD, kemi nevojë për një nivel organizativ më të lartë. Kjo nuk ka asnjë lloj dyshimi. Nga ky aspekt organizativ mund të bëhet shumë më mirë.
    Ylli Rakipi: Doktori tha që e keni nismë private.
    Ilir Alimehmeti: A është në favor të Partisë Demokratike? Ne takojmë njerëz në mënyrë të vazhdueshme. Kur takon njerëz nuk i takon me mandate, por në mënyrë spontante. Nuk njoh asnjë lloj takimi që nuk e forcon Partinë Demokratike. Nëse konceptohet si diçka përçarëse, nuk e mbështes përçarjen, sepse unë hyra në një moment që përçarja kishte bërë dëme të mëdha. Ka edhe një nevojë, jo vetëm për numra, por edhe për organizim,

  • Preç Zogaj: Berisha duhet të hapë rrugën për të rinjtë, nuk vjen dot kurrë më në pushtet!

    Preç Zogaj: Berisha duhet të hapë rrugën për të rinjtë, nuk vjen dot kurrë më në pushtet!

    Preç Zogaj,  duke folur për lëvizjen e re që ka nisur brenda PD, deklaroi se Berisha duhet të largohet për t’i hapur rrugën të rinjve, pasi nuk vjen dot më në pushtet.
    “Një lider partie, që rri gjatë në parti, gjithmonë ka mbështetës. Partia shkon pas kryetarit. Kush mendon se të gjithë votat janë të mijat, është gabim. Basha, si kryetar ka marrë më shumë vota se kryetari Berisha pra 2021 dhe 2025. Një kryetar largohet nga partia, jo se nuk ka mbështetje, por për ti krijuar mundësi të bëhet shumicë në shoqëri. Sali Berisha thotë kam votat në parti, ai mund ti ketë gjithë jetën ato vota. Këta që kanë marrë më shumë vota, kanë më shumë vota qytetarësh se anëtarët demokratë.
    Kjo është një parti në zvoglim dhe alternativa mbetet kryetari. Këta edhe po të bëjnë diversitet, jam skeptik se do të ketë rezultat me Berishën kryetar.
    Çdo demokrat që del me votë të lirë dhe të barabartë, në zgjedhje ku Berisha mban distancë, secili që del në krye, e mund qeverinë. Çdo socialist që del në krye të PS, e mund Sali Berishën.
    Kështu janë punët në Shqipëri. Edhe elektorati ka intuitë. Nuk do të kthehet. Berisha do të kishte bërë më mirë, të jetonte me meritat dhe lavdinë që la. Nuk kthehet dot
    Berisha duhet të hapë rrugën, ka të rinj e të reja, kjo gjeneratë nuk duhet të digjet”, tha Zogaj.

  • “Ju doni të rregulloni një parti që ka vdekur!”/ Alimehmeti: PD-në e ka doktori…

    “Ju doni të rregulloni një parti që ka vdekur!”/ Alimehmeti: PD-në e ka doktori…

    Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për Foltoren e re që ka nisur me Salianjin dhe mbështetësit e PD. Alimehmeti tha se kjo lëvizje nuk synon lidershipin e partisë dhe bëri kujdes disa herë të theksonte se kryetar i kësaj partie është Berisha, por shtoi se duhet energjizuar partia dhe votuesit duhet të përfaqësohen. Alimehmeti tha se nuk e do përçarjen e partisë dhe se nuk do jetë pjesë e kësaj lëvizje nëse përçahet partia.
    Biseda:
    Ylli Rakipi: Ju po përpiqeni ndoshta të rregulloni diçka që nuk rregullohet. Si të ngjallësh një njeri që po vdes… PD është ajo që ne shohim. Flamuri është aty, Vokshi, Paloka, e me rradhë. Pra doni të ndryshoni një gjë që doktori e ka krijuar me kujdes shumë të madh?
    Ilir Alimehmeti: Ju edhe kur e hapët, folët për Foltoren e kaluar dhe të tanishmen. Ndryshon Foltorja e Berishës kundër Bashës, nga diskutimi që po bëhet sot. Patjetër ia mori Lulzim Bashës. Partia është e doktor Berishës. Është kryetar, unë e kam votuar dy herë. Nuk është lëvizje anti-kryetar ose për kryesi, por një luftë dhe përpjekje për bashkim. Ka energji të ndryshme brenda PD-së, të cilat përfaqësohen nga njerëz të ndryshme. Vetëm një prej forcave të mëdha është e përfaqësuar gjerësisht. Këtu lind nevoja për të përfaqësuar më mirë rrymat që ndodhen në PD. Ne duam të bashkojmë forcën e PD-së bashkë, në një PD sa më të plotë, që të jetë lider i opozitës, në luftë për pushtet nesër. Nuk është foltore kundër kryetarit dhe për të marrë vendin e kryetarit.
    Ylli Rakipi: Ju kërkoni fraksion në PD, apo ndryshim lidershipi në PD?
    Ilir Alimehmeti: Ju e dini që pranverën që vjen, do të ketë mundësi për të votuar figurat drejtuese të PD. Shumë prej këtyre figurave, nevojitet një lloj rifreskimi, për të përfaqësuar elektoratin. Kanë votuar mbi gjysmë milioni njerëz. Duhet të forcohet PD, përmes figurave, hapjes, rithemelimit. Këto kanë qenë premtimet që janë bërë, kanë qenë premtime që kanë qëndruar. Nëse u rikthehemi këtyre shinave… Unë kam hyrë në prill të 2022 në PD, ishte ditë të vështira për Berishën. Unë e di shumë mirë ku qëndroj. Nëse shihet si përçarje, nuk mbështes përçarjen por vetëm bashkimin. Ka nevojë për ndryshim të disa figura. Këto fliten së pari në struktura drejtuese, por që ka një nevojë, ka një nevojë. Nuk është si Foltorja e doktor Berishës. Është një format rienergjizuese, njerëzit kërkojnë të përfaqësohen.
    Ylli Rakipi: Pra po thua që doktorin nuk e lëviz topi nga aty?
    Ilir Alimehmeti: Me fjalët tuaja po.
    Ylli Rakipi: Ju e votoni më Berishën?
    Ilir Alimehmeti: Ka njeri që e vë në dyshim këtë?
    Ylli Rakipi: Ne po.
    Ilir Alimehmeti: Hajde të diskutojmë.
    Ylli Rakipi: Se që është kryetar ai ne e dimë, edhe pas vdekjes ai do të jetë kryetar.
    Ilir Alimehmeti: Procesi i votimit duhet të jetë i hapur dhe transparent. Por nëse dikush votohet, atij i takon të drejtojë.
    Ylli Rakipi: Kjo është një pronë e doktorit. Ju kërkoni retushim të pronës. Të bjerë përshembyll Flamuri dhe të shkojë një nga ju. Gjallë në botë Alimehmet… Po të bjerë doktori mund të bien këta. Ai ka zgjedhur këta. Ju meritoni vende për shkak të votave, por nuk mendon doktori kështu.Berisha thotë që këta që erdhën në takimet e Durrësit nuk janë demokratë.
    Ilir Alimehmeti: Unë i ftuar isha, njoh disa prej tyre. Megjithatë, ajo që kemi nevojë sot si PD, kemi nevojë për një nivel organizativ më të lartë. Kjo nuk ka asnjë lloj dyshimi. Nga ky aspekt organizativ mund të bëhet shumë më mirë.
    Ylli Rakipi: Doktori tha që e keni nismë private.
    Ilir Alimehmeti: A është në favor të Partisë Demokratike? Ne takojmë njerëz në mënyrë të vazhdueshme. Kur takon njerëz nuk i takon me mandate, por në mënyrë spontante. Nuk njoh asnjë lloj takimi që nuk e forcon Partinë Demokratike. Nëse konceptohet si diçka përçarëse, nuk e mbështes përçarjen, sepse unë hyra në një moment që përçarja kishte bërë dëme të mëdha. Ka edhe një nevojë, jo vetëm për numra, por edhe për organizim.

  • Shorti në Presidencë zgjedh anëtarët e KED! Ilir Panda kryetar për vitin 2026

    Shorti në Presidencë zgjedh anëtarët e KED! Ilir Panda kryetar për vitin 2026

    Ilri Panda do të jetë kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2026.
    Në shortin që u hodh në Presidencë Panda u zgjodhën anëtar nga Gjykata e Lartë, por sipas ligjit zgjidhet edhe kryetar.
    Ndërkohë po nga Gjykata e Lartë, anëtar zëvendësues u zgjodh Valbona Çekrezi.

    1-Fjona Papajorgji, anëtarë e parë nga GJK në KED, anëtarë e përhershme
    2-Marjana Semini anëtarë e dytë nga GJK në KED, anëtarë e përhershme
    3-Genti Ibrahimi anëtar zëvendësues nga GJK

  • Manjani: Salianji është kandidat potencial për kryetar të PD

    Manjani: Salianji është kandidat potencial për kryetar të PD

    Juristi Ylli Manjani komentoi  takimin e disa prej figurave të spikatura të PD si Ervin Salianji, Aulon Kalaja etj., që në media u komentua si një lëvizje e re brenda të djathtës.
    Manjani u shpreh se ky është një zhvillim shumë pozitiv në mjedisin politik, ndërsa theksoi se sipas tij Ervin Salianji është kandidat potencial për kryetar të PD.
    ‘Të gjithë këta emra janë fytyra shumë më pak të konsumuara se sa çdo anëtar i kryesisë së PD-së sot, me në krye Sali Berishën. Kjo është një gjë e mirë dhe, nëse ky grup zgjerohet, ka vetëm vetëm gjëra të mira në mjedisin politik dhe asgjë të keqe.
    Së dyti, nuk shoh asgjë të keqe në këtë situatë; madje shoh Ervin Salianjin si një kandidat zyrtar potencial për kryetar të Partisë Demokratike. Në të gjitha lëvizjet e tij ai e tregon këtë gjë, tregon se ka ambicie, dhe shumë mirë që e ka, sepse është gjëja më normale të ketë një ambicie të tillë.
    Këtu nuk është çështja që PD duhet të ndjekë moshën e Saliut. Salianjin e shoh si kandidat zyrtar real të PD dhe është diçka positive në këtë mjedis.
    Tani, nëse fiton apo jo, këtë nuk e di; kjo u takon atyre që vendosin. Por do të ishte një zhvillim pozitiv të kishim një Parti Demokratike me emra të rinj, me lëvizje të reja, me teza të reja dhe me mendime të reja dhe në këtë nuk ka absolutisht asgjë të keqe’, tha Manjani.

  • Delvinë, Nertil Boçi ëmërohet kryetar i PS-së

    Delvinë, Nertil Boçi ëmërohet kryetar i PS-së

    Në Delvinë u zhvillua mbledhja e zgjeruar ePartisë Socialiste, ku u prezantua kryetari i ri iPS-së, Nertil Boçi.
    Ky ndryshim i PS Delvine vjen me synimin për të rigjallëruar strukturat, për të forcuar organizimin dhe për të sjellë energji të re në punën e përditshme të partisë.
    Në këtë periudhë të vështirë për komunitetin, strukturat e PS Delvinë janë në terren, duke dëgjuar nga afër shqetësimet e qytetarëve dhe duke u qëndruar pranë për çdo zgjidhje.
    Qëllimi i tyre është i qartë: të jemi afër njerëzve dhe të adresojmë nevojat e tyre me përgjegjësi dhe veprim.

  • Vendim surprizë në KQZ/ Ristani e Skënderi certifikojnë rezultatin e 9 nëntorit

    Vendim surprizë në KQZ/ Ristani e Skënderi certifikojnë rezultatin e 9 nëntorit

    Komisioni i ri Rregullator në KQZ zhvilloi sot mbledhjen e tij të parë pas rifreskimit.
    3 anëtarë u rikonfirmuan (kryetarja Ilirjana Nano-PS, Helga Vukaj-PD dhe Dritan Çaka-PS) ndërsa dy anëtarë të rinj të kësaj trupe, nuk ishin aspak të rinj për institucionin.
    PS riktheu Bledar Skënderin, i cili më herët ka qenë anëtar i KQZ-së, ndërsa PD risolli Arben Ristanin, i cili dikur ka qenë kryetar i KQZ-së, dhe vitet e fundit ushtroi edhe mandatin e deputetit.
    Sot, Komisioni Rregullator në seancë publike certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie, të zhvilluara në datën 9 Nëntor 2025.
    Pas përfundimit të afateve ankimore, Rregullatori shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar në bashkitë Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë.