Tag: kryesore

  • Faktorët kryesorë që ndikojnë në shfaqjen e infeksioneve urinare

    Faktorët kryesorë që ndikojnë në shfaqjen e infeksioneve urinare

    Infeksionet urinare janë një ndër problemet më të përhapura shëndetësore, veçanërisht tek gratë, por mund të prekin të gjithë grupmoshat.

    Shkaktarët janë të shumtë dhe të ndryshëm, por disa faktorë rrisin ndjeshëm rrezikun për t’u prekur nga kjo gjendje.

    Sipas specialistëve, mungesa e higjienës intime, mbajtja për një kohë të gjatë e urinës, konsumimi i pamjaftueshëm i ujit, si dhe përdorimi i rrobave të ngushta ose sintetike janë disa prej shkaktarëve kryesorë. Po ashtu, marrëdhëniet seksuale pa mbrojtje dhe ndryshimet hormonale gjatë shtatzënisë apo menopauzës mund të kontribuojnë në shfaqjen e infeksioneve.

    Simptomat përfshijnë djegie gjatë urinimit, nevojë të shpeshtë për të urinuar, dhimbje në pjesën e poshtme të barkut dhe në disa raste edhe temperaturë. Trajtimi zakonisht përfshin përdorimin e antibiotikëve, por parandalimi mbetet mënyra më e mirë për të shmangur komplikimet.

    Mjekët këshillojnë një kujdes të shtuar për higjienën personale, konsum të lartë të lëngjeve, si dhe konsultim të menjëhershëm me mjekun në rast të shfaqjes së simptomave.

  • Dashamir Shehi: Listat e mbyllura dhe linja e tyre kundër SPAK, dy pikat kryesore që nuk u puqëm me PD-në

    Dashamir Shehi: Listat e mbyllura dhe linja e tyre kundër SPAK, dy pikat kryesore që nuk u puqëm me PD-në

    Drejtuesi politik i koalicionit opozitar “Djathtas për Zhvillim”, Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin “Open” në News24, të moderuar nga Eni Vasili, u shpreh se kistat dhe linja e tyre kundër SPAK kanë qenë dy pikat kryesore që nuk u puqëm me PD-në..
    “Kush është e keqja kryesore, natyrisht qeveria, ai që ka pushtetin. Nuk gënjej dot, premtoj një gjë që mund të bëhet realisht. Nëse duam të marrim një grusht votash, është tjetër histori. Shumë politikanë kanë bërë xhiro majtas dhe djathtas. Nuk duhet të përfundojë në grupe interesash. Nuk janë dy grupe të mëdha, për mua është një, pasi kanë 20 biznesmenë të përbashkët.
    Natyrisht, përqendrimi ynë është në Tiranë. Konkurrenca është shumë e fortë, por do ia dalim. PD-ja na ftoi, por Berisha kur nuk je me të, je me Ramën. Më gjej një nga lista jonë që ka qenë apo është vegël e Ramës. Listat dhe linja e tyre kundër SPAK kanë qenë dy pikat kryesore që nuk u puqëm me PD-në.
    Shpresa nuk humb kurrë, por politika nuk është lineare. Do vijë momenti që çdokush bie. Me humbjen e Edi Ramës bëjmë dy të mira, përveçse largojmë korrupsionin, modernizojmë edhe Shqipërinë”, tha ai.

  • Virologia shqiptare shkëlqen në programin Fulbright

    Virologia shqiptare shkëlqen në programin Fulbright

    Dr. Arta Lugaj, lektore dhe studiuese në Virologjinë Molekulare pranë Universitetit të Tiranës, ka përfunduar me sukses programin prestigjioz Fulbright për Studiues të Huaj në Universitetin Shtetëror të Mississippi-t, SHBA.Gjatë qëndrimit të saj akademik, Dr. Lugaj u fokusua në studimin e evolucionit gjenetik të viruseve kryesore të frymëmarrjes te gjedhët, duke analizuar strategjitë më efikase për kontrollin e tyre. Puna e saj kontribuon në rritjen e sigurisë biologjike në fushën veterinare dhe ka rëndësi të veçantë për sektorin e bujqësisë dhe shëndetit publik.Pjesë e përvojës së saj në SHBA ishte edhe pjesëmarrja në seminarin pasurues për studiuesit Fulbright – Fall 2024 Fulbright Scholar Enrichment Seminar – mbajtur në Cleveland, Ohio. Aty ajo pati mundësi të krijojë kontakte me studiues nga vende të ndryshme të botës dhe të vizitojë klinikën e njohur Cleveland Clinic, një nga institucionet kryesore mjekësore në Shtetet e Bashkuara.Me energjinë e kësaj eksperience ndërkombëtare, Dr. Lugaj kthehet e përkushtuar për të çuar përpara kërkimin shkencor në Shqipëri dhe për të forcuar kapacitetet akademike në fushën e virologjisë.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Dr. Arta Lugaj, lektore dhe studiuese në Virologjinë Molekulare pranë Universitetit të Tiranës, ka përfunduar me sukses programin prestigjioz Fulbright për Studiues të Huaj në Universitetin Shtetëror të Mississippi-t, SHBA.Gjatë qëndrimit të saj akademik, Dr. Lugaj u fokusua në studimin e evolucionit gjenetik të viruseve kryesore të frymëmarrjes te gjedhët, duke analizuar strategjitë më efikase për kontrollin e tyre. Puna e saj kontribuon në rritjen e sigurisë biologjike në fushën veterinare dhe ka rëndësi të veçantë për sektorin e bujqësisë dhe shëndetit publik.Pjesë e përvojës së saj në SHBA ishte edhe pjesëmarrja në seminarin pasurues për studiuesit Fulbright – Fall 2024 Fulbright Scholar Enrichment Seminar – mbajtur në Cleveland, Ohio. Aty ajo pati mundësi të krijojë kontakte me studiues nga vende të ndryshme të botës dhe të vizitojë klinikën e njohur Cleveland Clinic, një nga institucionet kryesore mjekësore në Shtetet e Bashkuara.Me energjinë e kësaj eksperience ndërkombëtare, Dr. Lugaj kthehet e përkushtuar për të çuar përpara kërkimin shkencor në Shqipëri dhe për të forcuar kapacitetet akademike në fushën e virologjisë.

  • Basha: Mbështesim SPAK-un, korrupsioni pengesa kryesore

    Basha: Mbështesim SPAK-un, korrupsioni pengesa kryesore

    Lulzim Basha thotë se angazhimin për të luftuar korrupsionin dhe për të krijuar një ekonomi më të qëndrueshme dhe të zhvilluar për Shqipërinë. ”Korrupsioni është pengesa kryesore për zhvillimin ekonomik dhe një njollë të zezë në reputacionin ndërkombëtar të Shqipërisë. Ky fenomen e ka bërë ekonominë të kontrollohet nga një grusht individësh dhe që, për më tepër, ka dëmtuar bizneset e vogla dhe profesionistët.
    Në momentin që drejtësia fillon e bën punën e saj, problemi i tranzicionit politik kthehet në një problem të mprehtë personal për drejtues të cilët kanë abuzuar kaq gjatë dhe kaq thellë me pushtetin. Thënë ndryshe, për Ramën kjo nuk është thjesht çështje e daljes në opozitë, apo e dorëzimit paqësor të pushtetit, është çështje e llogaridhënies para drejtësisë”, tha ai.

    Për të një nga objektivat kryesore të Koalicionit Euroatlantik është forcimi i SPAK dhe mbështetja e tij për të luftuar korrupsionin deri në fund, për të siguruar barazi para ligjit. Basha përmendi themelimin e Njësisë së Rikuperimit të Pasurive të Vjedhura, me qëllim rikthimin e pasurive të vjedhura në shërbim të qytetarëve shqiptarë.
    ”Vetting-u i politikanëve dhe heqja e imunitetit për ata që janë të përfshirë në korrupsion, si masë shtesë. Themelimi i Njësisë së Rikuperimit të Pasurive të Vjedhura, me qëllim rikthimin e pasurive të vjedhura në shërbim të qytetarëve shqiptarë. Ne kemi folur edhe para zgjedhjeve me vepra, jo me fjalë. Ne kemi çuar në Kuvend paketën tonë të ardhjes në ndihmë të SPAK, sipas kërkesave të tij më shumë fonde, burime njerëzore dhe infrastrukturë ligjore. Kemi çuar në Parlament Vetting-un e politikanëve, sepse shqiptarët e dinë që shumica e politikanëve janë aty për t’i shërbyer interesave të ngushta personale”,-tha më tej Basha.

  • “Rama dhe rrangallat e korrupsionit kanë një hall të përbashkët”/ Basha: Mbështesim pa kushte SPAK

    “Rama dhe rrangallat e korrupsionit kanë një hall të përbashkët”/ Basha: Mbështesim pa kushte SPAK

    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në një intervistë për një emision televiziv, theksoi angazhimin e koalicionit për të luftuar korrupsionin dhe për të krijuar një ekonomi më të qëndrueshme dhe të zhvilluar për Shqipërinë.
    Basha tha se korrupsioni është pengesa kryesore për zhvillimin ekonomik dhe si një njollë të zezë në reputacionin ndërkombëtar të Shqipërisë, duke shtuar se ky fenomen e ka bërë ekonominë të kontrollohet nga një grusht individësh dhe që, për më tepër, ka dëmtuar bizneset e vogla dhe profesionistët.
    “Në momentin që drejtësia fillon e bën punën e saj, problemi i tranzicionit politik kthehet në një problem të mpreht personal për drejtues të cilët kanë abuzuar kaq gjatë dhe kaq thellë me pushtetin. Thënë ndryshe, për zotin Rama kjo nuk është thjesht çështje e daljes në opozitë, apo e dorëzimit paqësor të pushtetit. Është çështje e llogaridhënies para drejtësisë. Ajo që e bashkon zotin Rama, për fat të keq me zotin Berisha dhe me zotin Meta dhe natyrisht vartësist e tij në burg tek 313 apo gjetkë, është pikërisht halli se si do të përballen me drejtësinë dhe se si mund ta shmangin këtë përballje. Dhe kjo është ndarja me thikë, bardh e zi që ne Koalicioni Euroatlantik kemi me Edi Ramën dhe PS në pushtet, por sigurisht edhe me këta të tjerët sepse ne i japim mbështetje pa kushte SPAK për t’i shkuar deri në fund betejës që i jep fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri.
    Sepse pa këtë nuk ka barazi para ligjit. Dhe pa barazi para ligjit, as që mund të mendohet një ekonomi e zhvilluar dhe një e ardhme e sigurt për shqiptarët. Korrupsioni është pengesa kryesore për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, është njolla e zezë në reputacionin ndërkombëtar të Shqipërisë. Përfshirë atë që është sjellja gjoja sikur jemi në një treg të lirë, por jemi në treg tërrësisht të kontrolluar, siç ajo thënia “ka njerëz që punojnë, ka njerëz që bëjnë para”. Ata që punojnë, punojnë për të mabjtur kur thonë familjet e tyre, duke filluar nga profesionistët apo nga biznesi i vogël., për të mbajtur në këmbë një sipërmarrje që ka 20 apo 30 vite në treg dhe tan i gjendet në breshëri produkti të tërësishëm i dështimeve dhe korrupsionit të qeverisë. Ndërkohë që të tjerë pa meritë janë ata që xhestojnë financat, duke filluar si përfituesit kryeor të financave publike dhe përfituesit kryesor të monopoleve shtetërore që nga lejet e zhvillimit, tek lejet e shfrytëzimit. Pra jemi në kushetet e një megamonopoli qeveritar që e trajton operatorin ekonomik si klient të vetin, ose si të njerkës” – u shpreh ai.
    Basha nënvizoi se një nga objektivat kryesore të Koalicionit Euroatlantik është forcimi i SPAK dhe mbështetja e tij për të luftuar korrupsionin deri në fund, për të siguruar barazi para ligjit. Ai tha se pas 12 vitesh të qeverisjes aktuale, ka një nevojë urgjente për një reformë të thellë që të çlirojë ekonominë dhe të garantojë një konkurrencë të ndershme.
    Basha foli për masat konkrete për ta realizuar këtë, që prej një viti ia ka depozituar në në Kuvend siç janë paketa për mbështetje të SPAK, duke kërkuar më shumë fonde, burime njerëzore dhe infrastrukturë ligjore për të luftuar korrupsionin. Vetingu i politikanëve dhe heqjen e imunitetit për ata që janë të përfshirë në korrupsion. Si masë shtesë, ai tha se është themelimi i Njësisë së Rikuperimit të Pasurive të Vjedhura, me qëllim rikthimin e pasurive të vjedhura në shërbim të qytetarëve shqiptarë.
    “Për t’i dhënë fund kësaj, kryesore në planin tonë është aspekti i luftës kundër korrupsionit. Dhe këtu ne kemi folur edhe para zgjedhjeve me vepra, jo me fjalë. Ne kemi çuar në Kuvend paketën tonë të ardhjes në ndihmë të SPAK, sipas kërkesave të tij më shumë fonde, burime njerëzore dhe infrastrukturë ligjore. Kemi çuar në Parlament vetingun e piolitikanëve, sepse shqiptarët e dinë që shumica e politikanëve janë aty për t’i shërbyer interesave të ngushta personale. Heqjen e imunitetit për parlamentarët, sepse Arben ahmetaj iu dha dy javë kohë të largohej nga vendi pasi u futën në procedurat e heqjes së imunitetit. Themelimi i Njësisë së Rikuperimit të Pasurive të Vjedhura shqiptarëve, taksa paguesve. I kanë disa në Shqipëri, disa jashtë Shqipërisë. Ka përvoja të mira se si gjurmohen, sekuestrohen, konfiskohen dhe rikthehen këto asete në shërbim të publikut shqiptar, në shërbim të qytetarëve shqiptarë. Këto janë masa represive. Sigurisht propozojmë dhe një sërë masash të tjera që kanë për qëllim ta çlirojnë ekonominë nga disa prej instrumenteve jo vetëm korruptive, por dhe kontriolluese që qeveria aktuale dhe kryeministri aktual kanë vënë në funksion për të drejtuar kontrollin e financave publike” – tha më tej Basha.

  • “Fuqia kryesore e PS”/ Nis takimi “Vajzat dhe gratë socialiste për Shqipërinë 2030”

    “Fuqia kryesore e PS”/ Nis takimi “Vajzat dhe gratë socialiste për Shqipërinë 2030”

    Ka nisur takimi ”Vajzat dhe Gratë Socialiste për Shqipërinë 2030” që po mbahet në TKOB. I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama. Eventi i paraprin çeljes zyrtare të fushatës së PS më 12 Prill në sheshin ‘Skënderbej’.
    Të enjten, gjatë rubrikës “Sy m’sy”, kryeministri Rama tha se në ditën zyrtare të hapjes së fushatës, do të mbajnë takime me atë që ai e quajti “fuqia” kryesore e PS, gratë dhe vajzat.

  • ​ZRrE tregon se përse pritet të shtrenjtohet rryma

    ​ZRrE tregon se përse pritet të shtrenjtohet rryma

    Zyra e Rregullatorit për Energji ka deklaruar se shkaku kryesore i propozimit për shtrenjtim të energjisë elektrike është çmimi në bursa.
    Zyrtari për media në ZRrE, Petrit Pepaj në takimin që po mbahet me gazetarë, tha se kjo është arsyeja kryesore.
    Kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike kanë dal disa parti politike. Ndërkohë, qytetarë të shumtë kanë protestuar të shtunën kundër ngritjes së çmimit të rrymës.
    Ata kanë paralajmëruar se protestat nuk do të ndalen.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Saranda, me rigjenerim urban në sezon

    Saranda, me rigjenerim urban në sezon

    Në tre prej rrugëve kryesore mbi pedonale, Saranda ka bërë një transformim rrënjësor në infrastrukturë. Kjo verë e gjen qytetin e turizmit me imazh të ri fizik, që në fakt është një rigjenerim urban.
    Rruga “Abedin Dino”, që nis prej shkollës “9 Tetori”, tek Bashkia e qytetit e deri në takim me qendrën e qytetit, ishte e para ku nisi shtrimi me gurë, të cilët japin imazh mozaiku dhe valëzimesh të detit.E njëjta pamje është në këtë prag sezoni, edhe në të gjitha akset që qarkojnë Shatërvanin e Sarandës, Parkun “Miqësia”, Rrugën “Skënderbeu” etj., që gjithashtu iu nënshtruan rikonceptimit si rrugë pedonale, shtruar me mozaikë prej guri.Çdo gjë ka nisur nga detyrat për sistemimin e nyjeve kryesore rrugore, për shtimin e pedonaleve të reja dhe restaurimin e atyre ekzistuese.
    Projekti i ri ka të dallueshme se Saranda 2025 ka tashmë trotuare të dyfishuara në sipërfaqe, në dispozicion të kalimtarëve dhe rrugë, ku parkimi bëhet më i kontrolluar.
    Investimi përfshiu edhe sistemimin përfundimtar të rrjetit të kanalizimeve, ndërkohë që ofrohet sistem bashkëkohor në ndriçimin publik, në gjelbërim dhe në elementë të tjerë arkitekturorë e urbanizues. Prandaj ai vlerësohet edhe nga qytetarët, si për bukurinë, edhe pastërtinë etj.
    Me këtë investim rigjenerues, Saranda u shfaqet turistëve të kësaj vere, me një performancë të transformuar dhe si qytet miqsor.
    Transformimi i ndodhur pritet të jetë me ndikim të drejtpërdrejtë jo vetëm në imazh te turistët vendas e të huaj, por edhe në lehtësinë e lëvizshmërisë në një qytet, ku turizmi është prioritet i parë. /Rtsh Gjirokastra/

  • “Do nxjerrim 1 miliard euro nga administrata”/ Agron Shehaj zbulon programin e ‘Mundësisë’

    “Do nxjerrim 1 miliard euro nga administrata”/ Agron Shehaj zbulon programin e ‘Mundësisë’

    Agron Shehaj, kryetar i Partisë ‘Mundësia’, ka shpalosur dy pikat kryesore ku bazohet kjo parti dhe për atë çfarë mund ti ofrojnë shqiptarëve. Shehaj tha se fokusi kryesor është tek rritja ekonomike dhe krijimi i një shteti të vogël. Më tej ai shton se pjesë e qëllimit mbetet edhe ulja e taksave.
    “Ne jemi një forcë e djathtë që besojmë tek indiividi dhe jo tek shteti. Dy shtyllat kryesore të programit tonë si parti politike janë: Çdo gjë nis nga rritja ekonomike, që do të thotë, nëse ekonomia nuk rritet me mbi 10%, Shqipëria do vazhdojë të jetë një vend i varfër.
    Për rritjen e ekonomisë, duhet të kesh një platformë të qartë. Ekonominë e rrisin sipërmarrësit dhe nëse duam që të rrisim ekonominë, duhet të ulim taksat, të çlirojmë ekonominë, luftën kundër korrupsionit. Qëllimi ynë është një shtet i vogël, të zvogëlojmë kostot e administratës me 50%.
    Do ta shtrydhim administratën dhe do kursejmë nga ajo të paktën 1 miliardë euro. Nëse luftohet shpërdorimi i parave publike dhe luftohet punësimi i militantëve, këtë 1 miliardë euro do ta shpërndajmë. Gjysmën e vlerës ta lëmë në xhepat e qytetarëve më taksën e sheshtë, dhe gjysma tjetër të shkojë në shëndetësi, pensione, arsim dhe ndihmë sociale”, tha Shehaj.

  • Skype nuk do të ekzistojë më nga 5 maji! Në cilën platformë do kalojnë përdoruesit?

    Skype nuk do të ekzistojë më nga 5 maji! Në cilën platformë do kalojnë përdoruesit?

    Microsoft ka njoftuar se do të mbyllë Skype më 5 maj 2025, duke i ridrejtuar përdoruesit te Teams. Ky vendim, i bërë publik në një postim të fundit në blog, shënon fundin e një epoke për Skype, një platformë që dikur ishte zgjedhja kryesore për mesazhet e çastit dhe bisedat me video.
    Sipas Microsoft-it, ky ndryshim synon të thjeshtojë mjetet e komunikimit falas dhe t’i përshtatë ato më shpejt me nevojat e përdoruesve. Teams, që tashmë është një platformë kryesore për bashkëpunimin në punë, do të bëhet qendra kryesore për lidhjet personale dhe profesionale. Versioni falas i Teams përfshin veçoritë kryesore të Skype, si thirrjet një-në-një, bisedat në grup, mesazhet dhe ndarjen e skedarëve, ndërsa shton funksione ekstra si organizimi i takimeve, mjetet e kalendarit dhe funksionalitete për komunitetet.
    Kompania theksoi se Teams tashmë është një platformë gjigante, me qindra miliona përdorues që mbështeten në të çdo ditë. Vetëm në dy vitet e fundit, minutat e takimeve për përdoruesit individualë në Teams janë katërfishuar, duke treguar se platforma po zgjerohet përtej përdorimit në zyrë. Microsoft e sheh këtë lëvizje si një hap të natyrshëm, duke e pozicionuar Teams për të mbuluar gjithçka, nga bisedat e përditshme te puna e strukturuar në grup.