Tag: kryesor

  • Trofeu do të rikthehet në Europë, superkompjuteri zbulon favoritin kryesor për të fituar Kupën e Botës 2026

    Trofeu do të rikthehet në Europë, superkompjuteri zbulon favoritin kryesor për të fituar Kupën e Botës 2026

    2 Dhjetor 2025

    16:18

    Telesport

    Të premten më 5 dhjetor do të hidhet shorti për Kupën e Botës 2026, e cila do të mbahet këtë verë në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Për herë të parë në histori, ky Botëror do të ketë 48 ekipe pjesëmarrëse.
    Deri tani kanë siguruar biletën plot 42 ekipe, 6 ekipet e fundit do të mësohen në play-offin e muajit mars, ku 4 do të jenë nga Europa. Ndërkohë, siç ndodh zakonisht para se të hidhet shorti për kompeticione të tilla të rëndësishme, platforma statistikore OPTA, përmes superkompjuterit të saj ka zbuluar ekipet favorite për të fituar Kupën e Botës 2026.
    1. Spanja është favoriti kryesor me 17% të shanseve për të triumfuar. Kampionia në fuqi e Europës shihet si pretendenti kryesor për shkak të formës të mirë dhe të qëndrueshme të treguar vitet e fundit dhe sidomos për cilësinë që ka në ekip me disa nga emrat më të mirë në botë.
    2. Franca renditet e dyta me 14% të shanseve. “Gjelat” e drejtuar nga Didier Deschamps janë po ashtu një kombëtare e frikshme dhe e padyshim mëse e aftë për të fituar Kupën e Botës.
    3. Podiumin e mbyll Anglia, e cila ka bërë një sezon kualifikuesesh fantastik dhe ka një brez lojtarësh të jashtëzakonshëm dhe një trajner me mentalitet fituesi si Thomas Tuchel.

  • ‘Ti je hajduti kryesor i kësaj afere’, Berisha: Rama po mbron Lubinë dhe i bën presion GJK

    ‘Ti je hajduti kryesor i kësaj afere’, Berisha: Rama po mbron Lubinë dhe i bën presion GJK

    Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti fjalën e tij në Foltoren e radhës së demokratëve përpara kryeministrisë.
    Sali Berisha: Opozitarë dhe opozitarëve në këtë shesh që ne e kemi pagëzuar sheshin e lirisë. I cili është sheshi i misionit të madhe të burrave dhe grave djemve dhe vajzave guximtare për të përzënë një bandë e zhytur në krim dhe vjedhje dnër më të rëndat në historinë e këtij kombi. Kemi njohur shumë pushtime, por kurrë ndonjë herë nuk kemi shkuar brenda 10 viteve, 100 vite prapa si këto vite.
    Nuk kemi humbur 45% të materies kombëtare si këto 10 vite. Nuk jemi varfëruar më shpejt se këto 10 vite. Nuk ka patur një klikë, kaq antishqiptarë në çdo aspekti sa çkemi sot. Jemi dëshmitarë këto ditë të një krize ndër më të paimagjinueshmet. Një krizë e cila zhveshi, lakuriq, hajdutin më të madhe të kombit Edi Ramën. U desh akuza e bazuar në dokumentet zyrtare të vjedhjes së 50 mln euro nga zv.kryeministrja për të bërë që Edi Rama të thotë shqiptarë se hajduti jam unë dhe se drejtësisë i tregoj bërrylin.
    Nuk ka ndodhur kurrë, as mbret as perandor, as diktator të lejojë vetes një akt të tillë. Cilido do kishte vetëm një rrugë, largimin e menjëhershëm., por paratë i ka marrë ai. I kanë ndarë së bashku. Rama ka dy ditë, ka humbur çdo gjë dhe në një përçartje të neveritshme mbron haptas, po mbroj ministren nuk po mbroj lubinë, por të dy jeni hajdutë. Atë që i bën GJK, fakton se ti je hajduti kryesor i kësaj afere.

  • Atentati ndaj Julit të Pashakos/ Lala: Dyshimi kryesor është përplasja mes grupeve rivale

    Atentati ndaj Julit të Pashakos/ Lala: Dyshimi kryesor është përplasja mes grupeve rivale

    Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në një studio televizive ka folur për atentatin ndaj Julian Sulos, të ndodhur pak ditë më parë.
    Lala tha se Sulo, i njohur ndryshe dhe si Juli i Pashakos ka qenë i shoqëruar dhe për masakrën e vitit 2015 në Lushnje.
    Sa i përket atentatit të pak ditëve më parë, Lala tha se dyshimi kryesor është përplasja mes grupeve rivale.
    Gjithashtu Lala u shpreh se një nga anëtarët e bandës së Aldo Bares ka treguar se Sulo është porositur nga Dubai për vrasjen e Renatos së Kalivaëit. Vrasje të cilën ia ka deleguar Laert Haxhiut.
    Lala tha se në momentin e atentatit, Julit të Pashakos i është prerë rruga nga një automjet me targa greke dhe në momentin që i ka konstatuar ka rritur shpejtësinë e makinës.
    Gazetarja ka thënë se Sulo është plagosur në këmbë dhe nuk është paraqitur në polici fillimisht, por dhe më pas nuk ka pranuar të ketë konflikte.
    Lala tha se kjo ngjarje mund të nisë një sagë të gjatë përplasjesh mes grupimeve në Lushnje.
    “Juli i Pashakos ka qenë i shoqëruar dhe për masakrën e 2015. Dyshimi kryesor ka të bëjë me përplasje mes grupeve kriminale. Anëtari i bandës së Aldo Bares thotë se Juli i Pashakos kishte marrë porosi për të kryer vrasjen e Renatos së Kalivaëit dhe ia delegoi Laert Haxhiut.
    Në momentin e ngjarjes i është prerë rruga nga një automjet me targa greke. I ka konstatuar dhe ka rritur shpejtësinë e makinës. Është plagosur në këmbë dhe nuk ka shkuar në polici por në banesë. Gjatë dëshmisë nuk ka dhënë detaje.
    Kjo ngjarje mund të ndezë konflikte dhe një sagë të gjatë përplasjesh mes grupimeve në qytetin e Lushnjes”, deklaroi gazetarja.

  • Moti i keq në Lezhë/ Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

    Moti i keq në Lezhë/ Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

    Lezha është përballur me probleme serioze gjatë mbrëmjes së djeshme, pasi kanali kryesor kullues në Tale theu argjinaturën, duke rrezikuar banorët e Myltes.
    Disa banesa u rrethuan nga uji, ndërsa pati edhe përmbytje të tokave bujqësore.
    Sipas banorëve, problemi ka nisur pas çarjes së argjinaturës së kanalit kryesor, e cila shërben si mbrojtje për zonën e banuar. Çarja dyshohet të ketë lejuar depërtimin e menjëhershëm të prurjeve të mëdha të ujit, duke e vënë komunitetin në rrezik.
    Banorët thonë se uji po shtohet me shpejtësi dhe kanë kërkuar ndërhyrje urgjente nga autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencave civile, ndërsa shprehen të shqetësuar për mundësinë e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës.
     

  • Protesta e opozitës, Spahia: Mesazhi kryesor rikthimi i fjalës së lirë në parlamentin e Shqipërisë dhe jo vetëm

    Protesta e opozitës, Spahia: Mesazhi kryesor rikthimi i fjalës së lirë në parlamentin e Shqipërisë dhe jo vetëm

    Opozita ka nisur serinë e protestave kombëtare, duke e cilësuar këtë si një formë të re të komunikimit me qytetarët, me objektiv kryesor rikthimin e fjalës së lirë dhe mbrojtjen e interesit publik. Gjatë fjalës së tij, deputeti demokrat, BardhSpahia, theksoi se protesta synon të kthejë zërin e munguar në institucionet demokratike, veçanërisht në parlament.

    Sipas tij, mazhoranca aktuale po përdor forcën e numrave për t’i hequr opozitës të drejtën e fjalës në çdo seancë. “Është një protestë e cila synon të rikthejë edhe njëherë fjalën e lirë, të munguar tashmë në institucione si parlamenti,” deklaroi ai, duke shtuar se qëllimi është rikthimi i parlamentarizmit tek qytetarët.

    Spahia akuzoi qeverinë se po tenton “në mënyrë djallëzore” të shtypë dhe të mbulojë problematikat e pafundme të vendit, duke eliminuar debatet, interpelancat me ministra dhe duke hedhur poshtë çdo iniciativë të opozitës, siç është ngritja e komisioneve hetimore.

    Mesazhi kryesor i protestës, siç u shpreh Spahia, është kërkesa që mazhoranca dhe qeveria të japin shpjegime për situatën e vështirë me të cilën përballet Shqipëria, duke vënë në pah atë që ai e quajti “korrupsion galopant”.

    Në këtë kontekst, ai solli në vëmendje aferën korruptive të tunelit të Llogarasë, duke pretenduar se në të janë të përfshirë drejtpërdrejt Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. “Janë paratë e taksapaguesve shqiptarë, të paktën 50 milionë, flitet edhe për më shumë, deri në 90 milionë euro të vjedhura nga xhepat e qytetarëve,” theksoi Spahia.

    Në përfundim, ai u shpreh se opozita nuk ka rrugë tjetër përveçse t’i drejtohet rrugës dhe diskutimit të drejtpërdrejtë me qytetarët për të mbrojtur interesin publik që, sipas tij, është “jashtëzakonisht i sulmuar”

    Spahia:

    Ne e kemi deklaruar në fakt që në organizimin, në fillimin e deklarimit të kësaj forme të re të afrimit me qytetarët shqiptarë. Është një protestë e cila synon të rikthejë edhe njëherë fjalën e lirë, të munguar tashmë për hir të së vërtetës në institucionet e fjalës së lirë, siç është parlamenti, ku mazhoranca me forcën e numrave dhe të kartonave, çdo seancë i ka hequr të drejtën e fjalës opozitës shqiptare.

    Dhe nëpërmjet opozitës, njëkohësisht edhe të qytetarëve, të cilët opozita i përfaqëson. Në këtë kontekst, mendoj se është një rëndësi e të veçantë fillimi i këtyre protestave, për ta rikthyer edhe njëherë parlamentarizmin tek qytetarët. Problematikat janë të pafundme, të cilat kërkojnë vëmendje dhe të cilat synon në mënyrë shumë djallëzore mazhoranca aktuale t’i shtyp, t’i mbulojë nëpërmjet eleminimit të debateve në parlament apo të interpelancave me ministra dhe përfaqësuesit e qeverisë, apo edhe duke hedhur poshtë çdo iniciativë të opozitës shqiptare, siç është ngritja e komisioneve hetimore, për shembull, që është një e drejtë kushtetuese e deputetëve, të opozitës dhe jo vetëm.

    E thashë më përpara, objektivi kryesor është mbrojtja e interesit qytetar dhe publik, i cili është jashtëzakonisht i sulmuar nga kjo mazhorancë dhe kjo qeveri. Nuk kemi rrugë tjetër përveçse t’i drejtohemi rrugës dhe kontaktit dhe diskutimit me qytetarëve.Mesazhi kryesor e thashë dhe pak më përpara, është rikthimi i fjalës së lirë në parlamentin e Shqipërisë dhe jo vetëm. Duhet, kjo mazhorancë dhe kjo qeveri duhet t’i japin shpjegime për problematikat jashtëzakonshme me të cilat përballet sot Shqipëria. Korrupsioni galopant.

    Dhe këtu sjell në vëmendje aferat korruptive të njëpasnjëshme, madhore, siç ishte ajo e fundit e aferës korruptive e tunelit të Llogarasë, e cila sheh të përfshirë kryeministrin Rama dhe zëvendës kryeministren Balluku. Janë paratë e taksapaguesve shqiptarë, të paktën 50 milionë, flitet edhe për më shumë, deri në 90 milionë euro të vjedhura nga xhepat e qytetarëve.

  • Afera me Tunelin e Llogarasë, Berisha: Balluku personazh kryesor, dy ish-ministra kanë refuzuar të firmosin

    Afera me Tunelin e Llogarasë, Berisha: Balluku personazh kryesor, dy ish-ministra kanë refuzuar të firmosin

    Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se çdo protestë e opozitës do të bëhet para Kryeministrisë, ndërsa u ndal te skandalet e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
    “Përse nuk protestoni para Ministrisë së Ballukut. Kjo është foltore, parlament, i deputetëve dhe qytetarëve. Lubi Balluku është personazh kryesor, por më kryesori është Rama, qeveria RamaDuro.
    Në Ankara, Lubia nuk ishte vetëm, por me Sulltanin. Pasioni i saj për Sulltan ka kufij vetëm qiellin. Nuk mund të themi se përgjegjëse nr.1 është Lubia, por Edi Rama që përdori si mashë Lubinë.”, tha ai.

  • Pulisic: Ndjehem në kulmin tim si futbollist. Titulli? Është objektivi kryesor i Milanit

    Pulisic: Ndjehem në kulmin tim si futbollist. Titulli? Është objektivi kryesor i Milanit

    15 Nëntor 2025

    9:00

    Alfred Lleshi

    Christian Pulisic analizoi karrierën e tij gjatë një interviste për “CBS Sports”, ku foli për momentin personal dhe ambiciet me Milanin: “Jam në një moshë të mirë, ndoshta në formën më optimale fizike. Shpresoj që kulmi im të jetë sezonin e ardhshëm, por nëse ky është kulmi im, dua ta shijoj. Sigurisht, ndiej se po kaloj momentin tim më të mirë në futboll”.
    Pulisic e konsideron titullin objektiv kryesor të sezonit: “Nëse nuk e fitojmë, nuk dua ta shoh nga ana negative. Do të japim maksimumin dhe do të gjykohemi ndeshje pas ndeshjeje. Kur fiton trofeun, puna jote shpërblehet”.
    Ai rikthehet nga dëmtimi pas tri javësh: “Është frustrues dëmtimi, mendon ‘pse tani’? Sidoqoftë, jam i lumtur që nuk shkoi më keq. Momenti më i vështirë është kur je jashtë fushës dhe dëshiron ta ndihmosh skuadrën. Tani jam kthyer dhe ndihem shumë më mirë”.

  • Filmi “Me fjalë tjera” fiton çmimin kryesor në MedFilm Festival

    Filmi “Me fjalë tjera” fiton çmimin kryesor në MedFilm Festival

    Filmi artistik i metrazhit të gjatë “Me fjalë tjera”, me skenar dhe regji nga Val Jashari dhe producent Valmira Hyseni, ka triumfuar në MedFilm Festival në Romë, duke fituar çmimin kryesor në seksionin Med WIPS (Works in Progress), me një vlerë prej 10 mijë euro.

    Ky film është prodhim i WaveMaker Films, në bashkëprodhim me Live Production, dhe mbështetet nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra e Filmit të Malit të Zi.

    Aktualisht, “Me fjalë tjera” ndodhet në faza e post-produksionit dhe pritet të përfundojë në gjysmën e parë të vitit 2026, duke e vendosur Kosovën në hartën e festivaleve ndërkombëtare të filmit./rtk

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    NJË FJALOR ME SHARJE DHE MALLKIME, EDMOND TUPJA SJELL LIBRIN E TIJ TË FUNDIT NË PANAIRIN E LIBRIT: JA PËRSE VENDOSA TA BOTOJ

  • Shqipëria sfidon Andorrën, zbulohet emri i gjyqtarit kryesor që do të vendosë drejtësi

    Shqipëria sfidon Andorrën, zbulohet emri i gjyqtarit kryesor që do të vendosë drejtësi

    Shqipëria do të luajë në transfertë me Andorrën në orën 20:45 ditën e enjte në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Ndërkohë pak më parë është zbuluar edhe arbitri që do të vendosë drejtësi në këtë duel kaq të rëndësishëm për kuqezinjtë.
    Kryesori do të jetë rumuni Horațiu Feșniç një arbitër me përvojë, që nuk e ka arbitruar asnjëherë Kombëtaren, por disa klube shqiptare si Partizani, Tirana dhe Vllaznia në Europë.

    36-vjeçari do të ndihmohet nga bashkëkombasit e tij, Valentin Avram, Alexandru Cerei dhe Rares Vidican. Në VAR do jenë Ovidiu Haţegan me ndihmës Adrian Costreie.
    Ai debutoi si arbitër kryesor në Rumani më 12 mars 2012 në moshën 22-vjeçare. Në 2016-ën u përfshi në listën e FIFA-s si gjyqtar ndërkombëtar dhe i janë besuar disa ndeshje të rëndësishme.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Shqipëri-Andorra/ Zbulohet emri i gjyqtarit kryesor që do të vendosë drejtësi

    Shqipëri-Andorra/ Zbulohet emri i gjyqtarit kryesor që do të vendosë drejtësi

    Shqipëria do të luajë në transfertë me Andorrën në orën 20:45 ditën e enjte në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Ndërkohë pak më parë është zbuluar edhe arbitri që do të vendosë drejtësi në këtë duel kaq të rëndësishëm për kuqezinjtë.
    Kryesori do të jetë rumuni Horațiu Feșniç një arbitër me përvojë, që nuk e ka arbitruar asnjëherë Kombëtaren, por disa klube shqiptare si Partizani, Tirana dhe Vllaznia në Europë.
    36-vjeçari do të ndihmohet nga bashkëkombasit e tij, Valentin Avram, Alexandru Cerei dhe Rares Vidican. Në VAR do jenë Ovidiu Haţegan me ndihmës Adrian Costreie.
    Ai debutoi si arbitër kryesor në Rumani më 12 mars 2012 në moshën 22-vjeçare. Në 2016-ën u përfshi në listën e FIFA-s si gjyqtar ndërkombëtar dhe i janë besuar disa ndeshje të rëndësishme.