Tag: kryeson

  • “Këpuca e Artë” / Harry Kane kryeson renditjen, para Mbappé dhe Haaland. Një shqiptar i dhjeti

    “Këpuca e Artë” / Harry Kane kryeson renditjen, para Mbappé dhe Haaland. Një shqiptar i dhjeti

    8 Dhjetor 2025

    10:29

    Alfred Lleshi

    Harry Kane kryeson renditjen e “Këpucës së Artë” europiane për momentin, duke kaluar Kylian Mbappé dhe Erling Haaland. Sulmuesi anglez shënoi në fundjavën e fundit dhe arriti 34 pikë, ndërsa Mbappé mbetet në 32 pikë. Haaland, me 15 gola dhe koeficientin 2 për 5 kampionatet kryesore europiane, grumbullon 30 pikë.
    Pas tyre renditen Darko Lemajic i RFS dhe Ayase Ueda i Feyenoord, me 18 gola dhe koeficient 1.5. Emra të tjerë të rëndësishëm janë Ferran Torres dhe Igor Thiago me 22 pikë, përpara Mason Greenwood dhe Joaquin Panichelli.
    Në Serie A, golashënuesi kryesor mbetet Lautaro Martinez, me 14 pikë, duke kaluar shokun e skuadrës Calhanoglu dhe Riccardo Orsolini. Kjo renditje tregon dominimin e Kane në nivel ndërkombëtar dhe pozicionin e spikatur të Lautaro në kampionatin italian, duke reflektuar performancat e tyre të jashtëzakonshme gjatë sezonit.
    Ja renditja aktuale:1.Harry Kane (Bayern Munich) – 34 pikë2.Mbappé (Real Madrid) – 323.Erling Haaland (Manchester City) – 304.Ferran Torres (Barcelona) -225.Igor Thiago (Brentford) – 226.Mason Greenwood (Olympique Marseille) – 207.Joaquín Panichelli (Strasburg) – 18.8.Jonathan Burkardt (Eintracht Frankfurt) -169.Robert Lewandowski (Barcelona) – 1610.Vedat Muriqi (Mallorca) – 16

  • Sunday League/ Alpha CrossFit kryeson Grupin A, Dajti në krye të Grupit B

    Sunday League/ Alpha CrossFit kryeson Grupin A, Dajti në krye të Grupit B

    Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së 8-të të kampionatit amator FSHF Sunday League.
    Në Grupin A, Alpha CrossFit 9X9 regjistroi fitoren e 8-të radhazi, pasi mundi FC Confucius 2-0 dhe kryeson me pikë të plota, 24. Fitore në këtë grup regjistruan edhe Barrikada, Tigres, Luminesen, Immi, Happy Dent Center, FC Mallakastra dhe Friends Team.
    Barrikada dhe Tigres ndjekin me nga 21 pikë, tre më pak se kryesuesit Alpha Cross Fit.
    Në Grupin B, Dajti mposhti thellë Jata Market 7-1 dhe kryeson renditjen me 22 pikë.
    FC Domja, M&D, Legjendat TT, Ju Ar Plast, Coca Cola Tepelena dhe Albamer fituan gjithashtu ndeshjet e tyre.
    I vetmi takim që u mbyll në barazim ishte Primo MFC – Vila-L, me rezultatin 2-2. Në këtë grup, Domja renditet e dyta me 19 pikë, ndërsa ATS dhe M&D kanë nga 17 pikë.

  • Numërohen 102 kuti në Vlorë, kryeson bindshëm kandidatja socialiste

    Numërohen 102 kuti në Vlorë, kryeson bindshëm kandidatja socialiste

    Vijon procesi i numërimit për bashkinë e Vlorës.
    Deri më tani janë numëruar 102 kuti numërimi nga 231 në total.
    Ashtu si edhe në 4 bashkitë e tjera, edhe në Vlorë kryeson Partia Socialiste.

    Kandidatja e mazhorancës, Brunilda Mersini ka 7088 vota, ndërsa Dionis Sota 1011 vota.
    Ndërkohë Gjergj Nika ka arritur të marrë vetëm 850 vota.
    Vlora është qarku me pjesëmarrjen më të ulët në votim. Në total, në këtë qark kanë votuar 12.54% ose e thënë ndryshe 16.205 qytetarë nga 129.194 që ishin në total me të drejtë vote.
    /vizionplus.tv

  • Gara për Bashkinë e Matit, kryeson kandidati socialist, Altin Bojni

    Gara për Bashkinë e Matit, kryeson kandidati socialist, Altin Bojni

    Vijon procesi i numërimit për bashkinë e Matit.
    Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më tani janë numëruar 8 QV nga 47 në total.
    Altin Bojni, kandidati socialist kryeson me 1481 vota. Më pas vjen kandidati Eduart Brahilika me 581 vota, i ndjekur nga Suzana Pasha me vetëm 131 vota.

    Kujtojmë se qarku me pjesëmarrjen më të lartë ka qenë Mati, me 39.36%, ose 7752 qytetarë nga 19.697 që ishin në total me të drejtë vote.
    /vizionplus.tv
     

  • Numërohen 8 nga 21 kuti në Tepelenë, PS kryeson me 1172 vota

    Numërohen 8 nga 21 kuti në Tepelenë, PS kryeson me 1172 vota

    Ka nisur procesi i numërimit në Tepelenë, ku janë për tu numëruar 21 kuti. Në Tepelenë do të përdoret edhe Inteligjenca Artificiale për verifikimin e fletëve të numërimit dhe në numërimin e votave.

    Nga 21 kuti në total, janë numëruar 8 kuti, me rezultat: 1172 vota për Gramos Sako nga Partia Socialiste, dhe 211 vota për Gabriel Guma, kandidat i pavarur.
    Në Tepelenë kanë votuar 2488 qytetarë, nga 7184 që kishin të drejtë vote.

    Top Channel

  • Numërohen 6 nga 21 kuti në Tepelenë, PS kryeson me 856 vota

    Numërohen 6 nga 21 kuti në Tepelenë, PS kryeson me 856 vota

    Ka nisur procesi i numërimit në Tepelenë, ku janë për tu numëruar 21 kuti. Në Tepelenë do të përdoret edhe Inteligjenca Artificiale për verifikimin e fletëve të numërimit dhe në numërimin e votave.

    Nga 21 kuti në total, janë numëruar 2 kuti, me rezultat: 856 vota për Gramos Sako nga Partia Socialiste, dhe 149 vota për Gabriel Guma, kandidat i pavarur.
    Në Tepelenë kanë votuar 2488 qytetarë, nga 7184 që kishin të drejtë vote.

    Top Channel

  • Numërohen 66 kuti në Vlorë, kandidatja e PS kryeson me 4520 vota

    Numërohen 66 kuti në Vlorë, kandidatja e PS kryeson me 4520 vota

    Ka nisur procesi i numërimit për Bashkinë e Vlorës.
    Kutitë e votimit janë ndarë në katër KZAZ.
    Sipas raportimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Vlora kishte numrin më të ulët të votuesve, me 12.54% pjesëmarrës.
    Votat nga kutitë e numëruar 66/231:
    Brunilda Mersini 4520
    Dionis Sota 661
    Gjergji Nika 523

  • Numërohen 3 nga 21 kuti në Tepelenë, PS kryeson me 495 vota

    Numërohen 3 nga 21 kuti në Tepelenë, PS kryeson me 495 vota

    Ka nisur procesi i numërimit në Tepelenë, ku janë për tu numëruar 21 kuti. Në Tepelenë do të përdoret edhe Inteligjenca Artificiale për verifikimin e fletëve të numërimit dhe në numërimin e votave.

    Nga 21 kuti në total, janë numëruar 2 kuti, me rezultat: 495 vota për Gramos Sako nga Partia Socialiste, dhe 62 vota për Gabriel Guma, kandidat i pavarur.
    Në Tepelenë kanë votuar 2488 qytetarë, nga 7184 që kishin të drejtë vote.

    Top Channel

  • Zgjedhjet në Tepelenë/ Numërohen kutitë e votimit në Sinanaj dhe Nivicë, kryeson bindshëm kandidati socialist

    Zgjedhjet në Tepelenë/ Numërohen kutitë e votimit në Sinanaj dhe Nivicë, kryeson bindshëm kandidati socialist

    Ka përfunduar kutia e numërimit në Nivicë të Tepelenës, ku kryeson bindshëm kandidati socialist, Gramoz Sako me 196 vota, ndërsa Gabriel Guma i PD-së me vetëm 6 vota.
    Ndërkohë në kutinë e dytë, në Sinanaj, Sako sërish kryeson me 111 vota, ndërsa Guma me 26, ndërsa 6 vota janë shpallur të pavlefshme.
    Sipas të dhënave të KQZ, për Bashkinë e Tepelenës, kanë shprehur interes 34.63% e qytetarëve, ose e thënë ndryshe 2488 nga 7184 zgjedhës në total.

    Gara në këtë bashki është mes Gramoz Sakos nga mazhoranca dhe kandidatit të pavarur Gabriel Guma i cili ka marrë mbështetjen e demokratëve.
    /vizionplus.tv