Tag: kryesocialisti

  • “Demokratë bashkojuni PS”/ Rama bën ftesën e papritur: Opozitarët e aftë, të mirëpritur

    “Demokratë bashkojuni PS”/ Rama bën ftesën e papritur: Opozitarët e aftë, të mirëpritur

    Kryesocialisti Edi Rama duke shpalosur planet e qeverisjes për katërt vitet e ardhshme kërkoi përdorjen e 83 mandateve për krijimin e energjive për ta drejtuar Shqipërinë sikur socialistët të ishim në mandatin e parë.

    “Duke nxjerrë nga vetja, një vete të re. Nuk na mjafton një grup i ri parlamentar për të bërë ca ligje të reja, apo një qeveri e re për të bërë disa gjëra të reja. Na duhet një qasje e re ndaj problemeve të vjetra dhe ndaj sfidave të reja”, tha kryesocialisti.
    Edi Rama e quajti mision kombëtar bashkimin e plotë me Europën dhe për këtë vendosi të tijëve disa detyra.
    “Të mbyllim negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian në 27 muajt e ardhshëm, në fund të vitit 2027; të mundësojmë deri në fund të këtij mandati të ri ratifikimin në 27 Parlamentet e vendeve anëtare të vendimit të Këshillit Europian për anëtarësimin e Shqipërisë në BE; të ngremë deri në fund të kësaj dekade flamurin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit në oborrin e familjes së bashkuar europiane”, u shpreh Rama.
    Nga asambleja socialiste Edi Rama vendosi piketat se ku ai dëshiron ta shikojë PS në 20 vitet e ardhshme.
    “Nuk është absolutisht mëkat, është detyrim që ne ta shohim Partinë Socialiste në krye edhe në 2030-n, edhe në 2040-n dhe në 2050-n. Ne ta shohim, domethënë ju ta shihni. Prandaj do t’ju ftoja ta shihni garantimin e kësaj qëndrueshmërie si detyrim shumë serioz, investim i të gjithëve këtu, në qendër dhe në territor ndaj Shqipërisë së gjeneratës tjetër”, tha kryeministri.
    Edi Rama si një juventin i deklaruar nuk ka frikë të marrë edhe më të mirët nga kundërshtarët.
    “Komuniteti i demokrateve në çdo territor ku ka më shumë se asnjëherë njerëz që duan të na bashkohen. Ne sapo i kemi fituar zgjedhjet dhe nuk na duhet më ne vota e tyre. por dëshira dhe energjia e tyre për të punuar duke dhënë përmes punës së tyre një kontribut sado të vogël dhe natyrisht duke mbajtur ndershmërisht në punë veten dhe pastaj ushqyer familjen e tyre në këtë kalim historik, na duhet dhe na duhet që çke atë punë dhe ne do ta ndjejnë sinqerisht dobinë e kësaj hapjeje”, tha ai.
    Ai shpjegoi se përse do të tentojë ti marrë opozitës të Doktor Berishës më të mirët e mundshëm.
    “Kjo është një pjesë kuptimplotë e asaj që thashë më parë, detyrimit strategjik të Partisë Socialiste për t’i garantuar sot vetes qëndrueshmërinë e vet afatgjatë. Shqipëria është shumë e vogël për të pasur luksin e mos shfrytëzimit të burimeve të mira njerëzore për interesat e shtetit pa diskutim dhe në shtresën e lartë të llumit të kënetës politike të opozitës, ka plot burime të pastërta, burime të vlefshme sidomos në territore më të vogla ku edhe burimet njerëzore në tërësi janë më të pakta dhe aftësinë e hapjes, fuqinë e integrimit përtej rrethit”, përfundoi kryeministri Rama.

  • PS kryeson bindshëm, Rama poston foton “pikante”: Çfarë agimi ky sot!

    PS kryeson bindshëm, Rama poston foton “pikante”: Çfarë agimi ky sot!

    Dita e 12 majit ka zbardhur, por ajo duket se është mavi dhe mban ngjyrat e PS-së.
    Kështu lë të kuptohet kryesocialisti Edi Rama me një postim të mëngjesit të sotëm në llogarinë e tij personale të rrjetit social Facebook.
    Është fotoja e parë që ai poston pas zgjedhjeve të 11 majit dhe kalimit të heshtjes zgjedhore.

    Rënia e agimit mbi kryeqytetin shqiptar me një ‘pëlhurë’ të purpurtë. Një shkrepje që dukej e bërë nga këndi i PS-së dhe që shihte Tiranën nga Xhamia dhe përreth, me pyllin orbital.

    “Çfarë agimi ky sot!”, shkruan kryesocialisti, duke nënkuptuar fitoren e thellë të PS-së në të gjithë vendin, teksa e shoqëron edhe me një emoji “pesëshe”, dorën me numrin 5 të fletës së votimit.
    Rezultatet e deritanishme zyrtare nga KQZ në rreth 1 mijë kuti votimi të numëruara, flasin për një fitore, deri edhe në bastionet e PD-së si Dibra dhe ku ka avantazhe pothuajse në të gjitha qarqet.

  • Çfarë ndodhi? Pak para mbylljes së kutive, Rama mbërrin në selinë  e PS

    Çfarë ndodhi? Pak para mbylljes së kutive, Rama mbërrin në selinë e PS

    Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në selinë  e PS pak para mbylljes së votimit për zgjedhjet e 11 Majit.
    Kryesocialisti nuk komentoi asgjë para mediave.
    Paradite në Surrel, kur votoi së bashku me bashkëshorten Linda Rama, kryesocialisti tha shkurt se sot është radha e popullit për të folur.

  • 10 minuta para mbylljes së votimit, Rama mbërrin në selinë  e PS

    10 minuta para mbylljes së votimit, Rama mbërrin në selinë e PS

    Edi Rama ka mbërritur në selinë e PS-së, kjo 10 minuta para mbylljes së votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Kryesocialisti nuk komentoi asgjë para mediave. Paradite në Surrel, kur votoi së bashku me bashkëshorten Linda Rama, kryesocialisti tha shkurt se sot është radha e popullit për të folur.

  • Pak minuta nga mbyllja e procesit të votimit, Edi Rama mbërrin në selinë e Partisë Socialiste

    Pak minuta nga mbyllja e procesit të votimit, Edi Rama mbërrin në selinë e Partisë Socialiste

    Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në selinë e PS pak para mbylljes së votimit për zgjedhjet e 11 Majit.
    Kryesocialisti nuk komentoi asgjë para mediave.
    Paradite në Surrel, kur votoi së bashku me bashkëshorten Linda Rama, kryesocialisti tha shkurt se sot është radha e popullit për të folur.

  • Rama batuta me të riun në Tiranë: Mos i rri asaj mbi qafë se ka ardhur për mua, jo për ty

    Rama batuta me të riun në Tiranë: Mos i rri asaj mbi qafë se ka ardhur për mua, jo për ty

    Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon këtë të hënë një takim me të rinj dhe të reja të Tiranës që drejtojnë fushatën “Votues i Parë për Pasaportën Europiane”.
    Fjalën e tij Rama e nisi me një shaka drejtuar një djali që ndodhej në shoqërinë e një vajze, duke i thënë të mos shpërqëndrohet nga kjo e fundit po të dëgjojë fjalimin.
    “Mos i rri asaj mbi qafë se ka ardhur për mua s’ka ardhur për ty”,- i tha Rama.

  • “Voto 5!”/ Rama vijon fushatën në Berat, takim me gratë dhe vajzat

    “Voto 5!”/ Rama vijon fushatën në Berat, takim me gratë dhe vajzat

    Kryesocialisti Edi Rama po vijon turin e tij elektoral për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, teksa sot ishte në qarkun e Beratit.
    Kreu i qeverisë zhvilloi takim edhe me gratë dhe vajzat e këtij qarku, një ritual politik i tij që prej ditës së hapjes së fushatës, më 11 prill.
    “Voto 5! Berati është grua, Shqipëria është grua, Europa është grua”, shprehej kryesocialisti pak para se të mbante fjalën e tij, me një postim të shkurtër në rrjetin social.Mes përfaqësuesve që mbajtën fjalën ishte edhe ish-kryebashkiaku Ervin Demo, që dha dorëheqjen për të kandiduar për deputet të qarkut, teksa mban edhe detyrën e drejtuesit politik të PS.
    Demo u shpreh se flet para grave dhe vajzave si ish-kryetar i tyre dhe jo si politikan, duke përmendur investimet e realizuara dhe projektet e ardhshme.
    “Vetëm qeverisja socialiste e mundëson integrimin e Shqipërisë në BE. Ne do marrim një rezultat spektakolar më 11 maj, ne nuk e diskutojmë 5 me 2-shin. Ata të tjerët që kanë ardhur kanë ardhur si turista dhe do ikin si të tillë. Pesta është numri që i sjell fat këtij qyteti, me 5 mandate për qarkun tonë”, tha ai mes të tjerash.

  • “Shqipëria e besueshme për BE-në”, Rama: Ka ikur koha e “kënetës”, asnjë sondazh nuk e nxjerr afër nesh

    “Shqipëria e besueshme për BE-në”, Rama: Ka ikur koha e “kënetës”, asnjë sondazh nuk e nxjerr afër nesh

    Një ditë pas konferencës së katër ndërqeveritare me BE,  kryesocialisti Edi Rama ka folur sërish për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian duke theksuar se BE-ja shikon te Shqipëria një aktor me besueshmëri të lartë dhe protagonist të procesit të reformave.
    “BE nuk të fal, nuk është në situatën e një bamirësi sepse me të drejtë kërkon që kë afron, ta ketë si veten, me standardet e veta. Nuk ka asgjë më të padiskutueshme sesa rezultatet e monitorimit të vazhdueshëm të BE-së, të tjerat janë muhabete pazari dhe dokrra. Po të ishim sado pak afër të vërtetës, gjithë ai llum që hidhet çdo natë në pjatat e shqiptarëve nuk do kishim shans të merrnim 2027 si afat për mbylljen e negociatave”, tha Rama.
    Me ironi Rama komentoi edhe opozitën.

    “Asnjë sondazh në asnjë ekran nuk e nxjerr dot kënetën jo përpara, por as afër nesh sa mund të flitet për ndonjë rikthim imagjinar të kënetës. Ka ikur historia e kënetës, është e mbyllur. Shqipëria në 6 muaj ka hapur 3 grupkapituj ka dhe 3. Me ndihmën tuaj ne nuk humbasim asnjë minutë dhe mbyllim negociatat. Bëhemi vendi që ka kryer negociatat më të shpejta. Na ndihmon edhe fati që na ka ardhur në dorë”, tha kryesocialisti.
    Kryesocialisti dha një përgjgjie për rastin flagrant të arrestimit të një demokrati në Lushnje për shit-blerje të votës.
    “Jo vlla nuk kemi lekë për vota se kemi bërë më parë, nuk e bëjmë sot. Pashë që kishin dalë ca që jepnin lekë, nga këto paratë e kënetës. Se këneta ka shumë para. E keni parë sa e ka paguar latifin, ku i gjejnë xhanëm. E keni parë latifin. Kam parë se ka dalë këneta me para, se kishin kap një zhapik andej nga Lushnja që jepte para për votën, askush mos ta bëjë këtë gabim, se është krim që ndëshkohet rëndë, nuk ja vlen fare”, tha Rama./vizionplus.tv 

  • PS hap fushatën në sheshin “Skënderbej” me këngë e valle, Rama: Në 2030 jemi anëtar të BE

    PS hap fushatën në sheshin “Skënderbej” me këngë e valle, Rama: Në 2030 jemi anëtar të BE

    Nën melodinë tradicionale të Lahutës së Malsisë, me 12 yjet e flamurit të BE, pranë 12 qarqeve të Shqipërisë, zbriti në fushë skuadra e Partisë Socialiste për të garuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
    ‘Vallen e Dasmës’ së shumëkërkuar me Bashkimin Europian, Partia Socialiste e nisi me qarkun e Tiranës.
    Me numrin 5 dhe yll në veshje, kryesocialisti Edi Rama u ngjit në skenë mes brohorimave, duke surprizuar të pranishmit me këngën zyrtare të fushatës.Në krye të fjalës, kryesocialisti u shpreh se Shqipëria ka një mundësi historike.

    “Ne dhe vetëm ne dhe askush tjetër, kemi në dorë fatin europian të Shqipërisë. Kemi 30 ditë përpara për t’u lidhur me çdo shqiptar.”, tha kryesocialisti Rama.
    Duke ironizuar opozitën, Rama tha se Shqipëria nuk duhet ta humbasë shansin për në BE.
    “Sa do komike të duket, kjo është e vërteta, të takosh historinë apo të fitosh ëndrrën me mustaqet e Kujtim Gjuzit? Kjo është dita përtej të majtës dhe të djathtës.”
    Sipas Ramës, Shqipëria sot s’ka asnjë krahasim me Shqipërinë deri në 2030.
    “Deri në 2030, një Shqipëri që s’ka lidhje me atë që jemi tani. Madje edhe këneta do të jetë tharë.”
    Për barazinë para ligjit, Rama tha se populli nuk mund ta lërë në dorë të qeverive.
    “Me ne ose me kënetën madhështore, ose me qilimat fluturues të moçalit…”
    Kryeministri Edi Rama ironizoi sërish opozitën dhe Chris LaCivita-n, të cilit iu referua si Latifi.
    “Me këtë prioritet ka sjellë, kushedi me sa para, kushedi ku i ka gjetur, edhe një Latif nga Amerika, i cili për të gjithë ne që jemi rritur në lagjet e Tiranës, të kujton atë të fortin e lagjes që qullësi poshtë pallatit e thërret: ‘Hajde Latif se do më rrahin.’ Kishte publikuar dje një buf që hante një mi dhe ngrinte pyetjen se kush është miu. Atij bravo i qoftë se të gjesh budallenj dhe të paguash gjithë ato para për të duartrokitur edhe kur ia fut asaj që nuk thuhet në atë farë feje, vërtet të kesh lindur me këmishë. Se që bufi është bufi kjo nuk ka diskutim, kurse për miun ka shumë kandidatë, që nga Luli që harroi se ishte mi dhe u soll si ari, deri te ai i shkreti nga Kavaja.”
    Kryeministri Edi Rama e mbylli fjalën e tij me një thirrje drejtuar shqiptarëve që të besojnë në Shqipërinë në BE dhe të braktisin ata që ai i quajti si ‘profetët’ e rremë, që predikojnë madhështira qesharake.
    Në kërkim të mandatit të katërt, Partia Socialiste e ka ndërtuar programin e saj elektoral me në fokus anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Për këtë arsye, 12 yjet e flamurit të BE-së ishin pozicionuar në shesh, duke i dhënë të 12 drejtuesve politikë të qarqeve mundësinë të adresonin mesazhet e tyre brenda 5 minutave, ashtu siç është edhe numri 5 i PS në fletën e votimit.
    Secili qark i Shqipërisë u prezantua ndryshe, përfshirë elementë tradicionalë që i karakterizojnë.
    /vizionplus.tv