Përfaqësuesi i PD-së, Indrit Hoxha i ftuar në një emision televiziv ka folur lidhur me foltoren e mbajtur sot në Durrës nga Ervin Salianji. Gjatë fjalës së tij Hoxha ka zbuluar edhe detaje nga mbledhja e Kryesisë së PD-së.
Ai theksoi se diskutimet kanë të bëjmë me analizën e humbjes së zgjedhjeve të 11 majit dhe zhvillimet e fundit të SPAK ndaj qeverisë. Sipas tij nuk mund të bëhen të dyja njëkohësisht.
“Në dy mbledhjet e fundit të Kryesisë së PD-së diskutimi ka qenë do dalim të bëjmë analizë të thelluar mbi humbjen e Partisë Demokratikë apo për shkak të situatës politike dhe zhvillimeve të fundit të SPAK në raport me qeverisë ne do të dalim e të protestojmë. Të dyja nuk mund ti bëjmë
Në kryesinë e PD-së ka patur diskutime shumë të ashpra politike sesa këto që keni dëgjuar deri tani. Vetë kryetari i PD-së ka thënë që nëse në vazhdojmë në këtë rrugë dhe duhet të ndryshojmë në zgjedhjet e tjera do të përgjysmohemi. Është thëne në mbledhjen Kryesisë.
A ka nevojë PD të ndryshojë, patjetër qe ka nevojë. Salianji ka qenë i pari që midis analizës së kësaj ka thënë që duhet të protestojmë e më pas të vazhdojmë procesin e analizës. Jo vetëm Salanji por pjesa e madhe e Kryesisë kemi mbaj këtë qëndrim”, tha Hoxha.
Tag: kryesinë
-

Hoxha zbulon deklaratën e Berishës me Kryesinë: Zgjedhjet e tjera do të…
-

Kthesë e papritur/ Porosia e Berishës në Kryesinë e PD-së: Jo protesta ndaj Ballukut…ja pse
Partia Demokratike nuk do të organizojë protesta kundër zv. kryeministres Balluku. Kjo është porosia e prerë e Berishës në Kryesinë e PD.
Burime për Top Channel nga mbledhje e djeshme e Kryesisë së PD, bëjnë të ditur se Berisha ka porositur krerët e PD që të mos denoncojnë Ballukun në publik pasi ajo është marrë e pandehur nga SPAK, por Ramën sepse sipas tij ai është autori i vërtetë i aferave që akuzohet zv. kryeministrja.
Qëndrimin e tij në Kryesi, kreu i PD e bëri edhe sot në konferencën për shtyp kur tha se përgjegjësi i të gjitha skandaleve është Kryeministri.
Qëndrimi i artikuluar sot nga Berisha vjen në fakt pas mbledhjes së djeshme të kryesisë së PD-së, ku është diskutuar edhe strategjia që do të ndjekë opozita, tani që ka një akuzë për numrin dy të qeverisë.
Burimet i thanë Top Channel se deputeti i Tiranës, Belind Këlliçi ka propozuar në mbledhjen me dyer të mbyllura nisjen e protestave të përditshme ose të përjavshme përpara Ministrisë së Infrastrukturës, njësoj siç vepruan me protestat para Bashkisë së Tiranës kundër Veliajt.
Por propozimi i tij ka hasur në kundërshtimin e vetë Berishës, i cili ka kërkuar që aksioni publik dhe politik të përqendrohet kundër kryeministrit Rama dhe jo zv. kryeministres Balluku. -

Kë do të mbështesë PD në garën për Tiranën? Në pritje të zyrtarizimit të emrit, demokratët mbledhin Kryesinë
Partia Demokratike ka mbledhur sot Kryesinë e vogël për të diskutuar në lidhje me kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës. Në mbledhje janë Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, Agron Gjekmarkaj si dhe grupi që kanë negociuar me aleatët, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti.
Ne këtë mbledhje do diskutohet për kandidatet të cilët, kane shprehur dëshirën për te kandiduar si te pavarur për Tiranën, raporton gazetari Osman Stafa. Deri tani emri që është zyrtarizuar si kandidat i pavarur është Florjan Binaj, i cili ka marrë edhe mbështetjen e Partisë “Shqipëria Bëhet”.
Ndërkohë Sali Berisha në një konferencë me gazetarët pasi doli nga SPAK tha se PD ka 12-13 kandidatë. Kushdo emër që do të dalë zyrtarisht nga opozita përballë do të ketë Ogerta Manastirliun, e cila është zyrtarizuar nga PS. -

Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, PD mbledh sot Kryesinë! Ja ç’pritet të diskutohet
Partia Demokratike
TIRANË- Partia Demokratike do të mbledhë mesditën e sotme Kryesinë, në orën 13:00, ku në qendër të diskutimeve pritet të jenë zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki të vendit.
Gjatë mbledhjes, grupi i punës do të informojë rreth ecurisë së bisedimeve me aleatët në lidhje me përfaqësimin në zgjedhjet vendore të 9 nëntorit. Diskutime dhe vendimarrje do të ketë gjithashtu edhe mbi organizimin e procesit zgjedhor në 6 bashkitë që hyjnë në zgjedhje.
Mbledhja e Kryesisë së PD-së vjen vjen në kuadër të konsultimeve që opozita po zhvillon me aleatët, për të intensifikuar diskutimet mes forcave opozitare për të ndërtuar një front të përbashkët opozitar dhe për të konsoliduar mbështetjen rreth një kandidature të vetme, që do të përfaqësojë opozitën në zgjedhjet e 9 nëntorit.
Deri më tani, PD s’ka dalë me kandidatë për asnjërën prej Bashkive, përfshirë edhe Tiranën. Nga ana tjetër, PS ka prezantuar më herët Ogerta Manastirliun për kryeqytetin.
Vakancat në bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik janë krijuar për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të bashkive. Ndërsa në Bashkinë Tiranë për shkak se ish-kryetari Erion Veliaj ndodhet në qeli prej dats 10 Shkurt dhe u shkarkua me vendim të Këshillit Bashkiak. Veliaj e akimoi shkarkimin e tij në Kushtetuese, por pavarësisht kësaj, Presidenti Bajram Begaj dekretoi datën e zgjedhjeve edhe për Bashkinë Tiranë./ZËRI -

Zgjedhjet në 6 bashki, PD mbledh sot Kryesinë. Dy “pikat” e diskutimit
Partia Demokratike do të mbledhë sot Kryesinë, ku pritet që të jenë në qendër diskutimet për zgjedhjet e pjesshme.
Në këtë mbledhje do të informohet nga grupi i punës rreth ecurisë së bisedimeve me aleatet në lidhje me përfaqësimin në zgjedhjet vendore të datën 9 nëntor.
Po ashtu do të ketë diskutime dhe vendimmarrje mbi organizimin e procesit zgjedhor në 6 bashkitë që hyjnë në zgjedhje. Kujtojmë se ende PD-ja nuk ka asnjë kandidat për 6 bashkitë e vendit, përfshi dhe bashkinë e Tiranës. -

Zgjedhjet në 6 bashki, PD mbledh sot Kryesinë, zbulohen dy “pikat” e diskutimit
Partia Demokratike do të mbledhë mesditën e sotme Kryesinë, ku pritet që të jenë në qendër diskutimet për zgjedhjet e pjesshme.
Gazetarja e Top Channel Elda Menga mëson se në këtë mbledhje do të informohet nga grupi i punës rreth ecurisë së bisedimeve me aleatet në lidhje me përfaqësimin në zgjedhjet vendore të datën 9 nëntor.
Po ashtu do të ketë diskutime dhe vendimmarrje mbi organizimin e procesit zgjedhor në 6 bashkitë që hyjnë në zgjedhje.
Top Channel
-

Zgjedhjet në 6 bashki, PD mbledh sot Kryesinë. Dy ‘pikat’ e diskutimit
Partia Demokratike do të mbledhë sot Kryesinë, ku pritet që të jenë në qendër diskutimet për zgjedhjet e pjesshme.
Në këtë mbledhje do të informohet nga grupi i punës rreth ecurisë së bisedimeve me aleatet në lidhje me përfaqësimin në zgjedhjet vendore të datën 9 nëntor.
Po ashtu do të ketë diskutime dhe vendimmarrje mbi organizimin e procesit zgjedhor në 6 bashkitë që hyjnë në zgjedhje.
Kujtojmë se ende PD-ja ende nuk ka bërë zyrtare emrat e kandidatëve për 6 bashkitë e vendit, përfshi dhe bashkinë e Tiranës.
-

PD mbledh Kryesinë sot/ Vendime për zgjedhjet e pjesshme dhe kandidatët në 6 bashki, përfshirë Tiranën
Partia Demokratike do të mbledhë sot Kryesinë, ku në qendër të diskutimeve pritet të jenë zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki të vendit, ku kjo forcë politike ende s’ka dalë me kandidatë, përfshirë Tiranën.
Gjatë mbledhjes së Kryesisë grupi i punës pritet të janë informacione rreth ecurisë së bisedimeve me aleatet në lidhje me përfaqësimin në zgjedhjet e 9 nëntorit
Gjithashtu do të ketë diskutime dhe vendimmarrje mbi organizimin e procesit zgjedhor në 6 bashkitë që hyjnë në zgjedhje. Vakancat në bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik janë krijuar për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të bashkive. Ndërsa në Bashkinë Tiranë për shkak se ish-kryetari Erion Veliaj ndodhet në qeli prej dats 10 Shkurt dhe u shkarkua me vendim të Këshillit Bashkiak.
Edhe pse Erion Veliaj e çoi në Kushtetuese vendimin për shkarkimin e tij nga posti, kjo se ndaloi Presidentin Bajram Begaj të dekretonte datën e zgjedhjeve edhe për Bashkinë Tiranë. -

Zgjedhjet në 6 bashki/ PD mbledh nesër Kryesinë dhe strukturat e Tiranës, ja çfarë pritet të ndodhë
partia demokratike
TIRANË- Partia Demokratike po bëhet gati për fushatën e zgjedhjeve të parakohshme më 9 nëntor. PD do të mbledhë mesditën e nesërme Kryesinë, në orën 13:00, ku pritet që të jenë në qendër diskutimet për zgjedhjet e pjesshme.
Sipas njoftimit, bëhet me dije se grupi i punës do të informojë rreth ecurisë së bisedimeve me aleatët në lidhje me përfaqësimin në zgjedhjet vendore. Diskutime dhe vendimarrje do të ketë gjithashtu edhe mbi organizimin e procesit zgjedhor në 6 bashkitë që hyjnë në zgjedhje.
“Te dashur miq. Neser diten e Shtune, ne ora 13:00, do zhvillojme mbledhje Kryesie me rend dite::1-Informim nga grupi i punes rreth ecurise se bisedimeve me aleatet ne lidhje me perfaqesimin ne zgjedhjet vendore te dt 9 Nentor. 2- Diskutime dhe vendimmarrje mbi organizimin e procesit zgjedhor ne 6 bashkite qe hyjne ne zgjedhje . Faleminderit”,- thuhet në njoftimin ePD-së.
Mbledhja e Kryesisë së PD-së vjen vjen në kuadër të konsultimeve që opozita po zhvillon me aleatët, për të intensifikuar diskutimet mes forcave opozitare për të ndërtuar një front të përbashkët opozitar dhe për të konsoliduar mbështetjen rreth një kandidature të vetme, që do të përfaqësojë opozitën në zgjedhjet e 9 nëntorit.Më herët, në një konferencë për mediat këtë të premte, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se nuk do të tërhiqen nga gara. Ai theskoi se i kanë gati të gjithë kandidatët, edhe atë të Tiranës, madje ky i fundit mund të prezantohet edhe brenda javës.
Zgjedhjet në 6 bashki, përfshirë edhe Tiranën, do të mbahën më 9 nëntor. Presidenti Bajram Begaj firmosi dekretin dhe shpalli zgjedhjet në bashkitë pa kryetar: Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik. /ZËRI
