Partia Demokratike ka mbledhur ditën e sotme kryesinë ku në fokus të diskutimeve ka qenë zgjedhja e kryetarëve të degëve në ato degë ku për shkak të zgjedhjeve të 11 Majit pati dorëheqje.
Zgjedhjet parashikohen të mbahen për Elbasanin, Sarandën, Himarën, Dibrën dhe degën e Kasharit në Tiranë.
Sipas raportimeve këto zgjedhje do të mbahen pas analizës së PD-së për 11 Majin.
Tag: kryesia
-

Foltorja bosh ndez sirenat në PD/ Kryesia mblidhet urgjent, çfarë po gatuhet?
-

Kosova drejt zgjedhjeve: Kryesia e Kuvendit dështoi të sigurojë shumicë për qeverinë
Kryesia e Kuvendit të Kosovës u mblodh për herën e parë pas konstituimit të dytë. Mbledhja kishte për synimin formimin e trupave parlamentare, buxhetin e shtetit dhe buxhetin për tre komuna. Por, sipas kryetarit të kuvendit, nuk pati rezultat pozitiv.
“Nuk është e zakontë me u mbledhë kryesia por unë mendoj që ose së paku kam pritë se sikur të kishte vullnet politik ka qenë bindja ime e thellë që s’ka pasë shkelje ligjore e Kushtetuese për me i themelu komisionet”, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.
Partitë politike refuzuan vazhdimin e punës së Kuvendit, për shkak se nuk e lejon rregullorja e punës, pasi fillimisht kërkohet votimi i qeverisë. Për këtë çështje, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar në konsultim të premten partitë politike. Nga PDK-ja kanë konfirmuar pjesëmarrjen e po ashtu shtojnë se nuk ka shumicë të re parlamentare për formim të qeverisë.
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku tha: “Kosova nuk ka kohë për të humbur, nuk e kemi as edhe një ditë për të humbur. Është e qartë që nuk ka shumicë të re parlamentare, nuk kemi nevojë për taktizime”.
Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje u rezervua në komentimin e formimit të qeverisë, porse shtuan se vendi është drejt zgjedhjeve.
“Gjithçka në kohën e vet, nesër do të japim qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo se çka dihet është që presidentja mund të shpallë zgjedhjet por edhe mund të ia japë mandatarin dikujt nga partitë politike”, u shpreh nënkryetarja tjetër e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Të dielën e 26 tetorit, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje dështoi të zgjidhej kryeministër në mungesë numrash. Deri më pesë nëntor ka kohë Presidentja e Kosovës të caktojë mandatarin e dytë për formimin e qeverisë. -

Iku koha e debateve televizive/ Paloka: Nuk do shkojmë përballë analistëve lapangjozë
Kryesia e Partisë Demokratike ka marrë një vendim të rëndësishëm për përballjet televizive, duke vendosur që deputetët dhe funksionarët e lartë të kësaj force politike të mos dalin më në panele televizive nëse s’kanë përballë kolegët e tyre nga PS.
Deputeti Edi Paloka thotë se vet ka vite që e ngre këtë çështje, ndaj ai dhe të tjerët do të shkojnë në panele televizive vetëm nëse përballë do të kenë homologët e tyre, jo ata që ai i quan “tufë lapangjozësh”.
“Une vete kam vite qe nuk pranoj te shkoje neper studiot televizive ku perballe nuk te vihen kundershtaret homologe po nje tufe lapangjozesh qe titullohen analiste e dergohen nga Rama per te perfaqesuar linjen e qeverise! Kete ju a kam bere te qarte me respektin e duhur edhe drejtuesve te emisioneve.
Ne fakt vendosja neper studiot televizive e ketyre sherbetoreve te qeverise, perballe deputeteve apo funksionareve te PD, nuk eshte vetem nje lloj censure sic deklaroi sot z.Berisha , po eshte dhe ulje e denigrim i opozites”, shkruan deputeti Edi Paloka.
Sipas Edi Palokës, Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur:
“Sot, veç çeshtjeve te tjera te rendesishme, kryetari i opozites, u deklarua dhe per nje marredhenie te re me mediat. Deputetet dhe funksionaret e PD nuk do dalin me ne studio televizive ku nuk paraqiten homologet e tyre , perfaqesues te qeverise, po analiste perfaqesues te qeverise.” -

Kryesia kërkon debat, Paloka: Nuk do shkojmë në emisionet ku do kemi përballë analistët lapangjozë
Kryesia e Partisë Demokratike ka marrë këtë të mërkurë një vendim të rëndësishëm për përballjet televizive, duke vendosur që deputetët dhe funksionarët e lartë të kësaj force politike të mos dalin më në panele televizive nëse s’kanë përballë kolegët e tyre nga PS.
Deputeti Edi Paloka thotë se vet ka vite që e ngre këtë çështje, ndaj ai dhe të tjerët do të shkojnë në panele televizive vetëm nëse përballë do të kenë homologët e tyre, jo ata që ai i quan “tufë lapangjozësh”.
“Une vete kam vite qe nuk pranoj te shkoje neper studiot televizive ku perballe nuk te vihen kundershtaret homologe po nje tufe lapangjozesh qe titullohen analiste e dergohen nga Rama per te perfaqesuar linjen e qeverise! Kete ju a kam bere te qarte me respektin e duhur edhe drejtuesve te emisioneve.
Ne fakt vendosja neper studiot televizive e ketyre sherbetoreve te qeverise, perballe deputeteve apo funksionareve te PD, nuk eshte vetem nje lloj censure sic deklaroi sot z.Berisha , po eshte dhe ulje e denigrim i opozites”, shkruan deputeti Edi Paloka.
Sipas Edi Palokës, Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur:
“Sot, veç çeshtjeve te tjera te rendesishme, kryetari i opozites, u deklarua dhe per nje marredhenie te re me mediat. Deputetet dhe funksionaret e PD nuk do dalin me ne studio televizive ku nuk paraqiten homologet e tyre , perfaqesues te qeverise, po analiste perfaqesues te qeverise.” -

PS mbledh kryesinë, zyrtarizohen kandidatët për gjashtë bashkitë
Kryesia e Partisë Socialiste do të finalizojë pasditen e kësaj të marte listën e plotë te kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit.
Në selinë e PS në orën 18:00 do të mblidhen strukturat të cilat do të konfirmojnë garuesit e bashkive të Vlorës, Beratit, Tepelenës, Matit dhe Cërrikut pasi Tirana tashmë është konfirmuar me Ogerta Manastirliun.
Burime për vizion plus bëjnë me dije se në Berat do të kandidojë Ervin Ceca, kryetari i komanduar i cili ka drejtuar bashkinë që pas dorëheqjes së Ervin Demos. Edhe Cërriku e ka një emër. Socialistët do të garojnë me Florenc Dokën edhe ky kryetar i komanduar pas emërimit së Andis Salës si ministër Bujqësie.Kryesia e PS në Mat gjithashtu propozoi emrin e Altin Bojnit si kandidat disa ditë më parë. Tashmë mbeten në dilemë Tepelena dhe Vlora. Emrat e kandidatëve për këto dy bashki pritet të mësohen sot pasdite./vizionplus.tv
-

Plas në PD! Komisioni i Apelimit del kundër mbështetjes së Berishës për Binajn
Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi këtë të hënë se kryesia e PD-së ka vendosur të mbështesë kandidatin e pavarur Florjan Binaj për zgjedhjet për kreun e ri të Bashkisë së Tiranës.
Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar kryetarja e Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit në PD, e cila thotë se e kundërshton këtë vendim si antistatutor.
Ajo thotë se, në cilësinë e Kryetares së Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit, kërkon që vendimi i Kryesisë së PD-së për të mbështetur Florian Binajn të anulohet.
Kjo kërkesë i është drejtuar Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, si dhe Kryesisë së PD-së.
Po ashtu, për dijeni, kërkesa i adresohet dhe Grupit Negociator të propozuar nga Kryetari i PD-së, për negociatat me partitë opozitare për gjetjen e kandidatit që do të garojë për postin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë.
Pjesë nga kërkesa
“Në zbatim të Statutit të PD-së, çmoj se vendimi i datës 4 tetor 2025, marrë nga Kryesia, është në shkelje të rëndë të tij, dhe po kështu edhe lidhur me interesat politike dhe jo vetëm të Partisë Demokratike, anëtarëve dhe votuesve të saj, për sa kohë që nuk ka asgjë jo politike.
Ky vendim, në aspektin moral dhe politik, ndikon negativisht te strukturat e degëve të PD-së, pasi tregon frikë dhe mospranim të hyrjes në garë, dhe mbi të gjitha, nuk mund të pranohen si kandidatura persona që nuk kanë dhënë asnjë kontribut për Tiranën dhe qytetarët e saj.
Ky vendim bie ndesh me parashikimet e nenit 12 “Përzgjedhja e kandidatëve për zgjedhjet parlamentore dhe vendore”, ku me votë të lirë kemi sanksionuar se:
Ky vendim nuk ka fuqi statutore edhe politike, për sa kohë që sipas nenit 38 të tij.
Paraqitja e kandidaturave për pushtetin vendor”, kemi sanksionuar se:
Kandidaturat për zgjedhjet në këshillat e organeve të qeverisjes vendore miratohen nga kryesia e degës përkatëse të PD.
Seleksionimi dhe përzgjedhja e kandidatëve për kryetarë dhe këshilltarë të organeve të qeverisjes vendore bëhet sipas rregullave të përcaktuara për përzgjedhjen e kandidatëve elektorale të PDSH-së, por në çdo rast me votim nga antarësia sipas parimit “Një anëtar, Një votë”, i cili përcakton edhe renditjen në listën përfundimtare.”
Me këtë rast, ju kujtoj se unë pata guximin të garoj në primaret e dhjetorit 2022.
Ky vendim shkel rëndë statutin, dhe pikërisht nenin 45 të tij, “Kompetencat e Këshillit Kombëtar”, në të cilin është sanksionuar se:
Në referim të vendimeve politike që merren nga Kryesia dhe miratohen nga Këshilli Kombëtar, nisur nga farsa e 11 majit, për të cilën ju, z. Berisha, keni bërë denoncime shumë të rënda me prova dhe fakte, gjykoj se është më mirë të vihet kusht se nëse nuk vjen raporti i OSBE-ODIHR dhe mbahet qëndrim ndaj këtyre zgjedhjeve, ne refuzojmë të hymë në zgjedhje, për sa kohë që kjo nuk lidhet me precedentin e vitit 2019 pasi:
Janë vetëm 6 bashki;
Në të gjashtë bashkitë kryetar ka qenë nga mazhoranca;
Mandati zgjat vetëm një vit e gjysmë.
Nëse sot nuk mbrojmë Statutin, japim perceptimin në publik se nesër, kur të vimë në pushtet, nuk do të mbrojmë as Kushtetutën.
Sot, secili prej jush që kontributin ndaj Partisë Demokratike, demokratëve dhe votuesve të saj e bën pa kushte dhe pa interes personal, duhet të reagojë fort.
Nesër do të jetë vonë.
Në pritje të reagimit tuaj sipas kompetencave që ju jep Statuti dhe ligji, ju uroj ditë dhe punë të mbarë”. thuhet në kërkesën e kryetarares së Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit në PD. -

PD i jep fund pritjes/ Kryesia cakton 3 emrat për Bashkinë e Tiranës, ja cili kandidat është më favorit
Kryesia e vogël e PD-së ka nxjerrë një listë me tre kandidatë që do t’ia paraqesë kryesisë së madhe për miratim.
Tre emrat janë Florian Binaj, kandidati që duket se ka edhe mbështetjen më të madhe, Ermal Hasimja dhe Florian Haçkaj.
-

Kryesia e vogël e PD përcakton listën me tre emrat e kandidatëve për Bashkinë e Tiranës. Vendimin e merr…
Kryesia e vogël e PD-së ka nxjerrë një listë me tre kandidatë që do t’ia paraqesë Kryesisë së madhe për miratim.Burimet thanë se tre emrat janë Florian Binaj, kandidati që duket se ka edhe mbështetjen më të madhe, Ermal Hasimja dhe Florian Haçkaj.Edhe pse ishte propozuar nga vetë brenda PD-së, Edlira Çepani duket se nuk ka gjetur mbështetje në Kryesinë e vogël.Berisha deklaroi para mbledhjes së Kryesisë, se përveç atyre që kanë shpallur dëshirën për të kandiduar zyrtarisht ka dhe nga ata që i shkruajnë mesazhe, edhe pse nuk bëri të ditur emra konkretë.“Emrat më të njohur janë bërë publik në media dhe disa prej tyre i kam mësuar nga ju. Unë i kam mësuar nga mediat disa. Të tjerë janë pedagogë universitetesh, personalitete të ndryshme që duhet t’ju marr përpara miratimin që ti bëjmë publik, se ata kanë ndjekur rrugën që të mi dërgojnë këtu, e jo ti bëjnë publike”, tha Berisha.
Lajmi ne perditesim
-

Përcaktohet nga Kryesia e vogël e PD lista me tre emrat e kandidatëve për Bashkinë e Tiranës. Vendimin e merr…
Kryesia e vogël e PD-së ka nxjerrë një listë me tre kandidatë që do t’ia paraqesë kryesisë së madhe për miratim.
Burimet i thanë Top Channel se tre emrat janë Florian Binaj, kandidati që duket se ka edhe mbështetjen më të madhe, Ermal Hasimja dhe Florian Haçkaj.
Edhe pse ishte propozuar, Edlira Çepani duket se nuk ka gjetur mbështetje në kryesinë e vogël. -

Kryesia e PD/ A do të ketë bojkot nga opozita? Berisha thirrje demokratëve: Arsyetoni, mos i bëni qejfin Edi Ramës
Është mbledhur këtë të shtunë Kryesia e PD, ku në fokus të diskutimeve me aleatët janë zgjedhjet në 6 bashki, përfshirë edhe Tiranën.
Në lidhje me bojkotin e parlamentit, Berisha u ka bërë thirrje demokratëve të reflektojnë, sepse nuk është ndëshkim tha ai, por i bëhet qejfi kryeministrit Edi Ramës.
“Kërkoj nga demokratët të arsyetojnë në lidhje me bojkotin, në pamje të parë duket sikur e ndëshkon, por i bën qefin narkodiktatorit. Ai dha shembull për skenarin e përgatitur për të kaluar në 28 minuta programin qeverisës nga qeveria e tij”, tha Berisha duke iu referuar kreut të qeverisë.
“Shpëtimi dhe rezistenca nuk vjen me bojkot, por qëndresë në çdo pozicion”, shtoi Berisha më tej.Top Channel