Tag: kryerjen

  • Vdekja e 3-vjeçarit/ Prokuroria: U shkelën rëndë protokollet mjekësore, nën hetim edhe ekspertët e IML-së e dy pediatër në QSUT

    Vdekja e 3-vjeçarit/ Prokuroria: U shkelën rëndë protokollet mjekësore, nën hetim edhe ekspertët e IML-së e dy pediatër në QSUT

    Organi i akuzës së Tiranës ka zbardhur shkakun e vërtetë që çoi në vdekjen e 3-vjeçarit, Brian Spahiu në 28 shtator të 2023, pas një ndërhyrjeje dentare në një klinikë private në Tiranë.

    I mituri i cili iu nënshtrua një ndërhyrje dentare në 14 dhëmbë, tek Klinika “Splendent” ka vdekur nga shoku septik i rëndë, që solli më pas insufiçencën progresive shumëorganore. Çka do të thotë infeksion i rëndë në gjak (shok septik) i cili ka dëmtuar organet kryesore.

    Referuar edhe ekspertizës së mjekëve italianë, Prokuroria e Tiranës thotë se gjatë ndërhyrjes dentare dhe procedurës së anestezisë, nga ana e anestezistit dhe stomatologeve që kanë trajtuar të miturin, janë konstatuar shkelje të rënda të protokolleve mjekësore ndërkombëtare dhe praktikave më të mira mjekësore, të cilat kanë një lidhje shkakësore të drejtpërdrejtë me vdekjen e tij.

    Këto shkelje kanë konstatuar në:

    – moszbatimin, moskryerjen e kontrolleve dhe verifikimeve të nevojshme për identifikimin e saktë të gjendjes klinike para operacionit të pacientit;  mosformulimin në mënyrë adekuate të diagnozës para operacionit dhe mostrajtimin e duhur profilaktik para operacionit dhe në vazhdim,  i mituri iu nënshtrua një procedure kirurgjikale pa u vizituar në mënyrë adekuate, pa një diagnozë të saktë, pa një indikacion të arsyetuar, pa specifikuar alternativat dhe pa kryer testet e nevojshme dhe të detyrueshme për gjendjen klinike të pacientit; 

    “Ndërhyrje e kryer, e cila ishte më e gjerë se sa lejohej për një fëmijë të moshës 3 vjeç dhe induksioni i anestezisë së përgjithshme për një periudhë prej rreth 5 orë, për të trajtuar njëkohësisht shumë dhëmbë, mes të cilëve disa me infeksion të pulpës me rreziqet që lidhen me anestezinë e përgjithshme dhe kontrollin e vështirë të infeksioneve postoperative, evidenton përgjegjësinë për overtreatment”

     Sipas Prokurorisë, ishte e plotësisht e papërshtatshme, nxjerrja nga spitali i të miturit, duke mos marrë parasysh gjithashtu rreziqet që lidhen me anestezinë dhe patologjitë nga të cilat vuante fëmija, e sidomos arsyet për një kohë të zgjatur zgjimi, pas ndërhyrjes si dhe shenja të tjera klinike.

    Ne hetim dhe mjekët e Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe dy QSUT

    Grupi i ekspertëve italianë, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës, ka konstatuar shkelje të rënda të protokolleve mjekësore në kryerjen e autopsisë dhe ekspertizës mjekoligjore, nga ana e ekspertëve të I.M.L.-së, shtetasit E.S dhe E. A.

    Gjithashtu grupi i ekspertëve italiane ka konstatuar shkelje të protokolleve mjekësore nga ana e mjekëve reanimatorë të Pediatrisë në QSUT, të cilët kanë trajtuar të miturin Brian Spahiu.

    Nisur nga ky fakt, nga ana e organit të akuzës janë marrë si persona nën hetim , shtetasit V. H dhe D. S, me detyrë mjekë në terapinë intensive pranë Pediatrisë në QSUT, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Neglizhenca ne trajtimin mjekësor ” të parashikuar nga neni 96/1 i Kodit Penal, thuhet në njoftimin e akuzës së kryeqytetit.

    PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM TIRANË

    I mituri ndërroi jetë pas një ndërhyrje dentare, Prokuroria Tiranë jep masa sigurie për pesë persona për ‘Vrasje nga pakujdesia’, ‘Mashtrimi në bashkëpunim’ dhe ‘Shpërdorim detyre’

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka dhënë masa sigurie për pesë persona për  veprat penale ‘Vrasja nga pakujdesia’, ‘Mashtrimi në bashkëpunim’ e ‘Shpërdorim detyre’ në kuadër të hetimeve mbi rastin e vdekjes së një të mituri, 3-vjeçar pas një ndërhyrje dentare në një klinikë në kryeqytet. Prokuroria në vijim të hetimeve të nisura mbi procedimin penal nr.6477, datë 05.10.2023, ka marë si persona në hetim shtetasit:

    1-R. Xh.,  për kryerjen e veprës penale “Vrasje nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 85 i K.Penal si dhe për veprën penale të parashikuar nga neni 180/a i Kodit Penal. Mbi bazën e kërkesës së prokurorit, gjykata vendosi masën e sigurimit “Arrestit në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale;

    2-I.Xh., e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 85 i K.Penal dhe “Mashtrim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal;

    3- M. G., e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 85 i K.Penal dhe “Mashtrim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal;

    4-E.S., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 i K.Penal; dhe

    5-E. A, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 i K.Penal.

    Nga ana e prokurorit u kërkua masa e sigurimit ‘Arrest në burg” për personat nën hetim I. Xh. dhe M. G. ndërsa gjykata ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale.

    Nëvijim të hetimeve që lidhen me ngjarjen e datës 28.09.2023, kur i miturit B.S, i moshës 3 vjec, i është nënshtruar një ndërhyrje dentare në 14 dhëmbë, tek Klinika “Splendent” drejtuar nga mjekët R.Xh dhe I. Xh. I mituri pas ndërhyrjes kthehet në shtëpi dhe brenda pak orësh dërgohet në gjendje të rëndë shëndetësore (koma dhe insuficencë respiratore akute), në Spitalin e Pediatrisë në Qëndrën Spitalore “Nënë Tereza”, Tiranë, ku dhe më pas në datën 01.10.2023,  ka ndërruar jetë.

    Për shkak të mangësive dhe konkluzionit të paargumentuar në aktin e ekspertimit mjekoligjor të kryer nga ekspertët e I.M.L.-së,  nga ana e prokurorit të çështjes Alma Felaj, për një hetim të plotë, të gjithanshem e objektiv tëçështjes penale, në datën 10.12.2023, u vendos kryerja e riekspertimit mjekoligjor dhe ekspertimit mjekoligjor shtesë multidisiplinar me grup ekspertësh. Për këtë qëllim u kërkuandihmë juridike autoriteteve italiane të drejtësisë, duke kërkuar kryerjen e riekspertimit mjekoligjor dhe ekspertimit mjekoligjor shtesë multidisiplinar me grup ekspertësh në shtetin italian.

    Sipas aktit të riekspertimit mjekoligjor dhe ekspertimit mjekoligjor shtesë, nga ana e grupit ekspertëve italianë uarrit në konkluzionin se:

    Shoku septik i rëndë, që solli më pas insufiçencën progresive shumëorganore, është shkaku kryesor  i vdekjes të pacientit të mitur B. S.  Grupi i ekspertëve arriti në përfundimin se gjatë ndërhyrjes dentare dhe procedurës së anestezisë, nga ana e anestezistit dhe stomatologeve që kanë trajtuar të miturin, janë konstatuar shkelje të rënda të protokolleve mjekësore ndërkombëtare dhe praktikave më të mira mjekësore, të cilat kanë një lidhje shkakësore të drejtpërdrejtë me vdekjen e tij. Këto shkelje kanë konstatuar në:

    – moszbatimin, moskryerjen e kontrolleve dhe verifikimeve të nevojshme për identifikimin e saktë të gjendjes klinike para operacionit të pacientit;  mosformulimin në mënyrë adekuate të diagnozës para operacionit dhe mostrajtimin e duhur profilaktik para operacionit dhe në vazhdim,  i mituri iu nënshtrua një procedure kirurgjikale pa u vizituar në mënyrë adekuate, pa një diagnozë të saktë, pa një indikacion të arsyetuar, pa specifikuar alternativat dhe pa kryer testet e nevojshme dhe të detyrueshme për gjendjen klinike të pacientit; 

    – ndërhyrje e kryer, e cila ishte më e gjerë se sa lejohej për një fëmijë të moshës 3 vjeç dhe induksioni i anestezisë së përgjithshme për një periudhë prej rreth 5 orë, për të trajtuar njëkohësisht shumë dhëmbë, mes të cilëve disa me infeksion të pulpës me rreziqet që lidhen me anestezinë e përgjithshme dhe kontrollin e vështirë të infeksioneve postoperative, evidenton përgjegjësinë për overtreatment 

    – nxjerrjen plotësisht e papërshtatshme nga spitali i të miturit, duke mos marrë parasysh gjithashtu rreziqet që lidhen me anestezinë dhe patologjitë nga të cilat vuante fëmija, e sidomos arsyet për një kohë të zgjatur zgjimi, pas ndërhyrjes si dhe shenja të tjera klinike.

    Grupi i ekspertëve italianë ka konstatuar shkelje të rënda të protokolleve mjekësore në kryerjen e autopsisë dhe ekspertizës mjekoligjore, nga ana e ekspertëve të I.M.L.-së, shtetasit E.S dhe E. A.

    Gjithashtu grupi i ekspertëve italiane ka konstatuar shkelje të protokolleve mjekësore nga ana e mjekëve reanimatorë të Pediatrisë, të cilët kanë trajtuar të miturin B.S.

    Nisur nga ky fakt, nga ana e organit të akuzës janë marrë si persona nën hetim , shtetasit V. H dhe D. S, me detyrë mjekë në terapinë intensive pranë Pediatrisë në QSUT, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Neglizhenca ne trajtimin mjekësor ” të parashikuar nga neni 96/1 i Kodit Penal.

    HETIMET E PROKURORISE

  • Përplasi për vdekje këmbësoren në Gjirokastër, arrestohet efektivi i policisë

    Përplasi për vdekje këmbësoren në Gjirokastër, arrestohet efektivi i policisë

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë A. M., me detyrë Shef i Kufirit të Gjelbërt Kakavijë në DVKM Gjirokastër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

    Arrestimi i tij u krye pasi ditën e djeshme gjatë drejtimit të mjetit ka aksidentuar shtetasen K. H., e cila si pasojë ka ndërruar jetë.
    Janë kryer veprimet e para hetimore si këqyrja e vendit të ngjarjes, sekuestrimi i automjetit, gjithashtu edhe marrja e një mostre gjaku për kryerjen e Ekspertimit Toksikologjik. Nga verifikimi me testin matës të alkoolit ka rezultuar negativ.
    Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

    Top Channel

  • Aksidentoi për vdekje këmbësoren në Gjirokastër, vihet në pranga efektivi i policisë

    Aksidentoi për vdekje këmbësoren në Gjirokastër, vihet në pranga efektivi i policisë

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë A. M., me detyrë Shef i Kufirit të Gjelbërt Kakavijë në DVKM Gjirokastër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
    Arrestimi i tij u krye pasi ditën e djeshme gjatë drejtimit të mjetit ka aksidentuar shtetasen K. H., e cila si pasojë ka ndërruar jetë.
    Janë kryer veprimet e para hetimore si këqyrja e vendit të ngjarjes, sekuestrimi i automjetit, gjithashtu edhe marrja e një mostre gjaku për kryerjen e Ekspertimit Toksikologjik. Nga verifikimi me testin matës të alkoolit ka rezultuar negativ.
    Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

  • I  biri humbi jetën në aksidentin me tren në Greqi, pranohet kërkesa e Pano Ruçit për zhvarrosjen e trupit: Të përcaktohet shkaku i vdekjes

    I biri humbi jetën në aksidentin me tren në Greqi, pranohet kërkesa e Pano Ruçit për zhvarrosjen e trupit: Të përcaktohet shkaku i vdekjes

    Gjykata e Larisës ka miratuar kërkesën për zhvarrosjen e trupit të Denis Ruçi, djali i grevistit të urisë Pano Ruçi, në kuadër të një hetimi paraprak për kryerjen e analizave të ADN-së dhe toksikologjike.
    Vendimi vjen pas presionit të familjarëve të viktimave të aksidentit hekurudhor të Tempit, të cilët kërkojnë zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së të afërmve të tyre.
    Në mënyrë të veçantë, Prokuroria miratoi kërkesën për zhvarrosje, të paraqitur nga Pano Ruçi, ndërkohë që do të shqyrtohen edhe kërkesa të tjera nga të afërm të viktimave të aksidentit hekurudhor në Tempi, që synojnë gjithashtu zhvarrosjen e trupave të të dashurve të tyre.
    Hetimi paraprak synon të mundësojë kryerjen e një ekzaminimi ADN-je mbi trupin e Denis Ruçit, djalit i Pano Ruçit.
    Më 25 shtator, në Gjykatën e Apelit të Larisës, u dorëzua një memorandum plotësues, i nënshkruar nga dhjetëra të afërm të viktimave të tragjedisë së Tempit, ku ndër kërkesat kryesore përfshihej edhe zhvarrosja e trupit të Denis Ruçit.
    Ky memorandum përfaqëson vazhdimin e dokumentit të dorëzuar më 15 shtator dhe përfshin gjithashtu një kërkesë për përmirësim të akuzave kundër dy drejtuesve të Hellenic Train.
    Ndërkohë, edhe familjarë të tjerë kanë dorëzuar kërkesa të ngjashme për zhvarrosje:
    Pavlos Aslanidis, për të birin Dimitris, më 24 shtator
    Maria Karystianou, për vajzën Martha, më 25 shtator
    Reagimi i Pano Ruçit
    Pas publikimit të vendimit të Gjykatës së Larisës, Pano Ruçi deklaroi se “kjo nuk është ajo që dua”, dhe theksoi se do të vazhdojë grevën e urisë.
    Duke folur për televizionin OPEN, nga monumenti i Ushtarit të Panjohur, ai sqaroi se zhvarrosja nuk është qëllimi i tij kryesor, por se e konsideron të domosdoshme kryerjen e analizave toksikologjike mbi trupin e të birit, Dennis Routsis.
    Ai theksoi se nuk kërkon vetëm identifikimin e trupit, por edhe kryerjen e të gjitha veprimeve të nevojshme administrative, që do të ndihmojnë në përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes së djalit të tij.

  • Djali i tij humbi jetën në aksidentin me tren në Greqi, pranohet kërkesa e Pano Ruçit për zhvarrosjen e trupit të të birit: Kjo nuk është…

    Djali i tij humbi jetën në aksidentin me tren në Greqi, pranohet kërkesa e Pano Ruçit për zhvarrosjen e trupit të të birit: Kjo nuk është…

    Gjykata e Larisës ka miratuar kërkesën për zhvarrosjen e trupit të Denis Ruçi, djali i grevistit të urisë Pano Ruçi, në kuadër të një hetimi paraprak për kryerjen e analizave të ADN-së dhe toksikologjike.

    Vendimi vjen pas presionit të familjarëve të viktimave të aksidentit hekurudhor të Tempit, të cilët kërkojnë zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së të afërmve të tyre.
    Në mënyrë të veçantë, Prokuroria miratoi kërkesën për zhvarrosje, të paraqitur nga Pano Ruçi, ndërkohë që do të shqyrtohen edhe kërkesa të tjera nga të afërm të viktimave të aksidentit hekurudhor në Tempi, që synojnë gjithashtu zhvarrosjen e trupave të të dashurve të tyre.
    Hetimi paraprak synon të mundësojë kryerjen e një ekzaminimi ADN-je mbi trupin e Denis Ruçit, djalit i Pano Ruçit.
    Më 25 shtator, në Gjykatën e Apelit të Larisës, u dorëzua një memorandum plotësues, i nënshkruar nga dhjetëra të afërm të viktimave të tragjedisë së Tempit, ku ndër kërkesat kryesore përfshihej edhe zhvarrosja e trupit të Denis Ruçit.
    Ky memorandum përfaqëson vazhdimin e dokumentit të dorëzuar më 15 shtator dhe përfshin gjithashtu një kërkesë për përmirësim të akuzave kundër dy drejtuesve të Hellenic Train.
    Ndërkohë, edhe familjarë të tjerë kanë dorëzuar kërkesa të ngjashme për zhvarrosje:
    Pavlos Aslanidis, për të birin Dimitris, më 24 shtator
    Maria Karystianou, për vajzën Martha, më 25 shtator
    Reagimi i Pano Ruçit
    Pas publikimit të vendimit të Gjykatës së Larisës, Pano Ruçi deklaroi se “kjo nuk është ajo që dua”, dhe theksoi se do të vazhdojë grevën e urisë.
    Duke folur për televizionin OPEN, nga monumenti i Ushtarit të Panjohur, ai sqaroi se zhvarrosja nuk është qëllimi i tij kryesor, por se e konsideron të domosdoshme kryerjen e analizave toksikologjike mbi trupin e të birit, Dennis Routsis.
    Ai theksoi se nuk kërkon vetëm identifikimin e trupit, por edhe kryerjen e të gjitha veprimeve të nevojshme administrative, që do të ndihmojnë në përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes së djalit të tij.

    Top Channel

  • Ndërtoi më shumë se sa leja e miratuar/ Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq ndërtuesin, kryeinspektorin dhe ekspertin

    Ndërtoi më shumë se sa leja e miratuar/ Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq ndërtuesin, kryeinspektorin dhe ekspertin

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin N.Q., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a pg.4 i Kodit Penal, shtetasin Gj.M, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe shtetasin E. S, për kryerjen e veprës penale “Ekspertimi i rremë” parashikuar nga neni 309 pg.1 i Kodit Penal.
    Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.322 të vitit 2021, rezultoi se ndërtimi i realizuar nga investitori/subjekti ndërtues, në lagjen “Kongresi” Bashkia Lushnje, u krye në shkelje të rëndë të kushteve të lejes së ndërtimit. Prokuroria dokumentoi se shtetasi N.Q, pasi ishte pajisur me leje ndërtimi nga Bashkia Lushnje, gjatë zbatimit të projektit, ka realizuar punime tej lejes së marë. Në total sipërfaqja e ndërtuar në tejkalim të lejes së ndërtimit rezultoi 276.6m², ose 77% e ndërtimit.
    Gjithashtu, veprimet hetimore u fokusuan në drejtim të veprimeve dhe mosveprimeve të strukturave inspektuese vendore pranë Bashkisë Lushnje, Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit pranë kësaj bashkie. Nga ana e autoritet inspektues, IMT-së, Bashkia Lushnje, personave përgjegjës të ngarkuar me ushtrimin e detyrave funksionale që lidhen me kontrollin e territorit dhe monitorimin në vijimësi të zbatimit të lejeve ndërtimore, u konstatua se janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës. Fakti penal i konstatuar ju atribua nga prokuroria shtetasit M.Gj., me detyrë Kryeinspektor pranë IMT-së Bashkia Lushnje, në kohën e kryerjes së veprës.
    Po kështu edhe shtetasi E.S, me cilësinë e ekspertit me kryerjen e aktit të ekspertimit, ka paraqitur në të dhëna të rreme që lidhen me sipërfaqen reale të ndërtimit të realizuar. Nga hetimet rezultoi se sipërfaqja e ndërtuar nga i pandehuri ishte disa herë më e madhe se ajo e pasqyruar nga eksperti.
    Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të gjithë shtetasve që cenojnë regjimin juridik të tokës dhe të ndërtimeve si dhe punonjësve shtetërore ose në shërbim publik që kryejnë vepra penale kundër veprimtarisë shtetërore.

  • Ndërtoi 77% më shumë se leja në Lushnjë, çohen në gjyq ndërtuesi dhe dy zyrtarë

    Ndërtoi 77% më shumë se sa leja e miratuar, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq ndërtuesin, kryeinspektorin dhe ekspertin për ‘shpërdorim detyre’, ‘ndërtim të paligjshëm’ dhe ‘ekspertim të rremë’
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin N.Q., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a pg.4 i Kodit Penal, shtetasin Gj.M, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe shtetasin E. S, për kryerjen e veprës penale “Ekspertimi i rremë” parashikuar nga neni 309 pg.1 i Kodit Penal.
    Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.322 të vitit 2021, rezultoi se ndërtimi i realizuar nga investitori/subjekti ndërtues, në lagjen “Kongresi” Bashkia Lushnjë, u krye në shkelje të rëndë të kushteve të lejes së ndërtimit. Prokuroria dokumentoi se shtetasi N.Q, pasi ishte pajisur me leje ndërtimi nga Bashkia Lushnje, gjatë zbatimit të projektit, ka realizuar punime tej lejes së marë. Në total sipërfaqja e ndërtuar në tejkalim të lejes së ndërtimit rezultoi 276.6m², ose 77% e ndërtimit.
    Gjithashtu, veprimet hetimore u fokusuan në drejtim të veprimeve dhe mosveprimeve të strukturave inspektuese vendore pranë Bashkisë Lushnje, Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit pranë kësaj bashkie. Nga ana e autoritet inspektues, IMT-së, Bashkia Lushnje, personave përgjegjës të ngarkuar me ushtrimin e detyrave funksionale që lidhen me kontrollin e territorit dhe monitorimin në vijimësi të zbatimit të lejeve ndërtimore, u konstatua se janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës. Fakti penal i konstatuar ju atribua nga prokuroria shtetasit M.Gj., me detyrë Kryeinspektor pranë IMT-së Bashkia Lushnje, në kohën e kryerjes së veprës.
    Po kështu edhe shtetasi E.S, me cilësinë e ekspertit me kryerjen e aktit të ekspertimit, ka paraqitur në të dhëna të rreme që lidhen me sipërfaqen reale të ndërtimit të realizuar. Nga hetimet rezultoi se sipërfaqja e ndërtuar nga i pandehuri ishte disa herë më e madhe se ajo e pasqyruar nga eksperti.
    Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të gjithë shtetasve që cenojnë regjimin juridik të tokës dhe të ndërtimeve si dhe punonjësve shtetërore ose në shërbim publik që kryejnë vepra penale kundër veprimtarisë shtetërore.

  • Ndërtoi 77% më shumë se sa leja e miratuar, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq ndërtuesin, kryeinspektorin dhe ekspertin 

    Ndërtoi 77% më shumë se sa leja e miratuar, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq ndërtuesin, kryeinspektorin dhe ekspertin 

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin N.Q., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a pg.4 i Kodit Penal, shtetasin Gj.M, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe shtetasin E. S, për kryerjen e veprës penale “Ekspertimi i rremë” parashikuar nga neni 309 pg.1 i Kodit Penal.
    Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.322 të vitit 2021, rezultoi se ndërtimi i realizuar nga investitori/subjekti ndërtues, në lagjen “Kongresi” Bashkia Lushnje, u krye në shkelje të rëndë të kushteve të lejes së ndërtimit. Prokuroria dokumentoi se shtetasi N.Q, pasi ishte pajisur me leje ndërtimi nga Bashkia Lushnje, gjatë zbatimit të projektit, ka realizuar punime tej lejes së marë. Në total sipërfaqja e ndërtuar në tejkalim të lejes së ndërtimit rezultoi 276.6m², ose 77% e ndërtimit.
    Gjithashtu, veprimet hetimore u fokusuan në drejtim të veprimeve dhe mosveprimeve të strukturave inspektuese vendore pranë Bashkisë Lushnje, Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit pranë kësaj bashkie. Nga ana e autoritet inspektues, IMT-së, Bashkia Lushnje, personave përgjegjës të ngarkuar me ushtrimin e detyrave funksionale që lidhen me kontrollin e territorit dhe monitorimin në vijimësi të zbatimit të lejeve ndërtimore, u konstatua se janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës. Fakti penal i konstatuar ju atribua nga prokuroria shtetasit M.Gj., me detyrë Kryeinspektor pranë IMT-së Bashkia Lushnje, në kohën e kryerjes së veprës.
    Po kështu edhe shtetasi E.S, me cilësinë e ekspertit me kryerjen e aktit të ekspertimit, ka paraqitur në të dhëna të rreme që lidhen me sipërfaqen reale të ndërtimit të realizuar. Nga hetimet rezultoi se sipërfaqja e ndërtuar nga i pandehuri ishte disa herë më e madhe se ajo e pasqyruar nga eksperti.
    Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të gjithë shtetasve që cenojnë regjimin juridik të tokës dhe të ndërtimeve si dhe punonjësve shtetërore ose në shërbim publik që kryejnë vepra penale kundër veprimtarisë shtetërore.

    Top Channel

  • Vranë babanë e tyre, ja sa vite burg kërkon Prokuroria për Hygertën dhe Hysen Metën

    Vranë babanë e tyre, ja sa vite burg kërkon Prokuroria për Hygertën dhe Hysen Metën

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit Hysen Meta për kryerjen e veprës penale ‘Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare’ e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 79/c e 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

    Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.386, viti 2024, u provua se të pandehurit H. M. dhe H.Meta., motër e vëlla, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vendosur dhe planifikuar vrasjen e babait të tyre, shtetasit P.M.

    Të pandehurit pasi kanë menduar dhe thurur me qetësi planin e tyre për të vrarë babain, janë përgatitur duke marrë masat për vendin ku do të realizonin vrasjen, për mjetin me të cilin do ta kryenin duke siguruar një armë zjarri, plan ky i realizuar në datë 10.02.2024. Të pandehurit në datë 10.02.2024, ditë e shtunë kanë qenë në banesën e tyre në Shënvlash, Durrës, ndërsa i pandehuri A.M. ka qenë në punë.

    Viktima P. M. ka lënë punën në orët e para të mëngjesit të kësaj dite dhe është larguar për në banesën e tij. Rreth mesditës së datës 10.02.2024, viktima ka qenë në kuzhinën e banesës, kohë në të cilën djali i tij i pandehuri H.M. në prani edhe të të pandehurës H.M., pasi ka marrë një armë zjarri pistoletë, ka qëlluar në drejtim të babait të tij katër herë. Një prej plumbave nuk ka prekur trupin e viktimës, ndërkohë që tre prej tyre, një në kokë dhe dy në trup kanë rezultuar fatal duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

    Të dy të pandehurit më pas kanë kryer veprime jo vetëm për të zhdukur gjurmët e vrasjes nëpërmjet stukimit të vrimës në mur, spostimit të divanit në të cilin ka qenë i shtrirë viktima, kanë vazhduar nme mbështjelljen e trupit, groposjen e trupit të viktimës në kasollen e bagëtive e cila ndodhej disa metra larg banesës dhe më pas kanë vijuar me largimin automjetit nga banesa, zhdukjen e sendeve personale të viktimës si dhe zhdukjen e armës së krimit. Pas kryerjes së krimit, janë siguruar se të gjitha gjurmët që janë fshehur nga i pandehuri H.M. Ky shtetas ka bërë kallëzim në polici duke paraqitur zhdukjen e babait si largim nga banesa me vullnetin e tij. Gjatë gjykimit e pandehura e vetmja nga të pandehurit që ka dhënë pëlqimin për t’u pyetur ka deklaruar se babain e ka vrarë vëllai i saj H.M. në prani të saj.

    Në seancën gjyqësore të datës 16.09.2025, prokurorja ka kërkuar:

    Deklarimin fajtor të të pandehurit H. M., për kryerjen e veprës penale “Vrasja pёr shkak tё marёdhёnieve familjare”, e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 79/c e 25 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me burgim të përjetshëm.

    Deklarimin fajtor të të pandehurit H. M., për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armёve, armёve shpёrthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me tre vjet burgim.

    Deklarimin fajtor të të pandehurit H. M. për kryerjen e veprës penale “Fshehja dhe asgjesimi i kufomёs”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 303 e 25 tё K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 5 vjet burgim.

    Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, bashkimin e dënimeve të mësipërme në një dënim të vetëm, ate më burgim të përjetshëm.

    Deklarimin fajtore të të pandehurës H.M., për kryerjen e veprës penale “Vrasja pёr shkak tё marёdhёnieve familjare”, e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 79/c e 25 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 25 vjet burgim.

    Deklarimin fajtore të të pandehurës H. M. për kryerjen e veprës penale “Fshehja dhe asgjesimi i kufomёs”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 303 e 25 tё K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 5 vjet burgim.

    Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, bashkimin e dënimeve të mësipërme në një dënim të vetëm, ate me tridhjetë vjet burgim.

    Deklarimin fajtor të të pandehurit A. M. për kryerjen e veprës penale “Fshehja dhe asgjesimi i kufomёs”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 303 e 25 tё K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 5 vjet burgim.

    Deklarimin fajtore të të pandehurës Bl. M. për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, tё parashikuar nga neni 301 I K.Penal dhe dënimi e saj në bazë të kësaj dispozite me tre vjet burgim.

  • Vranë babain! Kërkohet burg përjetë për djalin e madh, dënim për dy të tjerët dhe gruan

    Vranë babain! Kërkohet burg përjetë për djalin e madh, dënim për dy të tjerët dhe gruan

    Pëllumb Meta dhe fëmijët

    DURRËS-Prokuroria e Durrësit kërkon burgim përjetë për shtetasin H.M. për vrasjen e babait të tij dhe dënime 3-30 vjet burg për pjesëtarët e tjerë të familjes që bashkëpunuan në krim
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit H.M. për kryerjen e veprës penale ‘Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare’ e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 79/c e 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
    Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.386, viti 2024, u provua se të pandehurit H. M. dhe H. Meta., motër e vëlla, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vendosur dhe planifikuar vrasjen e babait të tyre, shtetasit P.M.
    Të pandehurit pasi kanë menduar dhe thurur me qetësi planin e tyre për të vrarë babain, janë përgatitur duke marrë masat për vendin ku do të realizonin vrasjen, për mjetin me të cilin do ta kryenin duke siguruar një armë zjarri, plan ky i realizuar në datë 10.02.2024. Të pandehurit në datë 10.02.2024, ditë e shtunë kanë qenë në banesën e tyre në Shënvlash, Durrës, ndërsa i pandehuri A.M. ka qenë në punë.
    Viktima P. M. ka lënë punën në orët e para të mëngjesit të kësaj dite dhe është larguar për në banesën e tij. Rreth mesditës së datës 10.02.2024, viktima ka qenë në kuzhinën e banesës, kohë në të cilën djali i tij i pandehuri H.M. në prani edhe të të pandehurës H.M., pasi ka marrë një armë zjarri pistoletë, ka qëlluar në drejtim të babait të tij katër herë. Një prej plumbave nuk ka prekur trupin e viktimës, ndërkohë që tre prej tyre, një në kokë dhe dy në trup kanë rezultuar fatal duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
    Të dy të pandehurit më pas kanë kryer veprime jo vetëm për të zhdukur gjurmët e vrasjes nëpërmjet stukimit të vrimës në mur, spostimit të divanit në të cilin ka qenë i shtrirë viktima, kanë vazhduar nme mbështjelljen e trupit, groposjen e trupit të viktimës në kasollen e bagëtive e cila ndodhej disa metra larg banesës dhe më pas kanë vijuar me largimin automjetit nga banesa, zhdukjen e sendeve personale të viktimës si dhe zhdukjen e armës së krimit. Pas kryerjes së krimit, janë siguruar se të gjitha gjurmët që janë fshehur nga i pandehuri H.M. Ky shtetas ka bërë kallëzim në polici duke paraqitur zhdukjen e babait si largim nga banesa me vullnetin e tij. Gjatë gjykimit e pandehura e vetmja nga të pandehurit që ka dhënë pëlqimin për t’u pyetur ka deklaruar se babain e ka vrarë vëllai i saj H.M. në prani të saj.
    Në seancën gjyqësore të datës 16.09.2025, prokurorja ka kërkuar:
    1. Deklarimin fajtor të të pandehurit H. M., për kryerjen e veprës penale “Vrasja pёr shkak tё marёdhёnieve familjare”, e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 79/c e 25 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me burgim të përjetshëm.
    2. Deklarimin fajtor të të pandehurit H. M., për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armёve, armёve shpёrthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me tre vjet burgim.
    3. Deklarimin fajtor të të pandehurit H. M. për kryerjen e veprës penale “Fshehja dhe asgjesimi i kufomёs”, e kryer në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 303 e 25 tё K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 5 vjet burgim.
    4. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, bashkimin e dënimeve të mësipërme në një dënim të vetëm, ate më burgim të përjetshëm.
    5. Deklarimin fajtore të të pandehurës H.M., për kryerjen e veprës penale “Vrasja pёr shkak tё marёdhёnieve familjare”, e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 79/c e 25 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 25 vjet burgim.
    6. Deklarimin fajtore të të pandehurës H. M. për kryerjen e veprës penale “Fshehja dhe asgjesimi i kufomёs”, e kryer në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 303 e 25 tё K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 5 vjet burgim.
    7. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, bashkimin e dënimeve të mësipërme në një dënim të vetëm, ate me tridhjetë vjet burgim.
    8.Deklarimin fajtor të të pandehurit A. M. për kryerjen e veprës penale “Fshehja dhe asgjesimi i kufomёs”, e kryer në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 303 e 25 tё K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 5 vjet burgim.
    9. Deklarimin fajtore të të pandehurës B. M. për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, tё parashikuar nga neni 301 I K.Penal dhe dënimi e saj në bazë të kësaj dispozite me tre vjet burgim.