Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka folur me tone pesimiste për të ardhmen e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Në fjalimin e tij para Asamblesë Parlamentare të Aleancës në Lubjanë, Rutte tha se raketat ruse mund të arrijnë kryeqytetet europiane brenda vetëm pak minutash.
“Rreziqet për sigurinë tonë janë rritur: brezi i ri i raketave ruse mund të arrijë kryeqytetet evropiane brenda pak minutash. Fuqia shkatërruese e dronëve, sabotimi i infrastrukturës nënujore, siguria e hapësirës kibernetike: të gjitha këto na shqetësojnë, në Lindje dhe në Perëndim.
Përballë këtyre sfidave për sigurinë tonë, ne e shohim edhe një herë se sa thelbësore është të punojmë së bashku brenda NATO-s. Kur bëhet fjalë për shkeljet e pamatura dhe të rrezikshme të hapësirës sonë ajrore nga Rusia, kemi parë se përgjigjja e NATO-s ka qenë e shpejtë dhe efektive”.
Tag: kryeqytetet
-

“Na godasin brenda pak minutash”, NATO e alarmuar nga raketat e reja ruse
-

Rruga e famshme Via Egnatia me dy pikat e saj fillestare Durrësin dhe Vlorën dhe rëndësia e saj historike!
Jahja Drancolli
Rruga e famshme Via Egnatia, në kohët e lashta kishte lidhur Romën dhe Kostandinopojën, dy kryeqytetet e Perandorisë Romake. Ajo rrugë, që të çonte nga brigjet e Adriatikut të Ilirisë në kryeqytetin e ardhshëm osman të Stambollit (e caktuar zyrtarisht Ḳosṭanṭiniyye në monedhat osmane), ishte shtrirja horizontale e Via Appia, e cila shkonte vertikalisht nga Roma në Brindisi në Italinë jugore. Portat e Durrësit dhe të Vlorës në Ilirinë e lashtë, përkatësisht të Arbërisë mesjetare, ishin dy qendra të Adriatikut Juglindor ku fillonte Via Egnatia, një nga rrugët më të rëndësishme të Europës Juglindore!
Pikërisht përmes kësaj rruge Sulltan Mehmeti II (1451-1481) ëndërroi të rinovonte Perandorinë e lashtë Romake duke ribashkuar dy kryeqytetet e saj të mëparshme. Për më tepër, humanisti venecian Niccolò Sagundino, pasi takoi pushtuesin 21-vjeçar të Kostandinopojës (1453) gjatë negociatave të paqes venedikase atë vit, raportoi se sundimtari i ri besonte se kalimi i detit Adriatik nga Durrësi në Brindizi nuk do të paraqiste asnjë vështirësi. Prandaj ai ishte i vendosur të bëhej sundues i Romës dhe i Italisë!
148Xhevdet Sahatxhija, Bajri Luljeta and 146 others
3 comments
-

Rruga e famshme Via Egnatia me dy pikat e saj fillestare Durrësin dhe Vlorën dhe rëndësia e saj historike!
Jahja Drancolli
Rruga e famshme Via Egnatia, në kohët e lashta kishte lidhur Romën dhe Kostandinopojën, dy kryeqytetet e Perandorisë Romake. Ajo rrugë, që të çonte nga brigjet e Adriatikut të Ilirisë në kryeqytetin e ardhshëm osman të Stambollit (e caktuar zyrtarisht Ḳosṭanṭiniyye në monedhat osmane), ishte shtrirja horizontale e Via Appia, e cila shkonte vertikalisht nga Roma në Brindisi në Italinë jugore. Portat e Durrësit dhe të Vlorës në Ilirinë e lashtë, përkatësisht të Arbërisë mesjetare, ishin dy qendra të Adriatikut Juglindor ku fillonte Via Egnatia, një nga rrugët më të rëndësishme të Europës Juglindore!
Pikërisht përmes kësaj rruge Sulltan Mehmeti II (1451-1481) ëndërroi të rinovonte Perandorinë e lashtë Romake duke ribashkuar dy kryeqytetet e saj të mëparshme. Për më tepër, humanisti venedikas Niccolò Sagundino, pasi takoi pushtuesin 21-vjeçar të Kostandinopojës (1453) gjatë negociatave të paqes venedikase atë vit, raportoi se sundimtari i ri besonte se kalimi i detit Adriatik nga Durrësi në Brindizi nuk do të paraqiste asnjë vështirësi. Prandaj ai ishte i vendosur të bëhej sundues i Romës dhe i Italisë!