Tag: kryeqytet

  • “Kush vret, do të vritet”, Trump parlajmëron rikthimin e dënimit me vdekje në Uashington

    “Kush vret, do të vritet”, Trump parlajmëron rikthimin e dënimit me vdekje në Uashington

    Administrata Trump do të kërkojë dënimin me vdekje në rastet e vrasjeve në Uashington. Kështu ka deklaruar presidenti amerikan, Donald Trump, në mbledhjen e kabinentit.

    Kushdo që vret në kryeqytet, të gjithë thërrasin të dënohet me vdekje, dënim me vdekje. Nëse dikush vret dikë në kryeqytet,  në Uashington ne do të kërkojmë dënimin me vdekje. Dhe ky është një parandalues shumë i fortë, dhe të gjithë ata që e kanë dëgjuar pajtohen me të. Nuk e di nëse jemi gati për këtë në këtë vend…nuk kemi zgjidhje tjetër”
    Ndërkohë, kreu I shtëpisë së bardhë  i bëri thirrje Universitetit të Harvardit të paguajë një shumë prej 500 milionë dollarësh për t’i dhënë fund padive dhe për të rivendosur financimin federal, duke thënë se universiteti elitar ka qenë “shumë i keq”.

    “Ne nuk duam asgjë më pak se 500 milionë dollarë nga Harvardi. Mos negocio, Linda”,
    Harvardi është një nga objektivat më të mëdhenj të administratës Trump dhe një marrëveshje midis dy partive deri më tani ka rezultuar e pamundur.

  • Aksident i rëndë në kryeqytet/ Makina përplas për vdekje 66-vjeçarin (Emri)

    Aksident i rëndë në kryeqytet/ Makina përplas për vdekje 66-vjeçarin (Emri)

    Vorë/Informacion paraprak.
    Me datë 25.08.2025, rreth orës 20:30, në dalje të Vorës, automjeti me drejtues shtetasin J. T., rreth 53 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin K. L., rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
    Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

  • Trotuare bosh për këmbësorët! Vijon lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, Rama publikon videon

    Trotuare bosh për këmbësorët! Vijon lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, Rama publikon videon

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku shihet se po vijon lirimi i hapësirave publike në kryeqytet.

    Siç shihet nga pamjet një lokal ka nisur zhvendosjen e objekteve që kishte vënë në hapësirën publike, teksa tashmë do t’i dedikohet këmbësorëve.

    Top Channel

  • Garda Kombëtare zbarkon në Uashington, përplasje mes Trump dhe kryebashkiakes për krimin

    Garda Kombëtare zbarkon në Uashington, përplasje mes Trump dhe kryebashkiakes për krimin

    Trupat e Gardës Kombëtare amerikane kanë filluar të shfaqen në rrugët e Uashington DC, një ditë pasi presidenti Donald Trump urdhëroi vendosjen e tyre në kryeqytet dhe mori kontrollin e forcave policore të qytetit, duke argumentuar se krimi i dhunshëm është jashtë kontrollit.
    Mbrëmjen e së martës, automjete të blinduara u panë pranë qendrave urbane dhe pikave turistike të kryeqytetit amerikan. Sipas zyrtarëve, pritet të dislokohen 800 trupa të Gardës Kombëtare dhe 500 agjentë federalë të zbatimit të ligjit.
    Kryebashkiakja demokratike Muriel Bowser, e cila mohon që krimi në qytet të jetë jashtë kontrollit, e quajti vendosjen e trupave një “shtytje autoritare”. Trump ka kërcënuar me veprime të ngjashme edhe ndaj Nju Jorkut dhe Çikagos, dy qytete të tjera nën drejtim demokrat.
    Trupat me uniformë kamuflazhi kanë nisur të hyjnë në kryeqytet që pas njoftimit të Trump-it të hënën, duke ngritur barrikada pranë disa ndërtesave qeveritare dhe madje duke pozuar për foto me turistët.
    Sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, 23 persona u arrestuan të hënën në mbrëmje nga agjentët federalë, për akuza që përfshijnë vrasje, shkelje me armë, tregti droge, akte të turpshme, ngacmim, drejtim të rrezikshëm dhe vepra të tjera penale. Ajo paralajmëroi: “Kjo është vetëm fillimi… gjatë muajit të ardhshëm administrata Trump do të ndjekë dhe arrestojë çdo kriminel të dhunshëm në Distrikt që shkel ligjin”. Drejtori i FBI-së, Kash Patel, tha se agjentët e FBI-së kanë qenë të përfshirë në rreth gjysmën e arrestimeve.
    Megjithëse kryebashkiakja dhe shefja e policisë së qytetit, Pamela Smith, thanë më herët se ndajnë të njëjtin objektiv me agjentët federalë për të larguar armët e paligjshme nga rrugët, Bowser ashpërsoi tonet gjatë një takimi me qytetarët në mbrëmje, duke u bërë thirrje banorëve të “mbrojnë qytetin, autonominë dhe vetëqeverisjen” dhe të votojnë një Dhomë të Përfaqësuesve me shumicë demokrate si “mburojë ndaj kësaj shtytjeje autoritare”.
    Vendosja e trupave erdhi ndërsa policia nisi një operacion kërkimi për një person të armatosur që vrau një burrë të hënën në mbrëmje në lagjen Logan Circle, vetëm një milje nga Shtëpia e Bardhë. Viktima ishte vrasja e 100-të e regjistruar këtë vit në Uashington DC.
    Sipas të dhënave të policisë metropolitane, krimet e dhunshme arritën kulmin në vitin 2023 dhe ranë me 35% vitin e kaluar, duke shënuar nivelin më të ulët në tre dekada. Megjithatë, kryetari i Unionit të Policisë së DC, Gregg Pemberton, ka akuzuar autoritetet se “falsifikojnë qëllimisht shifrat për të krijuar një narrativë të rreme të uljes së krimit”. Të dhënat e FBI-së tregojnë gjithashtu një rënie më të moderuar, prej 9%, por studimet sugjerojnë se norma e vrasjeve në kryeqytet mbetet mbi mesataren e qyteteve të mëdha amerikane.

  • Ndodh çudia në kryeqytet/ 45-vjeçari i vë traun e hekurit sheshit para pallatit, s’lejon banorët që të parkojnë mjetet

    Ndodh çudia në kryeqytet/ 45-vjeçari i vë traun e hekurit sheshit para pallatit, s’lejon banorët që të parkojnë mjetet

    Një 45-vjeçar në kryeqytet ka privatizuar sheshin para pallatit ku jeton, duke vendosur traun e hekurit dhe penguar banorët e tjerë për të parkuar mjetet.
    Policia e Tiranës bëri me dije se ka marrë denoncimin dhe nisi hetimet nëpërmjet specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3.
    Pas veprimeve paraprake ndaj të dyshuarit që pretendon se ka pronësinë e tokës para pallatit, u referuan materialet për gjendje të lirë.
    “U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për L. L., 45 vjeç, pasi përpara pallatit ku banon ka vendosur një tra hekuri dhe nuk lejon një pjesë të banorëve të pallatit të parkojnë automjetet”, bëri me dije policia.

  • Hamasi: Nuk dorëzojmë armët pa një shtet palestinez të pavarur me Jeruzalemin kryeqytet

    Hamasi: Nuk dorëzojmë armët pa një shtet palestinez të pavarur me Jeruzalemin kryeqytet

    Nuk ka asnjë marrëveshje të afërt mes Hamasit dhe Izraelit – raportojnë mediat izraelite, duke cituar burime të njohura me çështjen, të cilat theksojnë se për momentin çdo zhvillim duket jorealist.

    Në sfondin e ngërçit të negociatave për lirimin e pengjeve, një prej burimeve ka deklaruar:  “Si kusht themelor për t’u rikthyer në negociata, Hamasi kërkon që të lejohen 600 kamionë ndihma në ditë – më shumë sesa do të kishte marrë edhe në një marrëveshje të pjesshme.”

    “Shanset për një marrëveshje të plotë janë të pakta,” shtoi burimi, duke lënë megjithatë të hapur mundësinë për një rikthim në tryezën e bisedimeve.

    Ndërkohë Hamasi ka deklaruar zyrtarisht se nuk do të dorëzojë armët përveç nëse themelohet një shtet palestinez i pavarur dhe sovran, me kryeqytet Jeruzalemin.

    Në deklaratën e publikuar nga organizata, thuhet se “rezistenca e armatosur nuk mund të braktiset veçse me rikthimin e plotë të të drejtave tona kombëtare dhe më e rëndësishmja prej tyre është krijimi i një shteti palestinez të pavarur dhe sovran, me Jeruzalemin si kryeqytet”.

    Hamasi publikoi sot një video të dytë të pengut izraelit Evyatar David, pas asaj të parë të shpërndarë të premten. Edhe kjo video ka për qëllim të krijojë paralele me situatën humanitare aktuale në Gaza dhe thekson, veçanërisht përmes imazhit të një orë rëre, nevojën për të gjetur një zgjidhje sa më shpejt nëse Izraeli dëshiron të shpëtojë jetën e të burgosurve.

    Videoja e re zgjat rreth pesë minuta, por autenticiteti dhe data e regjistrimit nuk mund të verifikohen. Pengu duket i dobësuar dhe i rraskapitur. Evyatar David thotë se nuk ka ngrënë prej ditësh dhe nuk e di çfarë do të hajë. Duke folur drejtpërdrejt në kamera nga një tunel, ai shprehet se është 27 korrik, ora 12:00. “Ha vetëm thjerrëza dhe fasule,” deklaron ai, dhe shton: “Ndihem i braktisur.”

  • Aksident i rëndë në kryeqytet/ Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ (Detajet)

    Aksident i rëndë në kryeqytet/ Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ (Detajet)

    Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Sauk, në afërsi të Akademisë së Policisë.
    Një automjet tip “Mercedez Benz” është përplasur me një automjet tjetër, tip “Toyota Corolla”.
    Nuk ka informacione nëse nga aksidenti ka persona të dëmtuar.

  • Vijojnë kontrollet për parkimet e gabuara në kryeqytet, nis procedimi penal për 24 persona

    Vijojnë kontrollet për parkimet e gabuara në kryeqytet, nis procedimi penal për 24 persona

    24 persona janë proceduar penalisht pas kontrolleve intensive për parkimet e gabuara që pengojnë lëvizjen e qytetarëve në kryeqytet.

    Sipas asaj që raporton policia, 24 shtetas kishin parkuar automjetet në mënyrë të parregullt, duke bllokuar lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve.
    Automjetet e konstatuara janë tërhequr me mjet ngritës nga Policia Rrugore e Tiranës.
    Në këtë kuadër, bazuar në nenin 293, u proceduan penalisht shtetasit:
    -R. M., 23 vjeç; E. H., 34 vjeç; I. M., 24 vjeç; F. H., 65 vjeç; S. D., 30 vjeç; K. F., 24 vjeç; E. N., 43 vjeç; R. C., 50 vjeç; E. Sh., 23 vjeç; K. M., 59 vjeç; J. M., 32 vjeç; L. G., 38 vjeç, R. K., 26 vjeç, R. T., 42 vjeç, K. K., 34 vjeç, R. P., 32 vjeç, H. K., 50 vjeç, E. B., 47 vjeç, E. H., 32 vjeç, K. B., 32 vjeç, O. S., 41 vjeç, G. F., 44 vjeç, E. Sh., 27 vjeç dhe R. Z., 23 vjeç.
    Policia e Tiranës do të vijojë kontrollet në terren, me fokus disiplinimin e qarkullimit dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje që cenon sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në hapësirat publike.

    Top Channel

  • “Çlirim i madh”/ Vijon lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, Rama paralajmëron: Ngrehinat që i rezistojnë më kot kërkesës do të…

    “Çlirim i madh”/ Vijon lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, Rama paralajmëron: Ngrehinat që i rezistojnë më kot kërkesës do të…

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër video nga lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, teksa nuk ka ndalur as paralajmërimet.

    Krahas videos ai shkruan se ky është një çlirim i madh, teksa paralajmëron të gjithë ata që kundërshtojnë veprimin se do të gjobiten së bashku me lirimin e hapësirës publike.
    “Çlirim i madh jo vetëm për komunitetin e për këmbësorët, po edhe për ata që ulen nëpër tavolinat jashtë dhe marrin frymë lirisht, jo mbrapa xhamave, barrikadave e ferrave, çka e rrit patjetër edhe cilësinë e shërbimit😍
    Ndërkohë ka ende ngrehina që i rezistojnë më kot kërkesës për t’u shkulur vetë nga mexhelisi, se në fund të tëra do ikin po do ikin bashkë me një gjobë të kripur për ndërtuesin e pamirëkuptuar👊”, shkruan Rama.

    Top Channel