Tag: kryeqytet

  • A ka më hapësirë për ndërtime në Tiranë (Po para?!)

    A ka më hapësirë për ndërtime në Tiranë (Po para?!)

    Vetëm koha do ta tregojë nëse projektet e planifikuara në të ardhmen do të arrijnë të materializohen, apo do të mbeten në letër si rrjedhojë e mungesës së financimeve, apo rënies së kërkesës.

    Por, si gjithmonë në Shqipëri, parashikimi mbetet një ekuacion i vështirë për shkak të një variable të panjohur, asaj të flukseve informale.

    Nga viti 2019, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi në vend filloi të rritej me shpejtësi, duke kulmuar në 2022 – 2024, kur u dhanë 1.5 – 2 milionë metra katror sipërfaqe për leje ndërtimi në të gjithë vendin për qëllime banimi.

    Ky është cikli i dytë i ndërtimeve në vend. I pari nisi pas vitit 1997, teksa lëvizjet e popullsisë nxitën ndërtime masive në qytetet e qendrës së vendit, kryesisht në kryeqytet.

    Në vitin 2010 u arrit dhe rekordi historik me 2.7 milionë metra, për të rënë më pas në vitet në vijim, në vetëm 50 mijë metra katror në 2015-n.

    U duk se vendi e kaloi fazën emergjente të ndërtimeve, me sektorin që arriti në maturim, madje sipërmarrjet tentuan të diversifikoheshin në drejtime të tjera, me disa që provuan madje dhe investimet në fermat blegtorale.

    Kjo “qetësi” nuk zgjati për shumë kohë. Pas vitit 2016 nisi një tjetër valë e vrullshme. Ndryshe nga cikli i parë, që ishte i shpërndarë në të gjithë vendin, vëmendja tashmë ishte vetëm në kryeqytet.

    P.sh., në 2010, Tirana mori vetëm 28% të sipërfaqes të lejeve të dhëna për banesa, Vlora, 27.7%; Shkodra 11%; Durrësi 8%. Në vitin 2011, Tirana mori po 28%, Vlora 18%, Durrësi 11%.

    Në 2022 – 2024, në kryeqytet u dhanë 70-80% e sipërfaqeve për leje. Në vitin 2024 madje u arrit rekordi i lejeve të dhëna ndonjëherë për Tiranën, me 1.76 milionë metra katror.

    A ka arritur sektori një maturim të ri?!

    Dy vitet e fundit i kanë dhënë disa sinjale. Çmimet janë rritur me shpejtësi duke frenuar kërkesën. Në qendër, apartamentet kanë arritur në një pikë të lartë prej 4-6 mijë euro/m² dhe brenda Unazës, në 2000-3000 euro/m².

    Shtrenjtimi i qendrës e zhvendosi kërkesën më në periferi, duke tërhequr një valë të re rritje çmimesh. Tashmë apartamenti më i lirë në Tiranë kushton mesatarisht mbi 1400 euro/m².

    Sinjalet nga tregu janë që edhe kërkesa e të huajve për prona po bie, si rrjedhojë e shtrenjtimit të shpejtë të tyre. Vitet e fundit, edhe apartamentet në bregdet, sidomos në Jug, njohën rritje dyshifrore të çmimeve, për shkak të kërkesës së lartë.

    Çmimet maksimale të shitjes së apartamenteve në bregdet kanë arritur deri në 4,000 euro/m², blerjet e të huajve ishin bërë një faktor i rëndësishëm për nxitjen e tregut, sidomos në bregdet.

    Me kredinë për pasuritë e paluajtshme që ka arritur në 27% të së gjithë huasë së dhënë në vend, Banka e Shqipërisë ka shfaqur shenjat shqetësimi.

    Në korrik 2024, Banka e Shqipërisë vendosi që norma e shtesës kundërciklike të kapitalit (KUNC) për Shqipërinë do të jetë 0.25 pikë për qind, nga zero që parashikohej në vendimin e mëparshëm, që u plotësua nga bankat deri në qershor 2025.

    Që nga 1 korriku 2025, Banka e Shqipërisë vendosi kufizime të reja për kreditë për banesa: për shtëpinë e parë, financimi nuk mund të kalojë 85% të vlerës së pronës në Lek (75% në valutë) dhe kësti mujor nuk duhet të tejkalojë 40% të të ardhurave (35% në valutë); për shtëpinë e dytë, kufijtë janë 80%/35% në Lek dhe 70%/30% në valutë.

    Afati maksimal është 30 vjet ose deri në pension, ndërsa bankat mund të tejkalojnë kufijtë vetëm për 15% të kredive të reja në raste të veçanta.

    Sipas Bankës së Shqipërisë, zbatimi i këtyre kufijve do të mundësojë uljen e rrezikut të dështimit të huamarrësve dhe pakësimin e humbjeve bankare të lidhura me këto kredi, si pasojë e zhvillimeve eventuale të pafavorshme në çmimet e pronave të paluajtshme, ose në kuadrin makroekonomik të vendit.

    Sipas statistikave të Bankës Qendrore, deri në fund të muajit qershor 2025, portofoli aktiv i kredisë për blerjen e banesave ka arritur vlerën e 230.1 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 17.4%.

    Zhvillimet demografike prej vitesh nuk janë në favor të tregut të pasurive të paluajtshme. Të dhënat e fundit të Censit gjetën se popullsia e Shqipërisë, në dekadën e fundit, është zvogëluar me 460 mijë banorë, ose rreth 16% më pak.

    Edhe gjetjet e tjera nuk janë optimiste: Rreth 40% e apartamenteve rezultojnë të jenë bosh; grupmosha 15-19 vjeç është përgjysmuar në një dekadë; numri i grave në moshë riprodhimi ka rënë 28.4% nga 2011 – 2023, që paralajmëron një tkurrje të mëtejshme të lindjeve.

    Bashkia e Tiranës, më e madhja në vend, e cila është një qendër graviteti në krahasim me të tjerat për emigracionin e brendshëm, nuk po sheh rritje të shpejtë të popullsisë.

    Sipas Cens 2023, në kryeqytet kishte 758 mijë banorë, vetëm 8 mijë persona më shumë se në Censin 2011.

    Në vitin 2025, popullsia u rrit me vetëm 1.7 mijë persona, duke arritur në 759.9 mijë banorë.

    Kjo rritje faktike e popullsisë së kryeqytetit nuk është një lajm i mirë për ndërtuesit në kryeqytet, të cilët kanë ndërtuar për projeksione të gabuara deri më tani, me të dhëna që Tirana rritet me 20 – 25 mijë banorë në vit.

    Maturimi në fakt duket se ka filluar. Rritja e aktivitetit të ndërtimit është ngadalësuar në 2023 – 2024 dhe operatorët pohojnë që shtrenjtimi i çmimeve ka frenuar kërkesën.

    Valuta informale ka qenë një faktor i rëndësishëm që ka nxitur tregun e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme, si në ofertë, ashtu dhe në kërkesë, por hetimet e SPAK i kanë “trembur” këto hyrje, sipas deklarimeve nga agjentët e pasurive të paluajtshme dhe një pjesë e projekteve nuk dihet nëse do të fillojnë, apo më e keqja nëse ato që kanë nisur do të përfundojnë.

    Ka apo nuk ka kërkesë, rritja e ndërtimeve duket se do të vazhdojë, të paktën sipas letrave.

    Në tre mbledhjet në gjysmën e parë të 2025-s, Këshilli Kombëtar i Territorit ka dhënë leje për projekte shumëkatëshe në kryeqytet, hotele të larta e zona rezidenciale.

    Ndërsa kemi ende për të parë materializimin e lejeve të dhëna në 2024-n, pasi duhen të paktën dy vjet që ato të fillojnë të konkretizohen.

    Vetëm koha do ta tregojë nëse projektet e planifikuara në të ardhmen do të arrijnë të materializohen, apo do të mbeten në letër si rrjedhojë e mungesës së financimeve, apo rënies së kërkesës.

    Por, si gjithmonë në Shqipëri, parashikimi mbetet një ekuacion i vështirë për shkak të një variable të panjohur, asaj të flukseve informale. /Monitor.al/

     

  • A ka më hapësirë për ndërtimet në Tiranë, po para?!

    A ka më hapësirë për ndërtimet në Tiranë, po para?!

    Vetëm koha do ta tregojë nëse projektet e planifikuara në të ardhmen do të arrijnë të materializohen, apo do të mbeten në letër si rrjedhojë e mungesës së financimeve, apo rënies së kërkesës. Por, si gjithmonë në Shqipëri, parashikimi mbetet një ekuacion i vështirë për shkak të një variable të panjohur, asaj të flukseve informale.
    Nga viti 2019, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi në vend filloi të rritej me shpejtësi, duke kulmuar në 2022 – 2024, kur u dhanë 1.5 – 2 milionë metra katror sipërfaqe për leje ndërtimi në të gjithë vendin për qëllime banimi.
    Ky është cikli i dytë i ndërtimeve në vend. I pari nisi pas vitit 1997, teksa lëvizjet e popullsisë nxitën ndërtime masive në qytetet e qendrës së vendit, kryesisht në kryeqytet.
    Në vitin 2010 u arrit dhe rekordi historik me 2.7 milionë metra, për të rënë më pas në vitet në vijim, në vetëm 50 mijë metra katror në 2015-n.
    U duk se vendi e kaloi fazën emergjente të ndërtimeve, me sektorin që arriti në maturim, madje sipërmarrjet tentuan të diversifikoheshin në drejtime të tjera, me disa që provuan madje dhe investimet në fermat blegtorale.
    Kjo “qetësi” nuk zgjati për shumë kohë. Pas vitit 2016 nisi një tjetër valë e vrullshme. Ndryshe nga cikli i parë, që ishte i shpërndarë në të gjithë vendin, vëmendja tashmë ishte vetëm në kryeqytet.
    P.sh., në 2010, Tirana mori vetëm 28% të sipërfaqes të lejeve të dhëna për banesa, Vlora, 27.7%; Shkodra 11%; Durrësi 8%. Në vitin 2011, Tirana mori po 28%, Vlora 18%, Durrësi 11%.
    Në 2022 – 2024, në kryeqytet u dhanë 70-80% e sipërfaqeve për leje. Në vitin 2024 madje u arrit rekordi i lejeve të dhëna ndonjëherë për Tiranën, me 1.76 milionë metra katror.
    A ka arritur sektori një maturim të ri?!
    Dy vitet e fundit i kanë dhënë disa sinjale. Çmimet janë rritur me shpejtësi duke frenuar kërkesën. Në qendër, apartamentet kanë arritur në një pikë të lartë prej 4-6 mijë euro/m² dhe brenda Unazës, në 2000-3000 euro/m².
    Shtrenjtimi i qendrës e zhvendosi kërkesën më në periferi, duke tërhequr një valë të re rritje çmimesh. Tashmë apartamenti më i lirë në Tiranë kushton mesatarisht mbi 1400 euro/m².
    Sinjalet nga tregu janë që edhe kërkesa e të huajve për prona po bie, si rrjedhojë e shtrenjtimit të shpejtë të tyre. Vitet e fundit, edhe apartamentet në bregdet, sidomos në Jug, njohën rritje dyshifrore të çmimeve, për shkak të kërkesës së lartë.
    Çmimet maksimale të shitjes së apartamenteve në bregdet kanë arritur deri në 4,000 euro/m², blerjet e të huajve ishin bërë një faktor i rëndësishëm për nxitjen e tregut, sidomos në bregdet.
    Me kredinë për pasuritë e paluajtshme që ka arritur në 27% të së gjithë huasë së dhënë në vend, Banka e Shqipërisë ka shfaqur shenjat shqetësimi.
    Në korrik 2024, Banka e Shqipërisë vendosi që norma e shtesës kundërciklike të kapitalit (KUNC) për Shqipërinë do të jetë 0.25 pikë për qind, nga zero që parashikohej në vendimin e mëparshëm, që u plotësua nga bankat deri në qershor 2025.
    Që nga 1 korriku 2025, Banka e Shqipërisë vendosi kufizime të reja për kreditë për banesa: për shtëpinë e parë, financimi nuk mund të kalojë 85% të vlerës së pronës në Lek (75% në valutë) dhe kësti mujor nuk duhet të tejkalojë 40% të të ardhurave (35% në valutë); për shtëpinë e dytë, kufijtë janë 80%/35% në Lek dhe 70%/30% në valutë.
    Afati maksimal është 30 vjet ose deri në pension, ndërsa bankat mund të tejkalojnë kufijtë vetëm për 15% të kredive të reja në raste të veçanta.
    Sipas Bankës së Shqipërisë, zbatimi i këtyre kufijve do të mundësojë uljen e rrezikut të dështimit të huamarrësve dhe pakësimin e humbjeve bankare të lidhura me këto kredi, si pasojë e zhvillimeve eventuale të pafavorshme në çmimet e pronave të paluajtshme, ose në kuadrin makroekonomik të vendit.
    Sipas statistikave të Bankës Qendrore, deri në fund të muajit qershor 2025, portofoli aktiv i kredisë për blerjen e banesave ka arritur vlerën e 230.1 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 17.4%.
    Zhvillimet demografike prej vitesh nuk janë në favor të tregut të pasurive të paluajtshme. Të dhënat e fundit të Censit gjetën se popullsia e Shqipërisë, në dekadën e fundit, është zvogëluar me 460 mijë banorë, ose rreth 16% më pak.
    Edhe gjetjet e tjera nuk janë optimiste: Rreth 40% e apartamenteve rezultojnë të jenë bosh; grupmosha 15-19 vjeç është përgjysmuar në një dekadë; numri i grave në moshë riprodhimi ka rënë 28.4% nga 2011 – 2023, që paralajmëron një tkurrje të mëtejshme të lindjeve.
    Bashkia e Tiranës, më e madhja në vend, e cila është një qendër graviteti në krahasim me të tjerat për emigracionin e brendshëm, nuk po sheh rritje të shpejtë të popullsisë.
    Sipas Cens 2023, në kryeqytet kishte 758 mijë banorë, vetëm 8 mijë persona më shumë se në Censin 2011.
    Në vitin 2025, popullsia u rrit me vetëm 1.7 mijë persona, duke arritur në 759.9 mijë banorë.
    Kjo rritje faktike e popullsisë së kryeqytetit nuk është një lajm i mirë për ndërtuesit në kryeqytet, të cilët kanë ndërtuar për projeksione të gabuara deri më tani, me të dhëna që Tirana rritet me 20 – 25 mijë banorë në vit.
    Maturimi në fakt duket se ka filluar. Rritja e aktivitetit të ndërtimit është ngadalësuar në 2023 – 2024 dhe operatorët pohojnë që shtrenjtimi i çmimeve ka frenuar kërkesën.
    Valuta informale ka qenë një faktor i rëndësishëm që ka nxitur tregun e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme, si në ofertë, ashtu dhe në kërkesë, por hetimet e SPAK i kanë “trembur” këto hyrje, sipas deklarimeve nga agjentët e pasurive të paluajtshme dhe një pjesë e projekteve nuk dihet nëse do të fillojnë, apo më e keqja nëse ato që kanë nisur do të përfundojnë.
    Ka apo nuk ka kërkesë, rritja e ndërtimeve duket se do të vazhdojë, të paktën sipas letrave.
    Në tre mbledhjet në gjysmën e parë të 2025-s, Këshilli Kombëtar i Territorit ka dhënë leje për projekte shumëkatëshe në kryeqytet, hotele të larta e zona rezidenciale.
    Ndërsa kemi ende për të parë materializimin e lejeve të dhëna në 2024-n, pasi duhen të paktën dy vjet që ato të fillojnë të konkretizohen.
    Vetëm koha do ta tregojë nëse projektet e planifikuara në të ardhmen do të arrijnë të materializohen, apo do të mbeten në letër si rrjedhojë e mungesës së financimeve, apo rënies së kërkesës.
    Por, si gjithmonë në Shqipëri, parashikimi mbetet një ekuacion i vështirë për shkak të një variable të panjohur, asaj të flukseve informale./Monitor

  • A ka më hapësirë për ndërtimet, sidomos në kryeqytet (Po Para?!)

    A ka më hapësirë për ndërtimet, sidomos në kryeqytet (Po Para?!)

    Vetëm koha do ta tregojë nëse projektet e planifikuara në të ardhmen do të arrijnë të materializohen, apo do të mbeten në letër si rrjedhojë e mungesës së financimeve, apo rënies së kërkesës. Por, si gjithmonë në Shqipëri, parashikimi mbetet një ekuacion i vështirë për shkak të një variable të panjohur, asaj të flukseve informale. Nga viti 2019, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi në vend filloi të rritej me shpejtësi, duke kulmuar në 2022 – 2024, kur u dhanë 1.5 – 2 milionë metra katror sipërfaqe për leje ndërtimi në të gjithë vendin për qëllime banimi.Ky është cikli i dytë i ndërtimeve në vend. I pari nisi pas vitit 1997, teksa lëvizjet e popullsisë nxitën ndërtime masive në qytetet e qendrës së vendit, kryesisht në kryeqytet.Në vitin 2010 u arrit dhe rekordi historik me 2.7 milionë metra, për të rënë më pas në vitet në vijim, në vetëm 50 mijë metra katror në 2015-n.U duk se vendi e kaloi fazën emergjente të ndërtimeve, me sektorin që arriti në maturim, madje sipërmarrjet tentuan të diversifikoheshin në drejtime të tjera, me disa që provuan madje dhe investimet në fermat blegtorale. Burimi: INSTAT*Të dhënat e detajuara për qarqet janë të disponueshme vetmëm nga viti 2015 Kjo “qetësi” nuk zgjati për shumë kohë. Pas vitit 2016 nisi një tjetër valë e vrullshme. Ndryshe nga cikli i parë, që ishte i shpërndarë në të gjithë vendin, vëmendja tashmë ishte vetëm në kryeqytet.P.sh., në 2010, Tirana mori vetëm 28% të sipërfaqes të lejeve të dhëna për banesa, Vlora, 27.7%; Shkodra 11%; Durrësi 8%. Në vitin 2011, Tirana mori po 28%, Vlora 18%, Durrësi 11%. Burimi: INSTAT Në 2022 – 2024, në kryeqytet u dhanë 70-80% e sipërfaqeve për leje. Në vitin 2024 madje u arrit rekordi i lejeve të dhëna ndonjëherë për Tiranën, me 1.76 milionë metra katror. Burimi: INSTAT A ka arritur sektori një maturim të ri?! Dy vitet e fundit i kanë dhënë disa sinjale. Çmimet janë rritur me shpejtësi duke frenuar kërkesën. Në qendër, apartamentet kanë arritur në një pikë të lartë prej 4-6 mijë euro/m² dhe brenda Unazës, në 2000-3000 euro/m².Shtrenjtimi i qendrës e zhvendosi kërkesën më në periferi, duke tërhequr një valë të re rritje çmimesh. Tashmë apartamenti më i lirë në Tiranë kushton mesatarisht mbi 1400 euro/m².Sinjalet nga tregu janë që edhe kërkesa e të huajve për prona po bie, si rrjedhojë e shtrenjtimit të shpejtë të tyre. Vitet e fundit, edhe apartamentet në bregdet, sidomos në Jug, njohën rritje dyshifrore të çmimeve, për shkak të kërkesës së lartë.Çmimet maksimale të shitjes së apartamenteve në bregdet kanë arritur deri në 4,000 euro/m², blerjet e të huajve ishin bërë një faktor i rëndësishëm për nxitjen e tregut, sidomos në bregdet.Me kredinë për pasuritë e paluajtshme që ka arritur në 27% të së gjithë huasë së dhënë në vend, Banka e Shqipërisë ka shfaqur shenjat shqetësimi.Në korrik 2024, Banka e Shqipërisë vendosi që norma e shtesës kundërciklike të kapitalit (KUNC) për Shqipërinë do të jetë 0.25 pikë për qind, nga zero që parashikohej në vendimin e mëparshëm, që u plotësua nga bankat deri në qershor 2025.Që nga 1 korriku 2025, Banka e Shqipërisë vendosi kufizime të reja për kreditë për banesa: për shtëpinë e parë, financimi nuk mund të kalojë 85% të vlerës së pronës në Lek (75% në valutë) dhe kësti mujor nuk duhet të tejkalojë 40% të të ardhurave (35% në valutë); për shtëpinë e dytë, kufijtë janë 80%/35% në Lek dhe 70%/30% në valutë.Afati maksimal është 30 vjet ose deri në pension, ndërsa bankat mund të tejkalojnë kufijtë vetëm për 15% të kredive të reja në raste të veçanta.Sipas Bankës së Shqipërisë, zbatimi i këtyre kufijve do të mundësojë uljen e rrezikut të dështimit të huamarrësve dhe pakësimin e humbjeve bankare të lidhura me këto kredi, si pasojë e zhvillimeve eventuale të pafavorshme në çmimet e pronave të paluajtshme, ose në kuadrin makroekonomik të vendit.Sipas statistikave të Bankës Qendrore, deri në fund të muajit qershor 2025, portofoli aktiv i kredisë për blerjen e banesave ka arritur vlerën e 230.1 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 17.4%.Zhvillimet demografike prej vitesh nuk janë në favor të tregut të pasurive të paluajtshme. Të dhënat e fundit të Censit gjetën se popullsia e Shqipërisë, në dekadën e fundit, është zvogëluar me 460 mijë banorë, ose rreth 16% më pak.Edhe gjetjet e tjera nuk janë optimiste: Rreth 40% e apartamenteve rezultojnë të jenë bosh; grupmosha 15-19 vjeç është përgjysmuar në një dekadë; numri i grave në moshë riprodhimi ka rënë 28.4% nga 2011 – 2023, që paralajmëron një tkurrje të mëtejshme të lindjeve.Bashkia e Tiranës, më e madhja në vend, e cila është një qendër graviteti në krahasim me të tjerat për emigracionin e brendshëm, nuk po sheh rritje të shpejtë të popullsisë.Sipas Cens 2023, në kryeqytet kishte 758 mijë banorë, vetëm 8 mijë persona më shumë se në Censin 2011.Në vitin 2025, popullsia u rrit me vetëm 1.7 mijë persona, duke arritur në 759.9 mijë banorë.Kjo rritje faktike e popullsisë së kryeqytetit nuk është një lajm i mirë për ndërtuesit në kryeqytet, të cilët kanë ndërtuar për projeksione të gabuara deri më tani, me të dhëna që Tirana rritet me 20 – 25 mijë banorë në vit.Maturimi në fakt duket se ka filluar. Rritja e aktivitetit të ndërtimit është ngadalësuar në 2023 – 2024 dhe operatorët pohojnë që shtrenjtimi i çmimeve ka frenuar kërkesën.Valuta informale ka qenë një faktor i rëndësishëm që ka nxitur tregun e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme, si në ofertë, ashtu dhe në kërkesë, por hetimet e SPAK i kanë “trembur” këto hyrje, sipas deklarimeve nga agjentët e pasurive të paluajtshme dhe një pjesë e projekteve nuk dihet nëse do të fillojnë, apo më e keqja nëse ato që kanë nisur do të përfundojnë.Ka apo nuk ka kërkesë, rritja e ndërtimeve duket se do të vazhdojë, të paktën sipas letrave.Në tre mbledhjet në gjysmën e parë të 2025-s, Këshilli Kombëtar i Territorit ka dhënë leje për projekte shumëkatëshe në kryeqytet, hotele të larta e zona rezidenciale.Ndërsa kemi ende për të parë materializimin e lejeve të dhëna në 2024-n, pasi duhen të paktën dy vjet që ato të fillojnë të konkretizohen.Vetëm koha do ta tregojë nëse projektet e planifikuara në të ardhmen do të arrijnë të materializohen, apo do të mbeten në letër si rrjedhojë e mungesës së financimeve, apo rënies së kërkesës.Por, si gjithmonë në Shqipëri, parashikimi mbetet një ekuacion i vështirë për shkak të një variable të panjohur, asaj të flukseve informale. Burimi: INSTAT  Lexoni edhe:200 VIP-at e 2024-s; Në “kurthin” e punonjësveNdërtimi ngadalëson rritjen, por a po hyn në fazën e maturimit      Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • A ka më hapësirë për ndërtimet, sidomos në kryeqytet

    A ka më hapësirë për ndërtimet, sidomos në kryeqytet

    Nga viti 2019, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi në vend filloi të rritej me shpejtësi, duke kulmuar në 2022 – 2024, kur u dhanë 1.5 – 2 milionë metra katror sipërfaqe për leje ndërtimi në të gjithë vendin për qëllime banimi.Ky është cikli i dytë i ndërtimeve në vend. I pari nisi pas vitit 1997, teksa lëvizjet e popullsisë nxitën ndërtime masive në qytetet e qendrës së vendit, kryesisht në kry…

  • ‘U vra për vlerat që besonte’/ Mbahen në kryeqytet homazhe për Charlie Kirk, Pano: Kauza e tij është edhe e jona

    ‘U vra për vlerat që besonte’/ Mbahen në kryeqytet homazhe për Charlie Kirk, Pano: Kauza e tij është edhe e jona

    Në kryeqytet janë mbajtur sot homazhe nga qytetarë të shumtë, grupe fetare, për vrasjen tronditëse të aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk, një zë i fortë në mbrojtje të lirisë së fjalës, vlerave tradicionale dhe besimit te Zoti dhe atdheu, ku të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues të Partisë Demokratike.

    Në fjalën e tij, Këshilltari i PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Jonathan Pano, tha se vrasja e Kirk nuk është thjesht një akt kriminal, por një sinjal alarmi për luftën ideologjike që po i bëhet familjes dhe vlerave themelore perëndimore. Ai theksoi se kjo humbje ndjehet edhe në Shqipëri, ku përpjekjet për të heshtur zërat konservatorë janë gjithnjë e më të forta.

    Pjesë nga deklarata:

    Jemi mbledhur sot për të kujtuar dhe për të nderuar Charlie Kirk, vetëm 31 vjeç, i cili inspiroi mijëra të rinj të angazhohen në mbrojtje të lirisë së fjalës, vlerave tradicionale dhe dashurisë për atdheun. Kirk besonte se brezi i ri duhej të rritej me kurajë, me besim dhe atdhedashuri dhe këtë mesazh ai e përçoi kudo me pasion dhe bindje.

    Kirk ishte i njohur për qëndrimin e tij të palëkundur në mbrojtje të familjes dhe vlerave themelore ndërkombëtare. Ai bashkëpunoi me Presidentin Trump dhe promovoi parime që mbështesin edhe kombin tonë. Prandaj, ne e ndjejmë këtë humbje si të ishte e jona.

    Megjithatë, kjo mbrëmje nuk është vetëm në kujtim të tij sot ne festojmë një jetë të jetuar me liri. Ai na mësoi çfarë do të thotë të thuash gjërat siç janë, të qëndrosh i palëkundur përballë presionit dhe të flasësh në mbrojtje të së vërtetës, sidomos kur ajo sulmohet.

    Ai na kujtoi se liria nuk është kurrë më shumë se një brez larg zhdukjes disa fjalë që sot tingëllojnë profetike. Ai tha: “Dua të kujtohem për guximin dhe besimin tim, dhe gjëja më e rëndësishme në jetën time është besimi im.”

    Ai e dinte se fama dhe pasuria janë të përkohshme, por trashëgimia e vlerave që lëmë pas do të jetojë.

  • Elbasani feston në kryeqytet, mund Partizanin, Egnatia i jep leksione Tiranës (VIDEO)

    Elbasani feston në kryeqytet, mund Partizanin, Egnatia i jep leksione Tiranës (VIDEO)

    Dy ndeshjet e para të kësaj xhiroje në Superiore dhuruan emocione të mëdha.
    Elbasani ia ka dalë të triumfojë ndaj Partizanit në “Arenën e Demave”, me shifrat 1-0. Bunjaku gjeti të papërgatitur kryeqytetasit në minutën e 36-të, duke dërguar kështu mysafirët në epërsi në dhomat e zhveshjes.

    Gjërat u komplikuan në maksimum për të kuqtë pasi luajtën për më shumë se 30 minuta me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Bytyçit. Elbasani feston në fund dhe merr kështu 3 pikë me peshë.
    Kampionët e Egnatias treguan forcën duke thyer 2-0 Tiranën.Rrogozhinasit dominuan në këtë sfidë, ndërsa shumë pak për të thënë për bardheblutë, në një natë “jo”.
     

    © BalkanWeb

  • “Nuk ka pushim”/ Rama publikon tjetër video nga “fshesa” e IKMT në kryeqytet

    “Nuk ka pushim”/ Rama publikon tjetër video nga “fshesa” e IKMT në kryeqytet

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale sërish pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet.

    Në pamje duken forcat e IKMT, të cilat shembin betonin që ka ‘zaptuar’ hapësirat publike.

    Rama ka theksuar më herët se lirimi i hapësirave publike, sipas tij do t’i hapë rrugën Rilindjes Urbane 2.0, e cila do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve.

    Top Channel

  • Skandal fiskal në Kryeqytet/ Tatimet gjejnë 314 mijë euro cash, dhe punonjës në të zezë

    Skandal fiskal në Kryeqytet/ Tatimet gjejnë 314 mijë euro cash, dhe punonjës në të zezë

    Një biznes në qendër të Tiranës që nuk kishte përmbushur detyrimet fiskale, është zbuluar nga Drejtoria e Tatimeve falë denoncimit të një qytetari.
    Biznesi ndodhet në zonën e Piramidës në kryeqytet, dhe sipas Tatimeve, ka bërë evazion fiskal në vlerën e 314 mijë eurove.
    “314,000 € të fshehura u zbuluan nga Administrata Tatimore falë një qytetari që denoncoi subjektin, në qendër të Tiranës, për evazion fiskal! Falenderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe inkurajojmë tatimpaguesit të reflektojnë e të përmbushin detyrimet fiskale, për të shmangur penalitetet e rënda”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
    Evazioni fiskal është bërë për rreth 1 viti e gjysmë, në periudhën 2024-2025. Nga verifikimet në terren, inspektorët tatimorë zbuluan edhe punonjës të padeklaruar në këtë biznes.
    Administrata Tatimore kreu procedurat administrative ndaj këtij biznesi që kishte fshehur 314 mijë euro taksa.

  • Kaos në kryeqytet/ Stuhia bën kërdinë në Tiranë, pemët përfundojnë mbi makina

    Kaos në kryeqytet/ Stuhia bën kërdinë në Tiranë, pemët përfundojnë mbi makina

    Vendi ynë është përfshirë mesditën e sotme nga reshje të dendura shiu e stuhi, të cilat kanë shkaktar edhe dëme në kryeqytet. Siç shihet edhe nga pamjet, në rrugën e Kavajës në Tiranë, për shakak të erës së fortë pemët në anë të rrugës kanë rënë mbi një automjet.
    Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa në zonë është vështirësuar qarkullimi i automjeteve.
    Kujtojmë se edhe Durrësi dhe Lezha janë goditur nga një stuhi e fortë. Rrebeshe shiu dhe erëra të forta kanë përfshirë qytetin bregdetar. Më herët autoritetet kanë bërë thirrje që drejtues të automjeteve, si edhe qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet në oraret problematike.

  • VIDEO/ “Çmendet” moti! Stuhi e fortë shiu në kryeqytet, era merr para karrige e tavolina

    VIDEO/ “Çmendet” moti! Stuhi e fortë shiu në kryeqytet, era merr para karrige e tavolina

    Kryeqyteti është përfshirë prej disa minutash nga një stuhi e fortë shiu.

    Në pamjet nga Tirana, duket se era e fortë ka marrë para karriget e lokaleve dhe sende të tjera.
    Reshjet e shiut pritet të jenë intensive deri rreth orës 15:00.
     

    Top Channel