Tag: kryeqytet

  • Aksident tek Bulevardi Zogu i Parë në kryeqytet, makina përplas motorin

    Aksident tek Bulevardi Zogu i Parë në kryeqytet, makina përplas motorin

    Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulevardin Zogu i Parë, ku një makinë ka përplasur një motor.

    Nga informacionet paraprake nuk dihet nëse ka të lënduar, por në vendngjarje ndodhen një numër i konsiderueshëm personash.

    Autoritetet dhe forcat e emergjencës janë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e aksidentit dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme.

  • Aksident tek Bulevardi Zogu i Parë në kryeqytet, makina përplas motorin

    Aksident tek Bulevardi Zogu i Parë në kryeqytet, makina përplas motorin

    Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulevardin Zogu i Parë, ku një makinë ka përplasur një motor.

    Nga informacionet paraprake nuk dihet nëse ka të lënduar, por në vendngjarje ndodhen një numër i konsiderueshëm personash.

    Autoritetet dhe forcat e emergjencës janë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e aksidentit dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme.

  • Kryeqyteti nuk fal, Partizani dominon në 5 takimet e fundit me Vllazninë

    Kryeqyteti nuk fal, Partizani dominon në 5 takimet e fundit me Vllazninë

    Një transfertë e vështirë e pret Vllazninë në javën e 12-të të Superiores, me shkodranët që do të vizitojnë Partizanin në Tiranë. Dhe pavarësisht formës jo pozitive që po kalojnë të kuqtë këtë edicion, ata sërish ngelin një kundërshtar i fortë dhe që imponon respekt.
    Kjo edhe për vetë historikun e përballjes mes dy skuadrave, që shpesh në përballjet e tyre kanë dhuruar ndeshje që kanë ngelur në memorien e shumë kujt dhe që kanë shënjuar edhe kampionatin shqiptar. Po ashtu edhe kësaj radhe nuk pritet të jetë aspak e lehtë për djemtë e Martinit, me këtë të fundit që i ka dhënë një vlerësim maksimal këtij dueli. Pasi edhe statistikat e 5 ndeshjeve të fundit në kryeqytet tregojnë për një avantazh të Partizanit në takimet direkte me Vllazninë.

    Kështu 17 herë kampionët e vendit tonë kanë marrë 3 fitore si pritës në 5 ndeshjet e fundit ndaj shkodranëve. Kjo me fitoren 2- 0 të sezonit të shkuar, 2024- 25, e po ashtu me dy sukseset 4-1 në edicionin 2023- 24 dhe 2-1 në atë 2022-23. Teksa një sfidë në kryeqytet është mbyllur me rezultatin 0-0 dhe kjo vlen për javën e 30-të të sezonit 2023-24.
    Fitorja e vetme e Vllaznisë në 5 vizitat e fundit në kryeqytet shënohet në sezonin e shkuar, ku në javën e parë të edicionit kuqeblutë fitonin 0-1 në Tiranë përballë Partizanit. Duke iu falur një goli të shënuar nga Rejan Alivoda në minutën e 31-të të takimit. Ky mbetet edhe suksesi i vetëm në vizitat e fundit në kryeqytet ndaj Partizanit, kundërshtar ndaj të cilit Vllaznia do të kërkojë të përmirësojë statistikat këtë të diel në përballjen e javës së 12-të të Superiores.

  • “Tani nis ahengu”/ Fitorja në Prishtinë, flet pas rezultatit Përparim Rama: Do të jetë një kryeqytet europian

    “Tani nis ahengu”/ Fitorja në Prishtinë, flet pas rezultatit Përparim Rama: Do të jetë një kryeqytet europian

    Përparim Rama kryebashkiaku i rikonfirmuar në zgjedhjet lokale pas votimit të dytë, si proces i balotazhit, ka thënë se Prishtina tani do të hyjë në një fazë të re të procesit të saj. Rama tha se Prishtina sipas tij do të lulëzojë dhe do të jetë një kryeqytet europian.
    “Është gjithmonë një mrekulli e vërtetë kur fiton besimin e qytetarëve të kryeqytetit për të menaxhuar proceset zhvillimore. Këtë e kam kërkuar edhe para katër vitesh, kur kam thënë se transformimi i plotë ndodh brenda tetë vjetësh. Nuk kam asnjë dyshim se në këto katër vitet e ardhshme Prishtina do të lulëzojë.
    I kemi të gjitha projektet në proces projektet tona madhore, platformat që bashkojnë lagjet të gjitha janë në zhvillim dhe do t’i përfundojmë në vazhdim. Prishtina do të bëhet një kryeqytet evropian ku qytetari është në qendër; një qytet me inteligjencë artificiale, qytet i mençur dhe me karakter unik në botë.
    E gjithë Prishtina na pret sonte për të festuar. Këtu ka fituar zhvillimi, kreativiteti dhe e mira kundër sabotazhit dhe bllokadës. Në këtë festë të mrekullueshme për qytetin tonë të zemrës do të kemi pjesëmarrës nga të gjitha besimet dhe partitë, që do t’i bashkohen bashkërisht kësaj mbrëmjeje plot shpresë e bashkim.”-tha Rama.

  • “Rama s’e do garën në kryeqytet”, Lëvizja Bashkë: PS s’ishte e sigurt për fitoren në Tiranë, ndaj u shpëtua Veliaj

    “Rama s’e do garën në kryeqytet”, Lëvizja Bashkë: PS s’ishte e sigurt për fitoren në Tiranë, ndaj u shpëtua Veliaj

    Mirela Ruko nga Lëvizja Bashkë u shpreh se PS nuk ishte e sigurt për fitoren e zgjedhjeve në Tiranë dhe për këtë arsye mendon se vendimi i kushtetueses për Veliajn është politik.
    E ftuar në një emision televiziv, Ruko shton se PS nuk do zgjedhje në kryeqytet dhe për këtë tezë renditi disa shkaqe të cilat ajo mendon.
    “3 gjykatës kushtetues menduan se shkarkimi ishte i drejtë. Ky është raport forcash. E kemi parë dhe në raste të tjera sensitive Gjykatën Kushtetuese, si në shembjen e teatrit. Unë mendoj se kemi të bëjmë me arsyetim politik. Për mendimin tim i intereson PS mosbërja e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës. Sepse drejtuesja e fushatës…e cila u emërua nga kryeministri Rama është duke u hetuar për abuzim me detyrën. Rama ndryshoi gjatë rrugës. E dyta ka lidhet me faktin se ka pasur një përplasje të brendshme në PS mes të vjetërve dhe të rinjve”, tha Ruko

  • Vodhi automjetin e më pas doli të shëtiste me të, arrestohet 35-vjeçari në kryeqytet

    Vodhi automjetin e më pas doli të shëtiste me të, arrestohet 35-vjeçari në kryeqytet

    Një 35-vjeçar është vënë në pranga, pasi akuzohet për vjedhjen e një makine në zonën e Yrshekut në kryeqytet.

    Pasi vodhi automjetin tip “Volkswagen”, ai u arrestua duke drejtuar automjetin e vjedhur.
    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas informacionit të marrë se në Yrshek ishte vjedhur një automjet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore është arrestuar shtetasi: -D. K., 35 vjeç, banues në Tiranë.
    Ai u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Rrugën e Qelqit, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit M. E., që dyshohet se e ka vjedhur, në oborrin e banesës së këtij shtetasi”, njofton policia.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • FOTOLAJM/ Paloka, Alimehmeti dhe Noka fushatë në kryeqytet, por në takim mungon kandidati Binaj

    FOTOLAJM/ Paloka, Alimehmeti dhe Noka fushatë në kryeqytet, por në takim mungon kandidati Binaj

    Drejtuesi i fushatës së PD-së në Tiranë, Ilir Alimehmeti, ka shpërndarë foto në profilin e tij në rrjetin social Facebook nga takimet në kryeqytet. 
    “Mirëmbrëma Florinj nga dega 14” – shkruan Alimehmeti, por ajo që të bie në sy, përveç pjesëmarrjes së ulët, është mungesa e kandidatit të PD-së për Tiranën, aktorit Florjan Binaj. 
    Nuk dihej në Binaj ka refuzuar të shkojë në takim apo ka qenë diku tjetër, por ai më shumë se sa një herë është shprehur se nuk do të dalë në fushatë me Berishën. 
    Me sa duket, PD në kryeqytet po bën ‘dasmë pa dhëndër’. 
    Në vend të Binaj, në foto shfaqen Paloka dhe Noka./ TemA 

  • Lëkundje tërmeti në kryeqytet

    Lëkundje tërmeti në kryeqytet

    Kronikë E Mërkurë, 29 Tetor 2025 13:39
    Një tërmet është regjistruar mesditën e sotme në afërsi të kryeqytetit. Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Europiane Mesdhetare për Monitorimin e Tërmeteve (EMSC), tërmeti ka pasur magnitudën 3.6 të shkallës Rihter, me një thellësi prej 5 kilometrash.
    Epiqendra është lokalizuar rreth 11 kilometra në juglindje të Tiranës, ndërsa lëkundjet janë ndier edhe në zonat përreth, përfshirë Elbasanin. Tërmeti është regjistruar në orën 12:49.
    Nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar.

  • U përplasën nga një makinë në Pogradec-Korçë, turistët francezë dërgohen drejt Traumës

    U përplasën nga një makinë në Pogradec-Korçë, turistët francezë dërgohen drejt Traumës

    Dy turistët francezë që u përfshinë në aksident paraditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Korçë tek kryqëzimi i fshatit Çerravë  janë nisur me ambulancë për në spitalin e traumës në kryeqytet.
    Burime pranë spitalit të Pogradecit thanë për A2 CNN, se të dy të lënduarit pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore pranë këtij spitali e kishin urgjente transferimin në kryeqytet, pasi kishin “Politraumë” e cila trajtohet vetëm në kryeqytet.
    Me më shumë plagë nga të dy të plagosurit paraqitet gruaja.
    Dy të turistët ishin duke udhëtuar me motor nga Korça në drejtim të Pogradecit dhe pranë kryqëzimit të Çerravës mjeti tip BMË ju ka prerë rrugën duke shkaktuar përplasjen.