Tag: kryepeshkop

  • A do të jetë Papa i ardhshëm nga Afrika?

    A do të jetë Papa i ardhshëm nga Afrika?

    Vdekja e Papa Françeskut lidhet edhe me shpresën e katolikëve afrikanë për një pasardhës nga Afrika. Ndër 12 kandidatët më të mundshëm për udhëheqësin e ri shpirtëror të 1.4 miliardë katolikëve në botë janë edhe dy kardinalë nga Afrika: Peter Turkson nga Gana dhe Fridolin Ambongo nga Kongo.
    Papa zgjidhet në një proces sekret dhe rreptësisht të ritualizuar, të quajtur konklavë – që zhvillohet në Kapelën Sistine në Vatikan . Të drejtë vote kanë vetëm kardinalët nën moshën 80 vjeç dhe në votim marrin pjesë rreth 120 kardinalë.
    Këta janë disa nga pretendentët me më shumë shance:
    Kardinali Peter Turkson (76, Gana, zyrtar dhe diplomat i Vatikanit)
    Potencialisht Papa i parë nga Afrika Sub-Sahariane. Turkson punon në Gana si pastor, por ai zotëron edhe aftësi diplomatike dhe përvojë udhëheqëse brenda Vatikanit. Papa Françesku e dërgoi atë në Sudanin e Jugut si të dërguar special për paqen.
    Shkathtësia e tij në komunikim, si dhe fakti që vjen nga rajoni ku Kisha ka rritjen më të madhe të anëtarësimit, ndërkohë që ajo po zbehet në Evropë – e forcojnë edhe më shumë profilin e tij.
    Kardinali Fridolin Ambongo Besungu (65, Kongo, Kryepeshkop i Kinshasës)
    Një yll i ri nga Afrika. Ambongo kombinon pikëpamjet e forta tradicionale me një përkushtim ndaj drejtësisë sociale. Ai është një zë i rëndësishëm i një kishe afrikane në rritje të fuqishme. Kundërshtimi i tij i hapur ndaj bekimit të çifteve të të njëjtit seks e ngriti profilin e tij ndërkombëtar mes konservatorëve.
    Kardinali Luis Antonio Tagle (67, Filipine, kreu i Zyrës së Vatikanit për Ungjillëzimin)
    I quajtur “Françesku i Azisë” për shkak të fokusit të tij në drejtësinë sociale, Tagle shihet në disa qarqe si më i preferuari për t’u bërë Papa i parë nga Azia – ashtu si Françesku ishte Papa i parë nga Amerika. Në letër, Tagle i ka të gjitha kualifikimet për të qenë Papë.
    Megjithatë, shanset e tij mund të pakësohen nga akuzat për sjellje abuzive brenda Caritas Internationali, rrjeti global humanitar katolik që ai drejtoi për vite me radhë. Selia e Shenjtë e largoi atë nga ai pozicion në vitin 2022.
    Kardinali Pietro Parolin (70, Itali, Sekretar Shteti i Vatikanit)
    Një urë e mundshme midis fraksioneve të ndryshme në Kishë, Parolin ka qenë sekretar shteti i Françeskut që nga viti 2013 dhe është një nga kandidatët kryesorë për Papë. Zyra e tij është e dyta në hierarki, menjëherë pas Papës.
    Konservatorët e kritikuan atë për rolin që luajti në ndërmjetësimin e një marrëveshjeje me Pekinin për emërimin e peshkopëve në Kinën komuniste. Zgjedhja e tij do të kthente postin e Papës në Itali, pas tre papëve joitalianë.
    Kardinali Marc Ouellet (79, Kanada, ish-kreu i zyrës peshkopale të Vatikanit)
    Si veteran i strukturave të Vatikanit me përvojë ndërkombëtare, Marc Ouellet është konsideruar prej kohësh një nga kandidatët kryesorë për Papë. Është teologjikisht konservator, prandaj tradicionalistët e vlerësojnë veçanërisht shumë. Vitet e fundit ai ka qenë objektiv i akuzave për sjellje të pahijshme, por këto janë hedhur poshtë.
    Matteo Zuppi (69, Itali, Kryepeshkop i Bolonjës)
    I quajtur shpesh “Bergoglio i Italisë” për shkak të ngjashmërisë së tij me Papa Françeskun, Zuppi është një “prift rrugësh” që mbron të varfërit dhe emigrantët dhe i shmang luksit – ndonjëherë duke përdorur një biçikletë në vend të një makine zyrtare. Rrymat e kishës konservatore mund të mos e mbështesin atë, sepse ai njihet për pikëpamjet e tij përparimtare.
    Jean-Marc Aveline (66, Francë, Kryepeshkop i Marsejës)
    Ai njihet për sensin e tij të humorit dhe marrëdhënien e tij të ngushtë me Françeskun, veçanërisht në lidhje me emigracionin dhe marrëdhëniet myslimano-krishtere. Nëse zgjedhet, Aveline do të jetë Papa i parë francez që nga shekulli i 14-të dhe më i riu që nga Gjon Pali II. Ai e kupton italishten, por nuk e flet rrjedhshëm – gjë që mund të jetë problem pasi do të ishte edhe peshkopi i Romës.
    Kardinali Peter Erdo (72, Hungari, Kryepeshkop i Esztergom-Budapest)
    Një përfaqësues i fortë i mësimit tradicional katolik, i cili megjithatë arriti të ndërtojë ura me mjedisin përparimtar të Françeskut. Ai ishte gjithashtu një nga kandidatët gjatë konklavës së vitit 2013. Erdo flet disa gjuhë, duke përfshirë italishten, megjithëse nuk konsiderohet veçanërisht karizmatik, ai mund të tërheqë ata që duan një mandat të qëndrueshëm.
    Kardinali Mario Grech (68, Maltë, Sekretar i Përgjithshëm i Sinodit të Ipeshkëve)
    Në fillim të karrierës së tij, Grech ishte një konservator dhe më pas ai u bë një ithtar kryesor i reformave të Françeskut. Në vitin 2014, ai bëri thirrje për një qëndrim më tolerant ndaj katolikëve LGBTQ+, në një fjalim të famshëm që u vlerësua edhe nga Papa. Pozicioni i lartë në Vatikan dhe lidhjet e mira me rryma të ndryshme e bëjnë kandidat serioz.
    Kardinali Juan José Omella (79, Spanjë, Kryepeshkop i Barcelonës)
    Pranë Papa Françeskut, Omella bën një jetë modeste pavarësisht pozitës së tij të lartë kishtare. Ai u bë kardinal në vitin 2016 dhe në vitin 2023 iu bashkua trupit këshillues prej nëntë anëtarësh të Papës. Afërsia e tij me Françeskun mund të jetë një pengesë nëse konklava dëshiron të ndryshojë drejtimin.
    Kardinali Joseph Tobin (72, SHBA, Kryepeshkop i Njuark)
    Edhe pse nuk ka gjasa që Papa të jetë nga SHBA, Tobin është kandidati më realist mes amerikanëve. I lindur në Detroit, ai flet rrjedhshëm italisht, spanjisht, frëngjisht dhe portugalisht. Ai është vlerësuar për trajtimin e tij të një skandali të rëndë të abuzimit seksual. Ai njihet edhe për hapjen e tij ndaj personave LGBTQ+.
    Kardinali Angelo Scola (83, Itali, ish Kryepeshkop i Milanos)
    Në konklavën e vitit 2013, Scola ishte një nga favoritët. Mbështetësit e tij vlerësojnë mprehtësinë e tij teologjike dhe qëndrimin e mirë mes atyre që favorizojnë një kishë më të centralizuar. Megjithatë, ai e kaloi kufirin e sipërm të moshës 80 për të votuar në konklavë. Teknikisht është e mundur të zgjidhet një papë jashtë një organi elektoral, por kjo është një gjë e rrallë në epokën moderne.
    Por nuk duhet harruar shprehja e vjetër: “Kardinalët e rinj zgjedhin një papë të vjetër”. Ky aforizëm cinik pasqyron një model tradicional në konklavë – duke sugjeruar që kardinalët më të rinj dhe ambicioz preferojnë të zgjedhin një papë më të vjetër – ndoshta dikë që nuk do të qëndrojë gjatë në këtë pozitë./DW

  • 12 kandidatët më të mundshëm për Papën e ardhshëm

    12 kandidatët më të mundshëm për Papën e ardhshëm

    Kandidatët për të pasuar Papa Françeskun vijnë nga të gjitha kontinentet. Ata që vlerësohen me shanset më të mira vijnë nga Azia, Afrika, Amerika e Veriut dhe Evropa.
    Papa zgjedhen në një proces sekret dhe rreptësisht të ritualizuar, të quajtur konklavë – që zhvillohet në Kapelën Sistine në Vatikan. Të drejtë vote kanë vetëm kardinalët nën moshën 80 vjeç dhe në votim marrin pjesë rreth 120 kardinalë.

    Këtu janë disa nga pretendentët më seriozë:
    Kardinali Luis Antonio Tagle (67, Filipine, kreu i Zyrës së Vatikanit për Ungjillëzimin)
    I quajtur “Françesku i Azisë” për shkak të fokusit të tij në drejtësinë sociale, Tagle shihet në disa qarqe si më i preferuari për t’u bërë Papa i parë nga Azia – ashtu si Françesku ishte Papa i parë nga Amerika. Në letër, Tagle i ka të gjitha kualifikimet për të qenë Papë.
    Megjithatë, shanset e tij mund të pakësohen nga akuzat për sjellje abuzive brenda Caritas Internationalis, rrjeti global humanitar katolik që ai drejtoi për vite me radhë. Selia e Shenjtë e largoi atë nga ai pozicion në vitin 2022.
    Kardinali Pietro Parolin (70, Itali, Sekretar Shteti i Vatikanit)
    Një urë e mundshme midis fraksioneve të ndryshme në Kishë, Parolin ka qenë sekretar shteti i Françeskut që nga viti 2013 dhe është një nga kandidatët kryesorë për Papë. Zyra e tij është e dyta në hierarki, menjëherë pas Papës. Konservatorët e kritikuan atë për rolin që luajti në ndërmjetësimin e një marrëveshjeje me Pekinin për emërimin e peshkopëve në Kinën komuniste. Zgjedhja e tij do të kthente postin e Papës në Itali, pas tre papëve joitalianë.
    Kardinali Peter Turkson (76, Gana, zyrtar dhe diplomat i Vatikanit)
    Potencialisht Papa i parë nga Afrika Sub-Sahariane. Turkson punon në Gana si pastor, por ai zotëron edhe aftësi diplomatike dhe përvojë udhëheqëse brenda Vatikanit. Papa Françesku e dërgoi atë në Sudanin e Jugut si të dërguar special për paqen. Shkathtësia e tij në komunikim, si dhe fakti që vjen nga rajoni ku Kisha ka rritjen më të madhe të anëtarësimit, ndërkohë që ajo po zbehet në Evropë – e forcojnë edhe më shumë profilin e tij.
    Kardinali Marc Ouellet ( (79, Kanada, ish-kreu i zyrës peshkopale të Vatikanit)
    Si një veteran i strukturave të Vatikanit me përvojë ndërkombëtare, Marc Ouellet është konsideruar prej kohësh një nga kandidatët kryesorë për Papë. Është teologjikisht konservator, prandaj tradicionalistët e vlerësojnë veçanërisht shumë. Vitet e fundit ai ka qenë objektiv i akuzave për sjellje të pahijshme, por këto janë hedhur poshtë.
    Kardinali Fridolin Ambongo Besungu (65, Kongo, Kryepeshkop i Kinshasës)
    Një yll i ri nga Afrika. Ambongo kombinon pikëpamjet e forta tradicionale me një përkushtim ndaj drejtësisë sociale. Ai është një zë i rëndësishëm i një kishe afrikane në rritje të fuqishme. Kundërshtimi i tij i hapur ndaj bekimit të çifteve të të njëjtit seks e ngriti profilin e tij ndërkombëtar mes konservatorëve.
    Matteo Zuppi (69, Itali, Kryepeshkop i Bolonjës)
    I quajtur shpesh “Bergoglio i Italisë” për shkak të ngjashmërisë së tij me Papa Françeskun, Zuppi është një “prift rrugësh” që mbron të varfërit dhe emigrantët dhe i shmang luksit – ndonjëherë duke përdorur një biçikletë në vend të një makine zyrtare. Rrymat e kishës konservatore mund të mos e mbështesin atë, sepse ai njihet për pikëpamjet e tij përparimtare.
    Jean-Marc Aveline (66, Francë, Kryepeshkop i Marsejës)
    Ai njihet për sensin e tij të humorit dhe marrëdhënien e tij të ngushtë me Françeskun, veçanërisht në lidhje me emigracionin dhe marrëdhëniet myslimano-krishtere. Nëse zgjedhet, Aveline do të jetë Papa i parëfrancezqë nga shekulli i 14-të dhe më i riu që nga Gjon Pali II. Ai e kupton italishten, por nuk e flet rrjedhshëm – gjë që mund të jetë problem pasi do të ishte edhe peshkopi i Romës.
    Kardinali Peter Erdo (72, Hungari, Kryepeshkop i Esztergom-Budapest)
    Një përfaqësues i fortë i mësimit tradicional katolik, i cili megjithatë arriti të ndërtojë ura me mjedisin përparimtar të Françeskut. Ai ishte gjithashtu një nga kandidatët gjatë konklavës së vitit 2013. Erdo flet disa gjuhë, duke përfshirë italishten, megjithëse nuk konsiderohet veçanërisht karizmatik, ai mund të tërheqë ata që duan një mandat të qëndrueshëm.
    Kardinali Mario Grech (68, Maltë, Sekretar i Përgjithshëm i Sinodit të Ipeshkëve)
    Në fillim të karrierës së tij, Grech ishte një konservator dhe më pas ai u bë një ithtar kryesor i reformave të Françeskut. Në vitin 2014, ai bëri thirrje për një qëndrim më tolerant ndaj katolikëve LGBTQ+, në një fjalim të famshëm që u vlerësua edhe nga Papa. Pozicioni i lartë në Vatikan dhe lidhjet e mira me rryma të ndryshme e bëjnë kandidat serioz.
    Kardinali Juan José Omella (79, Spanjë, Kryepeshkop i Barcelonës)
    Pranë Papa Françeskut, Omella bën një jetë modeste pavarësisht pozitës së tij të lartë kishtare. Ai u bë kardinal në vitin 2016 dhe në vitin 2023 iu bashkua trupit këshillues prej nëntë anëtarësh të Papës. Afërsia e tij me Françeskun mund të jetë një pengesë nëse konklava dëshiron të ndryshojë drejtimin.
    Kardinali Joseph Tobin (72, SHBA, Kryepeshkop i Njuark)
    Edhe pse nuk ka gjasa që Papa të jetë nga SHBA, Tobin është kandidati më realist mes amerikanëve. I lindur në Detroit, ai flet rrjedhshëm italisht, spanjisht, frëngjisht dhe portugalisht. Ai është vlerësuar për trajtimin e tij të një skandali të rëndë të abuzimit seksual. Ai njihet edhe për hapjen e tij ndaj personave LGBTQ+.
    Kardinali Angelo Scola (83, Itali, ish Kryepeshkop i Milanos)
    Në konklavën e vitit 2013, Scola ishte një nga favoritët. Mbështetësit e tij vlerësojnë mprehtësinë e tij teologjike dhe qëndrimin e mirë mes atyre që favorizojnë një kishë më të centralizuar. Megjithatë, ai e kaloi kufirin e sipërm të moshës 80 për të votuar në konklavë. Teknikisht është e mundur të zgjidhet një papë jashtë një organi elektoral, por kjo është një gjë e rrallë në epokën moderne.
    Por nuk duhet harruar shprehja e vjetër: “Kardinalët e rinj zgjedhin një papë të vjetër”. Ky aforizëm cinik pasqyron një model tradicional në konklavë – duke sugjeruar që kardinalët më të rinj dhe ambicioz preferojnë të zgjedhin një papë më të vjetër – ndoshta dikë që nuk do të qëndrojë gjatë në këtë pozitë./DW

  • Kryepeshkop Joani kujton në podkastin “Flasim” punën në spitalin psikiatrik: Në mungesë të kishës, ndjeva nevojën të ndihmoja

    Kryepeshkop Joani kujton në podkastin “Flasim” punën në spitalin psikiatrik: Në mungesë të kishës, ndjeva nevojën të ndihmoja

    Kryepeshkopi Joan, i ftuar mëngjesin e sotëm në podkatin “Flasim”, ka ndarë detaje të pazbuluara deri më tani nga jeta e tij.Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se përpara se Kryepeshkopi të bëhej prif ka punuar si infermier në spitalin psikiatrik.
    Rama u shpreh se për Hirësi Joan psikiatria ishte palestra në mungesë të kishës, ku ju stërvitnit shpirtin.Pjesë nga biseda:
    Rama: Kur ecejakeshim te rruga “Myslym Shyri”, ju punonit infermier në spital, e kujtoj shumë mirë atë pjesë, se në përgjithësi njerëzit që nuk janë afër sëmundjen psiqike, e cila në faza të caktuara faktikisht i alienon komplet njerëzit nga jeta reale. Të kesh të bësh me të sëmurë të tillë, është një sfidë shumë e madhe, edhe kur mendon se dikush me të cilin po  flet, të duket si çudi e madhe… Dhe më kujtohet që më thoshit të japësh është gjëja me e mirë që njeriu mund të bëjë. Mirëpo, ka një moment egoizmi në sensin e kënaqësisë, e vetëpërmbushjes që të jep fakti që ndihmon tjetrin. Ndërkohë që, ju thoshit atëherë se të japësh, kur tjetri as nuk e di fare se kush je. Duke iu referuar asaj kohe, të dyja këto lidheshin, shërbimi në psikiatri ishte në një farë mënyre palestra në mungesë të kishës, në mungesë të territorit ku ju mund të ishit prifti që donit.
    Kryepeshkop Joani: Në fakt, edhe arsyeja pse shkova atje, kjo ishte. Madje, edhe familja ime u habit. Por, unë besoj që motivimi ishte nga frymëzimi i ungjillit, që thotë jepni me shpresën s’ do merrni dhe e dyta, kur shkova dhe pashë si është një qenie njerëzore e shkatërruar, fillon një dhembshuri dhe dashuri e madhe për këta njerëz.
    Rama: Po fillimi ishte i vështirë?
    Kryepeshkop Joani: Isha i përgatitur shpirtërisht, por është tjetër të përballesh realisht me të. Në fillim, ndjeva dhembshuri për këta njerëz, sidomos kur aty ishte dikush me të cilin isha rritur. Kjo më shtyu akoma më tepër për të qëndruar. Edhe kur më propozuan të shkoja në ca vende të tjera, nuk pranova.
     

  • “Si i lejon Zoti vrasjet dhe masakrat?”/ Kryepeshkop Joani në podcastin “Flasim”, i përgjigjet pyetjeve të Ramës: E keqja vjen nga deformimi që bëri njeriu

    “Si i lejon Zoti vrasjet dhe masakrat?”/ Kryepeshkop Joani në podcastin “Flasim”, i përgjigjet pyetjeve të Ramës: E keqja vjen nga deformimi që bëri njeriu

    Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Joan Pelushi, është i ftuari i episodit të radhës i podcast-it të kryeministrit Edi Rama.

    Rama: Ka njerëz që thonë si i lejon Zoti të ndodhin masakra nga më të tmerrshmet, si i lejon Zoti spastrimin etnik, si lejon që një prind të humbë fëmijën e kështu me radhë. Si i përgjigjet një njeri i Zotit?
    Kryepeshkop Joani: Në kuptimin fetar, shihet në një formë akoma më të thellë. E keqja në teologjinë e krishterë, nuk shihet sikur ka substancë, shihet si deformim i së mirës. E keqja nuk ekziston, është e mira që është deformuar. Deformimi i së mirës erdhi si pasojë e vullnetit të lirë të njerëzve. Ne jetojmë në kohë dhe në hapësirë, ne na duket shumë gjatë, për Perëndinë. Te Zoti nuk ka as të shkuar, as të ardhme. Është një e tashme e përgjithshme. Ajo që mund të na duket një kohë e pafund, mund të jetë e shkurtër. E keqja vjen nga deformimi që bëri njeriu. Prandaj për të qenë i mirë në kuptimin e krishterë, nuk është në planin etik, është në planin ontologjik të qenies sonë. Duke mos qenë të mirë, jemi ne që pakësohemi si njerëz, etika është shumë e rëndësishme sepse varet edhe qenia jonë nga kjo gjë. Nuk e solli vdekjen Zoti, e sollëm ne që u shkëputëm nga jeta. Unë nuk mund të flas për raste të veçanta që të them pse i ndodh këtij personi. E gjithë kjo është një proces rekuperimi, padyshim që është me dhimbje, edhe shpjegimi është sipas nivelit të besimit të njerëzve. Nuk mund t’i thuash një prindi që sa ka humbur fëmijën është për të mirën e tij. ndonjëherë përgjigja më e ditur, është të thuash nuk e di. Është një proces që duhet të ndodhë brenda tij. Në çaste qetësie, mund të shpjegosh edhe më shumë.

    Top Channel

  • “Kur pashë njerëzit e shkatërruar…”/ Kryepeshkop Joani kujton në “Flasim” punën në spitalin psikiatrik:  Në mungesë të kishës, ndjeva nevojën të ndihmoja

    “Kur pashë njerëzit e shkatërruar…”/ Kryepeshkop Joani kujton në “Flasim” punën në spitalin psikiatrik: Në mungesë të kishës, ndjeva nevojën të ndihmoja

    Rama: Kur ecejakeshim te rruga “Myslym Shyri”, ju punonit infermier në spital, e kujtoj shumë mirë atë pjesë, se në përgjithësi njerëzit që nuk janë afër sëmundjen psiqike, e cila në faza të caktuara faktikisht i alienon komplet njerëzit nga jeta reale. Të kesh të bësh me të sëmurë të tillë, është një sfidë shumë e madhe, edhe kur mendon se dikush me të cilin po  flet, të duket si çudi e madhe… Dhe më kujtohet që më thoshit të japësh është gjëja me e mirë që njeriu mund të bëjë. Mirëpo, ka një moment egoizmi në sensin e kënaqësisë, e vetëpërmbushjes që të jep fakti që ndihmon tjetrin. Ndërkohë që, ju thoshit atëherë se të japësh, kur tjetri as nuk e di fare se kush je. Duke iu referuar asaj kohe, të dyja këto lidheshin, shërbimi në psikiatri ishte në një farë mënyre palestra në mungesë të kishës, në mungesë të territorit ku ju mund të ishit prifti që donit.
    Kryepeshkop Joani: Në fakt, edhe arsyeja pse shkova atje, kjo ishte. Madje, edhe familja ime u habit. Por, unë besoj që motivimi ishte nga frymëzimi i ungjillit, që thotë jepni me shpresën s’ do merrni dhe e dyta, kur shkova dhe pashë si është një qenie njerëzore e shkatërruar, fillon një dhembshuri dhe dashuri e madhe për këta njerëz
    Rama: Po fillimi ishte i vështirë?
    Kryepeshkop Joani: Isha i përgatitur shpirtërisht, por është tjetër të përballesh realisht me të. Në fillim, ndjeva dhembshuri për këta njerëz, sidomos kur aty ishte dikush me të cilin isha rritur. Kjo më shtyu akoma më tepër për të qëndruar. Edhe kur më propozuan të shkoja në ca vende të tjera, nuk pranova.

    Top Channel

  • Kryepeshkop Joani në podcast me Ramën, flet për punën në spitalin psikiatrik

    Kryepeshkop Joani në podcast me Ramën, flet për punën në spitalin psikiatrik

    Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joani ishte i ftuari i kryeministrit Edi Rama në podkastin “Flasim”. Ndër të tjera si tregoi edhe për punën që ka kryer në spitalin psikiatrik.
    Rama:  Ka një moment egoizmi në sensin e kënaqësisë, e vetëpërmbushjes që të jep fakti që ndihmon tjetrin. Ndërkohë që ju thoshit atëherë se të japësh, kur tjetri as nuk e di fare se kush je. Duke iu referuar asaj kohe, të dyja këto lidheshin, shërbimi në psikiatri ishte në një farë mënyre palestra në mungesë të kishës, në mungesë të territorit ku ju mund të ishit prifti që donit.

    Kryepeshkop Joani: Në fakt, edhe arsyeja pse shkova atje, kjo ishte. Madje, edhe familja ime u habit. Por, unë besoj që motivimi ishte nga frymëzimi i ungjillit, që thotë jepni me shpresën s’ do merrni dhe e dyta, kur shkova dhe pashë si është një qenie njerëzore e shkatërruar, fillon një dhembshuri dhe dashuri e madhe për këta njerëz.
    Rama: Po fillimi ishte i vështirë?
    Kryepeshkop Joani: Isha i përgatitur shpirtërisht, por është tjetër të përballesh realisht me të. Në fillim, ndjeva dhembshuri për këta njerëz, sidomos kur aty ishte dikush me të cilin isha rritur. Kjo më shtyu akoma më tepër për të qëndruar. Edhe kur më propozuan të shkoja në ca vende të tjera, nuk pranova.

  • “Si i lejon Zoti masakrat?”/ Kryepeshkop Joani në podcastin “Flasim”, i përgjigjet pyetjeve të Ramës: E keqja vjen nga deformimi që bëri njeriu

    “Si i lejon Zoti masakrat?”/ Kryepeshkop Joani në podcastin “Flasim”, i përgjigjet pyetjeve të Ramës: E keqja vjen nga deformimi që bëri njeriu

    Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Joan Pelushi, është i ftuari i episodit të radhës i podcast-it të kryeministrit Edi Rama.

    Rama: Ka njerëz që thonë si i lejon Zoti të ndodhin masakra nga më të tmerrshmet, si i lejon Zoti spastrimin etnik, si lejon që një prind të humbë fëmijën e kështu me radhë. Si i përgjigjet një njeri i Zotit?
    Kryepeshkop Joani: Në kuptimin fetar, shihet në një formë akoma më të thellë. E keqja në teologjinë e krishterë, nuk shihet sikur ka substancë, shihet si deformim i së mirës. E keqja nuk ekziston, është e mira që është deformuar. Deformimi i së mirës erdhi si pasojë e vullnetit të lirë të njerëzve. Ne jetojmë në kohë dhe në hapësirë, ne na duket shumë gjatë, për Perëndinë. Te Zoti nuk ka as të shkuar, as të ardhme. Është një e tashme e përgjithshme. Ajo që mund të na duket një kohë e pafund, mund të jetë e shkurtër. E keqja vjen nga deformimi që bëri njeriu. Prandaj për të qenë i mirë në kuptimin e krishterë, nuk është në planin etik, është në planin ontologjik të qenies sonë. Duke mos qenë të mirë, jemi ne që pakësohemi si njerëz, etika është shumë e rëndësishme sepse varet edhe qenia jonë nga kjo gjë. Nuk e solli vdekjen Zoti, e sollëm ne që u shkëputëm nga jeta. Unë nuk mund të flas për raste të veçanta që të them pse i ndodh këtij personi. E gjithë kjo është një proces rekuperimi, padyshim që është me dhimbje, edhe shpjegimi është sipas nivelit të besimit të njerëzve. Nuk mund t’i thuash një prindi që sa ka humbur fëmijën është për të mirën e tij. ndonjëherë përgjigja më e ditur, është të thuash nuk e di. Është një proces që duhet të ndodhë brenda tij. Në çaste qetësie, mund të shpjegosh edhe më shumë.

    Top Channel

  • Fronëzimi i Kryepeshkopit Joani, Berisha: Ngjarje e madhe në historinë shpirtërore të këtij kombi

    Fronëzimi i Kryepeshkopit Joani, Berisha: Ngjarje e madhe në historinë shpirtërore të këtij kombi

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur fronëzimin e Fort Lumturisë së tij Joani, si kryepeshkop i Kishës Autoqefale Shqiptare, kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.

    Duke folur për mediat jashtë Kishës Ortodokse në Tiranë, Berisha u shpreh se kjo është një ngjarje e madhe në historinë shpirtërore të këtij kombi.
    “Ditë e madhe për besimtarët ortodoks shqiptarë, por për të gjithë besimtarët shqiptarë. Fronëzimi i Fort Lumturisë së tij Joani, si kryepeshkop i Kishës Autoqefale Shqiptare, kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, është një ngjarje e madhe në historinë shpirtërore të këtij kombi.
    Vazhdimi i traditës më të shkëlqyer të Fan Nolit, kryepeshkopit Janullatos dhe i uroj nga zemra, shumë e shumë vite të bekuara në dinjitet dhe sukses në udhëheqjen e Kishës”, tha Berisha.

    Top Channel

  • Berisha: Fronëzimi i Fort Lumturisë së tij Joani, është një ngjarje e madhe në historinë shpirtërore të këtij kombi

    Berisha: Fronëzimi i Fort Lumturisë së tij Joani, është një ngjarje e madhe në historinë shpirtërore të këtij kombi

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur fronëzimin e Fort Lumturisë së tij Joani, si kryepeshkop i Kishës Autoqefale Shqiptare, kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.

    Duke folur për mediat jashtë Kishës Ortodokse në Tiranë, Berisha u shpreh se, kjo është një ngjarje e madhe në historinë shpirtërore të këtij kombi.

    Prononcimi për gazetarët i kryetarit të PD, Sali Berisha:

    Ditë e madhe për besimtarët ortodoks shqiptarë, por për të gjithë besimtarët shqiptarë. Fronëzimi i Fort Lumturisë së tij Joani, si kryepeshkop i Kishës Autoqefale Shqiptare, kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, është një ngjarje e madhe në historinë shpirtërore të këtij kombi.

    Vazhdimi i traditës më të shkëlqyer të Fan Nolit, kryepeshkopit Janullatos dhe i uroj nga zemra, shumë e shumë vite të bekuara në dinjitet dhe sukses në udhëheqjen e Kishës.

    Faleminderit!