Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e kreut të partisë “Mundësia”, Agron Shehaj për heqjen nga rendi i ditës së interpelancës me Kryeministrin Edi Rama.
28 vota pro dhe 77 kundër mori kërkesa e Shehajt. Ky i fundit kishte depozituar në Kuvend kërkesën për interpelancë me kryeministrin, por ky i fundit nuk ka qenë i pranishëm në seancë, duke ia deleguar të drejtën e fjalën Ministres së Punëve të Brendshme Albana Koçiut.
“Kam kërkuar interpelancë me kryeministrin Rama dhe jo me ministren e brendshme. Nuk është parashikuar asgjëkund në Rregullore, që Kryeministri mund të shmangë interpelancën“, deklaroi Shehaj.
Tag: kryeministrin
-

Rama i delegon interpelancën Koçiut, Shehaj kërkon heqjen nga rendi i ditës, Kuvendi e rrëzon
-

Katy Perry zyrtarizon lidhjen me ish-kryeministrin kanadez, publikon momentet romantike
Katy Perry e bëri publike në Instagram lidhjen e saj me ish-kryeministrin kanadez Justin Trudeau. Këngëtarja publikoi një seri fotosh dhe videosh nga udhëtimi i tyre në Japoni. Në njërën nga fotot, ata shfaqen shumë afër në një selfie të butë në ambient të jashtëm.
Në një video të karuselit, çifti shihet teksa darkon së bashku, ndërsa pamje të tjera tregojnë momentet intime ku ata shkëmbejnë shikime plot ëmbëlsi.
“Turne në Tokio dhe më shumë”, shkroi Perry në përshkrimin e postimit.Gjatë qëndrimit në Japoni, që është pjesë e turneut “Lifetimes Tour”, këngëtarja shoqëroi Trudeau në takimin e tij me ish-kryeministrin japonez Fumio Kishida dhe bashkëshorten e tij, Yoko, të mërkurën më 3 dhjetor. Në llogarinë zyrtare të çiftit të ish-kryeministrit në Twitter, Perry përmendet si “partnerja e Justin Trudeau”.
“Ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau vizitoi Japoninë me partneren e tij dhe së bashku me gruan time patëm një drekë të këndshme,” shkruhej në postimin në japonisht. “Gjatë mandatit të tij si kryeministër, u takuam disa herë si kolegë dhe, gjatë vizitës sime në Kanada, punuam së bashku për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe, përfshirë krijimin e ‘Japan–Canada Action Plan’. Jam i lumtur që e ruajmë ende këtë miqësi.”
/vizionplus.tv -

Putin takohet me kryeministrin Modi në Indi: Tregtia e naftës do vijojë normalisht
Presidenti rus Vladimir Putin ndodhet në Indi këtë të enjte. Ai ka zhvilluar një takim me kryeministrin e vendit, Narendra Modi.
Në një intervistë për mediat indiane, ai u shpreh se gjatë nëntë muajve të parë të vitit është vërejtur një rënie e lehtë në volumin e përgjithshëm të tregtisë mes dy vendeve.
Megjithatë, Putin e cilësoi këtë si një “korrigjim të vogël”, duke theksuar se niveli i përgjithshëm i shkëmbimeve tregtare mbetet pothuajse i pandryshuar.Sipas tij, tregtia në sektorin e produkteve të naftës, përfshirë naftën e papërpunuar dhe karburantet, po ecën normalisht në Indi.
“Partnerët indianë janë të besueshëm dhe shumë seriozë. Nëse Shtetet e Bashkuara kanë të drejtë të blejnë karburantin tonë, pse të mos ketë Indija të njëjtin privilegj?”, tha Putin.
I pyetur për reagimin e mundshëm të Donald Trump nëse Rusia dhe India thellojnë bashkëpunimin tregtar, Putin tha se as ai dhe as kryeministri indian Narendra Modi, pavarësisht presioneve të jashtme, nuk po ndërtojnë bashkëpunime që synojnë të dëmtojnë këdo. -

Nga Vlorë në Doha, javë e ngjeshur aktivitetesh për Kryeministrin Rama
Kryeministri Edi Rama ndau fotoalbumin e javës, duke përfshirë momente të rëndësishme në plan kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar.
Në Tiranë, liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor riafirmuan angazhimin e tyre për zbatimin e Planit të Rritjes, një kornizë kyçe për përshpejtimin e integrimit ekonomik dhe rregullator me Tregun Unik të Bashkimit Europian. Takimi i zhvilluar më 21 nëntor theksoi vullnetin e palëkundur të vendeve të rajonit për të avancuar reformat dhe për të forcuar bashkëpunimin me BE-në.Shqipëria kremtoi 113-vjetorin e Pavarësisë me një ceremoni shtetërore në Vlorë, ku ngritja e Flamurit Kombëtar dhe homazhet në nder të Ismail Qemalit rikthyen në qendër të vëmendjes rrugëtimin historik të shtetit shqiptar. Kryeministri Rama vendosi një kurorë me lule në monumentin e themeluesit të shtetit modern, duke nderuar përkushtimin dhe vizionin e rilindësve.
Po këtë javë, u përkujtua edhe 81-vjetori i Çlirimit të Atdheut. Në Varrezat e Dëshmorëve, ceremonia zyrtare u shoqërua me homazhet e krerëve të shtetit, ku kryeministri Rama u përul me respekt para Monumentit “Nënë Shqipëri”, duke theksuar mirënjohjen e përjetshme ndaj atyre që sakrifikuan jetën për lirinë e vendit.
Në Tiranë u çel edhe ekspozita “Besa” në “Bunk’Art 2”, një dëshmi e solidaritetit të jashtëzakonshëm të shqiptarëve ndaj popullit hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kryeministri Rama vlerësoi rolin e familjeve shqiptare që strehuan dhe mbrojtën hebrenjtë në një nga epokat më të errëta të njerëzimit.
Në Doha, Katar, kryeministri Rama zhvilloi vizita zyrtare dhe takime të nivelit të lartë, përfshirë biseda me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani. Diskutimet u fokusuan te projektet e rëndësishme për Shqipërinë dhe thellimi i bashkëpunimit dypalësh.
Në këtë kuadër, u zhvillua edhe një takim me drejtorin e përgjithshëm të Qatar Airways, Badr Mohammed Al-Meer, ku u diskutua mundësia e vendosjes së një linie direkte ajrore mes Katarit dhe Shqipërisë. -

Noka: Rama këshilloi edhe kryeministrin spanjoll të mos ikte
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar sërish ndaj hetimeve që SPAK po kryen mbi Belinda Ballukun. Për të standardet demokratike në vend janë shkelur rëndë dhe se në çdo shtet europian përgjegjësit politikë do të kishin dhënë dorëheqjen.
”Po të kishte standard demokratik, po të ndodhte në një shtet të Evropës, do jepnin dorëheqje të gjithë. Po ky nuk jep dorëheqje. Ky këshilloi edhe kryeministrin spanjoll për një rast korrupsioni të gruas, ‘mos jep dorëheqje’, i tha. Ku njeh dorëheqje ky?”, u shpreh Noka, duke iu referuar Ramës.
Ai theksoi se sipas tij situata e korrupsionit ka degraduar në nivele të rrezikshme, duke akuzuar qeverinë se ka krijuar një sistem të kontrolluar nga afera dhe grupe të interesit. -

Marta Kos takon kryeministrin Rama, ja çfarë u diskutua
Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos ka mbërritur pasditen e sotme në vendin tonë.marta kosBurime bëjnë me dije se Marta Kos zhvilloi një takim me kryeministrin, Edi Rama, i cili zgjati rreth një orë. Më pas Marta Kos u takua me kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi.
Vizita e Marta Kos në vendin tonë vjen në kuadër të Samitit të rëndësishëm të Bashkimit Evropian për Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet nesër në Tiranë.
Teksa Shqipëria do të mirëpresë nesër samitin, situata politike në vendin tonë është mjaft e tensionuar, pasi, GJKKO caktoi sot dy masa ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku; pezullimin nga detyra dhe bllokim të pasaportës.
Lidhur me akuzat ndaj Ballukut, Marta Kos u shpreh dy ditë më parë se easti i Ballukut, ashtu si më herët ai i ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati, tregon se institucionet e drejtësisë në Shqipëri po funksionojnë. Megjithatë, ajo pranoi se nuk ndihet aspak e kënaqur që vendet kandidate të BE-së përballen me raste të tilla të korrupsionit të nivelit të lartë.
“Për mua ky është një hap përpara, sepse këto raste janë zbuluar. Nuk jam e lumtur të dëgjoj për këto raste. E njëjta gjë vlen edhe për Ukrainën, por kjo tregon se institucionet antikorrupsion po punojnë,” u shpreh Kos.
Ajo theksoi se problematika të ngjashme ekzistojnë edhe brenda Bashkimit Europian, ndaj kriteri kryesor mbetet funksionimi i institucioneve dhe pavarësia e drejtësisë.
“Është e rëndësishme të kemi institucione. Edhe vendet kandidate i kanë këto institucione për t’i luftuar këto raste. Më pas do jetë drejtësia që do zbulojë nëse ligji është shkelur, dhe nëse po, çfarë do të ndodhë më pas,” deklaroi Komisionerja. -

Rusia shton ish-kryeministrin Mikhail Kasyanov në listën e ‘terroristëve’
Mbikëqyrësi financiar i Rusisë, Rosfinmonitoring, ka shtuar ish-kryeministrin Mikhail Kasyanov dhe ekonomistin e shquar Sergei Guriev në listën e saj të “ekstremistëve dhe terroristëve”, masa e fundit në një goditje ndaj kritikëve të shquar të Kremlinit në mërgim.
Rosfinmonitoring i përfshiu të dy burrat në një listë që përfshin 19,131 individë dhe 823 organizata, sipas faqes së saj të internetit. Lista, e cila u zgjerua ndjeshëm gjatë luftës së Rusisë në Ukrainë, është një mjet publik për autoritetet për të synuar individë dhe subjekte që ato besojnë se janë të përfshira në aktivitete subversive kundër shtetit.Rosfinmonitoring, e cila është përgjegjëse për monitorimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, ka të drejtë të ngrijë llogaritë bankare të atyre që janë në listë. Kasyanov shërbeu si kryeministër gjatë katër viteve të para të sundimit të Presidentit Vladimir Putin dhe u shkarkua në shkurt 2004, disa javë para se Putin të zgjidhej për një mandat të dytë. Pas dorëheqjes së tij, ai filloi të kundërshtonte Kremlinin. Në vitin 2022, ai u largua nga vendi dhe dënoi pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Në nëntor 2023, Kasyanov u etiketua si “agjent i huaj”.Guriev është një ish-ekonomist kryesor në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe aktualisht është dekan i Shkollës së Biznesit në Londër. Në një artikull muajin e kaluar, ai i inkurajoi qeveritë perëndimore të forcojnë sanksionet kundër Rusisë, të sigurojnë armë të përparuara për Ukrainën dhe të inkurajojnë një “ikje të trurit” nga Rusia.
Top Channel
-

Turqia kërkon të arrestojë kryeministrin e Izraelit
Kryeprokurori i Stambollit ka vënë në shënjestër kryeministrin izraelit Netanjahu duke kërkuar arrestimin e tij dhe disa përfaqësuesve të tjerë të qeverisë izraelite.
Organet turke të drejtësisë kanë lëshuar urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë izraelite nën akuzën për gjenocid. Ndër 37 të pandehurit janë Ministrin izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Eyal Zamir, njoftoi Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Stambollit. Lista e plotë nuk është publikuar ende.Sipas njoftimit individët e kërkuar akuzohen për gjenocid kundër palestinezëve dhe krime kundër njerëzimit. Mijëra vetë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës, mijëra të tjerë janë plagosur dhe zonat e banimit janë bërë të pabanueshme thuhet më tej në deklaratën e prokurorisë.
Izraeli e hodhi poshtë kategorikisht akuzën. Ministri i Jashtëm Gideon Saar e quajti atë “mashtrimin e fundit progandistik” të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, të cilin ai e quajti “tiran”.
Grupi islamist Hamas, sulmi masiv i të cilit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 shkaktoi luftën në Rripin e Gazës, e përshëndeti veprimin e Turqisë. Hamasi klasifikohet si organizatë terroriste nga shumë vende, ndër të cilat bën pjesë edhe Gjermania.
-

Dreka e lamtumirës për ish-kryeministrin Nano, ja me kë u bashkuan socialistët në një tyrezë
Dreka e lamtumirës për ish-kryeministrin Fatos Nano, ka bërë bashkë djalin e Ibrahim Rugovës, Ukë Rugovën me figura të Partisë Socialiste si Paneli Majko, Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla.
Në një tryezë, janë fotografuar edhe miqtë e ngushtë të Hashim Thaçit, si Xhavit Haliti dhe Vlora Citaku.
Ish-kryeministrit Nano iu dha sot lamtumira e fundit, teksa u mbajtën edhe homazhe në nderim të tij në pallatin e kongreseve, ku morën pjesë familjarët, miqtë, të afërm, figura politike nga e majta dhe e djathta, si dhe qindra njerëz të tjerë. -

Dreka e lamtumirës për ish-kryeministrin Nano/ Majko, Ruçi e Balla në një tryezë me djalin e Rugovës dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të Hashim Thaçit
Dreka e lamtumirës për ish-kryeministrin Fatos Nano, ka bërë bashkë djalin e Ibrahim Rugovës, Ukë Rugovën me figura të Partisë Socialiste si Paneli Majko, Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla.
Në një tryezë, janë fotografuar edhe miqtë e ngushtë të Hashim Thaçit, si Xhavit Haliti dhe Vlora Citaku.
Ish-kryeministrit Nano iu dha sot lamtumira e fundit, teksa u mbajtën edhe homazhe në nderim të tij në Pallatin e Kongreseve, ku morën pjesë familjarët, miqtë, të afërm, figura politike nga e majta dhe e djathta, si dhe qindra njerëz të tjerë.