Tag: kryeministri

  • Rama merr pjesë “online” në Samitin e Zgjerimit në Bruksel, kryeministri: Nuk mund të jem fizikisht aty, probleme me fluturimin

    Rama merr pjesë “online” në Samitin e Zgjerimit në Bruksel, kryeministri: Nuk mund të jem fizikisht aty, probleme me fluturimin

    Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë përmes një videokonference në Samitin e Zgjerimit në Bruksel, në Euronews (EU Enlargement Summit), një platformë dialogu mes BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku marrin fjalën përveç të tjerëve edhe të gjithë liderët e rajonit.

    Rama tha nuk mundi që të ishte fizikisht prezent, siç ishte parashikuar, pasi pati probleme me linjën ajrore që do të merrte, dhe se nuk e kishte ai në dorë.
    “Ndjesë që nuk pata mundësi të jem aty, ishte një problem teknik ajrorë që s’kisha të bëja, por nuk merrja dot avionin”, tha Rama.

    Top Channel

  • LIVE- Rama merr pjesë “online” në Samitin e Zgjerimit, kryeministri: Nuk mund të jem fizikisht aty, probleme me fluturimin

    LIVE- Rama merr pjesë “online” në Samitin e Zgjerimit, kryeministri: Nuk mund të jem fizikisht aty, probleme me fluturimin

    Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë përmes një videokonference në Samitin e Zgjerimit në Euronews, një moment i rëndësishëm dialogu BE-vendet e Ballkanit Perëndimor mbi të ardhmen e zgjerimit. 
    Rama tha nuk mundi që të ishte fizikisht prezent, siç ishte parashikuar, pasi pati probleme me linjën ajrore që do të merrte, dhe se nuk e kishte ai në dorë. 
    “Ndjesë që nuk pata mundësi të jem aty, ishte një problem teknik ajrorë që s’kisha të bëja, por nuk merrja dot avionin”, tha Rama. 

  • “Jam shqiptar, nuk kam frikë”, Rama: Moska nuk do sulmojë asnjë vend të BE, Shqipëria s’ka simpati për rusët

    “Jam shqiptar, nuk kam frikë”, Rama: Moska nuk do sulmojë asnjë vend të BE, Shqipëria s’ka simpati për rusët

    Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën gjeopolitike të Evropës, sulmet ruse në Ukrainë si dhe mundësinë e ndonjë sulmi të ri të Moskës ndaj vendeve që janë anëtare të NATO-s.
    Në një intervistë për Al Jazeera, Rama shprehet se BE po provokohet shumë nga Rusia, teksa shtoi Shqipëria nuk është në planet e Moskës për tu sulmuar.
    “Rusia nuk do ta sulmojë Shqipërinë dhe Rusia nuk do të sulmojë asnjë vend tjetër evropian. NATO është gati për çdo lloj agresioni. NATO nuk ka askënd dhe asgjë për t’u frikësuar, sepse është ushtria më e fortë në botë deri më tani. BE-ja po provokohet shumë nga Rusia. Vendet në kufi me Rusinë po provokohen çdo ditë… BE-ja po mbron veten dhe po mendon të mbrohet më mirë.”, ka thënë kryeministri Rama.

    Kryeministri, më tej shtoi:
     “Fakti që BE-ja nuk ka një plan paqeje më duket shumë i çuditshëm. Duhet të mendojë për të pasur diplomacinë e vet në veprim për të promovuar vizionin e saj të paqes. Zyrtarët e BE duhet të gjejnë një mënyrë për të folur me rusët”.
    Rama pohoi se Shqipëria, e cila nuk ka raportuar asnjë pamje të droneve ruse, ndjen pak presion pavarësisht inkursioneve të dukshme, pasi vendet e Evropës Lindore që kufizohen me Rusinë janë në gatishmëri të lartë sigurie.
    “Unë jam shqiptar. Nuk kemi frikë… Nuk ka vend për armiqësi ruse në Shqipëri sepse nuk ka simpati për Rusinë”, shtoi kryeministri./vizionplus.tv

  • Reagon Kryeministri Rama për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Veliajn

    Reagon Kryeministri Rama për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Veliajn

    “Disa rrjedhime logjike nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese:
    1. Ja që edhe njëherë u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet dhe kjo është një gjë sa e qartë, aq edhe e mirë, apo jo?!

    2. Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027-ën dhe Kushtetuesja mendon se kryebashkiaku i burgosur i Tiranës nuk mund të largohet përveçse me zgjedhje, atëherë disproporcioni i mbajtjes së tij në qeli nuk është më thjesht në dëm të lirive e të drejtave kushtetuese të personit, po edhe në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet, apo jo?!

    3. Çdo njeri normal që nuk sheh tek qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë në dëm të madh të Tiranës, po një qëndrim të vendosur parimor, nuk ka se si të mos presë që me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë, apo jo?!

    Pika 1 dhe 2 janë të sigurta, pika 3 mbetet për t’u parë, ndërkohë le të urojmë që kushdo ka në dorë ta ndihmojë zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, të kujtohet se kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim, për vite me radhë”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama në një postim në platformën “X”.

  • Samiti i Zgjerimit të Bashkimit Europian në Bruksel, do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama

    Samiti i Zgjerimit të Bashkimit Europian në Bruksel, do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama

    Më datë 4 nëntor, Kryeministri Edi Rama, së bashku me delegacionin shoqërues, do të udhëtojë drejt Brukselit për të marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të Bashkimit Europian, një që do të bashkojë liderët e vendeve anëtare dhe atyre kandidate të BE-së për të diskutuar mbi të ardhmen e procesit të integrimit europian.

    Ky samit, i pari në formatin e tij, do të shërbejë si një platformë e re dialogu mes drejtuesve më të lartë politikë të Ballkanit Perëndimor me të Europës, në një kohë kur zgjerimi i Bashkimit Europian ka marrë një shtysë të re pas zhvillimeve gjeopolitike të viteve të fundit.
    Rreth orës 2:30, Kryeministri Rama do të jetë pjesë e panelit të “EU Enlargement Summit”, së bashku me Kryeministrin e Malit të Zi Milojko Spajiç dhe Kryeministrin e Maqedonisë së veriut Hristijan Mickoski.
    Shqipëria vijon të konsiderohet si një nga vendet më të avancuara në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, me një objektiv të qartë për t’u bërë pjesë e tij deri në vitin 2030.

    Top Channel

  • Kryeministri Rama: Universiteti Bujqësor drejt njehsimit të diplomave me Austrinë

    Kryeministri Rama: Universiteti Bujqësor drejt njehsimit të diplomave me Austrinë

    Kryeministri Edi Rama i pranishëm në konferenca ndërkombëtare “Mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë” organizuar nga Universiteti Bujqësor Tiranë (UBT) vlerësoi rolin e këtij institucioni në zhvillimin rural dhe transformimin e bujqësisë shqiptare përmes dijes dhe inovacionit.Në fjalën e tij, Kryeministri Rama u ndal tek sfidat e arsimit bujqësor dhe rëndësia e ruajtjes së standardeve akademike.“Rënia e numrit të studentëve ka qenë një shqetësim real. Rektori më ka kërkuar të mbështes idenë e uljes së mëtejshme të mesatares në këtë universitet, me qëllim që të tërhiqnim më shumë studentë në këtë territor. Por kjo do të komprometonte plotësisht cilësinë e burimeve njerëzore në një fushë kaq komplekse si zhvillimi rural.Unë i thashë rektorit të ndjekim të kundërtën: t’i japim universitetit markën e ekselencës dhe të frymëzojmë vajzat e djemtë që duan të ndërtojnë perspektivën e tyre përmes arsimit të lartë — përmes një mundësie të re për t’u pajisur me forcën e dijes, për t’u bërë të nevojshëm për vendin dhe konkurrues kudo që duan të provojnë veten.Kështu lindi ideja për të trokitur në dyert e Universitetit BOKU të Vjenës, në bashkëpunim me ministrin e asaj kohe. Ky bashkëpunim solli një rritje me 20% të numrit të studentëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, sepse hapi një perspektivë të re dhe krijoi premisa për të parë të ardhmen ndryshe në këtë fushë. Pavarësisht zhvillimeve teknologjike dhe profesioneve të reja të lakmuara, bujqësia dhe zhvillimi rural do të mbeten fusha jetike, dhe vlerësimi për ata që punojnë në to do të vijë gjithnjë në rritje, edhe në aspektin financiar.Çështja e sovranitetit ushqimor dhe garantimit të ushqimit në kushtet e ndryshimeve klimatike dhe të kufizimit të burimeve natyrore, si për shembull uji, është pjesë e një tematike shumë më të gjerë, që e bën këtë fushë jetike dhe profesionistët e saj asete të vyera e të vlefshme në kohë.Fakti që sot Universiteti Bujqësor i Tiranës ka arritur të realizojë një reformë jo vetëm për vetë universitetin, por që hap një dritare të re për botën tonë universitare, është një arritje domethënëse.Do të sjellim njehsimin e diplomës me Universitetin BOKU të Vjenës, me synimin për ta bërë Universitetin Bujqësor të Tiranës një qendër rajonale, që të tërheqë studentë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga vendet e rajonit”.Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla theksoi se Shqipëria është në rrugën historike drejt Bashkimit Europian dhe po trajtohen me prioritet çështjet e menaxhimit të tokës bujqësore, peshkimit dhe sigurisë ushqimore.“Kjo kërkon bashkëpunim mes Universitetit Bujqësor të Tiranës për dijen e tyre dhe fermerëve në terren.Kapitulli 11 përqendrohet në regjistrimin e parcelave bujqësore. Ky sistem do të forcojë transparencën dhe menaxhimin e tokës.Kapitulli 12 trajton çështjen e sigurisë ushqimore, ku do të ngrihet një sistem digjital kombëtar për inputet bujqësore, që do të bashkojë regjistrat e fermerëve, kompanive dhe analizave laboratorike, me qëllim rritjen e gjurmueshmërisë dhe kontrollit të cilësisë.Kapitulli 13 ka në fokus peshkimin, me qëllim ruajtjen e ekosistemit dhe përafrimin me rregullat e Bashkimit Europian. Po punojmë gjithashtu për rritjen e kapaciteteve njerëzore në këtë sektor.Sa i përket Urdhrit të Agronomit, kemi ndërmarrë një nismë për rregullimin dhe institucionalizimin e këtij profesioni, për të forcuar rolin e tij në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë”. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Me topa, me lule, me lot…”/ Ish-kryeministri Fatos Nano prehet në varrezat e Sharrës

    “Me topa, me lule, me lot…”/ Ish-kryeministri Fatos Nano prehet në varrezat e Sharrës

    Pasi i gjithë shteti dhe kombi e nderoi në Tiranë, ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit të ish-kryeministrit Fatos Nano ishte më intime.
    Në varrezat e Sharrës ishin familjarë dhe një grup i vogël të afërmish e miqsh.
    Djali i tij, Sokol Nano, pati dhe një falenderim zemre, për të gjithë pjesëmarrësit.
    “Po përcjellim tim atë, të pazëvendësueshmin. Tani e tutje jeta s’do të jetë më e njëjtë pa ty, në emër të të gjithë familjes ju falenderoj që na gjendeni pranë në këtë ditë të vështirë. Ua shpërblefshim në gëzime në familjet tuaja”, tha i biri Sokol Nano.
    Por edhe këtu nuk mungoi mirënjohja shtetërore. Trupa ushtarake e nderoi ish-kryeministrin Nano me të shtëna armësh.
    Ish-kryeministri Nano do të prehet në një kënd të veçantë të varrezave të sharrës.

  • VIDEO/ Kur Nano akuzonte Ramën dhe bandat e tij për kërcënime…

    VIDEO/ Kur Nano akuzonte Ramën dhe bandat e tij për kërcënime…

    Kryeministri Edi Rama kujtoi marrëdhënien e veçantë dhe miqësinë me ish-kryeministrin Fatos Nano, duke e cilësuar ndarjen nga jeta të tij si një humbje të madhe njerëzore dhe politike, gjate një fjalimi në ceremoninë e percjelljes së ish kreut të PS për në banesën e fundit.

    Në fjalën e tij, ai shtoi me ironi dhe dhimbje se pas lajmit të ndarjes së tij nga jeta, edhe ata që dikur e kishin sulmuar e akuzuar, nuk ngurruan ta shprehnin adhurimin për të.

    Ai duke shkelur kodin e respektit për ceremoninë e ndarjes nga jete të ish kreut të PS lëshoi akuza dhe u mundua që të shpërlante pisllëqet që ai dhe banda e tij e rilindjes kanë bërë kundër të ndjerit Fatos Nano.

    Ka qenë vet ish kryeministri që në një intervistë telelvizive i ka deklaruar kërcënimet e ardhura direkt nga Edi Rama. Pamje këto që janë ndarë për publikun nga deputeti demokrat Xhelal Mziu, edhe si nje përgjigje për deklaratat e Ramës gjatë fjalimit në ceremoninë mortore.

    Videoja:

  • Lamtumirë Fatos Nano! PërcIllet me nderime e ceremoni shtetërore ish-kryeministri. Sot Ditë Zie Kombëtare

    Lamtumirë Fatos Nano! PërcIllet me nderime e ceremoni shtetërore ish-kryeministri. Sot Ditë Zie Kombëtare

    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, u përcoll sot për në banesën e fundit në një ceremoni shtetërore të mbushur me dhimbje, nderim dhe respekt.
    Në ceremoninë mortore morën pjesë qindra qytetarë, familjarë, miq, kolegë, politikanë të të gjithë spektrit politik, trupa diplomatike, përfaqësues të besimeve fetare, si dhe figura të njohura nga fusha e artit, kulturës dhe medias, për të nderuar një nga arkitektët e politikës moderne shqiptare.
    Në nder të figurës së tij, qeveria shqiptare shpalli 2 nëntorin Ditë Zie Kombëtare. Flamujt në të gjitha institucionet publike dhe shtetërore u ulën në gjysmë shtizë, ndërsa në mesditë u mbajt një minutë heshtje në të gjithë vendin.
    Të gjitha aktivitetet publike u ndërprenë për të respektuar kujtimin e ish-kryeministrit, i cili u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare.
    Arkëmorti i Fatos Nanos u përcoll me nderime nga Garda e Republikës së Shqipërisë, në një ceremoni solemne që u zhvillua në ambientet e Kryeministrisë. Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, kortezhi funebër u drejtua për në varrezat e Sharrës, ku trupi i tij u vendos për pushim të përjetshëm, në një ceremoni private familjare.
    Ceremonia u shoqërua me muzikë funebre nga Radiotelevizioni Publik Shqiptar, duke krijuar një atmosferë të thellë respekti për figurën e njeriut që shënoi dekada të tëra të politikës shqiptare.
    Në nder të ish-kryeministrit mbajtën fjalime bashkëshortja e tij Xhoana Nano, djali Sokol Nano, si dhe Kryeministri Edi Rama, të cilët përshkruan figurën e tij si një njeri me vizion, guxim, dhe integritet të jashtëzakonshëm, që i dha formë rrugës së re të socialdemokracisë shqiptare.
    Më 25 gusht 2023, Fatos Nano u nderua nga Kryeministri Edi Rama me “Kordonin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike”, si shenjë vlerësimi për kontributin e tij në ngritjen e institucioneve demokratike, promovimin e tolerancës politike dhe rolin e tij vendimtar në momentet kyçe të jetës shoqërore dhe kombëtare.
    Fatos Nano do të mbahet mend si një figurë qendrore e së majtës shqiptare, themelues i Partisë Socialiste dhe një burrë shteti që i dha tonin modernizimit politik të Shqipërisë.
    Në kujtesën e shqiptarëve, ai do të mbetet një lider me vizion europian, i cili besoi te liria, shteti dhe njeriu, duke lënë pas një trashëgimi të vyer politike dhe njerëzore.