Ish-kryeministri Matteo Renzi po zhvillon një vizitë në kampin e Gjadrit në Lezhë.
Në një prononcim për mediat ai u shpreh se kampi i Gjadrit duhet të përdoret si një qendër ku mund të vuajnë dënimin shqiptarët e dënuar nga drejtësia italiane.
Një hap i tillë sipas tij do të ishte lehtësim për sistemin e burgjeve italiane dhe do të ndihmojë të burgosurit shqiptarë të jenë më afër familjarëve.
“Me anë të një marrëveshje me shtetin shqiptar, qendrat e Gjadrit dhe Shëngjin të kthehet në burg për shqiptarët të cilët vuajnë dënimin në Itali
Jemi këtu për të dhënë një mesazh të qartë. Këtë ide e kemi artikuluat edhe në Parlamentin italian.
Me kaq para në Itali mund të bënim qindra qendra të tilla. Përveç miqësisë Meloni-Rama, cila është arsyeja që u ndërtuan këto qendra?”, tha ai.
Tag: kryeministri
-

Ish-kryeministri Renzi në Gjadër: Kampi të kthehet në qendër për të sjellë të dënuarit shqiptarë nga drejtësia italiane
-

Kryeministri: Kush bën punë të pandershme pas shpinës sonë, të shkojë ku e ka vendin
Kryeministri Edi Rama thotë se PS është e vetmja forcë politike që garanton vijimësinë e reformës në drejtësi. Gjatë një takimi me kandidatët për deputetë, nga Shiroka, Rama tha se për herë të parë pushteti politik i ka dorëzuar shpatën drejtësisë. Kreu i qeverisë u shpreh se janë krah drejtësisë pavarësisht të gjitha lajthitjeve.
“E rëndësishme është që të gjithë merren me ne, nuk lënë gjë pa thënë për ne. Kanë edhe paturpësi, që na tregojnë ne me gisht për punët që po bën drejtësia. Na tregojnë pse edhe disa ndër ne kanë probleme me drejtësinë, ndërkohë që nëse kjo ditë erdhi, erdhi sepse e sollëm ne. Vizoni, kuraja, mbështetja jonë për institucionet e drejtësisë dhe vendosmëria që lufta kundër korrupsionit të jetë totale. Ne dorëzuam shpatën për herë të parë që nga 1912, pushteti politik s’ka shpatën që i takonte ta kishte drejtësia dhe për herë të parë e ka drejtësia. Përtej të gjitha lajthitjeve, në thelb ky është proces historik që e ke mi mbështetur dhe do ta mbështesim deri në fund. Ata që s’do kenë asgjë në dorë, SPAK-un e shohin si të vetmen shpresë që të kapë ndonjë gjë, e shohin si aleat për të bërë politikë opozitare. Bufi thotë do e shkrij. Ne e kemi të qartë vijën, kush është këtu për qëllimin e përbashkët është i nderuar, kush devijon nga rruga për qëllimin e përbashkët dhe përdor fuqinë që i jep populli përmes PS, për të bërë punë jo të ndershme pas shpinës sonë të shkojë atje ku ka vendin. Është shumë e thjeshtë, s’ka asgjë për të pasur dyshime dhe dilema”, tha Rama. -

Rruga Bunavi-Kërkovë/ Kryeministri Rama inspekton punimet, investimi i shërben edhe Bazës Ushtarake të Bunavisë
Kryeministri Edi Rama ka kryer inspektim në rrugën Bunavi – Kërkovë në qarkun Vlorë.
Rruga ka hyrë në fazën e dytë të ndërtimit të saj për të hapur një perspektivë të re zhvillimi për 7 fshatra të njësive Shushicë dhe Llakatund. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”
Ky investim i shërben edhe Bazës Ushtarake të Bunavisë, e cila pritet të ketë rreth 500 forca të emergjencave civile./abcnewsReklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
-

Kryeministri i RMV për tragjedinë në diskotekë: Do të ndërmarrim hapa dhe vendime
Rajoni E Diel, 16 Mars 2025 19:01
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, kryeministri Hristijan Mickoski mbajti fjalimin e tij të parë pas tragjedisë në Koçan, ku humbën jetën 59 persona dhe u plagosën 155 të tjerë.
“Do të ketë hapa dhe vendime me të cilat publiku nuk është mësuar. Por ndryshimet nisin nga ne. Jam i vendosur dhe do të veproj me vendosmëri. Nuk dua që kjo ngjarje të politizohet, se dikush po përpiqet të bindë një palë tjetër për përgjegjësi.Kjo nuk është një betejë ndërpartiake, kjo është një betejë e të ndershmëve kundër të pandershmëve.Në ditët në vijim do të marrim një sërë masash që do të thonë shumë, në luftën për këtë vend dhe në emër të të gjithë viktimave të kësaj tragjedie dhe familjeve të tyre”, tha kryeministri Hristijan Mickoski gjatë konferencës.
-

Muzeu i arteve të bukura, kryeministri Rama në galerinë që mund të jetë gati këtë vit
Kryeministri Rama inspekton punimet ne galerine kombetare te arteve. njohur zyrtarisht nga kjo qeveri si muzeu i arteve te bukura mendohet te jete gati per publikun brenda ketij viti.
Kur u mbyll në vitin 2021, u tha se për gati tre vjet do të ishte gati ajo godinë që njihet si Galeria Kombëtare e Arteve, por në letra tanimë Muzeu i Arteve të Bukura, shkruan A2 CNN.
Punimet do të duhej të ishin mbyllur brenda 2024-ës, por nga vizita e kryeministrit Rama në kantierin e muzeut të Arteve të Bukura, premtimi i radhës e shtyn afatin deri në tetor të vitit 2025.
Megjithëkëtë Kryeministri Rama në inspektimin e kësaj fundjave tregon se do ishte i lumtur nëse punimet mbyllen pranverën e 2026-ës.
Ministri Gonxhja raportoi se deri tani janë kryer 784 restaurime veprash dhe se paralelisht po punohet me gjithë inventarin në mënyrë që të çdo gjë të jetë gati.
Sa i përket grupit këshillimor, zv.ministrja Lira Pipa tregoi se francezët do t’i kemi sërish në krah. Lira Pipa tha se rikonstruksioni dhe rehabilitimi i hapësirave të Galerisë Kombëtare të Arteve do të kushtonte 1 miliardë e 365 milionë lekë, por nuk dihet nëse kostot do të llogariten sërish njëlloj si afatet. -

“Edi Rama do të jetë krenaria e kombit”- Kryeministri i përgjigjet me batutë Ulsi Manjës: Je ministër Drejtësie dhe nga Dibra, do thonë…
Gjatë një takimi elektoral në Lezhë, kryeministri Edi Rama ka bërë batuta me drejtuesin politik të këtij qarku, Ulsi Manjën.
Batuat erdhën pasi ministri Manja deklaroi se Edi Rama do të jetë krenari e kombit shqiptar kur Shqipëria të ulet në tryezën e BE-së.
“Kryeministri jo vetëm na bën krenar në arenën ndërkombëtare, por nesër kur të ulemi në tryezën e BE Edi Rama do të jetë krenaria e kombit shqiptar. Mos harroni numrin 5 në fletën e votimit, Edi Rama kryeministër, mandati i katërt i PS”, tha Manja.
Në përgjigje, Rama tha: “E para njëherë dua ta bëj të qartë se kjo e fundit ishte e Ulsiut. Jo se PS nuk merr mandatin e pestë. Por për pjesën time flas vetë. Duhet sqaruar kjo se Ulsiu ministër drejtësie po, prokuror po, nga Dibra po, do thonë ky di një gjë, por nuk di.”
Më tej Rama vijoi duke thënë: “Më vjen mirë që jam sot në këtë sallë që është siç i ka hije ambicies së Pjerinit (Ndreut) për Lezhën. Kam ardhur shpesh, kemi patur takimi entuziaste, kemi mbjellë fitore shumë të bukur, por më ka munduar fakti se salla ishte në pikë të hallit. Por sot më vjen mirë që nuk është vetëm pamja e rinisë së Lezhës por edhe ky mjedis në që është në lartësinë e Pjerinit për Lezhën.
Deri më 11 maj do të jetë shumë shpesh rasti që deputetët që janë këtu do të flasin për gjithçka kemi bërë qoftë në rang vendi, qoftë qarku. Ndërkohë që në Mirditë kemi bërë goxha punë, por aty drejtimi i Bashkisë nuk është i yni dhe do të jetë mundësia për të folur çfarë do të bëjmë akoma.” -

Qeveria i jep spitalit Memorial të Fierit autonomi financiare
Kryeministri Edi Rama ka dhënë Spitalit Memorial të Fierit kartën e autonomisë financiare, duke e çuar këtë spital në një fazë të re të menaxhimit të burimeve financiare. Po ashtu, gjatë një ceremonie, pesë spitale të tjera të vendit morën kartën e autonomisë menaxheriale.Në fjalën e tij, kryeministri theksoi se ky është një hap i rëndësishëm për të vlerësuar performancën e spitaleve dhe për të shpërblyer ato sipas rezultateve të arritura. Ai shpjegoi se ky model i ri mundëson që shpërblimi financiar të jetë më i drejtpërdrejtë dhe të bazohet në performancën e punonjësve, ku ata mund të marrin më shumë sesa tavani i kategorisë së tyre, në varësi të rezultateteve.“Kjo do të thotë se dhe shpërblimi financiar nga një shpërblim i barabartë sipas kategorive, kthehet në shpërblim ku sipas performancës, dikush mund të marrë më shumë sesa tavani i kategorisë së vet, ose dikush mbetet te tavani i kategorisë së vet”, u shpreh Rama.Kryeministri njoftoi gjithashtu se autonomia menaxheriale, e cila është testuar me sukses për një vit në Spitalin Memorial të Fierit, do të aplikohet në pesë spitale të tjera të vendit. Autonomia financiare, sipas tij, do të përfshijë edhe pesë spitale të tjera pas një viti, duke e shtrirë kështu këtë model menaxherial edhe në pjesën tjetër të sistemit spitalor.Gjatë këtij takimi, gjashtë spitale të tjera, përfshirë Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, Maternitetin “Koço Gliozheni”, Spitalin Rajonal të Korçës, Spitalin Rajonal të Elbasanit, Spitalin Rajonal të Gjirokastrës dhe Spitalin Universitar të Traumës, morën gjithashtu kartën e autonomisë menaxheriale. Kartat u dorëzuan nga vetë kryeministri Rama, që vlerësoi përpjekjet dhe angazhimin e stafit të këtyre spitaleve për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në vend.
-

Mitsotakis nuk fton Ramën në darkën me liderët e rajonit
Sipas gazetës greke “Protothema”, në Athinë do të jenë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevksi. Të pranishëm do të jenë edhe liderët e shteteve të rajonit që janë anëtarë të Bashkimit Evropian, si kryeministri bullgar Nikolay Denkov, ai i Kroacisë, Andrej Plenkovic dhe ai i Rumanisë, Ion-Marcel Ciolakou.
